33 vite më parë mund të blinit biletën e trenit nga Prishtina në Marseille të Francës

Enver Robelli

Fushë-Kosovë – Marseille, viti 1986

Në verën e vitit 1986 Shemsi Krasniqi nxori një biletë treni për të udhëtuar nga Fushë-Kosova në Marseille (Marsejë, Francë). Para 33 viteve kanë qenë të mundshme ëndrra të tilla. Shkoje në Fushë-Kosovë, merrje biletën e trenit dhe niseshe për në Francë. Vizë? Ah, jo, s’kishte nevojë për vizë. Në Marseille mund të blije bileta për Festivalin e Teatrove në Avignon. Shemsi Krasniqi, sot profesor sociologjie në UP, i ka ruajtur të gjitha biletat e vitit 1986. Në vitin 2019 nuk mund të marrësh biletë treni nga Fushë-Kosova në Marseille. Njëherë duhet të presësh me muaj, me muaj, me muaj për një termin, pastaj për një vizë… Një padrejtësi e poshtër!/ Marrë nga llogaria e Enver Robellit në Facebook./ KultPlus.com

Era Istrefit i rrezikohet performanca në hapjen e Kampionatin Botëror

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa së bashku me Will Smith dhe Nichy Jem do të këndojnë këngën “Live it up”.

Kjo përfshirje e Erës në këngën zyrtare të Botërorit, ka bërë krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, por kur duket se gjërat ishin duke shkuar mirë, Era ka hasur pengesën e parë.

Era, rrezikon të humbas performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmi e konfirmoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për tu marrë me vizën ruse.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, u shpreh mamaja e këngëtares shkruan panorama./ KultPlus.com