Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste për mungesën dhe vonesat në pajisjen me uniforma.
Punonjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pacipë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.
Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.
Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë së landit që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më të thotë më shumë kosto.
Përfaqësuesit e qeverisë së landit thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve./DW/ KultPlus.com
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot 113-vjetorin e kryengritjes të Malësisë së Madhe.
Në nderim të 6 prillit të vitit 1911, kur burrat e malësisë valëvitën flamurin e Skënderbeut në Deçiq, sot pranë memorialit të kësaj ngjarjeje historike në Hot të Malësisë së Madhe, u zhvillua ceremonia ku Presidenti Begaj ngriti flamurin kombëtar.
Presidenti Begaj nderoi protagonistët e kryengritjes që dhanë gjithçka për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëzimi, si dhe atdhetarët që vazhduan përpjekjen për të bërë të mundur pavarësinë dhe njohjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.
Ndërsa kujtoi faktet historike të kohës dhe qëllimet e patriotëve të kësaj treve, Presidenti Begaj e cilësoi kryengritjen si një lëvizje me karakter kombëtar dhe përbashkues të shqiptarëve me besime të ndryshme fetare.
“Në memorandumin që udhëheqësit e kryengritjes iu dërguan Fuqive të Mëdha, ku firmëtarë ishin të krishterë e myslimanë, ata kërkuan, ndër të tjera, paprekshmërinë e territoreve shqiptare, njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare dhe njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare. Kjo tregon formësimin e një ndërgjegjeje kombëtare, si dhe fuqinë për t’u bashkuar për të mirën e çështjes kombëtare”, theksoi Begaj.
Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu, se “nën shtypjen e pushtuesit, ata ditën të ruajnë gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin, që e bëjnë Malësinë e Madhe një zonë unike”.
Para banorëve të Malësisë së Madhe, pasardhës të familjeve patriote të kësaj treve, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e tyre për të ruajtur trashëgiminë dhe frymën e të parëve, për të qenë bashkë në përballimin e sfidave dhe në angazhimin për zhvillim ekonomik.
“Kryengritja e Malësisë së Madhe nuk është pjesë vetëm e historisë sonë, por edhe udhërrëfyese për të ardhmen që duhet të ndërtojmë, një të ardhme në një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ku ia vlen të jetosh”, tha Begaj.
Kryengritja e Malësisë së Madhe është një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, e cila i parapriu shpalljes së Pavarësisë. E udhëhequr nga prijësi popullor Dedë Gjo Luli dhe mbështetur nga intelektualët më në zë të kohës, Kryengritja e Malësisë së Madhe u kurorëzua me ngritjen e flamurit kombëtar në Deçiq./ KultPlus.com
Honore de Balzac u lind në Turs (Francë) më 20 maj 1799. Balzacu është një nga themeluesit e realizmit në letërsinë evropiane.
Ka qenë gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie, së cilës ai përfundon duke iu imponuar. Për bashkëkohësit ishte thuajse një mit: burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë, ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne.
Kryevepra e tij është Komedia Hyjnore, që përshkruan jetën e shoqërisë franceze pas rënies së Napoleonit. Kjo vepër përbëhet nga 90 romane dhe novela dhe përfshinte më shumë se 2000 karaktere, personazhe nga të gjitha klasat dhe profesionet. Romanet kryesore të tij janë: “Luis Lambert”, “Evgjeni Grande”, “Në kërkim të absolutes”, “Xha Gorio”, “Iluzionet e Humbura”, “Kushërira Betë” dhe “Kushëriri Pons”.
Më poshtë kemi përmbledhur disa nga thëniet e tij më të mençura:
“Femrat, kur nuk dashurojnë, e kanë gjakun e ftohtë si atë të një avokati të vjetër.”
“Shpirtrat e mëdhenj mezi besojnë se ka në botë ligësi dhe mosmirënjohje.”
“I pasur bëhesh, elegant lind.”
“Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.”
“Mos vallë dashuria hap në zemër shtigje ku të pëlqen të rikthehesh?”
“Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë.”
“Zakonet që ka njeriu në rini, shfaqen me më shumë forcë në pleqëri.”
“Vullneti i dashnorëve mposht çdo pengesë.”
“Veshja është të shprehurit e shoqërisë.”
“Zemra juaj është një thesar, por po e shpenzuat në një herë të vetme, morët fund.”
“Njerëzit shpirtmëdhenj janë zakonisht tregtarë të pazot.”
“Shpotia vyshk zemrën dhe tret çdo ndjenjë.”
“Mospërfillja është si i ftohti i poleve; ngrin gjithçka.”
“Të pakuptueshmit ndahen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.”
“Njeriu superior nuk ndjek hapat e askujt.”
“Çelësi i të gjitha shkencave është pyetja.”
“Zemra e një nëne është një abis në fundin e të cilit gjendet gjithmonë një falje.”
“Policia trillon më shumë nga ç’zbulon.”
Qeveria që kupton interesat e të gjithëve është gjë e zakonshme. Qeveria që i parashikon është qeveri e madhe.
