Gazetari shqiptar i del përball kryeministres serbe me bluzën “Njerëz të ardhur nga mali”

Kryeministrja serbe Ana Bernabiq sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku aty ka takuar edhe gazetarin shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, e në të cilën shkruante “Sapo dolëm nga mali”.

Nuk dihet cili ka qenë reagimi i kryeministres serbe, e cila kohë më parë kishte deklaruar për shqiptarët se “Janë njerëz të ardhur nga mali”. /KultPlus.com

Vallëzimi më i madh folklorik në botë shënon rekordin botëror për pjesëmarrje

Libri i rekordeve Gines ka regjistruar pjesëmarrjen e 882 personave duke kërcyer nën ritmet e muzikës mariaki në qytetin meksikan të Guadalajaras, dansi më i madh folklorik në botë.

Ky rekord i ri u vendos në kuadër të takimit ndërkombëtar të Mariakit në Guadalajara, ku u regjistrua dhe rekordi i mëparshëm në vitin 2011 me 457 pjesëmarrës.

“Dy aspekte shumë të rëndësishme janë studiuar. E para, që të gjithë pjesëmarrësit vallëzonin të paktën pesë minuta pa ndërprerje dhe pa dalë nga zona e provës dhe menjëherë më pas ata ndiqnin një koreografi. Kësaj në i kemi shtuar dhe kostumet”, theksoi Carlos Tapia, përfaqësues i librit të rekordeve Gines.

Kërcimtarët, që vijnë kryesisht nga shkolla e dansit folflorik, janë mbledhur në sheshin “Liria” në qendër të Guadalajaras.

“Rekordi i mëparshëm ka qenë i yni. Rekordi i ri tregon vazhdimin e përhapjes së traditës tonë tek të rinjtë”, deklaroi për shtypin Xavier Orendain, president i Dhomës së Tregtisë së Guadalajaras, organizatore e evenimentit.

Burrat vallëzuan nën ritmet e këngëve mariachi dhe ishin veshur me kostume tradicionale “karro” me qëndisje, kapele meksikane dhe çizme. Gratë ishin të veshura me fustane shumëngjyrëshe.

“Për mua është impresionuese të shikosh kaq shumë koordinim dhe gjithë shprehjen e kulturës meksikane, kjo është më e mira”, theksoi Karla Gallardo, 24 vjeçe, spektatore në këtë aktivitet dhe gjithashtu anëtare e një grupi folflorik.

Takimi ndërkombëtr i mariakit të Guadalajaras numëron gjithashtu 11 rekorde në Librin Guinnes /KultPlus.com

Mbahet tryeza për dy kolosët e albanologjisë, Idriz Ajetin dhe Eric Hamp

Qendrim Badalli

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare sot është mbajtur një tryezë kushtuar dy studiuesve të shquar të albanologjisë, Idriz Ajetin dhe Eric Hamp.

Drejtuesi, Rrahman Paçarizi, pasi hapi tryezën duke vlerësuar lartë kontributin shkencor të Akademikut Idriz Ajetit dhe Akademikut Eric Hamp, fjalën ua dha Prof. Bardh Rugovës dhe Prof. Shkumbin Munishit të cilët mbajtën nga një fjalim të shkurtët për dy studiuesit në fjalë.

Bardh Rugova e ka vlerësuar shumë kontributin e studiuesit Eric Hamp ka folur për rolin e tij dhënë albanologjisë dhe përgjithësisht popullit shqiptar.

 “Eric Hamp është emri më i madh botëror që është marrë me Gjuhën Shqipe” ka thënë Rugova.

Pasi ka folur për kontributin specifik dhënë albanologjisë, Rugova ka theksuar se Hamp përpos që ka vizituar Kosovën disa herë dhe se ka qenë Anëtari i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës dhe pjesëmarrës në një edicion të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ai ka kontribuar edhe për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë.

“Eric Hamp i ka shkruar letër Presidentit Bill Clinton me kërkesën për ndërhyrjen në Kosovë” ka thënë Rugova.




Në anën tjetër edhe prof. Shkumbin Munishti duke folur për rolin e Akademikut Idriz Ajetin ka vlerësuar punën e tij shkencore dhe patriotike që ka dhënë ndër vite. “Akademiku Idriz Ajeti ka qenë studiues i shquar i Albanologjisë” ka thënë ai.

Munishti, ka shtuar se ai ka qenë në krye të të gjitha përpjekjeve për shkencë dhe arsim në kohën e tij.

“Idriz Ajeti ka qenë drejtues i  të gjitha përpjekjeve shkencore dhe arsimore në Kosovë”. Ai ka thënë se roli i tij i është dhënë në shumë dimensione e sidomos në procesin e standartizimit të shqipes në Kosovë.


Në një fjalë rasti, është ftuar të paraqes kujtimet e tij edhe prof. Rexhep Ismaili, i cili ka qenë bashkëpunëtor i të dy studiuesve për një kohë të gjatë.

“ Kam pasur fatin t’i njoh që të dy nga afër” kështu e filloi fjalën e tij prof. Ismaili duke i quajtur që të dy si “themeltar të albanologjisë”.

Prof Ismaili duke folur për nivelin e lartë shkencor të prof. Eric Hampit, ka thënë: “Një artikull i tij ka vlejtur sa një libër, një artikull sa një libër”.

Ai ka folur edhe për një situatë interesante që ka ndodhur në Prishtinë kur Hampi kishte vizituar Kosovën. “Pasluftës në hotel Grand ai u ulë dhe e puthi tokën, ishte i lumtur që ishim të lirë” ka kujtuar Ismaili.

Duke folur për rëndësinë e tij për albanologjinë shqiptare ai ka thënë:

“E njoh si shumë të rëndësishëm për vendin tonë”.

 “ Unë e di që prof. Hamp ka pasë rëndësi për studimet krahasuese të albanologjisë”.

Ismaili ka kujtuar edhe prof. Idriz Ajetin, për të cilin ka pasur fjalë të mëdha qoftë nga ana njerëzore qoftë nga ajo shkencore.
“Ka qenë fat i mirë për mua qe të punoja me një njeri të tillë”.

Ai ka thënë se ka punuar shumë me të edhe në organizim të këtij seminari teksa ka kujtuar se ai ka qenë shumë i përshtatshëm për bashkëpunim.
“Ka qenë njeri që ke mundur të bashkëpunosh”.

Tutje, ka thënë se Ajeti meriton nderim të madh për veprimtarinë që ka bërë. “Idriz Ajeti meriton gjithë respektin për atë cfarë ka bërë”.

Në këtë tryezë ishtë i pranishëm edhe Akademiku Ymri Badallaj, një numër i profesorëve të Fakultetit Filologjik si dhe një numër i madh i të pranishmëve: studentë, studiues, përfaqësues të mediave etj. /KultPlus.com

Ruajtja e ilaçeve përmes artit

Një artiste ka zgjedhur artin si mjet për ta përshkruar ilaçin e shkurreve i cili është përdorur për shërim tradicional, shkruan ABC NEWS, transmeton KultPlus.

Në komunitetin e largët të territorit verior të Ampilatwatja, 300 kilometra në veri-lindje të Alice Springs, pikturat shfaqin recetat  që janë përdorur për mijëra vjet për shërim tradicional.

Kjo formë unike e artit indigjen ka shkaktuar bujë midis koleksionistëve ndërkombëtarë teksa menaxherja e Qendrës së Artit, Caroline Hunter, ka thënë se në vend që përmes pikturave ata t’i tregojnë ëndrrat e tyre, artistët nga Ampilatwatja kanë vendosur t’i pikturojnë këto ilaçe.

