Shkolla fillore “Loyola” sot kremton Ditën e Dyerve të Hapura

12 Tetor, 2018 - 12:00 pm

Shkolla fillore “Loyola” në Prizren, sot do të kremton Ditën e Dyerve të Hapura duke filluar nga ora 17:00, shkruan KultPlus.

Dita e Dyerve të Hapura do të shënohet me një program kulturor i cili do të mbahet në oborrin e shkollës dhe do të zgjasë 30min. Pastaj, në tërë shkollën do të zhvillohen aktivitete, ku përfshihen të gjithë nxënësit e shkollës. Secili mësimdhënës do të zhvilloj një aktivitet me një grup nxënësish me tematika të ndryshme: shkencë, art, gjuhë të huaja, sport, etj.

Të ftuar për të kremtuar së bashku me shkollën janë të gjithë të interesuarit ndërsa mysafirë do të jenë edhe prindërit e familjarët e nxënësve, autoritete ndërkombëtar dhe vendor lokal, drejtor te shkollave fillore në Prizren si dhe miq e bashkëpunëtor të shkollës.

Në fund pas aktiviteteve, në oborrin e shkollës do të jetë mbyllja ku do të jetë edhe një befasi për nxënësit e realizuar nga mësimdhënësit e shkollës.

Shkolla fillore “Loyola” gjendet qendër të qytetit të Prizrenit dhe përfshinë nxënësit nga kl 1-5, këtë vit e vijojnë shkollën mbi 300 nxënës që vijnë nga qyteti i Prizrenit, rrethinave, Suhareka, Rahovec dhe deri prej Gjakove. Shkolla fillore është e ndarë nga gjimnazi, ndërsa në gjimnaz janë mbi 750 nxënës./ KultPlus.com

Të ngjajshme