Me vargjet e ‘Lamtumirës’ së Shenjtores, Himni i Nënë Terezës në Tiranë! Artistët: Në mrekulli më vete

Koncerti “Tre tenorët” iu dedikua këtë javë 20-vjetorit të Lumturimit të Shën Terezës. Pas Prishtinës e Vatikanit, u interpretua për publikun shqiptar Himni i Shën Terezës, me vargjet e saj të “Lamtumirës”

Është “Lamtumira” në vargje e shqiptares Shën Terezë, ndërsa largohej me anije drejt Kalkutës e shndërruar në himn.

Genc Tukiçi e kompozoi veprën me rastin e kanunizimit të misionares “Valsin hyjnor” me motiv të të afërmit të saj, kompozitorit Lorenc Antoni.

Në 20-vjetorin e lumturimit të Shenjtores sopranoja Catherine Wethington e këndon në shqip, në koncertin “Tre tenorët” që u mbajt në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

“Sa herë e dëgjoj emocionohem! Jo vetëm sepse është një vepër shumë e bukur, por edhe sepse bëhet fjalë për këtë figurë kaq të rëndësishme për ne, që na bën krenar kudo që shkojmë”, thotë dirigjenti Bujar Llapaj.

Për publikun shqiptar, që zgjodhi t’i bashkohej këtë javë  këtijrrugëtimi sa artistik e shpirtëror, himni i Shën Terezës interpretohet , pas Prishtinës në 2015-ën e Vatikanit në shenjtërimin e saj. Sopranoja Ramona Tullumani ka qenë pjesë e të tri koncerteve. Tregon nga përjetimet në Selinë e Shenjtë.

“Në Vatikan, të këndohej ky himn, nga bashkimi i shqiptarëve të talentuar ishte një mrekulli më vete. Sa mirë që kjo figurë universale që e njeh dhe do e gjithë bota është e jona!”, thotë sopranoja Ramona Tullumani.

Me muzikë vendase e të huaj, Armaldo Kllogjeri nga Shqipëria, Granit Musliun nga Kosova dhe Ismet Vejselin nga Maqedonia e Veriut,  si “Tre tenorët” e kësaj mbrëmje dedikuar shenjtores, bashkojnë përmes artit shqiptarinë.

Nga Verdi, Puçini, tek Zadeja e Harapi, “Tre tenorët” për Nënë Terezën me producent Edmond Tullumanin, sollën muzikë të përzgjedhur, që u luajt nga Orkestra Filarmonike e dirigjuar nga mjeshtri Bujar Llapaj.

“Kjo mbrëmje erdhi me ngjyra muzikore nga e gjithë bota, sepse Shën Tereza u përket të gjithëve. U përket më së pari, atyre që janë human ndaj tjetrit”, thotë dirigjenti Bujar Llapaj.

Emocionet mbrëmjes,   përmes zërit të Raimonës, ja shtoi “Himni i dashurisë” së Marguerite Monnot, i kënduar nga Edith Piaf.

Me mbi 2 dekada jetë, koncerti “Tre teonërt” përshëndeti në mbyllje të ftuarit me një “Brindisi” nga “La traviata”./shqiptarja.com/KultPlus.com

212 vite më para lindi kompozitori hungarez, Franz Liszt

Franz Liszt (22 tetor 1811) ishte një kompozitor Hungarez i shekullit XIX, pianist virtuoz, dirigjent, mësues i muzikës, organist, filantrop, autor, nacionalist dhe një terciar françeskan gjatë epokës Romantike.

Liszt fitoi famë në Europë gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë për aftësitë e tij virtuoze të jashtëzakonshme si pianist. Ai ishte një mik dhe një muzikant pronotor për shumë kompozitorë të kohës së tij, përfshirë Frédéric Chopin, Richard Wagner, Hector Berlioz, Robert Schumann, Camille Saint-Saëns, Edvard Grieg, Ole Bull, Joachim Raff, Mikhail Glinka dhe Aleksandër Borodin.

Si kompozitor, Liszt ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane (Neudeutsche Schule). Ai la pas një punë të gjerë dhe të larmishme, në të cilën ndikoi te bashkëkohësit e tij dhe parashikonte shumë ide dhe tendenca të shekullit XX. Disa nga kontributet muzikore të tij më të shquara ishin shpikja e poemës simfonike, zhvillimi i konceptit të transformimit tematik si pjesë e eksperimenteve të tij në formë muzikore dhe bërja e nisjeve radikale në harmoni.

Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth)/KultPlus.com

Vdes skulptori Luan Mulliqi

Sot, ka vdekur skulptori Luan Mulliqi në moshën 70 vjeqare ka njoftuar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ishte sekretar shkencor, shkruan KultPlus.

 AShAK ka njoftuar se më 23 tetor, ora 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin.

Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

Jeta dhe vepra e Luan Mulliqit:

Luan Mulliqi lindi në Gjakovë në vitin 1953. Kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Beograd (1979). Ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1977 dhe më pas i disa asociacioneve të artistëve dhe të skulptorëve në SHBA. Mori pjesë në shumë simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar dhe botoi një sërë shkrimesh për skulpturë, për artet figurative dhe zhvillimet kulturore në Kosovë. Është autor i dy monografive për artin pamor në Kosovë. Krijimtaria e tij artistike përfshin skulpturën monumentale bashkëkohore dhe atë kombëtare, duke e transformuar në një stil modern. Hapi disa ekspozita personale (Beograd 1979, Çikago 1992, Dallas 1994, Nju-Jork 1995, Prishtinë 2008, Vjenë 2012, Timihoara 2014, Prishtinë 2016 etj.) dhe mori pjesë në shumë ekspozita kolektive jashtë vendit (Shqipëri, Kroaci, Holandë, Kanada, Japoni, Itali, SHBA, Gjermani, Indi, Maqedoni, Francë etj). Ishte fitues i disa çmimeve në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare: çmimi për skulpturë në Fakultetin e Arteve në Beograd (1978), çmimet “Mosha Pijade” (1979), “40 vjet revolucion” (1981), Bienalja e Vizatimit (1983), Salloni Pranveror (1985), shtatorja e “Nënë Terezës” (2000), “Skënderbeu, strateg dhe diplomat” (2004), të gjitha në Prishtinë, pastaj për monumentin e Nënë Terezës në Tiranë (2005), shtatoren e Fehmi Aganit në Prishtinë (2006) etj. Veprat e tij gjenden në disa galeri dhe muze të ndryshëm. Disa prej tyre janë pjesë e koleksioneve private si dhe të personaliteteve të njohura. Për disa vjet ishte ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës. Ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2012 ishte anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sekretar i Seksionit të Arteve dhe sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./KultPlus.com

Sot Maratona e Tiranës, ja plani i lëvizjes së automjeteve! Rrugët ku nuk do lejohet parkimi

Ditën e sotme do të zhvillohet “Maratona e Tiranës” e cila mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash, si dhe ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet, duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme.

Qytetarëve i është bërë apel që sot të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet  private dhe të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë urdhrave të shërbimeve policore , në devijimet eventuale të trafikut që do të kërkohen.

Gjithashtu, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve që të mos parkojnë automjetet e tyre private, brenda perimetrit të garës dhe të heqin vullnetarisht mjetet e parkuara në rrugët ku do të zhvillohet gara , nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të spostohen me mjet ngritës, nga shërbimet policore .

Policia Bashkiake bën me dije se ata qytetarë , që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve  që ndodhen brenda perimetrit të garës, duhet t’i nxjerrin ato, jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 22 Tetor, nëse kanë planifikuar udhëtime, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 15:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin me automjet, nga zona e tyre e banimit që ndodhet brenda perimetrit te garës.

Përveç automjeteve, Policia Bashkiake kërkon mirëkuptimin dhe të drejtuesve të biçikletave, monopatinave , apo motorëve elektrike që të mos lëvizin në rrugët brenda perimetrit dhe gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar. Ndërkaq, këmbësorët do të ndihmohen nga shërbimet policore dhe vullnetarët për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.

Plani i lëvizjes së automjeteve:

2.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”,  rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

2.1 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:

– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek rruga “e Elbasanit”,  rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga “e Dibrës, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “e Kavajës” nga Ura teknologjike deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

– Në kryqëzimin e rrugës “së Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

– Në kryqëzimin e  rrugës “së Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.

– Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “së Durrësit”.

– Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “së Kavajës”.

– Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

– Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2 — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

– Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht – Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 4 “Qendër — QTU — Megatek — City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 5 /A “Ish-Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”.

– Linja Nr. 5 /B “Institut — Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” . – Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit — Qendër — Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium — TEG” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti — Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri — Qendër — Ish-Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re — Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja 12/B “5 Maji — Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 14 Unaza pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Kombinat — Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 Dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 22 Tetor 2023 nga ora 08.00 -16.00./topchanel/KultPlus.com

Fragment nga romani ‘Diktatori në kryq’ i autores Mira Meksi

Mira Meksi

Diktatori në kryq (fragment)

“Diktatori në kryq” është vlerësuar me çmimin kombëtar të letërsisë për vitin 2019, “Romani më i mirë”.