Ajo ka thënë se ky ka qenë një vendim që komuniteti ka marrë vite më parë, meqë ëndrrat shpesh janë shumë të shenjta për tu pikturuar dhe publikuar.

Ata pikturojnë imazhet ku kanë lindur gjyshërit e tyre, imazhet e tregimeve, imazhe të ndritshme, të bukura të këtyre bimëve shumë të fuqishme që tradicionalisht janë përdorur për shërim.

Puna e këtyre artistëve është duke u marrë shumë seriozisht. Ata kanë udhëtuar për këtë punë në Kanada, Francë, Gjermani dhe Itali. Ata kanë marrë mbështetje të madhe edhe në Amerikë nga koleksionistë të ndryshëm që duan ta shohin punën e tyre. /KultPlus.com

Mbreti Zog, pas tentativës së helmimit ndaj tij konsumon vetëm ushqimet e bëra nga nëna e tij

“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 7 dhjetorit 1929, në ballinë një shkrim në lidhje me arsyen e vërtetë të gjendjes së rëndë shëndetësore asokohe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 6 dhjetor.

— Mësojmë nga Beogradi se sëmundja (fillimisht është folur për tuberkulozin pulmonar dhe kancerin e laringut në shtypin francez) e mbretit Ahmet Zogu, gjendja shëndetësore e të cilit vetëm sa po përkeqësohet, nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë helmimi e kryer ndaj tij.

Që nga fillimi i mungesës (sëmundjes) së tij, mbreti konsumon vetëm ushqimet e përgatitura posaçërisht dhe me kujdes nga nëna e tij, e cila ia shërben vetë.


“Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, 10 familje me rreth 33 anëtarë të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë

Në Kosovë, me përfundimin e luftës së armatosur, 6,063 persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa aktualisht numri i të pagjeturve është 1653. Në mungesë të gatishmërisë së mjaftueshme për bashkëpunim në mes qeverive në Prishtinë e Beograd, dhe me një dialog të brishtë për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur kanë ngecur dukshëm.

Përkundër faktit se çështja e personave të pagjetur përfshin palë të ndryshme të interesit, fatkeqësisht dihet relativisht pak për të pagjeturit, çfarë ka ndodhur me ta dhe çfarë mund të bëhet më shumë për gjetjen e tyre, dhe zbulimin e krimeve të lidhura me këto raste.

Të shtyrë nga kjo gjendje momentale, dhe nga rëndësia e padiskutueshme që çështja e personave të pagjetur ka në proceset e Ballafaqimit me të Kaluarën dhe të Drejtësisë Tranzicionale, në fillim të vitit 2018, Integra dhe forumZFD programi në Kosovë kanë nisur me grumbullimin e rrëfimeve dhe kujtimeve personale të familjarëve të të pagjeturve, me qëlllimin parësor që t’u jepet zë familjarëve, pastaj të shtohet presioni mbi institucionet përgjegjëse për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të të pagjeturve, dhe të diversifikohet narrativa për të pagjeturit.

Libri “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, shpalosë rrëfimet e 10 familjeve me rreth 33 anëtarë të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Nga familjet e intervistuara për këtë libër, 7 janë shqiptare dhe 3 serbe.

Promovimi i Librit të Kujtimit “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” me rrëfime të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, do të mbahet më 30 gusht 2019, nga ora 10:00 në Hotel Sirius – salla Andromeda, në Prishtinë. Ky publikim fuqizohet nga forumZFD, Integra, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, BMZ, RBF dhe Ambasada Zvicerane. Kjo ngjarje organizohet edhe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, 30 gushtin. 

Në këtë ngjarje do të flasin: Nora Ahmetaj – Eksperte për Drejtësinë Tranzicionale, Jelena Krstić – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Serbi, Nita Luci – Antropologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, Fabien Bourdier – Drejtor Rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Dragana Varagic – Aktore, Kaltrinë Zeneli – Aktore. Ky promovim do të moderohet nga Korab Krasniqi.

Kopjet e librit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze do të shpërndahen për pjesëmarrësit në promovim.

Gjeni të bashkangjitur dizajnin e librit.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të Festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Kosovë. Festivali “Mirëdita, dobar dan!” fuqizohet nga Integra (Kosovë) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Iniciativat Qytetare (Serbi), Fondacioni për Shoqëri të Hapur (Serbi), Rockefeller Brothers Fund, dhe Ministria e Kulturës në Kosovë. /KultPlus.com

Nënë Tereza në veshje kombëtare (FOTO)

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të rrallë të Nënë Terezës me motrën e saj, Age Bojaxhiu. Fotografia është shkrepur në vitin 1923, në Konsullatën Kombëtare të Vajzave Prizrenase./ KultPlus.com

Pas premierës kombëtare, “Shpia e Agës” rrugëton për në Kanada

Pas premierës kombëtare të dhënë më 19 gusht, në Prishtinë, rrugëtimi i filmit të gjatë debutues të regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, “Shpia e Agës”, do të vazhdojë në Kanada.

Filmi do të jetë pjesë e edicionit të 20-të të “Calagary International Film Festival” që do të mbahet nga 18 deri më 29 shtator.

Në kuadër të këtij festivali filmi “Shpia e Agës” do të mundë të shikohet më 21 shtator në orën 16:30 në “Globe Cinema – Up” dhe më 28 shtator në orën 17:45 në “Eau Claire 3”.

“Calagary International Film Festival” është festivali i gjashtë më i madh në Kanada, i cili ka filluar të mbahej qysh nga viti 2000. Për këtë edicion Festivali do të shfaqë rreth 200 filma nga Kanadaja, si dhe nga 50 shtete të tjera. Që nga viti 2016 ai është festival kualifikues për “Oscar” për kategorinë “Best short”. “Shpia e Agës” në këtë festival është pjesë e kategorisë “World Cinema”.

“Pasi që ka fituar disa çmime me filmat e saj të shkurtër, Lendita Zeqiraj bën një debutim virtuoz me ‘Shpia e Agës’, një film që përshkruan në mënyrë delikate emocionet njerëzore gjersa me kujdes aludon në kohën e luftës në Kosovë dhe në tensionet etnike”, është përshkrimi që i është bërë filmit në faqen e Festivalit.

“Shpija e Agës”, filmi i gjatë debutues i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, akoma mund të shikohet edhe nga publiku vendas në Prishtinë Filmi po vazhdon që të shfaqet në dy termine në Cineplexx. /KultPlus.com

Të lindet njeriu

Poezi nga Migjeni

Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, –
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball – por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re…
– Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
porgaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.

Para duelit me bashkëkombësen e tyre, tifozët japonez mbështetin Majlindën me fanella “Unë e dua Kosovën”

Disa tifoz japonez kanë veshur fanella me mbishkrime “Unë e dua Kosovën” në Tokio.

Majlinda rreth orës 12 do të ndeshet në gjysmëfinale me kampionen botërore të Xhudos, Uta Abe, e cila është japoneze.

Kjo ndeshje shihet si ‘ndeshja e ëndrrave’, pasi të dyja shihen si pretendente kryesore për të fituar të artën në botërorin e sivjetmë ‘Tokio 2019’.

Majlinda Kelmendi ka arritur që ta mposht edhe japonezen Ai Shishime në botërorin Tokio 2019.

Kelmendi ka pasur një gare të fort me japonezen ndërsa ka fituar me pikë, transmeton Koha.net.

Kelmendi tani ka arritur që të kualifikohet në gjysmë finale, ku do të ndeshet prapë me një Japoneze, Uta Abe. 

