“Merr një buzëqeshje”, poezia e mrekullueshme e Mahatma Gandhit

Poezi nga Mahatma Gandhi

Merr një buzëqeshje,

dhuroja atyre që nuk e kanë patur asnjëherë.

Merr një rreze dielli,

dhe bëje të fluturojë atje ku mbretëron nata.

Zbulo një burim,

bëj të lahen ata që jetojnë në baltë.

Merr një lot

vendose në syrin e atyre që nuk kanë qarë kurrë.

Merr kurajën

dhe vendose në shpirtin e kujt nuk di të luftojë

Zbulo jetën,

rrëfeja atyre që nuk dinë ta kuptojnë

Merr shpresën,

dhe jeto në dritën e saj

Merr bollëkun,

dhe dhuroja kujt nuk di të dhurojë

Zbulo dashurinë,

dhe bëja të njohur botës.

“Një mendim vetëtimthi”, vargjet e trishta të Dritëro Agollit mbi kalimin e viteve dhe moshimin…

I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,
S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta.
Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.

Po të gjitha ato u plakën si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë
Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.

I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,
Më mbeti lëkura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat.
Tani përballë shtëpisë sime këndojne bretkosat,
Gëzohem se janë të gjitha të mijat

“Nëna e zë vendin e cilitdo, por vendin e saj, nuk e zë dot askush”

“Zemërmi i nënës është si bora e pranverës. Bie shumë, por shkrin shpejt”.

“Nëna është ajo që mund të zërë vendin e kujtdo, por vendin e saj nuk mund ta zërë askush”.

“Çdo mbretëreshe ka madhështinë e saj, por madhështia e nënës është mbi të gjitha mbretëreshat e botës”.

“Nënë është fjala më e bukur në buzët e njerëzimit”.

“Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur sesa thellësia e shpirtit të saj”.

“Në këtë botë egoiste, vetëm nëna dëshiron të të shohë gjithmonë të lumtur”.

“Një nënë shikon gjithçka, flet pak, sakrifikon çdo gjë , ankohet pak, jep shumë dhe pret pak. Gjithçka që ajo dëshiron është që fëmijët e saj të jenë të lumtur”.

“Gjithçka që është e bukur te njeriu, është krijuar prej rrezeve të diellit dhe prej qumështit të nënës, dhe kjo na mbush me dashuri, përjetësisht…”.

“Dora që përkund djepin, është ajo që rrotullon fatin e njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën drejt horizonteve të ndritura ose të errta”.

“Nëntë muaj je ushqyer nga gjaku i saj, ke marrë frymë nga oksigjeni i saj. Në hapat e para të jetës je mbajtur nga duart e saj… Mundohu që pjesën tjetër të jetës të bëhesh shkaku i lumturisë së saj…”./ bota.al

‘Ç’është jeta për ty?, ‘flluska sapuni’, m’u përgjigj’

Sterjo Spasse, “Pse?!”

Ç’është jeta për ty? – e pyeta.
-Flluska sapuni, – m’u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?

-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!

-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!

-Ç’gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po më e rëndë?
-Fjala!
-Më e pamundur? – Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m’i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:
-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani?
-Çfarë gjë ju duket tani dhe do t’ju dukej mbas disa mijë vjetëve – sikur të jetonit – si e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!

-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur!
-Çfarë gjë ju duket më e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, – i thashë për së dyti.
-Vdekja! -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!

Vlora Çitaku: Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione në Kongresin Amerikan

Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan KultPlus.

Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook, është shprehur se asnjëherë më parë parë kaq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Citaku. / KultPlus.com

Madalena kthehet në Prishtinë

Të enjtën dhe të premtën ( 2 dhe 3 maj), pas bujës që bëri në Tiranë rikthehet në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, shfaqja “Dashuritë e virgjëreshes Madalenë” e autorit Ridvan Dibra, në regji të Ben Apollonit dhe intepretim nga aktorja shqiptare Arjola Demiri, shkruan KultPlus.

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” rrëfen historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyqe në jetën e një femre. Shfaqja është përplotë situata komike, dramatike e tragjike që aq sa na bëjnë të qeshim, na bëjnë edhe të mendojmë e te qajmë.

Skenografinë e shfaqjes e ka bërë Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografitë Arbër Elezi, dizajnin e dritave Skender Latifi, kurse muzikën origjinale e ka kompozuar Memli Kelmendi. Shfaqja është koproduksion mes Arjola Demirit dhe Teatrit “Dodona” dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës. / KultPlus.com

Hakmarrja nuk është e njerëzve, me atë merret Zoti

Ishte viti 2001 kur, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, gazetarja dhe shkrimtarja Oriana Fallaci, nëpërmjet librave dhe artikujve të gazetave, propozoi pikëpamjen e saj të ashpër lidhur me ngjarjet tragjike në Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për goditjen e fortë kundër islamit, Tiziano Terzani iu përgjigj me një letër të titulluar “Sulltani e Shën Françesko (Il Sultano e San Francesco)”. Më poshtë letra drejtuar shkrimtares italiane.

Tiziano Terzani

Oriana, nga dritarja e një shtëpie jo shumë larg asaj në të cilën edhe ju keni lindur, unë shikoj shpatet e ashpra dhe elegante të qiparisit kundër qiellit dhe mendoj për ty, nga dritaret tua në Nju Jork, duke shikuar panoramën e rrokaqiejve nga të cilët tani Kullat Binjake mungojnë. Më kujtohet një pasdite si shumë të tjera, shumë vite më parë, kur së bashku bëmë një shëtitje të gjatë nëpër rrugët e ngushta të maleve tonë të argjendta nga ullinjtë. Unë shihja vetveten të vogël në profesionin të cilin ju ishit veçse e madhe dhe me propozuat të shkëmbenim “Letra nga dy botë të ndryshme”: Unë nga Kina menjëherë pas Maos në të cilën shkova për të jetuar, ju nga Amerika. Për shkak timin, ne nuk e bëmë këtë. Por, në emër të asaj oferte bujare të asaj kohe, sigurisht duke mos i përfshirë tani në një korrespondencë që të dy dëshirojmë të shmangim, më lejoni t’ju shkruaj. Me të vërtetë kurrë më shumë, edhe pse jetoj në të njëjtin planet, kam përshtypjen e të qenit në një botë krejtësisht ndryshe nga e jotja. Megjithatë, po ju shkruaj – dhe publikisht për këtë – që të mos i bëj lexuesit të ndihen shumë të vetmuar, të cilët, ndoshta, si unë, ishin të tmerruar nga idetë tuaja, pothuajse si me shembjen e dy kullave.

Mijëra veta vdiqën atje dhe me ta ndjenja jonë e sigurisë. Në fjalët tuaja duket sikur vdiqën kokat më të mira njerëzore – arsyeja; më e mira e zemrës – dhembshuria. Shpërthimi juaj më goditi, më lëndoi dhe më bëri të mendoj për Karl Krausin. ‘Kushdo që ka diçka për të thënë, të dalë përpara dhe të heshtë’, shkroi ai, i dëshpëruar, duke u përballur me tmerrin e pashpjegueshëm të Luftës së Parë Botërore. Njerëzit nuk e kishin të paralizuar gjuhën e tyre. Përkundrazi, ajo u shpërbë, duke krijuar një përgjumje absurde dhe konfuze. Heshtja për Kraus donte të thoshte me marrë pak frymë, me i kërku fjalët e duhura, me reflektu përpara se të shprehej apo shprehemi. Ai e përdori atë heshtje të ndërgjegjshme për t’i shkruar “Ditët e fundit të njerëzimit”, një vepër që ende duket të jetë shqetësim aktual. Mendimi për atë që mendoni dhe shkruani është e drejta e juaja. Por, problemi është se në sajë të famës suaj dhe mësimit tuaj brilant kundër intolerancës, ajo çfarë shkruani ju tani arrin edhe në shkolla, ndikon shumë në të rinjtë dhe kjo më shqetëson. Ora jonë është një çast me rëndësi të jashtëzakonshme.

