Mahniti jurinë e ‘The Voice’ në Gjermani, 16-vjeçarja publikon këngën e parë në shqip (VIDEO)

Rrezarta Bojaxhiu ishte një prej konkurrenteve që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani në mars të këtij viti me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti-t. Me zërin unik dhe timbrin e veçantë, këngëtarja shqiptare bëri që të ndizen të gjithë dritat e jurisë.

Rrugëtimi deri në gjysmëfinale e shoqëroi Rrezarta Bojaxhiun me një sukses të jashtëzakonshëm, pas të cilit vjen edhe videoklipi i parë i 16-vjeçares.

E lindur në Islandë, por me origjinë nga Kosova, Rrezarta Bojaxhiu ka mbërritur në Shqipëri vetëm për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip.

“Ma s’shumti n’botë”, është publikuar dje në YouTube dhe pritet të jetë një debutim i suksesshëm i Rrezartës në tregun muzikor. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiq, me tekst nga Aida Baraku dhe producentë Yll Limani e Fatjon Miftari. / Kultplus.com

Gala Aliaj, shqiptarja që mahniti Belgjikën me zërin e saj (VIDEO)

Sukseset e vajzave shqiptare nuk kanë të ndalur, ato çdo ditë po i dëshmojnë botës madhështinë artistike të popullit të tyre, shkruan KultPlus.

Natën e mbrëmshme u mbajtë nata finale e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë, ku fituese u shpall Gala Aliaj. Gala është vajza e artisti të njohur Robert Aliaj.

Ajo arriti të fitonte zemrat e të gjithë publikut dhe jurisë që në audicionet e fshehta. Gala konkuroi me këngën “Don’t knoë why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. ”Beteja mes katër trajnerëve për një talent nuk ka qenë kurrë kaq e fortë”, thuhej në mediat belge

Në vijim KultPlus ju sjell momentin kur Gala e kuptoi që ishte fituese e këtij edicioni të ‘The Voice Kids’. Pamja në fytyrën e saj në atë moment të madh për të, flet shumë. Një vajzë tejet e talentuar duket e habitur kur dëgjon emrin e saj.

https://www.facebook.com/robertaliajdragotofficial/videos/1208538259510809/

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë, njërën të Elton John të titulluar ‘Goodbye yellow brick road’ dhe hitin e famshëm të Adele ‘Make you feel my love’. Gjatë interpretimit të këtyre këngëve Gala emocioni publikun dhe jurinë. Ajo arriti të përvetësojë skenën e The Voice sikur kishte një jetë të tërë aty.

Kujtojmë se Gala jeton në Blegjikë, aty ku dhe ka lindur. Rrugëtimi i saj drejt botës së muzikës sapo ka filluar, dhe ka rrëmbyer një fillim të bujshëm. Ajo është një talent që premton shumë. Karakterizohet me një zë të veçantë që në skenën botërore do të zë vend shumë shpejt. / KultPlus.com

Gala Aliaj shpallet fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

Fituesja e këtij edicioni në spektalin “The Voice Kids” në Belgjikë është një shqiptare. Ajo është Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj, e cila në fakt spikati që në nisje të konkurimit të saj në këtë program, duke tërhequr vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John duke marr kështu trofeun e spektaklit.

Kujtojmë se Gala jeton në Blegjikë, aty ku dhe ka lindur, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen për zërin e saj që në audicionet e fillimit, ku anëtarët e jurisë kthenin menjëherë karriget, që në notat e para të këngës. Edhe mediat belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e Gala Aliaj. / KultPlus.com

Gala Aliaj mahnitë jurinë e ‘The Voice Kids’ në Belgjikë (VIDEO)

Gala, vajza e Robert Aliajt ka shkëlqyer në ‘The Voice of Belgium’. Ajo është zyrtarisht një nga finalistet e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Robert Aliaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari ka ndarë një pjesë nga performanca e vajzës në Instagram.

“Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falenderime për mbështetësit”, ka shkruar ai.

Siç e shihni dhe në interpretimin e saj Gala ka një zë të mrekullueshmë dhe të veçantë. Juria ka mbetur pa fjalë edhe me performancën e saj. Të shumta kanë qenë mbështetësit të cilët kanë komentuar duke e uruar artistin për këtë sukes të vajzës së tij. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CEukVubDrLs/?utm_source=ig_web_copy_link