Majlinda do të ndeshet me Ai Shishmime nga Japonia,në çerekfinale në Tokio 2019. /KultPlus.com


Gjendet statuja e zhdukur e Gzim Dervishit në Suedi

Është gjetur statuja e refugjatit nga Kosova Gzim Dervishi, e cila ishte zhdukur të dielën.

“Västerbotten News”, ka shkruar se pasditën e së dieles statuja u gjet në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefte.

Lajmin a ka bërë të ditur vetë kosovari, përmes rrjetit social Facebook.

“Lajm i mirë është gjetur prap statuja ime lajm i mirë ” ka shkruar ai me të marrë lajmin.

Thomas Lundgren nga komuna Skellefteå, ka njoftuar se po planifikojnë ta rikthejnë veprën artistike në vendin ku gjendej më parë.

Kujtojmë se Gzimi kishte udhëtuar tre mijë kilometra për të parë veten e tij të shkrirë në bronz. /KultPlus.com


Sot mbahet akademi për ditëlindjen e Shën Terezës

Katedralja ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, organizon akademi për të shënuar 40- vjetorin e Shpërblimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, në ditën e lindjes së saj, më 26 gusht, në Qendrën “BogdaniPolis”.

Ky aktivitet shënon edhe fillimin e ditëve të Shën Nënë Terezës që do të zgjasin deri më 5 shtator, kur kremtohet ditëfesta liturgjike e Shenjtëreshës në Katedralen e Prishtinës.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Tribunën e Oslos. Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit”, mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu e pranoi çmimin vetëm, pasi një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj.

“Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t’u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit. Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë. Më pas fola për abortin e thashë: Po kremtojmë vitin ndërkombëtar të Fëmijës. Sot po ju flas për fëmijën, që nuk ka lindur akoma. Po ju flas në emër të fëmijës, që nuk e ka parë ende dritën e diellit. Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje: të mos duash që fëmija të jetojë, do të thotë ta vrasësh. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Shumëkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E në se një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?! Duke kaluar nëpër Romë, gjatë udhëtimit të kthimit, Ati i Shenjtë Papë më tha: Mos harro të flasësh si në Oslo, kudo që të shkosh!”, ka treguar ajo mbi atë ditë të veçantë në jetën e saj”, pati thënë atëherë Nën Tereza.

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nënë Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza. /KultPlus.com

Majlinda Kelmendi arrin në çerekfinale të botërorit në Tokio

Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë kampionatin botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos, që është duke u mbajtur në Japoni.

Xhudistja pejane triumfoi ndaj polakes Agata Perencin në kategorinë e 52 kilogramëve.

Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera.

Ndërkohë, në çerekfinale ajo do të përballet me japonezen Ai Shishime.

Kujtojmë se dje Kosova e fitoi medaljen e parë në këtë kompeticion me anë të Distria Krasniqit, që u stolis me medaljen e bronztë. /KultPlus.com

Ambasadori amerikan në Kosovë, shfaqet me plis në kokë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett është shfaqur me plis në kokë.

Kosnett plisin e ka vendosur derisa ka qenë pjesë në natën përmbyllëse të festivalit ‘Etnofest’ në mesin e shumë vizitorëve.

Në ‘Etnofest’ i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ku së bashku me miqtë e tij ka qëndruar në festival ku edhe bërë disa fotografi me të pranishmit aty.

Ambasadori Kosnett është parë me plis në kokë duke bërë fotografi me të pranishëm si dhe me ansamblin nga Vitia ku edhe i janë dërguar Periskopit.

Kujtojmë se Kosnett është një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, duke parë edhe thirrjet e tij që të arrihet kjo marrëveshje që të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kosova të ecë para në rrugën e saj euroatlantike. /KultPlus.com

109 vjet nga lindja e Shën Terezës, humanistes shqiptare

Kur ajo ishte gjallë Shën Tereza njihej dhe konsiderohej nga njerëzit që i besonin se ajo bënte mrekulli.

Sot ajo kujtohet si shenjëtore e vërtet.

Kjo grua me një fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, ka pushtuar imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Urdhri që ajo themeloi, Misionaret e Bamirësisë, u rrit dhe mblodhi 3.000 murgesha dhe 400 vëllezër në 87 vende, që kujdeseshin për të varfërit.

Në vitin 1979, ajo mori Çmimin Nobel për Paqe dhe kërkoi që darka madhështore gala që do të mbahej për të, të anulohej dhe të ardhurat t’u jepeshin të varfërve të Kalkutës.

Në vitin 2002, pesë vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II gjykoi se shërimi i një gruaje që vuante nga tumori në stomak, ishte rezultat i ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës.

Viti 2016 shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Ajo u shenjtërua zyrtarisht nga Vatikani. /KultPlus.com

O ti, dashnija e eme e andrrueme

Poezi nga Robert Shvarc 

O ti, dashnija e eme e andrrueme
ke mbetun veç e gjallë në lotin tonë,
ke mbetun si dëshira e plagueme
ndrydhë n’nji varrë të vjetër që më dhemb…

Kush je, ku je, kur vjen e kur po shkon –
pse shkon si vjen, e prap ti mue më len
n’nji terr të zi, ku drita nuk agon,
n’nji vuejtje prore, që vuejtje t’tjera m’bjen.

A thue kanë me kalue dhe shumë agime
tue t’thirrë ndër andrrat, vash’e mallit tem,
me shpresa që veniten si gjetht në vjeshtë?…

A thue gjithmonë e trishtë kanga ime,
Si kanga e bylbyl-qytetit n’gem
ka me tingllue n’kte shekull kaq të thjeshtë?!… /KultPlus.com

Lidhja e shqiptarëve me pellazgët!?

Nga Mathieu Aref

Unë nuk do të bëj një shkrim të gjatë, por thjesht disa rreshta vetëm për të sqaruar dhe vënë gjërat në vendin e tyre të duhur, sepse pikëpamjet tona duken diametralisht të kundërta. Ovidi (-43 /+18) nuk ishte historian, por një poet dhe autor i një libri të vetëm “Métamorfosat” (15 vëllime) dhe autor i Antikitetit të “vonshëm”. Shkrimtarët më të lashtët janë ata të periudhave arkaike dhe klasike greke që konsideronin Homerin si me i lashti autor me “Iliadën” dhe “Odisenë” që janë shkrimet e para të botuara vetëm në mes të shekullit të gjashtë p.e.s. nga tirani Pisistrati.

Të gjithë autorët më të lashtë edhe më të fundit u mbështetën në këto shkrime sepse nuk kishte të tjerë me të vjetër. “Iliada” dhe “Odiseja” shërbyen si përmbledhje bazë për të gjithë literaturën dhe historiografinë e antikitetit dhe u bënë libra referimi: janë Bibla e të gjithë autorëve të lashtë dhe modernë.

Gjatë shekujve shumë kanë shkruar për ngjarjet e kohëve të lashta, por shpesh janë interpretime personale. Për shembull Virgili (-70 /+ 19) i cili ishte poet, u frymëzua nga Hellanikosi i Mitilenit dhe nga “Iliada” për të shkruar “Eneidin”. Ovidi i përket të njëjtës kategori shkrimtarësh. Veprat e tyre u shkruan më shumë se gjashtë shekuj pas “Iliadës” dhe “Odisesë”.