Tmerri i papërshkrueshëm sapo ka filluar, por është ende e mundur për ta ndaluar duke e bërë këtë çast një mundësi të madhe rimendimi. Është, gjithashtu, një çast i përgjegjësisë së madhe sepse disa fjalë shqetësuese, të folura nga gjuhë të lirshme, shërbejnë vetëm për t’i zgjuar instinktet tona më të ulëta, për ta nxitur bishën e urrejtjes që fle në secilin prej nesh dhe për të shkaktuar atë verbëri të pasioneve që e bën të mendueshëm çdo keqtrajtim dhe na lejon të bëjmë vetëvrasje dhe të vrasim. “Pushtimi i pasioneve tona më duket shumë më e vështirë sesa pushtimi i botës me forcën e armëve. Unë ende kam një rrugë të vështirë para meje”, shkruante ai shpirt i bukur i Gandit në vitin 1925. Dhe shtonte: “Derisa njeriu të mos e vendosë veten në vendin e fundit midis krijesave të tjera në tokë, nuk do të ketë shpëtim për të”. E ju, Oriana, duke e vendosur veten në vendin e parë të këtij kryqëzimi kundër të gjithë atyre që nuk janë si ju ose që nuk ju pëlqejnë, a besoni me të vërtetë që jeni duke na ofruar shpëtim? Shpëtimi nuk është në zemërimin tuaj të ndezur, as në llogarinë e fushës ushtarake të thirrur, vetëm për ta bërë atë më të pranueshëm, “Liri të qëndrueshme”. Apo ju mendoni, me të vërtetë, se dhuna është mënyra më e mirë për ta mposhtur dhunën? Në secilën botë është bota, nuk ka pasur ende një luftë që u dha fund të gjitha luftërave. Nuk do të jetë as kjo. Kjo që po ndodh është e re. Bota po ndryshon rreth nesh. Pra, le ta ndryshojmë mënyrën e të menduarit, mënyrën e të qenit në botë. Është një rast i mrekullueshëm. Le të mos e humbim këtë rast: të pyesim gjithçka, të imagjinojmë një të ardhme tjetër ndryshe nga ajo që e mashtruam veten ta kishim para 11 shtatorit dhe, mbi të gjitha, të mos i dorëzohemi pashmangshmërisë së asgjesë, aq më pak pashmangshmërisë së luftës si një mjet drejtësie ose thjesht hakmarrje. Luftërat janë të tmerrshme të gjitha. Përpunimi modern i teknikave të shkatërrimit dhe vdekjes i bën ato gjithnjë e më shumë të tilla. Të mendojmë mirë: nëse ne jemi të gatshëm të luftojmë në luftën e tanishme me çdo armë që kemi në dispozicion, duke përfshirë atë atomike, siç propozoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, atëherë duhet të presim që edhe armiqtë tanë, kushdo qofshin ata, të jenë edhe më të vendosur se më parë për ta bërë të njëjtën gjë, për të vepruar pa rregulla, pa respekt për asnjë parim. Nëse i përgjigjemi dhunës së sulmit të tyre, në Kullat Binjake, me dhunë edhe më të tmerrshme – tani në Afganistan, pastaj në Irak, pastaj kush e di ku, atëherë tanët do të ndiqen domosdoshmërisht nga një prej tyre edhe më të tmerrshme dhe pastaj një tjetër prej neve e kështu me radhë. Pse të mos ndalemi më herët? Kemi humbur masën se kush jemi, ndjesia se sa e brishtë dhe e ndërlidhur bota në të cilën jetojmë, dhe ne e mashtrojmë veten se mund të përdorim një dozë, ndoshta “inteligjente” të dhunës për t’i dhënë fund dhunës së tmerrshme të të tjerëve. Ta ndryshojmë iluzionin dhe, sa për fillim, të pyesim cilët prej nesh janë ata që kanë armë bërthamore, armë kimike apo armë bakteriologjike – Shtetet e Bashkuara në kryevend – të angazhohen solemnisht me gjithë njerëzimin që të mos i përdorin ato së pari, në vend se të na kujtojnë që i kanë. Do të ishte një hap i parë në një drejtim të ri. Jo vetëm se do t’u jepte atyre që e bëjnë këtë një avantazh moral – aty për aty edhe një armë të rëndësishme për të ardhmen, gjithashtu do ta çlironte tmerrin e papërshkrueshëm të shkaktuar tani nga reaksioni i zinxhirit të hakmarrjes. 

Këto ditë kam kapur një libër të bukur (shumë keq që nuk është ende në italisht) të një miku të vjetër, publikuar dy vjet më parë në Gjermani. Libri titullohet “Die Kunst, nicht regiert zu werden: ethische Politik von Sokrates bis Mozart” (Arti i të mosqenurit qeverisës: etika politike nga Sokrati deri te Mozarti). Autor është Ekkehart Krippendorff, i cili ka dhënë mësim vite me radhë në Bolonjë (Itali) përpara se të kthehet në Universitetin e Berlinit. Tema më interesante e Krippendorffit është se politika, në shprehjen e saj më fisnike, lind nga kalimi i hakmarrjes dhe se kultura perëndimore ka rrënjët më të thella në disa mite, të tilla si ajo e Kainit dhe ajo e Erinnit, temë e përhershme që i përkujton njeriut nevojën për ta thyer rrethin vicioz të hakmarrjes për ta krijuar qytetërimin. Kaini vret vëllanë, por Zoti i pengon njerëzit që të hakmerren kundër Abelit dhe, pasi e etiketon Kainin – një etiketim që është, gjithashtu, një mbrojtje, e dënon atë për të shkuar në mërgim ku ai themelon qytetin e parë. Hakmarrja nuk është e njerëzve. Me atë merret Zoti. Sipas Krippendorffit, teatri, nga Eskili deri te Shakespeare, kishte një rol vendimtar në formimin e njeriut perëndimor, sepse me vënien në skenë të gjithë protagonistët e një konflikti, secili me pikëpamjet e tij, secili me pendimet dhe zgjedhjet e mundshme të veprimit të tyre, teatri na shërbeu për të reflektuar mbi kuptimin e pasioneve dhe mbi padobishmërinë e dhunës që kurrë nuk arrin fundin e saj. Për fat të keq, sot, në skenën e botës, ne perëndimorët jemi së bashku protagonistët e vetëm dhe spektatorët e vetëm dhe, kështu, nëpërmjet televizioneve tona dhe gazetave tona, ne nuk dëgjojmë arsyet tona, ndiejmë vetëm dhimbjen tonë.

Juve, Oriana, kamikazët nuk ju interesojnë. Mua po, shumë madje. Kam kaluar ditë të tera në Sri Lanka me disa të rinj nga “Tigri Tamil (Tamil Tigrat)”, të votuar për vetëvrasje. Më interesonte rinia palestineze e Hamasit e cila kërcente në ajër në piceritë izraelite. Një pikë keqardhje do te të vinte edhe nga ana juaj nëse në Japoni, në ishullin Kyushu, do ta kishit vizituar Chiran, qendrën ku të parët kamikazë u stërviten e ju të kishit lexuar fjalët, herë poetike e të trishtuara, të shkruara fshehurazi para se të iknit, pa dëshirë, të vdiste për flamurin dhe perandorin. Kamikazët më interesojnë sepse dua të kuptoj se çfarë i bënë ata aq të gatshëm për atë veprim të panatyrshëm që është vetëvrasje dhe çfarë mund t’i ndalojë ata. Ata prej nesh, fëmijët e të cilëve, për fat të mirë, kanë lindur, dhe sot janë shumë të shqetësuar kur shohin të digjen në flakën e këtij lloji të ri të dhunës, prej të cilit masakra në Kullat Binjake mund të jetë vetëm një episod. Nuk është çështje justifikimi, falje, por të kuptuari. Të kuptuari, sepse jam i bindur se problemi i terrorizmit nuk do të zgjidhet duke vrarë terroristët, por duke eliminuar arsyet që i bëjnë ata kështu. Asgjë në historinë njerëzore nuk është e lehtë për t’u shpjeguar, dhe midis një fakti dhe një tjetri ka rrallë një korrelacion të drejtpërdrejtë dhe të saktë. Çdo ngjarje, edhe ato të jetës sonë, është rezultat i mijëra shkaqeve që prodhojnë, së bashku me atë ngjarje, mijëra efekte të tjera, të cilat janë shkaqet e mijëra efekteve të tjera.

Sulmi juaj, Oriana, deri në stërpika pështyme, për “(lej)leket” dhe për intelektualët “e dyshimtë”, shkon në të njëjtin kuptim. Të dyshosh është një funksion thelbësor i mendimit; dyshimi është themeli i kulturës sonë. Të dyshuarit është funksioni ekzistencial i mendimit; dyshimi është fundi i kulturës sonë.

Dëshira për ta hequr dyshimin nga kokat tona është sikur të dëshirojmë të nxjerrim ajrin nga mushkëritë tona. Unë nuk pretendoj se kam përgjigje të qarta dhe të sakta për problemet e botës (prandaj nuk jam politikan), por mendoj se është e dobishme të më lejohet të kem dyshime në lidhje me përgjigjet e të tjerëve dhe të më lejohet të bëj pyetje të ndershme. Në këto kohë luftërash nuk duhet të jetë krimi ai i cili flet për paqen. Fatkeqësisht, edhe këtu te ne, sidomos në botën “zyrtare” të politikës dhe krijimin e medias, ka pasur një garë të dëshpëruar për ortodoksinë.

Është sikur që Amerika tashmë na frikëson. Kështu ndodh të dëgjojmë një postkomunist në erën e disa akuzave në partinë e tij në televizion, se Ryan është një simbol i rëndësishëm i asaj Amerike që na ka shpëtuar dy herë. Por a nuk ishte ai, gjithashtu, në marshime kundër luftës amerikane në Vietnam? Për politikanët – e kuptoj këtë – është një kohë shumë e vështirë. Unë i kuptoj edhe më shumë vuajtjet e dikujt që, duke marrë rrugën e pushtetit si një shkurtore për të zgjidhur një konflikt të vogël të interesave tokësore, tani e gjen veten duke u përballur me një konflikt të madh të interesave hyjnore, një luftë qytetërimi që lufton në emër të lamtumirës dhe Allahut. Jo. Unë nuk i kam zili politikanët. Ne jemi me fat, Oriana.

Ne kemi pak kohë për të vendosur dhe nuk e gjejmë veten në mes të valëve të lumit. Ne kemi privilegjin të jemi në gjendje të qëndrojmë në breg për t’i shikuar dallgët. Dhe kjo na imponon edhe përgjegjësi të mëdha, siç është ajo, jo e lehtë për ta ndjekur të vërtetën dhe për t’iu përkushtuar, mbi të gjitha, “krijimit të fushave të mirëkuptimit, në vend të fushave të betejës”, siç ka shkruar Edward Said, një profesor me origjinë palestineze në Universitetin e Kolumbisë, në një ese mbi rolin e intelektualëve publikuar vetëm një javë para sulmeve në Amerikë. Puna jonë, gjithashtu, konsiston në thjeshtësimin e asaj që është e komplikuar.

