Sonte koncert nga Edona Reshitaj në “Schlachthaus Theater” të Bernit

Koncerti jepet sonte me fillim nga ora 21:00, menjëherë pas përfundimit të shfaqjes “55 Shades of Gay”, të Jeton Nezirajt, në të njëjtën skenë të teatrit “Schlachthaus Theater” në Zvicër.

Më 30 mars, në “Schlachthaus Theater” të Bernës do të jepet edhe koncerti i këngëtares dhe aktores nga Kosova, Edona Reshitaj.

Artistja e njohur për publikun kosovar, Edona Reshitaj, në muzikën e saj kombinon trashëgiminë e këngës tradicionale shqiptare me xhazin. Duke i riaranzhuar këngët e vjetra dhe duke i lidhur ato me muzikën bashkëkohore, ajo u mundëson gjeneratave të reja qasjen në muzikën tradicionale.

Biletat për koncertin që zgjat një orë, kushtojnë 15 franga. Me rëndësi: për koncert duhen siguruar bileta të veçanta, nuk vlejnë ato të shfaqjes! Për informacione më të hollësishme: https://www.schlachthaus.ch//albinfo.ch/ KultPlus.com

“Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, arti shqiptar në Bienalen e Venecias

Vepra e artistit Driant Zeneli “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, e kuruar nga Alicia Knock do të prezantojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti theksoi se prej më shumë se pesë vitesh prezantohet përtej kufijve në Bienalen e Venecias një Shqipëri tjetër, Shqipërinë e kulturës dhe të artit.

“E nisëm këtë rrugëtim me artistë të njohur ndërkombëtarë si Adrian Paci dhe Edi Hila dhe sot përfaqësohemi me një artist të ri si Driant Zeneli, po aq kërkues dhe ngulmues në hulumtimin e artit shqiptar dhe evropian, i cili na drejton drejt pyetjes:
‘Maybe the cosmos is not so extraordinary’- “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou”, në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris”, theksoi ministrja.

Por, a mund të bashkëjetojnë e mundura/realja dhe imagjinarja?

“Krejt padashur Drianti na çon drejt utopisë dhe ëndrrës përmes konceptit, ndërsa unë do të doja të kthehesha vite më parë, atëhere kur kjo qeveri, e drejtuar nga kryeministri Rama u angazhua që Shqipëria të marrë pjesë rregullisht në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të artit e kulturës si Bienalja e Venecias, e jo në mënyrë fragmentare siç kishte ndodhur para vitit 2013.
Nisim rrugëtimin edhe këtë vit duke i uruar suksese jo vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës që përfaqësohet me artistin Alban Muja!”, tha Margariti. 

Do të vijë një ditë kur do të bëheni prind i prindërve tuaj

Fëmijëria është një epokë e artë: jo vetëm sepse çdo gjë është një zbulim i pamasë për sytë tanë të fëmijëve, por edhe për shkak se kemi nënën dhe babanë për të na mbrojtur dhe për të na udhëhequr. Çfarëdo që na nevojitet, çfarëdo pengese që na del në rrugën tonë, ne e dimë se mund të mbështetemi tek to.Rritja, siguria që na japin është më pak; bota bëhet më e komplikuar dhe problemet nuk janë më aq të thjeshta për t’u zgjidhur. Por mbi të gjitha, ata, heronjtë tanë, fillojnë të humbasin “superfuqitë” e tyre, energjitë dhe forcën, për sa kohë që jemi, këtë herë ne duhet të kujdesemi për to.Është e vështirë të pranosh që prindërit plaken: prandaj, fillimisht jemi të acaruar nga ato kufizime të vogla të cilat, nga viti në vit i shohim të shfaqen tek ta. Ne jemi të vetëdijshëm se vitet kalojnë dhe flokët e tyre bëhen gri, rrudhat shfaqen në fytyrë, por duhet të pranojmë që ata nuk mund të reagojnë më si dikur dhe të zgjidhin kërkesat tona dhe nevojat e tyre. E pandërgjegjshmja jonë pretendon  të njëjtën vëmendje si kur ishim të rinj, të njëjtin rol mbrojtës të fëmijërisë, dhe zemërohemi kur kuptojmë se ajo mungon.Nëse harron një takim, nëse duhet të përsërisësh të njëjtën frazë më fort, nuk është nga pakujdesia ndaj nesh: ne gjithmonë do të mbetemi fëmijët e tyre në sytë e nënës dhe babait.

Pastaj, kur ne fillojmë të marrim parasysh këto ndryshime, shqetësimi fillon e shtohet, derisa sëmundjet e moshës së vjetër kthehen në një ankth që vetëm rritet. Dhe këtu, nga fëmijë, bëhemi prindër të prindërve tanë.Të kujdesesh për prindërit do të thotë jo vetëm të shikojmë shëndetin e tyre, por t’i mbajmë larg shqetësimeve dhe dhimbjeve, të mëdha dhe të vogla, të jetës. Pra, nuk i tregojmë prindërve tanë, për vështirësitë në familje; ne i zvogëlojmë problemet me fëmijët dhe i harrojmë ato të punës: me pak fjalë, e zbusim realitetin, lëmë mënjanë çdo pakënaqësi dhe ankth dhe e bëjmë më të menaxhueshëm-fizikisht dhe emocionalisht.

Ndërkohë, ne shtrëngojmë dhëmbët, sepse ajo strehë e sigurt që ata përfaqësonin nuk ekziston më, përveçse në kujtimet tona. Në vend të një zgjidhjeje për problemet, ne duhet të jemi të kënaqur me një buzëqeshje dhe një përqafim të pavetëdijshëm të vështirësive tona. Por ne e dimë se kjo është e drejtë dhe se ata në fund kanë të drejtën të ndihen të lodhur dhe të kujdesen për fëmijët e tyre.

Nga ana tjetër, le të ndihemi mirënjohës, sepse në këtë mënyrë mund t’ia kthejmë atyre pak nga ai kujdes dhe mbështetje që na kanë ofruar me kaq shumë dashuri; e bëjnë atë kohë të jetës së tyre që na kanë kushtuar, duke na konsideruar thesarin e tyre më të madh./Revista Psikologji

Berat, një festë të madhe tradite përcjellë nga të rinjtë

Trashëgimia shpirtërore është kujtesë, identitet, kulturë. Ajo është sa tradicionale aq edhe bashkëkohore kur vjen si një festë të madhe tradite e shprehur në të gjitha format e saj nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Sali Gjuka”, Urë Vajgurore.

Gojëdhënat e legjendat e Kalasë së Beratit dhe Urës së Goricës u interpretuan në formë dramatizimi. Rite dhe zakone të dasmës së rrethit përcollën vlerën shpirtërore të komunitetit.

Aktiviteti u ndoq nga prindër dhe gjyshër të cilët luajnë një rol tepër të rëndësishëm në përcjelljen e kësaj trashëgimie brezit të ri. Në përfundim nxënësit u vlerësuan dhe me certifikata./ata

Clark: Gligorovi më tha më 1999: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype-it, transmeton KTV.

Më tej, ai tregon se si Ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.

“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Clark.

Më 30 mars 1853 lindi Vincent van Gogh, piktor gjenial hollandez

Vincent Willem van Gogh (shqip: Vincent Villem van Gog) lindi më 30 Mars 1853 në Groot-Zundert te Breda, 29 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë) ishte një piktor hollandez dhe një nga themeluesit më të rëndësishme të modernes.