Besoni çdo gjë që dëgjoni mbi botën, asgjë s’është aq e keqe sa për të qenë e pamundur.
“Secila orë e humbur gjatë rinisë është një rrezik palumturie për të ardhmen.”
“Opinioni publik është më e llastuara e prostitutave.”
“Sovrani duhet t’i falë gabimet, jo t’i harrojë.”
“Vetëm dashuria e fundit e një femre mund të kënaqë dashurinë e parë të një mashkulli.”
“Të varfrit apo të pasurit, kurrë nuk kanë para për nevojat e jetës, por për kapriçot e tyre i gjejnë përherë.”
“Një natë dashurie është një libër i palexuar.”
“Koha është tërë kapitali i njerëzve që s’kanë tjetër pasuri përveç mençurisë së tyre.”
“Femrat do të ishin për t’u qarë hallin, po të dilnin fajtore për çdo dëshirë që na ngjallin.”
“Privilegji i të qëndruarit, kudo, si në shtëpi të vet, u përket vetëm mbretërve, kurvave dhe hajdutëve.”
“Gjeniu u ngjason të gjithëve, kurse atij askush.”
“Popullit i duhen dhënë festa të zhurmshme. Budallenjtë i duan festat e zhurmshme dhe turmat përbëhen nga budallenjtë.”
“Fama është helm që duhet marrë me doza të vogla.”
“Nëse drita është dashuria e parë e jetës, a nuk është dashuria drita e zemrës?”
“Koprracia fillon aty ku varfëria mbaron.”
“Ka një jetë të tërë në një orë dashurie.”
“Dashuria është poezia e shqisave.”
“Burokracia është një mekanizëm gjigant i vënë në lëvizje nga pigmei.”
“Nuk është skandaloze që disa bankier kanë përfunduar në burg, skandaloze është se gjithë të tjerët janë të lirë.”
“Një bashkëshorte është një skllav që duhet ditur si të vihet në fron.”
“Një shoqëri ateistësh do të shpiknin menjëherë një fe”.
“Shpirtrat e mëdhenj mezi besojnë se ka në botë ligësi dhe mosmirënjohje.”
“I pasur bëhesh, elegant lind.”
“Zgjuarsia është leva me të cilën mund të lëvizësh lëmshin e tokës.”
“Mos vallë dashuria hap në zemër shtigje ku të pëlqen të rikthehesh?”
“Kush di të lajkatojë, di edhe të shpifë.”
“Zakonet që ka njeriu në rini, shfaqen me më shumë forcë në pleqëri.”
“Vullneti i dashnorëve mposht çdo pengesë.”
“Veshja është të shprehurit e shoqërisë.”
“Zemra juaj është një thesar, por po e shpenzuat në një herë të vetme, morët fund.”
“Njerëzit shpirtmëdhenj janë zakonisht tregtarë të pazot.”
“Shpotia vyshk zemrën dhe tret çdo ndjenjë.”
“Mospërfillja është si i ftohti i poleve; ngrin gjithçka.”
“Të pakuptueshmit ndahen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.”
“Njeriu superior nuk ndjek hapat e askujt.”
“Çelësi i të gjitha shkencave është pyetja.”
“Zemra e një nëne është një abis në fundin e të cilit gjendet gjithmonë një falje.”
“Policia trillon më shumë nga ç’zbulon.”
Qeveria që kupton interesat e të gjithëve është gjë e zakonshme. Qeveria që i parashikon është qeveri e madhe.
Besoni çdo gjë që dëgjoni mbi botën, asgjë s’është aq e keqe sa për të qenë e pamundur.
“Secila orë e humbur gjatë rinisë është një rrezik palumturie për të ardhmen.”
“Opinioni publik është më e llastuara e prostitutave.”
“Sovrani duhet t’i falë gabimet, jo t’i harrojë.”
“Vetëm dashuria e fundit e një femre mund të kënaqë dashurinë e parë të një mashkulli.”
“Të varfrit apo të pasurit, kurrë nuk kanë para për nevojat e jetës, por për kapriçot e tyre i gjejnë përherë.”
“Një natë dashurie është një libër i palexuar.”
“Koha është tërë kapitali i njerëzve që s’kanë tjetër pasuri përveç mençurisë së tyre.”
“Femrat do të ishin për t’u qarë hallin, po të dilnin fajtore për çdo dëshirë që na ngjallin.”
“Privilegji i të qëndruarit, kudo, si në shtëpi të vet, u përket vetëm mbretërve, kurvave dhe hajdutëve.”
“Gjeniu u ngjason të gjithëve, kurse atij askush.”
“Popullit i duhen dhënë festa të zhurmshme. Budallenjtë i duan festat e zhurmshme dhe turmat përbëhen nga budallenjtë.”
“Fama është helm që duhet marrë me doza të vogla.”
“Nëse drita është dashuria e parë e jetës, a nuk është dashuria drita e zemrës?”
“Koprracia fillon aty ku varfëria mbaron.”
“Ka një jetë të tërë në një orë dashurie.”
“Dashuria është poezia e shqisave.”
“Burokracia është një mekanizëm gjigant i vënë në lëvizje nga pigmei.”
