Sharlota, artistja hebreje që u vra shtatzënë nga nazistët

Familja e saj kishte një fund tragjik, të prekur nga geni i vetëshkatërrimit. E ëma, tezja, daja e tezja e së ëmës dhe shumë kushërinjtë e saj vranë veten.

Por Sharlota trashëgoi dashurinë për jetën, dellin artistik dhe luftoi jo vetëm me trashëgiminë, por sa mundi edhe kundër nazizmit.

Sharlotë Solomon lind në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike. Si të mos mjaftonin traumat që do të shoqëronin jetën e saj, mes të cilave dhe vetëvrasja e së ëmës, Sharlota duhej të rritej, të edukohej dhe dashuronte, pikërisht në periudhën e tmerrshme naziste. Gjatë viteve të përndjekjeve, ajo gjen qetësinë te piktura. Kur përndjekja e hebrenjve arrin kulmin në Berlin, kur artistët u futën në kampe internimi dhe u shuan njëri pas tjetrit, ajo kërkoi shpëtim në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj.

Në tetor të vitit 1943, ajo u deportua në kampin e vdekjes në Aushvic, nga ku nuk u kthye më.

Pjesë nga libri ‘Delikatesa’ të autorit francez David Foenkinos:

I hipin te treni nr. 60. Në një vagon për dyzet persona, ngjishen shtatëdhjetë. Me gjithë bagazhe, sigurisht. Aty ka të çmendur dhe pleq që i kanë kapur nëpër azile. Kujt mund t’i besohet se do t’i shpien në një kamp pune? Përse i marrin të sëmurët mendorë dhe ata me një këmbë në varr? Kjo hollësi hedh dritë mbi të vërtetën. Një djalë i ri thotë: Do të na vrasin, duhet të ikim. Kështu që kërkon si e si t’ia mbathë, do që të thyejë dërrasat e vagonit. Disa persona i hidhen sipër për ta penguar.

Gjermanët kanë qenë shumë të qartë në këtë pikë. Në zbulofshin se mungon qoftë edhe një, do të ekzekutohen të gjithë të tjerët. … Më në fund, treni arrin atje ku duhej. Nata është krejt e errët dhe e akullt. Ashtu si në nisje, vagonët rrinë të mbyllur. Përse nuk i hapin? Përse nuk i lënë të marrin ajër? Duhet pritur sa të zbardhë. Kjo zgjat më se dy orë. Çdo i shpërngulur zbret më në fund nga treni. I llahtarisur, i rraskapitur, i uritur.

Mjegulla e mëngjesit nuk të lë ta dallosh kampin. Nuk shquhen as qentë që lehin. Syri të zë vetëm një mbishkrim sipër kangjellave të hyrjes: Arbeit Macht Frei. Puna të bën të lirë. Tani të gjithë duhet të rreshtohen. Aleksandri me Sharlotën e dinë se përsëri do t’i ndajnë. Ata përfitojnë nga çastet e fundit që po kalojnë bashkë. Pas pak do t’u thonë se te cili grup duhet të shkojnë. Disave do t’ua kursejnë vdekjen e menjëhershme. Sepse treni i tyre ka mbërritur të nesërmen e festës së Kipurit.

Atë ditë kur nazistët futën në dhomat me gaz pak më shumë se zakonisht. Si për t’u vënë në dukje rëndësinë e këtij veprimi. Kështu që nëpër baraka ka më shumë vende të lira. … Te hyrja e ndërtesës mund të lexosh se atje gjenden dushet. Para se të futet brenda, secila zhvishet. Rrobat duhen vënë në një varëse. Një roje femër çirret me të madhe. Para së gjithash, mos harroni numrin e varëses suaj. Gratë e ngulin në kujtesë këtë shifër të fundit. Dhe hyjnë në sallën e pafund. Disa mbahen për dore. Atëherë, dyert mbyllen me dy të rrotulluara çelësi, si në burg. Lakuriqësia, nën dritën e akullt, i gërryen trupat. Bie në sy Sharlota me barkun e fryrë. E rrethuar nga të tjerat, ajo nuk lëviz. Duket sikur shkëputet nga ai çast. Për të mbetur atje. / KultPlus.com

Ashpërsohen masat kundër COVID-19 në Kosovë, këto janë rregullat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar për propozimin e masave të reja gjatë pandemisë me COVID-19, të cilat edhe u miratuan nga kabineti qeveritar.

