Kryeqyteti i Prishtinës do të mbushet nesër me atmosferën festive të më shumë se 30 artistëve të ftuar nga Kosova e Shqipëria. Me zërin, talentin dhe veçantinë e tyre artistike, këngëtarët shqiptarë do të performojnë për katër ditë radhazi përpara një publiku të gjerë, në festivalin e birrës “BeerFest Kosova”.
“Beerfest Kosova” është bërë tradicional me organizime që nga viti 2013, por këtë vit, ndryshe nga herëve të tjera, pritet që ky festival të arrijë kulminacionin e tij duke krijuar një program me përmasa ndërkombëtare.
Ledri Vula, Alban Skenderaj, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, La Baresha, Shpend Hysa, dhe Nardi & Friends Biggby janë artistët që do të performojnë ditën e parë të festivalit duke nxjerrë atë ëmbëlsinë e festivalit në pah, kështu, duke vazhduar me të njëjtin ritëm edhe për tri ditët e mbetura.
Dita e parë do të jetë fillesa e gjithçkaje, krijimi i gjallërisë dhe zhurmës pozitive në atë hapësirë festive.
Me një artist shumë të dashur për publikun, të njohur me këngët e tij,ditën e dytë do të nisë programin, Yll Limani, ku më pas do të pasojnë edhe David Dreshaj, Caboo, OffChestra, Ndriçim Gazija, Nardi&Friends dhe Biggby janë artistët e tjerë që do ti ngjiten skenës së këndimit duke shkrirë çdo qelizë të tyre për ti risjell publikut vetëm një gjë “Kënaqësi, pozitivitet e të qeshura pafund”.
Dita e tretë e festivalit, do të rigjallërohet me zërin e fuqishëm të Dafina Zeqirit, e cila do të nxjerrë shpirtin prej artisteje vetëm për të krijuar komoditetin më të madh për të gjithë artdashësit e muzikës së saj.
Bashkë me Dafina Zeqirin, skenës do t’i bashkëngjitën edhe artistët e tjerë si: Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Cerkini dhe Nardi & Friends Biggby.
Përmbyllës të mbrëmjeve janë Mc Kresha me Lyrical Son, zëri i të cilëve si shpesh herë ndez flakë zëmrat e publikut.
Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Zanzi Band dhe Bibggy janë artistët e tjerë të cilët do të performojnë në natën e fundit të festivalit, duke rikthyer çdo entuziazëm si natën e parë.
Përveç muzikës, birrave dhe ushqimit, publiku do të ketë rastin të jetë edhe pjesë e lojërave të ndryshme, si: Board Games, Beer Pong dhe Beer Olympics.
Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Alban Skenderaj, Yll Limani, Dafina Zeqiri, Diona Fona, Adrian & Xhurim Dema, La Baresha, Shpend Hysa, dhe Nardi & Friends Biggby, David Dreshaj, Caboo, OffChestra, Ndricim Gazija, Dren Abazi, Ya Nina, Dandara, Erëza Cerkini, Nita Latifi, Shpat Deda, Secret 47, Groove Soldiers, Zaznzi Band dhe Bibggy, janë artistët pjesëmarrës të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Birrës.
Kujtojmë qe “BeerFest Kosova” do të mbahet me fillim nga data 7 deri me 10 korrik, në pjesën e parkingut, prapa Pallatit të Rinisë./ KultPlus.com
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës që për një javë solli këngëtarë e ansamble nga të gjitha trojet shqiptare dhe ato të diasporës, ka prezantuar edhe copëza arti edhe përtej valles e muzikës, shkruan KultPlus.
Florian Canga e Gentiana Ramadani përgjatë tri mbrëmjeve të fundit të këtij festivali, kanë realizuar një projekt shumë të veçantë, të cilët kanë përzgjedhë fotografi të Marubit, vepra të Kolë Idromenos, dhe krijimtarisë së thesareve të dy të parëve i janë bashkëngjitë edhe veprat e artistes nga Kosova, Dafinë Vitija.
Për këtë spektakël në muret e Kalasë së Gjirokastrës ka kontribuar edhe Fatmir Krypa, Muzeu Marubi, Galeria Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Për këtë përzgjedhje të veprave të Dafinës ka shkruar vetë autorja, e cila është shprehur të jetë e nderuar që veprat e saj janë përfshirë në një linjë me dy emra kaq të mëdhenj të kulturës shqiptare.
KultPlus më poshtë ju sjell të plotë njoftimin e Dafina Vitisë, e cila shprehet të jetë e nderuar.
Për 3 netët e fundit radhazi të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër, Gjirokastra shëndriti në një spektakël hipnotizues dritash si kurrë më parë.
Përpos artistëve të fotografisë si Marubi dhe atij të pikturës Kolë Idromeno ishin dhe krijimet e mia / arti im që u vu mbi kalanë e Gjirokastrës dhe Xhaminë e vjetër të Pazarit duke dhuruar një spektakël frymëzues mes traditës, arkitekturës, artit dhe kulturës të shkrira në drita dinamike shumëngjyrëshe.
Për herë të parë Gjirokastra morri formë tjetër mes teknologjisë së avancuar dhe traditave tona për të krijuar një shfaqje mahnitëse.
