займ на карту кредит банк

Gerta 14 vjeçe nga Kosova ua mëson gjermanishten analfabetëve

Prill 18, 2018 - 12:00 am

Loading...

Gerta Miftari është vetëm 14 vjeçe dhe ende është edhe vetë nxënëse (në klasën e tetë të gjimnazit) por ajo tashmë bën edhe punën e mësueses, shkruan pnp.de. Gjatë fundjavave dhe ditëve tjera të pushimit ajo ua mëson gjermanishten personave të rritur, analfabetë.

Më saktë, vajza me prejardhje nga Kosova jep mësim në Kursin e gjermanishtes për ata që nuk e kanë atë gjuhë amtare, në shkollën e mesme në Landau, transmeton albinfo.ch. Ky kurs organizohet me iniciativën e shoqatës promovuese të shkollës së mesme.

Gerta, së bashku me tetë nxënës dhe ish nxënës tjerë të gjimnazit, çdo të shtunë paradite angazhohet në mësimdhënie, gjegjësisht jep tri orë mësim të gjuhës gjermane.

20 ndjekës të kursit janë të ndarë në tri kategori. Gerta Miftari u jep mësim analfabetëve nga mosha shkollore e tutje.

“Aktualisht ne jemi e vetmnja shkollë e mesme në Bavari që e ofrojmë këtë kurs të gjuhës për nxënësit tanë dhe për të interesuarit tjerë”, thotë kryetari i shoqatës, Bernd Probach./ KultPlus.com

Të fundit

Loading...
Loading...

Të ngjajshme