Kumbaro: Valbona, mrekulli e natyrës alpine

Valbona, pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, e ndodhur në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit tërheq çdo vit vizitorë të shumtë në të gjitha stinët.

Reshjet e dëborës të rëna në këto ditë janari e shndërrojnë parkun në një vend magjik.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga Valbona, duke ftuar turistët vendas e të huaj për ta vizituar atë nën petkun e dëborës.

“Valbona është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine dhe ndër zonat më të vizituara të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë”, tha Kumbaro.

Lugina e Valbonës, e shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës, ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit në Tropojë.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte. / atsh / KultPlus.com

Raportohet se disa turistë në Valbonë kanë rënë në greminë, dyshohet për viktima

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur të martën në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

A2news raporton se disa turistë kanë humbur rrugën dhe më pas dyshohet se kanë rënë në një greminë.

Nga të dhënat e para dyshohet se një prej turistëve ka humbur jetën.

Sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë ende nuk ka njoftim zyrtar nga Policia./ KultPlus.com

Valbona në listën e pesë vendeve më të bukura të Ballkanit sipas ‘Forbes’

Revista e njohur “Forbes” i ka kushtuar një shkrim 5 vendeve më të bukura të Ballkanit ku ndër të tjera flitet dhe për Valbonën. Natyra dhe terreni malor i Valbonës krahasohet me Zvicrën në këtë shkrim.

“Majat e larta që shihen nuk janë në Zvicër apo në Austri, ky  vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobi në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebull.”

Ndër të tjera. atraksione turistike në listë përmenden Parku Kombëtar i Unës ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, Parku Kombëtar i Tarës. i cili ndodhet në jugperëndim të Beogradit, Parku Kombëtar Pirin njihet në veçanti për pishën e Baikushevit, një pishë boshnjake afërsisht 1300 vjeçare që njihet si pema më e vjetër halore që ekziston në Bullgari dhe Liqenit i Kerkinit, i krijuar në vitin 1932 nga bllokimi i një lumi, njihet si zona me mbi 300 lloje shpendësh në Greqi./oranews/KultPlus.com

Parku Korab-Koritnik dhe Valbona gjallërohen nga pranvera, në pritje të turistëve

Edhe pse kohë pandemie zonat turistike të qarkut të Kukësit janë gjallëruar nga ngjyrat e lulet e pranverës edhe pse dëbora ende nuk ka shkrirë në majat e maleve.

Kjo pranverë e ka zbukuruar më shumë Kukësin dhe Tropojën me lule të shumëllojshme dhe kurorat e gjelbra të pemëve rreth e përqark.

Ermal Hallaçi, guidë turistike në qarkun e Kukësit tha për ATSH-në se “në këto zona turistike në këto ditë pranvere ndjehet mungesa e turistëve që në këtë kohë nuk ishte e pakët. Pikat turistike të qarkut sidomos në pranverë pushtoheshin nga turistët vendas e të huaj, që mahniteshin me bukuritë natyrore që ofrojnë Kukësi dhe Tropoja”.

“Në parkun kombëtar të Valbonës që sot do të ishte në përgatitjet e para për sezonin turistik, fundjavat do të ishin plot me turistë duke shfrytëzuar kohën e mirë të këtyre ditëve dhe ajrin e pastër”, – shprehet Hallaçi.

Sipas tij, të paktë kanë qenë banorët e Tropojës që kanë kaluar ndonjë fundjavë në ndonjë lëndinë apo ecje në natyrë.

“E njëjta situatë është edhe në Parkun Natyror Korab-Koritnik qetësi, turistë të huaj jo e jo, por as vendas. Në këto parqe mungojnë grupet e alpinistëve, si dhe të apsionuarit pas ngjitjeve në mal. Por shpresojmë që shumë shpejt kjo situatë të ndryshojë dhe këto zona turistike të kthehen në një oaz pushimi për turistët”, – tha Hallaçi.

Lugina e Valbonës, një nga bukuritë e rralla natyrore të vendit tonë, vazhdon të tërheqë çdo ditë e më shumë turistë vendas e të huaj. Fundjavat janë dhe piku më i lartë i këtij fluksi. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën dhe Valbonën në të katër stinët. Por, janë dhe dy rrugë të tjera që të çojnë në luginën e bukur.

Ndërsa parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë./atsh / KultPlus.com

Valbona nën vellon e dëborës (VIDEO)

Valbona të emocionon në çdo stinë, por nën vellon e dëborës të ofron një peizazh mahnitës dhe merr një tjetër nur.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, të magjeps bukuria e bardhësisë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një video të publikuar sjell bukurinë mbresëlënëse të Valbonës nën petkun e dëborës.