Vincent Van Gogh u lind më 30 mars të vitit 1853 në Groot-Zundest, një fshat i vogël në jug të Holandës. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarët e tij-shitësa veprash të artit. Edhe ai vetë nisi të punojë që në moshën 16-vjeçare në Hagë si një shitës i veprave të artit për kompaninë. Pikturat e tij patën qenë gjithnjë të errëta, por kohë pas kohe nisën të përkeqësoheshin deri më 1886, kur nisi sërish studimet në Cormon dhe u takua me piktorët impresionistë, mes të cilëve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistë, të cilët zgjidhnin ngjyra të çelura edhe ai nisi ta çelte disi paletin e të pikturonte me dorë më të vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumë nervoz e bënte atë njeri të vështirë. Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij.

Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.

Mes gjenialitetit dhe çmendurisë së Van Goghut

Një artist që lëkundet mes fesë, pikturës, dashurisë dhe çmendurisë. Një jetë në zgrip të varfërisë dhe një vdekje e papritur e mbetur mister, për t’u vulosur me përjetësi veprat e tij absolutisht të përsosura. Kur flitet për Van Gogh, nuk mund të mos flitet edhe për dikotominë gjeni-çmenduri, mishëruar më së miri në këtë motor të pikturës origjinale, unike.

Ekzistojnë mijëra hipoteza sëmundjeje. Ata që bazohen në biografi flasin për një lloj sëmundjeje veneriane, ose për sifilizin të trashëguar nga i ati, ose për skizofreni, depresion etj. Ata që bazohen në artin e tij, shohin në pikturat e tij karakteristika të përbashkëta me mijëra pacientë të tjerë që vuajnë nga sëmundje të trurit.

Me mjetet aktuale çdo supozim është i mundur, por asnjë nuk mund të jetë absolutisht i vërtetë. Ajo që na lejohet të themi është se arti i Van Gogh-ut është ndriçues dhe figura e tij e dobët, e vogël dhe vetmuar shpaloset në një realitet gjigant dhe të fuqishëm në historinë e artit dhe të ndjenjave njerëzore. Van Gogh lindi në Groot-Zundert, një fshat holandez, më 30 mars 1853, nga martesa e Theodorus van Gogh, pastor protestant, dhe Anna Cornelia-s. Ishte i pari i gjashtë vëllezërve, pas vdekjes së të parëlindurit të familjes, që mbante gjithashtu emrin e tij dhe që vdiq pas lindjes ekzaktësisht një vit para tij. Vincent do të kujtojë gjithmonë varrin pas shtëpisë, mbi të cilin shihte të shkruar emrin e tij. Ai ka pasur një fëmijëri të trazuar edhe për shkak të shetësimeve të herëpashershme të prindërve të tij dhe jeta e tij ngjan një ecjeje plor disfata ekzistenciale dhe sociale. Në vitin 1857 lindi vëllai Theodorus, i thirrur shkurt Theo, që do të kishte një rëndësi shumë të madhe në jetën e tij.

Udhëtimi në Evropë

Nga viti 1861 deri në 1868-ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent. Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”.

Predikues mes minatorëve

Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.

Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Ëasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para. Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet. Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë. Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e rij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.

Egoist për dashuri

Theo e ndihmon financiarisht dhe e nxit të vazhdojë me pikturën. Kështu, Vincent shkon në Bruksel dhe frekuenton shkollën e artit, ku njihet me shumë piktorë dhe duke u bërë në vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Në këtë periudhë realizon kopje të veprave të Jean-François Millet.

Në vitin 1881 dashurohet me kushërirën Kate, vejushë prej pak kohësh dhe me një fëmijë, po pa arritur të ketë një lidhje me të. Pas një kërkese për martesë, ai merr refuzimin e saj. I dëshpëruar Van Gogh djeg njërën dorë në flakën e një llambe duke kërkuar të tregojë forcën e dashurisë së tij. Duke refuzuar edhe një herë tjetër një ndihmë ekonomike nga prindërit e tij, Van Gogh riniset për në Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me të marrëdhëniet shkatërrohen, sepse Vincent nuk kishte dëshirë të punonte me gips.

Rikthim në shtëpi

Në këtë periudhë Vincent njeh një prostitutë rrobalarëse të alkoolizuar, Sien Hoornik (që do të jetë edhe modelja e tij) dhe shkon të jetojë me të dhe me djalin e saj. Shëndeti i saj fillon t’i hapë probleme dhe në këtë periudhë sëmuret nga gonorea. Lidhja e tyre mbizotërohet nga dehjet emocionale të të riut Vincent, i cili për shkak të egërsisë së jetës së tij do të mbetet gjithmonë i ngurtësuar në mes të çmendurisë dhe dashurisë më të pastër. Nga ky pasion i parë do të mbetet piktura e mrekullueshme “Sorroë”. Xhaxhi i tij bën një porosi për njëzet piktura peizazhesh. Kjo do të jetë vetmja punë e tij me porosi. Fillon të pikturojë me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vëllai i tij i paguan materialet. Dëshironte të martohej me Sien-ën, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshëm për t’u ndarë me të pas një viti bashkëjetesë.

Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”.

Parisi dhe piktorët e “Petit Boulevard”

Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr. Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të Petit-Boulevard, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të Grand-Boulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, Georges-Pierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s.

Ngjyrat e Arles-it

Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha. Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e natës” dhe “Shtëpia e verdhë”. Pikërisht gjatë qëndrimit në Arles ndodh një nga episodet më të diskutuara dhe dramatike të jetës së Van Gogh. Natën e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majtë dhe e çon në një shtëpi publike, për t’ia dhuruar një prostitute me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë shtrohet në spital me diagnozën e epilepsisë, alkoolizmit dhe skizofrenisë dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar.

Që nga ai moment Van Gogh do të ketë gjithmonë e më shumë kriza haluçinacionesh dhe do të shtrohet herë pas here në spital për t’u kuruar nga sëmundjet mendore. Në këtë periudhë pikturon “Iris” dhe “Pemët e qiparisit”. Pas krizës së fundit kurohet në maj të 1890-ës në Auvers-sur-Olse. Këtu njihet me mjekun-piktor që e kuron, Paul Gachet, të cilin e portretizon në një pikturë shumë të famshme. Pikturat e kësaj periudhe përshkohen nga një ndjenjë e fortë depresioni. Ndjeshmëria e tij e lë të plagosur pas çdo vështrimi dhe komenti, që njerëzit nuk ua kursejnë kurrë personave të çuditshëm.

Goditja fatale

Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar me një revolver nga një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Vdiq më 29 korrik dhe u varros një ditë më pas në po atë varrezë ku u qëllua. Në funeralin e tij ishin të pranishëm i vëllai Theo, doktor Gachet dhe shumë artisë. Arkivoli mbulohet i gjithi me luledielli. Pak muaj më pas, më 25 janar 1891, vdiq i vetëvrarë edhe i vëllai, Theo./voal

“Shqiponja e Xhakës”, u zgjodh si fotografia sportive e vitit në Zvicër

Për fotografinë më të mirë nga gazetaria sportive është shpërblyer Laurent Gillieron, i cili ka përjetësuar Granit Xhakën duke bërë shqiponjën.

Është bërë dje ndarja e çmimeve “Swiss Press Photo Award 2019”, për fotografitë më të mira  gazetareske të realizuara gjatë vitit 2018. Një juri e formuar nga fondacioni Reinhardt von Graffenried ka bërë nominimin e fotografive pretenduese për çmim, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch

Në kategorinë e fotografive nga aktualiteti, çmimin e ka fituar Stefan Bohrer me fotografinë nga një shpërthim i madh i zjarrit në portin e lumit Rajna në Bazel. “Kjo fotografi është edhe një citat vizuel për një klasik të fotografisë gazetareske”, ka thënë anëtari i jurisë, Koni Nordmann. Ai e ka vënë këtë fotografi në lidhje me atë të fotografit Thomas Hopeker, i cili ka fotografuar një grup të rinjsh që po kënaqeshin derisa në prapavijë po digjeshin kullat binjake (në Nju Jork, 11. 09.  2001).