E kjo nuk ishte thjesht një shfaqje por shpirti i qytetit, i ndriçuar.
Më shumë se një event ‘Gjirokastra shndrin’ ishte një valle e dritës dhe hijes, që i bënin serenatë historisë së bukur të këtij qyteti të magjishëm. E nderuar të isha pjesë e një festivali që na rikujton dhe freskon historinë dhe gjenezën tonë të pashoqe.
Falemnderit ideatorëve dhe realizuesve @floriancanga @gentianaramadani që bën të mundur të isha pjesë e kësaj ngjarje./ KultPlus.com
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte Harjulla Çeku ka vlerësuar atletët kosovarë që u treguan të suksesshëm në Olippiadën Speciale në Berlin 2023, shkruan KultPlus.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të ministrit Çeku.
Këta atletë specialë janë krenaria e shtetit tonë
Takim plot pozitivitet me Florentin, Artën, Lirikën dhe Leartin të cilët u kthyen nga Olimpiada Speciale në Berlin 2023 me tri medalje, një të artë në hedhje të gjylës, një të argjendtë në 400 metra vrapim dhe një të bronztë në 100 metra vrapim.
Mbështetja e institucioneve do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që sa më shumë femijë e të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale të kenë aktivitet të rregullt sportiv e fizik për zhvillimin e mirëqenies së tyre shëndetësore dhe shoqërore./ KultPlus.com
Sivjet shënon edicionin e 70-të, dhe konsiderohet si një ndër festivalet më prestigjioze në rajon, dhe pikërisht në Festivalin e Pulës, Produksioni “Buka” që udhëhiqet nga Fatmir Spahiu do të prezantohet me filmin “Escort”, film ky bashkëprodhim mes Kosovës, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan KultPlus.
KultPlus më poshtë ju sjell njoftimin e plotë të Fatmir Spahiut, i cili poashtu ka edhe rol në këtë film.
“Buka” per here te dyte rresht ne Festivalin e filmit ne Pula, kesaj radhe edicion jubilar, i 70ti
Filmi “Escort” bashkeprodhim i Kroacise, Maqedonise se Veriut dhe Kosoves, shikuesit mund ta shohin me daten 18 Korrik ne ora 21:30 ne Arenen Antike ne Pula.
Ne film, ne role te ndryshme paraqiten aktor te shkelqyeshem Kosovar, si Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimaj, Fiona Gllavica, Bashkim Alaj dhe unë.
Bashkeatedhetaret qe jetojne ne Pula dhe ne pergjithesi ne rajonin e Istries, jane me se te mireseardhur.
Experiencen qe na dhate me pritjen e vitit te kaluar me filmin “Illyricvm” nuk do ta harrojme kurre, andaj menzi presim takimin e radhes!
Filmi eshte subvencionuar nga qendrat filmit ne Kroaci, Maqedoni dhe Kosove.
Hrvatski Audiovizuelni Centar
Qendra Kinematografike e Kosoves
Agjencia e filmit ne Maqedonine e Veriut
Poashtu eshte sponzorizuar edhe nga kompania tashme boterore e paisjeve mjeksore dhe farmaceutike “YessPharma”
Realizimi i keti filmi ka dhe pjesen e vet tragjike, regjisori Lukas Nola, vetem disa jave pasi kishte perfunduar montazhen e filmit, ndrron jete.
Kasta Kosovare eshte jaashtezakonisht mirenjohese dhe nuk do ta harroj kurre qasjen profesionale dhe miqesore , shpirti i Lukasit u prehte ne paqe.
Ministria e Kulturës ka njoftuar se ditën e nesërme do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren. Ngjarja do të zhvillohet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit me fillim nga ora 18:00, shkruan KultPlus.
Qëllimi i këtij lokaliteti është vënia në pah e dëshmive për ekzistencën e qytetit të Prizrenit që nga shekulli i IV-të, si dhe promovimin e nxitjes së planifikimit urban gjithëpërfshirës, përmes rigjenerimit urban të hapësirës.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.
Kujtojmë që hapja e lokalitetit arkeologjik të Prizrenit do të bëhet nesër, me datë 7 korrik, në ora 18:00 deri në 21:00./ KultPlus.com
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka hapë konkurs oër angazhim në institucionin e Operës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut” të kompozitorit Rauf Dhomi, dhe sipas këtij konkursi kërkohen 55 instrumentistë, 40 koristë dhe 6 solistë.
Konkursi është i hapur deri më 31.07.2023, ora 16:00, kurse aplikacionin mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të MKRS-së, teksa konkursin e plotë mund ta lexoni këtu https://shorturl.at/fQZ05./ KultPlus.com
Krijimtaria unike e katër artistëve kosovarë, e krijuar para dy dekadash në Kassel, u rikthye mbrëmë furishëm në Kosovë. Ekspozita “Grykat e Ballkanit” me artist Dren Maliqi, Driton Hajredini, Merita Harxhi-Koci, Jakup Ferri dhe kuratorin gjerman, Thibaut de Ruyter, paraqesin më së miri realitetin e dikurshëm me udhëtim deri tek e sotmja, shkruan KultPlus.