“Nuk është skandaloze që disa bankier kanë përfunduar në burg, skandaloze është se gjithë të tjerët janë të lirë.”
“Një bashkëshorte është një skllav që duhet ditur si të vihet në fron.”
“Një shoqëri ateistësh do të shpiknin menjëherë një fe”. / KultPlus.com
Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Sot, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.
Papa Kalikst i III
“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!
Papa Piu I II
“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”
Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559
“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.
Sulltan Mehmeti II
“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”
Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez
“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.
Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut
“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!”
Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”
“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”
Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën
“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”
Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia
“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”
Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”
“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.” / KultPus.com
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, ose 59 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Muaji mars shënoi një rekord të ri të flukseve hyrëse turistike prej gati 735 mijë vizitorësh të huaj, ose 91% më shumë krahasuar me marsin e vitit të shkuar.
Shifrat i ka bërë publike ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në faqet e saj zyrtare.
“Mbi 1,7 milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë 3 muajve të parë të 2024-ës. 734 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë muajit mars i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje”, njoftoi ministrja Kumbaro.
Një ditë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, nga panairi Ndërkombëtar i Turizmit, nënvizoi se sfida tashmë nuk janë numrat, por garantimi i standardeve, cilësisë dhe turizmi elitar.
Java që vjen nis me një ngjarje të rëndësishme për turizmin, siç është takimi i 70-të i Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Konferenca e Investimeve gjatë së cilës do të prezantohet udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania”. Kjo është hera e parë që Shqipëria pret zyrtarisht një aktivitet të Organizatës Botërore të Turizmit. / KultPlus.com
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se në shtetin e Iowa’s po zhvillohet gara për Luftëtarin më të Mirë për këtë vit, ku po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në faqen e ambasadës janë publikuar fotografi të ushtarëve të FSK’së, ku në një prej tyre shihen përkrah një ushtari amerikan.
“Gara për Luftëtarin më të Mirë të Shtetit të Ioëa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Ioëa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”, thuhet në postimin e Ambasadës./ KultPlus.com
Sot rikujtojmë Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, e cila ishte njëra ndër kryengritjet shqiptare në Perandorinë Osmane në rajonin e Malësisë, shkruan KultPlus.
Kjo kryengritje zgjati nga 24 mars deri më 4 gusht si pasojë e reformave centralizuese osmane, me ç’rast detyroi malësorët të reagojnë dhe të ngritnin ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar, fillimisht duke sygjeruar një marrëveshje por pastaj situata eskaloi me ardhjen e 12 batalioneve të drejtuara nga Shefqet Turgut Pasha me 24 korrik në Shkodër. Ardhja e tyre bëri që malësorët të strehoheshin në Mal të Zi.
Siç dihet trevat shqiptare gjithmonë kanë qenë të ndara prandaj epopeja e luftërave heroike në Malësinë e Shqipërisë vlerësohet si thesari më i çmuar i malësorëve dhe mbijetesës së tyre. Në këto rrethana, komitetet e fshehta filluan përgatitjen e një kryengritje të re, e cila do të fillonte në muajin maj të vitit 1911, mirëpo mbreti Nikolla i Malit të Zi synonte të realizonte planet e tij pushtuese ndaj Shqipërisë së Veriut.
Prandaj kryengritja shpërtheu para kohës së parashikuar, më 24 mars 1911. Malësorët nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, pasuan disa luftime të përgjakshme dhe çliruan Tuzin duke ngritur flamurin shqiptar. Por ky shpërthim i parakohshëm i kryengritjes së Malësisë së Madhe e çrregulloi planin për një kryengritje të përgjithshme pasi që krahinat e tjera të Shqipërisë nuk ishin në dijeni. Krerët e kryengritjes u mblodhën në një kuvend në Pllajën e Gërçës, në Malësinë e Madhe dhe nënshkruan një Memorandum me 12 kërkesa, i cili iu paraqit Portës së Lartë. Kërkesat e Memorandumit të Gërçës ishin njohja e kombit shqiptar dhe shënoi bashkimin e vilajeteve shqiptare dhe çeljen e shkollave shqipe, me shpresë se realizimi i këtyre kërkesave do të krijonte provincat autonome shqiptare.
Gjithsesi, luftëtarët e lirisë janë gurët e themelit të shqiptareve dhe ka shekuj që ata janë munduar ta ndërtojnë e bashkojnë ‘Shqipërinë Etnike’./ KultPlus.com
“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 9 janarit 1933, në faqen n°12, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth borgjezimit (zhvillimit) asokohe të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëria po borgjezohet
Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 9 janar 1933, faqe n°12
Është zakon që udhëtarët dhe shkrimtarët t’i referohen Shqipërisë si toka që kaloi me një kërcim nga mesjeta në shekullin e njëzetë në çështjen e transportit; për shembull, nga gomerët e grumbulluar te aeroplanët. Por ndryshimi i shpejtë në jetën shoqërore dhe politike të Shqipërisë është akoma më interesant.
