Gjiganti teknologjik “Google” ka bashkëpunuar me muzeun e Britanisë dhe Institutin Kombëtarë të Meksikës për Antropologji dhe Histori, me qëllim që të digjitalizojë botën e lashtë të fisit Maja.
Projekti i ri i prezantuar në zyrat e Google në Meksiko Siti, është pjesë e një platforme të gjigantit teknologjik që synon t’i bëjë të qasshme në internet artefaktet e fisit të famshëm.
“Hulumtimi i Botës së Majave” përqendrohet në civilizimin që arriti kulmin rreth gjatë viteve 250 dhe 900 para lindjes së Krishtit. Ky fis ishte i vendosur në atë që tani njihet si jug i Meksikës dhe veri i Amerikës Qendrore.
Platforma digjitale, përmban artikuj, video, fotografi dhe modele tredimensionale, të cilat ia mundësojnë njerëzve të hyjnë në kulturën, historinë, artin dhe arkitekturën e fisit Maja.
Qendër e projektit është pallati i qytetit Palenke që u zbulua nga hulumtuesi britanik Alfred Maudslay.
Hulumtimi i shekullit 19 ua mundësoi Kuratorëve që të krijojnë një kopje të pallatit me qëllim që të mund të shihet nga vizitorët në internet.
Përmes këtij projekti synohet që të vazhdohet digjitalizimi i veprave tjera që ndodhen në muzeun e Londrës. / KultPlus.com
Serenatat, këngët e njohura si himn i dashurisë kanë sjellë një mbrëmje magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës. Mes Korçës dhe Shkodrës, këto këngë të kënduara herët, e që trashëgohen ende sot, mbeten një atraksion i rëndësishëm kulturor për këto qytete, të cilat e njohin mirë serenatën.
Ndërthurja në një mbrëmje të vetme e serenatave të Korçës dhe Shkodrës ka bërë që banorë, turistë e vizitorë të qytetit të kërcejnë dhe këndojnë së bashku, pavarësisht temperaturave disi të ulta. Për artistët, serenatat e dy qyteteve kanë një lidhje të ngushtë mes tyre.
Për turistët dhe vizitorët, serenatat mbeten një element shumë interesant i asaj çka ky qytet ofron.Të përfshirë nga ritmi dhe muzika, ata kanë kërcyer në sheshin kryesor të pazarit deri në mbrëmje vonë pa e fshehur entuziazmin
“Vij nga Hollanda, jemi një grup shoqëror dhe për mua është e disata herë që jam këtu. Është shumë bukur, ka muzikë shumë të mirë, atmosferë, ushqim të mirë, është shumë bukur. Kam qenë edhe për festën e birrës këtu dhe jam kënaqur shumë”, thotë një turiste holandeze.
“Për mua është hera e parë që vij këtu por është vërtet impresionuese. Kam dëgjuarfjalë shumë të mira për këtë qytet dhe është vërtet i tillë. Ka diçka të veçantë dhe kjo muzika është shumë e bukur, të bën të kërcesh”, thotë një tjetër.
“Unë jam nga Hollanda dhe këtu jam për herë të parë. Kam dëgjuar sesi ky vend u transformua dhe është vërtet bukur. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë muzikën e ballkanit dhe kisha kureshtje por mund të them se është vërtet shumë e mirë”, thotë një turist nga Holanda.
Dikur një këngë poshtë dritareve të vajzave, sot serenata është kthyer në pasurinë e gjithsecilit për t’u kënduar në festa, në rrugë, në sheshe e çdo organizim. Top Channel /KultPlus.com
Të hënën më 28 tetor do të mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të Astrit Deharit, shkruan KultPlus.com
Ai pritet të fillojë nga ora 18:00 në rrugën Rexhep Luci (afër Kino ABC) në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit Deharin.
“Do të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ të marshit “Unë jam Astriti!”
“Për kujtimin ndaj Astritit, do të mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij”.
Arkeologjia shqiptare bën zbulimin e madh. Për shumë kohë shiheshin si grumbuj të thjeshtë gurësh, por në fakt në qëndër mbanin varre deri 5000 vjeçarë, shkruan Kultplus.com
Themeluesja dhe udhëheqësja KRCT, Feride Rushiti, është vlerësuar me çmimin ‘’Woman of Exellence Award’’ nga “Women Federation Peace Europe &Global Women Peace Network”, shkruan KultPlus.com
“E nderuar dhe e thellësisht e emocionuar qe ne #20vjetorin e punës dhe angazhimit time si themeluese dhe udhëheqese e #KRCT vlerësohem me ‘’Woman of Exellence Award’’nga Women Federation Peace Europe &Global Women Peace Network për dedikimin dhe përkushtimin në rehabilitimin,trajtimi e fuqizimi për të mbijetuarit e tortures! Ky vlerësim ju dedikau edhe punes së qmuar të zonjës së parē Dr.Liri Berisha për përkushtimin dhe angazhimit e saj ne avacimin e programeve dhe senzibilizimin për fëmijet me Autizem duke ndimuar me qidra fëmijëve dhe familje qe te ken një jetë më të lumtur”, ka shkruar në statusin e saj në Facebook Feride Rushiti.
Për më shumë se një javë vijojnë protestat masive në Kili, të cilat kulmuan të premten me rreth 1 milion qytetarë që protestuan në kryeqytetin Santiago.
Të paktën 19 vetë kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë plagosur gjatë një jave protestash, që e morën shtysën nga rritja e çmimit të biletës së metrosë, për t’u shndërruar më pas në një demonstrim masiv të pakënaqësisë me pabarazinë e thellë që ka mbërthyer njërin prej vendeve më të pasura të Amerikës Latine.
Protestuesit kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e presidentit Sebastian Pinera, por ky i fundit ka vendosur që të shkarkojë vetëm ministrat, por jo të largohet vetë nga posti.