Fotografitë, videot dhe instalacionet e vendosura në objektin e “Galerisë 17” zbulojnë më së miri brendësinë e veprave e mesazhin e fshehur në to.
Përmes këtyre veprave artistike synohet vënia në pah e ndryshimit ose jo, të artit vendorë brenda këtyre dy dekadave.
Nga ekspozita madhore e vitit 2003, me përmbledhje prej 90 artistëve nga e gjithë bota, me 7 shqiptarë në mesin e tyre, mbrëmë prezantuan vetëm katër nga ta. Artistët risollën edhe njëherë krijimtarinë e vet, vetëm se këtë herë, para publikut shqiptar.
Hapësira e vogël e galerisë u plotësua me madhështinë e veprave të këtyre katër artistëve të mëdhenj duke u mbushur me frymë nga prezenca e adhuruesve të një arti të tillë.
Interesant dukeshin edhe dy stolet kafe me material prej druri të vendosura në këndin e ekspozitës, por edhe më interesant ishte fakti se vendosja e tyre nuk ishte e krejt e rastësishme.
Kuratori i kësaj ekspozite, Thibaut de Ruyter, pas një vizite në Muzeun Etnologjik të Kosovës i kishin ngelur sytë në stolat e vendosur aty, andaj përfundimi nuk kishte si të ishte ndryshe, pos rikrijimit dhe vendosjes së tyre brenda hapësirës ekspozuese.
Kuratori gjerman, Ruyter, u ndje shumë i lumtur që pati rastin të kurojë veprat e katër artistëve, të mjeshtëruara mirë nga secili, pa dallim.
Ruyter tha për KultPlus se edhe pse kanë kaluar 20 vjet që nga shfaqja për herë të parë e kësaj ekspozite, prapë se prapë një krijimtari e tillë me vepra kaq të mira i ka qëndruar kohës pa humbur aktualitetin e saj.
“Pika fillestare e kësaj ekspozite ishte 20 vjet më parë dhe punimet që po shfaqim sot janë ende aktuale, andaj për mua janë shumë të rëndësishme. Unë mund të them që një vepër arti e mirë është një vepër që ka një kohëzgjatje deri në fund, dhe ajo kalon me vite dhe vite.” – u shpreh Ruyter.
Ruyter gjithashtu tha se edhe pse interpretimi i veprave të artit ka ndryshuar paksa, prapë se prapë funksionet e veprës artistike dhe estetika e saj vazhdojnë të jenë të vlefshme sot.
Merita Harxhi-Koci, artistja e njërës vepër të ekspozitës së shpërfaqur mbrëmë dhe njëkohësisht disenjatore e modës, tha se veprën e saj e ka paraqitur me një qëllim te caktuar duke dashur të prek një fenomen “Gruan shqiptare dhe forcën e saj”.
“Në Kosovë gratë kanë qenë gjithnjë te anashkaluara, andaj, unë si artiste me krijimtarinë time jam munduar që të vërtetoj të kundërtën, t’iu tregoj njerëzve se edhe gratë janë të zojat në udhëheqjen e një shteti dhe se shteti nuk është i rezervuar vetëm për burrat.”- theksoi ajo.
Sipas Harxhit-Kocit, edhe gratën kanë të drejtë të marrin pjesë jo vetëm në politikë por edhe jashtë saj, në çdo sferë dhe se tërë atë kauzë e ka shfrytëzuar si një formë për ndryshimin e një realiteti të atëhershëm.
Sfidat janë të pranishme gati në çdo rast e sidomos kur punët janë të rëndësishme, e ato mundohen të sjellin diçka në pah. Artistja Harxhi-Koci, tregon se sa ka qenë i vështirë krijimi i veprës së realizuar nga ajo, në ekspozitën e parë të kësaj tematike.
“Problemin më të madh e kam pas te posteri, ku më është kërkuar që të dukem shumë serioze dhe njëkohësisht bindëse në mënyrë që të krijojë një influencë të madhe tek njerëzit dhe të votohem nga ta si Presidente e Kosovës”, ka thënë Koci.
Si përfundim, Harxhi-Koci kishte grumbulluar 58.8% të votave duke u bërë njëherazi edhe Kryetare e Kosovës, që do të thotë se qëllimin veçse e kishte arritur, duke bërë njerëzit ta besojnë misionin e saj.
Tashmë, Merita është një disenjatore e njohur në fushën e modës dhe vazhdon ta ruajë me fanatizëm artin e saj, por se cila ka qenë arsyeja e ndërprerjes së veprimtarisë së saj para 20 viteve dhe se a ekziston mundësia për një rikthim, ka folur ajo për KultPlus.
“Arsyeja kyçe se pse nuk kam vazhduar të merrem me krijim ka qenë për shkak të kujdesit për fëmijët dhe njëkohësisht udhëtimet e shpeshta që duheshin bërë atë kohë, për shkak të ekspozitave. E kam parë që ka qenë e vështirë të jesh njëkohësisht një nënë e mirë dhe artiste e mirë. Andaj kam vendosur ta lë anash për një kohë, dhe jo përgjithmonë, sepse tash u bënë 20 vite pas dhe unë sapo morra pjesë një ekspozitë”, përfundoi Harxhi-Koci.