Shqipëria është e mbushur me rrënoja fortesash. Ato janë simbole të organizimit të saj shoqëror të së kaluarës – ose mungesës së tij. Pronarët e tokave, shumë prej të cilëve ishin bejlerë dhe disa pashallarë, dominonin vendin, secili zot i mbretërisë së tij të vogël ose më të madhe. Masa e popullit u shërbente atyre si bujkrobër.
Rezultati ishte varfëria e tmerrshme, analfabetizmi i plotë, padrejtësia e madhe dhe kaosi i përgjithshëm. Nuk kishte rrugë të mira dhe pak ura të klasit të parë. Asnjë qytet modern, një mungesë e plotë e akomodimeve në hotele, pa kulturë popullore dhe pak siguri.
Në atë kohë nuk ekzistonte ndërgjegjja kombëtare shqiptare, por në fillim të shekullit të sotëm pati shenja zgjimi. Kur krerët e kësaj lëvizjeje të re nisën një kryqëzatë për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar, panë se bejlerët përbënin një pengesë pothuajse të pakapërcyeshme.
Kishte dy mënyra historike për të kapërcyer kundërshtimin e tyre : njëra ishte që një princ të vinte nga jashtë dhe të zbatonte rendin në Shqipëri me ndihmën e huaj, dhe tjetra ishte që një nga krerët vendas të fitonte epërsi mbi të gjithë rivalët e tij. Të dyja mënyrat u provuan dhe një kombinim i të dyjave pati sukses. Një udhëheqës vendas, i riu, i vrullshëm dhe i aftë Ahmet Zogu, pas shumë revolucioneve dhe shumë mundi, iu imponua Shqipërisë me ndihmën jugosllave dhe italiane dhe u bë Mbret me emrin Zogu i Parë.
Njerëzit e rëndësishëm tani janë organizatorët, oficerët, shefat inteligjentë të departamenteve, shefat e policisë, sipërmarrësit mendjemprehtë, burokratët dominues. Mbreti Zog mbështetet me zjarr nga një grup i ri njerëzish të arsimuar dhe të punësuar.
Këta burra kanë formuar një këndvështrim krejtësisht të ri në Shqipëri. Ata janë për ligjin, stabilitetin, komunikimin e sigurt, policët kompetentë, gjyqtarët e drejtë dhe një ushtri të fortë. Ata do të shkatërroheshin plotësisht nga revolucionet dhe rikthimi i dominimit të baronëve (bejlerëve) të vjetër të tokës.
Shqipëria është borgjezuar patjetër. Për rrjedhojë, kundërshtimi ndaj Mbretit Zog është zhdukur në masë të madhe.Prosperiteti i gjithë inteligjencës shqiptare varet nga ai ose nga dikush tamam si ai. Ai ka inauguruar një sistem që për shumicën e shqiptarëve të arsimuar është i mirë. Atyre iu pëlqen. Sepse do të thotë një rrogë mujore, rroba të bukura, një shtëpi dhe tokë, pak kulturë dhe një vend në botë. Këta liderë borgjezë mund të luftojnë mjaft ashpër mes tyre për kontratat, koncesionet dhe punët më të mira, por secili prej tyre mbetet për Mbretin dhe sistemin e tij.
Kjo do të thotë, për shumë vëzhgues politikë, se ushtria, e cila është shumë aktive, do të bëhet një forcë e madhe politike dhe shoqërore; se do t’i akordohet një vend i lartë në rendin shoqëror dhe se ndoshta do të zhvillohet një burokraci e ngurtë.Ndoshta me kalimin e kohës do të lindë një oligarki.
Por pikërisht tani Shqipëria e gjen veten në atë fazën e parë të lezetshme ku jakat e bardha dhe kostumet formale kanë përparësi ndaj kostumeve tradicionale të bejlerëve dhe ku rrugët e drejta, orkestrat, tualetet dhe llogaritë bankare preferohen në vend të pyjeve dhe luginave të mbushura me bujkrobër. Sistemi borgjez përfaqëson një përmirësim të konsiderueshëm ndaj feudalizmit dhe Shqipëria duket se ka interes të ndjekë rrugën që ka marrë ose po ndjek secili nga fqinjët e saj perëndimorë.
“Duart që luten” është një trajtësë e tjetërllojtë, e aplikuar nga Albrecht Dürer, një vizatim delikat dhe shumë korrekt në aspektin anatomik, realizuar mbi një letër ngjyrë blu.
Vizatimi rreket të tregojë jo vetëm pozicionin final të aktit të lutjes, por edhe vetë pozicionin e besimtarit, animin e ndrojtur në të djathtë, tregues ky i një devocioni që mëton tension dhe përjetim. Palimi i duarve, tendosja e tendinëve dhe shpalimi i detajuar i gjithë veprimtarisë fizike gjatë aktit të lutjes, fokusuar vetëm te gjymtyrët, janë në vetvete elementi përcaktues dhe më domethënës i besimtarit në tërësi dhe mishërimit që mëton.
Në rastin konkret, Dürer, “Duart që luten” ia dedikon një apostulli, koka e të cilit në 18 punët e skicuara është ravijëzuar dhe është ndarë qëllimisht prej tyre, duke ardhur dhe duke u njohur si e vetme.