Zemaj ka thënë se do të bëhet mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive, dhe personat e kontaktit do të vetizolohen për 14 ditë.

“Kontaktet e personave të infektuar të vetizolohen për 14 ditë dhe në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të IKSHPK-së”, tha Zemaj.

Ai tha se me qëllim të parandalimit të koronavirusit, është bërë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial.

Rekomandimet tjera:

Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

Bartja e maskave të jetë obligative

Punonjësit dhe palët të mbajnë maska

Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion

Ndalim i vizitave të familjarëve te personat

Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare

Komunat të aktivizojnë shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve

Disa prej masave që propozoi ministri i Shëndetësisë. / KultPlus.com

Gazmend Jakupi për librin e John Bolton: Libri më kontrovers i dhjetë vjetësh-it të fundit

Nga Gazmend Jakupi

The Room Where It Happened: A White House Memoir – Bestselleri i fundit më i përfoluri në SHBA (i publikuar më 23 qershor 2020)


Libri definitivit më kontrovers i dhjetë vjetësh-it të fundit, i shitur në ditët e para të publikimit në mbi 100 mijë kopje, i ranguar si i pari në kategoritë “Historia dhe Teoria e Politikës”, “Siguria Kombëtare dhe Ndërkombëtare”, “Qeveria Federale”, “Historia e SHBA”, “Biografitë e Liderëve Politik” etj., është libri i fundit i shkruar nga Ambasadori John Bolton, ish Këshilltarë i Sigurisë Nacionale i Presidentit Donald Trump nga viti 2018 deri 2019. Libër i cili me përplot detaje dhe emocione përshkruan 17 muajt e shërbimit të zotit Bolton si këshilltari kyç në çështjet e sigurisë kombëtare. Buja që është duke e bërë ky libër në vet SHBA dhe gjithë rruzullin tokësor është aq e madhe sa që Presidenti Trump me muaj të tërë është munduar që të ndalojë publikimin e tij duke u arsyetuar në një anë që është përplot me gënjeshtra dhe në anën tjetër që ka plot detaje të natyrës së ndjeshme e që mund të klasifikohen edhe si sekrete shtetërore, e që këto të dyja janë në kundërshtim me njëra tjetrën sipas intervistës të zotit Bolton dhënë televizionit USA Today dhe Voice of America.

Libri voluminoz 592 faqesh është me plot detaje për shumë çështje të ndryshme si takimet me burrështetasit botërorë (Kim Jong Un, Vladimir Putin, Xi Jinping, Hironomiya Naruhito, Shinzo Abe, Theresa May, Boris Johnson etj.), takimet nëpër samitet e ndryshme si dhe takimet ditore në mes të Presidentit Trump dhe stafit të tij të ngushtë (John Bolton, Mike Pence, Mike Pompeo, Steven Mnuchin, William Barr, Jim Mattis etj.). Këtu në plot detaje përshkruhen parapërgatitjet e takimeve të ndryshme e ndër të tjerët edhe takimi me Presidentin e Koresë Veriore Kim Jong Un, i cili takim sipas zotit Bolton ishte si nevojë personale e Presidentit Trump që t’i mundësojë garën për çmimin Nobel për paqe, për të bërë fotografi me Kim Jong Un dhe natyrisht për të fituar pikë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale 2020. Takimet tjera si p.sh. me Vladimir Putin dhe Xi Jinping gjithashtu ishin më shumë takime për përfitime personale se sa takime për interese shtetërore, meqë sipas zotit Bolton, Presidenti Trump është një president i cili nuk udhëheq me kurrfarë konsistence apo filozofie të udhëheqjes, por më së shumëti sipas instikteve personale e të cilat edhe ato ndryshonin prej minute në minute e dite në ditë!