Për fotografinë më të mirë nga gazetaria sportive është shpërblyer Laurent Gillieron, përcjell albinfo.ch. Ai ka bërë fotografinë e famshme në të cilën Granit Xhaka pas shënimit të golit kundër Serbisë në Botërorin 2018 në Rusi “e bën shqiponjën” dhe  nxjerr gjuhën jashtë.

Kjo fotografi është bërë e njohur shumë shpejt në gjithë botën ndërsa veprimi që pasqyron ajo, në Zvicër i ka shkaktuar kokëçarje të madhe Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe gjithë komunitetit shqiptar të këtushëm.

Të kujtojmë se fjala “Dopperladler” (Shqiponja dykrenëshe) që i referohet gjestit të bërë nga Xhaka, Shaqiri dhe bashkëlojtari i tyre, Lichtsteiner, vitin e kaluar ishte zgjedhur edhe si “Fjala e vitit 2018” në Zvicër.

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Bashkëshortja e të ndjerit Françesk Radi, ka vendosur që gjithë krijimtarinë dhe materialet muzikore të tij, t’i rrëfejë në një libër.

“Libri do të jetë i veçantë edhe për nga mënyra se si do të vijë tek lexuesi jeta dhe krijimtaria e kantautorit. Brenda botimit do të ketë materiale shumë interesante për historinë e muzikës dhe rinisë shqiptare të viteve ‘ 70 të shekullit të kaluari”, ka thënë Tefta Radi.

Një ndër historitë e treguara në këtë libër ka të bëjë me përshtypjet e këngëtarit të famshëm italian, Adriano Celentano. Miku i Françesk Radit, i ka treguar këngëtarit Italian një CD ku i ndjeri performonte këngët e tij. Celentano ka mbetur pa fjalë kur ka dëgjuar zërin e shqiptarit.

“Po ky jam unë, d.m.th., duhet të jem unë, d.m.th. nuk jam unë por një që më duket më mirë sesa të isha unë”, ka thënë Celentano për zërin e të ndjerit Françesk Radi./koha jone

Shqipëria, pjesë e projektit për format alternative të turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për projektin ”THEMA”, “Teknologjitë e Reja në Shërbim të Zhvillimit të Rrugëve Tematike Ndër-Rajonale”, ka marrë pjesë në “Takimin e dytë Teknik”, për këtë projekt në qytetin e Janinës.

Projekti “THEMA” synon promovimin e formave kulturore dhe atyre alternative të turizmit në të dy pjesët e zonës ndërkufitare Greqi-Shqipëri, si dhe rritjen e fluksit të turistëve për qëllime të turizmit tematik, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe inovative.

Në këtë takim u diskutuan aspektet e menaxhimit, pakoja e komunikimit dhe çështje të tjera teknike të tilla si zhvillimi i itinerareve tematike, “treasure hunting” si dhe pjesëmarrja në panaire.

Partnerë të tjerë në këtë projekt janë; Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Agjencia e Zhvillimit të Epirit, Shoqata e Hoteleve të Rajonit të Janinës dhe Prefektura e Gjirokastrës. /ata

Kosova gati për Bienalen e Venedikut, pretendohet të futet në mesin e më të mirëve në Venedik

Alberina Haxhijaj

Historia prapa Pavilionit të Kosovës të titulluar “Albumi familjar” ka filluar kur artisti Alban Muja ka shfletuar albumin e tij familjar. Ai 20 vite me parë ka qenë një refugjatë i cili ka jetuar në një kohë krize. Tashmë si përfaqësues i këtij Pavilionit, përmes video-instalacionit ku në qendër janë katër personazhe, ai po rikthehet prapa në atë kohë.

Sipas komisionerës së Pavilionit Arta Aganit, ky rikthim gërshetohet me temën e Ekspozitës së Bienales së Venedikut “Të rroni në kohëra interesante”, si ekuivalent i një mallkimi të lashtë kinez në të cilin i dëshirohet dikujt që të jetoj në kohë interesante që kanë të bëjnë me pasiguri, krizë dhe jostabilitet.  E sipas saj, kjo ndërlidhet shumë me kohën në të cilën jetojmë ne sot.

“Artisti Alban Muja është një artist i cili ka një karrierë të gjatë, veprimtaria e të cilit bazohet në hulumtimin e fenomeneve shoqërore të cilat pastaj bëhen diskutim përmes storieve individuale. Shpesh Albani është vet protagonistë i këtyre storieve dhe me këtë është artisti ideal i cili do të na përfaqësojë në Bienale”, u shpreh Agani.

Në Pavilionin e Kosovës, Muja do të paraqesë një video instalacion, përmes të cilit eksploron kujtimet personale dhe kolektive të luftës në Kosovë (1998-1999).

Kuratori i Pavilionit të Kosovs Vincent Honoré, njëkohësisht edhe drejtor i ekspozitave të MOCO, Montpellier CONTEMPORAIN, u shpreh se e rëndësishme për këtë Pavilion do të jenë emocionet që do të ngjallen tek vizitorët. Sipas tij,  ndërtimi i Pavilionit do të bëhet në atë mënyrë që njerëzit të cilët do e vizitojnë do të largohen me një ndjenja emocionale dhe estetike.

“Dëshirojë që të ju sigurojë që Pavilioni i Kosovës këtë vit do të jetë në mesin e Pavilioneve më të mira në Venedik. Kemi punuar me Albanin që disa muaj dhe kemi zhvilluar një koncept i cili do të paraqes disa çështje. Do të jetë një lidhje e historisë së përgjithshme për luftën e fundit në Kosovë, me histori personale. Do të jetë një adresim bazuar në histori të vërtetat kundrejt historive artistike, do të jetë po ashtu një prezantim i arkivës personale të artistit dhe historive familjare të tij. Puna ka të bëjë me krizën, mirëpo po ashtu është për historitë personale. Puna është një video-instalacion i cili do të sjellë tre portrete, tri video të cilat do të jenë një eksperiencë emocionale”, u shpreh Vincent Honoré i cili tha se për herë të parë artisti po adreson direkt çështjen e shtetit të tij.

Është një punë shumë personale dhe shumë e rëndësishme për artistin. Me shumë mundësi do të shënojë edhe një tranzicion për artistin, në mes të asaj që ai ka bërë më herët dhe asaj që ai do të adresojë me vonë”, theksoi ai.

Projekti i Mujës fillon me një përzgjedhje fotografish të marra nga fëmijët refugjatë gjatë luftës, imazhe të cilat janë botuar në gazetat dhe faqet e lajmeve në mbarë botën dhe janë bërë sinonim me luftën, dhe emblemë e kaosit, traumave dhe dhimbjes të cilat i janë komunikuar publikut ndërkombëtar. 20 vjet më vonë, Muja ndjek gjurmët e këtyre individëve, tani të rritur. Sipas artistit Alban Muja është e rëndësishme që këto histori të ndahen me të tjerët në kë rast vizitorë e Bienalës.