Por ne nuk mund të ekzagjerojmë, Oriana, duke e paraqitur Arafatin si thelbin e dyfishimit dhe terrorizmit dhe duke u drejtuar komuniteteve të emigrantëve myslimanë si inkubatorë të terroristëve. Argumentet tuaja tani do të përdoren në shkolla kundër atyre të mirave, nga libri “Zemra”. Ju a mendoni se italianët e së nesërmes, të edukuar në këtë thjeshtësi intolerante, do të jenë më të mirët? A nuk do të ishte më mirë nëse ata do të mësonin, në orën e fesë, edhe atë çfarë është islami? Që në orën e letërsisë ta lexonin Rumin apo të përçmuarin tënd Omar Kajamin? A nuk do të ishte më mirë nëse do të ishin edhe nga ata që studiojnë arabishten, përveç atyre që tashmë janë duke studiuar anglishten apo japonishten? A e dini se në Ministrinë e Jashtme të vendit tonë, me pamje nga Mesdheu e në botën myslimane, janë vetëm dy zyrtarë që flasin arabisht? Njëri aktualisht është, siç ndodh te ne, konsull në Adelaide në Australi. Më zihet në kokë një frazë e Toynbees: “Veprat e artistëve dhe shkrimtarëve kanë jetën më të gjatë sesa veprimet e ushtarëve, burrështetasve dhe tregtarëve. Poetët dhe filozofët shkojnë përtej historianëve, por shenjtorët dhe profetët vlejnë më shumë se të gjithë këta të mbledhur bashkë”. Ku janë shenjtorët dhe profetët sot? Me të vërtetë, do të duhej të paktën një! Do të duhej të ishte një Shën Françesk. Edhe kohët e tij ishin kohë kryqëzimi, por interesi i tij ishte në “të tjerët”, për ata kundër të cilëve luftonin të kryqëzuarit. Ai bëri gjithçka për t’i vizituar. Ai u përpoq një herë, por anija që po udhëtonte u mbyt dhe ai mezi mbijetoi. Ai u përpoq për herë të dytë, por u sëmurë para se të arrinte dhe u kthye mbrapa. Së fundi, gjatë kryqëzatës së pestë, gjatë rrethimit të Damietës në Egjipt, i hidhëruar nga sjellja e kryqëzatave (“ai pa të keqen dhe mëkatin”), i mërzitur nga një betejë e frikshme në të cilën ai kishte parë viktimat, San Françesco tejkaloi linjat e frontit. Ai u kap, i lidhur me zinxhirë dhe u soll para Sulltanit. Mëkat që nuk ka pasur ende CNN – ishte viti 1219 – sepse do të ishte shumë interesante ta shihnim sërish videon e atij takimi sot.

Sigurisht ishte shumë e veçantë pasi, pas një bisede që, ndoshta, është zhvilluar gjatë natës, në mëngjes Sulltani e lë Shën Françeskun të kthehet, i padëmtuar, në kampin e kryqtarëve. Mua më pëlqen të mendoj që njeri ia tha tjetrit arsyet e veta, që Shën Françesku fliste për Krishtin, që Sulltani lexonte pjesë nga “Kurani” dhe se në fund ata u pajtuan mbi mesazhin e të varfrit Aziz që përsëriste kudo: “Duaje tjetrin sa veten”. Gjithashtu, kënaqem kur imagjinoj që friari dinte të qeshte ashtu siç predikonte. Në mes tyre nuk kishte asnjë agresion. U ndan me raporte të mira, duke ditur se ata nuk do të mund ta ndalnin historinë. Sot? Mosndalja mund të thotë të përfundosh atë.

A ju kujtohet, Oriana, baba Balducci që predikonte në Firence kur ne ishim fëmijë? Në lidhje me tmerrin e holokaustit atomik, ai shtroi një pyetje të bukur: “Sindromi bën fundin e botës. Alternativa mes qenies dhe mosqenies ka bërë që njeriu të bëhet më njerëzor?”

Duke pasur parasysh rrethin, përgjigjja më duket të jetë “Jo”. Por ne nuk mund të heqim dorë nga shpresa. “Më thuaj, çfarë e shtyn njeriun të luftojë?” pyeste Albert Ajnshtajni në vitin 1932 në një letër dërguar Zigmund Frojdit. “A është e mundur ta drejtojmë evolucionin psikik të njeriut në mënyrë që ai të bëhet më i aftë t’i rezistojë psikozës së urrejtjes dhe shkatërrimit?” Frojdit iu deshën dy muaj kohe për t’iu përgjigjur atij. Konkluzioni i tij ishte se kishte shpresë: ndikimi i dy faktorëve – një qëndrim më i civilizuar dhe frika e justifikuar nga efektet e një lufte të ardhshme – duhet t’u kishte dhënë fund luftërave në të ardhmen e afërt. Në kohën e duhur i erdhi vdekja dhe shpëtoi Frojdin nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Por nuk e kurseu Ajnshtajnin, i cili, megjithatë, u bë gjithnjë e më i bindur për nevojën për pacifizëm. Në vitin 1955, pak para vdekjes së tij, nga shtëpia e tij në Princeton të Amerikës, ku ai kishte gjetur strehë, ai drejtoi një apel të fundit për mbijetesën e tij, për njerëzimin: “Kujtojeni që jeni njerëz e harroni gjithçka tjetër”.

Për të mbrojtur, Oriana, nuk ka nevojë të ofendoni (po mendoj për të pështymat dhe goditjet tuaja). Për t’u mbrojtur nuk ka nevojë për të vrarë. Por, në këtë rast mund të ketë disa përjashtime të drejta. Më kanë pëlqyer gjithmonë në Jataka tregimet e jetëve të mëparshme të Budës, në të cilën edhe ai, një epitet kundër dhunës, në një mishërim të mëparshëm vret. Po udhëtonte në një anije me 500 njerëz të tjerë. Ai, i cili veçse kishte kompetencat e largpamësisë, “e sheh” se një nga pasagjerët, një brigand, do t’i vrasë të gjithë dhe do t’i vjedhë dhe ai e pengon atë duke e hedhur në ujë të mbytet për t’i shpëtuar të tjerët. Të jesh kundër dënimit me vdekje nuk do të thotë të jesh kundër dënimit në përgjithësi dhe në favor të lirisë së të gjithë kriminelëve.

Për të ndëshkuar me drejtësi është e nevojshme t’i respektojmë disa rregulla që janë rezultat i qytetërimit. Ne duhet ta bindim arsyen tonë. Ne kemi nevojë për prova. Hierarkët nazistë u sollën para Tribunalit të Nurembergut. Ata japonezë, përgjegjës për të gjitha mizoritë e kryera në Azi, u sollën përpara gjykatës së Tokios para se të jenë, njëri a tjetri, domosdoshmërisht të varur. Dëshmia kundër secilit prej tyre ishte e madhe. Ato kundër Osama Bin Ladenit? “Ne kemi të gjitha provat kundër Warren Andersonit, president i Union Carbides. Ne po presim që ai të na ekstradojë”, Arundhati Roy, shkrimtarja e “Zotit të gjërave të vogla”: dikush si puna jote, Oriana, e famshme dhe e diskutueshëm, e dashur dhe e urryer. Si ju, gjithmonë e gatshme për të filluar një luftë, Roy shfrytëzoi diskutimet e botës për Osama bin Ladenin për të kërkuar që presidenti amerikan i Union Carbide, përgjegjës për shpërthimin e eksplodimit më 1984 në uzinën kimike të Bhopal në Indi, të sillet para një gjykate indiane që shkaktoi 16 000 vdekje. Një terrorist, gjithashtu?

Nga pikëpamja e të vdekurve, ndoshta po. Imazhi i terroristit që tani na drejton me gisht si ai i “armikut” për ta luftuar është miliarderi saudit i cili, nga një gropë në malet e Afganistanit, urdhëron sulmin në Kullat Binjake; është inxhinier pilot, fanatik islamik, i cili, në emër të Allahut, vret veten dhe mijëra të pafajshëm; është ai djali palestinez që me një çantë të mbushur dinamit bën eksplodimin në mes të turmës së njerëzve. Megjithatë, duhet të pranojmë se për të tjerët “terrorist” mund të jetë edhe një biznesmen që arrin në një vend të varfër të Botës së Tretë, pa një bombë në çantën e tij, por me plane për ndërtimin e një fabrike kimike e cila, për shkak të rreziqeve të shpërthimit dhe ndotjes, ajo kurrë nuk mund të ndërtohet në një vend të pasur të Botës së Parë.

Është centrali bërthamor ai që i bënë njerëzit që jetojnë aty të sëmurën me kancer? Është diga që zhvendos dhjetëra mijëra familje? Ose thjesht ndërtimi i shumë industrive të vogla që çimentojnë fushat e orizit laik, duke kthyer mijëra fshatarë në punëtorë për të prodhuar trajnerë ose radiolidhës, deri në ditën kur është më e përshtatshme për t’i marrë këto punë kudo dhe fabrikat janë afër, punëtorët mbeten të papunë dhe pasi nuk ka më fusha për ta rritur orizin, a vdesin nga uria? Ky nuk është relativizëm. Dua vetëm të them se terrorizmi, si një mënyrë për ta përdorur dhunën, mund të shprehet në forma të ndryshme, ndonjëherë edhe ekonomike, dhe se do të jetë e vështirë të arrihet një përkufizim i përbashkët i armikut që do të çrrënjoset. Qeveritë perëndimore sot janë të bashkuara për të qenë në anën e Shteteve të Bashkuara; ata pretendojnë të dinë saktësisht se kush janë terroristët dhe se si duhet të luftohen. Megjithatë, qytetarët e vendeve të ndryshme duken shumë më pak të bindur. Për momentin nuk ka pasur demonstrata masive të paqes në Evropë, por ndjenja e shqetësimit është e përhapur ashtu siç ka një konfuzion të përhapur mbi atë që duam në vend të luftës. “Na jep diçka më të bukur se kapitalizmi”, thoshte një parullë e një demonstruesi në Gjermani. “Një botë e drejtë nuk ka lindur kurrë”, ishte shkruar në shiritin e disa të rinjve që marshuan ditë më parë në Bolonjë. Po. Një botë “më e drejtë” është, ndoshta, ajo që ne të gjithë, tani më shumë se kurrë, mund të presim. Një botë në të cilën ata që kanë shumë të kujdesen për ata që nuk kanë asgjë; një botë e udhëhequr nga parimet e ligjshmërisë dhe e frymëzuar pak më shumë me moralitet.

