‘Për ata që nuk frikësohen nga vetmia’

Paulo Coelho,“Manuscript Found in Accra”

“Për ata që nuk frikësohen nga vetmia, çdo gjë do të shijojë ndryshe. Në vetmi, ata do ta zbulojnë dashurinë, e cila në raste të tjera do të mbetej e pa vënë re. Në vetmi, ata do ta kuptojnë dhe respektojnë dashurinë e cila i ka lënë ata. Në vetmi, ata do të jenë në gjendje të vendosin nëse i’a vlenë të kërkohet që dashuria e humbur të kthehet ose nëse thjeshtë duhet ta lënë të shkoj dhe të fillohet një shteg i ri. Në vetmi, ata do të mësojnë se të thuash “jo”, nuk do të thotë gjithmonë mungesë e zemërgjerësisë dhe se të thuash “po” nuk është gjithmonë virtyt.

Dhe ata që janë të vetëm në këtë moment, nuk kanë nevojë kurrë të frikësohen nga fjalët e djallit: “Ti je duke e humbur kohën tënde”, ose madje edhe nga fjalët edhe më të forta të prijësit të djajve: “Askujt s’i bënë për ty”.

Energjia hyjnore është duke na dëgjuar neve, kur u flasim të tjerëve, por ajo gjithashtu na dëgjon edhe kur jemi të qetë dhe të heshtur dhe në gjendje për ta pranuar vetmin si bekim. Dhe, atëherë kur t’a arrijmë atë harmoni, ne marrim edhe më shumë se sa që kemi kërkuar./ filozofia.al/ KultPlus.com

Nuk mundem ta shpjegoj

Orhan Veli Kanik

Nëse qaj mund të ma ndjeni zërin
Në vargjet e mia;
Mund ti prekni,
Lotët e mi, o duar?
S’e dija sa të bukura ishin këngët,
Sa boshe fjalët
Para se t’më zinte ky hall

Ka një vend, e di
Aty çdo gjë mund të thuhet,
Jam afruar shumë, e dëgjoj,
Nuk mundet ta shpjegoj./ KultPlus.com

Premiera e sezonit të ri të Game of Thrones kishte 55 milionë shikime të pirateruara

Premiera e sezonit të 8-të kishte 55 milionë shikime të pirateruara, shkarkime dhe torrente në 24 orët e fundit.

Game of Thrones u rikthye në HBO të Dielën me disa prej vlerësimeve më të mëdha dhe audienca të çmendura.

Nga këto 55 milionë shikime të pirateruara, pjesa më e madhe vinin nga transmetime jo zyrtare, shkarkimet përbënin 12.2%, torrentet publike 10.5% dhe torrentet private 0.5%.

Krahasuar me HBO, ky i fundit pati 17.4 milionë shikime në të tre platforma, dy në internet dhe një kabllor. 11.8 milionë shkuan përmes platformës kabllor TV dhe 5.6 milionë përmes kanaleve zyrtare të kompanisë në internet.

Pjesa më e madhe e shikimeve të pirateruara të Game of Thrones vinin nga India me 10 milionë dhe Kina me 5 milionë. Në SHBA ishin vetëm 4 milionë shikime ilegale./insajderi/ KultPlus.com

“The Balkan Line”, filmi serbo- rus ndalohet të shfaqet në Bujanoc, Ministria e Kulturës së Serbisë e quan censurë

Ministri serb i Kulturës, Vladan Bukosavljevic, ka reaguar pasi është anuluar shfaqja e filmit ruso-serb “Kufijtë e Ballkanit” në Bujanovc.

Ai ka thënë se anulimi i shfaqjes së atij filmi në Bujanovc është një lloj cenzure, që tregon tentimin e politikës për të pasur ndikim në kulturë.

Sipas tij ndikime të tilla të politikes në kulturë asnjëherë s’kanë qenë të mira.

“Ne nuk e dimë nëse është një ndalim, por projekti që ishte paralajmëruar të shfaqej është anuluar. Një ndalim i tillë ka ardhur si pasojë e disa manipulimeve politike, dhe një gjë e tillë mbetet të shihet”, ka thënë Vukosavljevic, shkruan tanjug, trasnmeton Gazeta Express.

Në filmin ruso-serb tregohet një rrëfim se çfarë kanë bërë trupat ruse në Aeroportin e Prishtinës, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s.

Ndërkohë sa i përket skenave me ushtarë të UÇK’së, disa mediume të cilat merren me propagandë në Serbi, kishin thënë se njëri prej aktorëve që luan rolin e ushtarit të UÇK’së, përngjanë shumë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, dhe atë se çfarë ai ka bërë gjatë luftës.

Dje producenti i këtij filmi kishte treguar se ka anuluar shfaqjen e tij në Bujanovc, shkaku i tensioneve që mund të shkaktojë.


Macron zotohet: E rindërtojmë “Notre Dame” brenda 5 vitesh

“Do ta rindërtojmë Notre Dame edhe më të bukur”, premtoi kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron, i cili vuri edhe një afat për rikthimin e pamjes së vjetër të Katedrales gotike 850-vjeçare, simbol i katolicizmit francez në një republikë të kushtuar laicizmit.

Sipas tij, kjo do të ndodhë brenda 5 vitesh. Vëmendja që Macron ka hedhur drejt projektit më të rëndësishëm sot mbarëkombëtar u shndërrua në një thirrje uniteti në Francën e fragmentuar. “Le të fokusohemi këtu dhe të harrojmë politikën”, ishte komenti i tij.

“Po, ne mund t’ia dalim. Ne mund ta rindërtojmë Katedralen Notre Dame më të bukur se kurrë dhe dua që kjo të përfundojë brenda 5 vitesh. Do të mobilizohemi maksimalisht që të arrijmë një gjë të tillë”, tha Macron.

Katedralen, nga sa vlerësojnë ekspertët, vetëm pak minuta e ndanë nga shkatërrimi total. Pavarësisht entuziazmit të shefit të “Élysée”-së, ata thonë se rindërtimi në fakt mund të kërkojë dekada të tëra dhe këmbëngulin se, fillimisht duhet siguruar qëndrueshmëria e strukturës, përpara se të kalohet te restaurimi.

Plot 800 mln euro janë premtuar deri tani për këtë qëllim nga një numër kompanish dhe manjatësh të biznesit. Sesi nisi zjarri, kjo ende po hetohet, edhe pse autoritetet janë duke e trajtuar më tepër si aksident dhe janë fokusuar te punëtorët e përfshirë në punimet e meremetimit.

Në një mbështetje për fjalët e Macronit, ndërkohë, politika franceze u ndal vërtet të martën, me partitë që shpallën “armëpushim” sikur të ishte kohë lufte dhe vendi të gjendej nën sulm armik./ topchannel

Shuhet aktorja Georgia Engel e “Everybody Loves Raymond”

Georgia Engel ka vdekur në moshën 70-vjeçare, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur.

Komedianja dhe aktorja argëtoi gjenerata të tëra të shikuesve të televizionit, ndërsa me rolet e saj në “Everybody Loves Raymond”, “Betty White Show” dhe “Two and a Half Men” arriti të fitonte simpati në të gjithë botën.

Ajo ishte më e njohur për rolin e saj si Georgette Baxter, i cili e bëri atë të famshme në vitet 1970 në hit komedinë televizive “The Mary Tyler Moore Show”. Engel ishte e nominuar pesë herë për çmimin Emmy, nga të cilat dy nominime ishin për rolin e Pat MacDougall në serinë humoristike “Everybody Loves Raymond”.

