10 milionë shikime për “Potion” të Dua Lipës

Këngëtarja më famë botërore, Dua Lipa së fundmi është shprehur e lumtur që kënga e saj “Potion” ka arritur 10 milionë shikime, shkruan KultPlus.

Dua Lipa në bashkëpunim me Calvin Harris dhe Young Thug, ka sjell këngën “Potion” më 27 maj të këtij viti.

“10 milionë shikime për POTION”, ka shkruar këngëtarja duke ndarë me miqtë e saj në rrjetin social Instagram një sekuencë gjatë prapaskenës së realizimit të videos.

https://www.youtube.com/watch?v=SwqvWzOmLtE

Dua Lipa, Calvin Harris dhe Young Thug publikojnë këngën “Potion”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar bashkëpunimin e saj të radhës me Calvin Harris dhe Young Thug, shkruan KultPlus.

Me titull “Potion”, kënga e tre yjeve të mëdhenj botëror, është kompletuar edhe me një videoklip.

Calvin Harris në njoftimin e tij për lansimin e këngës shkruan se Dua Lipa është personi favorit i tij për të punuar. “Zëri i saj, puna, dhe përkushtimi i madh, ndjehem me fat që e kam të mundur të punoj me të”.

Kënga më herët është postuar në Spotify, e tani edhe në YouTube, por videoklipi nuk është i aksesueshëm në Kosovë.

Calvin Harris dhe Dua Lipa vijnë me një tjetër bashkëpunim

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka bërë të ditur se të premtën do të publikohet kënga në bashkëpunim me këngëtarin Calvin Harris “Potion”, shkruan KultPlus.

Kanë kaluar katër vjet që nga koha kur Calvin Harris dhe Dua Lipa publikuan këngën e tyre të bukur të verës 2018 “One Kiss”, dhe dyshja po bashkohen sërish për një tjetër bashkëpunim.

Harris, përmes një video të publikuar në llogarinë zyrtare në “TikTok”, ka njoftuar mënyrën se si erdhi te bashkëpunimi dhe tha se do të publikohet të premten.

Mediat e huaja kanë raportuar se në këtë këngë mund të jetë edhe ndonjë këngëtarë tjetër. /KultPlus.com

Tifozët në stadiumin ‘Wembley’ një zëri këndojnë këngën e Dua Lipës (VIDEO)

Dua Lipa me zërin e saj magjik ka arritur që të marrë vëmendje nga e gjithë bota dhe rrjedhimisht të dëgjohet nga shumë njerëz, shkruan KultPlus.

Njëri prej stadiumeve më të famshëm në Angli “Wembley” ka qenë i stërmbushur gjatë ditës së djeshme kur edhe është zhvilluar takimi mes Liverpoolit dhe Chelsea në kuadër të ndeshjes finale të Kupës së Anglisë.

90 mijë shikues të pranishëm në këtë stadium kanë dëgjuar dhe shumë prej tyre edhe kanë kënduar këngën e Dua Lipës me titull “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

Ky i fundit ka shpërndarë me publikun një video në llogarinë zyrtare në “Instagram”. /KultPlus.com

‘One Kiss’ e Dua Lipës thyen rekord, arrin 700 milionë klikime në Youtube

Kënga ‘One Kiss’ nga Dua Lipa dhe Calvin Harris ka arritur në 700 milionë shikime në Youtube, shkruan KultPlus.

Kënga, e cila u lansua në vitin 2018 në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, është bërë një ndër projektet me më së shumti shikime të 25 vjeçares.

“One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris ka arritur zyrtarisht 700 milionë shikime në YouTube. A është kjo videoja e tretë e Dua Lipës që ka arritur këtë”, thuhet në një njoftim të ndarë në InstaStory nga faqja ‘dlipaneës’, të cilën më pas e ripostoi edhe vet Dua Lipa. / KultPlus.com

Artistët shqiptarë dominojnë në “NRJ Music Awards”, nominohen në disa kategori

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, “NRJ Music Awards” është gati për një edicion të ri.

Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh situatën aktuale që po kalon Franca dhe bota për shkak të pandemisë, por gjithsesi ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.

Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë ndarë në 14 kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.

Ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard me prejardhje nga Kosova, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.

Por pas nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.

Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.

Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’./ KultPlus.com

Calvin Harris është DJ më i pasur në botë

Lista e DJ-ve më të pasur në botë ka disa vjet që realizohet dhe kurreshtja e publikut për të parë se cilët janë DJ-t më të paguar të vitit, është shumë e madhe.

Përgjatë kohës, Calvin Harris, e ka kryesuar këtë listë si DJ dhe producenti muzikor më i pasur dhe më i paguar në botë. Por vitin e kaluar ai u rrëzua prej pozitës kryesuese nga dyshja e famshme, “The Chainsmokers”, kryesisht falë hitit të tyre “Something Just Like This” të cilën e realizuan në bashkëpunim me rok bendin “Coldplay”, çka edhe u mundësoi promovim më të fuqishëm anembanë botës.

Por, Harris nuk ka për çfarë të brengoset, pasi ai është rikthyer në maje të listës së DJ-ve më të pasur në botë, edhe pse në vitin 2012 ai gjendej në pozitën e 24-të, me një pasuri prej 13 milionë dollarësh.

Tetë vjet më vonë, Calvin Harris, vlerësohet ta ketë një pasuri prej 240 milionë dollarësh, çka e bënë atë DJ-in më të pasur në botë. Në bazë të kësaj shume, llogaritet që brenda një viti ai i arkëton rreth 28 milionë dollarë.