Atë natë iu fanit një ëndërr e pazakontë. Ndërsa muzgu binte ngadalë dhe një gjysmë dielli si i prerë me thikë, po aq vezullues dhe i kuq sa nëpër kartolinat kineze me portretin e Mao Ce Dunit, varej pezull mbi det, një erë e fortë zuri të frynte nga lindja.
Në breg të detit, Ai qëndronte në këmbë veshur me një tunikë të bardhë prej liri tejet të gjatë dhe me një kapele partizani me yllin pesëcepësh mbi ballë. Ishte një ëndërr aq e gjallë dhe e vërtetë, sa burri ndjeu freskinë e ujit kur nisi të ecte brenda detit dhe kur era e fortë i ngriti ujërat si male përpjetë, ndjeu rrafshin prej rëre të funddetit. Gjithçka ndodhi më pas ishte si një episod shumë i njohur: Ai shtriu krahun mbi det dhe i Përjetshmi e sprapsi detin për tërë natën, i hapi ujërat, e thau detin mespërmes. Bijtë e shqipes hynë në mes të detit, në shtratin e krijuar, pas burrit të gjatë me tunikë të bardhë prej liri, ndërsa ujërat ngriheshin si murinë në të majtë e në të djathtë.
Me një stap në dorë ai eci përgjatë ëndrrës së asaj nate, në pafundësinë e kohërave. Në një çast të rrugëtimit të gjatë dhe të mundimshëm ktheu kokën pas dhe nuk pa frymë njeriu. U befasua. U trondit. Kish hapur detin që ta printe popullin e tij drejt së ardhmes së ndritur dhe askush nuk po i shkonte pas. Vuri dorën mbi ballë dhe në vend të kapele partizane me yllin e kuq pesëcepësh, dora i zuri trupin e ftohtë dhe të qullët të një kandili deti që i kish pushtuar kokën. U përmend i mbytur në djersë të akullta, por nuk i hapi sytë që të mos dilte prej ëndrrës. Në gatishmëri pranë tij, shoqja N. i fshiu djersët me një shami të butë dhe të vakët. Nuk e pati të vështirë të kridhej sërish thellësive të ëndrrës, si humbëtirave të kllapisë.
Kësaj here iu bë se ndodhej sërish në ujë. Porse nuk ishte det, ishte uji i një lumi të famshëm, të shenjtë me gjasë, dhe sërish dukej sikur ish nxjerrë nga një episod tejet i njohur, emri i të cilit nuk po i kujtohej. Mbante trupit po tunikën e bardhë prej liri dhe uji i mbulonte kërcinjtë e këmbëve të zbathura.
Iu desh të binte në gjunjë dhe të ulte kokën përpara një njeriu flokëdredhur që ndodhej përballë tij, a në imagjinatën e tij, dhe që mori me grushte ujë për t’ia hedhur atij mbi kokë. Ndjeu t’i rridhnin prej hullive dhe vrimave të trupit përrenj me baltë dhe llucë. Tërë ligësitë dhe fëlligështitë e mbartura për mijëra vjet u shkarkuan nga trupi i tij. U ndje i pastruar, i dëlirësuar, i panjollë, u ndje biri i Atit…
Atëherë dëgjoi fjalët që kish parandier: “Ky është biri im!” Ngriti kokën për të parë atë që duhej të ishte Pagëzori dhe shqoi fytyrën e ngërdheshur të Stalinit. Hapi sytë dhe e mohoi prerazi gjumin paskëtaj.
E interpretoi si një ëndërr paralajmëruese. Ëndrrën tjetër, atë afër zgjimit, të cilën e quajti “pagëzimi i Stalinit”, e mori si të ardhur nga e kaluara dhe pa asnjë vlerë fatndriçuese. Ishte biri ideologjik i Stalinit dhe gjithë bota e dinte. Biri që e mbrojti edhe kur gjithë bota e rrëzoi. Biri që e kish imituar në gjithçka si askush, madje edhe në ndërtimin e një sistemi që thuhej se bazohej mbi ligjësi, por që në realitet bazohej thjesht te një njeri i vetëm, Ai vetë, Biri që në emër të Atit kish krijuar dhe kish ushqyer kultin e individit të pavdekshëm dhe kish arritur gjer aty, sa të zbatonte në vendin e tij të vogël modelin ekonomik të Atit, çka përbënte, edhe vetë ishte tanimë i ndërgjegjshëm, një utopi absurde, mizore dhe qesharake në të njëjtën kohë. Aq sa gojët e liga të kampit komunist e quanin vendin e tij një “koloni sovjetike”. Por kish vepruar në emër të Atit dhe kjo besnikëri fetarie do të ishte me siguri edhe urata për shëlbimin e tij.
Gjithsesi, në ëndrrën e fundit shfaqej edhe një element që e lidhte me ëndrrën e parë: lumi i shenjtë dhe pagëzori i tij. Parandjeu fundin. U mundua t’i mbushte mendjen vetes se fundi ishte në rrjedhën e vet të natyrshme. Rreth dhjetë vjet të shkuara kish pësuar dy goditje të rënda dhe të njëpasnjëshme në zemër, të cilat e kishin ligur mjaft. Të paktën kështu i patën thënë, ndërkohë që ligështimi ishte i vërtetë. Sikur të mos mjaftonte kjo, tani jetonte me frikën e një psikoze me të cilën e kishin molepsur sikur të ishte vetë murtaja: tmerrin se në kraharor mbante një bombë me sahat, e cila mund të shpërthente nga çasti në çast. Diabeti tinëzar e gërryente përbrenda, ngadalë dhe pandalshëm, me këmbënguljen dhe mizorinë e një krimineli të sprovuar, apo me durimin e një mole të palodhur që kish vendosur t’i linte të paprekur vetëm zhguallin.
Përpara një viti, një goditje në tru ia pati marrë këmbët për tri javë, ia pati turbulluar gjykimin gjithaq dhe e pati bërë të çaprashiste fjalët. Gjurmët e asaj goditjeje i ndiente hera-herës kur qorrollisej papritmas vrimave të zeza të kujtesës, kur i duhej të bënte përpjekje mbinjerëzore duke trokitur dhe duke thyer gishtat mbi tryezë për të gjetur fjalën e duhur, një fjalë krejt mjerane e cila do ta shpëtonte nga barbaria e humbjekujtesës, kur ndihej si i papeshë brenda trupit dhe i dukej se kishte pothuajse një ekzistencë fantazme, tek shihte frikë dhe mosbesim në sytë e të tjerëve, kur ndiente se i fshihnin të vërteta, i sajonin realitete të rreme, krijonin një udhëheqje shteti mediokre mu nën hundën e tij, kur merrnin vendime në këmbë të tij me anë informacionesh të rreme, kur vazhdonin të jepnin “ dekorata” për armiq imagjinarë, kur i hidhnin dorën në qafë, ndërkohë që tinëzisht punonin kundër tij dhe Partisë së tij, kur shpiknin komplote dhe grupe armiqësore në emër të tij, ndërkohë që në të vërtetë ishin ata vetë që po i shfarosnin njerëzit e tij besnikë një e nga një, kinse me dorën e tij.
Sepse lufta e madhe për pushtet kish nisur, lufta për pasardhësin e tij. Kur zemra, mushkëritë, mëlçia dhe sidomos gjaku i dërgonin sinjale të pagabueshme të oksidimit të tyre përfundimtar. Kish ardhur koha.
Tani ndihej i qetë në kthjelltësinë e zgjimit. Në mugëtirën e dhomës sytë i shkuan tek objekti që fekste më shumë, një orë-kalendar që tregonte fundmarsin e vitit 1985. Nuk shpejtoi të ngrihej nga shtrati. Bëri një shenjë me dorë në drejtimin ku ndodhej ajo që përgjonte gjithçka, edhe frymën që merrte, dhe prania njerëzore në hapësirën e tij u fshi. Ndenji minuta të tëra duke vigjiluar trokitjet e çrregullta dhe të frikshme të zemrës në kraharor dhe ndërrimin e stinëve përtej mureve dhe dritareve.
Në vetminë e dhomës u vu të përsiatej për vdekjen dhe pasvdekjen e tij. Përpara se ta lëshonte mendjen në kujtesën e botës, që do t’i tregonte modelet e imazhit ku do të zgjidhte të projektohej pasvdekja e tij, u përpoq ta boshatiste kokën duke marrë frymë thellë disa herë.
Të mëdhenjtë e revolucionit komunist e patën njohur përpara tij. Kishin vdekur dhe ishin balsamosur. Lenini, më 1924, u shua kur ishte vetëm 54 vjeç. Mjekët e autopsisë kishin deklaruar se venat e kokës i ishin bërë kërce dhe i ishin mbushur me smërç sklerotik, çka i vinte shkakut të vdekjes emrin e arterosklerozës së rëndë gjenetike. Porse shumë vjet më vonë, një mjek hebre ogurzi kish arritur në përfundimin se ati i revolucionit bolshevik paskësh vdekur prej sifilizit të palavdishëm, i cili po ashtu i ngurtësonte venat dhe i bënte të thyeshme.
E kish parë mumien e tij në Mauzoleun e Sheshit të Kuq tek dominonte gjithçka me një pushtet absolut dhe qashtërsia e tmerrshme e përjetësisë së vdekjes ia kish sjellë zorrët në grykë.
Lenini i madh dukej i gjallë. Lëkura e tejdukshme linte të dalloheshin damarët dhe brenda tyre sikur lëvrinte jeta, aq sa për një çast Ai do të ishte betuar mbi teserën e Partisë së Punës, iu duk se i pikasi frymëmarrjen. Ish turbulluar aq shumë nga avujt e farmaqeve, solucioneve, medikamenteve, helmeve, pomadave, eliksireve dhe lëngjeve magjike të balsamosjes që çliroheshin nga poret e lëkurës së mumies, saqë për të fshehur dridhjen e duarve kish vënë shpejtas në buzë një cigare dhe kish nxjerrë çakmakun ta ndizte. Vetëtimthi i patën ndalur dorën. Babai i revolucionit të kuq ishte skajshëm i djegshëm. Do të kish mjaftuar një shkëndijëz për ta kthyer në një grusht hiri.
Kishin kaluar mbi gjashtëdhjetë vjet nga vdekja e Leninit dhe thuhej se mumia e tij jo vetëm që nuk prishej dhe degradohej, siç pati ndodhur me mumien e mjerueshme të Mao Ce Dunit, porse, përkundrazi, rinohej dhe lulëzonte. Shkrime dashakeqe të gazetarëve të Perëndimit kapitalist thoshin se, që nga koha e luftës së fundit botërore, nuk ishte mumia e Leninit ajo që prehej në Mauzoleun e Sheshit të Kuq dhe që vizitohej nga mijëra njerëz çdo ditë, porse një rremësi prej dylli a prej plastike. Ndërkohë që bota e tërë fliste për misterin e “balsamit magjik” që e ruante Leninin nga prishja.
Këto mendime i nxitën të tjera kujtime shumë të largëta. Iu ndërmend një ngjarje sa e mistershme aq edhe e çuditshme që pati ndodhur në kryeqytet aty nga vitet ’52 apo ’53. Vrasja e Sarina Solomonit dhe e nënës së saj në një vilë të vetmuar në Rrugën e Elbasanit.
Tre muaj përpara vrasjes Sarina ishte kthyer dy herë në Tiranë nga Moska, ku kishte rreth tre vjet që studionte për biokimi. Në relacionin top sekret që Drejtoria e Sigurimit të Shtetit i paraqiti pas ngjarjes, kish lexuar se studentja e shkëlqyer shqiptare dhe një nga vajzat më të bukura të kryeqytetit ishte fejuar përpara një viti me Lev Zbarsky-n, një student moskovit, i biri i biokimistit të famshëm Boris Zbarsky, akademiku dhe profesori i saj, shkencëtari hebre që kish balsamosur trupin e Leninit më 1924.
Familja Solomon ishte shpërngulur nga Vlora në Tiranë që në vitin 1945, kur i ati i Sarinës, Aron Solomoni, me origjinë hebraike, ishte emëruar në Bankën e Shtetit Shqiptar. Ai kish vdekur përpara dy vjetësh nga një atak në zemër. Sarina frekuentonte rrethet intelektuale të kryeqytetit dhe shpesh kalonte mbrëmjet në Hotel Vollga në Durrës, në tryeza ku bisedohej gjer në orët e vona të natës, ku mblidheshin, përveç shqiptarëve të zgjedhur, edhe të huaj, sidomos punonjës të legatës sovjetike, por edhe të legatave të tjera në Shqipëri, dhe ku e kishin dëgjuar të fliste për një “qytet të nëndheshëm” i cili ndodhej poshtë Mauzoleut të Leninit në Moskë.
Së bashku me Levin, vajza kish pasur privilegjin e jashtëzakonshëm ta vizitonte qytetin e nëndheshëm, i tëri i krijuar për mirëmbajtjen e Mauzoleut dhe mbi të gjitha, për mirëmbajtjen dhe tualetin e përhershëm të mumies së shquar, ku gjendej një nga laboratorët më të veçantë dhe më të sofistikuar të planetit. Sarina linte të nënkuptohej se e kish parë laboratorin dhe si biokimiste, nëpërdhëmbte se e njihte madje edhe “balsamin magjik” me të cilin “ushqenin” dhe ruanin nga prishja mumien e Leninit, formula e të cilit përbënte sekret shtetëror.