Vitet e fundit Engel u paraqit në hit seritë e tjera siç janë “Office”, “Two and a Half Men” dhe “Hot in Cleveland”.

Përveç punës televizive, Engel ishte e përkushtuar edhe në produksionet në Broadway, ndërsa miqtë e saj deklaruan se ajo e kishte shijuar më së shumti punën në teatër dhe muzikorë, shkruan KOHA Ditore.

Aktorja nuk ka familje tjetër përveç motrave Robin Engel dhe Penny Lusk, dhe meqë ishte një besimtare e madhe vendosi të mos kërkonte ndihmë mjekësore në orët e fundit të jetës së saj.

Krimet e dhunës seksuale në Kosovë nuk janë përfshirë në Raportin e OKB-së

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), pas shqyrtimit të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunën Seksuale në Konflikte, ka shprehur shqetësimin saj më të thellë për lënien e Kosovës jashtë këtij raporti.

QKRMT pati reaguar edhe vitin e kaluar, më 12 Prill 2018, pas publikimit të Raportit S/2018/250 të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Krimet e Dhunës Seksuale në Konflikte.

QKRMT, si një organizatë jo-qeveritare e cila punon që dy dekada me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës për të lehtësuar traumën e tyre dhe për të avokuar për të drejtat e tyre, shprehë shqetësimin e saj më të thellë për lënien jashtë raportit të situatës së Kosovës sa i përket krimeve të dhunës seksuale.

Duke marrë parasysh progresin e kohëve te fundit të institucioneve shtetërore të Kosovës në verifikimin dhe dokumentimin e të mbijetuarve të dhunimit, QKRMT beson fuqishëm se përfaqësimi i të dhënave në këtë raport sa i përket krimeve të dhunës seksuale në Kosovë, do të kontribuonte në një kuptim më të gjerë të situatës së të mbijetuarve në rajon.

Një ndikim të vecantë do të kishte në luftimin e paragjykimeve dhe stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

QKRMT ka qenë e ftuar nga Përfaqësuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikte bashkë me Fondacionin Denis Mukwege dhe Iniciativën e Nadias në takimin konsultativ organizuar nga Programi për të Drejtat e Njeriut në Roosevelt House, Hunter College (New York, janar 2019).

Në këtë takim Feride Rushiti (Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT) është ftuar që të ofrojë ekspertizën dhe përvojën e saj 20 vjeçare mbi reparacionet në raport me viktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës.

Gjithashtu, QKRMT në janar të vitit 2019, me kërkesë të Raportuesit Special për promovimin e të vërtetës, drejtësisë, reparacionit dhe garancitë e mos përsëritjes ka dhënë kontributet e saja në pyetësorin mbi programet nacionale te reparacionit. 

Shqipëria turistike prezantohet në Slloveni

Në mjediset e Agjencisë KOMPAS, Lubjanë, u prezantua turizmi i Shqipërisë.

Veprimtaria u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Agjencinë KOMPAS, në kuadër të vizitës së Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Slloveni.

Klosi prezantoi për të pranishmit treguesit dhe shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit të Shqipërisë.

Ai u ndal në shtrirjen gjithëvjetore të turizmit, duke përfshirë atë bregdetar, malor, kulturor e historik, kryeqytetin, etj. Njëherazi, ai drejtoi ftesë për investime në fushën e turizmit në Shqipëri, si dhe për ture rajonale të turizmit, ku Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me materialet e shumta promovuese të prezantuara, për turizmin, kulturën, historinë, prodhimet e ndryshme shqiptare, etj. Videot e shfaqura sollën më afër të pranishmit me turizmin shqiptar.

Ngjarja ishte një rast shumë i mirë për bashkëbisedime, shkëmbim mendimesh, vendosje pikash kontakti dhe fillim bashkëpunimesh të reja dypalëshe Shqipëri-Slloveni në fushën e turizmit dhe jo vetëm. Kjo veprimtari, përfaqëson një nga kryesoret, të parashikuara nga Ambasada e Shqipërisë gjatë vitit 2019 në fushën e promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe në kuadrin e diplomacisë ekonomike dhe publike.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik e të Teknologjisë e të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, agjenci e operatorë të turizmit, gazetarë të turizmit, njerëz të biznesit, ambasadorë dhe diplomatë të përfaqësive diplomatike në Slloveni, etj.

Të pranishmit i përshëndetën Lovorko Mamić, president i Bordit të Menaxhimit të KOMPAS, Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë dhe Eva Štravs Podlogar, sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e të Teknologjisë të Sllovenisë.  /atsh

Në cilin film u parashikua fundi i Katedrales Notre Dame

Katedralja e famshme e Notre Dame në Francë është përshirë nga flakët të hënën, dhe si pasojë një pjesë e saj është shkatërruar.

Kjo ngjarje ka shokuar të gjithë botën, pasi bëhej fjalë për një objekt fetar që i kishte mbijetuar kohës për 850 vjet dhe që ishte një nga simbolet e Parisit.

Por a u parashikua në vitin 2004, se një tragjedi e tillë do të ndodhte me Katedralen e Notre Dame?

Për këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në njërën prej skenave të  filmit ‘Before the Sunset’, teksa një qift bisedojnë me pamje nga katedralja, në bisedë e sipër thuhet “ Por t’i duhet të mendosh që Notre Dame do të ik një ditë’, shkruan neës.18, transmeton Gazeta Express.

Kjo bisedë zhvillohet mes Jesse dhe Celine, të cilët janë bashkuar pas 9 vjetësh.

Ky film është prodhim i regjistorit Richard Linkalter dhe bën pjesë në kategoritë e filmave  romancë dhe dramë.

Bota po kërkon babain dhe vajzën që dje po loznin para Notre Dame

Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar para katedrales Notre Dame disa minuta para se të vërshohej nga zjarri, ka marrë dhenë në mediat sociale.

Momente të ngrohta dhe plot lumturi, të një babai me vajzën e tij duke lozur pranë katedrales historike në Paris, figurojnë në fotografi, njofton Klan Kosova.

Turistja Brooke Windsor, ka thënë se e ka shkrepur atë fotografi rreth një orë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë.

Në një përpjekje për t’i gjetur ata, 23 vjeçarja e postoi foton në Twitter me mesazhin:

“Twitter nëse ke ndonjë magji, ndihmoje atë ta gjejë këtë”, njofton Klan Kosova.

Siç raportohet, mesazhi është ndarë online 66,000 herë nga njerëz në mbarë botën, të vendosur për të ndihmuar turisten Windsor të gjurmojë çiftin.

Brooke Windsor, nga Michigan i SHBA-ve, tha për BBC se kishte ende për të identifikuar njeriun dhe vajzën në foto, por kishte shpresë ta bënte këtë.

“Pranvera në Prishtinë” erdhi me katër duar nga “Duo Ariadita”, befasuan publikun me interpretimin e tyre në piano

Një atmosferë e mrekullueshme u krijua mbrëmë në natën e gjashtë të festivalit “Chopin Piano Fest” nga dy pianistet Ardita Statovci dhe Ariane Haering, shkruan KultPlus.

Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur përplot me artdashës. Pasi që ajo natë ishte më ndryshe nga të tjerat, sepse piano e vendosur në mes të Amfiteatrit ishte në dispozicion që të luhej nga katër duar.

