‘Jo s’i harroj unë ata sy, që më ndiqnin në çdo çast e çdo moment’ (VIDEO)

Aleksandër Gjoka është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.

 Është këngëtar i mirënjohur shqiptar dhe deri më tani ai ka të incizuara disa këngë por më e njohura ndër to është “Kuturu” një këngë shumë e bukur e cila dëgjohet edhe sot.

Poashtu ai është pjesëmarrës i disa edicioneve të festivalit “Kënga Magjike”.

Sot, KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës ‘Dashurisë së shkuar’:

Sytë e tu i ndesha këtë natë,
Tek eci vetëm në mërzi,
Vallë a do më flisje prapë,
E me veten time ndjej çudi
.

Koha pa ne mbeti e ngratë,
Une i pafat në dashuri,
Sa kujtime kthehen pas,
A më sjell në mendje ti tani.

Jo s’i harroj unë ata sy,
Që më ndiqnin në çdo çast,
E çdo moment,
Skam harruar puthjet mjaltë,
Dhe pse fshehur ne i lamë diku atje.

Hej të thërras e të mendoj,
Ndaj të lutem,
Sot afrohu të takoj,
Ndonëse vitet ikin shpejt,
Përse na ndanë
.

Sytë e tu i ndesha këtë natë,
Tek eci vetëm në mërzi,
Vallë a do më flisje prapë,
E me veten time ndjej çudi
.

Koha pa ne mbeti e ngratë,
Une i pafat në dashuri,
Sa kujtime kthehen pas,
A më sjell në mendje ti tani.

Jo s’i harroj unë ata sy,
Që më ndiqnin në çdo çast,
E çdo moment,
Skam harruar puthjet mjaltë,
Dhe pse fshehur ne i lamë diku atje
.

Hej të thërras e të mendoj,
Ndaj të lutem,
Sot afrohu të takoj,
Ndonëse vitet ikin shpejt,
Përse na ndanë
.

Hej të thërras e të mendoj,
Ndaj të lutem,
Sot afrohu të takoj,
Ndonëse vitet ikin shpejt.

Përse na ndanë,
Përse na ndanë
./KultPlus.com

Elon Musk shpallet njeriu më i pasur në botë

Elon Musk është personi i parë që ka arritur një pasuri prej më shumë se 400 miliardë dollarë, sipas “Forbes” dhe “Bloomberg”.

Pasuria e tij përbëhet kryesisht nga aksionet në kompaninë e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla” dhe kompaninë e hapësirës ajrore “SpaceX”.

Revista amerikane “Forbes” vlerësoi pasurinë e Musk në 431,2 miliardë dollarë – dhe kompania e shërbimeve financiare “Bloomberg” tha se ishte afërsisht 447 miliardë dollarë.

Që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit, rritja e çmimit të aksioneve të “Tesla-s”, në veçanti e ka bërë 53-vjeçarin dukshëm më të pasur.

Investitorët po spekulojnë se “Tesla” do të përfitojë nga afërsia aktuale e Musk me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Musk me origjinë nga Afrika e Jugut, tani një qytetar amerikan, e mbështeti Trumpin me miliona donacione gjatë fushatës zgjedhore – dhe do të jetë pjesë e qeverisë së tij, ndërsa ai kërkon të gjejë kursime në efikasitet.

Kompanitë e Musk përfshijnë gjithashtu platformën online X, zhvilluesin e inteligjencës artificiale “xAI” dhe kompaninë “Neuralink”, e cila punon në implantet e trurit.

Në vendin e dytë në renditje është themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos me një pasuri të vlerësuar prej më shumë se 240 miliardë dollarë./KultPlus.com

“Kështu gjithmonë ardhja jote është tërë ikje dhe unë ndiej mbi gjoks sikur më kalon një tren”

“Kujtimi yt” nga Frederik Rreshpja

Hëna po shuhet në pëllëmbën e gjetheve
dhe trëndafilat vdesin në muzg.
Fusha ul supin te era
por mua vetmia më pret te porta, egërsuar.

Ulërin vetmia te porta, ulërin
dhe ikën nëpër dhembje, trembur, ti.

Kështu gjithmonë ardhja jote është tërë ikje
dhe unë ndiej mbi gjoks sikur më kalon një tren.

