займ на карту онлайн потребительский кредит

Razije Musa rrëfen për takimin me nënën e fëmijës dhe vjehrrën: Ju nuk e doni më shumë se nëna!

Korrik 5, 2019 - 5:15 pm

Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju shkruaj një përjetim timin në plazhin e Durrësit.

Dola për kafe dhe shoh një familje me një bebe, nana e re i thotë vjehrrës, ja kjo është Razija që na jep këshilla.

Vjehrra e saj kthehet nga unë dhe fillon bisedën pa asnjë pikë kulture, më tha se nipin e saj nuk e lejon të flej natën pa qorape sepse ashtu i ka rritur fëmijët e saj, më tha se nipi i saj do ushqehet prej muajit të gjashtë me ushqime familjare dhe më tha se unë po u’a fus në kokë idetë moderne nanave të reja.

Mbeta e hutuar nga gjithë këto konkludime, për një sekond e shikova nusen e cila përmes syve shihej se kërkonte nga unë të reagoj dhe të i’a tregoj vendin asaj.

I thash zonjës me qetësi e shumë kulturë që nipi juaj nuk ka nevojë për qorape në gjumë aq më pak në pikun e verës, i thash se ushqimi duhet të filloj gradualisht e jo të fillohet me atë familjar sepse i bën dëm dhe në fund i thash atë që e priste nana e re, që ju jeni Gjyshja e fëmijës dhe se ju nuk do duhej të merrni primatin e të flisni për të.

U çmend nga kjo e fundit por për të mos diskutuar më shumë vazhdova rrugën time duke u përshëndet paraprakisht bebushin dhe nanën.

Pasi u ula për të pirë kafen time fillova të mendoj se sa nana të reja jetojnë në presione të tilla, nuk mund t’a perceptoj se si është e mundur të mendohet se keni të drejtë t’a rritni një fëmijë që nuk është i juaji sipas mënyrës tuaj.

Ndihma e këshillat e gjysheve janë të mirëseardhura e të arta por gjyshet si kjo që e takova unë kanë probleme me veten.

Nana të reja mbledhni veten dhe mos lejoni askënd të merr vendime për copën e shpirtit tuaj.

Përderisa fëmija ka nanë e babë të aftë fizikisht e psiqikisht për t’u përkujdesur për të ju të tjerë inkuadrohuni vetëm kur u kërkohet ndihmë.

E mërzitur dhe e indinjuar me mendësinë e disa grave moshatare të mia.

Me dashuri, Razija. /KultPlus.com

Të ngjajshme