Njohja e parë publike e “Duart që luten” ishte në vitin 1871, kur ajo është paraqitur në Vjenë.
Pas suksesit të Pretty Woman, Julia Roberts u bë një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit të viteve nëntëdhjetë dhe zgjedhja e parë e shumë producentëve që punonin në komedi romantike.
Midis tyre ishte Edward Zwick, një nga producentët e filmit fitues të çmimit Oscar, Shakespeare in Love.
Sipas revistës Variety, Zwick zbuloi në një ese që përshkruante krijimin e Shakespeare in Love se Roberts ishte zgjedhja kryesore për rolin e Viola de Lesseps dhe interesimi i saj për filmin bëri që Universal Pictures të pranonte të financonte të gjithë projektin.
Roberts fluturoi për në Londër, ku ajo duhej të kalonte në audicion me aktorë të mundshëm kryesorë, por aktorja u fiksua me idenë që Daniel Day-Lewis të luante Shekspirin.
“Ai është brilant, i pashëm dhe intensiv. Ai është gjithashtu shumë qesharak”, i tha Roberts producentit. “A e keni parë performancën e tij në Room with a View? Ai gjithashtu luajti në përshtatjet e Shekspirit. Nuk mendoni se do të ishte perfekte? Mund ta flas që të marrë rolin”.
Por Day-Lewis e refuzoi rolin sepse donte t’i përkushtohej xhirimeve In the Name of the Father me regji të Jim Sheridan.
Roberts më pas bëri një audicion me një numër yjesh, duke përfshirë Ralph Fiennes, Hugh Grant, Colin Firth, Sean Bean dhe shumë aktorë të tjerë. “Julia gjeti gabime në të gjithë: disa ishin të ngurtë, disa nuk ishin romantikë, etj.,” tha Zwick.
Pas një audicioni të pasuksesshëm me Paul McGann, Roberts vendosi të linte të gjithë projektin dhe të kthehej në SHBA. Universal Pictures e refuzoi filmin, për të cilin ai shpenzoi rreth gjashtë milionë dollarë.
Vite më vonë, studioja Miramac vendosi të ringjallte Shekspirin e dashuruar, me John Madden që merrte rolin e regjisorit. Filmi u nominua për trembëdhjetë Oscar, dhe fitoi shtatë prej tyre, duke përfshirë Oscarin për Aktoren më të Mirë, i cili shkoi për Gwyneth Paltrow./KuktPlus.com
LOS ANGELES, CALIFORNIA – JANUARY 15: Julia Roberts attends the 28th Annual Critics Choice Awards at Fairmont Century Plaza on January 15, 2023 in Los Angeles, California. Kevin Winter/Getty Images for Critics Choice Association/AFP (Photo by KEVIN WINTER / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)
Në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u organizua promovimi për librin “Sfidat e Diplomacisë me Teknologjinë” me bashkëautorë diplomatët Jonilda Hada dhe Adi Hoxha.
Libri trajton diplomacinë tradicionale të para viteve 2000 dhe diplomacinë digjitale që është edhe më e dukshme pas viteve 2012 dhe që po përdoret përherë e më shumë në diplomaci.
Libri i botuar është konsideruar si studimi i parë i mirëfilltë akademik në fushën e diplomacisë, që i shërben diplomatëve të rinj dhe studiuesve.
Të pranishëm në këtë aktivitet krahas kolegëve dhe diplomatëve të MEPJ ishin ambasadorë, akademikë, deputetë dhe pedagogë./KultPlus.com
“Kur më pak e presim, jeta na vendos përballë sfidave të caktuara për të testuar kurajon dhe dëshirën tonëpër ndryshim. Në momente të tilla është e pamundur të mendosh se nuk ka ndodhur asgjë, apo të pranosh se nuk je i gatshëm t’ia dalësh mbanë. Sfidat nuk presin. Jeta nuk sheh pas. Një javë është një kohë më se e mjaftueshme për ne, për të vendosur nëse do e pranojmë apo jo fatin tonë”.
“Mos e ndiej asnjëherë detyrim t’u japësh sqarime apo shpjegime të tjerëve. Miqtë e tu nuk kanë nevojët’i dëgjojnë, kurse armiqtë e tu nuk do të kuptojnë gjithsesi”.
“Sigurisht që në jetë ka dhimbje dhe beteja. Askush nuk mund t’i shmangë ato. Por është më mirë tëhumbasësh në beteja teksa përpiqesh të realizosh ëndrrat e tua, se sa të mposhtesh pa e kuptuar se për çfarë po lufton”.
“Kur dikush del nga jeta jonë, kjo ndodh sepse dikush tjetër është duke hyrë”.
“Mbylli disa dyer sot. Jo për krenari, mungesë kapaciteti, apo arrogancë, por thjesht sepse nuk të çojnë nëasnjë vend”.
“Është e rëndësishme të kuptohet kur diçka ka arritur fundin. Rrathë dhe porta që mbyllen, kapituj tëmbyllur, apo si do që t’i quajmë. Ajo që ka rëndësi, është të lëmë në të shkuarën ato fasa të jetës që janëmbyllur tashmë”.