Kur dikush është një historian i antikitetit, ai bazohet në shkrimet më të vjetra dhe më të besueshme sesa ato të shkruar gjashtë shekuj pas “Iliadës” dhe “Odisesë”, si ato të Ovidit dhe shumë të tjerë. Për Antikitetin e largët kemi si dokumente referimi të besueshme dhe të saktë (edhe nëse gjejmë shumë modifikime, rregullime, kundërthënie dhe manipulime të bëra nga pushtuesit helenë për t’i shërbyer interesave të tyre) janë ato të Homerit (“Iliada” dhe “Odiseja” ) dhe ato të Hesiodit (poezi didaktike ndër të cilat “Veprat dhe Ditët”). Hesiodi ishte më i ri se Homeri. Kjo është arsyeja pse në të gjitha studimet e mi mbi Antikitetin e lashtë, të vetmet referencat e mia mbështetën te autorët e këtij antikiteti dhe jo autorët shumë më të vonshëm edhe më pak autorët modernë. Këta të fundit që i kam cituar në tezën time veçse më kanë sjellë ujë në mullirin tim pellazg ose për të nxjerrë në pah gabimet e tyre, por absolutisht jo për t’u frymëzuar në të.

Pra, pas këtij prezantimi duhet të dini se çdo autor serioz dhe kompetent i specializuar në historinë e lashtë merr parasysh vetëm shkrimet serioze dhe më të lashta d.m.th. ato që kronologjikisht i afrohen Antikiteti të largët. Por, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse duhet të jemi të aftë për të ndarë bykun nga grurin (të vërteten nga të gabuarën), të jemi në gjendje për të demaskuar të gjitha gënjeshtrat, hamendjet personale, ambiguitetet dhe manipulimit të qarta.

Pra, në “Iliadë” akejt (referojuni te “Katalogu Akej” – Iliade II, 484 / 780- dhe Katalogu trojan Iliada II, 816/877) nuk janë fare pellazgë (sikur thoni padrejtësisht) sepse është e qartë që ata luftonin kundër trojanëve (pellazgë të mirëfilltë), pellazgëve që vinin nga gadishulli pellazg dhe aleatët e tyre etno-gjuhësorë, friggjianët, trakët, peonët etj. Akejt luftuan kundër ushtrisë dhe etnisë trojane dhe më në fund fituan luftën. Dhe nga ky çast dhe ky rast hegjemonia e pellazgëve mori tatëpjetën dhe emri i tyre filloi të zhduket ngadalë nga “radarët” e historiografisë.

Pellazgët u zëvendësuan nga Ilirët në perëndimin dhe trakët në lindje të gadishullit të Evropës Juglindore. Kështu pra trako-ilirët mbetën në një gjumë të thellë (2080 vite). Përkundrazi, edhe grekët mbetën politikisht në gjumë të rëndë (1976 vite), por gjuha e tyre u përdorë në gjithë Mesdheun dhe sidomos pranë Perandorisë Bizantine dhe krishterimit ortodoks!

Së fundi, vini re për faktet e mëposhtme: Poezitë epike ishin poezi që rrjedhin nga tradita gojore të pellazgëve, paraardhësit e helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre: këto poema helenët i uzurpuan dhe i përvetësuan. Por, kur erdhën pushtuesit helenë ata hasën më “Rapsodët apo Aedët”, pellazgë që shkonin nga një qyteti në qytet tjetër (publik ose privat në mesin e shquar të vendit) për të kënduar këto poezi epike për lavdinë e heronjve të tyre stërgjyshorë. Këto poema u ripërpunuan, u modifikuan, u rregulluan dhe u manipuluan nga të sapoardhurit helenë për t’i shërbyer kauzës dhe interesave të tyre. Por, vetëm në kohën e Pisistratit (600-527 para erës sonë ), në mesin e shekullit të gjashtë, këto poezi janë përkthyer në greqishten e asaj kohë (80 për qind inonisht dhe 20 për qind eolisht) dhe me në fund botuar: ionët ishin pellazgë (cf. Herodoti I, 57 – VIII, 44) para se të bëheshin helenë kur filluan të folën gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjishtja dhe feniko-egjiptianen (nga logografët asistuar nga disa pellazgë dygjuhësh).

Por, për fat të mirë dy gjëra shpëtuan nga censura e logografëve grekë: Fakti që në “Iliadë” në këngën XVI 233/236 ata e lanë siç është (e paprekur) fjalinë: Zeus Mbret, Dodonas, zot i largët, pellazg, që mbretëron mbi Dodonën… Fakti që nuk kishin përkthyer ose ndryshuar emrat e perëndive apo heronjve: një tjetër ngjarje të lumtur që na lejon për të përkthyer dhe interpretuar fal gjuhës shqipe (sidomos falë dialektit gegë) shumë antroponime, eponime, emra, toponime, oronime dhe disa fjalë të tjerë të mbetura paprekur! Kjo është arsyeja pse kam filluar studimet e mia dhe kërkime mbi paraardhësit pellazgë të trako-ilirëve dhe shqiptarëve të sotëm. Pa këtë unë nuk do të kisha shkruar librat e mi e as nuk do të paraqitja tezën time në Sorbonë dhe botimin e saj (mbetet pa e përkthyer për shkakun e mos gjendjes të një përkthyes të aftë për një libër shkencor).

Faleminderit O Zeus (Ô Zoti ynë !)! Mbretërit e hershëm të Athinës pas Kronosit pellazg ishin me zanafillë egjiptiane (Herodoti I, 56, 139, 171; II, 91, 43, 50; V, 65; VII, 204). Kadmi ishte fenikian i mirëfilltë (Herodoti: II, 49, 145; IV, 147; V, 57-59). Legjendat mbi Kadmin janë të shumta dhe shumë të vonshme e kjo vërtetohët se as Homeri, as Herodoti as Tukididi nuk i njohin ato legjenda, por të gjithë pohojnë që ishte fenikian. Herakliu ishte më zanafillë egjiptiane (Herodoti II, 43) etj. Eratostheni është fajtori i madh që krijoi artificialisht (pa as një provë apo dëshmi) datën hipotetike të “Luftës të Trojës” – 1194-1184 para erës sonë, ku ndodhën katër shekuj të quajtur “moshat e errëta” d.m.th. periudha e erret që mbeti memece ku nuk dimë asgjë për të. Ja që më magji del një popull i quajtur helen! Jam i vetmi në botë që pohoj se ajo luftë është me të vërtetë lufta (afërsisht – 680) që bënë helenët në fillimin e shekullit të shtatë para erës sonë kundër etnisë pellazge në Azinë e vogël (trojanët, pellazgët, friggjianët, trakët etj.).

Nuk po shkoj me lart sepse është një temë shumë e gjerë. Helenët nuk u shfaqën para shekullit të VIII dhe ne duhet ta kujtojmë këtë fakt dhe datën kur duam të studiojmë historinë e Antikitetit dhe kur shqiptojmë emrat e akejve, danaenëve, kadmenëve dhe helenëve dhe ata që vijuan. Në atë periudhë të shekujve VIII-VII p.e.s., Azia e Vogël e brendshme (qendrore) ishte e quajtur në atë kohë “Frigji” (Troada ishte një tjetër rajon pellazg në perëndim kundruall detin Egje… dhe rajone të tjera ende si Liqia, Karia etj.). Ajo u pushtua nga asirianët në dëm të frigjianëve. Pra, nëse disa autorë theksojnë dhe qëndrojnë padrejtësisht se Pelopsi ishte frigjian, ata janë të gabuar, sepse ai nuk ishte frigjian po vinte nga Frigjia e udhëhequr nga asirianët dhe kjo është arsyeja pse Tukididi (edhe pse ishte një shovinist i rreptë dhe një panhelen i rrënjosur) e quante Pelopsin i huaj nga Azia (I, 9). Peloponezi me ardhjen e feniko-egjiptianëve (shihni Herodotin ) ishte e banuar nga ilirët (periekët, hilotët, penestët), popullsia e sulmuar që “punonte” për pushtuesit të huaj, por këta pushtues helenë për t’u integruar në atë popullsi “ilire” dëshironin që të besohet se ata ishin “autoktonë”. Kështu pra e bënë veten “dorianë”, padrejtësisht e (emri Dorian rrjedh nga populli që punonte, që ishin “duart” e pushtuesve d.m.th. “Dorët” që ishte fjala e asaj kohe).

