13-vjeçari nga Kosova, fitues i vendit të parë në “Palaio Faliro Guitar Festival” në Athinë (FOTO)

13 vjeçi nga Mitrovica, Diar Aliu, nxënës i klasës së 7-të, ishte pjesëmarrës në edicionin e 7-të të “Palaio Faliro Guitar Festival” të mbajtur në Athinë të Greqisë.

Diari, nga Athina u kthye me vendin e parë në kategorinë e dytë që përmbledh grupmoshat 13-16 vjeç, aty ky ai konkurronte, shkruan KultPlus. Përveç kësaj, Diar Aliu, kishte mundësi të ndiqte një masterklas nga John Feeley dhe Yannis Petridis. Ndërsa përveç mirënjohjes ai fitoi edhe një kitarë të punuar nga mjeshtri Stelios Theodoroudis me vlerë prej 1000 euro si çmimi kryesor i kategorisë.

Diari, për këtë pjesëmarrje në Athinë është mbështetur financiarisht nga prindërit, ndërsa talenti 13-vjeç, ka marrë pjesë edhe nëpër festivalet e tjera të kitarës në Kosovë e së fundmi edhe në spektalin e virtuozeve të organizuar nga Inva Mula.

Talenti në kitarë, doli të jetë fitues i kategorisë së dytë në “Peja Guitar Festival 2017”. Krejt ky sukses i Diarit, sipas prindërve të tij është meritë e profesorit Drilon Cocaj, pasi që, Diar Aliu është nxënës i klasës së pestë i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë./ KultPlus.com

Ed Sheeran dhe Beyonce në vendin e parë të Billboard Hot 100 me “Perfect Duet” (FOTO/VIDEO)

Ed Sheeran dhe Beyonce lansuan “Perfect Duet” për të rrëzuar nga froni hitin “Rockstar” nga Post Malone dhe 21 Savage.

Bashkëpunimi i tyre gjendet në krye të top listave në javën e parë të lansimit.

Edhe versioni paraprak i “Perfect” edhe remiksi me Beyoncen llogariten “një” në renditje duke arritur 63 për qind të shitjeve totale. Ky është vendi i parë për herë të dytë për Ed Sheeran këtë vit pas këngës “Shape of You”.

Vetëm Justin Bieber ka dy këngë në krye të Billboard Hot 100 brenda një viti. Ndërkohë për Beyoncen është hera e gjashtë që është në vendin e parë të Billboard Hot 100 dhe hera e 10-të me një artist tjetër.


Formula e bashkimit të një emri të madh në një këngë tashmë të suksesshme për të krijuar një këngë që kryeson top listën e kemi parë me “Despaciton” ku versioni fillëstar ishte në vendin e 44, por pas inkuadrimit të Bieber arriti vendin e parë për 16 javë.

Malone dhe Savage me “Rockstar” qëndruan për tetë javë në vendin e parë.

BILLBOARD HOT 100 TOP 10

1. Ed Sheeran feat. Beyoncé – “Perfect Duet”
2. Post Malone feat. 21 Savage – “rockstar”
3. Camila Cabello feat. Young Thug – “Havana”
4. Lil Pump – “Gucci Gang”
5. Imagine Dragons – “Thunder”
6. Sam Smith – “Too Good at Goodbyes”
7. G-Eazy feat. Cardi B & A$AP Rocky – “No Limit”
8. Halsey – “Bad at Love”
9. Cardi B – “Bodak Yellow (Money Moves)”
10. Marroon 5 feat. SZA – “What Lovers Do”

Lokali i shqiptarëve zë vendin e parë në “London Lifestyle Awards” në Londër (VIDEO)

Në edicionin e tetët të London Lifestyle Awards, i cili u mbajt mbrëmë me një ceremoni glamuzore, fitues në kategorinë Coffe Shop of the Year, u zgjodh bari i dy shqiptarëve Sam Maqedonci dhe Dini Shahini “My Place Soho”, shkruan KultPlus.

Shqiptarët kthehen për të dytin vit me radhë dhe prap rrëmbejnë çmimin e parë në këtë kategori. Çmimi i parë u morë nga ta në vitin 2016-të.

Kjo ngjarje e madhe që organizohet tash e tetë vite në Londër, sjellë stilin e jetesës dhe feston arritjet fantastike të industrisë së jetesës përmes kësaj ceremonie të ndarjes së çmimeve.

Me këtë rast, KultPlus, po e sjellë edhe videon nga vetë pronari shqiptar i “My Place Soho”, Sam Maqedonci, gjatë ndarjes së çmimit./ KultPlus.com