G4SHI dhe Njomza publikojnë këngën më të re (VIDEO)

Dy këngëtarët shqiptarë, kanë publikuar këngën e tyre më të re, njëherit edhe kënga e tyre e parë së bashku e cila titullohet ‘Upset’, njofton KultPlus.

“Upset” është një këngë krejt ndryshe në zhanër.

Njomza këndon në refrenin e këngës derisa edhe videoklipi i këngës është i realizuar në mënyrë tejet profsionale.

Premierën e kësaj kënge Gashi e dha nëpër rrjetet sociale.

Si zakonisht, edhe kjo këngë e Gashit është pritur mirë nga publiku amerikan, sidomos nga fansat e Gashit të cilët e kanë vërshuar atë me komente pozitive në Instagram.

Po YouTube kënga është online edhe në “Spotify”, “Apple Music”, “Google Play”, “Deezer”, “iTunes Store” dhe “Napster”. / KultPlus.com

Artistët shqiptar me famë ndërkombëtare bëhen bashkë, sjellin këngën “Upset”

Rep-artisti shqiptar i cili ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe ka krijuar fansa gjithandej, nuk mungon me projekte të reja.

Kësaj radhe ai ka paralajmëruar për një bashkëpunim mjaft interesant me këngëtaren shqiptare po ashtu të njohur ndërkombëtarisht, Njomza si dhe me Pink Sweats.

“Upset” titullohet kënga që do të publikohet së shpejti, për të cilin është përkujdesur producenti Robbie Winn. / KultPlus.com

Vajzat shqiptare shkëlqyen me dukjen e tyre në “Grammy 2020” (FOTO)

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.

Në mesin e shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza.

Lipa e cila në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatores Vera Wang, derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.

Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.

Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. / KultPlus.com

Njomza sjellë këngën e re “Me & You” (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Njomza, çdo ditë e më shumë po tregon që rruga e nisur drejt muzikës do jetë një rrugë e gjatë dhe e suksesshme për të.

Bashkëpunëtorja e shpeshtë e Ariana Grandes, viteve të fundit ka bërë që emri i saj të jetë i pranishëm nëpër media, qoftë si bashkëpunëtore e ngushtë e Ariana Grandes e qoftë si singel artiste e suksesshme.

Ajo tashmë ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “Me & You.”

Me një videoklip interesant dhe një tekst që hedhë dritë mbi një dashuri që është dehëse, gjatë gjithë videos, Njomza vjen me një shumëllojshmëri të modeleve të flokëve që atë e karakterizon dhe veshje që i përshtaten secilës skenë e dukje.

Njomza Vitia përndryshe është e lindur më 22 prill të vitit 1994. Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese.

Njomza rrjedh nga një familje nga Prishtina, prindërit e saj kanë emigruar së pari në Gjermani, vendi edhe në të cilin Njomza u lind, teksa më pas familja e saj u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.

Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller, apo i njohur më shumë si ish-i dashuri i Ariana Grandes.

Një punë kaq e madhe e bën të qartë synimin që artistja e re shqiptare ia ka vënë vetes, drejt një tregu aq të madh siç është ai ndërkombëtar. /KultPlus.com

Kjo është shqiptarja që u bë pjesë e dy videoklipeve të Ariana Grande (VIDEO)

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentin. Para pak kohësh ajo u komentua për marrëdhënien me Dua Lipën dhe për një bashkëpunim të mundshëm me të, por këtë herë do të flasim për një lidhje të saj me një tjetër artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Njomzën, e cila është parë në dy videoklipet e fundit të Arianës, ‘Thank u, Next’ dhe ‘7 Rings’. Në postimet e fundit në ‘Instagram’, Njomza duket shumë e afërt me Arianën, ato përveç që kanë shoqëri të ngushtë, Ariana pak kohë më parë kishte deklaruar që Njomza qëndron edhe pas disa këngëve të saj si tekstshkruese.

Përveç si tekstshkruese e këngëve të Ariana Grandes, Njomza tashmë ka filluar karrierën e saj si këngëtare në Amerikë. Ndoshta në një të ardhme ato edhe mund të sjellin ndonjë bashkëpunim.

Njomza ka lindur në Gjermani dhe ka jetuar në Chicago, por di të flasë shumë mirë gjuhën shqipe. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bsw5J8bnThx/
View this post on Instagram

sometimes i smile !!

A post shared by NJOMZA (@notnjomza) on