Aleanca e gjerë dhe e përbërë që Uashingtoni po krijon, përmbysja e shtrirjes së vjetër dhe sjellja e shteteve dhe njerëzve që janë turpëruar, vetëm për shkak se tani janë të rehatshme, është vetëm një shembull tjetër i cinizmit politik që sot ushqen terrorizmin në disa zona të botës dhe dekurajon njerëz të tillë të mirë në vendet tona. Shtetet e Bashkuara, për ta pasur mbulimin më të madh të mundshëm dhe për t’i dhënë luftë kundër terrorizmit një krisme të ligjshmërisë ndërkombëtare, përfshinin Kombet e Bashkuara, megjithatë Shtetet e Bashkuara mbetën vendi më i lirë për t’i paguar detyrimet e veta ndaj Pallatit të Glass. Unë jam shteti që ende nuk ka ratifikuar as traktatin konstitucional të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, as traktatin për ndalimin e minave kundër personave, e jo për traktatin e Kiotos mbi ndryshimet klimatike.

Interesi kombëtar amerikan ka pjesën e sipërme të çdo parimi tjetër. Kjo është arsyeja pse Uashingtoni po rizbulon dobinë e Pakistanit. Më parë mbahej në distancë për regjimin ushtarak dhe dënimet me sanksione ekonomike për shkak të testeve të tij bërthamore. Për këtë arsye CIA së shpejti do të autorizohet përsëri të punësojë mafiozë dhe gangsterë për t’ua besuar “punët e pista”, për t’i likuiduar këtu dhe atje në botë njerëzit që vetë CIA do t’i ketë vënë në listën e zezë. Megjithatë, një ditë politikat do të duhet të ribashkohen me etikën nëse duam të jetojmë në një botë më të mirë: të mirë si në Azi, si në Afrikë, në Timbuktu, si në Firence. Në propozim me këtë, Oriana. Edhe mua çdoherë që, si tani kaloj, ky qytet më lëndon dhe më bën të trishtuar. Çdo gjë ka ndryshuar. Gjithçka është vulgare. Faji nuk është i islamit apo i emigrantëve që janë vendosur atje. Nuk janë ata që e bënë Firencen një qytet tregtar, prostituuar në turizëm! Ka ndodhur kudo. Firence ishte e bukur kur ishte më e vogël dhe më e varfër. Tani është turp, por jo sepse myslimanët presin në Piazza del Duomo (Sheshin e Duomos), sepse filipinasit mblidhen të enjten në Piazza Santa Maria Novella (Sheshin Shën Maria Novella) dhe shqiptarët çdo ditë rreth stacionit. Kjo është kështu sepse edhe Firence është “globalizuar” sepse nuk u rezistoi sulmeve të forcës që deri dje u duk e papërmbajtshme: forca e tregut.

Brenda dy vjetëve, një bibliotekë historike, një bar i vjetër, një farmaci shumë tradicionale dhe një dyqan muzikor janë zhdukur nga një rrugë e bukur në qendër ku më pëlqente të shkoja. Për t’i bërë vend kujt? Shumë dyqaneve të modës. Beso, as unë nuk e gjej veten atje më. Për këtë edhe unë jam larguar, në njëfarë kasolle në Himalajën indiane para maleve më hyjnore në botë. Unë kaloj orët vetëm duke shikuar madhështitë e palëvizshme, simbole të stabilitetit më të madh, por edhe ato, ashtu si unë, kalojnë orët, vazhdimisht ndryshëm dhe pandërprerë si çdo gjë në këtë botë. Natyra është një mësuese e madhe, Oriana, dhe shpesh ne duhet të kthehemi për të marrë mësime. Kthehuni edhe ju. Mbyllur në një kuti apartamenti brenda një kutie rrokaqielli, me rrokaqiej të tjerë të mbushura me njerëz të paketuar, përfundimisht do të ndiheni vetëm vërtet; do ta ndieni ekzistencën tuaj si një aksident dhe jo si pjesë e një tërësie, shumë më të madhe se të gjitha kullat para jush dhe atyre që nuk janë më atje. Shikoni tehun e një fije të barit në erë dhe do të ndiheni si ai. Do t’ju ikë zemërimi. Ju përshëndes, Oriana, dhe ju uroj, me gjithë zemër, ta gjeni paqen! Sepse, në qoftë se ajo nuk është brenda nesh, nuk do të jetë kurrë askund.

(Përktheu: Leonora Buçinca. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)

Kaltërt

Poezi nga Vlora Konushevci

Këmisha e natës e kaltërt si andrra, i jepke jetë 
qehres së lodhun prej bilirubinës 
në sy, në lëkurë, në flokë
po shikimin e qeshun s’ka mujt me ta zaptu
as në sahatin e dekës
kur i hape sytë për të mramën herë 
duart na i shtrëngove 
e dhe frymën e fundit 
syqeshun
nanë.

Me shikime 
ma s’ lehti jemi kuptu
vatër e shpirtit tem 
sytë e tu 
të kaltër si këmbana 
të thellë si temeli 
të begatshëm si bollëku.

Deka jote 
dhimta jem e parë pa ty, 
dhimtë e përjetshme 
që t’bahet mike, 
e merr me veti në udhëtime 
në punë, në sofër, 
ama strehën e ka në dush 
si n’faltore del çlirë 
uji dyzohet me përmbyjten e lotëve 
kaltërt si këmisha jote e natës
kaltërt si frika 
kaltërt si pabesia 
kaltërt si humbja 
kaltërt si boshllaku 
kaltërt si dhimta 
kaltërt si nata n’Kubë e Nerudës.

Vajza çame që kandidon për një post në Itali rrëfen kalvarin: Nga larja e pjatave tek ambicia për politikë

Bisedoi: Alma Nikolli

“Italia ka shijen e bukës, 
e sidomos atë të bukes të fëmijëve të mi. 
Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit
e ëmbel si fëmijëria ime
Çamëria ështe e hidhur si ullinjtë
si kafeja e gjyshes
si dhimbja e saj.”

Titulli i këtij shkrimi përmban lot, por në fytyrën e Sonilës gjithnjë rrezaton buzëqeshja. Flas për Sonila Alushin, vajzën çame që kandidon për këshillin bashkiak të Bergamos, në listën Gori.

Është fëmija i parë në familje dhe siç rrëfen ajo, të gjithë dëshironin të ishte djalë, por Sonila është një nga vajzat me të cilat krenohet jo vetëm familja, por edhe Shqipëria.

“Kam lindur një mëngjes qershori në vitin 1979 dhe si fëmija i parë në familje, të gjithë dëshironin dhe prisnin një djalë. Prindërit më tregojnë si fëmije llafazan por të mbarë kur isha e vogël. Nuk flasin po kaq mirë për adoleshencën time. Le të themi që kisha të drejtë të rebelohesha paksa në një shoqëri shumë maskiliste siç ishte ajo e atyre viteve. Gjithsesi me gjithë vështirësitë e kohës, ekonomike dhe sociale që kalonte Shqipëria, mendoj që kam jetuar një femijëri të bukur dhe të lirë mbi të gjitha”, rrëfen Sonila.

Ditët e para në Itali

Mes lotëve dhe frikës… kështu i kaloi Sonila orët e para pasi shkeli në shtetin Italian. Ishte 19 vjeç dhe shkonte në Bergamo për të studiuar. I duhej të përballonte arrogancën e policëve italianë… i duhet të paguante çmimin e paragjykimit që ishte krijuar në Itali për vajzat shqiptare që punonin si prostituta.

Sonila tregon për Gazeta Shqiptare: “Ditët e para ne Itali kanë qenë traumatike. Fluturimin e parë e kisha për në aeroportin Fiumicino të Romës. Ishte fund gushti i vitit 1998, isha vetëm 19 vjeç. Polici i kufirit, pasi më pyeste pa ndaluar dhe vuri re bezdinë që ndjeva nga ai pyetësor me tone arrogante, më shoqëroi në një qendër policore të aeroportit për verifikime. Aty m’u desh të pres për orë të tëra pa mundur as t’i telefonoj prindërve për t’u thënë që fluturimi kish shkuar mirë. Verifikimet shkuan aq gjatë sa humba avionion tjetër për në veri. Frika se do më duhej të kaloja natën në aeroport dhe mbase jo vetëm një natë, më bëri të laja me lot rrugët e aeroportit. Humba valixhet, ato tre gjëra që kisha, humba dhe kurajën për momentin. Fati desh që u gjend një vend atë natë në një avion tjetër dhe e ndihmuar nga udhëtarë të rastit, arrita të shkoj në shtëpinë e të afërmëve të mi pas një ditë të tmerrshme! Vetëm më vonë kuptova që atë ditë kisha paguar çmimin e paragjykimit që ishte krijuar në Itali, për vajzat shqiptare, si pasojë e prostitucionit.

