Simbolika e traditës për ta mbuluar fytyrën në ditën e martesës
Kemi parë se edhe tek ne është bërë zakon që nusja në ditën e martesës ta mbulojë fytyrën me një shami të kuqe apo më një material transparent nga pjesa e vellos së saj dhe sipas zakonit burri i saj është personi i parë që ia largon mbulesën nga fytyra.
Mirë, kështu më parë kemi gjetur se pse nuset në ceremoninë martesore vishen me të bardha, tani si dhe pse ka mbetur tradita e të mbuluarit të fytyrës do ta kuptojmë në vazhdim.
Dramatike, elegante, por ndoshta shumë irrituese në praktikë. Pse i veshin ato? Çfarë do të thotë?
Mbulesa e fytyrës në dasma filloi si një gjë në kohët romake, kur nuset ishin të mbuluara nga koka deri te këmbët me një vello masiv të quajtur “flammeum’.
Pse? Sepse romakët ishin të frikësuar nga shpirtërat e këqij në ceremoninë për të mallkuar çiftin.
Arsye tjetër ishte se në dasma e hershme, kur martesa bëhej tërësisht nëpërmjet etërve, me nusen e dhënë larg në këmbim të parave dhe mallrave, baballarët duke i dhënë vajzat e tyre kanë kërkuar t’ia fshehin fytyrën vajzave deri në minutën e fundit,
në mënyrë që një nuse më pak tërheqës nuk do ta prishë marreveshjen. Sa e ëmbël! Kjo përfundimisht u shndërrua në traditën e “bukur” që dekreton se njerëzit nuk mund ta shohin nusen e tyre para martesës. Romantike ?
Për disa të tjerë kjo mbulesë simbolizonte se nusja është e vir.gjër. Ndërsa në besimin hebre, perdet apo mbulesa e fytyrës simbolizon që dhëndëri nuk martohet për shkak të asaj se si nusja duket. Me këtë ai thotë “Të dua aq shumë, unë do të martohem edhe në qoftë se nuk mund të shoh fytyrën tuaj”. Per me shume lajme ndiqni linkun me poshte.
Beqir Cikaqi është një nga tre mësuesit në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues “Nëna Tereza”, në Treviso të Italisë.
Punën e mësuesit të gjuhës shqipe, në diasporë, ai e bën vullnetarisht që nga viti 2004, kur fillimisht ai thotë se ishte angazhuar në një shkollë shqipe në Bassano, para se të zhvendosej në Treviso.
Aktualisht, në shkollën ku është i angazhuar, e që nuk është e vetmja në këtë qytet, mësimin plotësues në gjuhën shqipe e ndjekin 24 nxënës. Por, Cikaqi nuk është i kënaqur me këtë numër, pasi sipas tij, përkundër shtimit të shkollave, të rinjtë që duan të ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe po pakësohen.
Vetëm dy vjet më parë, ai thotë se ka pasur 48 nxënës. Për uljen e numrin të nxënësve ai një pjesë të përgjegjësisë ua hedhë një pjese të prindërve, të cilët sipas tij, arsyetohen duke thënë se dygjuhësia po ua vështirëson zhvillimin fëmijëve të tyre.
“Në krahasim më numrin e bashkatdhetarëve tanë, që sipas statistikës zyrtare, qytetarët nga Kosova në Treviso janë të dytët me 10 për qind, pas rumunëve, nga numri i të huajve, numri i nxënësve që vijojnë mësimin plotësues është shumë pak ose simbolik mund të them. Përderisa para dy vjetësh kemi pasur 48 nxënës, këtë vit kemi vetëm 24. Fajtori është gjithmonë jetim, është vështirë të gjendet, por unë konsideroj se në këtë drejtim rol të madh kanë prindërit të cilët nuk tregojnë një arsyetim. Disa prej tyre arsyetohen se dygjuhësia ua humbë suksesin në shkollë, por duhet kuptuar se mësimi plotësues nuk ka qëllim zëvendësimin e mësimit në gjuhën italiane, por plotësimin e shkollimit”, thotë Cikaqi.
Kori i suksesshëm nga Peja, Siparantum do të përformojë sonte për herë të parë në festivalin prestigjioz “Skena e Re e Muzikës Serioze Shqiptare” në Tetovë, shkruan KultPlus.
Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 19:30 në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Në këtë koncert me piano do të interpretojë Agron Shujaku dhe dirigjent do të jetë Memli Kelmendi.
Kori Siparantum ka përformuar me sukses disa vepra korale të kompozitorëve të njohur si: Bach, Mozart, Eric Whitacre, Presiner, Jake Runestad etj, përvjellë nga koreografi atraktive.
Me një repertor shumë të pasur të muzikës tradicionale, klasike, moderne dhe sakrale, me guxim të madh në përzgjedhjen e veprave vokale dhe orkestrës profesionale, kori Siparantum vlerësohet lartë nga muzikantë vendor e ndërkombëtar si dhe kritika muzikore. /KultPlus.com
“Na ishte seç na ishte një Kujtim Paçak”, premiera që u shfaq mbrëmë në teatrin “Dodona” në Prishtinë, do të ketë reprizën e shfaqjes sot, e shtunë, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.
