займ на карту онлайн потребительский кредит

Koreano- jugorja e dashuruar në Kosovën

Nëntor 10, 2018 - 5:11 pm

Emri i saj është Eunji, por të gjithë e njohin si Engji, një trajtë e veçantë emri në gjuhën shqipe e identitetit të saj kosovar. Familja e saj është me prejardhje nga Korea Jugore dhe që nga viti 2001 jetojnë në Kosovë. Është nxënëse e klasës 11 në “Loyola – Gymnasium“ në Prizren, ku i vijon mësimet që nga klasa e gjashtë.

Vitin e kaluar, ajo, bashkë me familjen ka qëndruar për një vit në Korenë Jugore, ku i ka vijuar mësimet në shkollën “Taejon Christian International School (TCIS)”. Është rikthyer sërish në Kosovë, me përshtypje dhe përvoja të reja, por nuk e fsheh aspak dashurinë dhe simpatinë për vendin dhe njerëzit këtu.

Ishte një fillimi i ri, me një kurrikulë IB program, me të cilën nuk isha mësuar, thotë në fillim të rrëfimit të saj Eunji. Ashtu si në Kosovë, edhe atje nga klasa e dhjetë kishin filluar me një kurrikulë të re dhe vështirësitë̈ e shumta i kam përballuar me ndihmën e shoqërisë dhe të profesorëve.

Përveç pjesëmarrjes në kamp, ajo thotë se për ta kaluar klasën e 10-të, secili nxënës ishte i detyruar të kryente një projekt me temë shoqërore, të cilin mund ta zgjidhnim vetë. Unë për këtë projekt e zgjodha titullin “Ta njohim Kosovën”, që e kam ndarë në katër pjesë, ku përfshihej hyrja, qytetet, ushqimet dhe natyra e Kosovës. Gjatë prezantimit të projektit në fund të vitit, nxënëst, profesorët, prindërit dhe vizitorët tjerë kishin përshtypje shumë të mira. Shumë njerëz ishin kureshtarë të informoheshin mbi një vend të panjohur e të padëgjuar dhe mbetën të habitur e gojëhapur me bukurinë dhe traditat e Kosovës. Shumë prej tyre shprehën dëshirën që në të ardhmen ta vizitojnë Kosovën.

Ajo thotë se një ngjarje shumë e rëndësishme gjatë këtij viti ishte “Olimpiada dimërore 2018” e cila u mbajt në PyeongChang, Kore. Ishte një skitar nga Kosova, të cilin ne si familje kishim dëshirë ta takonim, por nuk ia arritëm, megjithatë, kisha nderin që t’i vizitoja dhe të shihja nga afër lojërat e mbajtura dhe t’i admiroja sportistët që me vite ishin ishin përgatitur për ato momente. Përveç kësaj, kam pasur mundësi të shihja një koncert të shumë artistëve koreano- jugorë të muzikës K-pop.

Kjo përvojë më mësoi shumë gjëra për jetën në Kore dhe mbi njerëzit e kulturën koreane dhe më dha një perspektivë më të gjerë për prejardhjen time. Mirëpo, para së gjithash, sërish më mori malli për Kosovën dhe për shoqërinë që kam këtu. Për mua Kosova është dhe do të mbetet një vend i rëndësishëm që ka një ndikim të madh në jetën time, thotë Eunji Lee.

Nga Enver Sulaj

Të ngjajshme