Ditët më pas mezi dola nga shtëpia, më duhej të jepja provimin e gjuhës italiane në Universitetin e Bergamos ku isha regjistruar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Letërsisë. Fillimi qe shumë i vështirë në një qytet të vogël, që asokohe ishte mësuar pak me të huajt. Por pas disa vitesh “luftë” për gjithçka, nga puna e deri tek çatia, vendosa që do reagoja ndryshe: I premtova vetes që askush nuk do arrinte më të më bënte të ndihesha jo si në shtëpinë time. Ndjeja nevojën të hidhja rrënjë, të mos ndjehesha e huaj. Që nga ajo ditë u përqëndrova tek gjithçka pozitive që më ndodhte e tek të gjithë njerëzit e mirë që takoja. Kështu vazhdoj dhe sot. Nuk është naivitet, është zgjedhje e ndërgjegjshme për të përballuar çdo vështiresi me energji pozitive.”

A mendove ndonjëherë të ktheheshe pas?

“Ka patur një moment që e kam menduar kthimin, malli bënte të veten, por Shqipëria vazhdonte të vuante një mentalitet të fortë patriarkal dhe situata ekonomike, e sociale ishte ende shumë e vështirë. Pasi u martova e sidomos pasi erdhën fëmijët, çdo tundim për kthim avulloi. Aty kuptova që tashmë kisha vënë vërtetë rrënjë në Bergamo. Por me Shqipërinë nuk i zbeha kurrë lidhjet. Fëmijët flasin shqip, vijnë në Shqipëri me shumë dëshirë dhe e duan shumë origjinën dhe traditat tona.”

Në mesin e vështirësive të fillimit, Italia i ofroi Sonilës gjënë më të rëndësishme për një grua shqiptare të atyre viteve: Lirinë.

“Italia më ofroi atë që Shqipëria e atyre viteve nuk mund të më ofronte: lirinë e të qenit grua e lirë në radhë të parë. Italia më ofroi mundësinë e një pune të paguar më mirë duke bërë të mundur edhe ndihmën për prindërit e mi. Italia, emigrimi, më dha mundësinë të kalis karakterin dhe të kem mundësi të marr nga kjo kulturë disa cilësi që i karakterizojnë si popull: ndjeshmërinë e madhe ndaj të bukurës, përulësinë si vlerë e jo si turp, xhentilesën si pjesë e një personaliteti të fortë e jo të dobët.”

Punët e para të Sonilës: Kamariere, lavapjatese, pastruese dhe shitëse

Sonila e mori rrugën e emigracionit për të studiuar, por paralelsiht me universitetin iu desh edhe të punonte. Punët e para nuk ishin ato të ëndrrrave. Për disa vite punoi si kamariere, lavapjatëse, pastruese apo shitëse, eksperienca që i vlerëson jo pak në zhvillimin e saj të mëvonshëm.

“Punët e para që kam bërë për shumë vite kanë qenë kamariere, lavapjatëse, pastruese dhe shitëse. Nga Tirana vija nga një eksperiencë e shkurtër në gazetari për një revistë drejtuar adoleshentëve, e cila quhej TEST. Këto punë ishin tej mase larg ëndrrave të mia, por më shërbyen shumë si eksperienca. Pasi u njoha me tim shoq, e pasi kishim bërë një ekperiencë në pastrimin e hyrjeve të pallateve, vendosëm të hapnim një firmë pastrimesh. Sot firmat që kemi janë tre të cilat merren dhe me ndërtime. Punëtorët janë më së shumti shqiptarë dhe them me krenari që punojmë shumë mirë së bashku, kemi ditur të bëjmë skuadër. Dhe kjo nuk është vetëm meritë e jona, por dhe e mbi të gjitha e tyre.”

A e ndjen Italinë si atdheun tënd?

“Po, pas 21 vitesh mund të them që edhe Italia është Mëmëdheu im. Jam vajzë e saj e adoptuar, por vajzë edhe e saj, jo vetëm e Shqipërisë. Më e rëndësishmja është se Italia, Bergamo, është mëmëdheu i fëmijëve të mi. Nuk kam se si të mos e dua e të mos i jem mirënjohese.”

Çamëria, themeli i karakterit të Sonilës

Sonila “ushqehet” me tre shije. Bukë, bakllava dhe ullinj. Ajo na e shpjegon përmes vargjeve qeniën e saj sa çame shqiptare, e sa italiane.

“Italia ka shijen e bukës, 
e sidomos atë të bukes të fëmijëve të mi. 
Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit
e ëmbel si fëmijëria ime
Çamëria ështe e hidhur si ullinjtë
si kafeja e gjyshes
si dhimbja e saj.”

Ajo është rritur me mallin për tokën e saj, Çamërinë. Edhe pse e dënuar për t’i qëndruar larg, Sonila njeh edhe gurët e rrugicave të vendit ku kanë lindur e janë rritur katër gjyshërit e saj.

“Çamëria ka qenë dhe është për mua themeli i karakterit tim: jam rritur me tregimet e gjyshes që më ushqyen dashurinë për një tokë e cila mund dhe duhet të kish qenë edhe toka ime. Njoh edhe gurët e rrugicave ku kanë lindur e janë rritur të katër gjyshërit e mi; njoh dilaketin e ëmbël, poezitë e kënduara dasmave, bëmat e stërgjyshit, kalin e tij të bardhë, karakterin e tij të fortë. E njoh atë toke dhe ato të shtëpi nëpërmjet zërit të saj kur pinte kafenë e hidhur e pastaj, me një gjest të shpejtë, e kthente filxhanin mbi pjatën e vogël. Çamëria është pjesë e imja dhe fakti që deri diku arrita të çoj përpara amanetin e gjyshes, denocimi i padrejtësisë që i është bërë popullit tonë dhe ruajtja e traditave tona, është krenaria ime më e madhe. Gjyshen në fjalë e kam ende gjallë dhe asnjë arritje imja e shkuar apo e ardhme nuk do të krahasohet me këtë.”

Si çame, a je ndjerë e huaj në atdheun tënd, Shqipërinë?

Në radhë të parë unë preferoj të flas për vendin ku kam lindur e ku jam rritur si mëmëdheu, toka, nëna, se kështu arrij edhe ta dua më shume. Nuk jam e ndjerë e huaj sepse u rrita në një familje të forte e cila diti ta luftojë paragjykimin. Por shpesh ndjehesha ndryshe nga të tjerët. Për shembull fakti që më thërrisnin shpesh “Sonila çomja”, apo fakti që nuk arrija të flisja totalisht me dilaket tiranas, bënte që të isha apo konsiderohesha disi ndryshe nga fëmijët e tjerë.

A mund të fitojë Sonila, një shqiptare, në zgjedhjet lokale në Itali?

Ajo mendon se po. “Patjetër që po, ne jemi komuniteti më i integruar dhe kjo gjë ka sjellë edhe pjesëmarrjen në politikë sepse mbështetja dhe besimi tek ne është rritur ndjeshëm. Normalisht mundësitë do kishin qenë më të mëdha nëse do të kishim qenë më të organizuar si komunitet, por dihet, kjo është pika jonë e dobët që më shumë se çdo gjë tjetër na pengon në shumë raste. E them këtë sepse nga radhët tona janë shtuar shqiptarët me shtetësi italiane duke u bërë kështu edhe fuqi politike. Pra është mëse e ditur që ftohemi për kanditatura nga partitë kryesore, pikërisht për të afruar drejt votës më së shumti bashkëatdhetarët tanë. E nëse ne do të ishim organizuar më mirë për të mbeshtetur ata kanditatë shqiptare me më shumë kompetenca dhe eksperiencë, mundësitë për fitore do të kishin qenë më të larta.”

Cila është lufta jote e përditshme për çështjet e emigracionit?

“Lufta ime kryesore është paragjykimi, i cili nuk rëndon vetëm psikologjikisht duke prekur dinjitetin e njeriut, por edhe jetën e përditshme. Paragjykimi pengon gjetjen e punës, gjetjen e shtëpisë, gjetjen e shokut, gjetjen e integrimit. Paragjykimi është një nga problemet më të mëdha që kemi si shoqëri e jo vetëm në Itali. Deri dje e kam luftuar nëpërmjet shembullit tim, shumë emigrantëve të tjerë dhe aktiviteteve kulturore, tëcilat i kam promovuar nëpërmjet konferencave dhe mediave.

Sot dua të bej një hap më shumë, dua ta luftoj me politikat sociale të duhura. Urrejtja raciale e ka rënduar klimën në Europë e në botë, ndaj dua të punoj për një Bergamo më inkluzive, më të hapur në mentalitet, më moderne, më të bukur. Me Listen e pavarur Gori të cilës kryebashkiaku i Bergamos i ka dhënë mbiemrin e tij, ka nje vit që formohem por edhe dëgjohem e konsultohem. Në çdo pjesë të programit tonë për fushën sociale, është dhe zeri im. Kam disa projekte specifike për të cilat e gjithë skuadra më mbështet.

Dua të punoj për një konsullatë të popujve ku komunitetet e huaja të kenë mundësi komunikimi të drejtpërdrejtë me këshilltaret e bashkisë të qytetit ku punojnë, ku rrisin fëmijët, ku paguajne taksat, ku jetojnë. Dua të punoj për një tavolinë rrembullake të koordinuar më në fund nga një këshilltar bashkie jo autokton (Bergamo nuk ka patur as edhe një deri më sot). Nuk jam kandiduar për të treguar sa e integruar jam, atë e kam bërë me shumë punë të tjera nga më e përulura e deri tek biznesi, gazetaria, kultura, aktivitetet vullnetare, etj. Jam kandiduar për të punuar për një integrim më të mirë e më të shpejtë të pjesës më të dobët të shoqërisë sonë, qoftë autoktone apo jo.

Jam kandiduar pasi eksperienca e këtyre viteve dhe një skuader eficente ma lejoi. Nuk jam kandiduar për  “t’i dhënë ngjyrë” një liste politike, jam kandiduar pasi pasioni, vullneti, dëshira, imepnjimi, studimi dhe besimi i skuadrës që më mbështet, më dha shtysë e siguri.