E megjithatë, ajo që bie në sy është se figura qëndrore e këtyre protestave është Jokeri, personazhi i luajtur nga Joaquin Phoenix në filmin me të njëjtin titull.
Filmi Joker flet për një klloun të margjinalizuar që kryen një seri vrasjesh të njerëzve me pushtet dhe që vijnë nga klasa e të pasurve. Këto vrasje më pas shkaktojnë trazira në vend, me qytetarët që ndihen të shkelur dhe të pamundur, kundër klasës së pasur të shoqërisë.
Me gati 800 milionë dollarë të mbledhur nga shitja e biletave në mbarë botën, Joker, filmi i ndaluar për minorenët, praktikisht ka thyer rekordet. Jokeri deri tani në SHBA, ka mbledhur mbi 260 millionë dollarë.
Është ky personazh që po përdoret nga mijëra të rinj protestues në Kili. Ata shfaqen shpesh të vizatuar në fytyrë me pamjen e Jokerit, apo figurën e tij e kanë vendosur në pankarta.
Pamja e Joker u shfaq edhe në protestat e fundit antiqeveritare të zhvilluara në Liban, shtet në Lindjen e Mesme.
Ka një kohë që këngëtari Shpat Deda nuk ka qenë krejtësisht prezent në skenën muzikore. Ai sot e ka lansuar këngën e tij më të fundit “Rrugës”, shkruan KultPlus.com
Ajo duket një baladë klasike e përcjellur edhe me një klip shumë artistik.
Akademia suedeze jep 16 çmime, mes të cilëve më të njohurin dhe më të mirëpaguarin (aktualisht 850,000 euro), çmimin Nobel për Letërsinë. Në testamentin e tij, shpikësi Alfred Nobel ia besoi institucionit suedez misionin për të shpërblyer çdo vit “autorin e veprës letrare më të shquar për frymëzimin idealist”.
Që prej vitit 1901, katër apo pesë anëtarë, nga 18 të zgjedhur për tre vjet, janë ngarkuar për të pritur dhe diskutuar propozimet për nominimin para dërgimit të një liste me emra të gjithë akademikëve. Propozimet diskutoheshin në atë kohë nga të gjithë anëtarët e Akademisë para një votimi me mazhorancë absolute.
350 PROPOZIME NË VIT
Arkivat e Akademisë suedeze janë plot me letra të dërguara nga emrat më të mëdhenj të letërsisë dhe botuesve ku kërkojnë vëmendjen e akademikëve.
Çdo vit ajo merr rreth 350 propozime të shkruara për kandidaturat që përfshijnë ish-laureatë, akademikë, organizata dhe profesorë të tjerë nga mesi i letrarëve dhe gjuhëtarëve.
Për të qenë të vlefshme, kandidaturat duhet të rinovohen çdo vit dhe të mbërrijnë para 1 shkurtit.
SHTATË VITE TË BARDHA DHE NJË REFUZIM
Çmimi Nobel për Letërsinë numëron 114 laureatë. Lista, prej 110 çmimesh të dhëna përfshin katër dhënie të dyfishta të çmimit.
Ai është refuzuar një herë, në vitin 1964. Filozofi francez Jean-Paul Sartre refuzoi në atë kohë çmimin, një vendim i pazakontë dhe kryesisht i paparashikuar në testamentin Nobel. Mbetet pra deri në këto ditë, laureati që nuk mori kurrë paratë e çmimit Nobel.
Në vitin 1958, Boris Pasternak u detyrua të refuzonte çmimin, nën presionin e qeverisë sovjetike.
Nobeli për Letërsinë nuk është dhënë shtatë herë që prej vitit 1901, kryesisht në kohë lufte: më 1914 dhe 1918, më 1935 dhe më pas 1940, 1941, 1942 et 1943.
LETËRSIA FRANCEZE NË PËRPARËSI
Përsa i përket laureatëve për vend, Franca mbetet në krye, me numrin më të madh të laureatëve (15), ku edicioni i parë në vitin 1901 u fitua nga Sully Prudhomme. Vijnë menjëherë më pas SHBA-ja dhe Britania e Madhe, me nga 12 çmime secila. Gjuha e Molierit është zëvendësuar nga ajo e Shekspirit, me 29 autorë anglofonë të vlerësuar që prej krijimit.
ÇËSHTJA SALMAN RUSHDIE
Në emër të pavarësisë së letërsisë, akademikët abstenuan për të marrë qëndrim për çështjen Salman Rushdie më 1989, të autorit britanik të “Vargjeve satanike”, të urryer nga islamikët. Tre anëtarë të Akademisë suedeze, të indinjuar nga heshtja ishin larguar, pa qenë të autorizuar të dorëhiqeshin. U deshën rreth tre dekada që Akademia të dënonte në 2016 fatwan kundër shkrimtarit. /Filozofia.al / KultPlus.com
Lao Tzu – ishte filozof dhe shkrimar antik kinez. Mendohet se Lao Tzu ka jetuar rreth shekullit të VI -të para lindjes së krishtit dhe ishte bashkëkohorë me Konfuçin. Veprat e tij janë shfrytëzuar nga lëvizje të ndryshme anti – autoritare dhe gjithashtu edhe nga legalizmi kinez.
“Të qenurit i dashuruar thellësisht nga dikush tjetër, ju jep juve forcë, përderisa ta dashuroni thellësisht dikë tjetër, ju jep juve guxim“.
UNESCO njoftoi se i ka kërkuar Belgjikës sqarime në lidhje me disa vizatime me përmbajtje antisemite që, sipas institucionit, mund të përdoren gjatë edicionit të vitit 2020 të Karnavaleve të Alostit, duke nxitur kështu zemërimin e organizatave hebreje.
Karnavalet e Alostit, që do të zhvillohen në fund të shkurtit në këtë qytet flamand mes Gentit dhe Brukselit, që prej vitit 2010 janë në listën e trashëgimisë njerëzore të UNESCO-s.