Pastaj kjo popullsi u quajt nga autorët e lashtë (të vetmit që na sollën këtë etnonim) “popull i lirë” (i pavarur) që vinte nga “veriu i Greqisë” dhe jo nga veriu i Evropës. Ja çfarë lloji paqartësie, konfuzione dhe manipulime kishte në shkrimet e lashta që ne duhet të jemi në gjendje t’i denoncojmë dhe absolutisht nuk duhet të marrim atë në të parën gradë por duhet matur para se të mendojmë apo të shkruajmë. Në “Iliadë” dhe “Odise” nuk përmenden helenët, dorianët (Herodoti: I, 56; VI, 53, 55/Flavius Josef, Antikitetet hebreje libër XII-IV, 10; libër I, kap.II/7,12 – Bibël, Makabe XII, 1…23) dhe ilirët (në kampin trojan nuk kishte “ilirë”, por peonët me origjinë të Maqedonisë Perëndimore dmth… Ilirët emri i ardhshëm ).

Pse? Për shkak se këto emra u përmendën dhe u shfaqën me vonë (shekulli VII) tek autorët e lashtë (burimet e lashta të vetmit që janë të besueshme…pas verifikime të duhur dhe të ashpra ). Ja sa i vështirë ka qenë (edhe është) fati i këtij populli, më të lashti të Evropës dhe më një gjuhë që e konsideroj si një fosil i gjallë dhe gjuhë amë e kësaj Evrope që ende nuk ia dinë vlerën e historisë së tij. Vetëm këtë na kanë mbetur dhe kjo është një gjë shumë e madhe dhe e lavdishme.

Unë do të shtoja më në fund në mënyrë miqësore se në qoftë se merrni faktin se akejtë (ndryshe nga “Iliada” dhe aq më tepër nga studimet pesëdhjetëvjeçare të mia) ishin pellazgë, ju do të merrni një rrugë të gabuar, por, sigurisht, ju jeni e lirë të besoni në çfarë të doni apo dëshironi. Historia e Antikitetit është një “zanat”.

Po e ndaloj këtu sepse nuk do të mundëm të rifilloj këtu tërë tezën time. /literal.media/ KultPlus.com

10 seritë televizive më të shikuara të të gjitha kohërave

Me zhvillimin e teknologjisë, serialet dita ditës po zënë vendin më të rëndësishëm në historinë e televizionit, dukë përfshirë këtu edhe platformat tjera si atë online, shkruan KultPlus.

Në vijim, mund të shihni 10 seritë më të shikuara të të gjitha kohërave.

The Sopranos

Kur “The Sopranos” bëri debutimin e tij në 1999, shfaqjet televizive nuk ishin shumë të njohura për të qenurit kinematografike. Drama interesante e David Chase, përgjithmonë e ngriti nivelin e të shkruarit, drejtuarit dhe të performuarit në nivel të njejtë me filmat më të mirë të mafive të bëra ndonjë herë. Shfaqja preku një tip të karakterit njerëzor që do të bëhej shumë i popullarizuar në vitet në vijim: anti-heroin. Për deri sa Tony Soprano ishte një kriminel i dhunshëm, ai ishte gjithë ashtu një familjar që donte të mbante balans midis dy botëve të ndryshme të tij. Ndryshimi i tij nga të qenurit përbuzësh dhe dashamirës, Tony ishte protagonist i ndryshum për audiencat televizive. Ai është një nga arsyet pse “The Sopranos” ndihmoi të krijonte një epokë të artë për ekranet televizive.

The Wire

Në shikim të parë, “The Wire” mund të të duket sikur një dramë standarte e krimit. Ndoshta kjo është arsye pse shfaqja nuk arriti shikueshmëri të madhe përgjatë fillimeve të saj. Ndërsa në ditët e sotme, do ta kishe shumë të vështirë për të gjetur një kritik i cili nuk do ta përfshinte shfaqje në listën e tyrë më të preferuar të të gjitha kohërave. Me secilin sezonë duke e ndryshuar fokusin, ne arrijmë të shikojmë skenat e krimeve me drogë në Baltimore nga kënde të ndryshme. Duke e marrë parasysh mjedisin nga vjen autori i shfaqjes David Simon si një reporter i Policisë, nuk duhet të na vijë si suprizë lëvdatat që merr nga çdo anë “The Wire” për origjinalitetin e saj. Dialogu nuk ndalet kurr në mënyrë jonatyrale dhe aktorët, numri i madhë i të cilëve është i përbërë nga aktorë të panjohurë në atë kohë, nuk mund ta bënte më real aktrimin e tyre në rolet përkatëse.

Seinfield

Për një shfaqje që nuk i ishte dedikuar asnjë gjëje, “Seinfeld” ka lënë një impakt më të madhë sa që as autorët e saj do të munda ta imagjonin ndonjë herë. Komedia e Jerry Seinfeld rrjedhë nga gjërat e vogla në jetë, ngjarjet komedike të tij shfaqin si si problemet e vogla rriten në probleme më të mëdha. Si shembull, kush do thoste se Junior Mint, një këmish e trashë apo e tkurrur do të shkaktonte kaq shumë zhurmë. Në shumicën e episodeve, çdo ngjarje e vogel do të bashkohej me ndihmën e rastësisë, duke krijuar kështu disa nga shfaqjet më qesharake në historinë e televizonit. Ngjarjet e krijuara me kujdes kanë qenë më qesharake falë karaktereve jo të zakonshme, dialogut citues dhe shakave të shpejta që kërkonte nga audience një vëmendje të madhë dhe të vazhdueshme.

Game of Thrones

Ka qenë një kohë kur njerëzit fantazinë e kanë asociuar fantazinë me striptizëm dhe efekte special te djathit. Sikur se “The lord of the rings”, ”Game of Thrones” rigjallëroi këtë zhandër në ekranin e madhë, me gjithë se, “Game of Thrones” i dhuroi ekranit të vogël plotë 10 vite më vonë. Sigurisht, “e vogël” është fjala e fundit që ne do të përdornim për të përshkruar këtë inovacion të adaptimit të librave “Një këng e akullit dhe zjarrit” të George R.R. Martin. Gjithçka rreth kësaj serie është epike, nga grupi i madhë i aktorëve, deri tek vlerat fantastike të produksionit, dhe deri tek detajet më të imta. Arritjet ambicioze të shfaqjes krahasohen vetëm me numrin e çmimeve që ajo fiton, duke u bërë seriali i shkruar më i vlerësuari në historinë e Primetime Emmy.

Breaking Bad

“Breaking Bad” mund të jetë seriali më i apasionuar pas tij në këtë listë, që përshatet duke marrë parasysh temën që trajton. Duke qenë më së shumti i njohur për rolet si comedian në atë kohë, Bryan Cranston mund të ishte parë si një kandidat jofavorit për të luajtor një profesor të kimisë Walter White. Me qenë se Kimia është shkenca e ndryshimeve, prapë se prapë, zgjidhja e këtyre aktorëve doli se ishte zgjidhja më e zgjuar në shumë aspekte. Gjatë pesë sezoneve të planifikuara shumë, të krijuara në mënyrë të përpiktë, ne shohim që ky burrë i familjes me kancer të evoluojë në një mbret të pamëshirshëm të drogës. Kur shumica tregojnë kulmin e cilësisë të serisë herët, “Breaking Bad” disi arriti të përmisoj veten çdo vit që kalonte, duke grumbulluar në një fund që la të gjitha në shënimin e duhur.