“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj do të shfaqet sot në orën 20:00.
Me një skenografi që ndërron bashkë me situatat, me lojë që në jo pak momente shpërthen në gjallëri, në shfaqjen me tekst të Nexhip Menekshes, si në mozaik përmblidhen biografia e portreti i Paçakut, zërit të fuqishëm të komunitetit rom, i cili vdiq në moshën 59-vjeçare, në maj të vitit të kaluar.
Portreti i Paçakut zbërthehet nëpërmjet kryepersonazhit, koreografit që luhet nga Fatmir Menekshe. Por në portretizimin e tij portretizohen kultura e identiteti rom. Aty shpaloset jeta e vështirë e këtij komuniteti, por edhe tradita e tyre, vallet, muzika e mbi të gjitha gjuha.
Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut.
Pianistja kosovare Ardita Statovci lojën e saj pianistike e ka prezantuar në skenat më të njohura botërore, kurse pranë publikut të Kosovës ajo do të prezantohet këtë të hëne në kuadër të festivalit Chopin Piano Fest që ka filluar këto ditë në Prishtinë.
Pianistja Ardita Statovci do të interpretojë në piano së bashku me pianisten nga Zvicra, Ariane Haering. Statovci ka treguar për KultPlus se koncerti i së hënës përmban një program interesant me kryevepra të literaturës simfonike dhe veprat të kompozitorëve kosovarë, që do të interpretohen me katër duar nga ‘Ariadita Duo’.
Ardita
Statovci në Prishtinë ka interpretuar edhe më parë me pianisten zvicerane me
ftesë të Zyrës së BE-së, kurse në Chopin Piano Fest Prishtina ajo ishte
paraqitur me koncert recital para katër vitesh.
“Ne Festivalin Chopin Fest, herën e fundit me recital isha ne vitin 2015, ndërsa ne Prishtine herën e fundit kam koncertuar me 2017 për Ditën e Evropës, e ftuar nga Zyra e BE-se, si Duo Ariadita me kolegen time zvicerane, pianisten Ariane Haering”, tregoi Statovci për KultPlus.
Ajo tutje thotë se është kënaqësi e veçantë që po kthehet për të interpretuar në edicionin jubilar të Festivalit Pianistik, Chopin Piano Fest Prishtina 2019, ku emri i saj është në mesin e shumë artistëve e pianistëve me renome. Ajo po ashtu veçoi edhe pjesëmarrjen e pianistit Peter Donohoe, duke theksuar se për të është nder i madh që të jetë në mesin e këtyre emrave.
“Ky Festival është shndërruar në një festë të pianos, ndërsa në epiqendër janë muzika, interpretimi dhe entuziazmi. Tek publiku ndjehet një energji inspiruese e motivuese. Pak dite pas koncertit tim, në festival luan pianisti Peter Donohoe, i cili është ikonë e pianizmit britanik, ndërsa jam e lumtur që gjatë studimeve kisha fatin të mbaja masterklase me te në Akademinë në Birmingham. Emrat e tille në festival tregojnë se sa çmohet puna e organizatoreve-dy zonjave të respektuara te pianos e muzikës, prof. Lejla Pules dhe prof. Besa Luzhës, të cilat me pune dhe entuziazëm që sfidon vështirësitë, festivalit i kanë dhënë një vulë ekselence”, tha Statovci për KultPlus.
Pas
interpretimit të saj të dytë në Kosovë me pianisten zvicerane Ariane Haerin,
Statovci do të marrë rrugën për në vendlindjen e saj në Zvicër.
“Pas pak javësh
do të performojmë serish edhe në Zvicër, në vendlindjen e saj. Përveç që është
pianiste e jashtëzakonshme dhe ka luajtur në skena të mëdha gjithandej globit,
Ariane është njeri i mrekullueshëm dhe puna/provat dhe interpretimi së bashku
me të si ‘Duo Ariadita’, kanë një vlerë të madhe për mua si për nga aspekti
profesional dhe ai njerëzor”, u shpreh
tutje pianistja Ardita Statovci.
Ardita Statovci ndër vite ka interpretuar me dirigjentët më të njohur botërorë e ka ndarë skenën me orkestrat më të njohura ku ka interpretuar si soliste dhe është prezantuar me recitale pianistike dhe muzikë kamertale në shtete të ndryshme si Austri, ShBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angl, Bosnjë, Hungari, Gjermani, Francë, Kinë dhe Slloveni dhe së fundmi në Japoni.
Koncertin “Duo Ariadita” mund ta ndiqni këtë të henë me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare./ KultPlus.com
Momentet e puthjeve shpesh shënojnë një pikë klimaktike të tregimit të një filmi, mirëpo në filma të caktuar ato ngërthejnë diçka më domethënëse se sa vetëm një moment pasionant mes të dashuruarish.