Por, ato kërcënohen të hiqet nga UNESCO për shkak të polemikave që shenjuan edicionin e vitit 2019, kur në paradë sfiloi një karrocë me karikatura të hebrenjve ortodoksë të ulur mbi thasë të mbushur me florinj. Alsat.tv /KultPlus.com
Filmi “Klithma” i Korab Lecajt, fiton çmimin kryesor në Norvegji “Klithma” është shpërblyer me çmimin “Best Short Film” në West Nordic International Film Festival në Alesund të Norvegjisë, shkruan KultPlus.com
Filmi “Klithma” në regji të Korab Lecaj ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” ne edicionin e 7-të të West Nordic International Film Festival i cili mbahet tradicionalisht në Alesund të Norvegjisë.
Filmi “Klithma” është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga: -Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia -Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia -Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia Për regjisorin Korab Lecaj, ky çmim ka një domethënie të madhe.
“Për vet faktin se filmi ynë ka qenë në garë me 30 filma nga e githë bota dhe është përzgjedhur si më i miri nga një juri ndërkombëtare, emra të njohur në kinematografisë evropine, kjo e bën edhe me të rëndësishëm çmimin kryesor për filmin “Klithma””. Lecaj thotë se mbi të gjitha rëndësi të madhe ka shfaqja e temës së filmit përpara publikut norvegjez, i cili flet për dhunimin seksual të meshkujve shqiptar gjatē luftës së fundit nga paramilitarët serb. “Kam pasur rast te bisedoj me publikun norvegjez, pas shfaqjes se filmit.
Ata janê trondit nga tema, nga rrëfimi. Madje thonin se është hera e parë që dëgjojnë se në Kosovē përveç grave, serbët kanë dhunuar edhe meshkuj”, ka deklaruar regjisori Lecaj. Edhe për aktorin që luan rolin kryesor në film, njëherësh ko-skenaristin e filmit, Hazir Haziri, ky çmim i jep një dimension tjetër sukseseve të filmit “Klithma”. “Të fitosh çmimin kryesor ne një garë me filma të shpërblyer nëpër festivale të ndryshme, kjo do të thotë se filmi ynë është në nivelin e filmave që vijnë nga vende me kinematografi të zhvikuar”, ka thënë aktori Haziri.
E anëtarja e jurisë, regjisorja norvegjeze Anne Kjersti Bjorn ka deklaruar se: “Kam qenë me fat të jam anëtare e jurisë një festival ku ka fituar një film shumë i rëndësishëm nga Kosova “Klithma” ku na jep një mesazh tronditës se në luftëra nuk vetëm gra të dhunuara. Përdhunimi është një armë efektive pasi që ua vjedh viktimave krenarinë dhe njerëzimin e tyre”, ka deklaruar anëtarja e jurisë Anne Kjersti Bjorn.
“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-tê, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj. Festivali West Nordic International Film Festival është mbajtur nga 24-26 tetor në kinemanë Lovenvold në Alesund të Norvegjisë.
Pavarësisht se zonë relativisht e vogël gjeografike, Hasi është i njohur për festivale të ndryshme kulturore. Një festival që do të mbahet së shpejti në fshatin Zym të Hasit është festivali “Ditët e Rakisë”, shkruan KultPlus.com
“Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, më 3 e 4 nëntor 2019 mbahet Festivali kulturor e trashëgimor “DITËT E RAKISË”. Ndaj, i ftojmë të interesuarit të marrin pjesë në këtë festival. Pjesëmarrjen duhet ta konfirmoni më së largu deri ditën e premte, më 1 nëntor 2019, në numrin e celularit +383 (0) 44 124 295″, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Prej fluksit të madh të refugjatëve në Gjermani më 2015, një e treta e refugjatëve kanë gjetur punë në vend.
Gazeta gjermane, “Der Spiegel”, ka raportuar disa histori suksesi të njerëzve të refugjatëve që po vazhdojnë të shënojnë ngritje në shtetin nikoqir, transmeton Koha Ditore, shkruan KultPlus.com
Kur rreth nëntëqind mijë azilkërkues mbërritën në Gjermani në verën e vjeshtën e vitit 2015, shumë liderë biznesesh kishin shprehur besimin se do të mund t’i integronin refugjatët në tregun e tyre të punës, me disa prej tyre që madje kishin shprehur hapur euforinë.
Dieter Zetsche, drejtor i “Daimlerit” atëherë, kishte thënë se shpresonte se në rastin e “skenarit më të mirë”, refugjatët do të mund të ishin vendimtarë për “mrekullinë e ardhshme ekonomike gjermane”.
Refugees wait to be allowed to cross into Macedonia at the northern Greek border station of Idomeni, Saturday, Dec. 5, 2015. Greece has been the main point of entry into the EU for about 700,000 migrants and refugees so far this year.(AP Photo/Petros Giannakouris)
“France-soir” ka botuar, të premten e 21 shtatorit 1945,në ballinë, rrëfimin ekskluziv të mbretit Zog me korrespondentin e saj special në Londër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
(Nga korrespodenti ynë special Jacques Pécheral)
Londër, 20 shtator.
Konferenca e të Pestëve po merret aktualisht me
fatin e Shqipërisë.
Por duket se askush nuk interesohet më për atë i
cili, deri në pushtimin e këtij vendi nga trupat italiane, të Premten e Shenjtë të 1939, ishte mbret i Shqipërisë. Ai quhej Zogu I ;ai u martua me një konteshë të re hungareze, Geraldinë Apponyi, nëna e së cilës
u martua në Nice me kolonelin francez Giraud.
Mbretëresha e re sapo kishte lindur një princ të
vogël. Pas disa orësh, e gjithë familja mbretërore duhej të linte pallatin e Tiranës dhe, përmes shtigjeve të vështira nëpër male të mbuluara nga dëbora, arriti në kufirin grek.