Mad Man

Në përpjekje për të vendosur kanalin AMC në hartën e përmbajtjeve origjinale, “Mad Men” u bë e para shfaqje kabllore që fitoj Primetime Emmy për Seritë e Jashtëzakonshme të Dramave, e para nga 4 fitoret radhazi. Së pari i vendosur përgjatë viteve 1960, kjo periudhë e dramës shfaq këtë epokë me simbolikë të fuqishme, atmosferë të bezdisëshme, dhe shfaqje delikate që paraqesinë shumë gjëra, madje edhe me pak dialog. Seriali përcjell në mënyrë të shkëlqyeshme kohërat në ndryshim, ndërsa gjithashtu demonstron sesi disa gjëra kurrë nuk duken të ndryshojnë. Në qendër të gjithçkaje është një reklamues i zoti i cili është në kërkim të personalitetit të tij, por që përhumbet në vazhdimësi në botën e reklamave të rrejshme.

The Simpsons

“The Simpsons” vazhdimisht përmendërt si seria e animuar më e mirë ndonjëherë, por njerëzit ndonjëherë harrojë që ai është po ashtu edhe një nga komeditë me influencën më të madhe në të gjitha televizionet. Kreativiteti i Matt Groening posedon një stil dallues të animacioneve që ne të gjithë e kuptojmë, por ajo që vërtetë na bënë për veti janë shakatë e shkurta, skenat e tregimeve të zgjuara dhe personazhet e përjetshme. Duke folur për këtë, viti 2018 pa që “The Simpsons” zyrtarisht tejkaloi “Gunsmoke” si seria e Primetime-ve më të gjata të shkruara të Amerikës në lidhje me episodet. Shfaqja madje ka dëshmuar se është para kohës së saj, duke parashikuar gjithçka, nga fitorja presidenciale e Donald Trump deri tek blerja e propozuar e Fox nga Disney. Edhe nëse sezonet e mëvonshme nuk mund të konkurrojnë me vitet e arta, “The Simpsons” do të jetë gjithmonë i veçantë.

The Twilight Zone

Në “The Twilight Zone”, asgjë nuk është ashtu siq duket. Një lojë kukull mund të jetë një vrasës hakmarrës dhe një libër i dedikuar për të shërbyer njerëzimit mund të sjellë fundin e tij. Edhe vetë seria është më shumë se ajo që sheh syri. Për deri sa është klasifkuar si një film fantashkencë, autori Rod Sterling përdori të mbinatyrshmen të paraqes probleme të botës reale sikur se paragjykimet, nënshtrimi dhe psikologjia e turmave. Shumë episode e kanë gdhendur veten në kulturën popullore si episode klasike shumëvjeçare. Seria ka një shtrirje shumë të gjerë sa që edhe nëse ti nuk e ki parë asnjë episodë, shanset janë shumë të mëdha që je i familjarizuar me një nga përfundimet e saj.

The Leftovers

Nuk ka asnjë kundërshtim se “Lost” ishte një seri që e ndryshoi lojën televizive, me anë të aktorëve të saj të ndryshum, tregimeve ambicioze, dhe përdorimin inovativ të kthimeve në kohë. Me gjithë atë, Damon Lindelof e përfeksionoj këtë formulë kur ai u bashkua me Tom Perrota për të bashkë krijuar “The Leftovers”. Pasi 2% e popullësisë së botës papritur zhduket, të mbijetuarve ju është lënë detyra për të gjetur kuptimin e çdo gjëje. Ajo që është intrige më së shumti është se misteri i gjithpërfshirshum është i parëndësishum. Ajo që është me të vërtetë magjepëse është se si karakteret reagojnë ndaj rrethanave të çuditëshme, duke i udhëhequr ata në disa vende zemërthyese, inspiruese dhe të paparashikueshme. Për deri sa “The Leftovers” nuk ishte kurr favoriti i votuesve dhe morri vetëm disa çmime, nuk është asgjë më pak se një kryevepër e paparë

Cheers

“Cheers” demonstroj se çelësi kryesorë që një seri të ketë suksesë është përshtatja e karakterëve në seri ndërmjet veti, kështu vuri një standartë të ri për secilën seri komedike që u shfaq pas saj. I zhvilluar në një bar tashmë ikonë ku secili e di emrin tënd, seria sjelli së bashku një numër të paharrueshëm të aktorëve, nga Sam i dhënë pas femrave, tek Carla temparamente, deri te Frasier intelektual, i cili do të kishte një sukses pothuajse të njejtë në një seri tjertër të ngjajshme. Edhe pasi disa aktorë kryesorë sikur se Diane dhe trajneri u larguan, serisë nuk ju zvogëlua kualiteti, por në fakt mirëpriti disa aktorë të uritur për sukses sikur se Woody dhe Rebecca. Si një dëshmi për kualitetin e vazhdueshum të serisë, “Cheers” arriti të nominohej për Primetime Emmy për Seritë të jashtëzakonshme komedike në secilin nga 11 sezonet e serialit, duke fituar 4 herë. /gazetablic/ KultPlus.com

Eduard Pernkopf: Libri anatomik i nazistëve që përdoret ende nga kirurgët

Kur neurokirurgja Susan Mackinnon kishte nevojë për ndihmë për të përfunduar një operacion, ajo iu qas, siç ndodh shpesh, një libri të anatomisë së mesit të Shekullit 20. Falë ilustrimeve komplekse të realizuara me dorë – imazhe që tregojnë trupin e njeriut të zhveshur shtresë për shtresë – Dr Mackinnon, nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis, ishte në gjendje ta përfundojë procedurën.

Libri që ajo kishte përdorur, Anatomia Topografike e Njeriut – Pernkopf, që tingëllon e pafajshme, konsiderohet gjerësisht si shembulli më i mirë i vizatimeve anatomike në botë.

Është i pasur në detaje dhe me ngjyra më të gjalla se çdo tjetër. Lëkura, muskujt, tendinet, nervat, organet dhe kockat janë zbuluar në detaje grafike. Nuk është për ata që kanë zemër të dobët!

Por libri, i referuar shpesh si Atlasi i Pernkopf-it, nuk është më në shtyp dhe një grup i dorës së dytë – ka disa vëllime – mund të shiten për mijëra funte në internet.

Megjithatë, përkundër çmimit të madh të kërkuar, shumë pak do ta shfaqnin me krenari në klinikën, bibliotekën ose shtëpinë e tyre.

Kjo për shkak se gjetjet e librit vinin nga trupat e qindra njerëzve të vrarë nga nazistët. – janë pikërisht trupat e tyre, të prerë dhe të copëtuar, që shfaqen nëpër mijëra faqe.

Kritikët thonë se libri është i njollosur nga e kaluara e tij e errët dhe shkencëtarët janë kapur me etikën e përfshirë në përdorimin e tij.

Mackinnon thotë se nuk ndjehet rehat me origjinën e tij, por përdorimi i librit është një pjesë thelbësore e të qenit “kirurg etik” – dhe se ajo nuk mund ta bënte punën e saj pa të.

Rabini Joseph Polak, një i mbijetuar nga Holokausti dhe profesor i ligjit të shëndetësisë, beson se libri është një enigmë morale sepse rrjedh nga “e keqja e vërtetë, por mund të përdoret në shërbim të së mirës”.