Mediumi britanik, The Guardian, ka renditur 10 puthjet me domethëninien më të madhe në historinë e filmit duke nisur nga Casablanca që zë vendin e dhjetë me puthjen mes Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman.
Në vend të nëntë gjendet puthja e xhiruar nga Thomas Edison në vitin 1896 që konsiderohet të jetë një nga të parat e xhiruar ndonjëherë.
Indrig Bergman shfaqet sërish, por kësaj radhe në kuadër të filmit “Notorius” dhe këtë herë duke pasur për partner aktorin Cary Grant.
E shtata është puthja mes aktorit afro-amerikan Sidney Poitier dhe Katherine Houghton i xhiruar në një kohë kur në SHBA ishte e ndaluar martesa mes çifteve ndërracore.
Filmi L’Age d’Or i realizuar 89 vjet më parë shfaq aktoren Lya Lys teksa puth gishtërinjtë e këmbës së një statuje.
Në vendin e pestë është puthja në filmin “Swing Time” (1936), që nuk dihet nëse ka ndodhur mes Fred Astaire dhe Ginger Rogers ashtu siç parashihej të putheshin personazhet e tyre. Kjo pasi që ekziston një legjendë se gruaja e aktorit Astaire kishte refuzuar që burri i saj të puthte gra të tjera, e sidomos Rogers.
“Rear Ëindoë”, gjegjësisht puthja në këtë film, ku kritikët e kanë vlerësuar lart realizimin vizual të kësaj puthje që dërgon shikuesit e filmit në një dimension tjetër.
Ndërkaq, vendin e tretë është puthja e parë në ekran të madh mes dy meshkujve, madje në filmin e parë që kishte fituar Oskar.
Një nga filmat më të pëlqyer të të gjitha kohërave, The Godfather II, sjell po ashtu një nga puthjet më të famshme, dhe atë mes Michael Corleone-s dhe vëllait të tij, Fredo-s, ku Michael pasi puth vëllanë i tregon se e di që ai e kishte tradhtuar.
Me pak dyshim dhe debat vendin e parë e ka zënë filmi “Cinema Paradios” dhe montazhe e puthjeve nëpër filma – të cilat puthje ishin cenzuruar nga famullitari. Mirëpo, një bashkim i tyre në një klip të vetëm ngjall emocione të fuqishme jo vetëm tek personazhi kryesor i këtij filmi, por edhe tek të gjithë adhuruesit e këtij klasiku italian.
Disa ditë më parë u raportua se një nga veteranët më të shquar të luftës së Kosovës do të largohet nga vendi. Në letrën e tij, ai kishte shkruar se tashmë i ka humbur të gjitha shpresat se në Kosovë gjërat do të përmirësohen për të mirë. Iniciativës për të ikur nga Kosova, sot i është bashkuar edhe një veteran tjetër i UÇK-së. Bëhet fjalë për Shqiprim Likën, bashkëluftëtarin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në letrën e tij publike, Likaj ka thënë se po e merr këtë vendim jo me dëshirë po nga rrethanat e vështira të cilat ia kanë pamundësuar jetën në Kosovë.
Ai me fjalë prekëse u ka thënë lamtumirë të gjithë të dashurve dhe popullit për lirinë e të cilit kishte luftuar dikur.
Letra e plotë:
Nuk e kam paramendu kurr një lamtumir per (migrim) per një mirqënje me të mirë
Në kohe me të veshtira e me të rënda në te cilat po kalonte vëndi imë !1998 -1999 .
Në atë kohe ky opcion per mua ishte i pa pranueshem!!
Nuk kam mujtë me paramendu një largim të tille dhe atë here pas perfundimit të luftes!! Atehere kur ju deshem kosoves në rindertimin e vëndit e institucioneve të sajë!
Kosove gjithmon do të jem i gateshem të flijohem per ty ne gjdo cep te globit ku do që gjindem!
Lamtumir vëndi imë ,shum i dashur
Lamtumir familja imë e dashur
Lamtumir nënë qe na rrite me mundime!
Sinqerishte ketë veprim nuk e kam zgjedhur nga deshira por padrejtesit dhe dallgete e jetes na daktisen ashper dhe pa meshirshem!!
Pas një sëmundje, sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.
Demiri ka qenë po ashtu edhe kryetari i komunës së Tetovës dhe ambasador i Maqedonisë në Zvicër.
Alajdin Demiri gjatë mandatit të tij si kryetari i komunës së Tetovës në vitin 1997 ngriti flamurin kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit.
Alajdin Demiri u lind më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – redaksia në gjuhën shqipe.
Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988 ishte profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit.
Prej viteve 1990-1995, ai studioi frëngjisht në Lausanne, Zvicër, duke u kthyer në 1995 më vonë dhe duke u përfshirë në skenën politike në kuadër të PPD-së. Në vitin 1997 ai u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 dënohet me dy vite burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që ndodhi paralelisht me komunën e Gostivarit, që përfundoi me dhunë brutale të policisë së asaj kohe, që shkaktoi viktima dhe të arrestuar.