Tutje, artistja Harxhi-Koci, tha se shpreson që së shpejti të ketë mundësinë të rikthehet edhe në atë botë që dikur i’u desh ta lë anash.
Ndërkohë, Driton Hajredini, artisti tjetër, vepra e të cilit u paraqit mbrëmë para publikut të Kosovës, rikujtoi ekspozitën e parë te tij duke e krahasuar me këtë të fundit. Njëherazi, bëri të ditur edhe për sfidat që i është dashur të kalonte përgjatë një rrugëtimi të tillë, deri në arritjen e finalizimit të punës së tij, të cilën e vulosi me këtë “vepër arti”.
Hajredini tha së kësaj ekspozite të paraqitur mbrëmë para publikut shqiptar i janë paraprirë edhe dy të tjera me tematikën “Arti në Ballkan”. Ai përmendi, Harald Szeemann, njërin ndër kuratorët më të mëdhenj në botë i cili kishte filluar të vij nga Perëndimi në Ballkan, ndërsa, kuratori tjëtër, Rene Block, vendosi të bëjë të kundërtën, të shkoj nga Lindja në Perëndim.
“Unë pata vendosur të hulumtoj se kush janë këta kuratorë dhe bëra hulumtime edhe për Rene Blockun. Ai i takonte një rryme “fluksus”, rrymë e cila është total antipikturë sa që nganjëherë ka pasur edhe organizime në formë demonstrate për ndërprerjen e pikturimit”, theksoi Hajredini.
Hajredini gjithashtu tha se ekspozita e parë e këtij lloji “The gorges of Balcan” ka qënë ekspozita më e madhe që në atë kohë këta artist të rinj kanë mundur ta ëndërrojnë, kjo për faktin se kjo ekspozitë ka qenë ndër ekspozitat më të mëdha në botë me një përfshirje të një numri të madh të artistëve nga e gjithë bota në të.
“Për neve ka qenë ekspozita më e madhe qe kemi mund ta ëndërrojmë si artistë të rinj, që me qenë pjesë e ekspozitës më të madhe në botë, me përfshirje prej 88 artistëve”, shtoi ai.
Hajredini nuk la pa cekur edhe një pjesë nga historia e realizimit të instalacionit fillestar të para 20 vjetëve e që në fund rezultoi me ekspozimin e veprës së tij para qindra njerëzve.
“Rene Blocku kishte treguar që do të vinte në Akademinë e Arteve, dhe unë thuajse e kisha në kokë idenë se çka doja të bëja. E krijova instalacionin në hapësirën e Akademisë së Arteve “Who kill the painting? (Kush e vrau pikturën?) duke e prezantuar para Rene Blockut. Ai vendosi ta marrë këtë instalacion duke e bërë pjesë të ekspozitës dhe duke e blerë për koleksion të vetin”, përfundoi Hajredini.
Sfidat e kaluara gjer në përfundim të instalacionit të tij normalisht që ka pasur, por që sipas Hajredinit, kur ideja ekziston të tjerat bëhen më të lehta.
Përtej çdo suksesi ekziston një sfidë për te arritur gjer në atë cak, e një detaj të vogël ndër vështirësitë që mund të ketë hasur, artisti i mirënjohur, Driton Hajredini i ndau mbrëmë për KultPlus.
“Unë nuk kam pasur as shirit të policisë dhe më është dashur që ta marrë në baltë duke e pastruar dhe në mungesë të ngjitësit kam vendosur gozhda për të krijuar instalacionin përfundimtar”, ka thënë ai.
“Rikthimi i një ekspozite të tillë pas 20 viteve është një levizje shumë e mirë e kuratorit, Thibaut de Ruyter”, përfundoi Hajredini.
Pjesë e ekspozitës ishin edhe dy artistët e tjerë, Dren Maliqi dhe Jakup Ferri. Me veprën “Ballë për ballë”, Maliqi ka imagjinuar një takim i cili realisht ka qenë i pamundur, në mes të Elvis Presleyt dhe Adem Jasharit. Ylli i muzikës dhe artit, i drejton armën heroit dhe viktimës së luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. Janë dy personalitete që nuk ngjasojnë as për nga vendi, kultura dhe koha por që artisti përmes veprës së tij, ka prezantuar një formë përballjeje me njëri-tjetrin.
Në katalogun origjinal të ekspozitës Kassel, Shkelzen Maliqi kishte thënë se:
“Gjesti thelbësor i heronjve i theksuar në këtë vepër artistike lidhet me armët e mbajtura në gatishmëri, si një gjest paradoksalisht i dhunshëm që garanton sigurinë dhe dinjitetin e individëve dhe shoqërive që përballen vazhdimisht me kërcënime të dhunshme.”
Ndërsa, gjatë kësaj ekspozite u paraqitën edhe dy video të Jakup Ferrit, ku të pranishmit kishin mundësinë ti shihnin dhe ti dëgjonin për të parë mesazhin, që përcillnin këto dy video.