Në këtë libër, ndër çështjet tjera paraqiten edhe problemet me kompanitë Kineze ZTE dhe Huawei; përkrahjen e ndërrimit të qeverisë Maduro në Venezuelë; zgjedhjen e Presidentit të ri në Ukrainë z. Volodymyr Zelensky dhe përkrahjen e tij; indinjatën e Presidentit Trump ndaj shtetet anëtare të NATO për mos pagesën e obligimeve ndaj NATO’s e posaçërisht të Gjermanisë; për humbjet financiare nëpër gjithë botë në bazat ushtarake amerikane të cilat shtetet nikoqire nuk paguajnë as shpenzimet vjetore operacionale (p.sh. Korea Jugore mezi paguan 1 miliard $ në vit SHBA-së për prezencën e trupave Amerikane, kurse shpenzimet operacionale vjetore arrijnë 5 miliard $, ku sipas zoti Bolton, Presidenti Trump preferon që shtetet nikoqire të paguajnë shpenzimet vjetore + 50% !); tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja për armatimin ndërkombëtar bërthamorë; peripecitë me Iranin; Korenë Veriore; Rusinë; Kinën e shumë çështje tjera.

Ndër qëllimet tjera të publikimit të këtij libri, zoti Bolton dëshiron t’i tregoj votuesve Amerikan për paaftësinë e zotit Trump si President i SHBA i cili nuk do të duhej t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020. Autori në disa vende në librin e tij tregon se sa afër ishte dorëheqjes nga posti i tij e që vet letrën e dorëheqjes e ka shkruar disa muaj para dorëheqjes.

Libri është klasifikuar dhe i vlerësuar në mënyra shumë të ndryshme nga kritikët Amerikan e botërorë duke fituar kritika nga më pozitivet e deri më negativet. Sipas meje, është një libër i mirë për t’u lexuar meqë përmban një histori të konsiderueshme të ngjarjeve ndërkombëtare gjatë kohës së shërbimit të zotit Bolton dhe detaje tërheqëse dhe interesante. / KultPlus.com

Bukuritë e bjeshkëve të Kukësit mahnisin të apasionuarit e natyrës

Një grup alpinistësh nga qytete të ndryshme të vendit vizituan fundjavën që lamë pas bjeshkët e Kukësit, duke u ndalur në Çajë dhe Radomirë, ku shijuan bukuritë magjepsëse të natyrës dhe ushqimin tradicional të zonës.

Ermal Hallaçi, guidë turistike në qarkun e Kukësit tha për ATSH-në se “udhëtimi ynë dy ditorë në bjeshkët e Kukësit  filloi nga Ujëmbledhësi i Novosejt ose siç njihet ndryshe nga banorët Liqeni i Novosejit në drejtim të majës së Kallabakut. Shtegu është shumë i përshtatshëm për çdo grupmoshë”.

“Nëse ke mundur të shkosh deri tek maja e Kallabakut, vështron një peizazh mahnitës, i cili nuk është gjë tjetër vetëm një vallëzim i Alpeve të Sharrit dhe Korabit”, – thotë Hallaçi, i cili ka shoqëruar vitet e fundit qindra alpinistë në pikat turistike të Kukësit.

Bjeshkët e Cajës mes livadheve alpine plot lule shumëngjyrëshe kanë një pamje të mrekullueshme, ndërsa rreth e përqark tufat e deleve rudë dhe kuajve që kullotnin e bënin edhe me të bukur pamjen.