Parlamenti Evropian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas në periudhën e fundviteve të 90-ta emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit të tij ai angazhohet si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë./alsat m/
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej mbrëmë ka arritur në Pejë në Patrikanën e Pejës ku sot në mëngjes ka mbajtur një liturgji.
Ditëve në vazhdim ai do të udhëheqë liturgjitë nëpër kisha të tjera të Kosovës, përcjell rts.
Gjatë ditës ai do ta vizitojë Manastirin e Deçanit e në vazhdim edhe enklavat serbe nëpër Kosovë, transmeton Koha.net.
Irinej ka përsëritur shpesh se “Kosova është Jerusalemi serb”.
Për herë fundit, Irinej ka qenë në muajin tetor kur dhe kishte thënë:
“Kurrfarë ndarjeje. Nuk mund të pranoj që Prizreni, ku kam qenë më shumë se 15 vjet të jetë në ndonjë shtet tjetër, kështu edhe Patrikana e Pejës, Deçani, Graçanica. Kjo nuk më hyn në kokë, aq më pak në zemër… Kisha kurrë s’e ka ndryshuar qëndrimin, këtu jemi dhe këtu do të mbesim deri sa të jemi. Le të pushtojnë ashtu siç kanë pushtuar, le të marrin, le të okupojnë, por ne nuk guxojmë t’u japim. Kjo është gjëja kryesore”.
“Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop”, shkruhet në revistën amerikane “ELLE”, ku Dua është në kopertinën e muajit maj. Në një intervistë me shkrimtaren dhe editoren Lauren Levy, Dua rrëfen mbi disa nga sukseset e fundit, planet për të ardhmen, duke përmendur gjithashtu edhe vendlindjen.
Dua thekson se për të është shumë e rëndësishme që të punojë për fuqizimin e grave në muzikë. Sipas Duas, frymëzimi dhe ndikimi tek masa është një pjesë thelbësore e muzikës si art.
Sigurisht që siç ndodh në shumicën e intervistave, nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me vendin e saj.
“Kosova ka përcaktuar atë që jam sot. Kur je nga Kosova ose Shqipëria krijohet një strereotip për ty. Në filma shqiptarët portretizohen me mafian. Po përpiqemi të ndryshojmë mënyrën si njerëzit e shohin vendin tonë”, u shpreh Dua Lipa.
Gjithashtu Dua Lipa foli dhe për albumin e saj të ardhshëm që pritet të jetë një ndërthurje e disa rrymave.
”Shpresoj të nxjerr albumin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Nuk e kam vendosur ende listën e këngëve që do përmbajë. Shpresoj që të gjithë t’i këndojnë. Një nga arsyet pse bëj muzikë është mesazhi ”bëj muzikë me shpresën se dikush tjetër ndihet njësoj”, u shpreh Dua Lipa për albumin që pritet të dal. /atsh
Nikanor Kinteros është një djalë shumë i zakonshëm që jeton me gjyshen Ramona, shkon në shkollë dhe i pëlqen të pijë qumësht me biskota. Ai nuk do të ishte shumë i ndryshëm nga fëmijët e tjerë po të mos posedonte shkollën e tij private, të cilën e themeloi për të ndihmuar fëmijët e tjerë të varfër.
Kur ishte nëntë vjeç, Nickanor i kërkoi gjyshes që ta hapte një shkollë pranë shtëpisë së tyre. Asaj i pëlqeu ideja kur nipi i tha se donte të ndihmonte fëmijët që nuk kishin para të mjaftueshme për libra, fletore, çanta shkollash dhe madje edhe këpucë me të cilat do të shkonin në shkollë. Djali nga Argjentina pak nga pak e ndërtoi shkollën e tij të quajtur “Toka dhe Uniteti”.
Kjo shkollë ka ekzistuar për më shumë se tre vjet. Fëmijët e tjerë e ndihmuan të ndërtonin dy klasa, kabinete, një librari të vogël, ata morë dollapët dhe gjërat më themelore që duhej të kishin. Një nga miqtë e tij punon si mësues. Shkolla ka 36 nxënës të moshave të ndryshme, të cilët i janë shumë mirënjohës atij.
Djali nganjëherë mbetet deri vonë në mbrëmje për të ndihmuar fëmijët e tjerë të mësojnë ndërsa të ardhurat e tij i përdorë që t’u blejë atyre çaj dhe biskota. Nikanor ka impresionuar dhe frymëzuar shumë njerëz. Kryetari i vendit vizitoi shkollën e tij dhe e quajti atë një hero të vërtetë. /Reporteri.net
Në Meksikë është gjetur xhirimi i performancës së Beatlesave të famshëm në emisionin e popullarizuar të BBC “Top of the Pops” nga viti 1966.
