Më 25 dhe 26 maj 2024 në qytetin e Korçës, Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, me përkrahjen e Bashkisë së Korçës dhe në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë, organizuan edicionin 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Autorëve “Netët Korçare të Poezisë”.
Hapja solemne e aktivitetit u bë me fjalët përshëndetëse nga Jorida Dhëmbi Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” dhe nga Zamira Kita, Drejtore e Kulturës dhe Teatrit.
Në këtë festival morën pjesë poetë nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Italia, Sllovenia, Turqia, Greqia, Franca, Irlanda, Rumania, Maroku, të cilët i lexuan poezitë e tyre, mes tyre si: Sadik Bejko, Ibrahim Berisha, Rafael Newman, Besnik Mustafaj, Muhsine Arda, Dalila Hiaoui, Binak Kelmendi, Liridon Mulaj, Sali Bashota, Entela Kasi, Barbara Pogaçnik, etj.
Në këtë vit Pema simbolike e poezisë, u mboll në “Lëndinën e Poetëve”, në lulishten “Vangjush Mio” nga Sali Bashota, i cili u shpall Poeti Laureat i vitit 2024.
Gjatë dy ditëve u zhvilluan aktivitete të shumta në Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, në Shtëpinë Muze “Vangjush Mio”, në Muzeun “Gjon Mili”, në Muzeun e Artit Mesjetar etj., ku u organizua debati për jetën dhe veprën e Nazim Hikmetit, pastaj u bë promovimi i kompletit të veprave të Basri Çapriqit, bashkëbisedimi me Besnik Mustafajn, biseda midis autorëve Ahmet Prençi, Liridon Mulaj, Entela Kasi, Enerestina Gjergji Halili, trajtimi i temës “Letërsia si atdhe universal i njerëzimit”, etj.
Në këto aktivitete me fjalët e tyre u paraqitën: Gunei Ozkilinic, Rozana Belli, Sadik Bejko, Ibrahim Berisha, Sali Bashota, Jorida Dhëmbi Tollkuçi, Enerestina Gjergji Halili, Entela Kasi, Ahmet Prençi, Liridon Mulaj, Mariana Gorzyca, Daniela Stoica, etj.
Juria profesionale në përbërje: Entela Kasi, kryetare, Rafael Newman, anëtar ndërkombëtar dhe Enerestina Gjergji Halili, anëtare, ndau çmimet tradicionale të “Netëve Korçare të Poezisë”.
Çmimi Special, Barbara Pogaçnik nga Sllovenia, Çmimi Asdreni, Mariana Gorczyca nga Rumania, Çmimi Dritëro Agolli, Guney Ozkilinç nga Turqia, Çmimi Poezia më e bukur, Liridon Mulaj, Kurora e poezisë, Besnik Mustafaj, Poeti Laureat për vitin 2024 Sali Bashota.
Me Mirënjohje për kontribute të çmuara në promovimin e kulturës kombëtare u nderuan: Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Shtëpia Studio Kadare, Zamira Kita, Drejtore e Kulturës dhe Teatrit dhe Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro.
Më datën 27 maj, poetët vizituan Bashkinë e Devollit, ku u takuan me Eduard Duro. Po ashtu, vizituan disa vende të trashëgimisë kulturore dhe historike. Ndërkaq në mbrëmje u mbajt një orë e madhe letrare, shoqëruar edhe me një program kulturor.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës vlerësuan veprat e dy shkrimtarëve me Çmimet PEN. Milazim Krasniqi u nderua për veprën poetike “Kujtimet luajnë me mua” dhe Ahmet Prençi për veprën në prozë “Brenga e prokurorit”.
Gjithashtu, u botua vëllimi antologjik në dy gjuhë shqip-anglisht me titullin “Një diell i ri”, në të cilën përfshihen 34 poetë: Skënder Rusi, Albi Lushi, Aleksandër Çipa, Alfons Al Zeneli, Ahmet Prençi, Antonio Babliku, Besnik Mustafaj, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Liridon Mulaj, Mimoza Kuchly, Rakela Zoga, Rozana Belli, Sadik Bejko (Shqipëri), Christas R. Tsiailis (Greqi), Billy Ramsell (Irlandë), Anna Lattanzi, Luccilla Trapazzo, Salvatore Nappa (Itali), Alketa Gashi Fazliu, Binak Kelmendi, Ibrahim Berisha, Lulzim Tafa, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Vlora Ademi (Kosovë), Dalila Hiaoui (Marok), Mariana Gorczyca (Rumani), Barbara Pogacnik (Slloveni), Rafael Newman (Zvicër), Filiz Civaner, Gunel Ozkilinç, Mesut Senol, Muhsine Arda (Turqi)./ KultPlus.com
I ngjan bririt t’dhisë Asht njejtë si me pa diellin kur futen n”re t’zeza Ay lule e brishtë nga shiu i ftoftë lëshon supet pa forcë as me kërkue meshirë! Më pas aroma e rrënjëve nisē me zgjidhë atë nyje prej maje gjilpëre E ngre ngadale sythin e kaltërt Ja kjo ēshtē dashuria: Veç një puls i vogël Nga një kênd-i-ngushtë bahen pesë yje… ( në përkalim të një agu me vesë ) / KultPlus.com
Në kuadër të aktiviteteve për 80-të vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Komunës së Prishtinës, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të prezantohet me një koncert festiv në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Ky koncert do të mbahet të mërkurën prej orës 19:00 në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” ku do të prezantohen vepra të njohura ndërkombëtare dhe kombëtare.