“20 vite me parë edhe unë kam qenë njëri nga refugjatët i cili ka pasur një të kaluar si shumica prej njerëzve në Kosovë dhe kemi besuar që ana humane e ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovës gjatë viteve 98-99 duhet me u tregu dhe u nda me një audiencë shumë të madhe siç është ajo në Venedik. Kemi vendosur që në një mënyrë me u tregu ngjarjet para 20 viteve që kanë ndodhë nëKosovë, përmes një projekti multimedial pa dashur me e diskutu anën politike, mirëpo gjithmonë pjesën humane. Ne nuk do të themi që ndoshta nuk ka diçka që mundet me u diskut aty edhe në anën politike, por ana humane është ajo që na ka interesuar neve me e nda me publikun”, u shpreh artisti Alban Muja.

Republika e Kosovës merr pjesë në Bienalen e Venecias me një pavijon kombëtar që nga viti 2013. Prezantimet e mëparshme përbëheshin nga prezantimet solo të punimeve të Petrit Halilaj (2013), Flaka Haliti (2015) dhe Sislej Xhafa (2017). Ministri i Kulturës Kujtim Gashi u shpreh se si ministër që dy vite ka rikthyer pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale pasi që e konsideron këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për promovimin e Kosovës.

“Artistët tanë po e promovojnë shtetin tonë më së miri nëpër ngjarje kulturore dhe janë pikërisht artistët të cilët po e bëjnë punën e sektorëve të tjerë, përkatësisht të ministrive dhe të atyre që janë kompetent për të promovuar shtetin siç janë ambasadat dhe ministria e jashtme. Jam shumë i lumtur që si ministër e kam përzgjedhur një artist që është i dëshmuar dhe besoj që kemi bërë një përzgjedhje shumë të mirë”, u shpreh ai.

Hapja e Pavijonit të Kosovës në Ekspozitën e 58-të Ndërkombëtare të Artit – La Bienale di Venezia do të bëhet më 11 maj 2019. Kjo ekspozitë do të përfundojë më 24 nëntor, 2019./ KultPlus.com

Zbulohet fosili i ariut 700 mijë vjeçar

Ky fosil ka një vjetërsi prej 700 mijë vitesh. Është zbuluar së fundi në qytezën argjentinase të San Pedros në veri të kryeqytetit Buenos Aires. Arkeologët, thonë se mbetjet i përkasin një ariu gjigant të species Arktoterium.

Këta lloj arinjsh kanë pasur një peshë prej jo më pak se 800 kilogramësh. Sipas ekspertëve, Arktoterium ka qenë ndër më të egrit e arinjve, si të asaj periudhe ashtu edhe të kohëve të sotme.

Shkencëtarët u shfaqën të habitur nga mënyrë tepër e mirë në të cilën ishte ruajtur kafka dhe kockat e tjera për qindra mijëra vite.

Mbetjet do të qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun e Paleontologjisë në San Pedro/Javanews./ KultPlus.com

As mbyllja e lojrave nuk do ia kthejë Kosovës fatin…

Shkruan: Nezir Kraki

As mbyllja e lojrave nuk do ia kthejë Kosovës fatin…

Sepse…këta që shesin moral e patriotizem duke mbylle lojra fati kanë vite që luajnë me fatin e Kosoves dhe të popullit të saj.

Janë ekspertë të mbylljes së fatit, jo të mbylljes së lojrave. 
•••

Përndryshe, s’ka nevojë te jemi gjeni për ta kuptu që fati fiktiv përmes lojës dhe bixhozit nuk i duhet Kosovës. Kosova ka nevojë urgjente për fat real e për shpresë.

Shtëpia Muze e heroit Hasan Ramadani rrezikon të shembet

Pavarësisht vlerës që mbart, kjo shtëpi për më shumë se 20 vite është pa përkujdesje institucionale.

Shtëpia “Qëndresë”, e heroit të kombit, Hasan Ramadani ka mbetur në mëshirë të fatit, duke rrezikuar të shembet dhe të zhduken artefaktet dhe dokumentet që gjenden në të, të cilat dëshmojnë luftën e fundit.

Kjo shtëpi madje shumë shpesh është vizituar nga liderë partiakë, por askush nga ta nuk mori ndonjë iniciativë për të bërë diçka, përcjellë Indeksonline.

Brenda shtëpisë së ish-luftëtarit që ra heroikisht duke luftuar me armikun serb më 7 gusht të vitit 1994 gjenden ende gjësendet e djegura, ndërsa janë mbledhur dhe disa dokumente të rëndësishme e imazhe të heroit Ramadani.

Shtëpia “Qëndrësë”, ndodhet në Shajkoc të Podujevës, ku edhe banorët e këtij fshati shpesh kanë kërkuar përmes thirrjeve e shkrimeve në rrjete sociale nga politikanë, por edhe nga vet kryeministri Ramush Haradinaj që të intervenohet sa më shpejt në këtë objekt.

Burimi: Ndertimi.info

Rita Ora përsëri në Kosovë, ajo po vjen për një mision

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkëpunuar me brendin e modës “Escada” për të ndihmuar gratë në Kosovë.

Siç shkruan “hollywoodreporter”, Rita dhe “Escada” kanë krijuar një çantë të veçantë në formë zemre e cila ka debutuar sot dhe do të kushtojë 1195 dollarë nëpër dyqanet e Escadas.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë që shitet për organizatën humanitare “Women for Women International” që ka synim të ndihmojë gratë viktima të luftës për të rikrijuar jetët e tyre, transmeton Koha.net.

Donacionet do të shkojnë për nismën e Orës që të ndihmojë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Rita Ora ishte largua nga Kosova në moshën njëvjeçare, ndërsa për këtë medium ka thënë se ka lidhje të forta me vendlindjen.

“Kthehem sa më shpesh që mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë ajo që vjet më parë u shpall ambasadore e vendit nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

“Isha e nderuar vjet më parë me këtë titull nga ish-presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë ajo duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në muajin prill për disa aksione humanitare me UNICEF-in.

NEW YORK, NEW YORK – MARCH 27: Rita Ora attends the launch of the ESCADA Heartbag by Rita Ora on March 27, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for ESCADA)

Armend Rexhepagiqi vjen edhe me një bashkëpunim (FOTO)

Artisti i njohur shqiptar Armend Rexhepagiqi si duket po kthehet fuqishëm në skenën kosovare, pasi që një bashkëpunim me një artist tjetër pritet të prezantohet së shpejti, shkruan KultPlus.

Pas paraqitjes së tij me këngëtaren Tuna, Armend Rexhepagiqi pritet të prezantohet edhe me një bashkëpunim tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtarin Mentor Haziri, i cili vet ka paralajmëruar që së shpejti do të vjen një bashkëpunim mes tij dhe Rexhepagiq.

Nëse bëhet fjalë për ndonjë paraqitje të përbashkët, apo për ndonjë kompozim, mbetet të shihet./KultPlus.com

DAM solli përmes Shaqir Hotit historinë e lashtë të okarinës dhe neglizhencën ndaj instrumenteve tradicionale

Alberina Haxhijaj

Sot, zhvillimi teknologjik është bërë shumë i rëndësishëm. Të ngjitur pas pajisjeve elektronike është bërë e zakonshme të shohësh njerëz gjersa kalojnë rrugës me çanta për këto pajisje. Një çantë të tillë klasike, ngjyrë të zezë, për laptop e mbanë edhe muzikanti 83 vjeçar Shaqir Hoti. Mirëpo, për dallim nga njerëzit e tjerë, në vend të laptopit, në çantë ai mbanë një copëz të  trashëgimisë muzikore të tij por edhe të Kosovës. Me dhjetëra okarina, fylla dhe madje edhe një gajde e punuar me material të xhaketës së djalit të tij, zënë vend në këtë çantë. Instrumente të cilat ai i luan shumë bukur dhe i ka realizuar vet.