Që atëherë, është folur pak për Zogun I. Por ai ende e konsideron veten sundimtar legjitim të Shqipërisë.
Dorëzoni xhevahirët e
kurorës!
“Unë jam një pasardhës i një familje të madhe dhe
jo një druvar, siç është thënë.”, tha Mbreti Zog, të cilin e kam parë në Londër.“Nuk mbërrita në Angli duke pasur në valixhet e mia xhevahirë të një shume prej
dy milion paundësh… Asnjë grua nuk bëri vetëvrasje për mua në Tiranë në shkallët e Monumentit të dëshmorëve…”
Këto tre pikat janë veçanërisht të rëndësishme për
Zogun I, ish-mbretin e Shqipërisë, i cili jeton në Britaninë e Madhe që nga viti 1941.Aq të rëndësishme janë sa që një gazetë javore angleze, e cila pohoi dikur të
kundërtën, mbreti Zog e paditi në gjykatë dhe fitoi ndaj saj.
Ish-mbreti i Shqipërisë ka një shqetësim tjetër :
nga të gjithë sovranët në mërgim, ai është i vetmi për të cilin janë kujdesur më pak.Megjithatë, në dy raste, bashkatdhetarët e tij, të cilët gjithashtu jetojnë në
Britaninë e Madhe u kujtuan për ekzistencën e tij :herën e parë ishte në vitin 1942 për ta njoftuar se, nëse ai me të vërtetë kishte sjellë me vete xhevahirët e kurorës, do të ishte e këshillueshme që ai ta vendoste shumën në
dispozicion të të gjithë refugjatëve.Herën e dytë, ishte në vitin 1944 për t’i thënë atij se populli shqiptar e konsideron rikthimin e mundshëm të tij në Shqipëri si të padëshirueshëm.Ndërkohë, Zogu ishte informuar se forcat ajrore britanike dhe afrikano-jugore
kishin sulmuar rëndë Pallatin e tij të Tiranës, ku gjermanët kishin ngritur selinë e tyre, dhe se 56 goditje të drejtpërdrejta kishin prekur ndërtesën në fjalë.
Mbreti Zog e mori me sportivitet këtë lajm të fundit.Sa i përket kërkesave për fonde, ai nuk mund t’u përgjigjej shpresave të bashkatdhetarëve të tij, për arsye të mungesës të hollave.
Për një kohë të gjatë, mbreti dhe familja e tij jetuan në një rezidencë të vjetër të izoluar në zemër të
kodrave të “Chutern-it”.
Zogu jetoi një jetë të qetë atje, duke pritur shumë pak njerëz dhe duke mos pasur asnjë argëtim tjetër
përveç gotës së birrës që ai pinte herë pas here në “Pub-in” e fshatit fqinj, në pronësi të zonjës Roberts.Oborrtarët që gjendeshin në shtëpinë e tij ishin të pamjaftueshëm për mirëmbajtjen e një ndërtese të kësaj madhësie. Nga
ana tjetër, edhe motrave të mbretit u dukej ky vend me të vërtetë i trishtë. Kohët e fundit, Zogu erdhi të jetojë në një vilë të thjeshtë.
Mbreti Zog, pavarësisht jetës së izoluar, nuk ka hequr dorë nga roli i tij politik.Përkrah tij, ai ka një këshilltar të përhershëm, Z. Naçi. Ky merret me raportet zyrtare të mbretit me
qeverinë britanike.
Kërkesa e shqiptarëve të lirë në Britani për të dhënë dorëheqjen nga froni nuk ndikoi në asnjë mënyrë të
mbreti Zog, sepse, ai tha : “Jashtë familjes time dhe vetvetes, ka saktësisht tetë shqiptarë në Britani, dhe kjo është vështirë se mund të konsiderohet si shumicë.”
Sidoqoftë, një goditje më e fortë iu bë atij në nëntor të 44, kur kërkesa që ai i bëri qeverisë britanike për ta lejuar që të kthehej në Shqipëri iu kundërshtua nga autoritetet kompetente në mënyrë të sjellshme por të prerë.Me sa duket, Foreing Office mendon se midis grekëve, jugosllavëve dhe bullgarëve, hapja e një çështje shqiptare do të ishte e tepërt.
E megjithatë, Mbreti Zog, të paktën një herë në jetën e tij, i ka sjellë ndihmë të drejtpërdrejtë Bashkimit
Sovjetik.Tre vite më parë, kur djali i tij, princi i vogël Leka, kaloi përpara “Pub-it” të
zonjës Roberts, ajo i dha atij disa karamele;Serioz, princi i dha monedhën prej dy shilingash,
të cilat ishin paratë e fundit që i kishin mbetur në xhep.
E shqetësuar për të mos e mërzitur atë, zonja Roberts i mori paratë dhe i futi në një trung të vendosur mbi
banak nga vetë ajo me qëllim mbledhjen e kontributeve vullnetare të klientëve të saj, të cilat i jepeshin më pas shoqatës në ndihmë të Rusisë, të krijuar nga zonja Churchill.
Fati i keq ka qenë i ashpër ndaj madhërisë së tij shqiptare.Gjatë sulmeve të mëdha ajrore gjermane në Angli, një bombë preku valixhet që përmbanin uniformat shkëlqyese që ishin krenaria e mbretit Zog.Që atëherë dhe në mungesë të kuponave të tekstileve për të ribërë gardërobën e tij, ai vishet me rroba civile./KultPlus.com
Në vitin 1908, revolucionari indian Taraknath Das i shkroi Leo Tolstoit, një nga figurat më të njohura e të rëndësishme në botë në atë kohë, duke i kërkuar mbështetje ndaj pavarësisë së Indisë nga Anglia.