Ky koncert do të realizohet nën dirigjimin e kapiten Altin Babameto./ KultPlus.com
Ecëm krah për krah drejt rrugës “Rrustem Statovci”, që të conte në hyrje të Parkut të Qytetit, më pas u futëm në ca rrugica me ndricim të mekur, ku po kalonim vetëm ne, me hapa të ngadaltë dhe të vegjël. Dikur zonja Fazile filloi të më fliste për ndryshimin e vazhdueshëm që kishte pësuar kjo zonë ndër vite, vecanërisht kohëve të fundit me ndërtimet e pallateve shumëkatësh.
-Një ditë do të na zihet fryma të gjithëve, – tha ajo, e mllefosur, teksa po vështronte një pallat të ndërtuar pothuaj në rrugë. Më keq se kaq s’mund të jetë.
-Përse e thoni këtë?
-Ti je me fat që nuk e ke parë qytetin në periudhën e tij të artë, sepse po ta shihje atëherë sesi dukej ky qytet, sot do të shkalloje njësoj si unë, për arsye të degradimit arkitekturor në përmasa të paimagjinueshme që ka ndodhur këtu.
-A mund të ketë një zgjidhje ky problem?
-Dëmi i madh vecse është bërë. Qyteti e ka humbur identitetin e tij të dikurshëm. Nuk mund të flitet për zgjidhje të problemit, kur degradimi po lejohet nga ata që e kanë për detyrë ta ndalojnë këtë dukuri. Në një katrahurë të tillë, përfituese janë grupet mafioze të lidhura me njerëz të fuqishëm të politikës.
-Situata qenka tejet e pashpresë .
-Sikur të kishim të bëjmë vetëm me degradim arkitekturor, – psherëtiu ajo, – mbase do të gjenim ndonjëherë një zgjidhje, por problemi është më i thellë sesa dallohet në pamje të jashtme.
-Cili është ai problem?
-Është problemi shoqëror, Zgjim. Ne si shoqëri nuk reagojmë në mënyrë të duhur ndaj dukurive që po e shkatërrojnë jetën tonë të përditshme, dhe duke reaguar kështu, sa për sy e faqe, e keqja, jo që s’po fashitet, por po zmadhohet edhe më tej. Nuk mbrohet qyteti përmes shkrimeve në rrjete sociale. Nevojitet organizim i mirëfilltë qytetar, një masë e madhe e njerëzve që do të mblidhet për të kundërshtuar abuzimin me hapësirat publike.
-Ku të gjendet kjo masë e njerëzve? – e pyeta me njëfarë mosbesimi.
-Është në mesin tonë , – u përgjigj me siguri të plotë .
-Krejt cfarë duhet është reagimi fizik i saj. Këta njerëz duhet të organizohen. Të jesh i bindur se organizimi qytetar ngadhënjen mbi cdo grup mafioz.
Befas, zonja Fazile ndaloi në trotuar dhe shikoi orën e vënë në kycin e dorës së majtë .
-Qenka ende herët, – tha ajo. – Kam një ide.
-Po ju dëgjoj.
-Këtu afër është një kafene. Si thua të shkojmë?
U pajtova me idenë e saj dhe vazhduam të ecnim./ KultPlus.com
Ndoshta në të ardhmen, për shkak të avancimeve në Inteligjencën Artificiale (AI), asnjëri prej nesh nuk do të ketë më nevojë për punë, por sfida më e madhe do të jetë gjetja e kuptimit të jetës, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk.
Gjatë një videokonference në Vivatech në Paris, ai shpjegoi se për të arritur një të ardhme të tillë janë të domosdoshme “të ardhurat bazë universale”.
Sipas Musk, njerëzit do të mund të punojnë vetëm nëse dëshirojnë, por nuk do të jetë e nevojshme./ KultPlus.com
Jennifer Lopez luan rolin kryesor në filmin “Atlas” që trajton botën e intelegjencës artficiale, dhe sipas saj, ky film shfaq më së miri se si AI-ja mund të përdoret edhe për keq dhe si mund të përdoret për mirë, ka deklaruar për Variety.
“Është shumë e frikshme, menjëherë e pamë që na i vodhi fytyrat, prandaj PO, AI-ja është shumë e frikshme”, ka thënë Lopez për Variety, e cila në të njëjtën kohë ka shtuar se megjithatë duhet të respektohet kjo prurje e re teknologjike dhe të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen nga kjo prurje.
Filmi “Atlas” është prezantuar me premierë në Los Angeles./ KultPlus.com
Ndërsa zgjas duart kah tjetër dritë, Dhe sytë, Dhe fjala, Dhe ëndrra, Dhe fryma, Janë pemë jete në kopshtin ku bien ditët
Koha Është tjetër bote që pret, tjetër. Atje tej është një det dhe një tjetër Ndërsa nuk bashkohen ujërat që i ndan kuptimi i së fshehtës Jemi pika uji në fuqi drite,
Edhe nëse qiellit jemi re, Kur biem tokës, Shi, A dëborë e bardhë, Biem, Në plis, Në shkrepa të gurtë majash të ngrira Në lugina e shtretër të përjetshëm, Në liqene dhe dete biem dhe në tokë të thatë Mbi duna rëre ku devetë ulin kokën duke mbajtur gjithçka mbi shpinë, Biem mbi veten, e bëhemi za i fëmijëve tanë, Ai çasti kur të qash është të gëzosh bekimin Dhe dashuria është frymë, është lëndë, është plotni e pasosun, jetë. Ashtu siç ka qenë Prej fillimi./ KultPlus.com
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.
Sipas njoftimit të MAShT-it thuhet se paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përfshirë në proces nxënësit, shkollat, komunat dhe MAShTI.
“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online. Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informative”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.
“Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë. Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dala nga ky proces”, njofton Presidenca.