E kësaj liste i bashkëngjiten edhe DJ të tjerë të famshëm, të tillë si: Steve Aoki, Tiesto, Alesso, David Guetta, Zedd, Moby, Skrillex, Marshmello, Kascade dhe Deadmau5. / KultPlus.com

Calvin Harris vjen për herë të parë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit do t’i dhurojë tri net fantastike në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Tashmë veç janë konfirmuar disa nga emrat pjesëmarrës këtë vit, e në mesin e tyre është bërë e ditur se do jetë edhe këngëtari dhe producenti skocez, Calvin Harris.

Ka qenë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ajo e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Harris përmes një videoje të publikuar në Instagramin e saj.

“Shumë e emocionuar të ju prezantoj Calvin Harris këtë vit në Prishtinë, Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht. Ky vit është i çmendur dhe i jam shumë falënderuese për të gjithë miqtë e mi që po vijnë në Kosovë, që po e bëjnë këtë të mundur, duke na mbështetur neve dhe të rinjtë e Kosovës për një të ardhme të ndritur së bashku. Numëroni ditët që tani”, shkruan mes tjerash 23-vjeçarja.

Theksojmë që Calvin Harris është autor i shumë hiteve, përfshirë edhe atë me Dua Lipën, ‘One Kiss’, që ka mbledhur mbi 550 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/ KultPlus.com

Dua Lipa publikon prapaskenat e videoklipit “One Kiss” (VIDEO)

Dua Lipa së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës më të re “One Kiss, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me DJ-n e njohur Calvin Harris, shkruan KultPlus.

Dje ajo ka publikuar momentet gjatë realizimit të videoklipit, duke treguar kështu gjithë procesin e punës deri në finalizimin e videoklipit. KultPlus ju sjellë këtë video me anë të së cilës mund të shihni shumë nga procesi i realizimit të videoklipit të këngës “One Kiss”.

Fama e Dua Lipes tashmë është shtrirë në mbarë botën ndërsa ajo po vazhdon koncertet në skena të vendeve të ndryshme. Ylli botëror pritet që gjatë kësaj vere të realizoi një koncert në vendlindjen e saj, në Prishtinë. / KultPlus.com

Publikohet videoklipi i “One Kiss” nga Dua Lipa dhe Calvin Harris (VIDEO)

Nuk ka shumë kohë që Dua Lipa ka sjellë bashkëpunimin me Calvin Harris. “One Kiss” titullohet kënga që ata e kanë sjellë së fundmi dhe qe ka arritur nivel të mjaftueshëm të dëgjueshmërisë, shkruan KultPlus.

Sot po ashtu u publikua edhe videoklipi i kësaj këngë, i cili e sjellë Dua Lipën, të veçantë si gjithmonë./ KultPlus.com

Dua Lipa publikon pamje të videoklipit më të ri (VIDEO)

Nuk ka shumë kohë që Dua Lipa ka sjellë bashkëpunimin me Calvin Harris. “One Kiss” titullohet kënga që ata e kanë sjellë së fundmi dhe qe ka arritur nivel të mjaftueshem të dëgjueshmerisë.

Dua Lipa sapo ka paralajmëruar fansat e saj në Instagram që këtë këngë nesër do ta sjellë edhe me videoklip. Ajo madje ka publikuar edhe disa pamje të këtij videoklipi që po duket të jetë më i veçantë.

Dua Lipa po prek fuqishëm skenat botërore. Ajo vitin e kaluar ka arritur të mbledhë mbi 1 milard klikime me këngën “New Rules”. / KultPlus.com

Të premten publikohet kënga më e re nga Dua Lipa dhe Calvin Harris (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa ka publikuar edhe datën e lansimit të projektit të saj më të ri me producentin e njohur Calvin Harris, shkruan KultPlus.

Bashkëpunimi i dyshes titullohet “One Kiss”, ndërsa do të jetë në dispozicion të publikut këtë të premte, më 6 prill.

ONE KISS. THIS FRIDAY.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on


Kënga e fundit e Dua Lipës është ‘IDGAF’, e cila u publikua me videoklip në fillim të këtij viti ndërsa vitin e kaluar ajo krijoi hitin e sukseshëm “New Rules”, me të cilin arriti të mbledhë 1 miliard klikime në YouTube./ KultPlus.com

Dua Lipa e Calvin Harris së shpejti me “One Kiss”

Dua Lipa dhe Calvin Harris do të sjellin një këngë të re bashkë. Kënga e dyshes së njohur do të titullohet “One Kiss”.

Në javën e shkuar, Harris e postoi një fotografi në faqen e tij në Facebook në të cilën ishte një kod për skanim. Pas skanimit, aty shfaqej “Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss”.

Detajet tjera nuk janë publikuar akoma. DJ i njohur ka qenë në lidhje dashurie me këngëtaren tjetër kosovare, Rita Ora./ KultPlus.com

Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Calvin Harris

Mediat e huaja sot kanë shkruar për një bashkëpunim të mundshëm mes këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe DJ-it të njohur Calvin Harris.

Dyshime për një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Calvin Harris ka nxitur një status i publikuar nga DJ Calvin Harris në Twitter dhe afërsia mes këtyre dyve në ndejën e Brit Awards, që u mbajt para një muaji në Londër.

“Calvin Harris & Dua Lipa, One Kiss”, po cilësohet si një bar kod e që mediat e huaja e kanë konsideruar si sinjal të një bashkëpunimi mes këtyre dy artistëve, shkruan KultPlus.
Harris e ka përditësuar profilin e tij në Twitter me një kod i cili më pas është deshifruar si një këngë e re mes atij dhe këngëtares së “IDGAF” e “New Rules”.

Ylli botëror Dua Lipa momentalisht është duke realizuar një serë koncertesh në Australi, ndërsa ka korrur mjaft sukses edhe me këngën e saj më të re të titulluar “IDGAF”, me të cilën u paraqit në emisionin e famshëm Jimmy Kimmel Live./ KultPlus.com