Kujtojmë që ekspozita “Back to the groves of Balcan” është hapur mbrëmë në Galerinë 17 dhe do të qëndrojë e hapur deri me datën 15 shtator./ KultPlus.com
Statusi i marrëdhënies së Taylor Swift me ish të dashurin e fundit Matty Healy është i paqartë mes thashethemeve se ata kanë rindezur romancën e tyre.
“Ka kimie mes tyre, dhe ata duket se kanë kapërcyer të gjitha problemet që kishin”, tha një shok i çiftit për The Sun UK të mërkurën, duke pretenduar se muzikantët “vendosën se patjetër duan ta bëjnë të funksionojë me çdo kusht. ” Insajderi shtoi se Swift dhe Healy – të cilët u ndanë në qershor pas vetëm një muaji takim – po “rregullojnë kohën së bashku në mes të datave të turneut dhe janë duke folur gjatë gjithë kohës”.
Miku i supozuar vazhdoi të vuri në dukje një shenjë “shumë treguese” të angazhimit të supozuar të Healy për të rifituar fituesen e Grammy-t, duke pretenduar se ai kohët e fundit shkarkoi një anëtare femër të ekuipazhit nga grupi i turneut. “Duket sikur mund të ketë pasur një problem për afërsinë e saj me Matty-n,” pohoi burimi i brendshëm, duke shtuar se Healy “nuk po lejon që asgjë të futet në raportin e tij me Swift”.
Page Six konfirmoi në fillim të muajit të kaluar se ajo dhe Matt i dhanë fund me një burim që i tha Entertainment Tonight se oraret e tyre “jashtëzakonisht të ngarkuara” dhe papajtueshmëria ishin arsyet. /Lapsi.al/ KultPlus.com
Pak orë pasi u lansua, rrjeti social Threads theu rekorde të përdoruesve të rinj. Ndonëse nuk ishte akoma i çasshëm në Evropë, Threads për 7 orë u bë me mbi 10 milionë përdorues.
Teksa rrjeti social po rritet, pjesë e tij po bëhen edhe figura të rëndësishme. Edhe presidentja Vjosa Osmani ka hapur llogari në Threads.
Llogaria e saj u verifikua menjëherë si zyrtare. Ajo nuk ka grumbulluar akoma shumë ndjekës, meqë numri i abonentëve po shkon gradualisht duke u rritur në mbarë botën. Threads është rrjet social i ngjashëm me Twitterin, ku përdoruesit mund të postojnë gjëra të ndryshme./ KultPlus.com
Pjesa më e madhe e Fininvest shkon për Pier Silvio dhe Marina Berlusconi. Duke marrë të gjithë kuotën e disponueshme, dy fëmijët e parëlindur të Berlusconit së bashku arrijnë 53% të grupit me kuota të barabarta.
Një trashëgimi prej 100 milionësh për vëllain e tij Paolo Berlusconi. Një trashëgimi prej 100 milionësh shkon për Marta Fascina dhe një prej 30 milionësh për Marcello Dell’Utri.
Teksti gjendet në një zarf të pavulosur, datë Arcore 19 janar 2022 me mbishkrimin për fëmijët e mi që përmban një fletë letre me kokë të përbërë nga dy fasada të shkruara me bojë të zezë, dhe gjithsej ka pesëmbëdhjetë rreshta. Silvio Berlusconi, kur shkroi letrën, po shkonte në San Raffaele. “Të dashur Marina, Pier Silvio, Barbara dhe Eleonora, po shkoj në San Raffaele, nëse nuk kthehem, kini parasysh sa vijon”, ka shkruar ai duke treguar donacionet për vëllain e tij, Fascina dhe Dell’Utri.
Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë tashmë në vitin 2006. Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të thatë dhe të qartë.
“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”. Në vitin 2020 ai shtoi dispozitat në favor të vëllait të tij.
“Marina Berlusconi, kryetare e Bordit të Drejtësisë, dhe Pier Silvio Berlusconi, Barbara Berlusconi dhe Luigi Berlusconi, drejtorë, pasi kanë marrë leximin e testamentit të babait të tyre Silvio Berlusconi, informojnë se tregojnë se asnjë person nuk do të mbajë kontroll indirekt mbi Fininvest SpA, e ushtruar më parë nga vetë babai”. Kjo mund të lexohet në një njoftim për shtyp nga Fininvest.
“Noteri që ka lexuar testamentin do të kryejë detyrimet ligjore në orët në vijim”, përfundon shënimi.
Aksionet e listuara të familjes Berlusconi janë në rënie në bursë pas leximit të testamentit të Kalorësit. Në Mfe, sipas analistëve, fitimi po bëhet pasi aksionet ishte rritur javët e fundit me Bursën që spekulonte për një shitje të mundshme. Një hipotezë që gjithmonë është mohuar kategorikisht nga familja Berlusconi.
Kreu i Institutit të Shëndetit të Kafshëve në Universitetin Spanjoll të Las Palmas gjeti qelibar me vlerë rreth gjysmë milioni euro në trupin e një balene të bllokuar në plazhin e Las Palmas.