Sipas njoftimit, presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare./ KultPlus.com
Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë që kanë filluar dje dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit, gjatë ditës së sotme do të vazhdojë më prezantimin e autorëve kroatë, veprat e të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe, sikurse që do të prezantohen edhe sy autorë shqiptarë që do të flasin për rëndësinë e letërsisë mes Kroacisë dhe Kosovës, shkruan KultPlus.
Kjo ngjarje kulturore do të mbahet në dy lokacione në dy terminë të ndryshme, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Qendrën Kulturore “KultPlus Caffe Gallery.
Më poshtë është programi i plotë i këtij eventi.
28/05. 2024
14:00 – Biblioteka Kombëtare
Prezantimi i librave të autorëve kroatë të përkthyera në shqip
Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi
Panel/i
Bashkëpunimi kroato-kosovar në fushën e letërsisë: Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi
19:00 – KultPlus
Mbrëmja e letërsisë kroate
19:00h – Kino ARMATA
Gjyshi im ka rënë nga Marsi
Moj dida je pao s Marsa / 2019 / 75′ / fantashkencë, film familjar
Regjia: Marina Andree Škop, Dražen Žarković
Rolet: Lana Hranjec, Ozren Grabarić, Alex Rakoš, Nils Ole Oftebro, Petra Polnišova, Sven Barac.
Aventurë fantastiko-shkencore për fëmijë, për një vajzë, jeta e së cilës kthehet përmbys pasi gjyshi rrëmbehet nga alienët, mrekullon me efektet vizuale, lokacione mbresëlënëse dhe mbi të gjitha me një tregim emocionues, që me imagjinatë dhe lojë përdorë elemente të fantashkencës si një metaforë e rritjes. / KultPlus.com
Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë “Ktheje ka Zagrebi” kanë filluar sonte, dhe kësaj jave që është e mbushur me shumë ngjarje të ndryshme kulturore i ka paraprirë prezantimi i filmit artistik “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë”, film i cili është me regji të Rajko Grlic, shkruan KultPlus.
Një film i zhanrit satirë e dramë para audiencës së Prishtinës ka ardhë me rolet e shkëlqyeshme nga aktorët: Nebojša Glogovac, Ksenija Marinković, Dejan Aćimović, Božidar Smiljanić, film që është shfaqë në Kino Armata.
Por para shfaqjes së këtij filmi, Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë “Ktheje ja Zagrebi” i ka përshëndetë ambasadorja e Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, e cila këtë prurje të larmishme kulturore e ka vlerësuar si një mundësi bashkëpunimi edhe më të thellë mes Kroacisë dhe Kosovës.
Edhe Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës e ka përshëndetë këtë nismë, e cila e ka vlerësuar lart këtë prurje të kulturës kroate në Kosovë, e që sonte ka filluar me filmin.
Ndërkohë, përgjatë ditëve në vijim priten shumë ngjarje kulturore, duke përfshirë panele të diskutimit mbi librin, bashkëpunimin letrar mes Kroacisë dhe Kosovës, mbrëmje muzikore dhe prezantim të vazhdueshmë të filmave të metrazhit të gjatë dhe atij të shkurtë.
KultPlus më poshtë ju sjell edhe programin për ditën në vijim.
28/05. 2024
14:00 – Biblioteka Kombëtare
Prezantimi i librave të autorëve kroatë të përkthyera në shqip
Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi
Panel/i
Bashkëpunimi kroato-kosovar në fushën e letërsisë: Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi
19:00 – KultPlus
Mbrëmja e letërsisë kroate
19:00h – Kino ARMATA
Gjyshi im ka rënë nga Marsi
Moj dida je pao s Marsa / 2019 / 75′ / fantashkencë, film familjar
Regjia: Marina Andree Škop, Dražen Žarković
Rolet: Lana Hranjec, Ozren Grabarić, Alex Rakoš, Nils Ole Oftebro, Petra Polnišova, Sven Barac.
Aventurë fantastiko-shkencore për fëmijë, për një vajzë, jeta e së cilës kthehet përmbys pasi gjyshi rrëmbehet nga alienët, mrekullon me efektet vizuale, lokacione mbresëlënëse dhe mbi të gjitha me një tregim emocionues, që me imagjinatë dhe lojë përdorë elemente të fantashkencës si një metaforë e rritjes. / KultPlus.com
Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tetë i PITF dhe regjisori Kushtrim Koliqi është shpërblyer me çmimin për regjinë më të mirë në këtë festival, shkruan KultPlus.
Për shfaqjen “Babai dhe Babai” është vlerësuar puna e Koliqit, vlerësim që i është bërë nga juria profesionale në përbërje të: Fatos Berisha, Ana Vukotic e Amernis Nokshiqi.
Shfaqja “Babai dhe Babai” me tekst të Jeton Neziraj në këtë festival është vlerësuar edhe me dy çmime të tjera, si shfaqja më e mirë nga juria e medias dhe çmimi për aktoren më të mirë, çmim që i është ndarë Ilire Vincës./ KultPlus.com
Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tetë i PITF dhe aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është shpërblyer me çmimin e aktores më të mirë në këtë festival, shkruan KultPlus.
Ilire Vinca është vlerësuar për rolin e saj në shfaqjen “Babai dhe Babai” me tekest të Jeton Neziraj e regji të Kushtrim Koliqit, vlerësim që është bërë nga juria profesionale në përbërje të: Fatos Berisha, Ana Vukotic e Amernis Nokshiqi.