Xhirimi origjinal nuk është ruajtur, ndërsa videoja të cilën e kishte bërë shikuesi i cili e regjistroi programin televiziv me kamerë zgjat 11 sekonda. Atë e xhiroi një familje nga Liverpooli ndërsa klipi në fund përfundoi në duart e një koleksionisti nga Meksika.
Koleksionisti e ka kontaktuar Kaleidoscope, organizatën nga Birmingham, e cila merret me gjetjen e xhirimeve të humbura televizive, shkruan BBC.
“Mendoj se kjo është kupa e shenjtë për fansat e Beatles. Kemi menduar se xhirimi është i humbur përgjithmonë, sepse videokaseta nga viti 1966 nuk është ruajtur. Është e mahnitshme që e kemi gjetur pas gjithë këtyre viteve”, tha Chris Perry nga organizata Kaleidoscope.
Beatles ka regjistruar disa herë këngë të cilat më vonë janë transmetuar në emision, por live kanë interpretuar vetëm më 16 qershor 1966.
“Nuk e dimë nëse kjo pjesë e historisë së “Top of the Pops” ka humbur përgjithmonë, por programet e BBC nuk janë arkivuar me kujdes dhe disa kanë humbur”, kishte deklaruar menaxheri i marrëdhënieve me publikun i stacionit televiziv në vitin 2000.
Xhirimi i rizbuluar do të shfaqet më 20 prill në BFI në Londër, në kuadër të programit Music Believed Wiped.
“Cilat janë gjasat që diçka e tillë të ndodhë? Ky është me të vërtetë një zbulim i madh”, tha Dori Howard, ligjërues i “Beatles dhe muzika e popullarizuar” në Universitetin Liverpool Hope.
Është gjetur edhe episodi “Top of the Pops” nga viti 1969 me një pjesë të videoklipit promovues të Beatles për singlin e tyre “Something”, transmeton Koha.
Pasi interpretimit live në San Francisko në vitin 1966, kur ishin në kulmin e karrierës së tyre, Beatles kurrë më nuk shkoi në turne. Ata u bashkuan përsëri në vitin 1969 në Londër për të performuar në çatinë e kompanisë Apple Records. Projeksioni filmik “Music Believed Wiped” i përmban 240 performanca muzikore të zbuluara kohët e fundit nga organizata Kaleidoscope.
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjeter Bogdani” në Prishtinë, sot (e shtunë, 13 prill) nga ora 11 do të mbahet tryeza shkencore “Agim Gjakova në letrat shqipe”.
Organizatorët e kësaj veprimtarie kanë paralajmëruar prezantimin në këtë tryezë të studiuesve e shkrimtarëve nga Tirana e Prishtina, të cilët do të flasin për poezinë e prozën e Gjakovës, të krijuara gjatë jetës e krijimtarisë së tij në Kosovë e në Shqipëri.
Veterani i stand-up komedisë, Ian Cognito ka vdekur në skenë gjatë kohës sa ishte duke luajtur.
Komediani 60-vjeçar u ulë në një stol duke marrë frymë rëndë, para se të binte në qetësi për 5 minuta gjatë shfaqjes të enjten.
Andrew Bird tha se publiku në barin ‘Atic’ në Bicester menduan që ishte shaka, dhe vazhduan të qeshnin të pavetëdijshëm që diçka nuk ishte në rregull, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Shërbimi i Ambulancës konfirmoj se Cognito kishte vdekur në skenë.
Bird i cili drejton ngjarjet në Lone Wolf Comedy Club, tha se Cognito nuk ishte ndjerë mirë para se ta fillonte shfaqja, por kishte insistuar që të shkonte në skenë.
Ai tha se Cognito ishte tallur edhe me shëndetin e tij gjatë shfaqjes duke u thënë audiencës “imagjinoni sikur të vdisja para jush sot”.
Ishte Bird ai që shkoi i pari në skenë për të parë nëse komediani ishte mirë.
“Të gjithë në skenë, përfshirë edhe mua, menduam që ishte tallje”, tha ai. “Edhe unë kur shkova në skenë dhe preka duart e tij, prita që ai të thoshte ‘boo’”.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka kërkuar që të ngrihet një memorial në Batajnicë të Beogradit për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë, e të varrosur fshehtas në varrezat masive në Batajnicë.
E publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi thotë se kosovarët duhet t’ia ngrisin një lapidar për së gjalli Natasha Kandiqit në Prishtinë.
“Ne duhet t’ia ngrisim Natasha Kandiqit për së gjalli një lapidar në mes të Prishtinës, si personi që ka bërë më shumë se të gjithë ne shqiptarët bashkë për krimet të cilat janë kryer ndaj shqiptarëve!”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Ballkani.info.
Diskutimi që sjell javën tjetër Klubi i Leximit është i orientuar rreth pyetjes se “Cila është vepra e Fan Nolit apo përkthimi i parapëlqyer nga Fan Noli për ju?”, shkruan KultPlus.
Takimi i radhës i klubit te leximit do të mbahet më 18 prill, në ora 19:00, në librarin Dukagjini. Në këtë takimi adhuruesit e librit do të diskutojnë për dramaturgun, përkthyesin, politikanin, shkrimtarin e historianin shqiptar Fan S Noli.