Në çantën e tij, në mesin e instrumenteve frymore gjenden edhe kopje të okarinës më të vjetër të gjetur në trojet shqiptar, në Runik, instrument ky të cilin ai asnjëherë nuk e parë, pasi që u morë nga autoritet serbe gjatë pushtimit të Kosovës, mirëpo për të cilën ndjeu çdo herë një dashuri të jashtëzakonshme. Kjo dashuri e fuqishme e shtyri që të bisedonte me arkeologen Edi Shukriu, arkeologia e cila e pati në dorën e saj okarinën origjinale, në përpjeke për të mësuar më shumë sesi ishte origjinali në mënyrë që të krijonte një të tillë edhe vet. Një gjë të tillë ai e arriti pasi që ndërtoi okarinë nga argjira, druri e plastika, por edhe nga çdo material i fortë që i ra në dorë si lajthia e arra.

“Mund të them se kjo është një sëmundje, mirëpo një sëmundje e bukur. Çdo gjë që shoh dhe është e fortë mendoj sesi mund ta shndërroj në okarinë”, u shpreh Hoti duke buzëqeshur para të pranishëmve që erdhën për të dëgjuar historinë e tij sot, në “Shtatëmbëdhjetë” në kuadër të Festivalit DAM.

Shaqir Hoti është muzikant që tërë jetën ia dedikoi punimit e studimit të instrumenteve burimore, e në veçanti okarinës. Tash i pensionuar, jeton në Prishtinë dhe vazhdon të hulumtojë instrumentet tradicionale dhe të kompozojë për to. I lindur në Rogovë të Hasit të Prizrenit, (1936) në një familje me traditë në fushën e muzikës, Shaqir Hoti nuk e pat të vështirë lidhjen me instrumentet dhe muzikën. Pas ushtrimit të profesionit të mësuesit në Has, Hoti transferohet në Orkestrën e Radio Prishtinës si instrumentist profesionist, duke qenë se ai pa problem mund të interpretonte në instrumente me frymë, konkretisht në flaut dhe në ato me tela, çifteli.

“Në vendet tjera edhe në shkolla mbahet lënda ‘Instrumentet tradicionale’ kurse te ne kjo na mungon, dhe nga kjo rrjedhë edhe interesimi shumë i vogël. Kushdo që i ka dëgjuar meloditë tona dhe këngët popullore i ka vlerësuar shumë, pasi që fjalitë tona muzikore janë shumë konstruktive dhe të gjitha ato janë shoqëruar me këto instrumente, mirëpo për fakt të keq kujdesi mungon”, thekson Hoti duke vendosur mbi tavolinë punimet e tij.

Përveç çantës së veçantë që ka Hoti i njohur si Baca Shaqir, e ku mbanë me vete disa instrumente,atë shpesh mund ta shihni edhe me një bastun në dorë. Mirëpo bastuni i tij është po aq i magjishëm dhe intrigues sa është edhe puna e tij. Shkopi i gjatë i bastunit të tij shndërrohet në një fyell të cilit ai i bie pasi që ia largon dorëzën të cilin ja ka vendos për tu mbajtur për të. Krijuesi i mbi 1 mijë instrumentesh tregohet shumë kreativ me punimet e tij, ai ka krijuar edhe një okarinë në formë mollëkuqe. Madje duke eksperimentuar me këtë instrument dhe duke i shtuar vrima, këtë instrument ai e ka dërguar deri në oktavë.

“Instrumentet tona tradicionale janë duke u braktisur me të madhe pasi që njerëzit janë duke kërkuar instrumente të cilat kanë tingullin e vet, instrumente të fabrikuara dhe nuk dëshirojnë me u lodh me instrumente tona tradicionale”, shprehet Hoti. Mirëpo, sipas tij këto instrumente të vjetra popullore dhe meloditë e tyre mund të ri-aranzhohen dhe të vendosen brenda veprave të ndryshme moderne dhe me punë e dashuri, sipas tij ai gërshetim do jetë shumë i bukur.

Një modifikim të tillë e sheh si të rëndësishëm edhe festivali DAM, u shpreh muzikologia Rreze Kryeziu, e cila theksoi se përmes këtij diskutimi, festivali dëshiron që të ktheje vëmendjen tek tingujt e lashtë dhe te mënyra sesi ato mund të ndërthuren në kontekstin modern.

 “Sot kemi rastin që të njoftohemi me të vetmin instrument muzikor të gjetur në Kosovë e që është identifikues i kulturës për ne. Dëshirojë të theksoj se përveç problemeve ekonomike, politike, sociale, ne kemi edhe probleme të tjera të shumta sa i përket krijimit të një fondi të instrumentaliumit në shtetin tonë. Megjithatë, ka disa botime, hulumtues, muzikologë, historianë, arkeologë në Kosovë të cilët janë marrë me këto hulumtime dhe i kanë prezantuar dhe reprezentuar ato, mirëpo fatkeqësisht edhe ai fond i zbuluar e i promovuar nga ata mbetet akoma i debatueshëm”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër Brikena Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, u shpreh se një nga pikat kyçe për këtë organizatë është edhe trashëgimia kulturore dhe se ata do të vazhdojnë të promovojnë punën e Bacës Shaqir, mirëpo sipas saj këtë nuk duhet ta bëjnë vetëm organizatat por institucionet. Për të është shumë e rëndësishme një gjë e tillë pasi që Shaqir Hoti është i vetmi i cili punon okarinën dhe pas largimit të tij nga kjo jetë do të shuhet edhe ky instrument.

“Trashëgimia shpirtërore, përfshirja e muzikës, artit, e të tjerë që përbëjnë edhe pasurinë me të madhe të një shoqërie në Kosovë ka mbetur akoma pa vëmendje të mjaftueshme. Disa nga praktikuesit e trashëgimisë jo materiale, shpirtërore tashëm si Baca Shaqë janë mjaftë të vjetër në moshë dhe në mungesë të tyre dhe të aftësive që ata kanë, këto instrumente edhe do të zhduken”, tha ajo duke shtuar se prandaj kanë realizuar edhe takime e punëtori me njerëz të tillë në mënyrë që kjo pjesë e trashëgimisë të bartet edhe tek brezat e rinjë dhe të mbijetojë.

Aktivitetet në kuadër të edicionit të katërmbëdhjetë të Festivalit DAM do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim./ KultPlus.com

Pesë karaktere brenda një shfaqje, Imer Kutllovci me premierë në Paris

Në Teatrin “Étoile du Nord” të Parisit, më 4 prill do të prezantohet premiera e shfaqjes  “J’avait un pays autrefois”, ku në mesin e aktorëve, në këtë skenë do të ngjitet edhe aktori shqiptar Imer Kutllovci, shkruan KultPlus.

Imer Kutllovci ka njoftuar për KultPlus se kjo shfaqje që do të jepet premierë më 4 prill, dhe në repertorin e këtij teatri do të jetë deri më 13 prill, kurse përpos Kutllovcit, në këtë shfaqje luajnë edhe aktorët: Nicola Vial, Constance Gay, Andrea Nistor.

Kutllovci ka shpjeguar për KultPlus se regjisori Jean Christophe Blondel e ka bazuar këtë shfaqje në “21 scène de comédie” dhe romanin “Le Roi Pot”, të shkruara gjatë Luftës së Parë Botërore nga gazetari dhe filozofi Alain (Émile Chartie).