Hamendësimet e relacionit tregonin se Sarina Solomoni duhet të kish lënë Moskën menjëherë pas arrestimit të vjehrrit të saj, profesor Zbarsky-t, në kohën e “komplotit të bluzave të bardha”. Sipas fjalëve të saj, të vërtetuara nga dëshmitarë të ndryshëm, vajza priste të rikthehej së shpejti në Moskë. Asnjë shpjegim tjetër. Nga hetimi i bërë rezultonte se nënë e bijë ishin mbytur pasi kishin konsumuar verë me një barbiturik të fuqishëm. Viktimat duhet ta njihnin vrasësin profesionist i cili nuk u identifikua kurrë dhe që, me shumë gjasa, kish darkuar me viktimat atë natë.
Rrugëtoi në kujtesë. Stalini mbylli sytë më 1953, në moshën 75-vjeçare. U balsamos dhe u vendos pranë Leninit po në Mauzoleun e Sheshit të Kuq. Mumia e tij qëndroi në botën e të gjallëve vetëm tetë vjet. Paskëtaj e kallën në dhé në varrezën e të shquarve pranë murit të Kremlinit.
Mekanizmi i kujtesës, nga një përndritje e pazakontë e trurit të tij, zuri të punonte jo vetëm shpejtas, por edhe në disa drejtime njëheri. I erdhi ndër mend se diku i pati rënë në vesh se arti i balsamimit fshihte një mizori të parrëfyer në madhështinë e tij: procesi duhej filluar që kur njeriu ishte me frymë, përpara se vdekja të ngurtësonte muskujt, të ngrinte gjakun dhe të shpallte mbretërimin e saj. Stalinin e patën lënë gjallëvdekur për njëmbëdhjetë orë rresht pa asnjë ndihmë mjekësore pas goditjes fatale në tru. “Të jenë marrë, vallë, tëra atë kohë me fillimin e balsamimit të tij që do të vazhdonte për muaj me radhë?” – pyeti veten. “Me siguri”, – iu përgjigj vetja. – “Lavrentij Pavloviç Berjia, shefi i shërbimit të fshehtë sovjetik, e donte Stalinin të vdekur dhe të balsamosur që në gjallje të tij”.
Përfytyroi se si injektonin në trupin e pambrojtur të njeriut më të fuqishëm të botës, atij që i kish dhënë dërmën nazizmit, balsamet e mumifikimit . U rrëqeth. “Jo, – tha prerë, – në djall balsamimi”.
Vendosi ta çonte mendjen gjetkë, në një tjetër pasvdekje, por ajo nuk iu bind dhe vijoi me ngulm t’u vente pas mumieve të lashta dhe atyre moderne. Mori sërish frymë thellë. Iu bë se dëgjoi refrenin e një kënge të vjetër partizane që nisi të përsëritej pandalshëm në trurin e tij: Mblidhuni këtu, këtu… Bashkë me neeee. “Të gjitha mumiet në piramidë mblidhuni!” – pëshpëriti pa i luajtur pothuajse buzët. Sepse piramida ishte habitati i tyre i vërtetë. “Në cilën piramidë do të mblidheshin mumiet?” – pyeti sërish veten.
Për një piramidë të vetën i qau zemra ato çaste. Një piramidë që nuk do të ishte varr për të, larg qoftë, ku ai do të shkëlqente me mungesën e tij. Një piramidë që do të mbante kujtimet e tij për t’ia shpalosur njerëzimit, në jetë të jetëve. “Aty do t’i keni të gjitha, pa fshehje, pa ambalazhime, puro. Aty dhe në titujt e librave të mi do të gjeni kumtet e mia”, – iu drejtua me mendje të gjithëve. “Veç të keni tru për t’i lexuar dhe deshifruar”, – tha jo pa ironi.
I pa me sytë e mendjes piramidat e vërteta në shkretëtirat e largëta të faraonëve të lashtë, të ndërtuara në formën e rrezeve të perëndisë-diell Re. Këto shkërbimet moderne lilipute, mauzoletë dhe gjithfarë varresh me turlilloj emrash iu dukën qesharake, por edhe të rrezikshme. Qesharake, sepse rrekeshin të barabiteshin për nga madhështia me piramidat e vërteta, njëlloj sikur të mateshin me hijen e mëngjesit. Të rrezikshme, sepse mumiet që aty e drejtonin ende historinë. Piramidat e lashta ishin pragu i jetës së përtejme për të mëdhenjtë e botës antike, faraonët. Balsamosja mëtonte të ruante tërësinë e tyre të bashkuar, mbështjellën prej mishi, shpirtin, AKH-në, që ishte personaliteti i të vdekurit, dhe hijen. Që jeta të vazhdonte përtej vdekjes.
Po çfarë mëtonin mumiet moderne? Së pari, ta mbanin të vdekurin e lavdishëm “në jetë”, të pranishëm, përpara syve të njerëzve. Vdekja, harresa, është më pak e tillë për një trup të paprishur, të fiksuar në një “jetë” të ngurtësuar. Lavdimadhi-mumie vazhdon të “gjallojë” kësisoj në shtratin e historisë, mund të prodhojë histori, mund ta manipulojë dhe ta drejtojë atë. Është pushtet në duart e pushtetarëve të gjallë. “Spektakël i neveritshëm”, – ofshau me zë.
Ende nuk ia kishin sjellë kafenë me qumësht të mëngjesit dhe për çudi, ai nuk e ndjeu nevojën për racionin e përditshëm të kafeinës. Dëshiroi muzikë. “Muzikë përpara së gjithash”, – këndonte Verlaine-i, poeti i mallkuar i shpirtit të tij. U ngrit ngathtazi dhe nxori një nga disqet e parapëlqyera, La vie en rose, të cilin ia kish dhuruar një nga miqtë e ngushtë të Paul Vaillant Couturier-it që në vitin 1947.
U zhyt në zërin e gjerë, të thellë, të thekshëm, vibrues dhe të patëdytë të Edith Piaf-it. Porsa e shoh, zemra më buçet në kraharor, thoshin fjalët e këngës. E përsëriti me vete disa herë atë varg dhe melankolia romantike e Piaf-it i ra në kokë.
Iu kujtua vajza, infermierja e tij e pasdrekes, e cila kishte tri ditë që mungonte, ngase kish shkuar, siç i thanë, në familjen e saj në Skrapar. E ndjeu veten të malluar për të. Që në çastin kur shoku S. ia kish paraqitur, rreth shtatëmbëdhjetë muaj më parë, kish ndier zemrën t’i rrihte fort: vajza tetëmbëdhjetëvjeçare që kish mbaruar shkollën e infermierisë në Vlorë, shtatbilonjë, me flokë ngjyrëgruri të thurur në një gërshet të vetëm të trashë që i zbriste gjer në belin e hollë, kishte sytë e Tippi Hedren-it, aktores së famshme të filmit akoma më të famshëm, Zogjtë të Hitchcock-ut.
Pati ndodhur që rreth njëzet e ca vjet më parë, kur filmi i “mjeshtrit të suspensit” po bënte bujë të madhe në të gjithë botën, ia kishin sjellë ta shihte të dubluar në frëngjisht në sallën e kinemasë së tij private. Ishte magjepsur nga Tippi Hedren-i. Sytë e saj e kishin robëruar në çast. Ishte e pabesueshme që pas më shumë se njëzet vjetësh kish gjetur tek infermierja e tij, një skrapariote me emrin Lumturi, sytë robërues të Tippi Hedren-it.
Kish rënë në dashuri me të. Se ç’mund të ishte tjetër ajo buçimë në kraharor, ajo prerje fryme, sa herë që Lumka, kështu i thërriste Ai, shfaqej pranë tij dhe e prekte me duart e saj të buta e të bardha si lule zambaku?
Ishte e vetmja dritë në zymtinë e botës ku jetonte. Një ditë, pasi e kish marrë disi veten nga goditja në tru, kish bërë humor me shokun S., i cili dukej shumë i shqetësuar për shëndetin e tij të ligur si mos më keq. “Ka qenë vithisje nga dashuria”, – i pati thënë ai duke qeshur njeriut-hije.
U kthye me mendje sërish te vdekja e tij e afërt, sidomos te ringjallja. Vdekja i la në gojë amzën e hidhur të rrugëtimit vetmitar e të pambrojtur të trupit. Përjetësisht dhe për në askund… Por edhe frikën e takimit, në atë rrugëtim të mbramë, me viktimat e tij.
“Sa shumë viktima o ané!” – ofshante shpesh vetë me vete. Atyre të panjohurave nuk u druhej fort, ato ishin të domosdoshme, të lejuara, të nevojshme, “ja unë ja ato”, ato le të çirreshin të përgjakura në kore hijesh dhe stërhijesh, aq i bënte. “Pothuaj nuk ekzistojnë, – i thoshte shpesh vetes, – duheshin vrarë, duheshin zhdukur, sidomos intelektualët, ata të shkolluarit në Perëndimin e molepsur nga e liga. Përndryshe nuk mund të ndërtohej rendi i ri, njeriu i ri. Siç porosisnin klasikët e marksizmit”. Porse ato të shquarat, të njohurat, shumë të njohurat, ato që shpesh me vete i quante “të afërtat”, ato e shqetësonin.
Pamje të përgjakura i dolën si me komandë para syve të mendjes, peizazhe të përbaltura me batare armësh dhe toga të zeza ekzekutimi që merrnin në shenjë fytyra të shformuara të cilat, edhe pse dikush, zemërdhembshur ndaj tij, ish kujdesur që t’ua zhbënte tiparet e fytyrës, shfaqeshin qashtërsisht të njohura: fytyrat e shokëve të tij armiq. Sa shumë fytyra shokësh! Njëra prej tyre i përsëritej në dhjetëra forma, me një dritësim në sy që i kallte datën: ishte pashmangshmërisht Sabiha Kasimati, shoqja e tij e liceut francez, vrasjen e së cilës me foshnjën në bark e pati shkruar me dorën e tij në listën e vdekjes së 22 intelektualëve në vitin 1951, të dënuar dhe të ekzekutuar pa gjyq.
Iu ndërmend se diku kish lexuar për lajtmotivin e mistikës së një sekti mijëravjeçar që sfidonte edhe vetë Krishtin dhe krishterimin me filozofinë e vet parake. “Më mirë të marrësh se të japësh: të marrësh vdekje se të japësh vdekje”. I pati bërë shumë përshtypje dhe e kish nxitur të përsiatej gjatë.
Ato çaste nuk deshi të kridhej sërish në vramendjet e mundimshme që e linin për ditë me radhë në një limb dyshimi të padurueshëm, ku ndërgjegjja i kthehej në një togë të zezë ekzekutimi më kërcënonjëse se vegimet e tij të lemerishme, e cila merrte pafundësisht në shenjë lulen e ballit të tij. Në këtë jetë kish dhënë vdekje, sa kish mundur më shumë.
“Në rikthim shumëçka duhet të ndryshojë”, – premtoi vetë me vete.
U krodh me shpejtësi në ringjalljen e tij të fshehtë dhe të sigurt, si në një intimitet të ngrohtë dhe të dashur, por edhe të mistershëm njëkohësisht. Ringjallja dhe ai në vetminë e shtratit. Përjetimi i atij bashkimi i dha një marramendje të lehtë dhe të ëmbël, njëlloj si atëherë në pragun e pubertetit, kur filloi të njihte gjeografinë e trupit të tij po në vetminë e shtratit dhe gjeti burimin e kënaqësive fizike.
Vendosi të shkonte menjëherë ta shihte dhe ta prekte objektin e shenjtë që do ta sillte nga vdekja, njëlloj siç pati bërë me qindra herë, që kur Ashkla e Shenjtë kish hyrë në jetën dhe në vdekjen e tij: ashkla nga Druri i Kryqit ku ishte kryqëzuar Krishti përpara dy mijë vjetësh në Golgota, e cila pati qëndruar në Kishën e Shën Mërisë në Labovë për gati një mijë e pesëqind vjet. Porse hoqi dorë në çast kur, i drobitur siç ishte, imagjinoi mundin për të hyrë në bunkerin labirintik të shtëpisë së tij, për të kaluar brezat e rojave dhe për të hapur kasafortën e sofistikuar ku gjendej Ashkla e Shenjtë.
Atëherë, me duart e mendjes, e nxori zemrën e Kryqit, kutinë e metaltë të gdhendur me filigrana skenash biblike që mbante Drurin e Shenjtë, e vendosi në pëllëmbën e dorës dhe sërish ndjeu pushtetin e pafundmë jetëdhënës të gjakut zanafillor me të cilin ajo ishte mbrujtur: gjakun e Jezuit të Nazaretit të kryqëzuar me tri gozhdë mbi kryq në Golgota, dy mijë vjet kaluar. U ndje i sigurt. U ndje i përtërirë dhe me gjak të ri në vena. / KultPlus.com