Kjo shfaqje poashtu është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë, dhe atë të shfaqjes më të mirë të ndarë nga juria e medias, juri që ishte në përbërje të Ardianë Pajazitit, Teuta Arifaj dhe Lumira Kelmendit. / KultPlus.com
“Muhammad Ali, one and only” me tekst të Almir Imshireviq dhe regji të Dino Mustafiq nga Bosnja dhe Hercegovina është shpërblyer me çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e tetë të Prishtina International Theater Festival që u mbajtë në Kolegjin AAB, shkruan KultPlus.
Çmimin për shfaqjen më të mirë në këtë ceremoni e ka ndarë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se: vende si ky e festivale si ky, ngjarje të tilla e bëjnë artin kulturë.
“Falënderoj përzemërsisht dhe shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kanë punuar në këtë ngjarje. Kanë filluar të më pyesin pse po shkoj në shfaqje, sepse me gjasë po shkoj shpesh, kur po u them se po shkoj për qejf nuk po më besojnë. Kështu që në edicionin e nëntë mos më dërgoni ftesë fare, sepse vij vetë”, ka thënë Kurti me këtë rast.
Ndërkohë, po e njëjta shfaqje është shpërblyer edhe me çmimin e publikut, sikurse edhe për rolin dytësor.
Po me tri çmime është shpërblyer edhe shfaqja nga Kosova “Babai dhe Babai” me tekst të Jeton Neziraj e regji të Kushtrim Koliqit.
Çmimin si shfaqja më e mirë “Babai dhe Babai” e ka marr nga juria e medias, ku në emër të jurisë çmimin e ka ndarë drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti e cila mes të tjerash ka falënderuar organizatorët e këtij festivali për prurjen e gjithë këtyre shfaqjeve nga rajoni.
“Ky festival çdoherë po merr formë, festival që mban emrin e Burbuqe Berishës”, ka thënë Pajaziti, duke shtuar se Burbuqe Berisha duhet të jetë në paqe me gjithë këtë prurje artistike në këtë festival, festival që mban emrin e saj.
“Babai dhe Babai” është shpërblyer edhe për rolin kryesor, çmim që i është ndarë Ilire Vincës, sikurse që është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë.
Ndërkohë është ndarë edhe çmimi i studentëve, çmim që ka shkuar për shfaqjen nga Maqedonia e Veriut “ Here, Kitty Kitty”.
Çmimi special i është ndarë shfaqjes nga Mali i Zi “Bloody Moon”.
Më poshtë është lista e plotë e çmimeve që janë ndarë në këtë festival.
Shumë aktivitete kulturore janë përfshirë në kuadër të Ditëve Kulturore Kroate në Kosovë që janë duke u organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, shkruan KultPlus.
Prej 27 deri më 31 maj do të ketë shumë prezantime kulturore, duke përfshirë panele letrare, shfaqje të filmave, mbrëmje të muzikës klasike…
Kjo javë kulturore do të shënohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, KultPlus e Kino Armata.
Më poshtë është program i plotë.
Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë
Dani Hrvatske Kulture na Kosovu
27 – 31.05.2024
Programi
27/05
18:00h – Kino ARMATA
Hapja solemne e ditëve të kulturës kroate
Shfaqja e filmit artistik
Kushtetuta e Republikës së Kroacisë
Ustav Republike Hrvatske / 2016 / 94′ / satirë, dramë
Vjerko është një profesor historie në moshë të mesme dhe Ante është një polic që duhet të zotërojë kushtetutën e Republikës së Kroacisë. E vetmja gjë që i lidh është adresa e pallatit ku jetojnë.
Por një incident fatkeq do t’i inkurajojë ata të shpërfillin dallimet e tyre dhe të fillojnë të punojnë së bashku.
28/05
14:00 – Biblioteka Kombëtare
Prezantimi i librave të autorëve kroatë të përkthyera në shqip
Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi
Panel/i
Bashkëpunimi kroato-kosovar në fushën e letërsisë: Jadranka Pintarić, Diana Burazer, Davor Šalat, Lana Derkač, Ibrahim Kadriu, Osman Gashi
19:00 – KultPlus
Mbrëmja e letërsisë kroate
19:00h – Kino ARMATA
Gjyshi im ka rënë nga Marsi
Moj dida je pao s Marsa / 2019 / 75′ / fantashkencë, film familjar
Regjia: Marina Andree Škop, Dražen Žarković
Rolet: Lana Hranjec, Ozren Grabarić, Alex Rakoš, Nils Ole Oftebro, Petra Polnišova, Sven Barac.
Aventurë fantastiko-shkencore për fëmijë, për një vajzë, jeta e së cilës kthehet përmbys pasi gjyshi rrëmbehet nga alienët, mrekullon me efektet vizuale, lokacione mbresëlënëse dhe mbi të gjitha me një tregim emocionues, që me imagjinatë dhe lojë përdorë elemente të fantashkencës si një metaforë e rritjes.
29/05
19:00h Kino ARMATA
Udhëtimi i shkurtër
Kratki izlet / 2017 / 75′ / doku-fiksion
Regjia: Igor Bezinović
Rolet: Ante Zlatko Stolica, Mladen Vujčić, Željko Beljan, Iva Ivšić, Marko Aksentijević, Martina Burulic.
Regjisori nga Rijeka, Igor Bezinović, përdori situatën nga romani i Antun Šoljanit me të njëjtin titull, i vitit 1965, dhe e përshtati në kohët e sotme. Frymëzuar nga mitet, muzika dhe kultura mesjetare e Istrias, “Udhëtimi i shkurtër” është një instant-klasik i kinematografisë bashkëkohore kroate, një hibrid i filmit dokumentar dhe artistik që funksionon si një portret gjeneratash, si dhe një alegori ekzistencialiste për ndjeshmërinë ndaj figurave karizmatike dhe kërkimit të përjetshëm të kuptimit. Filmi fitoi Arenën Madhe të Artë për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë në Festivalin e Filmit në Pula.