Alain “21 scène de comédie” e kishte shkruar në frontin e Luftës së Parë Botërore, ku përshkruan shoqërinë e asaj kohe, në formë e në thellësi, ngjashëm sikur do ta përshkruante më vonë Brecht në Luftën e Dytë Botërore.

“Nga këto dy tekste, regjisori në bashkëpunim me ne aktorët ka krijuar këtë shfaqje, që flet për pushtetin me shoqërinë, dhe për faktin se cili do të duhej të jetë raporti i shoqërisë me pushtetin, por edhe fuqinë e shoqërisë që mund ta ndryshojë pushtetin.

“Është një mundësi e mirë që nëpërmjet kësaj shfaqje të zgjojmë debat mbi paqen, Evropën, pushtetin, kapitalizmin, mediet…”, ka thënë Kutllovci, i cili ka njoftuar se e njëjta shfaqje më pas do të prezantohet edhe në qytetin Rouan.

Kutllovci në këtë shfaqje paraqitet në shumë karaktere si: mbretin, kapitenin, anarkistin, pastruesin dhe një ambasador. /KultPlus.com

Pranvera e bukur e Zonjave Shqiptare ne Tiranë

Shkruan: Flora Nikolla

Jam e gëzuar e ndihem mirë, kur shoh se zonja shumë te nderuara nga te gjitha trojet shqiptare por edhe nga bota , konfirmojnë nga dita në ditë , pjesmarrjen ne Konferencën Nderkombetare , “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”, një  nismë e marrë nga Albanian Excellence, në kuadër të  aktivitetetit të saj shumë planësh që po organizon për mbarëvajtjen e gruas panshqiptare nga viti 2016, kur në Nju Jork, nën  kujdesin e Presidentit Bujar Nishani, u nënshkrua , Memorandumi,  “Imazhi i të qënit grua në shekullin e XXI”.

Në emer të Albanian Excellence, i falenderoj nga zemra per pranimin e fteses sonë, për  të qënë së bashku në një konference tre ditore kushtuar gruas mbarëshqiptare ku do të diskutohen  dhe ku do të parashtrohen një tematikë shumë e larmishme idesh me një emerues të përbashkët gruan panshqiptare.

Zonja të nderuara që jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi por  edhe nga Preshevë,  Itali, SHBA , kanë konfirmuar deri më tani pjesmarrjen e tyre në këtë konferencë e  cila do të nise me një mbrëmje magjike në Kalanë e Tiranës , në  lokalin Shendeverë , për të vijuar më pas në një  ditë të plotë pune në Hotel Mak Albanian Hotel, ku orë pas orë do të tregohen, shpjegohen, përvijohen histori të vërteta suksesi zonjash kudo ato jetojnë. Por po aq bukur do të jetë dita e 16 prillit,kur të gjitha së bashku do të udhëtojmë drejt Shkodrës, në mikëpritjen e  Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, zonjës Voltana Ademi . Një ditë shkodrane,  ku sërish do vijojnë diskutimet sipas rendit të ditës  të planifikuar për tu organizuar nga Albanian Excellence.

Konferenca ndërkombëtare, “Vlera e të qënit grua në shekullin e XXI “,  është një mbledhje e nivelit të lartë me përfaqësuese të zonjave shqiptare të suksesit  nga e gjithë bota  dhe hapësira mbarëshqiptare me qëllim që të parashtrohen  dhe kërkohen politika të reja për të drejtat e gruas  shqiptare kudo ku është dhe jo vetëm , në të gjitha fushat e lartpërmëndura, si një aksion efikas në fuqizimin e figurës  së saj.

Nga kjo Konference do të krijohet Aleancës Globale  e grave shqiptare të suksesit  .

Vijimi i nënshkrimit të  memorandumit të nisur në vitin 2016  në  Nju Jork, “Te jesh grua ne shekullin e XXI”, Vijimi i nënshkrimit të  Peticionit në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale në shekullin e XXI si dhe shpalljen e Cmimit të Madh ,

“Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”.

Kjo Konferencë  do të shpallë Kongresin  e gruas shqiptare kudo është që do të organizohet në vjeshtën e vitit 2021.

Per gjate tre diteve do te jemi se bashku ne nje maratone idesh, mendimesh, bisedash , takimesh , buzeqeshjesh, miqesish te reja, vendimesh , nenshkrimesh, me nje ide te perbashket per te permiresuar qenesine e gruas panshqiptare kudo eshte

Mire se te vini ne Tirane dhe ne Shkoder ne datat 14 , 15 dhe 16 prill !!!

Jo vetëm për të qënë  së bashku e për t’u konturuar më mirë në jetët tona si gra, zonja, inteletuale, nëna dhe motra , por edhe se pranvera që na mbledh së bashku është  e bukur ne Shqipëri si mendja , zemra dhe fytyra e te gjitha zonjave  shqiptare !!!

Mirëse të vini !!!

Avokatja e parë shqiptare që vuajti burgun e Burrelit dhe përfundoi si fshesaxhie

Sapo ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, kishte marrë “Licenciee en Droit”.

Erifili Bezhani ishte një vajzë nga Vlora që po i ngiste me shpejtësi shkallët e karrierës në Francë, falë rezultateve të shkëlqyera në universitetet franceze. Pas dy vitesh në profesion, Erifili Bezhani do të kthehej në një prej avoktateve të spikatura në Francë. Gjatë ushtrimit të profesionit të avokates në Marsejë, në vitet 1941-1942, Erifili Bezhani u fejua me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fatkeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe ajo si “Profesore e D’Etudes Francaises“ në të njëjtin universitet, Erifili Bezhani, la pas gjithçka dhe e shoqëroi të motrën për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër i vitit 1943, kur dy motrat zbritën në Portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës, deri në vdekje.

Historia rrëfehet nga gazetarja Nini Mano, e cila e njeh historinë e Erifili Bezhani, nga babi i saj, kushëri i parë me Erifili Bezhanin.

Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944, vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qendër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të çlirimit, me fillimin e pushkatimeve të nacionalistëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik.

Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të vërteta demokratike.

“Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demokrateve, social-demokratët, etj.

Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj.

Andromaqi Nocka kujtonte: ”Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu sic duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin. Ishte me Dhimitër Paskon. U ulëm në një lokal dhe të dy, mbaj mend që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë, Erifili nuk më tërhoqi vëmendjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte çdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili, ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdimisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur, që shoqëronte argumentat rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj”.

Në 16 Maj 1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi i vitit, dënohet me 20 vjet “heqje lirie” nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në të 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat çnjerëzore. Ish i burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: ”Erifili u dënua pothuajse në të njetjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 femrat e para që u futën në burgun ferr të Burrelit. Më vonë, erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura”.

Drita Kosturi, në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burgun e Burrelit, përmend qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit: ”Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra, të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t’u rrëshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frida Sadedini e mjaft të tjera”. Pas lirimit nga burgu, për shkak të disa amnistive, Erifili Bezhani vazhdoi kalvarin e vuajtjeve të tjera. Nuk iu dha triska e Frontit, c’ka e shpallte në fakt “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjeçare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që i dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi në vendlindje regjimi komunist.

Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë ju mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidhi kontrata përkthimi me Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”; “Historia e teatrit “Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, Ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mëncurinë e saj, i hapën rrugën e kontratave.

Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Në mes të vitit 1958, mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë!

Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulçera, shtrohet me urgjencë dhe gjatë operacioni, dha shpirt. Ishte data 15 Shkurt 1959, kur mbylli sytë në sallën e operacionit, në spitalin e Tiranës.