Ata që duan të bëhen pjesë e këtij takimit duhet të
regjistrohen përmes linku t që gjendet më poshtë, (ata që janë regjistruar në takimet e
mëparshme, nuk kanë nevojë të regjistrohen përseri).
Hana Arapi, një artiste e re në fushën e dizajnit grafik tashmë do të sjellë ekspozitën e dytë personale, shkruan KultPlus.
Përmes kësaj ekspozite Arapi prezanton një varg punimesh nga fusha e Dizajnit Grafik: Komunikim Vizual, Ilustrim dhe Animacionin. Ekspozita titullohet “Në Progres” dhe kuratore e saj është profesoresha Lyra Zajmi.
Ekspozit hapet jvën tjetër, më 17 prill duke filluar nga ora 19:00. Hapja bëhet në hapësirën ekspozuese “Hani i 2 Robertëve” në Prishtinë, Rruga Arkitekt Karl Gega nr.4.
Hana Arapi në prillin e vitit të kaluar ka prezantuar ekspozitën e parë personale me titull “n’4tën” në Hamami “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren./ KultPlus.com
Ai ka dy gra: një që fle në shtratin e tij dhe një që fle në shtratin e ëndrrave të tij. Ai ka dy gra që e duan: një që që plaket përbri tij dhe një që ia fali rininë për ta fshehur pastaj.Ai ka dy gra: një në zemrën e shtëpisë së tij e një në shtëpinë e zemrës së tij.
I ftuar në programin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, kompozitori Agim Krajka tregoi më shumë për këngët e preferuara, duke e konsideruar “Këngën e gjyshes” si një nga më të dashurat për të.
Ai rrëfeu se ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen dhe se ndihet krenar që ka kompozuar një këngë për të.
Ndër të tjera, kompozitori nuk ngurroi të shprehte mendimin lidhur me këngët e ditëve të sotme, ku, sipas tij, shkruhet më tepër për dashnoret sesa për gjyshet.
Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova./ KultPlus.com
Gazeta prestigjioze “Frankufrter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, duke sjellë fotografitë e shkrepura nga dora e reporterëve të tyre të cilët kanë qëndruar në zonat e konfliktit gjatë viteve 90-ta.
Fotografi gjerman i FAZ, Wolfgang Eilmes, dhe korrespodenti i kësaj gazete, Matthias Rub, përmes fotografive dhe shkrimeve të tyre kanë paraqitur gjithë krimet makabre që kishte kryer policia dhe ushtria paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.
Përveç vrasjeve, regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ishin kujdesur që të shkatërrojnë çdo gjë që iu kishte dalë përpara.
Në këtë artikull, rikujtohet fakti që dhimbja për humbjet e pësuara gjatë luftës në Kosovë është ende e gjallë, dhe se mospajtimet mes serbëve dhe shqiptarëve janë ende të thella.
“Dhimbja dhe vuajtja e humbjeve vazhdon të jetë prezentë edhe sot. Ndarja është e thellë në mes grupeve të ndryshme etnike në Kosovë, edhe nëse është e mundur që ajo të zbutet, përpara është ende një rrugë e gjatë”, shkruan FAZ, transmeton Gazeta Express.
Gazeta gjermane ka kujtuar faktin se shqiptarët ishin viktimat e para të një ‘spastrimi etnik’, nga ushtria serbe.
“Rindërtimi dhe ri pajtimi, janë punë për gjeneratat e ardhshme”, vazhdon shkrimi.
Por çfarë thotë fotografi gjerman, Wolfgang Eilmes, për përvojat e tij gjatë raportimit nga lufta e Kosovës.
Njëzet vjet më parë, NATO vendosi që të ndërhyjë në luftën e Kosovës. Ushtarët e Bundesëehrit luftuan së bashku me ushtarët britanikë dhe amerikanë në kuadër të KFOR-it, kundër ushtrisë serbe. Një vit para se të ndërhynte NATO, në prill të vitit 1999, unë raportova me kolegun tim, korrespodentin Matthias Rub, mbi konfliktin në Kosovë. Fotografitë e mia të para janë realizuar në fshatin e shkattërruar të Prekazit, pas vrasjes së Adem Jasharit së bashku me 60 anëtarët e familjes së tij, nga një njësi speciale e ushtrisë serbe.
Bashkë me ne ka qenë edhe Tyler Hicks, fotograf i The New York Times, unë dokumentova shkatërrimin e fshatit Prekaz. Ne me lejen e ushtrisë serbe, u lejuam të kalonim nëpër rrugët e shkatërruara. Njerëzit tashmë ishin varrosur, kafshët e vrara ishin kudo. Ne ishim vetëm, dhe rreziku që të goditeshim nga snajperët e UÇK’së ishte shume madhe, sepse ata mund të na llogarisnin për anëtarë të ushtrisë serbe.