Rrugës alpinistët u takuan edhe me Ardianin, një banor i zonës, i cili ka ngritur edhe një bujtinë në fshatin Cajë ku mund të shijosh gatimet tradicionale të zonës.

Hallaçi shprehet se “pas një pushimi prej 20 minutash filluam udhëtimin drejt Çajës, ku për të arritur na duheshin edhe 2h e 30 min. Arritëm në fshat, ishim të parët vizitorë për këtë vit që shkonim në këtë fshat  bujarë dhe mikpritës dhe optimistë për të ardhmen e vendit U akomoduam në një shtëpi pritëse të Ardian Musajt në Çajë”.

Sipas tij çajanët janë të njohur në zonën verilindore për blegtorë të zotë, ku sot zona numëron rreth 4000-5000 krerë delesh.

Ardiani thotë se “blegtoria këtu është biznesi më fitimprurës. Ushqimi është i zonës me gatime tradicionale si byrek, mish qingji, kos dele, ndërsa në vend të birrës apo pijeve me gaz ofrojmë dhallë”.

Në ditën e dytë të udhëtimit të apasionuarit pas alpinizimit u drejtuan drejt fshatit Radomirë, që ndodhet rrëzë Korabit .

“Zgjimi u bë herët për të shmangur temperaturat dhe diellin gjatë turit. Mëngjesi jashtë pranë bujtinës me kafe turke dhe çaj boronice bio, pasi zona ka një sasi të madhe boronicë. U bëmë gati për ecje drejt Radomirës një udhëtim shumë i gjatë prej 6 orë ecje”, tregon Kledina Skendo nga Tirana, e cila ka vizituar për herë të parë bjeshkët e Kukësit.

Ajo shton se kaluam në shtegun mes luginave dhe përroit që rridhte nga bjeshkët drejt Radomirës, ndërsa ndaluam tek ujëvara e Çajës, që të mahniste me bukurinë e saj dhe më pas u drejtuam drejt Radomirës .

Një tjetër alpinist Afrim Tahiraj tha se “gjatë rrugës na u shfaq edhe pamja më e bukur e udhëtimit Mali i Korabit, më i larti në Shqipëri” .

Ermal Hallaçi, guida turistike thotë se “banorët që takonim në rrugë, çobanë na thanë që muaji qershor -shtator është koha ideale të shkelur këto pamje dhe bukuri natyrore”.

“Pas 6 orë ecjesh mbërritëm nga mesdita në Radomirë duke e mbyllur këtë tur 2-ditorë dhe duke shijuar bjeshkët e mrekullueshme të Çajës dhe Radomirës”, thekson Hallaçi.

Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që kanë shijuar vitet e fundit bukuritë e bjeshkëve. Një ndër destinacionet më kryesore për këtë 9-mujor është parku natyror Korab-Koritnik.

Një mrekulli pak e njohur është edhe shpella e Jezinës, e ndodhur në afërsi të fshatit Bele-Kukës. Të frekuentuara janë edhe pikat turistike, si Sasati, Kroi i Kuq, Kroi i Bardhë që kanë nisur të vizitohen jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit./atsh / KultPlus.com

Vajza e Ismail Kadaresë zgjedhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare  të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan Kadare.

Sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, këtë radhë nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, si ka qenë tradita e dekadave të fundit. Kjo për shkak të krizës së koronavirusit. / KultPlus.com

Vdiq në moshën 98-vjeçare legjenda e komedisë Carl Reiner

Carl Reiner, regjisori veteran i filmave komikë, i lartësuar për rolin e tij të dyfishtë me Mel Brooksin, si dhe për regjimin e një sërë komedish hit, përfshirë “The Jerk” dhe “The Man With Two Brains”, ka vdekur të martën në moshën 98-vjeçare.