“Valbona e bukur turistike, e veshur me të bardha! Shqipëria, potencial i jashtëzakonshëm për tu shfrytëzuar për turizëm në të 365 ditët e vitit. Turizmi malor dhe ai i aventurës, prezantuar mes videove të postuara në rrjetet sociale, apo paketave nga operatorët turistikë, ftojnë turistët të zgjedhin Shqipërinë, si një destinacion për t’u zbuluar… nga bukuria”, shprehet Klosi.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet Shqipëtare.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.

E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindorë, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.
Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

Parku Kombëtar i Valbonës ka vlera të larta shkencore,turistike, shoqërore kuruese, të cilat pasurohen me një biodiversitet me rëndësi kombëtare dhe më gjerë./k.s/ KultPlus.com

Zëri i Valbonës do dëgjohet në Parlamentin e BE-së në mars

2019 duket mirë për njerëzit lokalë që mbrojnë lumin Valbona dhe Parkun Kombëtar, pavarësisht nga pengesat e pjesës së dytë të vitit 2018. Njerëzit po e marrin luftën në një nivel ndërkombëtar.

Më 7 mars 2019, nga ora 14: 30–18: 30, shkaku i Valbonës do të dëgjohet në Parlamentin e BE-së gjatë një konference të organizuar nën titullin “Ruajtja e lumenjve të Ballkanit: Rezistenca e hidrocentraleve në Ballkan dhe Shqipëri”. Kjo konferencë u organizua pas përvojës së delegatëve të BE- së në Valbonë në vitin 2018, kur u shfaq një dokumentar i BIRN-it lidhur me konfliktet e vazhdueshme në hidrocentralin në Valbonë dhe Shqipëri dhe dëmtimet e bëra në Parkun Kombëtar më të dashur të Shqipërisë.

“Pas tre vjet përpjekjesh, me respekt dhe shpresë, për t’u besuar qeverisë shqiptare dhe sistemit gjyqësor, goditjet dhe tmerret e gjysmës së dytë të vitit 2018 dëshmojnë se nuk mundemi. Kur zv.Ministri i Drejtësisë shkon në televizion dhe thotë se veprimet e gjykatës së rrethit të Tropojës janë të paligjshme — dhe pastaj nuk ndodh asgjë — shohim se sistemi nuk funksionon dhe gjykatat janë të lira të veprojnë në mënyrë të paligjshme, pavarësisht nga programi i reformës së drejtësisë. Kur Prokurori publik i Tiranës argumenton se njerëzit e vdekur që nënshkruajnë provën e një takimi nuk do të thotë se takimi nuk ndodhi, shohim se sistemi nuk funksionon. Kur Prokurori publik argumenton se nëse një kriminel i akuzuar thotë “asgjë nuk ka qenë e gabuar”, kjo është një dëshmi se asgjë nuk është e gabuar, ne e shohim se sistemi nuk funksionon. Dhe kur gjyqtarët e gjykatës së lartë japin një urdhër pune të ndaluar, për shkaqe urgjente për të mbrojtur dëmtimin e pakthyeshëm ndaj interesit publik dhe kjo provon të pamundur për të zbatuar këtë vendim, shohim qartë se sistemi nuk funksionon. Prandaj ne po marrim luftën në një nivel ndërkombëtar “, thotë presidenti i TOKA, Catherine Bohne. “Ne i dhamë administratës shansin të funksionojë për njerëzit dhe jo për interesa financiare private,” shton ajo, “Mjerisht është e qartë se ata nuk munden. Edhe me pranimin e tyre. Megjithatë, Shqipëria mbetet nominalisht një demokraci, nën vëzhgimin ndërkombëtar dhe ne kemi rekurs “.

“Jemi shumë të lumtur që çeshtja jonë është dëgjuar para Parlamentit të BE”, thotë presidenti i TOKA Bohne. “Por kjo është vetëm një nga disa mënyra që ne po planifikojmë të sjellim abuzimet flagrante të sistemit shqiptar kundër popullit dhe mjedisit tonë në njoftimin ndërkombëtar, sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Për ata që janë të interesuar të marrin pjesë në konferencën në Bruksel, ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se keni nevojë për leje të BE-së: Për këtë ju duhet të dërgoni disa informata themelore personale para datës 22 shkurt 2018. Informatat për kontakt mund të gjenden në Shtojcën e bashkangjitur të GUE / NGL. Nëse kontaktoni [email protected], TOKA mund të ndihmojë me këtë. TOKA po përpiqet gjithashtu të gjejë fonde për të mbështetur ata që dëshirojnë të udhëtojnë në Bruksel. Ju lutemi të qëndroni në kontakt për lajme në lidhje me këtë mundësi./ KultPlus.com

Turizmi i bardhë, Valbona destinacioni i preferuar

Sezoni i turizmit dimëror ose turizmi i bardhë, tashmë ka nisur dhe  biznesi privat i ka filluar përgatitjet, ka ngrohur ambientet pritëse dhe kërkon ndihmën e pushtetit lokal dhe atij qendror në mirëmbajtjen e rrugëve e shërbimeve energjetike e mjekësore për të qenë në lartësinë e duhur. Flitet për zonat e veriut të vendit ku dhe prania e dëborës është më e madhe dhe më e vizitueshme.