“Në botë ka persona që më kuptojnë dhe persona që nuk më kuptojnë. Për këta të fundit, zgjedh thjesht qëtë torturohen duke u munduar të fitojnë simpatinë time”.
“Të gjithë mendojnë se qëllimi kryesor i jetës është ai i të ndjekurit të një plani. Por askush nuk pyet nëse ai plan është krijuar prej tyre, apo është ndërtuar nga dikush tjetër. Mbledhin eksperienca, kujtime, gjëra, ide të ndryshme dhe gjithçka bëhet e tepërt për t’u menaxhuar. Dhe kjo është arsyeja pse përfundojnëduke harruar endrrat e tyre”.
“Kur nuk kisha më asgjë për të humbur, kam fituar gjithçka. Kur më kanë poshtëruar, ndërkohë që ecja përpara, kam kuptuar se isha i lirë të zgjidhja fatin tim”.
“Një tragjedi mban me vete një ndryshim radikal në jetën tonë, një ndryshim të lidhur me të njëjtin shkak, humbjen. Kur përballemi me një humbje, është e kotë të kërkosh të rekuperosh çfarë ka ekzistuar. E mira është të shfrytëzojmë hapësirën që hapet para nesh dhe ta mbushim me diçka të re”. / KultPlus.com
Nga veprat e panjohura të Lume Blloshmit te imazhet bashkëkohore të Ryts Monet. Të enjten në mbrëmje është çelur në galerinë “Zeta” ekspozita “Petalet e panumërueshme”. Kuratorët Markus Waitschacher dhe Endri Dani kanë përzgjedhur 11 artistë, 6 shqiptarë dhe 5 austriakë përmes konceptit të luleve si gjenezë e natyrës.
Vepra të panjohura që shfaqin lule nga Lume Blloshmi, punë të Agron Dines, Fatlum Doçit, Remijon Pronjës, Abi Shehut shfaqen përkrah artistëve austriakë, duke bashkuar breza, qasje e mediume artistike që përmes imazheve dhe koncepteve kërkojnë të rrisin ndërgjegjësimin për natyrën, duke e përjetësuar në vepra.
“Kjo ekspozitë i kushtohet luleve. Fatmirësisht jemi ende të rrethuar prej tyre edhe pse ndonjëherë, lulet duhet të udhëtojnë gjysmën e planetit tonë për të qenë me ne, duke u pjalmuar nga pajisjet elektronike dhe duke vuajtur shumë nga sjellja jonë. Një prej veprave tregon anët e ndryshme të luleve dhe parave. Kartëmonedhat janë të fshehura, sa duket vetëm dekorimi me lule. Të përdorura dhe të keqpërdorura nga pushtetet politike – në anën e pasme të tyre shohim ndër të tjera presidentë, ministra por edhe diktatorë, kolonizatorë dhe simbole politike, të ndërthurura” tha Kuratori Markus Waitschacher.
Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin edhe ministrja austriake e Integrimit Karoline Edlstadler dhe ministri Austriak i Ekonomisë Martin Koher. Në fjalën e tyre ata folën për artin si urë bashkuese mes vendeve dhe pohuan mbështjetjen për integrimin e Shqipërisë.
Eshte nje ekspozite qe tregon kontradikten mes natyres dhe te ardhmes. tregon se ne duhet te krijojme ura mes Austrise dhe Shqiperise, mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perendimor. Detyra jone kete here eshte te mbeshtesim, Malin e Zi e Shqiperine, ne rrugen e tyre drejt BE, qe te behen anetare te plote. ne flasim per ekonomine, paqen e sigurine, por nuk duhet te harrojme qe menyra e vetme per te krijuar ura, eshte arti e kultura. BE nuk eshte plote pa Ballkanin Perendimor” tha ministrja Edlstadler.Ekspozita me vizatime, piktura, skulptura dhe video çelet në kuadër të nismës austriake “të imagjinosh dinjitetin” e cila synon përmes artit të ndryshojë perceptimet, qasjet kundrejt natyrës, ambjentit dhe ekosistemit./KultPlus.com
Qendra e Artit dhe Inovacionit hap dyert më 6 prill në Korçë.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi se kjo qendër është e para në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin.
Qendra do të presë të gjithë artdashësit dhe të rinjtë korçarë në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit nga 6 prilli e në vijim, nënvizoi Peleshi.
Qendra e re e artit, kulturës dhe inovacionit, është një tjetër projekt transformues për qytetin e Korçës.
Kjo qendër do të jetë një godinë bashkëkohore për artistët dhe artdashësit që ofron ambiente shumëfunksionale, të cilat do të shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh./atsh/KuktPlus.com
Njëri nga librashitësit në sheshin e Prishtinës, Mirsad Krasniqi u bëri dhuratë nga një libër studentëve të fakultetit të juridikut pas suksesit të tyre në Vis Moot, përcjell KultPlus
“Sot, njëri nga librashitësit që pasurojnë sheshin e Prishtinës, z. Mirsad Krasniqi, na bëri një dhuratë shumë të këndshme për suksesin tonë Me shumë gëzim ai na uroi për arritjet tona në garën Vis Moot, dhe na dhuroi nga një libër secilit. Jemi shumë mirënjohës dhe falenderues ndaj këtij kujdesi që ka shprehur z. Mirsad Krasniqi, dhe çdo person tjetër që po e gëzon po aq sa ne këtë sukses”, thuhet në postimin e Vismoot Prishtina./KultPlus.com
Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm,”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.
