Vjeshta

Poezi nga Asdreni

U zhduk vapa, shkoi vera,
dhe bilbili më s’këndon.
erdhi vjeshta me të tjera,
syri ynë që i shikon.

Teret koha, hapen retë,
ngjyra plumbi përsëri,
duket prapë tjetër jetë,
që natyra ndërron tashti.

Era fryn, fletët bien,
pemët zhvishen si nga mot,
mali, fusha më s’ka hijen,
që e kishin gjer’ në sot.

Bukurite janë zhdukur,
shiu e bryma zuri vend,
bari lulet kopshti i bukur,
u ndryshuan në cdo kënd.

Por e mirë është vjeshta,
sepse bujku gjithmon’ punon,
për të vjelur sot ka vreshta,
nesër arat po lëron.

Njerëzit në cdo anë,
posa ngrihen në mëngjes,
nëpër fusha cdo gjë kanë,
rendin, mbledhin me kujdes.

Pra me punë gjith’ të rrojmë,
se vec puna ne na vlen,
sepse ndryshe s’trashëgojmë,
verën tjetër që po vjen. /KultPlus.com

‘Në sofrën time ka speca, bukë e kripë…’

Poezi nga Nâzım Hikmet

Ditët sa vijnë e gjymtohen,
shirat janë në të zbrazur,
dera ime, deri në fund ty të pret e hapur..

Pse mbete kaq vonë???

Në sofrën time ka speca, bukë e kripë,
Në një kutruve, verën që ruajta për ty,
E piva deri në gjysmë i vetëm,
duke të pritë…
Pse mbete kaq vonë???

Por ja frutat e mjalta
Qëndrojnë në degë, të pjekura flakë,
Do të binin në tokë,
Nëse do vonoheshe edhe pak!.. / KultPlus.com

‘Dua një vjeshtë të kuqe si dashuria, të verdhë si dielli, ende i ngrohtë në qiell’

Për sa kohë që ka vjeshtë, nuk do të kem duar të mjaftueshme, kanavacë dhe ngjyra, për të pikturuar bukurinë që shoh.

Vjeshta konsideruar si sezoni si më romantik dhe më poetik, i aftë të na japë peizazhe që të lënë pa frymë me ngjyra unike.

Kjo stinë, atmosfera e së cilës na sjell gjithmonë pak melankoli për stinën e verës, ka frymëzuar jo pak artistë, të magjepsur nga bukuria e natyrës: toka vishet me tonalitete të ngrohta dhe gjethet fillojnë të popullojnë rrugët dhe pyjet tona. Ne i rikthehemi jetës së përditshme, në ato çastet e ngrohta nën batanije. Rikthehemi ngadalë për ta braktisur veten në folenë tonë të vogël të shtëpisë, të mbrojtur nga erërat e para. Qytetet rimarrin ritmin e tyre.

Fraza e sotme është një fjali e marrë nga Van Gogu, i cili me stilin e tij të pagabueshëm dhe jashtëzakonisht personal, gjithmonë e ka pikturuar natyrën me fuqi evokuese ekstreme. Piktura e tij karakterizohet nga ngjyra të ndezura, thuajse të pazakonta, çka dëshmojnë për vizionin e gjallë të artistit. Sytë e tij dinin të shihnin përtej, ata mund të shihnin gjëra që të tjerët nuk ishin në gjendje t’i shihnin. Për këtë, edhe objektet më të thjeshta, mbartnin një patos të fortë. Shpirti i tij i munduar u pasqyrua në bimë, në pemët e troshitura nga era, në natyrën e ndriçuar nga shkëlqimi i yjeve.

Aforizma

Një libër me poezi është një vjeshtë e vdekur: vargjet janë gjethe të zeza në tokën e bardhë, kurse zëri që i lexon është flladi i erës që i zhyt në zemrat, në skutat e brendshme.

Federiko Garsia Lorka

Si një rrugicë vjeshte: sapo gjithçka fshihet, ajo përsëri mbulohet me gjethe të pastra.

Franc Kafka

Vjeshta është stina më e trishtë e vitit; perëndimi është ora më e trishtë e ditës: në atë stinë, në atë orë, dielli i afrohet varrit madhështor për ta parë veten si djali i parëlindur i Krijuesit. Në mesditë, ai i mbledh tërë rrezet për t’i vërvitur furishëm për të ndezur natyrën, por aty nga mbrëmja jeta venitet, mirësia shpërndahet dhe ai tani është i lumtur të derdhë gjithë shkëlqimin e tij për hemisferën që e rrethon. Dhe kubeja e qiellit, pasi ka braktisur mantelin blu, prarohet nga drita hyjnore, në atë mënyrë që shekulli të përthithë rrezatimin e shpirtit të madh që e ka dominuar.

Francesko Domenico Guerrazzi

Nëse një pemë nuk i ka treguar lulet në pranverë, do të jetë e kotë të kërkosh frytet e saj në vjeshtë.