Thethi është vend i bukur për t’u vizituar, por është shumë vështirë për të shkuar atje në dimër, sepse, sipas informacionit që kemi nga Drejtori i AdZM Shkodër Agim Dardha, nga Qafë Thorë deri në Theth, rruga është e vështirë dhe kalohet me mjete të larta. Ndërsa për në Razëm është e mundshme.

Po kështu, vështirësi në periudhën e dimrit paraqesin edhe  Valbona. Besnik Hallaçi, specialist i AdZM Qarku Kukës që mbulon zonën e Tropojës, konfirmon për ATSH se rrugë-kalimi drejt Luginës së Valbonës është i kalueshëm dhe vizitorët e bardhësisë janë të përditshëm por sidomos në fundjavë. Halluçi thotë se më të shumtit vijnë nga Kosova, por pritet që ndërrimi i viteve t’i gjej hotelet dhe bujtinat vendase të mbushura sepse pronotimet po thuajse janë mbyllur.

Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror.

Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore, peizazheve dhe natyrës së bukur. Në natyrën tonë ka disa vende që preferohen për pushimet dimërore.

Destinacionet më perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë, mundësitë infrastrukturore që deri diku janë të përballueshme në mënyrë normale, janë edhe Razma e Boga, në veri të vendit mbi Shkodër, por edhe Voskopoja e Dardha në zonën e Korçës.

Edhe Razma ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, më i frekuentuar është ai i skive në morenat akullnajore, sidomos në fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës etj.

Po kështu dhe Boga sipër Razmës është një destinacion tepër interesant për turizmin dimëror.

Këtu keni mundësi të akomodoheni në disa shtëpi pritëse mjaft komode, të ushqeheni në restorantet e fshatit, të provoni gatimet tradicionale si, mishin e fërlikut, jardunin e deles, djathin e zier, kaçamakun, patatet në kaki etj.

Biznesi i turizmit të dëborës ka nisur përgatitjet për të pritur vizitorët e shumtë që preferojnë këto lartësi të ashpra malore që nisin me malësinë e Shkodrës e vazhdojnë me ato të Tropojës, Kukësit, Peshkopisë e të jugut të Shqipërisë. Ne sot u njoftuam për lartësitë e veriut me Thethin e Valbonën, por ndërrimi i viteve do të ketë më shumë vizitorë të lartësive të bardha. Dhe të parët kanë mbërritur bashkë  me festën e Krishtlindjes.

Ata janë vendas dhe të huaj që kanë nisur pronotimet hotelerike. atsh / /Kultlus.com

100 Valbonat në Valbonë të Shqipërisë (FOTO)

Ambasada e Shqipërisë organizoi ekskursionin “100 Valbona në Valbonë”, shkruan KultPlus.

Valbonat shijuan bukuritë përrallore të vendit nga është dhe origjina e emrit të tyre. Pas vizitës në peizazhet e bukura të Valbonës, për nder të tyre, Ambasada shtroi një drekë me gatime tradicionale të zonës, shoqëruar me një program artistik me këngë e valle, nga artistët e ftuar, por edhe nga vetë Valbonat./KultPlus.com

Valbona, midis thjeshtësisë natyrale dhe një zhvillimi urban të ekuilibruar

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, në një intervistë me gazetarët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), flet për Luginën e Valbonës dhe preferecën turistike që kjo natyrë e ruajtur ofron për vizitorët.

Dedej thotë se “kur thua Valbonë përfytyron një vend të pa shfrytëzuar, natyral, të thjesht,me gjelbërim, me disa shtëpi apo ndërtime të ulëta alpine që të grishin t’i vizitosh. Ndërsa sot, atje po ndërtohen hotele me yje dhe kështu Valbona po humbet thjeshtësinë e saj natyrale”, thotë Dedej. Më tej ai sqaron përpjekjen që po bëhet për të gjetur një ekuilibër ndërmjet natyrës, banorëve të zonës dhe ndërtimeve që po kryhen atje. Dedej e lidh zhvillimin urban në disa zona edhe me mundësinë që këto zona të mos braktisen nga banorët e tyre për arsyen e mos gjetjes së mjeteve të jetesën duke qenë larg qendrave urbane. Zhvillimi urban në mënyrë të ekuilibruar i Valbonës do të sjellë zhvillimin ekonomik të zonës dhe për pasojë dhe më shumë vizitorë.