20:00 – Biblioteka Qëndrore Universitare
Koncert – Kuarteti kroat i kitarës
30/05
19:00h – Kino ARMATA
Shfaqja e filmave të shkurtër
Çiklistët Biciklisti
Shtëpia e iriqit Ježeva kuća
Fluturimi i sigurt Siguran let
Pusi i fundit Posljednji bunar
Në të kaltër U plavetnilo
Bisha Zvir
31/05
11:00 Kolegji AAB
Ligjërata e profesoreshës Maximiliana Barançiq
Ruajtja e gjuhës, trashëgimisë kulturore dhe identitetit të Arberëshëve të Zarës
13:00 Fakulteti Filologjik
Ligjërata e profesoreshës Maximiliana Barançiq
Ruajtja e gjuhës, trashëgimisë kulturore dhe identitetit të Arberëshëve të Zarës
19:00 Kolegji AAB
DINA E MEL
Koncert – Këngët e harruara të arbëreshëve të zarës
Mirjana, në moshë të mesme, është punonjëse në një fabrikë penjsh në Zagreb. Në ditën e festimit të 20-vjetorit të punës, takimet dhe bisedat e Mirjanës me të afërmit ndriçojnë pjesë të jetës së saj: asaj që jeton, asaj që qëndron prapa saj dhe asaj që do të vijë. “Lulja e kaltër” është një film për një grua, një nënë dhe një vajzë, një film që zgjon asociacione që na prekin shpirtërisht dhe na shtyjnë të shikojmë më qartë veten./ KultPlus.com
Mbi kreshtat e botës gjenden majat e zbardhura, të pashkelura dhe mbi syprina të rrëshqitshme, hapat nuk ndjekin askënd. Dita fillon e mbaron, por mendimi zgjatet e çdo zgjatim i tepërt, është kthim te vetja. Hidhu mbi iluzione, e në mos gjetsh asnjë imazh për të qënë, krijoje! Braktisi të gjithë e në të gjithë shpreso! Ik, kthehu dhe sërish ik, sikur nuk do të kthehesh më kurrë! Por kokën Gjergj, mbaje pas dhe ndiq kurbat e jetës me shpirt në dorë, e sytë hapur… Se, jeta është lisharëse, njëherë të ledhaton ajri e më pas dheu. Por, ti mos ki frikë babush, Jeto! Dorëzohu mbi epshe e falju vetmisë, Se, fundja instikti edhe pse i pavullnetshëm, fijet i ka në zemër. Shpreso edhe në puthadorë të mjerë, mos refuzo askënd! Se, askush nuk është tërësisht i keq e as tërësisht i mirë. Noto mbi ajkën e bardhë e ngjitu aq lart, sa bota të zhduket pas teje. E në çast kur ke prekur errësirën, hidhu mbi të me shpresë, se në rënie do të puthësh fytyrat e njëjta, që puthe në ngjitje. Se, do të prekësh të njëjtat duar, do të shohësh të njëjtat bebëza sysh, E të ndjesh, se askush s’të nënçmon që po bie… Se, je po ai që ngjiteshe më parë. Thjesht kurba të ka ndryshuar!
Çmimi ” Poezia më e bukur” i jepet Liridon Mulaj me poezinë “Gjergjit” Me motivacion: Për ndjeshmërinë dhe nuancat estetike që u përçuan plot emocion dhe përjetim në veprimtarinë ” Netët Korçare të Poezisë”. / KultPlus.com
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të hënën.
Ky vendim është marrë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s më 27 maj 2024, ka njoftuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni.
“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues”, ka shkruar Hyseni në Facebook, i cili është edhe Kryesues i Delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Ai ka shtuar se letrat e shumta dhe përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë, por edhe të akterëve tjerë politikë në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit.
Vendimin e së hënës e ka mirëpritur presidentja Vjosa Osmani. Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se NATO-ja është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet.
“Do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar ajo.
“Mbretëreshat e klubit të natēs” nga Shqipëria u prezantua në mbrëmjen e së shtunës në kuadër të PITF, ku kjo shfaqje solli historinë e aktorit Aleksander Moisiu, por në një formë krejt ndryshe, duke tentuar të përputhet me realitetin në Shqipëri.
Kurse sonte do jetë nata e fundit e Prishtina International Theater Festival, e cila sjell shfaqjen “Bloody Moon” nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi.
Shfaqja “Bloody Moon” do luhet sonte nga ora 19:00 në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ndërsa menjëherë pas saj do ndahen çmimet për këtë edicion të PITF.
Këtë edicion shfaqjet janë duke u vlerësuar nga juria profesionale e përbërë nga: Fatos Berisha, Ana Vukotić dhe Amernis Nokšić, sikurse edhe juria e medieve: Ardianë Pajaziti- KultPlus, Teuta Arifaj – ATV Live dhe Lumira Kelmendi – RTK./ KultPlus.com
Pas shumë paraqitjeve pianistike brenda dhe jashtë Kosovës, pianistja e njohur Lule Elezi së fundi është paraqitë me një koncert recital edhe në Konsullatën e Republikës së Shqipërisë në Poloni, koncert që është mbajte para një audience të përzgjedhur, shkruan KultPlus.
Pianistja Elezi ka ndarë momente nga kjo mbrëmje pianistike, e cila ka shpjeguar se ky koncert ka ardh si rezultat i ftesës nga ana e Pawel Michalak, Konsull i Nderit i Republikës së Shqipërisë. Elezi në këtë mbrëmje është paraqite me vepra të njohura shqiptare, por edhe me vepra të Chopin.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Lule Elezit.