Hëna e shqyer në dhëmbët e vetmisë
çirret si egërsirë te porta.
Ylli i fatit tim lotoi në dritare,
ku shkon, ku shkon, çfarë të thirri kështu? / KultPlus.com

Hapet Teatri i Kukullave, shfaqje të reja së shpejti

Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët.

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga Teatri i rinovuar i Kukullave.

“Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët, në zemër të sheshit “Skënderbej” me shfaqje të reja dhe emocionuese”, theksoi Rama.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With

Teatri Kombëtar i Kukullave është rinovuar plotësisht, në përputhje me standardet bashkëkohore të shfaqjeve audio-vizuale, me një skenë dhe auditor multifunksional.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në vitet ’20  të shekullit XX dhe aty fillimisht u vendos parlamenti i parë shqiptar.

Në vitet ’50 u zgjerua dhe u bë Teatër Kukullash. Përveç dëmeve ndër vite prej amortizimit kohor, ndërtesa pësoi dëme strukturore edhe prej tërmetit të vitit 2019./tema/KultPlus.com

Të dy duheshin

Poezi nga Heinrich Heine

Të dy duheshin, por asnjëri
s’donte tjetrit t’ia rrefejë vërtet;
Ata kaq armiqësisht këqyreshin
Dhe nga dashuria sa s’vdisnin krejt.

Në fund u ndanë dhe njeri-tjetrin
Vec në ëndrra herë pas here shihnin;
Ata qëmoti kishin vdekur
Dhe zor të ngjajë që këtë e dinin.

Shqipëroi: Synim SelimiKultPlus.com

Konferenca e Londrës, 112 vite nga ndarja e trojeve shqiptare

112 vjet më parë ka filluar punimet Konferenca e Londrës, në të cilën pas disa muajve u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj.

Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-s, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike.

Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë.

Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. /KultPlus.com

Konferenca e Londrës, 107 vite nga ndarja e trojeve shqiptare

Ku shtrohet vala

Poezi nga Lasgush Poradeci

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q’aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë…
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë…

Po me t’u ndarë vet e vet,
Më s’kishim turp që s’kishte fjalë…
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

Q’aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar.

Se kish kuptim që s’kish kuptim,
Kuptim’i fellë-i mallit t’onë;
Se malli jon’ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;

Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri – një fshehtësi
M’e fshehur sesa fshehtësija./ KultPlus.com

“Shkodra në shekuj”, studiuesi Bushati: Teatri “Migjeni” ka sfidë bashkëkohësinë, jo vetëm traditën

“Shkodra në shekuj” në ditën e dytë të konferencës vijoi me një forum të hapur diskutimi mbi rolin e teatrit “Migjeni” jo vetëm në jetën artistike, por edhe në formësimin shpirtëror të brezave.

Shkrimtari dhe studiuesi i teatrit, Xhahid Bushati, në referimin e tij kërkoi që teatri “Migjeni” të mos jetojë vetëm përmes kujtimeve, duke theksuar se sfida kryesore është bashkëkohësia dhe jo vetëm tradita.

Ndërkohë, Alma Puka u shpreh në këtë panel si një artdashëse e qytetit, duke treguar interes të veçantë për jetën kulturore.

Forumi, i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe me bashkëpunimin e Bashkisë së Shkodrës, synon të jetë një tribunë e hapur diskutimi mes artistëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve të qytetit. Ky forum tenton të trajtojë problematikat, të ndajë mendimet dhe të ofrojë alternativa për pasurimin e veprimtarisë kulturore dhe artistike në qytetin e Shkodrës./atsh/KultPlus.com

Demo: Konsolidohet piktura murale në katin e sipërm në Muzeun “Onufri”

Mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj trashëgimisë kulturore është pjesë e përditshme e punës në Muzeun Kombëtar të Ikonografisë “Onufri”.

Restauratori i Muzeut “Onufri”, Erion Lezi ka kryer procesin e konsolidimit të pikturës murale në hapësirën e katit të sipërm në Muzeun “Onufri”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale momente nga puna për konsolidimin e pikturës.

“Në pikturë paraqitej plasaritje jo kritike të murit mbi të cilin është realizuar piktura e shek. XIX-XX. Injektimi i konsolidantit nëpër plasaritje dhe mbushja e xhepave bosh parandalojnë dëmtimin nga faktorë të ndryshëm dhe e bëjnë jetëgjatë këtë pasuri kulturore”, tha Demo.