“Taylor Swift: The Eras Tour” synon përballje suksesi me “Michael Jackson: This Is It”

Dokumentari i koncerteve të “Eras Tour” i Taylor Swift ka kapur zyrtarisht shumën prej 92.8 milionë dollarësh në Amerikën e Veriut dhe 123.5 milionë dollarë në sferën globale.

Këto shitje biletash janë pak më poshtë se vlerësimet e së dielës prej 95 deri në 97 milionë dollarë në vend dhe 126 deri në 130 milionë dollarë në mbarë botën, por gjithsesi jashtëzakonisht mbresëlënëse, shkruan Variety.

Në arkat e brendshme, është debutimi i dytë më i madh i tetorit të të gjitha kohërave, pas vetëm “Joker” të vitit 2019 me 96 milionë dollarë.

Me promovim minimal dhe strategji të shpërndarjes jokonvencionale, “The Eras Tour” fitoi lehtësisht fillimin më të mirë të të gjitha kohërave për një film koncert, si dhe fundjavën e shtatë më të madhe të hapjes së vitit.

Është një fillim i jashtëzakonshëm për një film që as nuk ishte shtuar në kalendar deri gjashtë javë më parë.

“Ky tetor, pa Taylor Swift, do të kishte qenë i tmerrshëm”, thotë Jeff Bock, një analist në “Exhibitor Relations”.

“Kjo është një pikë e madhe e ndritshme”, shton ai.

Filmi mori një rrugë atipike për në kinema sepse nuk po shpërndahet nga një studio e madhe.

Në vend të kësaj, ylli i popit publikoi filmin me ndihmën e AMC Theatres, zinxhiri më i madh i kinemasë në botë.

Swift, e cila vetëprodhoi filmin, merr në shtëpi rreth 57% të shitjeve të biletave, me kinematë që mbajnë të ardhurat e mbetura dhe AMC merr një tarifë të vogël shpërndarjeje.

Filmi nuk është ekskluziv për AMC, dhe po shfaqet në 3 mijë 855 kinema në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë dhe 4 mijë 527 në ambiente ndërkombëtare.

Gjatë fundjavës së parë në kinema, “The Eras Tour” u bë filmi i koncerteve me fitimet më të larta në historinë e arkave vendase, duke tejkaluar të gjithë xhiron prej 73 milionë dollarësh të “Justin Bieber: Never Say Never” në vitin 2011.

Deri në fund të shfaqjes së tij teatrale , filmi i Swift shpreson të përballet me mbajtësin e rekordeve botërore të zhanrit, “Michael Jackson: This Is It” të vitit 2009 (261 milionë dollarë).

“The Eras Tour” ka shumë më pak shfaqje se ato tradicionale mbarëkombëtare. Pas hapjes së fundjavës, do të shfaqet vetëm të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën për t’u siguruar që auditorët të jenë sa më të mbushur.

Edhe pse kjo e bën të vështirë parashikimin e trajektores së arkës së filmit, “The Eras Tour” pritet të renditet në mesin e 10 ose 15 shfaqjeve më të mëdha të vitit.

Një version i filmuar i shfaqjes së saj të stadiumit që përfshin globin, “The Eras Tour” zgjat 2 orë e 48 minuta dhe inkurajon anëtarët e audiencës të këndojnë dhe kërcejnë dhe madje të bëjnë video të gjithë argëtimit brenda teatrit./AlbanianPost/ KultPlus.com

Kitarat e Eric Clapton dhe Kurt Cobain dalin në ankand në vlerën marramendëse

Dy kitara “legjendare”, njëra e Eric Clapton dhe tjetra e Kurt Cobain, do të shiten në ankand muajin e ardhshëm me një çmim të vlerësuar deri në dy milionë dollarë. Kitara e Eric Clapton, me nofkën “Fool” ka ngjyra të ndezura dhe të vizatuar një skenë që përshkruan një engjëll lakuriq mbi një re. Sipas Julien’s Auctions, e cila organizon ankandin, ikona e rock ‘n’ roll-it luajti në skenë për herë të parë me këtë kitarë elektrike në vitin 1964, ndërsa ishte në në një turne në SHBA me grupin britanik të rock-ut Cream.

George Harrison i Beatles ia dha kitarën Clapton rreth vitit 1965 dhe menaxheri i Cream Robert Stickwood porositi artistët holandezë Marijke Koger dhe Simon Posthuma t’i jepnin instrumentit një pamje të re.

Përveç stilit të saj psikodelik (me ngjyra të ndezura dhe modele të çuditshme) kitara merr vlerë sepse që përfaqëson edhe stilin muzikor të asaj periudhe (Muzika psikodelike është muzikë pop, veçanërisht e fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970).

Clapton e përdori atë për të përsosur tingullin e tij të njohur, si “tingulli i gruas”.

Ndërkohë që kitara e këngëtarit të ndjerë të Nirvana-s, Kurt Cobain, e njohur si “Skystang I” është një Fender Mustang ‘mëngjarash’ në ngjyrë blu të hapur. Muzikanti amerikan luajti me këtë kitarë elektrike gjatë turneut të Nirvanës ‘In Utero’ në 1993 dhe 1994, duke përfshirë dhe koncertin e tij të fundit dhe të grupit në mars 1994. Cobain kreu vetëvrasje rreth një muaj më vonë.

Ankandi do të mbahet në Hard Rock Cafe në Nashville në datat 16-18 nëntor. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për fushatën e shëndetit mendor të “Kicking the Stigma”. /TCH/ KultPlus.com

Arkeologët gjejnë fakte të reja në amfiteatrin e Durrësit

Një furrë qeramike që besohet se i përket Antikitetit të vonë është zbuluar në territorin e Amfiteatrit Antik të Durrësit, këto ditë tetori.

Me një planimetri rrethore, ky zbulim paraqet interes të veçantë pasi furra të kësaj natyre që përdoreshin për prodhimin e enëve qeramike konsiderohen të rralla edhe gjatë periudhës së perandorisë romake. Pranë furrës janë gjetur edhe artefakte të tjera interesante. Përveç fragmenteve qeramike, janë gjetur dhe fragmente qelqi që presin t’i nënshtrohen vlerësimit të ekspertëve për të përcaktuar llojin dhe kohën së cilës i përkasin.

“Nga pastrimet dhe gërmimet që kemi bërë kemi arritur të zbulojmë një furrë qeramike shumë interesante. Gjithashtu po bëjmë pastrim të zonës perëndimore dhe do të vazhdojmë të thellohemi më tej me gërmimet tona në drejtim të galerive të Amfiteatrit”, tha arkeologia Elvana Metalla.

Gërmimet në Amfiteatër kanë nisur sërish në kërkim të gjetjeve të reja dhe shtresëzimeve kohore të qytetit që është ndërtuar e rindërtuar gjithnjë mbi veten, duke dëshmuar një nga qytetërimet më të lashta buzë detit Adriatik.

“Është një bashkëpunim italo-shqiptar që vazhdon prej vitesh. Këtë herë jemi fokusuar në pjesën jugperëndimore të Amfiteatrit dhe po vazhdojmë gërmimet e ndërmarra nga vitet e kaluara”, shtoi Metalla.

Përveç këtij zbulimi, një mozaik i rrallë floreal, që i përket së njëjtës periudhë romake me ndërtimin e Amfiteatrit Antik, doli në dritë këtë muaj gjatë hapjes së themeleve për rindërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në lagjen nr.1 të qytetit. Nëntoka e Durrësit e shpallur muze që në fillim të viteve ’60 ruan brenda saj pasuri të rralla arkeologjike, që dalin në pah sa herë që ndërhyhet në hapësirat urbane të Durrësit./Top Channel/ KultPlus.com

Vazhdojnë problemet me ujin e Badovcit

Tashmë gati tri ditë lagjet e Prishtinës që furnizohen me ujë nga liqeni Badovcit nuk janë duke përdorur ujin e ujësjellësit as për pije e as për gatim, për shkak se IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në analiza të ujit është paraqitur vlera e lartë e manganit dhe deri në pastrimin e ujit, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve të ardhshme, nuk rekomandohet për përdorim.

Qytetarët i janë përmbajtur këtij njoftimi dhe disa nga ata po blejnë ujë për pije e disa të tjerë po furnizohen edhe me ndihmën të cilën i ka mundësuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina duke shpërndarë ujë me autobot.