Revista “Variety” ka konfirmuar lajmin, duke raportuar se publicisti i tij ka pretenduar se Carli ka vdekur nga shkaqet natyrore të hënën mbrëma, në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

I biri i tij, producenti Rob Reiner, në rrjetet e tij sociale ka shkruar: “Mbrëmë babai im ndërroi jetë. Përderisa po shkruaj, po më dhemb zemra. Ai ishte drita ime udhëheqëse”, transmeton Koha.

Bashkë me Brooksin, Reiner u shndërrua në ikonë të komedisë hebraiko-amerikane për filmin e famshëm “The 2000 Year Old Man”, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1960. Dyshja u lartësua edhe për punën si skenaristë të komedisë tjetër televizive hit “Sid Ceasar”, si dhe për “Your Show of Shows”. Reiner ua vuri nënshkrimin e tij për hitin e madh në televizion “The Dick Van Dyke Show”, para se të vazhdonte rrugëtimin drejt famës si regjisori i filmave më të njohur të Steve Martinit. Gjithashtu, edhe i biri i tij, Rob, u njoh si producent i shquar filmi, duke qëndruar prapa hiteve si “When Harry Met Sally”, “Stand By Me” dhe “This Is Spinal Tap”.

Industria e filmit dhe televizionit e ka cilësuar vdekjen e Reinerit si humbje të një regjisori madhor. Alan Alda ka shkruar në një postimi në Twitter se “talenti i tij do të jetojë për një kohë të gjatë, por humbja e tij na la boshllëk në zemrat tona”. Ndërkaq William Shatner në rrjetet sociale ka shkruar se “si krijues i Sid Ceasarit për të rikrijuar ato kohë për shfaqjen Dick Van Dyke, Carl ishte një mjeshtër në zanatin e tij”.

Josh Gad ka shkruar: “Lamtumirë për një nga mendjet më të mëdha komike të të gjitha kohërave! Faleminderit që na bëre gjithnjë të qeshur dhe të gëzuar!”.

E aktorja Mia Farrow ka shkruar: “E humbëm një person që na dha kohë të shkëlqyeshme, të qeshura të panumërta. Ai ishte i shkëlqyeshëm dhe i sjellshëm … Ai ishte me ne nëpër periudha të mira dhe kohë të vështira. Faleminderit Carl Reiner!”.

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka shprehur ngushëllimet e tija përmes Twitter. “Carl Reiner bëri komedi televizive që shikohen edhe sot. Ai e bëri Amerikën të qeshë, kishim një dhuratë të vërtetë. New York shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij”.

I lindur në New York, në vitin 1922, Reiner ishte djali i emigrantëve hebrenj në SHBA dhe shërbeu në forcat ajrore amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pasi iu bashkua ushtrisë, Reiner u fut në botën e showbizit, duke zënë një vend të rëndësishëm në “Your Show of Shows” më 1950, ku ai do të bashkëpunonte me Brooksin dhe Neil Simonin.

Falë suksesit të tij, Reiner kaloi në krijimin e filmave artistikë, debutimin në të cilën fushë e pati si regjisor i “Enter Laughing” më 1967, përshtatur nga autobiografia e tij që mbërthente fëmijërinë e tij dhe përpjekjen për të shpërthyer në fushën e shfaqjeve.

Filmat pasues përfshinë komedinë e George Burns “Oh God”! dhe komedinë e Henry Winklerit “The One and Only”.

Në atë që do të bëhej një bashkëpunim i rëndësishëm, Reiner u kërkua nga skena e atëhershme dhe komediani i televizionit Steve Martin, për ta drejtuar filmin e tij debutues të 1979-s “The Jerk”. Më pas, dyshja bashkëpunoi në tre filma të tjerë radhazi – “Dead Men Don’t Wear Plaid” (1982), “The Man with Two Brains” (1983) dhe “All of Me” (1984) – që të gjitha të suksesshëm.

Në dekadat e mëvonshme ai u ngrit në statusin e një legjende të vërtetë, duke u shfaqur në emisionet televizive si “Frasier”, “King of the Hill”, “The Larry Sanders Show” dhe “Ally McBeal”.