Për dy orë mjeshtëria e lojës me piano me katër duar, të cilat luajtën vepra të mëdha që rrallë herë luhen me katër duar, mbajti publikun të vëmendshëm dhe me një qetësi shumë të madhe. E këtë qetësi dhe mikpritje të publikut e vlerësoi shumë pianistja zvicerane Ariane Haering, e cila tha se publiku ishte i mrekullueshëm dhe se e ka shijuar çdo moment të asaj mbrëmje.

“Kjo ishte një audiencë e mrekullueshme, e dua çdo moment të saj, ishte audiencë mjaftë e ngrohtë dhe publiku ishte shumë i vëmendshme duke na dëgjuar duke luajtur. Ata ishin shumë të heshtur, kështu që unë me të vërtetë u kënaqa sonte këtu”, tha Haering për KultPlus.

Gjatë mbrëmjes u luajtën vepra të ndryshme si Sonatina e G. Ligetit, vepra “Prapëseprapë” e V. Beqirit, po ashtu dy vepra të mëdha nga literatura simfonike në verzionin për piano me katër duar, simfonia e shtatë e L. V. Bethovenit dhe poemën simfonike Moldau nga B. Smetana.

E shumë e kënaqur nga kjo mbrëmje u nda edhe pianistja kosovare Ardita Statovci, e cila për KultPlus tha që është kënaqësi të performoj ne Prishtinë, pasi që publiku prishtinas është shumë entuziast për muzikën klasike.

“Është kënaqësi gjithmonë të performoj këtu, publiku i Prishtinës gjithmonë është entuziast për këtë lloj muzike artistike ose klasike siç e quajmë, dhe me të vërtet është inspiruese. Gjatë interpretimit ekziston ai shkëmbimi i energjisë mes interpretuesit, kompozitorit dhe publikut, ai trekëndëshi që krijohet në Prishtinë është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Statovci për KultPlus.

E në fund të koncertit, pasi që ky festival po organizohej në stinën e pranverës, pikërisht për këtë stinë, dyshja e mrekullueshme “Duo Ariadita” patën një befasi për publikun. Ato kishin përpunuar këngën “Pranvera në Prishtinë” të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.

Pianistja Ardita Statovci tha se kjo ishte një befasi dhe premierë për nderë të edicionit të 10-të të “Chopin Piano Fest”.

“Befasi e mbrëmjes edhe për festivalin edhe për publikun ishte përpunimi i këngës “Pranvera në Prishtinë” të kompozitorit Kreshnik Aliçkaj dhe në këtë formë si pjesë pianistike për piano me katër duar sot erdhi si premierë në edicionin e 10-të të Chopin Festit”, tha ajo për KultPlus.

Ndërsa sonte me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të performoj pianisti Istvan Lajko, nga Hungaria . G. Mujaj / KultPlus.com

Pesë fakte rreth katedrales Notre Dame, simbolit të Parisit

Katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame është përfshirë nga flakët, që kanë shkatërruar simbolin parisian, e një humbje e madhe për Francën.

Më poshtë janë pesë fakte rreth kryeveprës Gotike.

1. Guri i parë i katedrales “Notre Dame de Paris” (Zonja Jonë e Parisit) është vendosur në vitin 1163 nën sundimin e Louis VII, derisa qyteti mesjetar i Parisit ishte duke u rritur në popullsi dhe rëndësi, në të dyja aspektet, politike e ekonomike në Mbretërinë Franceze.

2. Ndërtimet e saja kanë vazhduar deri në shekullin e ardhshëm, ndërsa restaurime të mëdha i janë bërë në shekullin e 17-të dhe 18-të. Punimet e gurit e të qelqit në dritare krijojnë imazhe dhe mësime nga Bibla.

3. Strukturat dominuese janë dy kambanore të ndërtuara në shekullin e 13-të.

4. 387 shkallët e saja deri në kulla i dërgon vizitorët te Galeria e Chimeras, krijesa mitike që zakonisht përbëhet nga më shumë se një kafshë. Më e famshmja e tyre e quajtur “Stryge” qëndron në maje të katedrales duke shikuar Parisin, duke mbajtur kokën me duart e tij.

5. Viktor Hugo ka përdorur katedralen si një mjedis për romanin e tij në vitin 1831, “The Hunchback of Notre-Dame”. Quasimodo, karakteri kryesor në roman, është i frikësuar nga parisienët për shkak të deformimit të tij, por gjen strehë në katedrale dhe punësohet për t’i rënë ziles. Quasimodo është portretizuar nga aktorët Hollivudian, përfshirë Charles Laughton e është adaptuar në karakter nga Disney./ KultPlus.com

Një ndër historitë më të bukura të dashurisë dhe mëshirës humane në Notre Dam (VIDEO)

Kanë kaluar më shumë se 530 vjet nga zanafilla e një ndër historive më të bukura të dashurisë dhe mëshirës humane, asaj mes Kuazimodos dhe Esmeraldës.

Më 6 janar 1482 Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve në Paris, si personi më i shëmtuar i Parisit.

Ndërkohë Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit por veçanërisht atë të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit.

Në këtë kryevepër të mrekullueshme të Viktor Hugo, nuk mund të harrohen pamjet kur Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bën thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij.

Rrjedha e ngjarjeje të kësaj historie kaq interesante, vërtitet e gjitha në murret e ndërtesës mbi 580 vjeçare, Katedrales “Notre Dame” në Paris.

Pas varjes së të bukurës Esmeralda, Kuazimodo shkon dhe shtrihet mbi kufomën e saj ku e kishin hedhur pas ekzekutimit.

Rreth 2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i ndajnë, kthehen në pluhur.

Në pluhur po kthehen edhe murret e Katedrales historike. Prej orësh “Notre Dame” është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë botën.

Ndërkohë që bien murret e kësaj Katedraleje, bien edhe qindra mijëra pjesë historie që ajo i ka mbartur ndër 

Macron: I trishtuar, po na digjet një pjesë e jona

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris.

Zjarrfikësit thonë që flakët kanë shpërthyer në zonën e çatisë së katedrales.  Nga pamjet dallohet që maja e katadrales, rreth 93 metra e lartë, cilësuar si simboli i Parisit, që është rrafshuar plotësisht.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.

Në datëlindjen e Da Vinçit: 16 fakte interesante për gjeniun e Rilindjes

Misteri i emrit, piktura më e hershme, mësuesi i shastisur, mënyra e të shkruarit dhe aksidentet e fëmijërisë. Si iu shkatërruan 12 vite punë në një minutë. Dhe a e dinit që Njeriu Vitruvian është një mënyrë për të treguar zgjerimin e universit tonë? Lexoni këto 16 fakte shumë interesante për jetën e një gjeniu të vërtetë.

1. Një fëmijë i paligjshëm!

Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.

2. Emri i një qyteti!

Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.

3. Pa arsimim formal!

Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.

4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!

Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.

5. Piktura e tij më e hershme!

Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.

6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!

Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.

7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!

Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.

8. Adhurues i kafshëve!

Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.

9. Një vegjetarian i rreptë!

Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.

10. Incidentet e fëmijërisë!

Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.

11. Shtëpia e fëmijërisë!

Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.

12. Vepra e parë e porositur

Në vitin 1478, ai u bë një mjeshtër i pavarur dhe rreth vitit 1482, filloi të pikturonte veprën e tij të parë të porositur – “Adhurimi i Magjistarëve”. Megjithatë, ai kurrë nuk mundi ta përfundonte atë vepër.