Në fillim të shekullit të 19-të, shkencëtarët zbuluan se balenat, të cilat hanë sasi të mëdha kallamarësh dhe sepje, të cilat zakonisht nuk mund t’i tresin dhe t’i rikthejnë, arrijnë të sintetizojnë sasi të caktuara të mbetjeve të këtyre kafshëve, gjë që çon në krijimin e qelibarit, i cili ndonjëherë del në det, ndërsa më së shpeshti ngec në zorrën e balenës, e cila çahet dhe balena ngordh.
Qelibari është një substancë e rrallë, e njohur edhe si “grali i shenjtë” për prodhuesit e parfumeve për shkak të aromës së këndshme. Universiteti i Las Palmas tani po kërkon një blerës për copën e qelibarit dhe Fernardes tha se shpresojnë se fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar viktimat e shpërthimit vullkanik të ishullit të vitit 2021, i cili shkaktoi 800 milionë euro dëme. SHBA, Australia dhe India kanë ndaluar tregtinë e qelibarit si pjesë e ndalimit të gjuetisë dhe shfrytëzimit të balenave. /Alsat.mk/ KultPlus.com
Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville do të prezantohet në Festivalin e Locarnos në Zvicër, dhe njëherit është rikthim për regjisorin shqiptar në këtë festival, pasi që shtatë vjet më parë kishte marr pjesë me filmin e parë “Lost Exile”, shkruan KultPlus. Në Festivalin e Locarnos filmi me mbështetje të QKK-së do të prezantohet më 9 gusht, në ora 10:30.
Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.
Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Kurse në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luana Bajrami, Luan Jaha, Arta Muqaj, Armend Smajli, Irena Cahani, Kumrije Hoxha, Melihate Qena dhe Çun Lajçi.
“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse. / KultPlus.com
Të premten, nga ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të bëhet promovimi i librit “N’kohë për veten – Një udhërrëfyes për ta gjetur paqen (kohezionin e brendshëm)”, shkruan KultPlus.
“Një rrugëtim i nisur 5 vjet më parë po merr një tjetër kthesë dhe kështu kuptimëson edhe idenë fillestare, por edhe destinacionin. Pas librit “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm”, që iu dedikohej psikologëve dhe psikoterapeutëve, po hapim edhe një shteg të ri. Bashkë me ndihmën e kolegëve të klinikës “Empatia”, të frymëzuar nga ata që i besojnë punës dhe përkushtimit tonë profesional, po sjellim një libër të ri, që iu dedikohet të gjithë lexuesve: atyre që duan të njohin më mirë veten, atyre që duan ta mbrojnë, fuqizojnë dhe përmirësojnë shëndetin e tyre mendor.
“N’kohë për veten: një udhërrëfyes për të gjetur paqen – kohezionin e brendshëm”, sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një verzion të aplikueshëm të vetë-ndihmës. Ndoshta, edhe ia vlen ta lexoni . “, ka shkruar Uka mbi kwtw publikim./ KultPlus.com
“Sisu” është një koncept dhe mënyrë jetese që është gërshetuar në kulturën finlandeze për më shumë se 500 vjet.
Nuk ka përkthim të saktë të këtij koncepti, por përqendrohet te vendosmëria dhe guximi. Ka të bëjë me aftësinë për të ecur përpara përballë fatkeqësive dhe gjasave pothuajse të pamundura.
Për gjashtë vite me radhë, Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë. ‘Sisu’ luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien dhe aftësinë e njerëzve që jetojnë në Finlandë për të mbajtur një mentalitet kaq pozitiv dhe elastik.
Por, si ta ndiqni edhe ju këtë concept në jetën tuaj? Ja çfarë sugjeron një eksperte e psikologjisë, E. Elisabet Lahti.
1. Gjeni një qëllim përtej vetes.
Sipas hulumtimit nga psikologia Angela Duckworth, ne mund të rezistojmë shumë më tepër kur punojmë drejt diçkaje që kontribuon në botën përtej nesh.
Kur merrni përsipër një sfidë të re ose keni nevojë për forcë për të vazhduar, gjeni një qëllim më të madh për t’u lidhur. Mund të jetë familja ose miqtë tuaj, ose dikush që ju frymëzon, ose një kauzë që mund ta keni përzemër.
2. Rritja e elasticitetit nëpërmjet trajnimit.
Praktika dhe përgatitja e bën më të lehtë shfrytëzimin e ‘Sisu-së’ sonë të brendshme. Studimet tregojnë se trupat tanë kanë rezerva të fshehura nga të cilat natyrshëm shfrytëzohen kur kemi më shumë nevojë për to. Pra, sa më shumë e sfidojmë veten, aq më shumë marrim zakone që forcojnë elasticitetin tonë.
3. Jini të butë me veten dhe lidhuni me natyrën.
Mund të mendoni se për të qenë i suksesshëm, duhej të jesh i ashpër me veten. Por ka një kufi se sa larg mund të shkoni nëse nuk e balanconi ashpërsinë me dhembshurinë.
Në Finlandë, ecja në natyrë është një pjesë thelbësore e kulturës që ndihmon finlandezët të gjejmë një qetësi të brendshme dhe një ndjenjë lumturie që u shërben në kohë të vështira.