Më 14 dhjetor, Tolstoi i shkroi Das një letër të gjatë, të cilën ky i fundit e botoi në gazetën indiane “Free Hindustan”. E kaluar dorë më dorë, letra i arriti Mahatma Gandhi, karriera e të cilit si lider i paqes sapo kishte nisur.
Ai i shkroi Tostoit, duke i kërkuar leje që ta botonte letrën eshe një herë. Ky moment do të shënonte nisjen e një korrespondence të gjatë mes të dyve, që zgjati deri në vdekjen e Tolstoit.
“Pa dyshim që nuk ka asgjë të re në ato që thotë Tolstoi. Por paraqitja e të vërtetave të vjetra nga ai është kaq e efektshme. Logjika e tij është e pakundërshtueshme. Mbi të gjitha ai të bind në ato që thotë. Ai kërkon vëmendje dhe e merr atë”,- shkruante Gandhi.
Tolstoi e hap çdo kapitull të letrës së tij të gjatë me një pasazh nga Krishna (një nga hyjnitë më të rëndësishme hindu).
“Arsyeja pse shumica e klasës punëtore vazhdon të punojë për një grup njerëzish, që kontrollojnë punën e tyre dhe rrjedhimisht jetët e tyre, është kudo e njëjtë, edhe kur nënshtruesit dhe të nënshtruarit janë të së njëjtës racë e të së njëjtit komb”-, shkruante ai.
Sipas Tolstoit, edhe shkenca, edhe feja mund të çojnë në dogma të rrezikshme, që na zhvendosin nga ligji më bazik i dashurisë.
“Dashuria është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga të gjitha të këqijat, për të shpëtuar njerëzimin nga skllavëria”,- shkruan shkrimtari i njohur.
“Çfarë po ndodh tani me njerëzit në Lindje e Perëndim është njëlloj me atë çfarë i ndodh çdo individi kur kalon nga fëmijëria në adoleshencë apo nga adoleshenca në rini e njëlloj me çdo fazë të jetës, Ai jeton pa asnjë drejtim, humb busullën, kështu që shpik shpërqendrime të çdo lloji. Kohëzgjatja e këtyre fazave është çështje më vete”. Filozofi.al /KultPlus.com
Frymzim’ i em i pafat, që vjen e më djeg mu në gji, për kë po më flet? për kë të shkruej? përse po më ban që kaq të vuej? pse vjen e më djeg mu në gji, frymzim’ i em i pafat?
Për të gjorët? për ata që nuk kanë dritë? O frymzim’ i em i ngratë, mjaft me plagë që s’kan shërim, leni të dergjen në mjerim, Njerzit s’duen ma trishtim, botës s’ia kande atë kangë të thatë, thot se mjell një farë të idhtë.
Far’ e idhtë… far’ e idhtë… – O njerz të bimë nga far’ e ambël! Frigë të mos keni, pse një kangë mund t’ju theri në ndjesi, t’ju kujtojnë zemrën në gji në ndërgjegje dhe një dangë… por ju t’ju bajë edhe ma zi.
Frymzim’ i em i pafat! Shporru ktej! Nuk të due! S’i due hovet tueja të nalta, as fluturimet… Nëpër balta… të ditve tona të shklas un due rrokë me njerzit që rrok nata.
Është publikuar lista me dhjetë aktorët më të paguar të këtij viti.
Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, kryeson listën e “Forbes” të dhjetë aktorëve me pagën më të lartë në botë, duke arritur të grumbullojë mbi 89.4 milion dollarë midis 1 qershorit 2018 dhe 1 qershorit 2019.
“Së pari duhet të jetë audienca. Është skenari më i mirë që mund të krijojmë që do t’i dërgojmë ata të lumtur në shtëpi? ”, tha Johnson për Forbes në vitin 2018.
Lista e plotë është më poshtë. Vlerësimet e fitimeve bazohen në të dhënat nga Nielsen, ComScore, Box Office Mojo dhe IMDB, si dhe intervistat me burimet e brendshme të industrisë.
Të gjitha shifrat janë paraprake; tarifat për agjentët, menaxherët dhe avokatët (përgjithësisht 10%, 15% dhe 5%, përkatësisht) nuk zbriten.
Aktorët me pagën më të lartë në botë për vitin 2019:
10. Will Smith (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)
Fitimet: 35 milion dollarë
9. Paul Rudd (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)
Fitimet: 41 milion dollarë
8. Chris Evans (Foto: Paras Griffin/Getty Images/Guliver)
Fitimet: 43.5 milion dollarë
7. Adam Sandler (Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)
Fitimet: 57 milion dollarë
6. Bradley Cooper (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa vijon të marrë mesazhe kërcënuese me jetë. Së fundmi ka qenë një person, me profil të rremë, që i ka shkruar në Facebook, Tufës.
Adresa fake mban emrin “Spata Vlorë” dhe në foto duket që është një djalë i ri.
Denoncimi i Agron Tufës
Herë pas herë kam zakon të kontrolloj në adresën time edhe mesazhet që përfundojnë në “Spam” apo “Junk”, që të mos humbas ndonjë komunikim të rëndësishëm. Nuk u befasova edhe aq kur pashë një emër “Spata Vlorë”, sepse e dija që ishte ai që na kishte bërë një kërcënim, mua, avokatit tim, z. Kujtim Cakrani, dhe kolegëve të ISKK, me të cilët punojmë me zbardhjen e krimeve të komunizmit. E hapa mesazhin dhe u ndesha me po atë gjuhë urrejtjeje, si edhe në mesazhin e parë, por tashmë me një tekst të ndryshëm, të ri, të personalizuar, ku, përveç meje e familjes, kërcënimi përfshinte edhe kolegë studiues, me të cilët punoj në Institut e jashtë tij. Është gjuha e ashpër, e dhunshme, e atyre “morrave të kuq” që zbritën nga mali; e atyre analfabetëve organikë që pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurinë, vilat, tokat, jetët, fatet e gjithçka mund të rripej nga lëkura e atdheut tonë lakuriq. Gjuha tipike e atyre që, pasi pushtuan, grabitën, zhvatën, masakruan, prenë e varën, dhunuan e përdhunuan, skllavëruan dhe zombifikuan një popull të tërë me dogmën më të shëmtuar të universit, thanë e mburrën edhe sot, se “sollën qytetërim”, “zhvillim”, “emancipim”; që mburren se janë “qytetarë”, pikërisht këta lythë sekrecionesh të neveritshëm socio-historikë! O Tempora, si e tërheq ende osh pas vetes kufomën kutërbuese të tyre!?