Libri ishte një projekt 20 vjeçar i një nazisti dhe doktori të shquar, Eduard Pernkopf, i cili u rrit nëpër radhët akademike në Austri falë mbështetjes së tij për partinë e Adolf Hitlerit.

Kolegët e tij e përshkruanin atë si një “socialist të zjarrtë kombëtar”, i cili, nga viti 1938 kishte veshur një uniformë naziste për të punuar çdo ditë.

Kur u bë dekan i shkollës mjekësore në Universitetin e Vjenës, ai shkarkoi të gjithë anëtarët hebrenj të fakultetit, përfshirë tre laureatë të Çmimit Nobel.

Në vitin 1939, një ligj i ri i Rajhut të Tretë siguroi që trupat e të gjithë të burgosurve të ekzekutuar të dërgohen menjëherë në departamentin më të afërt të anatomisë për qëllime kërkimore dhe studioze.

Gjatë kësaj periudhe Pernkopf ka punuar 18 orë ditë duke shqyrtuar me imtësi kufomat, përderisa një ekip artistësh krijuan imazhet për librin e tij.

Dr Sabine Hildebrandt, nga Shkolla Mjekësore në Harvard, thotë se të paktën gjysma e 800 imazheve në këtë libër vinin nga të burgosur politikë. Ato përfshinin burra homoseksualë dhe lezbike, ciganë, disidentë politikë dhe hebrenj./klankosova/ KultPlus.com

Pensionisti gjen unazën e rrallë mesjetare, përmban një mesazh të fshehtë

Një zbulues metalesh gjeti një unazë të rrallë ari dhe e mbajti në garazhin e tij për 40 vjet deri sa zbuloi se ajo ishte një thesar mesjetar me vlerë deri në 10,000 paund.

Pa kuptuar vlerën e tij të vërtetë, ai e futi unazën brenda një kallaji metalik dhe e la brenda një garazhi, ku mbeti e harruar për dekada. Ai u ndesh përsëri me unazën që shërbente si vulë me një mesazh të rëndësishëm, pas vdekjes së nënës së tij, teksa ishte duke sistemuar sendet në garazhin e tij.

Mendoi që ta studiojë unazën dhe u trondit kur zbuloi se ishte një artefakt mesjetar 670-vjeçar, që daton në 1350. Unaza e shekullit të katërmbëdhjetë mban një mbishkrim latin. Tani është vendosur të shitet në ankandin e Hansons Auctioneers ‘Historica dhe Metal Detektet në Etwall, Derbyshire, më 27 gusht për rreth 10 mijë paund.

“Unë e kisha harruar plotësisht. Në atë kohë unë kisha vetëm 10 vjet që zbuloja metale dhe nuk e kuptoja se unaza ishte një gjë e veçantë. Ishte e përdredhur dhe e thyer e gjitha kur e hapa. E çova në një muze së bashku me shumë unaza të tjera që kisha gjetur, në mënyrë që ata të regjistronin gjetjet. U ktheva një javë më vonë dhe ata më thanë se unazat ishin krejt moderne dhe i kthyen ato për mua. Kështu që i futa të gjitha në një kallaj dhe i lashë në garazh në shtëpinë e nënës sime, ku unë isha duke jetuar në atë kohë. Në atë kohë unë isha 30 vjeç. Disa muaj më parë, unë isha duke sistemuar disa sende në garazhin tim që kishin ardhur nga shtëpia e nënës dhe aty ishte – kallaji me unazat”, tha ai.

Clark tha që ai e di shumë më tepër tani pasi 50 vjet kaloi duke zbuluar metale dhe e kuptoi “menjëherë” se unaza daton rreth vitit 1350.

“E çova përsëri në muzeun tim lokal dhe gjetja tani është regjistruar. Ajo është me karat të lartë dhe i takonte dikujt me rëndësi për shkak të dekorimit dhe cilësisë së arit. Unaza ka të vizatuar perëndinë Mars që mban një shtizë dhe trofe. Unë do të doja të dija se kujt i përkiste. Ajo përmban një mbishkrim latin (NVNCIE.VERA.TEGO) që mund të përkthehet si ‘ Unë fsheh mesazhin e vërtetë’. Kjo mund të lidhet me rolin e një unaze vulë në sigurimin e korrespodencës”, shtoi ai. /infoshqip/ KultPlus.com

E dashur, erdha

Nga Teodor Keko

E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqzmësht, por esnaf,
për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mirë, eja, më puth!

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptpj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Carl Gustav Jung: Njohja e Zotit

Zoti është përvojë e përgjithshme, të cilën vetëm racionalizmi i dobët dhe teologjia e përshtatshme e mjegullojnë. Shkenca gjurmon pas të vërtetës. Kisha e ka dhe për atë arsye nuk gjurmon pas saj.

Zoti është, dukshëm, faktor psikik e jo fizik, respektivisht ai mund të njihet vetëm psiqikisht e jo edhe fizikisht.

Për fenë flitet vetëm kur humbet njohja. Besimi dhe mosbesimi në Zot janë vetëm substitute (latsubstituere= ndërrim vendesh). Njeriu primitiv nuk beson, ai di, pasi që për të përvoja e brendshme vlenë sa edhe ajo e jashtme. Ai akoma nuk ka teologji dhe nuk është i verbuar me nocione habitëse. Ai jetën e tij detyrimisht e orienton kah faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilat, për dallim nga ne, i ndien ndaras. Ai jeton në një botë, e ne jetojmë vetëm në një gjysmë të tij dhe, a besojmë apo jo, në gjysmën tjetër.

Në mesin e të gjithë pacientëve të mi të moshës së mesme, respektivisht mbi moshën 35 vjeçe, nuk ka pasur asnjë prej tyre i cili nuk ka poseduar vështërsi me religjionin dhe asnjëri deri në fund nuk është shëruar po qe se nuk e ka mësuar religjionin.

Shpirti i njeriut dhe vuajtjet shpirtërore në shumë mënyra nënvlerësohen sikur Zoti po t’iu kishte lajmëruar njerëzve ekskluzivisht përmes radios, gazetave dhe predikimeve. Zoti njerëzve kurrë nuk iu ka paraqitur ndryshe përpos me shpirtë dhe përmes shpirtit. Shpirti këtë e kupton dhe ne e përjetojmë si diçka shpirtërore. Kush këtë e quan psikologjizëm fsheh sytë që shikojnë në diell.

Një ditë të bukur vere të vitit 1887 jam kthyer nga shkolla pasdite dhe kam shkuar në sheshin e katedralës. Qielli qe shkëlqyeshëm i kaltër dhe dielli rrezonte. Kulmi i katedralës shkëlqente nga shndritja e diellit dhe reflektohej në tjegullat e posa ngjyrosura. Kam qenë i xhindosur me bukurinë e kësaj pamjeje dhe mendova: “Zoti është i bukur edhe kisha është e bukur, Zoti të gjitha i ka krijuar dhe qëndron sipër, larg në Qiellin e kaltër, në fronin e artë”. E mandej u shfaqë zbrazëtia dhe ndjenja e gulçitjes. Kam qenë si paralizuar dhe e vetmja që më ka ra ndërmend ka qenë: e tash mos mendo më! Është shfaqur diçka e tmerrshme të cilën nuk dëshiroj ta rikujtoj, në afërsi të së cilës fare nuk guxoj të qëndroj…