Koleksioni i Muzeut Kombëtar “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike.

Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemër Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë./atsh/KultPlus.com

Presidentja Osmani takoi Kongresistin republikan Mike Lawler

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Mike Lawler.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Pas një bisedë në New York disa muaj më parë, me Kongresistin republikan Mike Lawler u takuam këtë herë në Washington, D.C., për të parë mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe shpreha mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në avancimin e synimeve tona strategjike të përbashkëta./KultPlus.com

227 vite nga lindja e poetit të njohur gjerman, Heinrich Heine

Heinrich Heine u lind më 13 dhjetor 1797 në Dusseldorf nga një familje e respektuar e tregtarëve hebrenj dhe bankierëve. Babai është një tregtar stofrash shumë afër fabrikave angleze, ndërsa nëna i takon një familjeje të shquar holandeze. Bazat e para të kulturës i ka nga nëna e vet Betty, e cila më 1807 e regjistron në shkollën e mesme katolike në Dusseldorf drejtuar nga Jezuitët, ku ai qëndroi deri më 1815. Shkolla është një përvojë e hidhur për të. Për më tepër, lëndët mësohen jo vetëm në gjermanisht, por edhe në frëngjisht, çka i krijon atij edhe më shumë ankth, duke pasur parasysh mungesën e familjaritetit me gjuhët dhe të mësuarit e tyre (por peripecitë e sundimit francez në qytetet e tij zgjuan te ai prirjet e hershme frankofile dhe një antipati e thellë për Prusinë).

Në vitin 1816 vjen dashuria e parë: vajza bjonde e presidentit të gjykatës së apelit të Dusseldorfit që e njeh në akademinë letrare në fund të vitit.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, Heinrich mbetet për një kohë të gjatë i pavendosur rreth zgjedhjes së fakultetit të universitetit. Babai pastaj e dërgon atë në Frankfurt, në mënyrë që të bëjë praktikë pranë bankierit Rindskopf, para se të lëvizin në Hamburg pranë vëllait të tij Salomon (kjo ndodh më ’17).

Një nga arsyet që shtyn Heinrichun e ri për të lëvizur dhe për të pranuar propozimin e ungjit të tij, është se në këtë mënyrë ai do të shohë Amalie, një kushërirë, e cila do të jetë Laura tij, frymëzimi hyjnor i poezive të tij më të mira. Për fat të keq, megjithatë, vajza e ëmbël nuk dëshiron të dijë për ndjenjat e tij, dhe po kështu edhe kushërira tjetër, Therese. Më 1817 Heine botoi poezitë e tij të para për revistën “Hamburgs Watcher”.

Salomon hap për të një dyqan pëlhure dhe një agjenci bankare për t’i dhënë atij një strehim të mirë. Por Heine ka vetëm Amalien në mendje, dhe falimentimi vjen shpejt. Kështu, pas pak kthehet në Dusseldorf. Më 11 dhjetor 1819 ai u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Bonit. Atje ai është në gjendje të krijojë miqësi që kanë zgjatur gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithashtu ka mundësi të ndjekë mësimet e letërsisë së A. W. Schlegel. Është nga sugjerimi i këtij mësuesi të madh që shkroi esenë e tij të parë me titull “Die Romantik”.

Një vit më pas ai u largua nga Universiteti i Bonit dhe u regjistrua në Göttingen. Një vit më pas ai largohet nga andej dhe regjistrohet në Berlin. Këtu ai ndjek kurset filozofike të Hegelit dhe bëhet “poeti i preferuar” i inteligjencës gjermane. 1821 është një vit me të dyja anët për Heinen: nga njëra anë vdes e dashura e Napoleon Bonapartit, të cilën ai do ta lartësojë në “Buch Legrand”, por nga ana tjetër më në fund arrin të martohet me Amelien. Ndërkohë, në nivelin letrar, leximi i Shekspirit e shtyn atë drejt teatrit. Ai shkroi dy tragjedi dhe në të njëjtën periudhë ai gjithashtu lëshoi ​​një përmbledhje me 66 lirika.