Qytetari nga Prishtina i cili jeton në lagjen “Bregu i Diellit”, Francesk Perkola tha për kp se po blen ujë vazhdimisht në treg derisa të rregullohet pastrimi i liqenit të Badovcit.

“Lagjja jonë furnizohet prej Badovcit, nuk jemi duke përdor ujin e pijes qe tri-katër ditë, me ujësjellës. Po furnizohemi me blerje në treg, deri në momentin që informohemi nga KRU ne do të furnizohemi me ujë që e blejmë në tregun tonë. Shpresoj se rregullohet, po presim” tha Perkola.

Edhe Selvet Dovelani u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar, pasi ajo nuk po mundet as të përgatisë ushqim.

“Gati pesë ditë ashtu diçka që më kanë dërguar mesazh edhe po marrim ujë për pije për diçka, për të pastruar diçka. Nuk ki çka të pastrosh kur nuk përgatit diçka. Megjithëse unë e kam vluar ujin për vete dhe e kam lënë mu ftohë për pirje, por tash po e blej”, u shpreh Dovelani.

Po ashtu, edhe Naser Veliu tha se po blenë ujë për pije deri në pastrimin e ujit nuk do ta përdorin as për zierje.

“Qe tri ditë ujësjellësi na ka njoftuar që nuk duhet të përdoret uji për pije dhe për zierje për arsyeje se kanë dalë vlera të larta të manganit. Na kanë njoftuar dhe nuk jemi duke e përdor, komplet kjo lagje. Po e blejmë ujin me bidonë dhe po furnizohemi këtë mënyrë derisa ujësjellësi ka një raport tjetër për neve”, tha Veliu.

Ndërsa qytetari Muhamet Metaj tha se vazhdimisht blejnë ujë dhe nuk e përdorin ujin e ujësjellësit pasi e konsideron se është vazhdimisht i papastër.

“Nuk e përdorim ujin e qytetit se frikësohemi që është i ndotur dhe duhet pastruar, duhet të ketë pastrim qyteti, por ne nuk kemi mundësi të kryejmë pagesa. Ujin pak më shtrenjtë, po e blejmë ujin e pijshëm. E dëmshme se dikush nuk ka mundësi se më mirë për ta blerë,” tha Metaj.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

Ndërkohë që KRU Prishtina nuk i ka bërë të ditur zonat të cilat mund të përdorin ujin e pijes, duke thënë se pastrimi i ujit do të ndodhë ditëve të ardhshme, IKSHPK ka njoftuar zonat, të cilat nuk duhet ta përdorin ujin për pirje e as për zierje.

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”.

Po ashtu janë edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”.

Objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”./KP/ KultPlus.com

‘Jemi verbue shpirtnisht, na mungon dashunia’

Nga At Zef Pllumi

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.

Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën ..

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.

Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

Zef Pllumi (Bogë, 1924 – Romë, 2007) qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane. / KultPlus.com

Rreth 100 mijë njerëz marshojnë në qendër të Londrës në përkrahje për Palestinën

Mijëra njerëz i janë bashkuar një marshimi pro-palestinez në qendër të Londrës, Angli, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund bombardimeve të Gazës nga Izraeli.

Policia Metropolitane tha se rreth 100 mijë demonstrues u mblodhën të shtunën pasdite për protestën, raporton Sky News.

Njerëzit mbanin pankarta të tilla se “Liri për Palestinën”, derisa të tjerët shpalosën një flamur gjigant palestinez dhe lëshuan flakë tymi jeshil.

Demonstrata u zhvillua pasi kalimi kufitar Rafah u hap të shtunën – duke lejuar që ndihma humanitare të kalonte nga Egjipti në Gaza.

Luftimet mes grupit Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 15-të derisa mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët. / KultPlus.com

Kapitulli i kompozitorëve me rrënjë afrikane

Muzika klasike është në masë të madhe evropiane, madje edhe një formë “eurocentrike” e artit. Por, ende neglizhohet një numër i madh kompozitorësh me rrënjë afrikane, të cilët duhet njohur.

Është diçka që është përfolur përgjatë shekujve: pohimi se Ludwig van Beethoven ishte me ngjyrë – dhe është rikthyer këtë javë të fundit në rrjetet sociale, në Twitter gjendet me hashtagun “#A ishte Beethoven me ngjyrë?” E vërtetë, Beethoveni kishte çehre zeshkani dhe flokë me dredha e të zeza. Ndonjëherë të quajtur “Spaniard”, paraardhësit ishin flamanë nga Belgjika, njëherë të okupuar nga trupat spanjolle. Ai po ashtu adhuronte sinkronizimet dhe ritmet jashtë qendrës, shpesh të gjetura në traditën afrikane. Kështu që Beethoveni teorikisht mund të ketë pasur pakëz gjak afrikan në venat e tij. Por, studiuesit vazhdimisht e kanë vërtetuar pasaktësinë e kësaj teorie.

Politikat raciste ka kohë që kanë prekur jo vetëm historinë e muzikës: aktivistët afro-amerikanë kanë pretenduar se Jezu Krishti dhe Sokrati janë pjesë e tyre. Kjo shihet e panevojshme në fushën e muzikës, pasi që në fakt na largon nga fusha dhe gjerësia e muzikës së inspiruar nga ajo me ngjyrë që nga ato shpirtërore te bluesi, jazzi, rocku e hip-hopi.

Muzika që i ka rrënjët të traditat afrikane ka një shtrirje të gjerë që tejkalon sektorin e ngushtë të muzikës “klasike”, “serioze” apo “artit të muzikës”.

Sa për vetë degën “klasike”, një numër i kompozitorëve me ngjyrë, përkundër probabilitetit, gjetën zërin e tyre dhe dhanë kontributin e tyre. Muzika e tyre shumë rrallë dëgjohet në sallat koncertale për shkak të pengesave dhe paragjykimeve që ata hasin – dhe tregon se organizatorët e koncerteve kanë goxha disa gjëra për të bërë.

Me të vërtetë, kompozitori çek Antonin Dvorak, i cili mori pozitën e profesorit në ShBA prej 1892 deri më 1895, ishte në mesin e evropianëve që hynë midis vendasve – amerikanë vendas apo afro-amerikanë – në muzikë dhe avokoi për zhvillimin e një muzike klasike amerikanë nga këto burime. E famshmja e Dvorak “New World Symphony” është një pasqyrim i kësaj.

Në vitin 1930, kompozitorët afro-amerikanë Samuel Coleridge-Taylor, William Grant Still dhe William L. Dawson, pranuan mësimet e Dvorak dhe integruan këngët shpirtërore dhe “gospel” brenda veprave të tyre simfonike. Rezultatet u përgëzuan nga kritikët, por prapë disi nuk u paraqitën në repertor.

Kalojmë shpejt përpara në vitin 1974 dhe “The Sting” që fitoi “Oscarin”. E pandashme nga filmi është kënga e sinkronizuar, klasike dhe pak epshore: “The Entertainer” nga Scott Joplin, djali i një skllavi dhe “King of Ragtime” e “Maple Leaf Rag” e Joplinit luajtur në çdo sallon pritjeje pak para shekullit XX. Por i obsesionuar për të qenë i pranuar si një kompozitor i muzikës klasike, Joplin vrapoi drejt pengesave të ndaluara. /KultPlus.com

Kush ishte Alfred Nobel dhe pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij

Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet Nobel, ndoshta çmimet më të famshme dhe më të respektuara në botë, transmeton KultPlus.

Ai ishte një shkencëtar i shekullit të 19-të i famshëm për shpikjen e dinamitit si një mënyrë më të sigurt për përdorimin e nitroglicerinës. Ajo u patentua në 1867.

Nobel mbajti 355 patenta në jetën e tij, por duket se kontributi i tij më i madh në shkencë ishte pjesërisht rezultat i një nekrologjie të botuar gabimisht që e quajti atë një përfitues lufte.

Pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij?

Pasi pa obit-in – botuar gabimisht kur i vdiq i vëllai – ai u frymëzua të krijonte Nobelët dhe vendosi amanetet në testamentin e tij për t’i financuar ato.

Më 27 nëntor 1895, Nobel nënshkroi një testament që parashtronte një plan dhe siguronte paratë për të financuar nderimet. Ai vdiq vitin e ardhshëm.

Nobeli u la disa para të afërmve, por pjesa më e madhe e tyre shkoi në krijimin e çmimeve në fizikë, kimi, fiziologji ose mjekësi, letërsi, ekonomi dhe paqe.

Ai urdhëroi që pasuria e mbetur të përdoret për t’u dhënë “çmime atyre që, gjatë vitit paraardhës, i kanë dhënë përfitimet më të mëdha njerëzimit”.

Familja e tij fillimisht kundërshtoi krijimin e çmimit Nobel dhe fituesit e çmimeve që ai përmendi në testament refuzuan gjithashtu pas kërkesave të Nobelit. Kaluan pesë vjet përpara se çmimi i parë Nobel të jepej në 1901.

Kush ishte Alfred Nobel?

Nobel ishte anëtar i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, të cilën testamenti i tij e ngarkoi me zgjedhjen e laureatëve të Nobelit në fizikë dhe në kimi.

Ai lindi në Stokholm më 21 tetor 1833, në një familje shkencëtarësh.

Nobeli fliste rrjedhshëm disa gjuhë dhe shkroi poezi dhe dramë.

Ai udhëtoi për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke mbajtur kompani në Evropë dhe Amerikë ndërsa jetoi në Paris, Hamburg dhe vende të tjera.

Në 1894, ai bleu Bofors-Gullspang, një pronë që përfshinte Bjorkborn Manor, e cila u bë rezidenca e tij e fundit në Suedi.

Ai do të kalonte verërat në Bjorkborn dhe shtëpia e feudali tani është një muze. Më 10 dhjetor 1896, ai vdiq në Sanremo të Italisë./ KultPlus.com

Si dhe ku lindi magjia e Jazz-it, kush ishin ata që e shndërruan atë në kaplimin hyjnor të shekullit?

Jazz është shkrirje e te shprehurit muzikor laik e shpirtëror e zezakeve amerikane me prejardhje afrikane dhe e elementeve muzikore evropiane. U paraqit ne mbarimim të shekullit XIX në Amerikë si rezultat i vuajtjeve nen roberin e te bardhëve. Karakteristike e tij është ritmi me akcent jo te drejte, forma josimetrike, sinkopat e shpeshta dhe intervalet e zbritura e te zvoguluara.

Muzika Jazz është një lloj muzike shumë intelektuale. Ajo ka një rol shumë të madh në edukimin dhe formimin e individit. Muzika Jazz ndikon për një formë tjetër të menduari të njeriut. Ajo krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti. Muzika Jazz shquhet për një teknikë të veçantë, improvizime dhe fantazi. Ajo ka aftësinë të depërtojë në skutat më të thella të ëndjes dhe nevojës së muzikëdashësit për t’iu dhënë i gjithi një fluturimi të lirë në qiellin e thyer të ëndrrave.