13. Kur 12 vite punë iu shkatërruan brenda një minute!

Në fund të shekullit të 15-të, ai u zhvendos në Milano për të krijuar një statujë kuajsh të lartë 5 metra (në bronz) për të nderuar Francesco Sforzën (themeluesi i dinastisë së klanit të atëhershëm Sforza). Ai punoi për 12 vjet në këtë projekt dhe përgatiti një model balte të kalit në vitin 1493. Megjithatë, gjatë luftës që afroi, ajo u shkatërrua kur Sforzat ranë nga pushteti në 1499.

14. Ai vizatonte një simetri të përsosur të trupit të njeriut!


Bazuar në punën e arkitektit Vitruvius, Leonardo da Vinçi përshkroi përmasat e trupit të njeriut në vizatimin e tij – Njeriu Vitruvian. Ai e vizatoi këtë rreth vitit 1490 dhe vizatimi supozohet të jetë zgjerimi i universit, në formën e trupit njerëzor.

15. Piktura murale më e famshme në botë!

Në fund të shekullit të 15-të, Leonardo da Vinçi krijoi një pikturë murale – “Darka e Fundit”. Ishte pjesë e një plani për të restauruar kishat e Milanos. Piktura murale përshkruan skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dymbëdhjetë dishepujt e tij, kur Jezusi njoftoi se njëri prej tyre do ta tradhëtonte.

16. Kur pikturoi një buzëqeshje misterioze!

Midis 1503 dhe 1506, Leonardo krijoi pikturën më të famshme në botë – Mona Lisa. Gruaja e përshkruar në pikturë ka qenë një objekt spekulimesh. Më parë mendohej të ishte Mona Lisa Gherardini, një kurtizane dhe më vonë, ajo u mendua të ishte Lisa del Giocondo, gruaja e tregtarit fiorentin Francisco del Giocondo. Piktura është e njohur për buzëqeshjen misterioze të gruas. Mbreti Francis I i Francës e kishte blerë pikturën dhe tani është pronë e Republikës Franceze. Piktura origjinale është shfaqur në Muzeun e Luvrit në Paris që nga viti 1797. Piktura ka fituar shumë lavdi, si më e vizituara, më e njohura, më e kënduara, më e shkruara etj./KultPlus.com

Fotografi të rralla nga vizita e Bekim Fehmiut në Shqipëri (FOTO)

Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.

Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja vdekjeprurëse  artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë, është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh, në vëndin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës. Në një fletë të muzeut të atëhershëm në Shkodër, në datën 30 prill 1972, aktori i madh shqiptar shkruan me dashuri për Shkodrën: Jam i lumtur që mbas tridhjetë e nji vjetë të gjindem në Shkodër, në qytet ku kam kaluar vitet e para të fëminisë s’ime, rrajët kishin qënë të thella dhe të pa shpërngulta…..Bekim Ibrahim Fehmiu….Shkodër me 30-Prill. 1972.

Një gjuhë e bukur në një shqipe të veriut dhe sidomos shprehja “ të pa shpërngulta” në atë kohë ishin shumë domethënëse për të gjithë ato që kishin mundësi ti lexonin. Një dedikim dhe përshtypje e ndjerë e një kosovari “gjysëm shkodran” me origjinë nga Gjakova, që kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij dhe fillimin e shkollës në qytetin e Shkodrës. I jati tij Ibrahim Fehmiu, i lidhur me patriotët anti serbë, por edhe me një përndjekje të gjatë, ka qenë një mësues si në vitet 20-të, por edhe një qytetar i Shkodrës në vitin 39-të dhe drejtor didaktik i shkollave fillore.

Sikundër thotë dhe djali i aktorit të madh që tashmë nuk jeton Uliksi, emrat e fëmijëve të Ibrahimit ishin vënë kështu: Vajza më e madhe u quajt Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.

Afërdita është edhe vajza që ka lindur në Shkodër. Por një pjesë e madhe  e fëmijëve kanë qënë në shkollë në qytetin e madh verior në shkollën “Skanderbeg” të lagjes Rus. Bekimi është larguar nga Shkodra në vitin 41 dhe në këtë mënyrë ai shkruan i qartë dhe mungesën prej 31 vitesh në qytetin ku ka mësuar për herë të parë të lexojë.

Në Shkodër në atë kohë, edhe pse me një kujdes të madh nga ana e autoriteteve si të partisë e cila kontrollonte gjithshka dhe më në prapavijë atyre të sigurimit, e kanë pritur me një gëzim dhe respekt të madh njerzit, sidomos ato të kulturës dhe artit. E gjithë trupa e teatrit “Migjeni” dhe pjesët intelektuale të qytetit, por dhe kulturës në veçanti, kanë mundur të jenë afër tij. Shoqëruesi i përhershëm i Fehmiut ka qënë drejtori i atëhershëm i teatrit Jovan Vojushi që nuk jetom më. Fehmiu i veshur në mënyrë të kohës, por tepër serioz, ka dalë në disa dhjetra foto me të ndjerët Serafin Fanku e Tano Banushi, Vitore Nino e Bep Shiroka, por edhe Bik Pepa e Mërgim Muhja si dhe të tjerë, të cilët nuk janë më. Janë në foto në një gëzim të veçantë shumë artistë të skenës shqiptare, letrarë dhe kompozitorë e këngëtarë të Shkodrës.

Janë në foto me Fehmiun, Fadil Kraja, Esat Kola, Ymer Bala dhe Katrina Biga, Bik Ndoja dhe Mark Kaftalli, Paulin Preka dhe i riu Zef Deda në atë kohë, e vogla e asaj kohe Violeta Zefi, por dhe Bruno Shllaku etj etj. Me aktorin e madh janë shumë e shumë artistë, dhe patjetër Fehmiu ka takuar ose më mirë të themi është lejuar të takojë edhe qytetarë të ndryshëm në rrugët e Shkodrës. Ai ka takuar edhe bashkëshorten e Bajram Currit dhe familjen e saj në Shkodër, ka vizituar Muzeun e Shkodrës, dhe ka takuar shumë njerëz të historisë dhe letrave, në mes tyre edhe prof Karahman Ulqinin, por edhe shumë të tjerë, dhe është interesuar në mënyrë të veçantë për historinë. Në një nga sektorët ku ka qënë edhe historia e Gjergj Kastriotit, Fehmiu i emocionuar shumë, ka kujtuar se “duhet një film i madh i luajtur nga një shqiptar për Skënderbun” dhe nga kjo batutë, ka dalë edhe e thëna e asaj kohe, se Bekim Fehmiu, ka kërkuar të luajë Skënderbun.

Në fakt, Fehmiu ka treguar se nuk ka një film për Skënderbeun, të luajtur nga një shqiptar, duke ditur se aktori i filmit të realizuar kryesisht nga sovjetikët, ishte një aktor gjeorgjan. Vizita e Fehmiut, ka bërë një bujë të madhe në qytetin e Shkodrës dhe duhet thënë se në atë kohë një aktor i tillë, i përmasave të mëdha, që kishte luajtur një nga filmat më të realizuar për “Odisenë”, është parë edhe me interesin e madh të një “lirie” dhe kontakti me botën. Fehmiu ka vizituar edhe në shtëpinë e dikurshme, dhe është interesuar edhe për të dhëna të tjera mbi familjen dhe sidomos të jatin e tij.