Nga një tekst si ky kërcënim i personalizuar që do të keni bashkëngjitur, mund të mësoni shumë. Kush flet, kujt i drejtohet, ç’pengje ka e ç’përbetime e mbajnë gjallë. Është një vizatim i përpiktë me fjalë, i një portreti grupor, që ky kërcënues përfaqëson në një apoteozë onaniste deliri, madje, të një deliri tabloid, sikur me mllefin e zeherosur të tij, do përbashkohen të gjithë “ata”, gjakatarët e kuq, që zbritën nga mali dhe përdhosën gjithçka normale e organikisht shqiptare. Apeli dhe përbetimi i kërcënuesit që sheh bardhezi, krejt njëlloj si cjepërit e gazetës që më sulmon, shumë shpejt mund të bëhet realitet i rëndomtë, përderisa falimenti i ndërgjegjes dhe nderit qytetar ka prekur tabanin e godinës së vlerave tona. E kemi dëshmuar në histori se jemi trualli artë i antiutopive.
Por, i rikthehem tekstit. Kur ka mundur të mbijetojë e të ketë kurajë një specie e tillë sapiensi, na drejtohet në këtë formë 30 vjet pasi kemi fituar, së paku formalisht, lirinë, edhe unë them: I lumtë! Dhe le të dalë ta shkrepë ç’të ketë në mendje, të na vrasin si në romanin e njohur të G.G. Markezit “Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar”! Sepse e meritojmë! Sepse e kemi krijuar vetë këtë situatë! Nuk ndodhi dje apo sot, por kjo gjendje e sotme u përgatit ngadalë e këmbëngulshim, vazhdimisht, pak e fije, para syve tanë, njëlloj siç ngriheshin e hidhnin shtat muret izoluese nga poezia e famshme e Konstandin Kavafisit! Derisa horizontin të na e mbyllin këto mure. A mendon inteligjencia jonë (ajo “me uniformë” dhe ajo “pa uniformë”) se nuk ka faj!? Se nuk është faji dhe përgjegjësia e saj, edhe pse ka gjëlluar në kornizat e inteligjencies “pro pushtet”? Atëherë, le të na mbështjellin, pra, me mesazhe të tilla kërcënimi dhe le ta përballojmë si burrat këtë përditshmëri psikotropike, sepse kemi shërbyer që pikërisht këtë të meritojmë tash 30 vjet pas rënies së komunizmit. Dhe pashi Zotin, lëreni profkat retorike për BE-në! Lexojeni më mirë dhe analizojeni këtë tekst, që ngazëllen gjendrrat enveriste të pasardhësve, të cilët kanë instaluar tashmë nomenklaturën e re.
Ne sot as nuk na i pranojnë kallëzimet e këtyre mesazheve kërcënuese për jetët tona e të familjeve. As sektori i krimit kibernetik. Është detyrë e organeve të Policisë apo Prokurorisë ta bënte këtë, por, kushedi, ndoshta kërcënuesi fshihet, pikërisht në këto institucione, në strukturat prej qindrash të ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit?
Teksti i parë i kërcënimit me vdekje për mua, avokatin tim, z. Kujtim Cakrani, dhe kolegët e mi të ISKK, qe dërguar në adresë të avokatit. Media thuajse nuk e trajtoi këtë kërcënim, me përjashtim të “Fax News” dhe ndonjë portali. Sepse lajmi nuk kishte të bënte, ndoshta, me axhendën e zjarrtë politike. E kujt i bëhet vonë nëse shuhet familjarisht një Agron, një Kujtim apo një Çelo!? Nëse ndodh kjo gjëmë, atëherë o burra të marrim dozën e adrenalinës mediatike, të shesim pak mend e të shkëlqejmë nëpër studio nga mendjemprehtësia e spekulimi! Edhe ngushëllimtarët në postimet e tyre, kryefjalë kishin: “Mos u tremb! Mos e çaj kryet!”. Po, mor, po, unë e di vedin trim sojit, nuk trembem, por ama, as nuk jam krejt budalla! Sepse gjithë këtë atmosferë të vazhdueshme kërcënimi, agresioni enverist mediatik, që vazhdon tash 6 muaj, nuk e kam për aventurë e për hobi, por për shkak të të vërtetave të groposura, të krimeve të llahtarshme komuniste, për fatet e rroposura të dhjetëra mijëra qytetarëve ndër burgje e kampe pune të detyruar, që janë edhe sot “me iu dhimbs gurit e drunit”. E pres të thotë ndonjëri: “Po kjo, pra, është puna jote, misioni yt dhe i kolegëve të tu dhe për këtë paguhesh!”. Pikërisht kështu është, por e vërteta, që të dalë në shesh, e dashka një çmim, për të cilin nuk paguhem aspak, dhe nuk mund të gjendet gjallë në botë asnjë mënyrë pagimi. Thënë shkurt: mund të bënim dhe unë e kolegët e mi “punën”, urtë e butë, pa rënë në sy dhe ta merrnim atë rrogë me e mbajtë familjen, pa hyrë në “fushat e minuara”, pa marrë mundimin e “çminimit” të tyre. Por mendoj se jemi (e duhet të jemi) shumë më tepër se ca rrogëtarë të rëndomtë administrate, se ca Akakij Akakieviçë mjeranë. Vetëdija jonë, edukimi, botëkuptimi dhe njohja e thellë e përmasave të tragjedisë na e pamundëson rolin e burokratit që jeton, sipas Platonit, në “nivelin e barkut”. Prandaj, ne nuk kemi as alternativë tjetër, siç sugjerojnë kriminelët e djeshëm e të sotëm në pushtet “të sillemi në mënyrë të ekuilibruar”. Sepse ne kemi zgjedhur rrugën e konfrontimit, u kemi shpallur “luftë”, të cilën do ta fitojmë, ndonëse jemi shumë-shumë vetëm, së paku, tash për tash. Kemi tërë institucionet e shtetit kundër. Kundër në këtë rast do të thotë “indiferentë të qëllimshëm”. Që lejojnë sulme, shpifje, fushata linçimesh e kërcënime të përsëritura me vdekje. Indiferenca e qëllimshme e institucioneve që paguhen për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe institucioneve të pavarura nënkupton heshturazi inkurajimin e atentatorëve, guerrilëve dhe killerave, që dikush gjithmonë i paguan për të larë hesape. Nuk jemi aq të trashë sa të mos e kuptojmë këtë! Asnjë reagim nuk patëm për kallëzimin penal ndaj kërcënimit të parë me vdekje që av. Kujtim Cakrani dorëzoi në Prokurori. Në Polici, as nuk denjuan t’i pranonin kallëzimin!