Muzika e Jazzit është një stil muzikor që u shfaq në fillim të shekullit të 20-të, në komunitetet zezakëve në Jug të Shtetet e Bashkuara. Muzika Jazz ka lindur nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe europiane. Prejardhja afrikane e muzikës Jazz është e dukshme në përdorimin e “notave blu”, që janë tinguj të vecantë, improvizimin, poliritmin, sinkopat, muzikën modale etj. Nga fillimet e saj e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz, Afro-Kuban jazz, Modal-jazz, Free-jazz, Latin Jazz, Soul-Jazz, Fuzion Jazz dhe Rock jazz, Smooth jazz, Funk jazz, Jazz punk, Acid jazz, Ethno jazz, Indo jazz dhe mënyra të tjera për të luajtur muzikë.

Instrumentët më të përdorur të muzikës Jazz janë: Saksi, Tromba, Tromboni, Bateria, Contra Basi, Ksilofoni dhe instrumentët elektrikë mbas viteve 70-të.

Instrumenti i trombës ka një vend shumë të rëndësishëm në muzikën Jazz. Tromba si një instrument shumë i vecantë për muzikën në përgjithësi ka një pozicion prominent në muzikën Jazz. Tromba është edhe simboli i muzikës Jazz. Krahas instrumenteve të tjerë ajo është përdorur nga shumë kompozitorë të muzikës Jazz. Tingulli i saj, notat e larta i japin trombës vlera të mëdha dhe ky instrument shpreh tinguj dhe ngjyra shumë origjinale në këtë lloj zhanrri.

Krahas një seri instrumentistësh të mëdhenj në instrumeta të ndryshëm, një rol të madh kanë luajtur edhe trombistët amerikanë: Louis Armstrong, Dizzy Gillespie, Miles Davis dhe vazhdojnë ta lozin në ditët tona këtë rol Wynton Marsalis dhe Arturo Sandoval.

Muzika xhazSatchmo

Louis Armstrong, me nofkën Satchmo, ka qenë një trombist dhe këngëtar amerikan i muzikës Jazz, nga New Orleans, Louisiana.

Armstrong filloi të marrë famë në fillim të viteve 1920-të. Armstrong ka patur një ndikim themelor në muzikën Jazz. Ai ishte një trombist shumë i mirë dhe shpikës në muzikë.

Ai zhvendosi fokusin e muzikës nga improvizimet kolektive në lojën solo. Me zërin e tij të veçantë si “zhavorr”, Armstrong ishte gjithashtu një këngëtare me influencë, duke demonstruar shkathtësi të madhe si një improvizues. Ai e lidhi lirikën me melodinë e këngës për qëllime shprehëse. Ai ishte gjithashtu shumë i aftë në të kënduarit Scat, një lloj të kënduari (duke vokalizuar, përdorur tingujt dhe rrokjet në vend të këngëve lirike aktuale të kohës).

Armstrong u lind në një familje shumë të varfër në New Orleans, Louisiana dhe vinte nga një familje skllevërish.

Armstrong vdiq nga një atak në zemër në gjumë në vitin 1971, një muaj para ditëlindjes së tij të 70-të .

Një kritik shkruan për Louis Armstrong: “Ai lindi i varfër, vdiq i pasur dhe nuk shqetësoi asnjeri përgjatë rrugës së tij”

“When the Saints go marching in” është një pjesë tipike, spiritual, që ishte edhe simboli i Armstrong. Armstrong lot në trombë në këtë këngë dhe këndon me shumë emocion këtë pjesë tipike, spiritual duke dhënë mesazhe jetësore dhe të shenjta nëpërmmjet artit, muzikës së tij. Dizzy Gillespie, ishte një trombist amerikan i muzikës Jazz , drejtues orkestre muzikore, kompozitor dhe këngëtar.

Scott Yanow shkruante, “Kontributet e Gillespie për muzikën Jazz ishin të mëdha. Gillespie ishte një prej trombistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Jazz. Ndoshta Gillespie kujtohet, nga kritikët dhe tifozët, si një prej borizanëve të Jazzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. ” Gillespie ishte një virtuoz borisë dhe improvizues, por duke shtuar edhe shtresa të kompleksitetit harmonik të panjohur më parë në xhaz. Gillespie përdori harmoni të vecantë në lojën e tij, gjuhë të re harmonike.

Bebop është i njohur si stil i parë i Jazzit modern. Bebop u konsiderua si një produkt i Swingut, por jo një revolucion në muzikë. Swing prezantonte një diversitet të muzikantëve të rinj në epokën e Bebop si: Charlie Parker, Thelonious Monk, Bud Powell, Oscar Pettiford dhe Gillespie. Sistemi Charlie Parker ka mbajtur gjithashtu metodat duke shtuar akorde me akordet ekzistuese progresive dhe duke nënkuptuar akorde shtesë brenda linjave të improvizuara. Dizzie Gillespie është i famshëm dhe është një nga themeluesve të Bebop modern (së bashku me Charlie Parker) dhe muzikës Kubane kanë ndikuar tek Jazz. Ai vdiq në vitin 1993 duke lënë prapa një trashëgimi artistike të madhe. Ai e vuri në shërbim të artit edhe fëtyrën e tij, duke fryrë faqet kur luante në trombë.

“A night in Tunizia” e luajtur nga Gillespie në trombë me sordinë, nëpërmjet ritmit, melodisë dhe interpretimit, krijon një pejsazh surrealist dhe shumë emocional.

Miles

Miles Davis ka qenë një muzikant amerikan i Jazz-it, drejtues i bandës muzikore dhe kompozitor. Ai konsiderohet gjerësisht si një prej muzikantëve me më shumë ndikim në shekullin e 20-të. Miles Davis ishte në ballë të zhvillimeve muzikore të mëdha në Jazz me grupet e tij muzikore, duke përfshirë Bebop, Cool Jazz, Modal Jazz dhe Jazz fuzion.

Më 7 tetor 2008, albumi “Kind of Blu” i vitit 1959 mori certifikatën e katërt platinit nga Shoqata e Industrisë Regjistrimi në Amerikë, (RIAA) për dërgimin e të paktën katër milionë kopjeve të disqeve të tij në Shtetet e Bashkuara.

“Summertime” është një pjesë nga albumi ”Porgy dhe Bess” e muzikantit Miles Davis, botuar në vitin 1958 në Columbia Records. Albumi përmban rregullimet e bëra nga Davis në bashkëpunim me Gil Evans nga opera e George Gershwin “Porgy and Bess”. Për shumë kritikë të Jazz , “Porgy and Bess” konsiderohet si vepër historike.

Në vitin 1958, Davis ishte njëri prej muzikantëve të Jazzit më të pakënaqur me Bebop-in, duke parë ndryshimet e tij gjithnjë e më komplekse akordike si pengesa krijimtarisë. Pesë vjet më parë, në vitin 1953, pianisti George Russell botoi konceptin e tij kromatik lidian të organizimit të tonaliteteve, e cili ofronte një alternativë për praktikën e improvizimit bazuar në akorde. Kompozimi modal, me mbështetjen e tij mbi shkallë dhe mode përfaqësonte, sic shkruante Davis: “një për kthimin melodi”.

Një dëgjues kur dëgjoi “Summertime” nga “Porgy and Bees”, të luajtur nga Davis shkruan: “Ju mund të ndjeni flladin e verës duke prekur fytyrën tuaj nga muzika e Trombës së Davis”.

Marsalis

Wynton Marsalis, është trombist, kompozitor, mësues muzike dhe drejtori artistik i Jazzit në qendrën Linkoln në New York City. Marsalis ka promovuar shpesh muzikën klasike dhe Jazz në audienca me të rinj. Marsalis ka marrë nëntë cmime Grammys në të dy zhanret, atë klasik dhe Jazz. Marsalis është djali i muzikantit të Jazzit Ellis Marsalis.

Një dëgjues shkruan për Marsalis: “Faleminderit ju të gjithëve që më kujtuat mua se diskutimi për muzikën ndryshon subjektin prej tingujve në fjalë”. Marsalis arrin ti kthejë tingujt në fjalë.

Marsalis është një muzikant universal. Ai lot shumë mirë muzikën klasike dhe atë Jazz. Marsalis shquhet për teknikën shumë të lartë dhe një tingull të vecantë. Ai krijon nëpërmjet talentit të tij emocione të vecanta tek dëgjuesit. Marsalis e bën trombën të flasë, falë një kombinimi të artit muzikorë, aftësive dhe mendjes së tij, aftësive mendore dhe komunikimit.“Cherokee” e luajtur nga Marsalis, është një pjesë tipike me teknikë të lartë, ku dallohet qartë kthimi i tingujve në fjalë nga muzikanti i madh amerikan.

Sandoval

Arturo Sandoval është një trombist Jazzi, pianist dhe kompozitor. Ai ka lindur në Artemisa, Kubë.

Sandoval ndërsa jetonte në Kubë, ishte ndikuar nga legjendat e Jazzit, Charlie Parker, Clifford Brown dhe Gillespie. Ai e takoi më në fund Dizzy Gillespie në vitin 1977. Gillespie menjëherë u bë një mësues dhe koleg, duke luajtur me Arturo Sandoval në koncerte në Evropë dhe Kubë dhe më vonë në orkestrën e Kombeve të Bashkuara. Sandoval dezertoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Spanjë, në një turne me Gillespie në vitin 1990, dhe u bë një qytetar amerikan në vitin 1999. Jeta Sandoval ishte subjekt i filmit 2000 TV, “For Love or Country”: Ai aktualisht banon në Calabasas, Kaliforni.

“Aniversario” e luajtur nga Sndoval dhe Gillespie është një pjesë me teknikë të lartë komunikimi, ku Gillespie mentori i Sandoval dhe ai vetë lozin në një mënyrë të magjishme pjesën “Aniversario”.

Talenti i madh i Sandoval e ka udhëhequr atë që të lidhet me muzikantë shumë të mëdhenj, por ndër më të rëndësishmit është Dizzy Gillespie. Gillespie ka qenë idhtarë i muzikës afro-kubane dhe ka qenë “babai shpirtëror” për Sandoval. Sandoval shquhet për një talent brilant dhe një lojë të vecantë në instrumentin e trombës, sidomos për notat shumë të larta dhe natyrale. Ky ishte një historik modest për këto muzikantë të mëdhenj amerikanë të trombës të të gjitha kohrave në muzikën Jazz. /Albert Vataj / KultPlus.com

15 mendime të bukura mbi dashurinë

15 mendime të bukura mbi dashurinë:

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet.”
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.”
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzac / KultPlus.com

Djegia e librave në Gjermaninë naziste

Me 10 maj 1933, studentë gjerman dogjen rreth 25,000 libra, duke përfshirë këtu autor me prejardhje hebreje si Albert Einstein e Sigmund Freud. Ata e morën një iniciativë për të zhdukur çdo material “jo gjerman” dhe për të zhdukur çdo ide të autorëve që sipas tyre ishin të demshme për popullin e tyre.