Erifili Bezhani ishte vetëm 49 vjec, avokate, e diplomuar për Drejtësi në Francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si rrallë pak femra të shkolluara jashtë vendit./Marrë nga Kujto.al

Në ditën Botërore të Teatrit, regjisorët kosovarë kërkojnë vetëreflektim për të kuptuar rëndësinë që ka ky institucion

Alberina Haxhijaj

Sot në Kosovë, sikurse edhe në çdo vend tjetër të botës është shënuar Dita Botërore e Teatrit. Kjo ditë shërben edhe si një vetreflektim për të parë gjendjen e teatrit por edhe mundësitë e pafundme të cilat ai i ofron. Për të shënuar këtë ditë,  KultPlus ka biseduar me disa regjisorë, shfaqjet e të cilëve janë realizuar në teatrot të cilat veprojnë në Kosovë, duke përfshirë këtu Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Oda, Teatrin Dodona, por jo vetëm.

Regjisori Florent Mehmetaj për KultPlus është shprehur se në këtë Ditë Botërore të Teatrit do të kishte dëshiruar që në të ardhmen Teatri Shqiptar të ketë vendin, funksionin dhe vlerën që i takon në shoqëritë tona respektive.

“Përpara se ta listojmë edhe teatrin si një aktivitet të kohës së lirë, do të duhej të ndaleshim e të reflektonim për rolin e artit dhe teatrit në veçanti në shoqëritë tona. Shoqëritë e emancipuara kultivojnë të bërit teatër (dhe forma tjera artistike) për të kultivuar vetë shoqërinë, për të kultivuar qytetarinë, për të ngritur kualitetin e jetës së qytetarëve, duke i dhënë jetës shoqërore një zë kritik, një rishqyrtim, vlerë të shtuar dhe emancipim e ngritje të vetëdijes kolektive e shoqërore”, është shprehur ai.

Sipas regjisores Zana Hoxha Krasniqi,  27 marsi duhet të na shërbejë për të kujtuar që artistët teatrorë dhe publiku janë banorët e përkohshëm të Universit Teatror.

“Teatri është universi ynë paralel, ku artistët krijojnë momente të një realiteti artistik dhe unik që të krijuar nga gërmimet më të thella të shpirtrave tonë. E pikërisht në ditët më të errëta, ky realitet teatror na lejon që të jemi të ndryshëm, të lirë shpirtërisht dhe mentalisht dhe të bashkuar në krijimet tona”, tha ajo për KultPlus.

Në anën tjetër dramturgu dhe regjisori Naser Shatrolli u shpreh për KultPlus se do të donte që sot ti zë mëngjesi aktorët, regjisorët dhe komunitetin kulturor duke llafosur për rrjedhën e skenës teatrore, përderisa teatri do të ishte ç’ lodhje e madhe shpirtërore.

“Krijuesit teatror sot do të kenë një motiv të fort për tu takuar diku me njëri-tjetrin nëpër kthinat e xhepave të një kafeje të vogël teatrore, për të pirë një gorë birrë, një kafe të gjezves, ku do të diskutonin shtruar – ku jemi ne karshi botës dhe a na vetmjafton këtu ku jemi sonte! Do doja që sot ti zë mëngjesi aktorët, regjisorët, komunitetin tonë, duke llafuar për rrjedhën e skenës teatrore, përderisa teatri do të ishte ç’lodhje e madhe shpirtërore për këdo që flet me gjuhën e skenës parasegjithash. Andaj, në këtë ditë botërore, le të shkarkohen artistët nga bateritë e rutinitetit të tyre ditor – le të vishen me shije, dhe pak para mbrëmjes, të marrin një taxi – le ti thonë atij – na dërgo të lutem në teatër, meqë ka premierë botërore ne Teatër! Ky do të ishte mesazhi im për mbarë universin artistik! Urojmë në emër të shfaqjes – premierë botërore “Fabrika e Kukullave” e cila sonte jepet para para publikut të Prishtinës – Kosovës, enkas për të shënuar këta datë shenjtëruese, e kudo ndodhur në botën e moderuar por dhe në vende ku ka më pak teatër e mundësi për të frymuar kjo aromë e pashterrshme që quhet teatër”, u shpreh ai.

E  në këtë Ditë Botërore të Teatrit, regjisori Ben Apolloni u shpreh se do të dëshironte që vendi jonë të kuptonte rëndësinë e madhe që ka teatri.

“Teatri, si institucioni më i vjetër kulturor që ka krijuar njeriu, e që vazhdon të jetë institucioni kulturor më i rëndësishëm edhe në kohën tonë, shpresoj që edhe në vendin tonë të fillojë e të kuptohet rëndësia e tij! Shpresoj që iniciativat për themelimin e teatrove nëpër qytete si Kaçaniku, Fushë Kosova, Kamenica, Suhareka… të jetësohen! Teatri është simbol i qytetërimit të një vendi dhe uroj që të qytetërohemi sa më parë edhe ne”, u shpreh Apolloni për KultPlus.

Shënimi i Ditës Botërore të Teatrit është iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror (INT) të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezoni i “Teatrit të Kombeve” në Paris. Instituti Ndërkombëtar Teatror është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese./ KultPlus.com

Lotët e Niçes dhe një trill që mund të kishte ndodhur

Është tetori i vitit 1882 dhe Zhozef Brojeri, psikiatri i famshëm dyzetëvjeçar, mjek personal në Vjenë i arstistëve dhe filozofëve si Brahms, Brucke dhe Brentano, ndodhet në Kafe Sorrento në shoqërinë e një gruaje të re që nuk e njeh, por që e thirri për një “çështje urgjente” nga ku do të varet “fati i filozofisë gjermane”. Quhet Lu Salome dhe ka një bukuri të pazakontë: ballë i plotë, mjekër e skalitur, sy blu të shndritshëm, buzë sensuale dhe flokë biondë në platin.

Megjithëse bënte ftohtë, hoqi peliçen dhe duke e parë drejt e në sy i thotë se trembet për jetën e mikut të saj: Fridrih Niçes, mendimtarit gjerman i cili sipas kompozitorit Vagner i kishte dhuruar botës një vepër të pashoq.

“Shpirti i njeriut ndërtohet nëpërmjet zgjedhjeve të tij.”

Niçja pranon të kurohet nga doktor Brojeri, ama zgjedh një mënyrë krejt tjetër të trajtimit, ashtu si asnjë më parë. Vuan nga një migrenë e fortë, por që e ka burimin te stresi kronik dhe hipervigjilenca, që ia trazojnë shpirtin, por i nxisin mendjen për të shkruar ato që do të ishin më pas kryeveprat e filozofisë botërore. Niçja është i bindur se vepra e tij i përket një kohe tjetër, e në këtë mënyrë autori Irvin Yalom ka dhënë mesazhin se me të vërtetë vepra e Niçes ende nuk ka shteruar, pasi gjithmonë është temë debati në diskutimet mbi filozofinë.

“Ç’është miqësia? Dy njerëz që bëhen bashkë në kërkim të një të vërtete më të madhe.”

Dialogu imagjinar mes Zhozef Brojerit dhe Fridrih Niçes zhvillohet jo vetëm në zyrë, por edhe duke shëtitur apo duke pirë një kafe. Ata përfundojnë të bëhen pacientë të njëri-tjetrit, pasi për pikëpyetjet që ngrinin Niçja ofronte aspektin filozofik ndërsa Brojeri atë psikanalitik. Si do të ndryshonte psikanaliza nëse me të vërtetë Niçja do të pranonte të kurohej nga Brojeri dhe këta dy personalitete të viteve ‘800 do te takoheshin? Askush nuk e di, mund të bëjmë vetëm hamendësime.