Kam raportuar edhe për situatën e refugjatëve shqiptarë nga Kosova të cilët kishin ikur në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje e Gjermani.
Fotot e Kosovës janë marrë me kamera nga kompanitë Leica dhe Nikon.
Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku me famijen e tij. Ndoc Çoba (1870-1945), veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, Ministër i Financave (1920), kryetar i bashkisë së Shkodrës (27 gusht 1937-24 qershor 1939), një nga organizatorët e Konferencës së Pezës, botues.
Arrestohet nga regjimi komunist dhe vdes në burg pas torturave. Bashkëshortja e tij Marie Çoba (1875-1954) – në fotografi- ishte feministja e parë shqiptare, themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare”.
Me pseudonime të ndryshme, botonte artikuj që mbulonin çështjet e grave. Është e njohur për ndihmesën në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi si dhe emancipimin e femrës shqiptare.
”Vetëm kur të arrihet të mbushen mësonjëtoret me vajza ashtu si me djem, vendi ynë do të rradhitet në vendet e qytetëruara”. Fotoja është realizuar në studion e Kel Marubit në vitin 1930./Shqip
Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi shprehet se gjysma e kandidatëve për mësues nuk kanë kaluar në Provimin e Shtetit.
Ajo argumenton se më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek studentët që kanë përfunduar programin e arsimit fillor.
Vrapi tha gjatë një interviste për Ora Neës se kandidatët mund ta bëjnë ankimimin brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin.
“49.6% e totalit të kandidatëve janë fitues, pra kanë marrë mbi 50% të pikavë. Ka një proces që ka të bëjë me ankimimin e kandidatëve. Është e drejtë e tyre që nëse nuk janë dakord me rezultatin të kërkojnë rishikimin e tij. Ankimimin mund ta bëjnë brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin”, tha Vrapi.
Ngelësit mund ta japin sërish Provimin e Shtetit. Më parë ata mund t`i nënshtroheshin testit deri në 5 herë, por prej tetorit të vitit të kaluar ky limit është hequr.
“Nuk ka një limit me daljen e VKM-së në tetor të 2018 është hequr kufizimi prej 5 herësh. Mund ta japin këtë provim kundrejt një pagese, e cila është e barabartë me atë nga hera e pestë”, deklaroi ajo.
Testimet për licencën e mësuesi kanë vënë në dyshim cilësinë e fakulteteve që aplikojnë programet e mësuesi. Nga 788 kandidatë që kërkuan të merrnin të drejtën e mësimdhënies 50% e tyre rezultuan ngelës, edhe pse kanë fituar diplomën e Universitetit.
Në provimin e shtetit më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek ata që kanë përfunduar studimet e larta për arsimin fillor, ku 60% e kandidatëve nuk kanë marrë licencën.
Sipas të dhënave nga Qendra e Shërbimeve Arsimore asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë notën maksimale 10. Tarifa që duhet të paguajnë kandidatët për mësues në lidhje me provimin e licencës është 10 mijë lekë dhe rritet me 2 mijë e 500 lekë sa herë e që e rrijapin.
Perdet e kuqe të vendosura në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare e tapeti i kuq në pjesën më të madhe të sallës i kanë dhënë një dimension tjetër këtij ambienti që tash e tri net po e mbledhë publikun në mbrëmjet koncertale që Chopin Piano Fest i ka sjellë kryeqytetit. Pak para se të nis mbrëmja pianistike, në sallë mund të numëroheshin gati veç dhjetë ulëse të zbrazura. Publiku në ulëset tjera me duartrokitje kanë pritur pianistin norvegjez Hakon Austbo, e intensitetin e duartrokitjeve e kanë shtuar pas çdo përfundimi të veprës së interpretuar nga ai, derisa për Austbon ky ishte takimi i dytë me publikun e Prishtinës. Në skenë barte bagazhin e karrierës së tij 50 vjeçare që përfshin interpretimin e tij në skenat më prestigjioze të botës. Pianoja e vendosur në mes të sallës, nuk ishte nga ato në të cilat Austbo ka interpretuar më parë por megjithatë publikun e konsideronte si pjesën më të veçantë të interpretimit të tij.
Pianisti norvegjez Hakon Austbo për gati dy orë ka qëndruar në ndërveprim të vazhdueshëm me pianon. Loja e tij nuk ka qenë vec interpretative, brenda pozitës së tij ka dëshmuar edhe ndjeshmërinë e tij artistike ndaj lojës. Gishtërinjtë e tij kanë qëndruar stoikisht drejt tasteve të pianos ndërsa shikimi i tij ka depërtuar edhe përtej saj. Tingujt që ka nxjerrë loja e tij, vazhdimisht ia kanë orientuar lëvizjet e trupit. Mbrëmja ka nisur pikërisht me veprën e kompozitorit polak Frédéric Chopin, emrin e të cilit e mbanë festivali. Mbrëmja ka nisur me “Fantaisie op.61”, vepër kjo e shkruar dhe botuar në vitin 1846, ku tingujt vijnë rrjedhshëm njëri pas tjetrit e rrallë i ikin formës së njëtrajtshme.