Reiner ishte një demokrat i përkushtuar dhe kundërshtar i njohur i presidentit aktual amerikan, Donald Trump. Ai gjithë kohës ishte aktiv në rrjetet sociale dhe një nga postimet e tija të fundit ishte pikërisht kritika adresuar Trumpit: “Një biznesmen i falimentuar dhe i korruptuar që nuk kishte asnjë kualifikim për të qenë udhëheqësi i ndonjë vendi në botën e civilizuar”.

Në vitin 1943 ai u martua me këngëtaren Estelle Lebost, e cila do të bëhej e njohur për rolin në filmin e të birit të saj “When Harry Met Sally”. Lebost vdiq në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe Reiner ishte nën përkujdesjen e tre fëmijët e tyre – Rob, Sylvia dhe Lucas. / KultPlus.com

IKSHPK me mesazh të çuditshëm, reagon edhe Shpend Ahmeti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një postim aspak të pëlqyer nga ana e qytetarëve të cilët janë shprehur që përmes këtij statusi Instituti ka përhapur panik dhe frikë të qytetarët e që në fakt do të duhej ta bënin të kundërtën, shkruan KultPlus.

“Virusi vret!
Prindër! Vendosni maskën!
Unë jam fëmiu juaj!
Dua të rritem më prind!”, ky është statusi të cilin Instituti e ka shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në Facebbok e për të cilin ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit dhe duhet të jetë në mënyrë më profesionale e më pak të çuditshme.

Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:

Përderisa pajtohem me qëllimin, mjeti, mënyra dhe përçuesi i porosisë lënë për të dëshiruar.

Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar.

Instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situatën për politikbërësit. Jep siguri për qytetarët se situata është nën kontroll. Jep rekomandime shkencore – dhe vetëm shkencore.

Mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit. Këtu pajtohem plotësisht. Por ka mënyrë më profesionale dhe më pak të çuditshme se kjo.

Përndryshe përgëzime për punën e Institutit.

Po virusi vret, por është e lehtë të luftojnë nëse të gjithë marrim përgjegjësi si qytetarë. Këtë nuk e kemi bërë javët e fundit. Është koha të jemi serioz në këtë betejë të gjithë. Atëherë s’do të ketë nevojë për masa tjera restriktive. / KultPlus.com

Artistët shqiptar me famë ndërkombëtare bëhen bashkë, sjellin këngën “Upset”

Rep-artisti shqiptar i cili ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe ka krijuar fansa gjithandej, nuk mungon me projekte të reja.

Kësaj radhe ai ka paralajmëruar për një bashkëpunim mjaft interesant me këngëtaren shqiptare po ashtu të njohur ndërkombëtarisht, Njomza si dhe me Pink Sweats.

“Upset” titullohet kënga që do të publikohet së shpejti, për të cilin është përkujdesur producenti Robbie Winn. / KultPlus.com

Zbulohet në Jerusalem një vulë antike e periudhës persiane

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vulë në Jerusalem, që ka të ngjarë të datojë nga shekulli VI para Krishtit, njoftoi sot Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).

Arkeologët besojnë se gjetjet datojnë nga periudha persiane në Jerusalem, pas shkatërrimit të qytetit nga babilonasit.

“Pavarësisht gërmimeve të shumta të kryera në Jerusalem, deri tani gjetjet e zbuluara nga periudha persiane janë jashtëzakonisht të pakta dhe për këtë arsye na mungon informacioni në lidhje me karakterin dhe pamjen e qytetit gjatë asaj periudhe”, njoftuan studiuesit Yuval Gadot dhe Yiftah Shalev, në një deklaratë të përbashkët.

Sipas një njoftimi nga IAA, vula me madhësi 4,5 centimetra tregon një njeri, në dukje mbret, i ulur në një karrige të madhe/DPA / KultPlus.com