Miq të dashur,
Me ftesë të Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë z. Pawel Michalak, kisha nderin e veçantë të mbajë koncert solistik në ambientet e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Łódź të Polonisë.
Në praninë e një publiku të mrekullueshëm performova vepra nga kompozitorë të njohur shqiptarë dhe botërorë, në veçanti nga kompozitori romantik polak Frédéric Chopin , i cili njihet si “ Poet i pianos”.
Një falenderim të veçantë ia dedikoj Konsullit të nderit z. Pawel Michalak, dy shoqatave Poloni-Kosovë, me kryetar Haxhi Dulla dhe Poloni-Shqipëri, me kryetare Dorota Horodyska, të cilat inicuan në organizimin e koncertit.
Prania e përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë që erdhën nga Varshava në Łódź, gjatë performancës sime në koncert më dhanë emocione të veçanta dhe të paharruara./ KultPlus.com
Sot ekipi i aktorëve nga shfaqja “Mbretëreshat e klubit të natës” nga Shqipëria, kanë marrë pjesë në konferencën për media, për të ndarë detaje rreth asaj që publiku pritet ta shohin nga ora 20:00 në Teatrin Kamertal.
Në konferencë morën pjesë dy regjisorët e shfaqjes Lennart Boyd Schürmann “Bruch” dhe Klaudja Piroli, të cilët folën për përmbajtjen e shfaqjes e cila bazohet në Aleksander Moisiun dhe përpjekjet e tij në Shqipëri për ta rikrijuar vetveten si artist në një realitet që nuk e njeh.
Klaudja Piroli, u pyet për pritshmëritë që kanë rreth çmimeve në PITF, ku tha se këtë vit presin të kenë përfaqësim të denjë dhe të përcjellin te audienca atë që kanë dashur ta sjellin në këtë shfaqje.
Kurse Lennart Boyd Schürmann, e cilësoi si nder të madh pjesëmarrjen në këtë festival, duke thënë se deri tani ka marrë pjesë në festivale të shumta, por PITF del të jetë i jashtëzakonshëm si në pritje, organizim, aktorë, shfaqje dhe gjithçka tjetër.
Kurse mbrëmë, në këtë festival është prezantuar shfaqja nga Kroacia “Embers”, të cilët prezantuan një lojë mjaftë emocionuese për audeincën e Prishtinës./ KultPlus.com
Në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, në kuadër të PITF është prezantuar shfaqja “Here, Kitty Kitty” nga Maqedonia e Veriut me regji të Filip Petkovski.
Kjo shfaqje që kishte një dinamikë të madhe të aktorëve në skenë ka sjell emocion te audienca, të cilët me tekst minimalist por me shumë skena vallëzimi kanë sjell një qasje më ndryshe për audiencën e këtij festivali.
Ndërkohë, sonte do të prezantohet trupa e Kroacisë, të cilët do të prezantohen me shfaqjen “Embers” me aktorët: Sinisa Popovic, Goran Grgic dhe Iva Mihalic. / KultPlus.com
Shkrimtarë nga vendi dhe bota në datë 24 maj, janë të mikpritur në Tiranë, nën Kujdesin e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku edhe do të kenë përveç një tryeze letrare për fuqizimin e dialogut po ashtu edhe lexime në mjediset e Muzeut dhe ambientet e Selisë.
Dy qendrat shqiptare PEN Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë ceremoninë e Çmimeve PEN për letërsinë, si edhe do të nderojnë institucione dhe personalitete me Çertfikata të Mirënjohjes.
Me Çertifikatën mirënjohjes PEN do të nderohet Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për kontributet në promovimin e dialogut, si edhe të mbështetjes që i ka dhënë kulturës shqiptare në Shqipëri, rajon dhe në botë.
Çertfikata mirënjohjes PEN për promovimin e trashëgimisë letrare, gjuhësore për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me vendin dhe botën por edhe për veprimtari të spikatura, do i jepet Muzeut Shtëpia Studio KADARE.
Laureat i Çmimit PEN në prozë për vitin 2024 është Ahmet Prençi me romanin ” Brenga e Prokurorit”
Laureat i Çmimit PEN në poezi për vitin 2024 është Milazim Krasniqi.
Gjatë datave 25-26 maj, Biblioteka Publike “Thimi Mitko” me mbështetjen e Bashkisë së Korçës dhe në bashkëpunim me PEN Albania do të mikpresë poetët shkrimtarët, gazetarët dhe studiuesit, pjesëmarrës të Festivalit Ndërkombëtar të Autorëve “Netët e Poezisë Korçare” në edicionin e 28-të të saj, në qytetin e Korçës.
Autorët nga Shqipëria, Kosova, Rumania, Italia, Zvicra,Sllovenia, Turqia, Greqia, Franca, Irlanda e Maroku do të jenë në një program të organizuar për lexuesit dhe publikun shqiptar.
Besnik Mustafaj, Sadik Bejko, Aleksandër Çipa, Ahmet Prençi, Sali Bashota, Barbara Pogacnik, Marjana Gorczyca, Rafawl Newman, Flamur Shala, Liridon Mulaj e shumë autorë të tjerë do të jenë pjesë e festivalit dhe një agjende takimesh publike. Korça është qytet identifikues për kulturën, traditën, artin dhe poezinë lirike shqipe.
Qendrat PEN , në më 25 maj gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes solemne të festivalit do i ndajnë Zamira Kita, Çertifikatën e mirënjohjes për kontributin dhe punën e saj lidhur me artin, kulturën, dhe veçanërisht për promovimin e letërsisë shqipe përmes mjeshtërisë së teatrit.