Është interesuar për të shkuarën e familjes dhe miqësitë e dikurshme, apo edhe për emra të komshive. Bekim Fehmiu në atë kohë pinte shumë cigare, dhe në një rast i kanë afruar një cigare nga markat e reja të prodhimit të fabrikës së Shkodrës, e batuta e asaj rradhe ka qënë sipas njerzve prezent në takimet me të: Ky po, që është duhan i fortë, dhe i pastër si vetë ky qytet. Një ditë mbas Bekim Fehmiu mori pjesë në tribunë në paradën e “1 Majit” në Tiranë dhe normalisht që tërhoqi vëmëndjen e madhe të njerzve, që vizitën e tij, e shikonin si një premisë të një lëshimi nga diktatura.

Qendra Multimedia ka inicuar Platformën Kulturore të Kosovës 2019+

Qendra Multimedia ka inicuar Platformën Kulturore të Kosovës 2019+, e cila mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC. Qëllimi i platformës është forcimi i zhvillimit kulturor lokal në Kosovë, si shtytës i ndryshimit shoqëror dhe i zhvillimit ekonomik.

Platforma Kulturore e Kosovës 2019+ përfshinë prodhimin e shfaqjeve të reja dhe turneun e tyre në Kosovë, në rajon dhe në sferën ndërkombëtare; promovimin e skenës teatrore vendore përmes ‘Kosovo Theatre Showcase 2019’; mbështetjen e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip, si dhe mbështetjen artistike dhe infrastrukturore për industrinë e teatrit në Kosovë. Një pjesë kyçe e këtij projekti do të jetë turneu i 5 shfaqjeve të prodhuara nga Qendra Multimedia, të cilat kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e publikut dhe janë vlerësuar ndërkombëtarisht. Shfaqjet kan tema të ndryshme, duke filluar nga shkelja e të drejtave të punëtorëve, të drejtat e komunitetit LGBTI, korrupsioni në sektorin e shëndetësisë, emigracioni etj.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i programit është mbështetja e teatrove lokale, me fokus në teatrin e Gjilanit dhe të Ferizajt. Ato do të mbështeten përmes përmirësimit të aftësive teknike dhe kreative të stafit teatror, si dhe promovimit të shfaqjeve të prodhuara. Përmes partnerëve tanë ndërkombëtarë, programi do të ftojë ekspert të ndryshëm, për të trajnuar dhe avancuar stafin kreativ dhe teknik në këto teatro lokale, duke përmirësuar kështu aftësitë e përgjithshme teknike të ekipeve prodhuese, dhe në këtë mënyrë cilësinë e përgjithshme të shfaqjeve.

Më pas, shfaqjet nga teatrot lokale si dhe shfaqjet nga Qendra Multimedia do të promovohet në nivel lokal në festivalin polip dhe në Kosovo Theatre Showcase 2019, me mundësi të shumta për promovim dhe rrjetëzim ndërkombëtar.  Mbështetja e drejtpërdrejtë për teatrot lokale në ngritjen e kapaciteteve dhe promovimin do të sigurojë një stabilitet rritjen e kësaj pjese të industrisë krijuese në Kosovë./KultPlus.com



Ekspozita 4N1 bën bashkë katër artistë

Nuk hamendësoj aspak kur them se artistët e kanë një dëshirë sublime në pavetëdijen e tyre, një dëshirë që shkapetet sfiduese në shpirtin e ngarkuar emocionalisht e rishtas shpërndahet si jehonë në krijimtarinë e tyre.


Përmes veprave të tyre artistët duan të jetojnë me zë të lartë e mbase kjo dëshirë i bëri bashkë katër artistë, nga Kosova dhe Shqipëria, në një ekspozitë paksa të veçantë në llojin e vet, prejse sjell njëherësh para artdashësve, pikturë dhe fotografi. Lebibe Topalli, Pranvera Sylejmani, Hazir Reka dhe Rozafa Shpuza u tubuan me dëshirën për të sjellë në Shkodër, në këtë qytet të ngjizur prej legjendash e ngjarjesh unike në art e kulturë, ekspozitën 4N1.

Janë katër artistë, secili i veçantë në llojin e vet, me një karrierë artistike të pasur mbi supe, me ekspozita të hapura brenda dhe jashtë vendit, të dashuruar pas të bukurës, të pasionuar pas misterit të bojërave apo dritëhijeve të shkrepjeve, të mbarsur me muza krijuese, janë katër artistë që duan të jetojnë me zë të lartë. E parë nga një këndvështrim më i gjerë, ideja për të hapur një ekspozitë të përbashkët, ku ndërthuren estetikisht penelatat dhe shkrepjet, erdhi si dëshirë për t’i risjellë Shkodrës një emocion të kahershëm.

Ishte Kolë Idromeno, një prej piktorëve më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të Arteve Pamore, që në fillimet e tij iu përkushtua me shumë dashuri fotografisë, nën kujdesin e Pjetër Marubit, babait të fotografisë. Idromeno punonte me të njëjtin pasion në dyja fushat, pikturë dhe fotografi, të cilat, duke qenë të brendëzuara në artet pamore drejtpërdrejt ose tërthoras, ndikojnë pashmangshëm te njëra-tjetrën. Kështu, për të pikturuar kryeveprën e tij, “Motra Tone”, Kola përdori fotoportretin që i kish bërë motrës së tij të ndjerë, ndërsa piktura e mësoi të bënte fotografi artistike me një perceptim konceptual të admirueshëm. Duke pasur parasysh këtë piedestal unik, të ngritur prej artistësh shumëdimensionalë, që vunë gurët e themelit në artit shqiptar, Galeria e Arteve Shkodër, përzgjodhi këto katër artistë, sa të ndryshëm, aq edhe të ngjashëm në ndjeshmëri, për të ekspozuar dhe e për t’u servirur artdashësve punët e tyre në pikturë dhe fotografi./KultPlus.com

Suedezi i dashuruar në gjuhën dhe kulturën shqipe

Suedezi i dashuruar në gjuhën dhe kulturën shqipe

Bisedë me Albanologun dhe përkthyesin suedez, Ullmar Qvick, kujtime nga procesi i hartimit të fjalorit të parë suedisht-shqip.

Bisedën e realizoi: Mimoza Hasani Pllana

Mimoza Hasani Pllana: I nderuar, z. Qvick, po nisim këtë bisedë duke kujtuar rëndësinë e hartimit të fjalorëve në funksion të njohjes së gjuhëve. Për të krijuar një fjalor përveçse duhet investuar kohë për lexim, kërkohet një durim i shtuar për të hartuar sqarimet shtesë rreth shumëkuptimësisë së fjalëve. Pra, për të arritur qëllimin final të leximit, komunikimit, fillimisht duhet kuptuar fjalët. Këtë proces ju e njihni shumë mirë përmes përvojës tuaj si redaktor i fjalorit të parë suedisht-shqip. A mund të shkëpusim diçka nga kujtimet tuaja gjatës punës së vështirë për redaktimin e fjalorit suedisht –shqip?

Ullmari Qvick: Ju keni kuptuar mirë kërkesat dhe vështirësitë e lidhura me përpilimin e një fjalori, në rastin aktual fjalorin e parë suedisht-shqip. Jo vetëm se na munguan fjalorë të tjerë me cilësi të lartë për krahasim, por edhe ka ekzistuar një hendek midis gjuhës së gjallë të popullit dhe gjuhës së njësuar, të pranuar me vendimet e vitit 1972. Në përpilimin e Fjalorit të parë në mes të viteve 1980, jemi munduar të respektonim gjuhën e njësuar.
Prapë ishim të vetëdijshëm se procesi i adaptimit të gjuhës së njësuar do të ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Menduam se kjo punë, me Fjalorin e vogël suedisht-shqip, do të ishte me vlerë shumë të kufizuar, se një fjalor i shqipes do të ishte me përdorim shumë të kufizuar praktik. Gabuam! Me ardhjen masive të shqiptarëve nga Kosova në fillim të viteve 1990, porositë nga kampet e refugjatëve, nga zyrat e migracionit dhe bibliotekat na mundësuan të lëshojmë botime të reja të këtij fjalori. Edhe sot herë pas here vijnë porosi për të. Për përdorim të gjithanshëm ky fjalor i parë është i pamjaftueshëm dhe më vonë janë botuar disa fjalorë më të vëllimshëm, mirëpo ende ka vend për botime të reja në këtë fushë.    