“Jetoni kur ndiheni i gjallë. Vdekja e humbet tmerrin e saj kur njeriu vdes pasi e ka konsumuar jetën e tij. Vdis në kohën e duhur!”

Njohës i mirë i filozofisë, autori i librit Yalom nëpërmjet dialogjeve imagjinare mes dy personave realë si Niçja dhe Brojeri ku herë pas herë përfshihet në bisedë edhe djaloshi i ri Zigmund Frojd, zbërthen në mënyrë të thjeshtë filozofinë e Niçes mbi të vërtetën, mbi marrëdhënien tonë me tjetrin, mbi mendimet dhe veprimet, mbi gratë, mbi mënyrën se si duhet ta konceptojmë jetën dhe format me anë të së cilave duhet të kuptojmë vetveten.

Janë pafund pyetje që ngrihen në bisedat mes tyre, të cilat marrin përgjigje respektive nga filozofia dhe psikanaliza, por gjithmonë lënë një shteg për interpretimin e vetë lexuesit. Ajo që është e vërtetë, është se në fund të viteve ‘800 kur këto biseda imagjinare janë bërë, psikanaliza nuk kishte lindur ende. Niçja nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e saj, por puna dhe njohja nga afër me Brojerin do të nxisnin Zigmund Frojdin që të zhvillonte psikanalizën.

“Është më e lehtë, shumë më e lehtë t’i bindesh dikujt tjetër se sa të komandosh veten.”

Në të vërtetë, Niçja për pjesën më të madhe të jetës vuajti nga një sëmundje e rëndë, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në vitin 1889 nga sifilizi për të ndërruar jetë në vitin 1900. Mes miqve që takonte në Europë, me siguri dikush mund ta kishte bindur që të vizitohej te doktor Brojeri në Vjenë, por kurrë nuk ndodhi. Libri është ndërtuar mes letrave autentike që Vagneri i drejton Niçes dhe marrëdhënies reale që ky i fundit ka pasur me Lu Salomenë, një dashuri të parealizuar kurrë. Ashtu si edhe autori Irvin Yalom thotë në pasthënie, “Historia është trill që ka ndodhur. Trilli është histori që mund të kishte ndodhur.”

Përgatiti: Erjon Uka/Tiranapost.al

Ne shqiptarët shtëpinë e mbajmë xixë, por sapo kalojmë derën i hedhim mbeturinat kuturu

Meri Zeneli

Është e njohur gjerësisht ndër ne, por tashmë edhe për të huajt që vizitojnë Shqipërinë, pastërtia dhe rregulli që mbizotëron në banesat tona apo hapësirën tonë private. Sapo këmba të shkel në hapsirat e përbashkëta (Publiken) normat e pashkruara të pastërtisë, mbajtjes së shtëpisë në rregull apo kujdesit që duhet të tregosh në të veshur qoftë edhe për të shkuar tek fqinji përballë, bien nga piedestali i adhurimit. Nëse privatja është e pastër, e rregulluar për së mbari me modelin e fundit të lambadarëve, setit të divanave apo modelet e fundit të veshjeve, çantave e këpucve, publikja është e zhytur në kaos, mbeturina të çfarëdolloji, materiale nga më të ndryshmet të hedhura kuturu. Një kontradiktë fatale përshkon marrëdhënien e publikes së dukshme dhe privates së kyçur mbarapa mureve të pallateve apo shtëpive njëkatëshe, e cila zor se mund të shihet edhe nga mysafiri i rrallë i ditëve të sotme.

Publikja e zhubrosur, e fëlliqur e shpërfytyruar nga veriu në jug e lindja në perëndim, është lënë në mëshirë të fatit, të vuajë pasojat e veprimeve të cilat nuk ishin diktuar nga ajo, por nga dora e kalimtarëve të kësaj bote. E atyre njerëzve të cilët jetojnë në një hapësirë tokësore prej 28 mijë km/2 dhe kanë një urrejtje të pashpjeguar ndaj publikes. Dëshmi të gjalla të kësaj urrejtje që buron nuk e di se ku, janë mbetjet që gjenden në çdo trotuar apo rrugë të kryeqytetit (qyteteve e fshatrave) tonë. Ndoshta punonjsëve të pastrimit, për shkak të mbilodhjes dhe pagjumësisë mund t’i kenë humbur nga shikmi copa të vogla prej letre, por jo qeset plastike, të hedhura nga xhami i një makine apo dritarja e një pallati. Ndoshta është edhe faji i punonjësve të pastrimit të cilët nuk e kanë bërë detyrën e tyre si duhet (që dyshoj!), a thua vallë se është po ashtu faji i punonjësve të pastrimit që hyrjet për në Shqipëri në rrugë tokësore, zgjidh cilën do doganë të duash, janë të zhytura në pisllëk. Qese plastike të varuara mbi degët e pemëve apo thjeshtë të gjendura në anë rrugësh, duna inertesh në shkretëtirën e tokave bujqësore të lënë dierr, konstelacione yjore me shishe qelqi apo male rëre që kanë tharë e shkrumbosur buzët e lumenjeve. E për të mos folur për pyjet e dendura me ferra e kallama ku gëlon jeta e eger e tytave të armëve të gjahut dhe sëpatave të druvarëve ndërkohë që përkundruall lulëzojnë lule të rralla guroresh.

Përpjekjet e dështura për të zbukuruar fasadat e ndërtesave shumkatëshe të cilat i mohojnë banorit të vendit me 28 mijë km2 kontaktin me tokën, me bimësinë, me të kaluarën e “larg qoftit” nuk i shërbejnë as gjeneratave që do vijnë, as turistit të sotëm. Ku mbetjet plastike apo simotrat e saj zbehin me shumë fines zhurmën e kazanave dhe legenave të “Shqipërisë Turistike” apo të kaq turistëve e aq turistëve që kanë hyre e dalë, të qeverive të shkuara e të tanishme. Lehtësisht xhelozojmë për vendet e perëndimit dhe vjellim vrer e helm për atë vendin që me duart tona e kemi ndotur, poshtëruar dhe shkatërruar duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja dhe duke ja mëveshur SHTETIT, duke ja kaluar përgjegjësin përsëri vetës tonë por me terma të publikes. Flasim lartë e poshtë për politikat që po ndjek Q(n)everia, hartojmë programe politike, marrim pozicione të çfarëdollojshëme por harrojmë se vendimet e Q(n)everisë, janë reflektim kryekput i sjelljes tonë ndërkohë që qeverit ndryshojnë mbetjet/pisllëku dhe urrejtja mbushin gjithnjë e më shumë hapsirat publike.

Mendon se kjo ishte e gjitha por jo, nga publikja jofrymore kalojmë tek tjetri i padëshiruar dhe mohimi i të drejtës së jetës. Ku nga zotërit e plehrave, jemi kthyer në mohues jetësh.Loading…

Michelle Obama shet 10 milionë kopje të librit

Libri i Michelle Obamas është në “rrugë të mbarë” për tu bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të tij.

“Becoming”, botuar 5 muaj më parë, tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje, ka thënë Bertelsmann.

“Ne besojmë se ky libër do bëhet autobiografia më e suksesshme ndonjëherë,, ka thënë Thomas Rabe, shefi ekzekutiv i firmës gjermane.

Firma pagoi 60 milionë dollarë në 2017 për të drejtat e librit, së bashku me atë të ish presidentit amerikan Barak Obama.

Libri i ish presidentit nuk është botuar ende.

Sipas raporteve aktualisht libri i ish Zonës së Parë është aktualisht i 11-ti në listën e 20 biografive dhe autobiografive më të mira.