Filmi “Titanic” duket se do të rikthehet në Netflix më 1 korrik, jo shumë kohë pasi anija më e famshme në histori u rikthye në vemendjen e publikut për shkak të tragjedisë gjatë ekspeditës së nëndetëses Titan.
Pop Culture raporton se Netflix planifikon ta rikthejë filmin në shërbimin e transmetimit që në fillim të kësaj jave.
Filmi është aktualisht i disponueshëm për t’u transmetuar në Paramount+ dhe Amazon Prime. Lajmi i rikthimit të filmit në këto momente ka ngjallur një debat në internet. Domethënë, shumë besojnë se, duke pasur parasysh tragjedinë, është koha e papërshtatshme për ta kthyer filmin në servis.
Ata e quajnë Netflix-in “të pandjeshëm” dhe shkruajnë se kompania është e interesuar vetëm të fitojë para.
Netflix nuk ka komentuar ende, dhe është e paqartë nëse vendimi për të rikthyer filmin në shërbimin e transmetimit mund të jetë marrë më herët.
Interesi për filmin u rrit pasi nëndetësja Titan në pronësi të OceanGate shpërtheu gjatë një ekspedite me pesë persona, duke përfshirë edhe CEO të kompanisë.
Rritja në shërbimet e transmetimit u regjistrua edhe nga kënga 26-vjeçare, “My Heart Will Go On”, kolona zanore e filmit, kënduar nga Celine Dion në 1997.
James Cameron’s 1997 epic Titanic is being rereleased in 3-D.
RAVE Festival ju mirëpret me 7 dhe 8 Korrik në AMC Hall me shumë artistë ndërkombëtar dhe lokal si: Satoshi Tommiie, Hiroko Yamamura, Tomoki Tamura, Fumiya Tanaka, Kiti Arsa, George.
Adi, Velibor, Altin Boshnjaku, Liburn, Mario Milev, Leke, dhe Ventsislav Gendov. Përveç një lineup-i të jashtëzakonshëm, RAVE FESTIVAL ofronë paketen grupore:
-Shfytëzoni ditët e fundit dhe mundësinë t'i merrni biletat tuaja me një çmim prej 20EUR dhe bëhuni pjesë e eventit kryesor të muajit Korrik në regjion.
Koha po mbaron dhe biletat po shiten shpejt. Vizitoni faqen online të rave-travel.com për të blerë biletat tuaja për RAVE Festival./ KultPlus.com
Kori Siparantum do të prezantohet në edicionin e 12-të të garës botërore për kore në Kore, përkatësisht në Gangneung, ku do të marrin pjesë 324 grupe nga 46 shtete të botës, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një njoftimi bëhet e ditur se Kori Siparanatum do të prezantohet në dy kategori: Kor të përzier dhe në kategorinë e muzikës bashkëkohore; garë mes kampionëve.
Ndërkohë, Kori Siparantum për shkak të mos mbështetjes financiare ka rrezikuar në mospjesëmarrje në këtë garë, por sipas Memli Kelmendit, Fondacioni i Dua Lipës, “Sunny Hill Foundation” ka mbështet korin Siprarantum, sikurse që është mbështetë edhe nga kompani të tjera./ KultPlus.com
17 profesionistë të industrisë së animacionit nga Kanada, Amerika, Franca, Çekia, Kroacia, Danimarka, Ukraina, Bulgaria, Suedia, Maqedonia e Veriut, Estonia, dhe Kosova do të zgjedhin fituesit në 7 kategoritë garuese të festivalit, është bërë e ditur nga organizatorët e Anibar, shkruan KultPlus.
Më poshtë po ju sjellim emrat e anëtarëve të jurisë nëpër kategori të ndryshme:
Gara ndërkombëtare dhe e filmit të metrazhit të gjatë
Juria: Claus Toksvig Kjaer, Alice Saey, Chris Robinson, Anastasiya Verlinska, Hsiang Chin Moe
Gara e studentëve dhe ballkanike
Juria: Vessela Dantcheva, Marek Náprstek, Igor Hofbauer
Gara e video-animacionit muzikor dhe filmave me temë të drejtat e njeriut
Juria: Marko Dješka, Annika Bergström, Zharko Ivanov
Dy projektet e mbështetura nga Qendra Kinematografike u prezantuan gjatë këtyre ditëve në Festivalin e 57-të të filmit në Karlovy Vary.
Filmi “Era” me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi ishte përzgjedhur në seksionin “First Cut +” dhe u prezantua nga regjisorja Parta Kelmendi dhe producentja Marija Dimitrova.
Filmi “Gülizar” ishte përzgjedhur për seksionin “Work in Progress”. Filmi u prezantua nga Valmira Hyseni producente nga Kosova dhe Mehmet Bahadır &Belkıs Bayrak producentë nga Turqia.
Prezantimin e projekteve patën mundësi ta shohin industritë e filmave, agjendat e shitjes, festivalet e filmave etj., kjo ka rendesi per visibilitetin e filmave dhe suksesin e tyre ne te ardhmen./ KultPlus.com
ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor do të prezantojë Milena Jovićević si pjesë e serisë së saj aktuale mbi artin bashkëkohor. Milena jeton dhe punon në Podgoricë, Mal i Zi. Ajo është një nga artistet kryesore nga Mali i Zi.