Mimoza H.P: Përkthimi është një proces i vështirë, përveç transportimit të kuptimit nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, është e rëndësishme të ruhen vlerat stilistike. Si e vlerësoni ju, cila është pjesa më e bukur dhe më e vështirë që e kujtoni gjatë përkthimit të veprës shqipe në gjuhën suedeze?

Ullmar Q: Më pëlqen sidomos përkthimi ose më mirë të themi interpretimi i poezisë shqipe. Nga njëra anë më pëlqen poezia që ndriçon dhe tingëllon bukur, një poezi me cilësi të lartë formale gjuhësore. Sfidë e madhe për ta transferuar me gjuhë dhe ndjenja në një gjuhë tjetër. Në mjaft raste përpjekjet dështojnë. Stili i autorit, aludimet në rrethana të panjohura për të huajt, rimat etj., të gjithë mund të krijojnë pengesa të pakapërcyeshme për përkthyesin. Edhe mjaft nga krijimet poetike na vënë përpara enigmave, kur nuk kuptohen lehtë rrethanat, mendimet dhe synimet e autorit. Një komunikim me poetin aktual per sqarim nuk është i mundshëm gjithmonë.
Ndoshta sfidat më kanë frymëzuar, dhe besoj se shumë nga krijimet poetike nga bota shqiptare janë me vlerë për lexuesit në botë. Sidomos më kanë tërhequr dhe mahnitur veprat më të mira poetike nga Kosova.

Mimoza H. P: Në suedisht keni përkthyer pjesë nga poezia, proza dhe drama shqipe. Fillimisht zgjodhët përkthimin e tregimeve të shkurtëra (1974), pastaj përkthyet poezi të përmbledhura në Antologjinë tuaj të pare (1979) dhe më vonë disa pjesë drame. Si e keni përzgjedhur veprën, bazuar në vlerësime subjektive, në vlerësime të kritikës, miqve, apo në ndonjë mënyrë tjetër?

Ullmar Q: Procesi ka pasur më shumë elemente të zgjedhjes subjektive. Jam amator në aspektin e krijimtarisë, deri në vitin 1999 punova në arsim dhe që nga viti 1992 më kanë angazhuar firmat e përkthimit në punë me dëftesa, diploma, certifikate, etj., thjesht për nevojat praktike në lidhje me shqiptarët në Suedi. Këtë punë e kam kryer si për të plotësuar nevojat e palëve, edhe për ekonominë time private. Përkthimet e letërsisë dhe letërsia në përgjithësi na japin pasuri shpirtërore por jo materiale! 

Mimoza H. P: Në poezinë shqipe të Kosovës, të pjesës së tretë të shek.XX, poetët zgjedhin tematika nacionale, historike, sociale por edhe të dashurisë. Si shkruanin poetët suedez të së njëjtës kohë?

Ullmari Q: Poetët tanë në këtë epokë kanë shkruar më shumë për ndjenjat intime dhe për dashurinë, temat nacionale dhe historike janë lënë pas dore gati plotësisht, ndërsa problemet ndërkombëtare kanë tërhequr disa nga poetët tanë edhe për të krijuar këngë. Që nga vitet 1960 problemet sociale dhe politike kanë qenë në qendër të vëmendjes kur një pjesë e poetëve u frymëzuan nga lëvizjet revolucionare në botë, mirëpo realiteti politik ka bërë që të soset kjo rrymë. Si reagim u zhvillua poezia postmoderniste, me mohim të vlerave, të së vërtetës, të ekzistencës së egos.  Kjo poezi mori hov në vitet 1990, por si plotësisht e shkëputur nga jeta sociale dhe me stil poetik shpeshherë pa vlerë estetike, nuk ka krijuar interesim te lexuesi i rëndomtë, dhe shihet nga shumëkush si e dështuar .   

Mimoza H.P: Gjatë karrierës tuaj letrare keni takuar shumë autorë shqiptarë. Në një nga intervistat tuaja kujtoni një takim që ju krijoi emocione të forta. Ishte takimi me poetin modern shqiptar Din Mehmeti, poezia e të cilit ishte pjesë e antologjisë suaj dhe poeti nuk ishte në dijeni se ishte përkthyer në suedisht, si e kujtoni këtë takim?

Ullmar Q: Ishte në vitin 2010. Bashkë me mikun tim të vjetër Shefki Oseku kisha ardhur për një promovim letrar në Gjakovë. Më priten me bujarinë tradicionale shqiptare. Për fat kisha marrë me vete kopje të antologjisë dhe në sallë ishte edhe Din Mehmeti, i cili nuk dinte fare se poezitë e tij ishin të përfshirë në një antologji suedeze që 31 vite…. I dorëzova librin me ndjenja të forta. Sa i egër represioni kulturor serb kur poetët nuk mund të komunikonin normalisht për arsye politike! Ali Podrimja, edhe ai i pranishëm në sallë, ishte në dijeni, kushëriri i tij me banim në Suedi, kishte vepruar si korier për ne. Din Mehmeti ishte i prekur mjaft nga sëmundja, ai vdiq më vonë atë vit. E vlerësoj si një nga poetët më të mirë nga gjenerata e vjetër në Kosovë.

Mimoza H. P: Sot, përveç biografisë dhe shumë intervistave, njohësit e gjuhës dhe letërsisë shqipe, punën tuaj në funksion të promovimit dhe njohjes së letërsisë shqipe në shtetin suedez kanë mundësi t`a ndjekin edhe përmes filmit dokumentar të realizuar nga Vranin Gecaj. Për më shumë se gjysmë ore, dokumentohen pjesë nga realiteti i jetës kryesisht në funksion të prezantimit të angazhimeve letrare dhe atyre me shoqatën Queen Teuta. Në këtë film ndonëse të shkurtër kuptojmë se marrëdhënia juaj me  shqiptarët është e ndërtuar mbi një dashuri të sinqertë. Prej nga kjo lidhje, ku janë rrënjët e saj?


Ullmari Q: Shumë i ri isha kur më interesonte radio ndërkombëtare. Dëgjova muzikën shqiptare, sidomos këngët qytetare shkodrane. Ndjeva një ngrohtësi dhe emocione për këtë popull të vogël, të mënjanuar, të shtypur, të tradhtuar. Ishte muzika e bukur dhe ndjenja ime e drejtësisë, së bashku, që më bënin të mendoj se ky popull meriton një fat më të mirë se sa të vazhdojë të bëhet viktimë e politikës ndërkombëtare, e cila rrallë merr përsipër interesat e popujve të keqtrajtuar nëpër shekuj.

Mimoza H. P: Në Suedi, veprojnë disa shoqata kulturore dhe arsimore shqiptare, cilat janë relacionet tuaja në raport me aktivitetet letrare dhe kulturore që zhvillohen nga shoqatat shqiptare?