Djegia e librave ka një histori të gjatë dhe të errët.

Djegia e librave i referohet një lloj rituali të shkatërrimit të librave përmes djegies por edhe materialeve tjëra të shkruara. Kryer në një kontekst publik, djegia e librave përfaqëson një element censurimi dhe zakonisht rrjedh nga një kundërshtim kulturor, fetar ose politik ndaj materialeve në fjalë.

Djegia e librave nën regjimin nazist më 10 maj 1933, është ndoshta djegia më e famshme e librave në histori.

Një precedent i shekullit të nëntëmbëdhjetë

Në 1817, shoqatat gjermane të studentëve (Burschenschaften) zgjodhën 300-vjetorin e 95 Tezave të Luterit për të mbajtur një festival në Ëartburg, një kështjellë në Turingi ku Luteri kishte kërkuar një vend të shenjtë pas shkishërisë së tij. Studentët, duke demonstruar për një vend të bashkuar – Gjermania atëherë ishte e ndarë në shtete të vogëla- dogjën tekste dhe literaturë antikombëtare dhe reaksionare të cilat studentët i shihnin si “jogjermane”.

“Sinkronizimi” i kulturës me ideologjinë naziste

Në vitin 1933, autoritetet naziste gjermane synuan të sinkronizonin organizatat profesionale dhe kulturore me ideologjinë dhe politikën naziste (Gleichschaltung). Joseph Goebbels, Ministri nazist për Iluminizmin Popullor dhe Propagandën, filloi një përpjekje për të sjellë artin dhe kulturën gjermane në përputhje me qëllimet naziste. Qeveria spastroi organizatat kulturore të hebrenjve dhe zyrtarëve të tjerë që pretendohej se ishin të dyshuar politikisht ose që kryenin ose krijonin vepra arti të cilat ideologët nazistë i etiketuan “të degjeneruara”.

Në një përpjekje për të sinkronizuar komunitetin letrar, Goebbels kishte një aleat të fortë në Shoqatën Kombëtare Socialiste të Studentëve Gjermanë (Nationalsozialistischer Deutscher Studentenbund, ose NSDStB). Studentët gjermanë të universitetit ishin ndër pararojat e lëvizjes së hershme naziste dhe në fund të viteve 1920, shumë prej tyre mbushën radhët e formacioneve të ndryshme naziste. Ultra-nacionalizmi dhe antisemitizmi i organizatave studentore laike të klasës së mesme kishte qenë intensiv dhe i zëshëm për dekada. Pas Luftës së Parë Botërore, shumë studentë kundërshtuan Republikën e Vajmarit (1919–1933) dhe gjetën në Nacional Socializëm një mjet të përshtatshëm për pakënaqësinë dhe armiqësinë e tyre politike.

Më 6 prill 1933, Zyra kryesore e Shoqatës së Studentëve Gjerman Nazist për Shtypin dhe Propagandën shpalli një “Veprim kundër Shpirtit Jogjerman” mbarëkombëtar, për të arritur kulmin në një spastrim letrar ose “pastrim” (Säuberung) me zjarr. Kapitujt lokalë duhej të furnizonin shtypin me publikime dhe artikuj të porositur, të ofronin lista të zeza të autorëve “jogjermanë”, të sponsorizonin figura të njohura naziste për të folur në tubime publike dhe të negocionin për kohën e transmetimit në radio.

Sipas Holocaust Encyclopedia, më 8 prill, shoqata e studentëve hartoi gjithashtu dymbëdhjetë “tezat” e saj – një evokim i qëllimshëm i 95 tezave të Martin Luterit: deklarata që përshkruanin bazat e një gjuhe dhe kulture “të pastër” kombëtare. Pankartat publikuan tezat, të cilat sulmonin “intelektualizmin hebre”, pohonin nevojën për “pastrimin” e gjuhës dhe letërsisë gjermane dhe kërkonin që universitetet të ishin qendra të nacionalizmit gjerman. Studentët e përshkruan “veprimin” si një përgjigje ndaj një “fushate shpifjeje” mbarëbotërore hebreje kundër Gjermanisë dhe një afirmim të vlerave tradicionale gjermane.

Cilët autorë dhe vepra ishin në shënjestër?

Ndër autorët librat e të cilëve u dogjën liderët studentorë atë natë ishin socialistë të njohur si Bertolt Brecht dhe August Bebel; themeluesi i konceptit të komunizmit, Karl Marksi; shkrimtarët kritikë “borgjezë” si dramaturgu austriak Arthur Schnitzler; dhe “influencat e huaja korruptuese”, mes tyre edhe autori amerikan Ernest Hemingëay.

Zjarret konsumuan gjithashtu disa shkrime të autorit gjerman, fitues të çmimit Nobel të vitit 1929, Thomas Mann, mbështetja e të cilit për Republikën e Vajmarit dhe kritika e fashizmit ngriti zemërimin nazist. Gjithashtu u dogjën vepra të autorit ndërkombëtar bestseller Erich Maria Remarque. Ideologët nazistë e përçmuan përshkrimin e palëkundur të luftës nga Remarque, Asgjë e re nga Fronti i Perendimit, si “një tradhti letrare e ushtarëve të Luftës Botërore”. U dogjën gjithashtu vepra nga kritikët e hershëm letrarë gjermanë të regjimit nazist, si ato të Erich Kästner, Heinrich Mann dhe Ernst Gläser.

Shkrimtarë të tjerë të përfshirë në listat e zeza ishin autorët amerikanë Jack London, Theodore Dreiser dhe Helen Keller, besimi i të cilëve në drejtësinë sociale e inkurajoi atë të mbrojë personat me aftësi të kufizuara, pacifizmin, kushtet e përmirësuara për punëtorët industrialë dhe të drejtat e grave për votën.

Ndër shkrimtarët, veprat e të cilëve u dogjën numëroheshin autorë hebrenj, ndër ta disa nga shkrimtarët më të famshëm bashkëkohorë të asaj kohe, si Franz Ëerfel, Max Brod dhe Stefan Cvajg.

Gjithashtu midis atyre veprave të djegura ishin shkrimet e poetit të dashur hebre gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Heinrich Heine, i cili shkroi në dramën e tij 1820–1821 Almansor këshillën e famshme, “Dort, ëo man Bücher verbrennt, verbrennt man am Ende auch Menschen”: “Ku ata djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëzit.”

Jo të gjitha djegiet e librave u bënë më 10 maj, siç kishte planifikuar Shoqata e Studentëve Gjermanë. Disa u shtynë disa ditë për shkak të shiut. Të tjera, bazuar në preferencën e kapitullit lokal, u zhvilluan më 21 qershor, solstici i verës, një datë tradicionale për festimet e zjarrit në Gjermani.

Megjithatë, në 34 qytete universitare anembanë Gjermanisë, 10 maji “Aksioni kundër shpirtit jogjerman” ishte një sukses, duke marrë një mbulim të gjerë gazetash. Në disa qytete, veçanërisht në Berlin, transmetimet radiofonike i sollën fjalimet, këngët dhe këngët ceremoniale “live” për dëgjues të panumërt gjermanë. Promovimi i kulturës “ariane” dhe shtypja e formave të tjera të prodhimit artistik ishte një tjetër përpjekje naziste për “pastrimin” e Gjermanisë./ KultPlus.com

Angelina Jolie shndërrohet në yllin e operës Maria Callas në një film të ri biografik (FOTO)

Aktorja Angelina Jolie dukej shumë më ndryshe se zakonisht kur u bë karakter në xhirimet e filmit të saj të ri biografik “Maria”, transmeton KultPlus.

Aktorja 48-vjeçare u shndërrua në këngëtaren e famshme të operës Maria Callas teksa xhironte skenat për filmin e ardhshëm në Athinë. Ajo dukej magjepse teksa stilonte frizurën e famshme të viteve ’50 të Marias me bizhuteri elegante. Së bashku me elegancën e saj të natyrshme, Angelina Jolie veshi një fustan blu saten të kombinuar me një çantë dore. Dukej se është shumë e lumtur dhe rehat kur bisedon me anëtarët e ekuipazhit midis skenave.

Dihet se filmi biografik “Maria” është drejtuar nga Pablo Larraín. I titulluar “Maria”, filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe ri-imagjinuar në ditët e saj të fundit në Paris në vitet 1970. Filmi është shkruar nga Steven Knight – i cili shkroi skenarët për filmat “Spencer”, “Peaky Blinders”, “Eastern Promises”.

Sipas producentëve, kostumet e Angelina Jolie në Maria bazoheshin në rroba të vërteta të veshura nga Callas, duke përfshirë artikujt e vjetër të leshit nga koleksioni arkivor i Massimo Cantini Parrinit. Përveç Angelina Jolie, në film luajnë edhe Valeria Golino, Haluk Bilginer, Pierfrancesco Favino, Alba Rohrwacher dhe të tjerë.

Angelina Jolie u shfaq për herë të fundit në Eternals të Marvel Studios dhe thrillerin aksion Who Wish Me Dead. Ajo dha zërin e Tigreshës në Kung Fu Panda 4. Projekti i saj i radhës regjisorial, Without Blood, me aktorë Salma Hayek dhe Demián Bichir, ka përfunduar prodhimin. / KultPlus.com

Ajo ishte Zhulietë, ai nuk ishte Romeo

Dije Demiri Frangu

Ajo ishte Zhulietë
E kishte pas mbjellë në tanë trupin dashninë
Ai nuk ishte Romeo
Ende nuk dinte gjë për lindjen e Shekspirit

Ajo ishte Zhulietë
Zemra e vogël e saj si gështenjë në prush digjej
Ushqente gurët gjethet me dashni
E nëpër pore i rritej afshi si farë jete

Ai nuk ishte Romeo
Peshk i verdhë sillej ujit të jetës
S ‘e shihte bregun asnjëherë
Në formë dashnie asgjë nuk shihte
Fjalët si pupla i iknin i hynin nëpër përralla

Ajo ishte Zhulietë / KultPlus.com

Mjegull

Antonia Pozzi

Në u takofshim sonte në mbrëmje
në rrugën përmbytur me mjegull
do të thaheshin gjithë pellgjet
qark nesh do qe nxehur dheu:
dhe faqja ime mbi teshat e tua
shpëtim për jetën do të qe.
Por balli i vajzave, i lëmuar
vitet e mia më kujton: një pemë
vetëm kam si mik në këtë rrebesh në terr
dhe dritat e venitura të karrocave më bëjnë të dridhem
të fërgëlloj e vdekjen të thërras./ KultPlus.com

‘Ishin 3, 2 kanë ikur, 1 ka mbetur’, Rama në çeljen e Teatrit në Universitetin e Arteve: U ula se mu duk vetja shumë i vjetër

Salla e teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë çeli dyert për studentët, artistët dhe dashamirësit e artit, pas zbatimit të suksesshëm të projektit për rikonstruksionin e saj. Falë bashkëpunimit të frytshëm dhe ekspertizës me specialistë nga Universiteti i Firences, përfaqësues të Kooperacionit Italian, TAP, Universitetit të Arteve dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, u arrit që Salla e re, jo vetëm t’i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe kërkesave të artistëve, por nga ana tjetër, të ruhet i paprekur projekti fillestar i saj, një stoli e arkitekturës e viteve ’30-’40”, kur ajo është ndërtuar.