Pema simbolike e poezisë këtë vit do të mbillet nga Prof. Dr. Sali Bashota, laureat i vitit 2024, në “Lëndinën e Poetëve” në bashtën “Vangjush Mio”, më 26 maj, në prezencën e autoriteteve lokale dhe mediave.
Në përmbylljen e natës finale do të ndahen Çmimet tradicionale të Netëve Korçare të Poezisë.
Këtë vit festivali u frymëzua nga nga vargjet e Asdrenit – Një Diell i Ri!
Ndërkaq risi është edhe botimi antologjik shqip – anglisht i të gjithë autorëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të autorëve.
Netët Korçare të Poezisë.
Më datën 27 maj, autorët nga vendi dhe bota do të jenë të mikpritur nga Bashkia Devoll, ku do të kenë një agjendë veprimtarish me lexime dedikuar Dritëro Agollit. Po ashtu do të kenë mundësinë të njihen me trashëgiminë dhe pasuritë natyrore të Devollit.
Ashtu siç edhe është në traditën e PEN – Bashkia Devoll do të ketë Çertifikatën e mirënjohjes PEN , për mbështetjen që autoritet e pushtetit lokal i japin promovimit të kulturës dhe letërsisë në veçanti.
Në të gjithë këtë veprimtari të festivalit Kryetarja e PEN për Shqipërinë , znj. Entela Kasi, dhe Kryetari i PEN Kosovës, z. Binak Kelmendi , do të jenë të pranishëm.
Të ftuarit nga vendi dhe bota janë Akomoduar në NanoBiofood Resort, në Komunën Petrelë, në kuadër të promovimit të turizmit dhe traditës në Shqipëri./ KultPlus.com
Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falënderoj që keni gjetur kohë të vini të merrni pjesë në këtë takim!
Falënderoj në radhë të parë mikun tim Lulzim Tafa, Lulin e Madh, që është ideator i këtij eventi: shpalljen time “Professor Honoris Causa” i Kolegjit AAB, nder që nuk ma ka bërë as Fakulteti në të cilin kam punuar dyzet vjet, dyzet e më shumë, e ku kam dalë në pension dhe, ç’është më me rëndësi, ku kam investuar aq shumë!
Nuk thuhet më kot: I nderuari të nderon!
Falënderoj Rektorin për fjalën e tij dhe ish-studentin e mikun tim Bedri Zyberaj, prorektoren Venera për moderimin dhe aktorët për deklamimin e vargjeve të mia.
Lidhjet e mia me këtë institucion janë të hershme. Në njëfarë dore, madje, do të mund të thuhej se unë jam bashkëthemelues i tij. Mendoj se është rasti të thuhet diç për fillimet e këtij institucioni.
Ishte viti 2001-2002. Në Kosovën e posaçliruar kishte shumë entuziazëm e iniciativa. Dy djem të rinj, Ilir Tafa dhe Bekim Mula, kishin një zyrë në afërsi të Fakultetit Filologjik dhe një ide në kokë: të themelonin një institucion privat të arsimit të lartë, një kolegj, me një degë të vetme: Moderator-prezantues dhe zëdhënës. Realiteti i ri në Kosovë e shtronte si nevojë një profil të tillë kuadrosh dhe ata, Iliri dhe Bekimi, e kishin hetuar këtë me intuitë.
Kërkuan ndihmën time dhe unë, natyrisht, iu gjeta pranë. Sa më kujtohet, në këtë proces kanë qenë të përfshirë që në fillim edhe dy vetë dhe unë që s’dua t’i mbes borxh askujt, nuk mund të mos i përmend: Bashkim Ramadani dhe Mimoza Doko, por unë isha i vetmi me gradë shkencore e titull “Profesor” dhe me përvojë të gjatë pune në Universitet.
U shpall konkursi dhe u bë provimi pranues. Interesimi nuk mungoi. Filloi puna. E quajtën AAB, me këto tri germa që i ka edhe sot si emblemë. Nga kjo bërthamë lindi gjiganti që është sot.
Në fillim, një vit a dy kemi mbajtur mësim, në Qendrën e Studentëve, pastaj në një shtëpi private në rrugën që çon për në Matiçan, te shkolla “Iliria”, ku më vonë u vendos Kolegji “Pjetër Budi”.
Një nga ata që jepte mësim në AAB ishte edhe aktori i njohur Adem Mikullovci. Një ditë Ademi, me natyrën e tij të drejtpërdrejtë, më tha: “O Agim, mos po i mashtrojmë këta të rinj?”. “Jo, Adem, i thashë, nuk e besoj, sepse këta djem e kanë seriozisht, kurse ne e bëjmë punën tonë ndershmërisht”.
Ky është, pak a shumë, raporti im me institucionin që po më nderon sot me titullin: “Profesor Nderi”, Kolegjin AAB, që sot ka dhjetëra fakultete, qindra profesorë dhe mijëra studentë, ndërkohë që në institucionet shtetërore, arsimore, informative dhe kulturore të Kosovës (dhe jo vetëm) punojnë shumë ish-studentë që kanë studiuar në këtë institucion, disa nga të cilët janë personalitete në fusha të ndryshme.
Pa dashur të shkoj më thellë në histori, sepse koha për të cilën po flas tashmë mund të quhet lirisht histori, nuk mund të mos theksoj edhe diçka.
Për kolegjet private flitet gjithçka, mirë e keq (më shumë keq se mirë), por unë mund t’ju them një gjë: gjatë atyre gjashtë viteve që kam dhënë mësim në AAB (2002-2008), mua, që njihem si profesor “i rreptë”, askush nuk më ka thënë:
“Profesor, zbute kriteriumin ose kaloje këtë kandidat!”. Jo. Në asnjë afat dhe në asnjërën lëndë.