Kjo është atmosfera e lirive tona sot, në vitin 2019! Nuk po flas për cilësinë e kësaj lirie dhe as për perspektivën e përzishme të saj, që e kemi të gjithë përpara, me ose pa ne… /KultPlus.com
Instrumentistët e Filharmonisë së Kosovës të premten në mesditë po bëheshin gati për një koncert të veçantë.
Akordonin instrumentet e tyre, një rutinë e zakonshme para çdo koncerti, por që u përcoll me shumë vëmendje nga audienca e re që kishin përballë, nxënës nga tetë shkolla të kryeqytetit.
Ata i hidhnin shikime njëri-tjetrit për të kuptuar se çfarë po bëhej e kur do të fil- lonte koncerti. Paraqitja e dirigjen- tit ishte shenjë e qartë se koncerti po nis.
Disa prej fëmijëve, që para se koncerti të niste bisedonin me njëri-tjetrin, s’u dëgjuan më. Gjithçka u kthye në qetësi dhe ata ndoqën me vëmendje hapat e dirigjentit të këtij koncerti, Edon Ramadani, i cili zuri vend para orkestrës dhe dy pianisteve, Pran- vera Hoxha dhe Lirika Pula – Kas- apolli.
“Një copëz argëtimi” u titullua nga Filarmonia koncerti, i cili erdhi në kuadër të programit “Zona e fëmijëve”.
Koncerti mori emër sipas veprës së vetme që u inter- pretua, “Karnavali i kafshëve”, të kompozitorit francez Camille Saint-Sawns. Vetë kompozitori e kishte cilësuar veprën si “një copëz argëtimi” dhe kështu njihet edhe sot. Saint-Sawns e kompozoi këtë për festën “E marta e Shrove-it”, një ditë karnavali e cila festohet në disa vende duke ngrënë krepa, e që njihet edhe si dita e fundit e kon- sumimit të brumërave, para se të fillojë periudha e agjërimi që njihet si “Lent”.
Në ditët e sotme vepra interpretohet në programe, të cilat u dedikohen fëmijëve. /KultPlus.com
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte konotacione negative. Askush, me pak përjashtime, nuk është idiot për nga profesioni, por dikush që është bakall i shkëlqyer, mjek i shkëlqyer, apo një punonjës banke i shkëlqyer, mund të thotë disa broçkulla për gjëra që as nuk i njeh dhe as nuk i di, apo as nuk i ka menduar mjaftueshëm. Reagimet në Internet janë të menjëhershme, pa lënë kohë për reflektim
Nga Umberto Eco
Jam argëtuar shumë nga një lajm që doli në Internet në lidhje me idiotët. Për ata që nuk e kanë ndjekur, u raportua në mediat online dhe në ato të shkruara se në një të ashtuquajtur leksion, unë kam deklaruar se Interneti është i mbushur me idiotë. Kjo nuk është e vërtetë. Leksioni ishte për një temë krejt tjetër, por ai demonstron se si lajmi shtrembërohet kur qarkullon nëpër gazeta dhe në Internet.
Lajmi për idiotët doli gjatë një konference shtypi, kur teksa i përgjigjesha një pyetjeje, bëra një vëzhgim krejt të arsyeshëm dhe logjik. Nga shtatë miliard banorët që ka planeti, ka një numër të pashmangshëm idiotësh, shumë prej të cilëve janë mësuar që ua komunikojnë përçartjen e tyre miqve apo të afërmve në bar, kështu që opinionet e tyre janë të kufizuara në një rreth të caktuar. Një numër domethënës i këtyre njerëzve tashmë mund t’i shprehin mendimet e tyre në rrjetet sociale. Prandaj opinione të tilla mbërrijnë në audienca të mëdha, dhe shkrihen bashkë me shumë opinione të tjera, që shprehin njerëz të arsyeshëm.
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte konotacione negative. Askush, me pak përjashtime, nuk është idiot për nga profesioni, por dikush që është bakall i shkëlqyer, mjek i shkëlqyer, apo një punonjës banke i shkëlqyer, mund të thotë disa broçkulla për gjëra që as nuk i njeh dhe as nuk i di, apo as nuk i ka menduar mjaftueshëm. Reagimet në Internet janë të menjëhershme, pa lënë kohë për reflektim.
