Kjo shkollë nuk është në Zvicër por në Kosovë (FOTO)

5 Qershor, 2019 - 3:00 pm

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë, në komunën e Gjakovës, po mahnitë të gjithë me rregullimin dhe mirëmbajtjen që ka, shkruan KultPlus.

Ajo çka ka tërhequr më së shumti vëmendjen është oborri i shkollës i cili është i gjithi në gjelbërim dhe me lule.

Kjo pamje fantastike e kësaj shkolle po bën që kjo shkollë të cilësohet më e mira në Kosovë, e madje të krahasohet edhe me shkollat zvicerane. Por, lëvdata të shumtë kanë marr edhe nxënësit e kësaj shkollë për kujdesin e treguar ndaj mirëmbajtjes së ambientit ku shkollohen.

Në oborrin e shkollës janë vendosur edhe thënie të ndryshme për ambientin, si mesazh për fëmijët që ambienti duhet të ruhet e mbrohet .

Më poshtë po ju sjellim disa fotografi nga pamja e kësaj shkollë. / KultPlus.com

Të ngjajshme