Unë jam Sonila, por jam dhe pjesë e një grupi shumë të bashkuar. Pra nuk jam vetëm e sido të shkojnë këto zgjedhje, une nuk do jem e nuk do punoj vetëm.”

Mbështetja më e madhe për Sonilën në zgjedhjet e 26 majit, patjetër janë shqiptarët. Ajo ka një mesazh për ta:

“Me datë 26 Maj votohen administratorët e qytetit tuaj, ju bëj thirrje të shkoni të votoni! Vota është një nga të drejtat më të rëndësishme që kemi fituar me atë pasaporte, të mos e zbatosh është mëkat. Por nuk duhet harruar që vota është shprehje besimi dhe ky i fundit duhet dhënë vetëm pasi të jeni informuar më së miri mbi kapacitetin dhe aktivitetin social e politik të çdonjërit prej kandidatëve. Poltika është e keqe vetëm kur bëhet keq dhe kjo varet nga zgjedhjet tona: me votën ne vendosim përfaqësuesit; me votën ne kemi fjalën; me votën ne kemi përgjegjesineë. Ju lutem mos e shpërdorini këtë të drejtë dhe besimin tuaj.”

Do të doja të isha italiane vetëm një ditë. Me 26 maj. Do lija gjithçka tjetër në botë, e do të shkoja për të votuar Sonila Alushin./GSH

‘Të lutem, pak dritë në kët’ natë kur shpirti vuen,urren nuk din ç’urren…’

Një natë pa gjumë
– Migjeni

Pak dritë! 
Pak dritë! 
Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.

Pak dritë! 
O burrë! 
O hero’ ngado që të jesh. ….Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.

Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… 
Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote?Kur ti këndon thonë se asht afer drita…Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

Kujtimet e të pagjeturve vendosen në Kongresin Amerikan

Kujtimet e të pagjeturve të Kosovës janë ato që kanë kufizuar goxha një pjesë të hapësirës në Kongresin Amerikan.

Në këtë hapësirë në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan,  Vasfije Krasniqi Goodman sapo ka dëshmuar historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan KultPlus.

Pamjet e familjarve të të pagjeturve të kufizuara në fotografitë bardh dhe zi tashmë kanë zënë vend në Kongresin Amerikan në Washington.

Ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” gjatë muajve të kaluar ka dëshmuar efektin e saj në shumë evente ndërsa ka zënë vend në hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë muajit shkurt, në shënim të 11 vjetorit të Pavarisë së Kosovës,  KultPlus.

Kjo ekspozitë e realizuar me foto të fotografit Atdhe Mulla dhe kuruar nga Eliza Hoxha, ndërtohet në baza të një hulumtimi të thukët, historive gojore dhe fotografive të realizuara me familjarë të personave të pagjetur.

Ekspozita ka në fokus 1653 persona të cilët akoma figurojnë të pagjetur në Kosovë që nga lufta e fundit.

Ekspozita do të hapet edhe nesër në National Press Club.

Ekspozita organizohet nga Integra në bashkëpunim me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, me Kuvendin e Kosovës, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Fondacionin “Rockefeller Brothers”./KultPlus.com

Fluks vizitorësh të huaj në muzetë e Beratit

Fluks vizitorësh në prag të sezonit turistik, në ambientet e muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik, Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve do të jetë më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë.

Turistët e huaj kanë zgjedhur të vizitojnë këto muze. Edhe në pranverë, Berati mbetet destinacion turistik, ashtu sikundër në stinët e tjera. Muzetë e qytetit gjatë 3 mujorit të parë të 2019 kanë mirëpritur rreth 4 mijë vizitorë vendas dhe të huaj duke e bërë këtë vend si një ndër më të preferuarit e qytetit të Beratit.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit të XVIII.

Mjedisi i jashtëm i këtij muzeu shquhet për një kombinim të natyrshëm të objekteve te mëdha muzeale. Pranë pusit është vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa e drunjtë që shërbente për nxjerrjen e vajit nga ulliri.

Gjithashtu këtu ka edhe shumë enë të mëdha qeramike që përdoreshin kryesisht për mbajtjen e produkteve të lëngshme. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 1200 objekte.

Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit e cila është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë. /ata

Gruas

Poezi nga Dritëro Agolli

Të falënderoj që në sajën tënde marr frymë,
Që ha këtë bukë të bardhë në sofër.
Që lulja s’m’u tha nga një brymë,
Që ngjita gjer lart atë kodër.

Të falënderoj dhe që pi nga mërzia,
Të hidhurën kafe, të ligën cigare.
Të nxjerrë në muzg nga kutia,
Të blerë në treg me pak pare.

Të falënderoj dhe që ti s’më ke Iënë,
Ti hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.
Për krahu me zor më ke zënë,
Të dalim me vrap nga kjo shpellë.

Bashkohen ‘shqipet’ në New York

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ka qëndruar në New York.

Ajo ka treguar se ka miqësi të mirë me yllin tjetër shqiptar, reperin Action Bronson, përcjell albinfo.ch.

Dy këngëtarët kanë pozuar bashkë, ndërsa disa prej fotografive, Dua i ka shpërndarë në profilet e saja në rrjetet sociale.

Dua Lipa ka qenë ndër personazhet e ftuara në emisionin e Bronson e po ashtu dyshja ishin bashkë edhe në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë.

Rrëfimi i Vasfije Krasniqi Goodman, përloti kongresistët amerikanë (FOTO)

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, ka dëshmuar para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan tmerrin që e ka përjetuar nga forcat serbe.

Ajo e shpalosi historinë e saj të trishtë, ku si 16-vjeçare është sulmuar dhe dhunuar seksualisht, rrëfim ky që i përloti edhe disa të pranishëm në këtë kongres.

“Dua t’ju falënderoj qe ma dhatë nderin që tregimin tim ta ndaj me ju”.

“Më 14 prill kur isha 16-vjeçe një polic hyri në shtëpinë tonë dhe po e kërkonte babanë dhe vëlezërit e mi. Unë isha me nënën time. Ata na kërkuan letërnjoftimet. Pasi qe e pa letërnjoftimin tim e mbajti dhe më tha të shkoj në stacionin policor të jap deklaratë për burrat e shtëpisë. Në atë moment axha e pyeti se ‘pse po e merr vajzën’, ndërkaq polici i tha mos lëvizni se do t’ju vrasim. Nëna ime i tha ‘më merrni mua’, por ata i thanë jo se ajo është fëmijë dhe nuk është në gjendje të gënjejë se ku e ka babanë dhe vëllezërit”

“Polici më mori dhe më dërgoi në një shtëpi dhe më hodhi në dysheme. Unë fillova të bërtasë ndërkaq ai filloi të më dhunojë. Isha nën tytën e pushkës. Më keqtrajtoi. Më dhunonte dhe humba vetëdijen. Kur më erdhi vetëdija i kërkova të më vriste, por ai më tha ‘jo sepse kështu do të vuash më shumë. Dhe pati të drejtë. Më kujtohet qe e kishte dorën e plagosur dhe tha se po merrte hakmarrje nga unë meqë sipas tij e kishte plagosur UÇK-ja”

“Pasi me dhunoi, më la në një shitore aty afër dhe nuk guxova të bëj lëvizje sepse ishte fshat i bazuar me serbë. Më pas më nxori nga vetura dhe më dërgoi në atë shtëpi, dhe më dhunoi edhe një plak. Pastaj më lanë në fshat në rrugë. Eca në varrezat e fshatit sepse nuk doja të kthehesha në shtëpi”

“Ata më mësonin edhe çfarë t’u them në shtëpi – të them që kam qenë në stacion policor për te dëshmuar”

“Kur shkova në shtëpinë e axhës, ata më panë dhe nuk kanë pasur nevojë të më pyesin sepse një 16-vjeçare nuk ka çfarë të dëshmojë në polici, duke më parë edhe në çfarë gjendje fizike isha”

“Pastaj e raportova rastin në Kombet e Bashkuara, pastaj në EULEX. Kryesit e krimit janë identifikuar por tani pas 20 vjetësh ata nuk kanë dhënë llogari për atë që më kanë bërë. Janë të lirë”

“Gjithëçka që unë dua është drejtësia”.

“Sot jam nënë e dy vajzave dhe ua them atë çfarë unë kam kaluar dhe nuk do të jem në paqe deri sa të shoh drejtësinë. Kërkoj përndjekjen e krimineleve duke marre veprime imediate që do të ishte drejtësi për të gjithë të mbijetuarat”, është rrëfimi i Vasfijes në Kongresin Amerikan.

Vasfije Krasniqi në Kongresin Amerikan: Kanë kaluar 20 vjet dhe askush nuk ka dhënë llogari për atë që më kanë bërë

Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan Gazeta Express.

“Me 14 prill, kur isha vetëm 16 vjece, një zyrtar i policisë serbe po kërkonte babanë tim dhe vëllëzërit e mi. Ishim vetëm unë, nëna, tezja dhe disa kushërira. Na kërkuan letërnjoftimet dhe mua më thanë të shkojë në stacion policor. Nëna ime tha që ta marrin atë dhe të më lëjnë mua”, ka nisur rrëfimin e saj para Kongresit Amerikan.

Ajo tutje ka vazhduar tregimin e saj, në Kongresin Amerikan, nën drejtimin e Kongresmenit Eliot Engel.

“Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë isha   I kërkova të më vriste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja të iu tregoja se cka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”, është shprehur Krasniqi, transmeton Gazeta Express.

Tash Krasniqi thotë se kërkon drejtësi për atë që i ndodhi, ashtu sic kërkojnë edhe 20 mijë viktima seksuale shqiptare gjatë luftës.