E përsëri Valbona mbetet pika më e vizituar në veriun e Shqipërisë në të gjitha ditët e vitit. Bukuritë e rralla natyrore të kësaj pjese vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të përcjella brez pas brezi. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e vendasve, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e huaj.
Një guidë e veçantë për tu eksploruar është dhe rruga deri në Valbonë, një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën në të katër stinët.

Pastaj të pret një luginë e bukur që shtrihet mes bjeshkeve të namuna (të bekuara) duke i ndarë malet shkëmborë për të krijuar këtë panoramë kaq të bukur të natyrës shqiptare.

Edhe emri i saj, Valbonë e thotë këtë – Luginë e Bukur… Këtu mund të përjetosh veç bukurive natyrore edhe jehonën e Kreshnikëve, Mujit dhe Halilit… Sipas eposit, Bjeshkët e Namuna kanë qenë një ndër vendbanimet e tyre, mrizet e zanave.. e plot legjenda të tjera që i dëgjon mes banorëve vendas.

Më pas mund të akomodohesh në hanet e zonës, shtëpitë e banorëve të vëna në shërbim të turistëve, duke ruajtur traditën dhe duke u shërbyer atyre në mënyrë tradicionale dhe sëfundmi edhe në hotele.

Të zgjohesh në Valbonë është një befasi. Përball të shfaqet Maja e Hekurave, grykët e hapura, Maja e Rodit, Mali i Thatë, të gjithë duken sikur prekin qiellin e rrinë sipër teje. Valbona mbetet një bukuri e rrallë natyrore në çdo stinë.

Valbona priti Vitin e Ri me bilancin 120 mijë vizitorë për vitin 2017 (VIDEO)

Pushuesit dimëror kishin mbërritur në Valbonë për të kaluar atje ndërrimin e viteve dhe për të vazhduar pushimet disa ditore.

E gjendur mes maleve të thepisur dhe ujit të lumenjve e liqeneve, Valbona është një vend ku mund të befasohesh nga natyra dhe trashëgimia kulturore. Ky ndërrim vitesh e gjeti luginën të zbardhur nga bora e përhershme.

Peizazhe shumëngjyrëshe, male të larta, lumenj, lugina, kjo është panorama që ofron malësia e Tropojës për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend që befason me kontraste natyrore dhe me kulturën e jetesës.

Vetëm këtë vit, në Luginën e Valbonës u futën rreth 120 mijë vizitor të huaj dhe vendas, thotë për ATSH Besnik Hallaci, Drejtor i Parkut Natyrorë të Tropojës.

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguara brez pas brezi. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e vendasve, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e huaj.

Lugina e Valbones është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Kufizohet me Parkun Kombëtar te Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit” së fundmi i mbrojtur nga UNESCO për vlerat e biodiversitetit.

Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

Valbona është lumi më i madh i Alpeve që derdhet në Drin. Zbritjet e lumit nga Bjeshkët e Rragamit e Çeremit plot zhurmë e shkumëzim janë një impresion i veçantë për turistët. Uji është i pastër,i kthjellët,i rrëmbyeshëm dhe mjaft i tejdukshëm.

Në natyrën e larmishme, të këtij terreni mund të praktikohen të gjitha llojet e sporteve. Këtu do të gjeni borën e përjetshme edhe gjatë verës. Parku është i pasur me guva e shpella, ku njëra prej tyre është dhe shpella e Dragobisë.

Është zona më e ftohtë e vendit me dimër të gjatë e të ashpër. Në disa raste temperaturat zbresin ne – 10° C deri ne – 20°C., ndërsa vera është mjaft e freskët. Hoteleria është ajo tradicionale me ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, por së fundmi janë ngritur hotele bashkëkohorë me të gjitha komoditet. Vizitorët këtu gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, pra, gjithçka.

Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Valbonën në të katër stinët./ KultPlus.com

Vjeshta ‘përflak’ Valbonën (FOTO)

Vjeshta ka rënë këto ditë në luginën e Valbonës dhe e ka përflakur atë. Peizazhi i ngjyrosur me kolorin vjeshtor, ka tërhequr vizitorët e peizazhit.

Kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike.

Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e përtej kufijve.

Turistë të shumtë nga vendi dhe bota, kanë zbritur në luginë dhe emocionohen me pamjen e mrekullueshme vjeshtore. Banorët janë të përgatitur për vërshimin e vizitorëve të stinës dhe kanë bërë gati bujtinat e tyre.

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqime tradicionale, shtrojë e mbulojë, pra, gjithçka duhet dhe një peizazh stinor mahnitës. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën dhe Valbonën në të katër stinët.

Por, janë dhe dy rrugë të tjera që të çojnë në luginën e bukur.

Njëra kalon nga Kukësi, Hasi, Tropojë e Vjetër, Valbonë dhe tjetra nga Prizreni, Gjakova, Valbonë.

Lugina këto ditë është e ngjyrosur nga stina e vjeshtës që paralajmëron stinën e bardhë. / KultPlus.com