E kam ligjëruar dy lëndë: Kulturë gjuhësore, në vitin e parë të studimeve dhe Qytetërim shqiptar, në të tretin, sepse studentët e Komunikimit masiv, si u quajt më vonë dega fillestare e këtij Kolegji, kishin shumë nevojë për zotërimin solid të gjuhës shqipe, veçanërisht të gjuhës standarde dhe për njohjen e qytetërimit shqiptar nga lashtësia e deri më sot. Puna e parë ishte, sigurisht, hartimi i silabusit e literaturës, pastaj leksionet, puna me studentë, në formë debati e ushtrimesh dhe, në fund, provimi, me test. (Ende i ruaj të gjitha testet dhe leksionet në kompjuterin tim).
Kështu gjashtë vjet, derisa ky institucion krijoi fizionominë e vet dhe u bë tërheqës edhe për të tjerë. Kur AAB-ja u afirmua, unë u tërhoqa për t’u bërë vend të tjerëve, duke vazhduar punën në Fakultetin tim në UP, që nuk e kisha ndërprerë, natyrisht, për asnjë çast.
As më vonë nuk i kam ndërprerë kontaktet me Kolegjin AAB dhe drejtuesit e tij, të cilët kanë ditur gjithmonë t’i nderojnë personalitetet e shquara të kulturës kombëtare si Ismail Kadare, Rexhep Qosja e Adem Demaçi, por edhe të atyre nga rajoni, si poeti e intelektuali i madh malazias Jevrem Bërkoviqi dhe poeti e skenaristi i mirënjohur boshnjak Abdullah Sidrani; kam mbajtur fjalë rasti për “Bacën” dhe Profesor Qosjen dhe kam kryesuar Jurinë e Çmimit “Ali Podrimja” për Bërkoviqin, kurse jo më larg se dy muaj më parë, më 21 mars të këtij viti, kam qenë i ftuar nderi për Ditën e Poezisë, me ç’rast kam folur për poezinë si art dhe kam deklamuar vargje nga krijimtaria ime.
Gjatë gjithë karrierës sime jam përpjekur t’u jap studentëve dije, kulturë dhe etos, i bindur se dija, kultura dhe karakteri janë tri komponente të domosdoshme për formimin e personalitetit të njeriut, veçanërisht të të rinjve, pa harruar kurrsesi as ndjenjën e dashurisë për Lirinë e Atdheun, për Të vërtetën dhe Të drejtën, vlera për të cilat, siç thoshte Volteri, e vlen të sakrifikohet edhe jeta.
Kam kërkuar nga studentët, por edhe u kam ofruar atyre, pa u kursyer, në çdo kohë, duke e konsideruar punën time më shumë se profesion. Nuk po them mision, sepse nuk i dua fjalët e mëdha e patetike, që në kohën tonë, mjerisht, shumë herë shpërdorohen.
Jemi në vitin 2024; Kolegji AAB është shndërruar, si thashë, në gjigant, kurse unë, profesori i dikurshëm jam tërhequr në kabinetin tim, duke u marrë me punën me të cilën jam marrë gjatë gjithë jetës, krijimtarinë letrare dhe duke endur tisin e kujtimeve, që janë pjesë e jetës së çdo njeriu dhe veçanërisht e krijuesve dhe poetëve.
Kam shumë kujtime, si t’i kisha një mijë vjet, thoshte poeti i madh frëng, gjeniu Artyr Rembo (Arthur Rimbaud).
Nuk di si ta mbylli ndryshe këtë fjalë timen, pos me një kujtim dhe disa vargje, që lidhen me punën time si profesor, me studentë, në auditor, por edhe me situatën nëpër të cilën kemi kaluar, të cilën, për hir të së ardhmes, nuk duhet harruar.
Ishte viti 1998, qershor. Mbaja provim me shkrim me studentët e mi të Letërsisë në shkollën fillore “Nazim Gafurri” në periferi të Prishtinës. (Ishte koha e “sistemit paralel” dhe e “shtëpive shkolla”). I radhita studentët, ua dhashë temat; ata filluan punën, kurse unë endesha mes bankave. Vërejta se kishte rënë numri i studentëve në atë afat. Lufta në Kosovë kishte marrë hov, kurse rrugët e Kosovës ishin shndërruar në arenë ku maltretoheshin njerëzit, veçanërisht të rinjtë, nga cerberët me uniformë.
Aty më lindi ideja për poezinë, të cilën e shkrova në klasë duke huazuar një fletë nga studentja që ishte në bankë të parë. Titullohet: PROVIMI. “Salla gjysmë e zbrazët. Pak studentë./ Cerberë në postblloqe rrugës për Prishtinë./ Mungon Drenica e Dukagjini… / Tani atje jepet tjetër provim”. (Prishtinë, 21 qershor 1998).
Ky provim, i atdhedashurisë dhe i dashurisë për dijen, nuk merr fund kurrë, madje as pasi përfundon jeta jonë fizike mbi këtë tokë.
Edhe një herë: faleminderit AAB për nderimin dhe organizmin e kësaj ceremonie, kurse juve, të dashur miq dhe kolegë, për vëmendjen me të cilën më dëgjuat.
Mirupafshim në takime të tjera!
Prishtinë, 22 maj 2024
(Fjala e Profesor Agim Vincës në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Profesor Nderi – Professor Honoris Causa” nga Kolegji Universitar AAB, mbajtur më 22 maj në mjediset e këtij Kolegji) / KultPlus.com