Më pas pianisti Austbo ka kaluar në një pjesë nga vepra shumëvëllimëshe “Lyric Pieces” e kompozuar nga pianisti dhe kompozitor norvegjez Edvard Grieg. “Lyric Pieces op.54”, e kompozuar në vitin 1889–91 dhe e publikuar në vitin 1891 ka qenë vepra pasuese. Vepra e kompozitorit e pianistit rus ka vazhduar të mbajë pjesën tjetër të koncertit ,“Piano Sonata No. 10, Op. 70” që daton nga viti 1913 erdhi mbrëmë në mjeshtrinë artistike të pianistit norvegjez. Mirëpo gjallërinë më të madhe e goxha energji duket se i ka marrë vepra me të cilën ka përmbyllur mbrëmjen “Miroirs “e kompozitorit francez Maurice Ravel që është kompozuar në fund të shekullit të kaluar. Vepra përmban pesë kohë dhe secila nga to ka qenë dedikim për anëtarët e grupit artistik francez “Les Apaches”. Intensiteti i lojës ka dalë edhe më në pah gjatë veprës së fundit. Me elegancë e lojë të natyrshme e ka përcjellë krejt lojën, pianisti norvegjez i veshur me të zeza që ka dëshmuar përvojën e tij të ndërtuar në skenat më të njohura.
“Ishte e mahnitshme të kthehem këtu, salla ishte më e madhe por do të doja që edhe pianoja të ishte e tillë, shpresoj që ta gjejë një më të madhe herën tjetër, megjithatë e shijova praninë e publikut dhe e kuptova që ata dëgjonin mjaft mirë. Veprat që i luajta sonte janë vepra që i kam luajtur tërë jetën time”, shprehet Hakon Austbo për KultPlus.
Hakon Austbo
ka qenë aktiv si pianist për më shumë se 50 vite. Performanca e tij e parë me
orkestër në Bergen në 1963 dhe recitali
i tij i parë në Oslo në vitin 1964, i dhanë atij famë në një moshë të hershme.
Përveç çmimit Messiaen, Hakon
Austbo ishte i pari kombëtar jofrangjik që fito “Paris Concours de la Guild
Francaise des Artistes Solistes” në Paris (1970). Ai ishte fitues i konkursit
ndërkombëtar të Mynihut (në pianoduo me Marina Horak, 1974), të Konkursit Ravel
në Paris (1975) dhe si anëtar i Trio du Nord, i International Rostrum, UNESCO,
Bratislava. Ai mori çmimin e kritikëve të muzikës norvegjeze në vitin 1989 dhe
u zgjodh “Performer i vitit” në Norvegji në vitin 1992. Ai mban titulli freng
si “Chevalier de la Legion des Arts et des Letters”.
Drejtoresha artistike e Festivalit, Lejla Pula tha për KultPlus se artisti Austbo prekë nivelin kulmor të një piansiti, ndërsa edhe pse i përket një niveli jashtëzakonisht i lartë, ai përseri nuk ngurron që artin e tij ta prezantojë edhe në salla të vogla, sic është kjo e këtij festivali.
“Fokusi i interesimeve të tij është laramania tingullore, ai kur luan ne kemi përshtypje që bijën perlat në tastaturë , aq bukur që shkëlqejnë tingëllojnë tingujt e pianos sa absolutisht dëgjojmë çdo tingull i cili është prezent , kjo është një dhunti e madhe , është diçka rrallë, nuk ka shumë artistë të tillë të këtij niveli aq të lartë , të të shprehurit artistikisht dhe të kualitetit tingullor që ai e ka nxjerrë makasimumin nga ai instrument për këtu”, tha Lejla Pula në një intervistë të shkurtër për KultPlus.
Mbrëmja
muzikore ka pasuar me një takim me pianistin e koktej të organizuar nga
Ambasada Norvegjeze në Kosovë. Në një bisedë me KultPlus, ambasdori norvegjez Strand Sjaastad mbrëmjen e kaluar e përshkroi
si mbrëmje që përmbledhë brenda vetes plot entuziazëm e qetësi.
“Ky është
një festival i mrekullueshëm me njerëz nga vende të ndryshme që vijnë këtu dhe
jam i nderuar që edhe unë jam këtu. Është
shumë kënaqësi të shohësh gjithë këta njerëz këtu, dhe kjo është një pritje
jashtëzakonisht e ngrohtë . Chopin Piano
Fest-it na sjellë vazhdimisht këso
mbrëmjesh të bukura , ndërsa përfshijnë një angazhim të çmueshëm të cilin ne do të vazhdojmë ta
përkrahim”, tha ambasadori Sjaastad për KultPlus.
Chopin Piano Fest numëron edhe 12 mbrëmje koncertale deri në përfundim. Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të luajnë dy instrumentistë nga Kroacia, Danjel dhe Ljubomir Gasparovic./ KultPlus.com