Eshtë e drejtë që Interneti t’u lërë hapësirë atyre që nuk kanë asgjë të arsyeshme për të thënë, por tepria e budallallëkut është duke mbushur radhët. Dhe disa reagime të pahijshme që kam parë në Internet, konfirmojnë pretendimin tim. Në të vërtetë, dikush raportoi se unë kam thënë që Interneti ofron të njëjtën famë, si për mendimet e një budallai, ashtu edhe ato të një fituesi të Çmimit “Nobel”, dhe krejt papritur nisi një debat i kotë, që u bë edhe viral, mbi faktin nëse unë e kisha pranuar apo jo Çmimin Nobel – ndërkohë që askush nuk mori mundimin as të hapte Wikipedian. E gjithë kjo tregon se sa shumë të prirur janë njerëzit që të flasin, pa u ndalur për të menduar. Në çdo rast, numri i idiotëve tani mund të kuantifikohet: 300 milionë. Raportohet se Wikipedia ka humbur 300 milion përdorues kohët e fundit. Këta janë të gjithë njerëz që lundrojnë, po nuk e përdorin më Internetin për të gjetur informacion, por preferojnë të rrijnë online duke biseduar me të singjashmit, dhe me gjasë pa u ndalur për të menduar.
Përdoruesi normal i Internetit duhet që të jetë i aftë të rrokë dallimin mes ideve jokoherente dhe të artikuluara mirë, dhe këtu lind problemi i filtrimit të informacionit. Nuk lidhet vetëm me opinione të shprehur në blogje apo Twitter, por është një çështje urgjente për të gjitha faqet e internetit, ku mund të gjesh informacion që është i besueshëm dhe i dobishëm, por gjithashtu – dhe sfidoj këdo që dëshiron ta mohojë – edhe përçartje të gjithfarëlloji, rrëfime për komplote joekzistente, mohime të Holokaustit, racizëm, informacion që është i rremë nga pikëpamja kulturore.
Si mund ta filtrosh informacionin? Secili prej nesh e ka aftësinë ta filtrojë informacionin, kur shohim faqe interneti që merren me tema për të cilat kemi njohuri, por unë i pari do e kisha problem të dalloja, nëse një faqe interneti thotë të vërtetën apo gënjen, kur shkruan për Teorinë e Fijeve. As edhe shkollat nuk munden t’u mësojnë nxënësve si të filtrojnë informacionin, përderisa mësuesit janë në të njëjtin pozicion si unë, dhe ata që japin mësim gjuhën greke mund të gjenden të pambrojtur, kur lexojnë një faqe që shkruan për teorinë e katastrofës së Luftës së Tridhjetë Viteve.
Ka vetëm një zgjidhje. Gazetat janë shpesh skllave të Internetit, pasi aty gjejnë lajme dhe histori që shpesh rezultojnë false, duke i dhënë kështu një zë rivalit të tyre më të madh – dhe duke e bërë këtë gjithmonë më vonë se sa Interneti. Në vend të kësaj, ato duhet t’i dedikojnë dy faqe çdo ditë analizës së website-ve, në po të njëjtën mënyrë siç bëjnë vlerësime të filmave apo librave, duke nxjerrë në pah faqet që janë virtuoze dhe ato që nxjerrin lajme të gënjeshtërta apo komplote pa lidhje. Kështu do të bënin një shërbim të vyer publik, e madje mund të bindin edhe ata shumë përdorues të Internetit që po u ikin gazetave, që të rikthehen.
Për një sipërmarrje të tillë, një gazetë do të kish nevojë për një ekip analistësh, shumë prej të cilëve do të duhej të vinin nga jashtë. Do të kushtonte, por do të ofronte një shërbim të vyer kulturor dhe do i jepte shtypit një qëllim të ri.
Umberto Eco – Shkëputur nga libri “Kronika të një shoqërie likuide” (Artikulli është botuar në 2015) – Në shqip nga bota.al/ KultPlus.com
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, ka shkuar sot për profilin e Eglantina Frrokut, e cila po zhvillon biznesin e saj në fushën e dizajnit grafik në Gjermani, shkruan KultPlus.com
“Eglantina Frroku Bossart, është shqiptarja në fushën e grafik dizajnit që ka arritur suksesin në Shtutgart të Gjermanisë, duke u bërë emër i njohur në botën e modës”, thuhej në postimin e tyre në Facebook.
“Ajo ka ngritur atelienë e saj në qendër të Shtutgartit. Përveçse e talentuar, i është dashur shumë punë dhe përkushtim si dhe integrim i një stafi profesionistësh gjermanë në ekipin e saj. Ka stiluar veshje për emra të njohur atje dhe jep kontribut në evente të ndryshme bamirësie”, përfundon postimin i Fondit për Zhvillimin e Diasporës në Facebook.
Sopranoja Besa Llugiqi mbrëmë ka interpretuar në Gdansk të Polonisë në Teatrin e Operas “Baltika”, shkruan KultPlus.com
Sopranoja LLugiqi, ka thënë se pavarësisht se roli dhe interpretimi kanë qenë komplekse, ajo ia ka dalur ta zotërojë atë.
“Mbrëmë në Gdansk të Polonisë në Teatrin e Operas Baltika interpretova në rolin kryesor të Thais nga opera Thais e J. Massenet . Thais është një rol jashtëzakonisht kompleks dhe i bukur me shumë nuanca muzikore dhe dinamike , teknikisht jo i lehtë me shumë dramaticitet brenda saj, është prej roleve që me kënaqësi e këndoj , është ngjitur aq shumë për zerin tim sa që me lehtësi mendoj se po e zotëroj pamvarësisht peshës qe ka”
“Jam e lumtur shumë për këtë bashkëpunim në një atmosferë të tillë jashtëzakonisht profesionale nga një teatër mjaft serioz , një orkestër fantastike , dirigjenti dhe kasti e bëjnë këtë shfaqje madhështore”, ka shtuar tutje, sopranojna Besa LLugiqi.