Ai prezantoi ekspozitën “Udhëtarët e Kotësisë” me 4 cikle njëherësh.
Haliti, i cilësuar si piktor i ngjyrave të gjalla, me fuqinë për të mbërthyer menjëhershëm sytë e artdashësve, tregon se për disa vepra, frymëzimin e ka marrë te Marubi dhe Ismail Lulani.
“Mjeshtri i Madh” thotë se në Shqipëri ka nisur një epokë e mirë për vlerësimin e artit pamor, i cili ishte në krizë, por i duhen dhënë qyteteve më shumë galeri arti./Topchannel/KultPlus.com
Paraditen e sotme në Teatrin e Operas dhe Baletit, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe të instrumentistëve u zhvillua veprimtari me karakter të dyfishtë, promovuese dhe kulturore.
Akademia e Shkencave bashkë me Orkestrën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore promovuan librin ‘’Kabatë me gërnetë dhe violinë’’ të akademikut të shquar Vasil S. Tole.
“Kabatë me gërnetë dhe violinë” është konceptuar nga autori si një përmbledhje dhe dokumentim i trashëgimisë së mjeshtrave më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë gjini muzikore.
“Antologji do ta quaja, tha autori: antologji e mjeshtrave më të mëdhenj të kësaj muzike, të cilët kanë krijuar identitetin shqiptar në muzikë. Libri është multifunskional, pasi shërben edhe si guidë, edhe si libër studimor, në mënyrë të veçantë për dokumentim. Në libër janë të dokumentuara 30 kabatë më të mira në klarinetë e violinë”.
Vepra vjen me një risi: tashmë të gjithë dashamirësit e kabasë, përmes një kodi skanimi, do të kenë mundësi të njihen me të gjitha krijimtaritë e autorëve në libër përmes platformës youtube.
“Me mundësitë teknologjike të krijuara, mjafton të skanohet nga celulari “QR code” që gjendet në libër dhe të lidhesh direkt me kabanë e mjeshtrit. Në këtë mënyrë ai që ka në dorë librin vë në punë edhe leximin, edhe të dëgjuarin”, u shpreh Tole.
Kabaja e luajtur me gërnetë apo me violinë, e njohur prej më shumë se 150 vitesh, është llojformimi më i plotë e i konsoliduar në muzikën popullore me vegla të Shqipërisë së Jugut.
Në fjalën hapëse të këtij aktiviteti, drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina, theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë sonë muzikore.
Të pranishëm ishin edhe mjeshtërit e sazeve: Aleks Xhelili, Josif Shukallari, Telando Feto dhe Aurel Qirjo, të cilët interpretuan së bashku me Orkestrën dhe Korin e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve Popullore.
Libri ‘’Kabatë me gërnetë dhe violinë’’ u botua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale dhe MediaPrint./atsh/KultPlus.com
Kur dashuroheshim në kohën tonë, Kur tretesha dhe digjesha për ty, Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë, … Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë, Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim Me biçikletë a mushkë apo me kalë Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë Me zor na vinin letrat fshat-qytet Nuk kishim nëpër dhomë telefon Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte As telefon, as internet, as faks, Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste Një dashuri të vjetër për një çast./KultPlus.com
Eksploroni këtë vend të papërmendur ballkanik dhe peizazhin e tij në zhvillim për udhëtime aventureske, me manastire dhe minare në pragun e kanioneve të fuqishme malore në jugperëndim të vendit”.
Kështu nis artikullin një nga revistat më të njohura në botë për gjeografi, arkeologji, antropologji dhe eksplorim, “National Geographic“.
Energjia rinore përshkon Kosovën. Shteti më i ri evropian është vendi me popullsinë më të re në rajon, me 55% nën moshën 30 vjeçare. Në vitet pas luftës, fshatrat e epokës osmane janë rindërtuar, kështjellat bizantine janë restauruar dhe turizmi natyror ka marrë hov, me aktivitete të përqendruara në vargmalet malore që Kosova ndan me fqinjët e saj ballkanikë.
“Prizreni, qendra kulturore e vendit gjatë periudhës së sundimit osman (1455-1912), mbetet qyteti më simpatik i Kosovës”, shkruan “National Geographic Traveller”, e cila tutje tregon për kulturën dhe bukuritë natyrore në dy qytetet jugperëndimore të Kosovës, Prizrenin dhe Pejën.
Aty thuhet se Prizreni dhe Peja janë porta ideale për të eksploruar peizazhet e egra dhe të thyera të Kosovës jugore.