Valter Skot

Dua një vjeshtë të kuqe si dashuria, të verdhë si dielli, ende i ngrohtë në qiell, portokalli si perëndimet e diellit të ndriçuara në fund të ditës, vjollcë si kokrrat e rrushit që përtypim. Unë dua një vjeshtë për të zbuluar, përjetuar, shijuar.

Stephen Littleword

Vjeshta është pranvera e dimrit.

Henri dë Tuluz Lautrec

Vjeshta është pranverë e dytë, teksa çdo gjethe është lule.

Albert Kamy

Jeta rifillon nga freskia e vjeshtës.

Skot Fitzxherald

Vangjush Mio, ”Vjeshtë” – fotografia kryesore / KultPlus.com

Vjeshta

Poezi nga Asdreni

U zhduk vapa, shkoi vera,
dhe bilbili më s’këndon.
erdhi vjeshta me të tjera,
syri ynë që i shikon.

Teret koha, hapen retë,
ngjyra plumbi përsëri,
duket prapë tjetër jetë,
që natyra ndërron tashti.

Era fryn, fletët bien,
pemët zhvishen si nga mot,
mali, fusha më s’ka hijen,
që e kishin gjer’ në sot.

Bukurite janë zhdukur,
shiu e bryma zuri vend,
bari lulet kopshti i bukur,
u ndryshuan në cdo kënd.

Por e mirë është vjeshta,
sepse bujku gjithmon’ punon,
për të vjelur sot ka vreshta,
nesër arat po lëron.

Njerëzit në cdo anë,
posa ngrihen në mëngjes,
nëpër fusha cdo gjë kanë,
rendin, mbledhin me kujdes.

Pra me punë gjith’ të rrojmë,
se vec puna ne na vlen,
sepse ndryshe s’trashëgojmë,
verën tjetër që po vjen. / KultPlus.com

Në pyje vjeshta ndezi zjarre

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Në pyje vjeshta ndezi zjarre
në zemër zjarr më ndeze ti;
po diç gjëmoi lart në male
dhe nga gjëmimi rrodhi shi.

Dhe fryu një erë e dimri i bardhë
i shtriu krahët gjer tek ne;
u drodhën drurët, gjethet ranë
si copëra flakësh mbi xhade.

Të dy mbështetur pas një reje
Të dy, dy sy në gjithësi;
unë bie, ngrihem brenda teje
e brenda meje digjesh ti.

Sa vjen, dëbon vetminë e plogët
sa shkon, vetmia flet përçart;
për ne s’do thonë arkeologët
statuja që nuk patën fat.

Në pyje vjeshta ndezi zjarre
lejlekët nisi s’di se ku;
mbi hi do fryjë erë e marrë
kur të mos mbetet asnjë / KultPlus.com

Vjeshta në qytetin e bukur të Prishtinës (FOTO)

Vjeshta gjithmonë din të mahnisë me ngjyrat e saj.

Prishtinës vjeshta i falë jetë dhe e bënë të frymojë ndryshe. Verdhë e kuqrremë jane disa nga ngjyrat më të bukura të kësaj stine që konsiderohet tejet artistike.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të Prshtinës, gjatë vjeshtës së këtij viti.

Vjeshta e këtij viti, edhe pse në një Kosovë ku pandemia tashmë ka kapluar secilin qytet, është ajo që të paktën po kënaqë syrin e qytetarëve. / KultPlus.com

Photo by: Agan Kosumi

Photo by: Bujar Gashi

Photo by: Agan Kosumi

Photo by: Bujar Gashi

Photo by: Bujar Gashi

Photo by: Agan Kosumi

Photo by: Bujar Gashi

Photo by: Ennes Berveniku

Photo by: Bujar Gashi

Vjeshta ‘përflak’ Valbonën (FOTO)

Vjeshta ka rënë këto ditë në luginën e Valbonës dhe e ka përflakur atë. Peizazhi i ngjyrosur me kolorin vjeshtor, ka tërhequr vizitorët e peizazhit.

Kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë.

Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike.

Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse, një vlerë kjo e njohur tashmë edhe nga bujtësit e përtej kufijve.

Turistë të shumtë nga vendi dhe bota, kanë zbritur në luginë dhe emocionohen me pamjen e mrekullueshme vjeshtore. Banorët janë të përgatitur për vërshimin e vizitorëve të stinës dhe kanë bërë gati bujtinat e tyre.

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional, me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqime tradicionale, shtrojë e mbulojë, pra, gjithçka duhet dhe një peizazh stinor mahnitës. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peisazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën dhe Valbonën në të katër stinët.

Por, janë dhe dy rrugë të tjera që të çojnë në luginën e bukur.

Njëra kalon nga Kukësi, Hasi, Tropojë e Vjetër, Valbonë dhe tjetra nga Prizreni, Gjakova, Valbonë.

Lugina këto ditë është e ngjyrosur nga stina e vjeshtës që paralajmëron stinën e bardhë. / KultPlus.com