“Kanë kaluar 20 vjet dhe askush nuk ka dhënë llogari për atë që më kanë bërë”, ka përfunduar historinë e saj Krasniqi – Goodman.

Engel e ka falënderuar Krasniqin që ndau historinë e saj të dhimbshme dhe e ka përgëzuar për guximin e treguar për të mos heshtur ndaj krimeve dhe dhunës së forcave serbe. /Express/

Vasfije Krasniqi dëshmon në Kongresin Amerikan, rrëfen historinë e saj të dhunimit nga policët serbë

Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan Gazeta Express.

“Me 14 prill, kur isha vetëm 16 vjece, një zyrtar i policisë serbe po kërkonte babanë tim dhe vëllëzërit e mi. Ishim vetëm unë, nëna, tezja dhe disa kushërira. Na kërkuan letërnjoftimet dhe mua më thanë të shkojë në stacion policor. Nëna ime tha që ta marrin atë dhe të më lëjnë mua”, ka nisur rrëfimin e saj para Kongresit Amerikan.

Ajo tutje ka vazhduar tregimin e saj, në Kongresin Amerikan, nën drejtimin e Kongresmenit Eliot Engel.

“Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë isha   I kërkova të më vriste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja të iu tregoja se cka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”, është shprehur Krasniqi, transmeton Gazeta Express.

Tash Krasniqi thotë se kërkon drejtësi për atë që i ndodhi, ashtu sic kërkojnë edhe 20 mijë viktima seksuale shqiptare gjatë luftës.

“Kanë kaluar 20 vjet dhe askush nuk ka dhënë llogari për atë që më kanë bërë”, ka përfunduar historinë e saj Krasniqi – Goodman.

Engel e ka falënderuar Krasniqin që ndau historinë e saj të dhimbshme dhe e ka përgëzuar për guximin e treguar për të mos heshtur ndaj krimeve dhe dhunës së forcave serbe. /Express/

Eliot Engel: Dhunimet kanë qenë metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i ka paraprirë me një fjalim rrëfimit të Vasfije Krasniqit, viktimë e dhunës seksuale në luftë e cila do të dëshmojë sot në kongres për përjetimin e saj të dy dekadave më parë.

Engel ka thënë se është shokuese që askush nuk është dënuar nga ndonjë gjykatë e Serbisë për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë dhe për dhunimet e mbi 20 mijë grave, njofton Klan Kosova.

“Beogradi është përgjegjës edhe për dhunimin e 20 mijë grave. Raporti i The Human Rights thotë se përdhunimet kanë qenë të pranishme në Kosovë dhe si armë e luftës për spastrim etnik. Përdhunimet nuk kanë qenë individuale por mjete të qëllimshme për të terrorizuar popullatën civile. Dhunimet ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova. 20 vjet më pas pak është bërë që të vihet drejtësia. Asgjë nuk është bërë që të sigurohet drejtësi për viktimat”, ka thënë Engel.

“Nuk është arritur më shumë për drejtësi ndaj viktimave që kanë vuajtur nga ushtria e Sllobodan Millosheviqit. Ne mendojmë që aleatët kanë mundur të bëjnë më shumë për të sjellë drejtësi. Nuk është bërë asgjë ndaj serbëve që kanë bërë krime. Le ta kemi të qartë që shumica dërmuese e krimeve të luftës dhe ndaj njerëzimit janë kryer nga forcat e sigurisë së Serbisë dhe Jugosllavisë dhe ky është fakt”.

Engel në Kongresin e SHBA-së, ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

“Kosovës iu ka imponuar që ta hetojë vetën e vet dhe kjo është e gabueshme. Ligjin për Dhomën Speciale –  kjo gjykatë ndjek vetëm raste shqiptare. Fokusi duhet të jetë aty, nëse kjo gjykatë adreson krimet pa dallim dhe jo vetëm ato të kryera nga shqiptarët. Nëse kështu vazhdohet drejtësia për viktimat në Kosovë kurrë nuk do të arrihet”./klankosova.tv/.

Mesazhi i Nënë Terezës drejtuar popullit shqiptar: Ju do ta doni Shqipërinë aq sa do të doni njëri-tjetrin

“Ju do ta doni Shqipërinë aq sa do të doni njëri-tjetrin”

Nënë Tereza i ka drejtuar një mesazh popullit shqiptar në 30 Prill të vitit 1993, gjatë një prej vizitave të saj në atdhe. Mesazhi cilësohet si i pari dhe i fundmi drejtuar popullit shqiptar.

Më poshtë po japim përmbajtjen e plotë të mesazhit:

Dëshiroj t’ju kujtoj lajmin e mirë që na ka sjellë Jezu Krishti: Zoti na do, Zoti na këshillon që ne ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç Ai do çdonjërin prej nesh. Dashuria nis nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis tyre, kur janë të lidhur e kanë mirëkuptim, kur ushqejnë dashuri për njëri-tjetrin, edhe Zoti i do më shumë dhe i mbron nga të këqijat. Njerëzit, brenda në familje, prindërit e fëmijët, duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të jenë së bashku, ta shprehin gëzimin e dashurisë njerëzore, duke e ndarë atë me të tjerët. Kjo ka shumë rëndësi. Nëse në çdo familje do të ketë dashuri, ajo do të përhapet patjetër, do të dalë jashtë tyre, pavarësisht se mund të ketë pengesa. Kam parë kaq e kaq të rinj këtu në Shqipëri, që e duan fort njëri-tjetrin. Ata dinë ta tregojnë dashurinë e tyre. Të duash do të thotë të lutesh me gjithë zemër. Lutja vetë është fryti i një ndjenje të thellë dhe të sinqertë. Dhe fryt i dashurisë është mendimi për të bërë mirë. Dhe fryt i bamirësisë e humanizmit është kurdoherë paqja. Ja përse bota duhet t’i falet dashurisë.

Njeriu duhet të lutet për të qenë një qenie që merr e jep dashuri, që të jetë bartës e përcjellës i dashurisë së ëmbël të Zotit tek secili prej nesh, tek secili prej vëllezërve dhe motrave të veta. Kështu mund të përhapen dashuria e mirësia në një shumicë njerëzish. Eshtë një gjë e mrekullueshme të shohësh brezin e ri dhe fëmijët që rriten, duke përhapur dashuri dhe gëzim. Kam marrë këto ditë një letër prekëse nga një djalë i vogël nga SHBA. Ai më shkruan: “E dashur Nënë Tereza, unë të dua shumë. Unë po jua dërgoj ju të gjitha kursimet e mia”. Në zarf ai kishte futur, bashkë me letrën, tërë pasurinë e vet prej fëmije: një çek me vlerë tre dollarë. Unë e ndjej se dashuria për njeriun dhe solidariteti me të varfërit po krijon njerëz shpirtmëdhenj, që duan t’u dhurojnë të tjerëve gëzim e paqe; që duan t’i pasurojnë edhe ata në shpirt e në jetesë. Le të falenderojmë Zotin për fuqinë që u fal shqiptarëve për të dashur e ndihmuar njëri-tjetrin. Shqipëria bëhet duke punuar të gjithë së bashku. Zoti e bekoftë çdonjërin prej jush!

Unë do të lutem përherë që shqiptarët të kenë bekimin e Zotit.

Dua të lutem për ne, për popullin e varfër të Shqipërisë, për popullin e Kosovës që vuan.

Zoti ju bekoftë!

Jahjaga flet në Kongresin Amerikan për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po dëshmon në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga Eliot Engel. Ajo është ftuar të dëshmojë krimet e serbëve ndaj shqiptarëve dhe për viktimat seksuale gjatë luftës.

Jahjaga është përshkruar nga Engel, si një aktiviste që ka ndihmuar viktimat e luftës, e sidomos gratë që ishin viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të donim të shfrytëzonim këtë rast për të shprehur pjesë nga historia jonë e dhimbshme dhe të marrim përkrahje për kërkimin e drejtësisë”, ka thënë Jahjaga në Kongresin Amerikan.

Ajo thotë se edhe përkundër mijëra shqiptarëve që u preken drejtpërdrejt nga lufta, përkundër se Kosova numëron aq shumë të vdekur nga lufta, e të tjerë viktima të dhunës, Serbia akoma mohon cdo krim.

“Ka pasur më shumë akuza për UCK’në se sa për krimet që kanë kryer serbët, e që kanë qenë të organizuara mirë”, është shprehur Presidentja Jahjaga.

Bashkë me Jahjagën në Kongres do të dëshmojë edhe Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila është gruaja e parë që ka rrëfyer historinë e saj të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës.

“Ajo bërë historinë duke qenë viktima e parë që ka treguar për dhunimin e saj, duke iu dhënë kurajo edhe shumë viktimave të tjera”, ka thënë Kongresmeni Engel. /Express/

Kjo është aktorja e famshme shqiptare që ishte pjesë e serialit ‘100 Vitrinat’

Besoj se të gjithë e mbani mend serialin “100 VITRINAT”, një serial shumë i gjatë.

Historia e këtij seriali zgjati aq shumë sa edhe aktorët ndërroheshin, shtoheshin vazhdimisht.

Ndoshta atëherë nuk e keni njohur, pasi aktorja shqiptare nuk ka gëzuar këtë famë që ka tani, por Elga Ceno ka qenë pjesë e trupës së aktorëve të këtij seriali.

Image
Image

“Jetoja në fshatin ku ato kishin teatrot, si mund të rrija unë pa e provuar. Audicone, audicione, derisa në fund më dhanë një rol të vogël. Kam punuar dhe në backtage, kam ruajtur kontaket, ishte një eksperiencë fantastike”, u shpreh ajo.