“National Geographic” përshkruan një ditë në Prizren. “Aty do gjeni shtëpinë e muzeve dhe qindra artefakteve të zbuluara brenda dhe përreth qytetit, kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendi i një asambleje të vitit 1878 ku udhëheqësit vendas propozuan fillimisht një shtet të bashkuar shqiptar që do të përfshinte atë që sot është Kosova”.
Aty përmendet edhe ura e shekullit të 16-të, ndërsa përshkruhen edhe restorantet afër urës që kalon mbi lumë.
“Mos humbisni pamjet e ndërtesës kryesore të qeramikës neolitike dhe relikeve të epokës osmane dhe sigurohuni që të caktoni kohën e vizitës tuaj për perëndimin e diellit, kur qyteti më poshtë merr një nuancë të artë. Kafenetë e Qytetit të Vjetër të Prizrenit mbushen sa bie mbrëmja. Shumica e vendasve i preferojnë kafetë dhe cigaret (makiatot janë një zgjedhje e famshme), megjithëse shërbehet edhe ushqim tradicional dhe pije alkoolike”.
Për qytetin perëndimor të Kosovës, Pejën, kjo revistë shkruan: “Çarshia e saj e vjetër, e cila u rrafshua me tokë gjatë Luftës së Kosovës, që atëherë është rindërtuar dhe ia vlen të shikohet. Përcilleni aromën në tregun e djathit të së shtunës aty pranë përpara se të vizitoni Muzeun e Pejës, i cili ndodhet në ish-shtëpinë e restauruar të një tregtari”.
Po ashtu, revista përshkruan edhe restorantet e shumëllojshme të Pejës, me ushqime tradicionale që përfshijnë speca të mbushur me mish të njohur si speca dollma.
“Ndaloni në fshatin e afërt Radavc për të parë Mullirin e Bërdynajt. Mendohet se është ndërtuar mbi 300 vjet më parë, mulliri i gurit ka qenë në pronësi të së njëjtës familje që nga viti 1925 dhe ende mbështetet te lumi për të futur në lëvizje gurin e tij të madh të mullirit”.
Disa prej vendeve të cilat propozohet të vizitohen janë: Via Ferrata, Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Kanioni i Rugovës, Ujëvara e Drinit të Bardhë e Maja e Gjeravicës. /Klankosova/KuktPlus.com
“20 Ditë në Mariupol”, dokumentari fitues i disa çmimeve dhe së fundmi i çmimit OSCAR si “Dokumentari më i mirë”, do të shfaqet në Tiranë më 8 Prill në Europe House.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bën me dije se “videogazetari Mstyslav Chernov, fotografi Evgeniy Maloletka dhe regjisorja e terrenit Vasilisa Stepanenko mbërritën një orë përpara se Rusia të fillonte bombardimin e qytetit port. Dy javë më vonë, ata ishin gazetarët e vetëm që punonin për një media ndërkombëtare në qytet, duke dërguar lajme që tregonin për viktimat civile të të gjitha moshave, gërmimin e varreve masive, bombardimin e një materniteti dhe shkallën e madhe të shkatërrimit të agresionit rus.”
Në ceremoninë e OSCAR më 11 mars, ky dokumentar u vlerësua me “Çmimin për Dokumentarin më të mirë”, i pari për Agjencinë e Lajmeve “Associated Press” dhe “PBS Frontline”.
Delegacioni i BE-së informon se pas shfaqjes së dokumentarit, aktiviteti do të vijojë me një diskutim me Oleksandr Sushko, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Ndërkombëtar të Rilindjes nga Ukraina.
Dy filma shqiptarë prezantohen para publikut francez në festivalin e filmit europian L’Europe autour de l’Europe, në një program të kuruar nga Roland Sejko.
“Duel i heshtur” i regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar në 1967-ën dhe “Horizonte të hapura” nga Viktor Gjika, i vitit 1968, do të shfaqen në datë 11 prill, në kinemanë Studio des Ursulines, si pjesë e programit TEMA: Takime & Ngjarje.
Dy regjisorët shqiptarë Anagnosti dhe Gjika do të prezantohen krahas 2 regjisorëve të tjerë të mëdhenj të kinemasë europiane, Emir Kusturica dhe Albert Serra.
Programi i 2 filmave shqiptarë ka në qendër figurën e heroit, një temë që do të shtjellohet nga kuratori Roland Sejko gjatë prezantimit të dy filmave në Paris.
Në faqen online të AQSHF shkruhet se “Kinemaja shqiptare e prodhuar gjatë regjimit komunist nga viti 1953 deri në vitin 1990 është një kinema heronjsh. Në të vërtetë, “heroi” ose, në kuptimin e realizmit socialist, “heroi pozitiv” është në qendër të pothuajse çdo filmi, e rreth tij rrotullohen të gjithë personazhet apo ngjarjet e tjera. Sipas përkufizimit sovjetik, ky hero është modeli ideal, shembulli që të gjithë duhet të ndjekin në një nga bazat e ideologjisë dhe propagandës shqiptare, “luftën për krijimin e Njeriut të Ri”.
Programi shfaqet me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Ambasadën e Shqipërisë në Francë. / atsh / KultPlus.com