Ullmar Q: Për arsye të moshës sime nuk marr pjesë personalisht në aktivitete larg qytetit ku banoj. Jam anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani” dhe në Shoqatën lokale “Iliria”. Kam shkruar mjaft artikuj për shoqatën e parë, ndërsa në aktivitetet e shoqatës së dytë marr pjesë rregullisht edhe tani, duke pasur një bashkëpunim të sinqertë dhe frytdhënës me kryetarin e saj, z. Fahredin Berisha. Shoqatat dhe shqiptarët individualisht më tregojnë gjithmonë respekt, mirënjohje dhe miqësi.

Mimoza H.P: Si qëndron institucionalizimi i gjuhës shqipe në Suedi, a janë krijuar kushte për mësimin e shqipes në institucione arsimore parauniversitare dhe universitare? Si është e rregulluar me infrastrukturë ligjore mësimi i gjuhëve të pakicave që jetojnë në këtë vend?

Ullmar Q: Suedia është vend relativisht i vogël me vetëm 9 milion banorë. Vitet e fundit kanë qenë një barrë e madhe për ne, me pranimin dhe sistemimin e qindra mijëra refugjatë. Për atë arsye shqiptarët dhe kultura shqipe nuk janë në qendër të vëmendjes, komuniteti shqiptar është i inkuadruar mirë në shoqërinë suedeze, lidhjet me vendlindjen mbeten në shumë raste të forta, por koha bën punën e vet. Shqiptarët tani kanë fituar një pozitë të mirë në shoqërinë tonë. Arsimi i gjuhës amtare vazhdon por jo si në vitet 1990, janë sot nipërit dhe mbesat e mërgimtarëve të cilët janë në moshën shkollore. Organizohet arsimi i gjuhës shqipe në mjaft komuna, ndërsa në nivelin universitar kurse të shkurtëra për fillestarët, nuk kemi asnjë institucion suedez për studime albanologjike. Do të ishte shumë pozitive për marrëdhëniet tona kulturore të kemi një qendër studimi shkencor në Skandinavi, por kjo kërkon financim, dhe Suedia sot bën kufizime të buxhetit në shumë fusha të jetës, dhe do të ishte jashtë realitetit të kërkojmë një angazhim ekonomik në këtë drejtim.

Mimoza H.P: Sot, vazhdoni të jenë afër me gjuhën shqipe, madje vullnetarisht ofroni dijen tuaj për t`i ndihmuar të tjerët për mësimin e gjuhëve të huaja. Siç duket njohja e gjuhëve dhe kulturave të huaja është pasioni juaj që me dëshirë e bartni te të tjerët, a mund të flasim edhe për angazhimet tuaj aktuale në këtë  fushë?

Ullmar Q: Përveç punës aktuale me poezinë shqipe, po angazhohem për rininë mërgimtare në qytetin tim, për arsimin e suedishtes. Kjo është një punë drejtpërdrejt me njerëz. Në moshën time kam nevojë për kontakte njerëzore, të mos mbetem i vetmuar para kompjuterit! Mirënjohja e të rinjve dhe të rejave nga Lindja e Mesme më frymëzon të vazhdoj aktivitetet e mia. Dhe gjithmonë kam në listë diçka për të bërë për kulturën shqipe. Jam me ju deri në fund…, dhe garanci për këtë është edhe bashkëshortja ime Samka, e lindur në Kosovë, e cila më mbështet në jetën dhe punën time./KultPlus.com

The Feeling remains: Vizitojeni menjëherë Shqipërinë! Ehhh

Shqipëria është një thesar i nënvlerësuar në Ballkan. Shumica e njerëzve vërtet nuk dinë shumë në lidhje me këtë vend të jashtëzakonshëm, madje më e keqja, kanë një imagjinatë të gabuar ne mendjen e tyre, shkruan blogerja e njohur hungareze, Gabriella Sovago në blogun e saj “The Feeling remains” që u kushtohet udhëtimeve.

“Kur fillova të planifikoj udhëtimin tim në Shqipëri u paralajmërova nga shumë persona të cilët përpiqeshin të më përgatisnin se Shqipëria ishte si Hungaria e 50 viteve më parë. Komunizëm. Plehra. Nuk kujdesen për njerëzit. Kështu që nuk kisha pritshmëri të mëdha kur mbërrita”, thotë Sovago në këtë reportazh të gjatë mbi arsyet përse duhet vizituar vendi ynë.

“Dhe përfundova të qëndrojë në Shqipëri për gati dy muaj sepse ky vend është fantastik dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë! Për më tepër, Shqipëria është jashtëzakonisht e bukur! Ky vend është bërë një prej vendeve të mia të preferuara dhe është një destinacion ku sigurisht që do të kthehem. Provojeni vetë para se të tjerët të kuptojnë se sa magjik dhe i paprekur është ky vend”, thekson ajo.

Më poshtë vijon një guidë e udhëtimi për në Shqipëri e punuar nga blogerja hungareze bashkë me shumë arsye përse duhet të vizitohet Shqipëria menjëherë:

Kultura dhe Historia

Nëse kërkon të njohësh pak më shumë mbi historinë e Shqipërisë, patjetër duhet të shkosh në Tiranë, duhet të vizitoni “BunkArt” dhe të zhvilloni një tur duke ecur. Shkurt, sistemi demokratik u vendos në Shqipëri vetëm në fillim të viteve ’90. Më përpara, Shqipëria ishte nën njërin prej regjimeve komuniste më shtypëse, madje edhe Koreja e Veriut kishte më shumë partnerë tregtarë se sa Shqipëria vetëm disa vite më parë.

Tani Shqipëria është një vend ku bashkëjetojnë disa besime pranë njëra-tjetrës pa asnjë konflikt, krejtësisht në paqe kështu që mund të gjesh simbole të ndryshme fetare shumë pranë njëra-tjetrës.

Çfarë të veshësh?

Çfarë të dëshironi! Vërtetë! Nuk keni përse të ndryshoni stilin e veshjes për shkak të Shqipërisë. Megjithatë, nëse dëshironi të shkoni në kishë apo xhami, mbani me vete një shall.

Gjuha

Gjuha shqipe është po aq e përhapur sa ajo hungareze (nuk është shumë e njohur), kështu që mos u shqetësoni nëse nuk e njihni gjuhën. Megjithatë është vërtet këndshëm dhe të bën të ndihesh më mirë si turist nëse mëson disa fjalë bazike. Brezi i ri flet anglisht, megjithatë do të gjeni shumë vende, madje edhe në sektorin turistik dhe të hotelerisë ku nuk dinë aspak të falsin anglisht. Por mos u shqetësoni, sepse këta njerëz janë shumë bujarë dhe do të bëjnë maksimumin për ju. Përveç shqipes, edhe greqishtja dhe italishtja janë shumë të përhapura.

Çmimet dhe monedha

Monedha zyrtare është leku në Shqipëri, por kudo mund të përdorni edhe euron, megjithatë është më mirë të përdorni monedhën vendase.

Shqipëria është e lirë. Në fakt, varet se nga cili vend vjen, sepse nëse je nga një vend tjetër ballkanik, me shumë mundësi do të përballeni me të njëjtat çmime si në vendin tuaj. Nëse vjen nga një vend i Europës Veriore ose nga SHBA-ja, do të habiteni se sa lirë është këtu. Madje nëse vini nga Zelanda e Re ose Australia mund të jetoni si një mbret, seriozisht.

Uji rubineti: po apo jo?

