“Gati jam rritur” libri për fëmijë nga Sylë Maxhera do të promovohet në KultPlus Caffe Gallery

22 Mars, 2022 - 11:11 am

56 poezi për fëmijë të përmbledhura në librin “Gati jam rritur” me autor Sylë Maxhera ka dalë nga shtypi së fundi, libër që përpos poezisë, ka edhe mjaft ilustrime që i përshtaten poezive të këtij autori, shkruan KultPlus.

Libri do të promovohet më 23 mars, në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery, ku për librin do të flasin: Dan Ibrahimi, redaktor i librit dhe Jonida Sheholli, recensente.

“Librin “Gati jam rritur” e kam sjell për moshat e vogla, duke iu përshtatur dëshirave, kërkesave, ëndrrave dhe imagjinatës së tyre”, ka thënë Maxhera, i cili ka njoftuar se ilustrimet e këtij libri i ka bërë mbesa e tij 13 vjeçare, Riga Maxhera.

Sylë Maxhera jeton në Spanjë, i cili përpos pasionit për poezinë, ai ka edhe pasionin e muzikës, posaçërisht për kitarën./ KultPlus.com

Të ngjajshme