Kam mbledhur guxim sikur të hedhem në zjarrin e ferrit dhe iu kam dorzuar mendimeve: para syve të mi ka qenë katedrala e mrekullueshme, mbi të – qielli i kaltër; Zoti rrin i ulur në fronin e artë, lartë në kozmos, e nga froni shtriheshin gjymtyrët gjigante, mbi çatinë e kuqreme të posa ngjyrosur dhe i mbulonin muret e kishës…

Tash më është bërë shumë më e qartë ajo të cilën më heret nuk kam mundur ta kuptoj. Kam kuptuar atë të cilën babai im nuk ka mundur ta kuptojë: Vullnetin e Zotit të cilës ai nga qëllimet më të mira dhe besimit më të thellë iu ka kundërvu. Për këtë arsye ai kurrë nuk e ka përjetuar Mrekullin e Mëshirës e cila të gjitha i shëron dhe të gjitha i bën të kuptueshme. Ai si orientim i ka marrë urdhërat e Biblës, ka besuar në Zot në mënyrën siç shkruan në Bibël dhe në mënyrën siç e kanë mësuar paraardhësit e tij. Por ai nuk e ka njohur Zotin e gjallë të pashprehur i cili është i plotëfuqishëm dhe jasht Biblës dhe kishës, i cili i ftonë njerëzit në lirin e tyre dhe i cili mund t’i detyroj t’i mohojnë pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale për t’u zbatuar pakusht vullneti i Tij…

Atëherë ka filluar përgjegjësia ime personale. Ideja për të cilën kam qenë i detyruar të mendoj më është dukur e tmerrshme, dhe me të ka protestuar parandjenja se Zoti mund të jetë diçka i tmerrshëm. Kjo ka qenë fshehtësi e dhimbshme të cilën e kam përjetuar dhe, për mua, shqetësuese dhe gjë e errët. Ajo ka vu hije në jetën time dhe unë kam menduar thellë. Krejt këtë e kam pranuar si ndjenjë poshtorsie. A jam unë dreq apo derr, mendova, diçka e çmendur. Atëherë kam filluar fshehurazi ta studioj Biblën e babait tim. Me kënaqësi jam thelluar në Ungjillin e farisejit dhe doganjerit, dhe jam bindë se të zgjedhurit kanë qenë të çmendur. Mbresë të pashlyer në mua kanë lënë Toma mburracaku i pabesueshëm dhe Petri i pavendosur i cili i afrohet greminës.

Esenca humbet kur gjykon në frymën perëndimore, pasi që ai, nga mosdija, as nuk e vërenë e as nuk e njeh; ai harron se njeriu e ka edhe përjetimin e brendshëm, se ndihmohet edhe nga përjetimet subjektive të natyrës iracionale, të cilat i asgjësojnë argumentet racionale, dëshmitë shkencore dhe i ç’fuqizojnë diagnozat.

Ne nuk e njohim sakt Lindjen; nga kjo del pyetja qesharake: sa i duhet dikujtë kohë për ta gjetur rrugën e shpëtimit nëse ai Zotin e do, e sa nëse Zotin e urrenë? Më përpara do të kishte menduar se i nevoitet shumë ma shumë për ta urrejtur Zotin. Por hindusët thonë: “Për ta dashur Zotin shtatë vjet njeriut i duhen tre për ta urrejtë atë. Sepse po qe se e urrenë Zotin ai në të mendon shumë më gjatë. Çfarë ateizmi i rafinuar! Por kjo pyetje është plotësisht e drejtë, pasi që është e menduar mirë.”

– Carl Gustav Jung, “Njohja e Zotit” /KultPlus.com

Ernest Heminguej ishte kopjues, e pohon edhe ish-gruaja e tij

Sipas një studimi të fundit, temat dhe stili i shkrimeve që mbajnë emrin e Enrique Serpas, një autori pak të njohur nga Kuba, morën jehonë në veprat e Ernest Heminguejit, që shkroi disa prej veprave më të njohura në atë vend, gjatë viteve ’40 -’50, shkruan “The Guardian”.

Akademiku amerikan Andrew Feldman, është shprehur se kishte paralele shumë të forta mes tregimeve të Serpas dhe veprave të vonshme të Heminguejit, përfshirë “Të kesh a të mos kesh” dhe “Plaku dhe deti”. Megjithëse “nuk flitet për plagjiaturë”, tregimet kishin “ngjashmëri të pabesueshme, në tema dhe në stil”.

Feldman, tha: “The Marlin’ e shkruar nga Serpa, e botuar së pari më 1936, është për një djalë dhe një plak, që peshkojnë. Plakun e vret peshku Marlin, në përleshje e sipër. Kësisoj, kjo duket shumë e ngjashme me “Plaku dhe deti” të Heminguejit, botuar më 1952. Më tej, novela e Serpas “Kontrabanda”, një rrëfim për kontrabandën e rumit, është shumë e ngjashme me “Të kesh a të mos kesh”, tregimi për të njëjtën dukuri, shkruar nga Hemingueji.”

Po ashtu, ai ka zbuluar një letër të papublikuar, ku shkrimtarja Martha Gellhorn, e martuar për pak kohë me Heminguejin, i shkroi në emër të këtij të fundit redaktorit, duke provuar ta bindte për ta botuar në anglisht, veprën e Serpa-s. Ajo shprehej, se, Heminguej besonte që miku i tij ishte “një mrekulli.”/konica.al/ KultPlus.com

Sot në ditëvdekjen e Niçes

Nga Albert Vataj

Erdhi për të qenë një vetmitar apokaliptik dhe mbeti derimtash, e me gjas përgjithnjë, i kapërthyer prej kërshërisë së kumtit që ngjizi këtë klithmë britmëtare.

Me lëndën me të mraztë, dhimbjen më therëse, ferrin më ngjethës, e mrujti ai shtatoren, e ngjizi ai vetmohimin. Sfidon epokat dhe trajtat e mëtimit njerëzor. Britma e tij mësyn gjëmimtare mbi qiejt e vetëdijes në krejt të tashmet.

Nuk ka të sosur ai trup e shpirt i sakatur, së kacafyturi. Përzihet me terrati dhe flakë, çorba që shtrohet në tryezën e bukës që ha. Gjithnjë është unshëm dhe asnjëherë nuk ngopet. Gjumin i’a vrasin dhimbjet dhe mendimet. Shëndetin i’a drobisin sëmundjet dhe zehri që shurb në këmbim të copëzve vetmitare të paqes së brendshme, që e tundojnë nëpër kapërthime.

Ngadhnjen ai gjithherë dhe papushim i duhet ta marrë mbi duar veten e ta derdh në të njëjten enë, të errët dhe të thellë. Ngrihet si mbi veten ashtu edhe mbi kohën, i mbështetur fort mbi supet e tragjizmit antik. Hedh vështrimin dhe rrëmon për të mbledhur zërin e tij mes copëzash dhe gërmadhash.

I’a jep një thirrje në kupë të qiellit, havanit që i thyhet ndër duar. Ashtu përplot durim i vendos një e nga një, si gurët e mozaikut, copëzat e pafundësisë, sa për ta dëgjuar për vete atë britmë, atë zë që e ndjen, por nuk e dëgjon . E kridhet rishtaz në të tjera përjetime që e shpojnë.

Në trajta të allasojta vetmish e vendos veten dhe rifillon të gatuaj sërish brumin e zërit, duke e ngjeshur fort, shumë fort, derisa të mos i mbetet forcë as të ëndërrojë. E shtryllin mendimet si pesha e vetmisë dhe lëshohet mbi letra si një kafshë prehistorike, shkruan e çjerr, vizaton e shkarravit, këndon dhe qan, mendon dhe ther kurmin e kohës, thell me gozhdët zotvrasëse./KultPlus.com