Malli i Nanës


Poezi nga Jeton Musliu.

Qëndron, e heshtur, ulur e strukur,
Aty, në atë vend, gjithmonë rri,
Pranë votrës se vjetër, ti edhe pret,
Se pritja për ty, aty rrënjë ka zënë,
E shpirtin, malli, ka vite që ta djeg,
Për aromën e djalit,
Oh, dhe nipit tënd!
Të vetmit janë lotët, mallin ta kuptojnë,
Mall që brenda teje, zien e shpesh shpërthen,
Andaj ngadalë, ata, mbi faqe rrëshqasin,
E nxjerrin jashtë vajin, që derdhet si llavë,
Që as uji i Drinit, freskinë s’mund t’ia kthejë!

E kështu,
Në heshtje, të ngrohtë, ashtu pa zhurmë,
Lotët e tu, rrjedhin dalëngadalë,
E ty, janë ata, të vetmit, merzinë ta lehtësojnë,
Lotët janë ngushëllimi, që ta shuajnë këtë mall,
Këtë mall të hidhur, që si gurë qëndron,
Në shpirtin prej fisnikeje, që hiç pa të drejtë,
Kjo kohë e pakohë, vendosi të të dënojë,
Që mos ta kesh pranë djalin,
Oh, dhe as nipin tënd!

E ti,
Aty e heshtur, vazhdon të qëndrosh,
Të jesh ende mbretëreshë, por hiç pa ushtri,
Se ushtrinë e fortë, që dikur ti kishe,
Ta mori gurbeti, t’i la veç kujtimet,
Kujtimet e kohës, çuditërisht të bukur,
Me fëmijët rrotull, pa çka atëherë ti kishe,
Veç pak bukë në sofër,
Por shumë dashuri!

E tani,
Tani e heshtur, vazhdon të qëndrosh,
Se ende je mbretëreshë, por veç e shpirtit tënd,
Këtij shpirti të lodhur,
Të dërmuar, nga halli e malli,
Që jetes ia shkurton, ditët një nga një,
E dërmuar, aty, ti ende rri,
Mes lodhjes, që për ty, sjellin ditët, vitet,
Mundohesh, të gjesh, së paku, pak shpresë,
Kur mes betejë vuajtjesh, në mendjen tënde të lodhur,
Kujton zërin e djalit,
Oh, dhe të nipit tënd!

Keshtu ti,
Aty e heshtur, vazhdon të qëndrosh,
Pranë votrës se nxirë nga tymi, pret e vetme, pret,
Se diçka tjetër, s’ke më çfarë të bësh,
Thjeshtë të mendosh, e me zemër të mallkosh,
Ligësinë ndaj teje,
Që pati ky gurbet!

E jeta,
Sa shumë e padrejtë,
Jeta ish për ty!
Po pra, për ty jeta, kjo e padrejta jetë,
Që tash qëllim të vetëm, për ty ka lënë një rrugë,
Rrugën e fundit, që mbaron diku,
Atje diku, poshtë, në ndonjë tatpjetë,
E ti, çfarë tjetër, ke mundësi të bësh,
Veç të presësh, ulur, aty në atë vend,
Në atë gur të nxirë nga tymi, rri me duar në gji,
Aty, në atë vend që në rininë tënde, të vonë,
Kur ti bashkë me copëzen tënde të shpirtit,
Lozje, e qeshje me zë,
Por tani, ti vetëm pret, që një ditë mëngjesi,
Ai gur të vendoset, jo për diçka tjetër,
Por te jetë gjithmonë, një nishan për ty!

Tani,
Mbi qerpikët e tu, malli ka zënë vend,
Për ballin e nipit që s’ia puthë më dot,
Se në rrugët e botës, me të, djali yt u tret,
E ti vazhdon të presësh,
Në vendin e njëjtë,
Ku për herë të fundit,
Mes vaji e dënese,
Fjalën më të hidhur, ende e kujton!
Rrugë e mbarë, i the
Shko ti bir, ti shko,
Se në këtë botë të rrejshme,
Vështirë se do të shihemi,
Andaj në atë tjetrën,
U pjekshim biro! / KultPlus.com


“Graphis Poster Annual 2020”, Ngadhnjim Mehmeti me dy çmime të arta dhe një të argjendtë

.

Për të dytën herë, artisti Ngadhnjim Mehmeti është vlerësuar në “Graphis Poster Annual” që mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mehmeti këtë vit është vlerësuar me dy “Çmime të Arta” dhe një “Çmim të Argjendë”.

“Çmimi i artë” ka shkuar për posterët e realizuar në shfaqjen teatrore “Duet për një” në regji të Kushtrim Bekteshit dhe posterin e Festivalit të Teatrit “ITF Skupi”, ndërkaq “Çmimi i Argjendtë” për posterin e shfaqjes “Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiq.

“Jam i lumtur që postarët e mi janë përzgjedhur me çmimin e artë dhe çmimin e argjendtë në “Graphis Poster Annual 2020”, tha Mehmeti.

Kënaqësi për vlerësimin e Mehmetit kanë shprehur edhe Teatri Shqiptar i Shkupit, produksion i të cilit është “Duet për një” dhe “Vdekja e Dantonit”, dhe Festivali “ITF Skupi”.

Përndryshe, Ngadhnjim Mehmeti është vlerësuar edhe në “Graphis Poster Annual 2019” me “Çmimin e Argjendtë”.

Graphis me qendër në Nju Jork ndan çmime për punën e talentëve të jashtëzakonshëm në Dizajn, Marketing, Fotografi dhe Art/Ilustrim që nga viti 1944-të./ Portalb.mk./ KultPlus.com

Medalja historike e Napoleon Bonapartit me emblemën e lashtë të Shqipërisë gjendet në Paris

Nga Aurenc Bebja

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 17 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me medaljen e veçantë ku gjenden figura e Napoleon Bonapartit dhe emblema e lashtë e Shqipërisë.

Në Paris, kabineti i medaljeve ka medaljen e Napoleonit me emblemën e Shqipërisë …

Kabineti i medaljeve, një nga ilustrimet e Bibliotekës Kombëtare, ka një medalje që ka një vlerë historike, atë që Napoleoni kishte gdhendur në 1809, pas paqes së Amiens-it që lidhte provincat ilire me Perandorinë. Midis këtyre provincave : Shqipëria dhe medalja me figurën e Napoleonit, perandor dhe mbret, në të cilën është riprodhuar emblema e lashtë e monedhave shqiptare : një lopë që nuhat një viç duke e ushqyer atë me gji; më lart, topuzi i Herkulit.

Kopjet e këtyre monedhave të kohës kur Durrësi ishte grek, para se të bëhej romak, njëzet e katër shekuj më parë, gjenden në koleksionin që z. Jameson, numizmatisti i famshëm parizian, ka mbledhur në apartamentet e bukura të tij “Avenue Velasquez”, një koleksion unik në botë.

Medalja e Napoleonit që përkujton marrjen e Ilirisë ngjall kujtime kurioze. Viti 1809, kur Napoleoni e krijoi, është edhe viti ku, pas fitores së Eckmüll-it, ndaloi “Urdhrin Teutonik (Gjermanik)” që u festua në vitin 1934, në Marienburg, nga Koch, kancelar i Prusisë Lindore, ku në një fjalim të famshëm tha : “Populli gjerman përsëri shikon në Lindje!” Dhe, është po ashtu viti kur, nga Madridi në Talavera, francezët dhe anglezët luftuan në Spanjë.

Koha konfirmon ose përafron. Dhe, ndonjëherë, medalje mijëvjeçare ndriçohen me një reflektim të ri mbi ngjarjet e ditës. Medalja shqiptare e Napoleonit është e rrallë, por ekziston një medalje akoma më e rrallë, është ajo që u zbulua, mes monedhave të tjera romake, në shtator 1922, në Beaurains-les-Arras në Artois.

Gjatë gërmimeve, në një terren të shkatërruar nga lufta, punëtorët zbuluan një thesar të shekullit të tretë : bizhuteri dhe gjashtë medalione të mëdha e të arta, të gjetura për herë të parë;bustet e Dioklecianit, Maksimimit, Konstandinit dhe, një pjesë unike, një medalje që përkujton ekspeditën e Constance Chlore (Caius Flavius Julius Constantius, i lindur në Dardani, me origjinë ilire) në Bretanjë (Bretagne) dhe hyrjen e tij në Londër në pranverën e vitit 296. Perandori romak kishte përqendruar dy flota, njërën në Gesoriacum (Boulogne-sur-Mer), tjetrën në grykën e Seines. I ndihmuar nga mjegulla, ai hyri në krahinën e Kent-it, u ngjit nëpërmjet Tamizës, dhe pushtoi Londrën para 1600 viteve.

…dhe qyteti i Arras-it ka medaljen “Constance Chlore” që përkujton marrjen e Londrës nga Roma, e cila vlen rreth dy milionë.

Anglia ofroi dhjetë mijë paund, tani gati dy milionë, për të marrë këtë medalje, në të cilën shohim perandorin romak duke ngritur Bretanjën e gjunjëzuar par tij, ndërsa një fitore e kurorëzon atë.

Përfundimisht, kjo pjesë e artit dhe historisë shkoi në muzeun e qytetit të Arras.

Napoleoni, mbizotërues i Shqipërisë, ndërsa Constance Chlore, i Londrës : këtu janë dy medalje që përfshijnë në to, më 1939, më shumë subjekte meditimi sesa shumë libra të Historisë. Njëqind vjet pas Constance Chlore në Londër, Alaric dhe barbarët pushtuan Romën. Louis Brette

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1939-medalja-historike-e-napoleon-bonapartit-me-emblemen-e-lashte-te-shqiperise-gjendet-ne-paris/.