Në fakt, ka disa vende ku nuk është ide e mirë të pihet uji i rubinetit, por nuk pata ndonjë problem për sa kohë isha në Shqipëri dhe piva uji rubineti. Pyet stafin në vendin ku po qëndroni dhe do ju thonë ata. Por nëse nuk doni të rrezikoni, pini ujin e shishes, është i lirë, si çdo gjë tjetër.

A është e sigurt Shqipëria?

Si një udhëtare femër vetmitare, mund të them se Shqipëria është një vend i sigurt! Po, i sigurt për të udhëtuar vetëm ose si çift. Mund të them se kudo në Shqipëri është më sigurt se sa në Madrid, Paris, Romë apo Budapest. Krimi i rrugës nuk është shumë i përhapur, ashtu si vjedhjet e çantave dhe shqiptarët janë të ndershëm kështu që ata nuk do t’ju vjedhin vetëm sepse je një turist. Sigurisht që ka persona të këqij si kudo, kështu që mos jini të papërgjegjshëm por, në përgjithësi, Shqipëria është e sigurt.

Autobus, furgon dhe tren

Të përdorësh transportin publik është një aventurë, veçanërisht kur largohesh nga Tirana në drejtim të fshatrave të vogla. Jini të përgatitur të kaloni shumë kohë sepse ky proces është i gjatë dhe i ngadaltë por është vërtet një eksperiencë kështu që duhet ta provoni të paktën një herë.

Çfarë të hash

Çdo njeri ka shijet e tij, por ushqimi shqiptar është i mrekullueshëm. Ndonëse kuzhina shqiptare është pak e influencuar nga ajo italiane, turke dhe greke, ajo prapë është shumë ndryshe dhe e shijshme. Disa prej ushqimeve që nuk duhet të humbisni janë tava kosit, byreku, ëmbëlsirat me çokollatë, si dhe një lloji alkooli që quhet raki.

Koha më e mire për ta vizituar

Seriozisht në çdo kohë! Por nëse dëshiron të shijosh plazhet e bukura të Shqipërisë, koha me e mirë për ta vizituar është nga maji në tetor.

Arsyet kryesore për të vizituar Shqipërinë menjëherë!

Përveç gjithçkaje që thash më sipër, përfshirë edhe artikujt e mi të mëparshëm mbi këtë vend të bukur, arsyeja kryesore përse e dua shumë Shqipërinë është se këtu çdo gjë është një aventurë. Madje edhe një udhëtim me autobus, veçanërisht një udhëtim me autobus.

Pyesni pse?

Për shkak të njerëzve. Nuk ka rëndësi nëse nuk flet të njëjtën gjuhë. Nuk ka rëndësi nëse duket se nuk ke asgjë të përbashkët. Ata janë aty dhe gjithnjë të gatshëm që t’u ndihmojnë ose thjesht ta bëjnë ditën tuaj më të mirë. /G.S/A.T.SH/ KultPlus

Pasha Drinin!

Edi Shukriu

Kam dëgjuar shpesh betimet ‘Pasha Diellin / Qiellin / Tokën / Bukën / Zotin…’ ‘Për ato male / Për atë Tomorr…’ Janë analizuar dhe nga studiues të ndryshëm.

Betimin ‘Pasha Drinin’ e dëgjova për herë të parë para pak kohësh te flokëtarja ime në Prishtinë, ani që pjesën e hershme të jetës e kam kaluar në Nashec, pranë Drinit dhe jam inspiruar nga ky lum plak. Mendova se është e rëndësishme ta shënoj këtë betim, përkundër gjasave që ndonjë studiues e ka shënuar diku dhe faktit se përdoret dhe te gjeneratat e reja të ish banorëve pranë këtij lumi apo dhe të ndonjë lumi tjetër që ofronte jetë. Është kjo jetë nga kohët arkeologjike dhe e trashëgimisë kulturore shpirtërore, që nuk duhet të tretet, si nuk duhet as të harrohet Bylbylderja apo Dalltullumi i Prizrenit e të tjerat. Gëzohem që sot kemi studiues të kulturës shpirtërore në krye me A. Canollin dhe gjeneratat e reja që po krijohen me qasje multidisiplinare…/ KultPlus.com

Anëtari i grupit “Troja” reagon ndaj përdorimit të këngëve të tyre në protesta

Anëtari i grupit “Troja” Bujar Berisha, ka reaguar ndaj përdorimit të këngëve të tyre në protestën të cilën e ka mbajtur sot opozita në Tiranë, shkruan KultPlus.

Mirëpo përmes këtij statusi ai për të njëjtën gjë ka kritikuar edhe partitë në Kosovë.

“Dy fjalë për demagogjinë e partive politike shqipëtare (Kosove dhe Shqipëri)! Kur janë në opozitë përdorin këngët e grupit Troja në protesta kundër qeverisë, e kur e marrin pushtetin festojnë me Çiljetën e me Medën…Paramendoni çfarë reforma mund të bëjë dikush që e përdor pronën e dikujt pa e pyetur (e vjedh djersën e tjetrit) në të njëjtën kohë që e akuzon tjetrin për hajni”, ka shkruar ai në statusin e tij në Facebook.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e opozitës e cila kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme./ KultPlus.com

“Na ishte seç na ishte një Kujtim Paçak” sot në Prizren

“Na ishte seç na ishte një Kujtim Paçak”, premiera që u shfaq mbrëmë në teatrin “Dodona” në Prishtinë, do të ketë reprizën e shfaqjes sot, e shtunë, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.

“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj do të shfaqet sot në orën 20:00.

Me një skenografi që ndërron bashkë me situatat, me lojë që në jo pak momente shpërthen në gjallëri, në shfaqjen me tekst të Nexhip Menekshes, si në mozaik përmblidhen biografia e portreti i Paçakut, zërit të fuqishëm të komunitetit rom, i cili vdiq në moshën 59-vjeçare, në maj të vitit të kaluar.

Portreti i Paçakut zbërthehet nëpërmjet kryepersonazhit, koreografit që luhet nga Fatmir Menekshe. Por në portretizimin e tij portretizohen kultura e identiteti rom. Aty shpaloset jeta e vështirë e këtij komuniteti, por edhe tradita e tyre, vallet, muzika e mbi të gjitha gjuha.

Fatmir Menekshe ka pasur barrën kryesore në këtë shfaqje, në rolin e Kujtim Paçakut.

Patriarku Irinej sot në Pejë, ditëve të tjera nëpër gjithë Kosovën

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej mbrëmë ka arritur në Pejë në Patrikanën e Pejës ku sot në mëngjes ka mbajtur një liturgji.

Ditëve në vazhdim ai do të udhëheqë liturgjitë nëpër kisha të tjera të Kosovës, përcjell rts.

Gjatë ditës ai do ta vizitojë Manastirin e Deçanit e në vazhdim edhe enklavat serbe nëpër Kosovë, transmeton Koha.net.

Irinej ka përsëritur shpesh se “Kosova është Jerusalemi serb”.

Për herë fundit, Irinej ka qenë në muajin tetor kur dhe kishte thënë:

“Kurrfarë ndarjeje. Nuk mund të pranoj që Prizreni, ku kam qenë më shumë se 15 vjet të jetë në ndonjë shtet tjetër, kështu edhe Patrikana e Pejës, Deçani, Graçanica. Kjo nuk më hyn në kokë, aq më pak në zemër… Kisha kurrë s’e ka ndryshuar qëndrimin, këtu jemi dhe këtu do të mbesim deri sa të jemi. Le të pushtojnë ashtu siç kanë pushtuar, le të marrin, le të okupojnë, por ne nuk guxojmë t’u japim. Kjo është gjëja kryesore”.