Godina e Akademisë së Arteve, sot Universiteti i Arteve është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ish-student e më pas ish-pedagog i Akademisë së Arteve mori pjesë në ceremoninë e dedikuar, teksa u shpreh se është përmbushur më së miri amaneti i historisë së kësaj salle, monument kulture, prej nga, shumë talente shqiptare u ngjitën në majat e artit botëror.

Fjala e plotë:

“Nuk do marr fare kohë sepse i takon të tjerëve të flasin më shumë, plus që jam i bindur se nuk ju ka marrë malli, kështu që u ula sepse mu duk vetja shumë i vjetër kur tha Kastrioti ishin tre, dy kanë ikur, një ka mbetur. Edhe po përfitoj nga koha që ka mbetur që të mos rri në këmbë.

Më vjen shumë mirë që ne sot e kemi përmbyllur një amanet do thosha dhe për hir të së vërtetës kjo punë jo shumë e lehtë që është bërë këtu, sepse nuk është një sallë e re, nuk është as një sallë e vjetër e zakonshme, që është rikonstruktuar, por është një monument kulture për të cilin është dashur të bëhet një qëmtim shumë i imët në arkiva dhe pastaj është dashur të bëhet një punë shumë e kujdesshme për ta rikthyer në të gjithë përmasën e vet, ashtu si duhet.

Është në një kuptim të drejtpërdrejtë amaneti i historisë së kësaj salle, por i parë pak më ndryshe. Jo si një histori që ka përfunduar, por si një histori që vazhdon dhe jo si një histori emrash, por si historia e një hapësire që ka qenë qysh në krye të herës hapësira e pasionit, hapësira e ëndrrave, hapësira e dëshirave të patregueshme për nga forca e tyre, hapësira e takimeve mes atyre që e zotëronin skenën dhe atyre që ëndërronin ta zotëronin skenën dhe hapësira e një vendi që brenda këtyre përmasave shumë modeste, i jepte në mënyrë të vazhdueshme përmes tingujve, përmes fjalëve, përmes kërcimit, përmes pjesëve të vëna në skenë apo vetë atyre që ngjiteshin në skenë jo për të luajtur teatër, por për të folur me të tjerët mesazhin e të ardhmes, mesazhin e shpresës tek e reja, mesazhin e forcës për të tejkaluar muret dhe për të tejkaluar edhe shumë e shumë pengesa për të cilat unë nuk do të flas sot. Nuk do të flas sot për të shkuarën.

Dua vetëm të them që sot kjo sallë i vihet në dispozicion atyre që kanë misionin t’u përcjellin të tjerëve eksperiencën e tyre dhe atyre që vijnë, me misionin që të krijojnë eksperiencën e re dhe të gjithë së bashku të vazhdojnë të mbajnë gjallë dhe të fuqizojnë pasionin e këtij vendi, pasionin krijues, pasionin interpretues, pasionin komunikues.

Dhe e fundit që dua të them është se kjo sallë sot plotëson edhe një nevojë të shumë e shumë viteve, për të qenë edhe vetë, po aq rrezatuese dhe po aq mbresëlënëse sa të gjitha ato talente që nga kjo sallë u ngjitën në majat e botës, që e nisën nga kjo sallë për të mahnitur miliona spektatorë nëpër botë.

Prandaj me një shprehje mirënjohjeje për gjithçka unë personalisht mora nga energjia e kësaj salle që pastaj shpërndahet përmes atyre që hyjnë tek shumë të tjerë që i takojnë ata që dalin dhe me kënaqësinë që mu dha mundësia që t’i kthej këtij vendi, që është një vend i shpresës dhe i ëndrrave, shumë pak, por sidoqoftë diçka nga aq shumë sa ai vend më dha, ju uroj me gjithë zemër gjithë të mirat të gjithë atyre që sot janë këtu dhe të gjithë atyre që njësoj si këta janë në këtë oaz të shpresës dhe të pasionit, në mënyë që çdo ditë e më shumë, çdo vit e më shumë, çdo dekadë e më shumë në të gjitha kohërat e reja, Shqipëria të vazhdojë të jetë gjithnjë krenare sa herë që të bëhet fjalë për njerëz që janë ngjitur në këtë skenë apo që kanë patur lidhje me këtë sallë apo me këtë vend të shenjtë  të shpresës dhe të pasionit.

Faleminderit!/abcnewsal/KultPlus.com

Nesër sopranoja Besa Llugiqi interpreton rolin e Marguerite në Sofie, ndan skenën me 300 artistë

Nesër, në National Palace of Culture të Sofies, sopranoja e njohur Besa Llugiqi do të interpretoj rolin e Marguerite, një koncept regjisorial nga Ognian Draganoff , “FAUST ” Ch.Gounod, shkruan KultPlus.

Ngjarja do të zhvillohet me një pjesëmarrje prej 300 artistësh në skenë, ku personazhet do të këndojnë në petkun e kukullave.

Këtë e ka bërë të ditur sopranoja Llugiqi përmes një postimi në facebook, e cila me këtë rast u ka uruar mirëseardhje të gjithë atyre që duan ta ndjekin nga afër këtë përformancë.

“Këtë të diel më 22.10 në National Palace of Culture, Sofia do të interpretoj rolin e Marguerite , një koncept interesant regjisorial nga Ognian Draganoff , “FAUST ” Ch.Gounod vjen krejt ndryshe e trajtuar . Në petkun e kukullave këndojmë personazhet tona në një produksion gjigand me 300 pjesmarrës artist në skenë …

Kostumet , skenografia , artistët , regjia e gjitha që ky produksion ngërthen , përulësisht me kontributin e tyre mundohen me ju ofru madhështisë që mbanë kryevepra e Goethe- s .

Jeni të mirëseardhun !“, ka shkruar sopranoja në Facebook./KultPlus.com

Presidenti Begaj pritet nga komuniteti arbëresh në Kozenca: I lumtur që keni ruajtur kulturën dhe zakonet e atdheut që latë pas

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore të cilët i uruan mirëseardhjen. 

Ndalesa e parë e Presidentit Begaj, ishte “San Demetrio Corone” ku iu rezervua një ceremoni e veçantë mirëseardhjeje me praninë e qytetarëve të kësaj komune dhe kryetarit të saj Ernesto Madeo.

Sheshi i Monumentit në “San Demetrio Corone” ishte dekoruar me flamuj shqiptarë, ndërsa fëmijët që kishin dalë për të pritur Presidentin Begaj veç pankartave të mirëseardhjes, mbanin flamujt e dy shteteve.

Presidenti Begaj ishte i ftuar nga kryetari i komunës së “San Demetrio Corone” Ernesto Madeo në festivalin e kengës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe. Begaj ftoi artistët arbëreshë të bëhen pjesë e festivaleve që organizohen në Shqipëri duke ofruar mbështjen e tij dhe të institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që  ju shoh të gjithëve ju, sidomos fëmijët të cilët kanë ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, veshjen, këngën dhe vallet që i përkasin atdheut që lanë pas. Jam shumë i lumtur të shikoj fëmijët me dy flamuj, atë shqiptar dhe italian. Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë.

Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe.

Ju siguroj që edhe në Shqipëri ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju t’a paraqisni veten atje, në atdheun tuaj.

Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për t’a trashëguar gjatë gjithë kohës.

Ju përgëzoj dhe uroj jashëzakonisht shumë që t’a vazhdoni këtë traditë, që të ruani gjuhën, të ruani veshjen, të ruani këngën”- tha Begaj.

Gjatë qëndrimit në komunën “San Demetrio Corone” presidenti Begaj vizitoi kishën antike  “Sant’Adriano”. Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimin me komunitetin arbëresh në “Santa Sofia D’Epirio” ku u prit nga autoritet drejtuese të cilët organizuan dhe një shfaqje me këngë dhe valle folklorike arbëreshe. Begaj vizitoi gjithashtu kishën bizantine “Santa Sofia D’Epirio”./topchanlel/KultPlus.com

Festë Poetike në Gjakovë/ ‘Poema e Lilit’ e Halil Matoshit shpallet libri më i mirë i Mitingut të 59 – të të Poezisë

Shkruan: Blerim Valla

Në Gjakovë, me organizim të Klubit Letrar  “Gjon Nikollë Kazazi”,  është përmbyllur edicioni i 59 – të, i Mitingut të Poezisë. Manifestimi letrar ky më i madhi dhe më i njohuri në hapësirën mbarëkombëtare. E që dikur – para luftës së fundit në Kosovë, ky festival i poezisë kishte edhe karakter ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e poetëve të shumtë nga mbarë bota!

Ngjarja kryesore e këtij edicioni ishte prezantimi i “Antologjisë shqip – greqisht i poetëve të Gjakovës” përgatitur nga shkrimtari e përkthyesi Iljaz  Bobaj, e ku janë prezantuar 23 poet bashkëkohorë gjakovarë. Disa nga poezitë e kësaj antologjie përpara pubikut i deklamuan aktoret e Teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës – Vlera Pylla dhe Yllka Lota.

Ndërsa në orën e madhe të mitingut, poezitë e tyre i lexuan 15 poet – poetesha nga të të gjitha trevat shqiptare. Kurse i ftuari special ishte  poeti i njohur Agim Gjakova.

Në fund të këtij festivali poetikë juria e klubit letrar “Gj N Kazazi” ndau këto çmime:

Çmimin “Din Mehmeti” për librin më të mirë të këtij mitingu, iu nda poetit të njohur Halil Matoshi për librin “Poema e Lilit”.

Çmimi “Ali Podrimja” për poezinë më të mirë të lexuar në këtë edicion të 59 të, i takoi poetit Bekim Kelmendi për poezinë “Ëndërrime”.

Çmimi “Yllka Domi” për poeteshën më të mirë debutante, i takoi poeteshës së re shumë të talentuar, Fjolla Muhahaxhiri- Agusholli.

Dhe Çmimi Ndërkombëtarë “Nëna Terezë” që i ndahet poetit më të mirë të huaj që merr pjesë në mitingun e poezisë në Gjakovë, iu ndau poetit amerikan Bill Wollak.   

Ndërkaq krejt në fund kryetari i  Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, Muharrem Kurti, një mirënjohje, iu  është akorduar nga Shoqata e Shqiptarëve të Patras ” Emigranti” dhe Shkolla Shqipe ” Naim Frashëri” Patra në Greqi. Mirënjohja iu nda nga kryetarja Kristiana Veliu dhe Iliaz Bobaj drejtor i shkollës shqipe në Patra të Greqisë./KultPlus.com