Arkiv, Instituti i Artit Bashkëkohor në Pejë prezanton SORRË, një ekspozitë personale e cila është reflektim nga artistja e njohur bashkëkohore Milena Jovićević. Duke hapur dyert e saj më 6 korrik 2023 dhe duke vazhduar deri më 30 dhjetor 2023, kjo ekspozitë sjell dritë mbi simbolikën intriguese dhe natyrën e keqpërceptuar të Sorrës.
Zogu varg i ka një shenjë shumë të fuqishme dhe ka shumë mënyra të mundshme për të interpretuar zogun, thotë Milena Jovićević. Duke sfiduar keqpërceptimet që rrethojnë këtë krijesë të mrekullueshme, Jovićević fillon një udhëtim për të çmendur vërtetësinë e Sorrës. Ajo fton shikuesit të hynë më thellë në kuptimin dhe perceptimin e tyre të Sorrës, duke tejkaluar besimet dhe frikën që kanë zënë rrugë reputacionit të saj.
Gjatë historisë janë lidhur shumë konotacione negative me zogun, Jovićević thekson se këto besime mungojnë në mbështetjen shkencore dhe rrënjëtohen në frikën e njeriut. Në fakt, zogu ka një kuptim të shenjtë në kultura të ndryshme. Ekspozita synon të hedhë dritë mbi inteligjencën, rezistencën dhe cilësitë pozitive të zogut që shpesh mbeten në hije për shkak të keqpërceptimeve.
I intriguar nga dikotomia midis asociacioneve negative të zogut dhe inteligjencës së jashtëzakonshme të tij, Milena hulumton paraqitjen e grave si zogj në kohëra grindjeje dhe trishtimi. Gratë shpesh janë përshkruar me cilësi të ngjashme me zogjtë në mënyrë të kërcënuar, ndërsa zogu qëndron si një nga kafshët më inteligjente në mbretërinë e kafshëve. Përmes një varg mediumesh artistike, duke përfshirë instalime tërheqëse me media të ndryshme, Sorrë fton shikuesit në një përvojë transformuese. Vëmendja e saj e kujdesshme për detaje dhe imazhet provokuese krijon një mjedis immersive që sfidon ide të parakohshme dhe inkurajon introspeksionin. Arkiv, Instituti i Artit Bashkëkohor në Pejë ka nderin ta prezentoj ekspozitën e Milena Jovicevic, pasi eksplorimi i saj i Sorrës përputhet me përkushtimin e institucionit për prezantimin e artit bashkëkohor që krijon reflektime. Hapësira e Institutit do të transformohet në një univers qetësie, duke ftuar vizitorët të nisen në një udhëtim reflektimi dhe vlerësimi të vërtet se zogut./ KultPlus.com
Tashmë ka filluar shpalosja e pjesëmarrësve në edicionin tretë i RLIOF, dhe artistja e radhës që është prezantuar se do të jetë e pranishme në këtë festival që organizohet nga Ramë Lahaj, është sopranoja ukrainase Yulia Suleimanova, shkruan KultPlus.
Për këtë është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit, dhe më poshtë po sjellim njoftimin e plotë.
Sopranoja ukrainase Yulia Suleimanova është një nga këngëtaret më premtuese të brezit të saj. Ajo ka lindur në Kherson, Ukrainë.
Pas diplomimit në Konservatorin Shtetëror të Shën Petersburgut, ajo u regjistrua në Akademinë e Këngëtarëve të Rinj të Operas Mariinsky në vitin 2014, dhe në vitin 2023 ajo u bë anëtare e Kompanisë Mariinsky Opera. Znj. Suleimanova ka magjepsur audiencën e Teatrit të njohur Mariinsky në shumë role kryesore si Violetta Valéry (La Traviata), Gilda (Rigoletto), Pamina (Die Zauberflöte), Norina (Don Pasquale), Zerlina (Don Giovanni), Nannetta (Falstaff), Elvira (L’italiana në Algjeri), Mademoiselle Silberklang (Der Schauspieldirektor) dhe shumë të tjera. Në verën e vitit 2018, ajo bëri debutimin e saj në Festivalin e Salzburgut si Prilepa në “Mbretëresha e Spades”. Në verën e vitit 2023 bën debutimin e saj si Micaëla në Oper Steinbruch.
Znj. Suleimanova fitoi çmimin e dytë në Konkursin II Ndërkombëtar të Këngëtarëve të Operës së Re pa Kufij në vitin 2015 dhe çmimin e parë në Konkursin e Vokalistëve të gjithë Ukrainës Oxana Petrusenko në 2008 dhe 2009./ KultPlus.com
Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radio Televizionet të Prishtinës.
RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.
Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë.
Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.
Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do të kalonin 19 vjet deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.
Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.
Në fillim të vitit 1974, RTP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e pastaj dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.
Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi.
Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.
Në objektin e RTP-së sot, punon Radio Televizioni Publik i Kosovës./ KultPlus.com