Më 1824 ai largohet nga Berlini për në Gottingen, ku përfundon provimet dhe përgatit tezën në drejtësi (ai u diplomua më ’25 me rezultate të shkëlqyera). Ky është gjithashtu viti i konvertimit të tij nga judaizmi në protestantizëm. I sponsorizuar nga xhaxhai, ai kalon një festë në Norderney, që do t’ia diktojë ciklin e poezive “NORDSEE”, të cilin do ta publikojë vitin e ardhshëm. Në tetor 1827 ai fitoi suksesin e tij më të madh letrar me botimin e “Buch der Lieder” (i njohur si “Libri i Këngëve”). Më 1828 është në Itali.

Shkrimet e tij satirike dhe sidomos aderimi në sensimonizëm e nervozon “kazermën e madhe prusiane” deri në pikën që Heine, në vitin 1831, zgjodhi mërgimin vullnetar në Francë. Në Paris ai është përshëndetur me admirim dhe shpejt u bë një vizitor i shpeshtë i salloneve letrare të kryeqytetit, ku ai ndoqi bashkësinë gjermane të emigrantëve këtu, si Humboldt, Lasalle dhe Wagner; por edhe intelektualët francezë si Balzac, Hugo dhe George Sand.

Më 1834 udhëtoi për në Normandi, në tetor njeh nusen e tij Mathilde Mirat dhe ata martohen më 1841. Ndërkohë boton disa ese kritike dhe disa përmbledhje poezish. Në vitet e ardhshme ai udhëton shumë, por frymëzimi është shumë i munguar. Ai gjithashtu nganjëherë viziton xhaxhain e sëmurë Salomon në Gjermani.

Më 22 shkurt 1848, revolucioni shpërtheu në Paris dhe poeti përfshihet personalisht në luftimet e shumta që ndodhën në rrugë. Për fat të keq, pak pas këtyre ngjarjeve, fillojnë dhimbjet therëse në  shpinë, çka do ta çojë brenda tetë viteve të ardhshme në paralizë dhe vdekje. Ajo ishte në fakt një atrofi muskulare progresive, e cila e detyronte atë në mënyrë të pashmangshme të rrinte shtrirë shtrat.

Kjo nuk e pengon atë për të publikuar, më ’51, “Romancero” (e cila e përshkruan agoninë e sëmundjes), dhe për të sjellë së bashku në ’54 nga volumi (më vonë e quajtur “Lutetia”), artikuj mbi politikën, artin dhe jetën , shkruar në Paris:

Il 22 febbraio 1848 scoppia a Parigi la rivoluzione e il poeta si trova coinvolto in prima persona nei numerosi combattimenti che si svolgevano nelle strade. Purtroppo, poco dopo questi fatti, iniziano le acutissime fitte che alla spina dorsale che segnano l’inizio del calvario che lo porterà nel giro di otto anni alla paralisi e alla morte. Si trattava in realtà di un’atrofia muscolare progressiva, che lo costringeva inesorabilmente a stare seduto su di un letto. Ciò non gli impedisce di pubblicare, nel ’51, “Romancero” (in cui sono descritte le atroci sofferenze della malattia), e di riunire nel ’54 in volume (poi intitolato “Lutetia”), gli articoli di politica, arte e vita, scritti a Parigi.

Poeti i lodhur është afër fundit. Në verën e 1855 shpirti i tij dhe fiziku i tij të marrë një ngushëllim të vlefshëm nga e reja gjermane Elise Krienitz (e quajtur me përkëdheli Mouche) së cilës do t’ia kushtojë poezitë e tij të fundit. Më 17 shkurt 1856 zemra e tij pushoi së rrahuri.

Padyshim një poet i madh dhe intensiv, kritika me të cilën u ndesh vepra e Heines pas vdekjes së tij është me luhatje. Ndërsa për disa ai ishte poeti më i madh gjerman i periudhës së tranzicionit midis romantizmit dhe realizmit, për të tjerët (dhe shikoni kritikat e mëdha të moderuar-borgjeze si Karl Kraus ose Benedetto Croce) gjykimi është negativ. Nietzsche në vend e njeh atë si një pararendës, ndërsa Brecht vlerësoi idetë e tij progresive. Megjithatë, “Libri i Këngëve” i tij posedon lehtësi të jashtëzakonshme dhe zbutje formale, është një nga veprat më të përhapura dhe të përkthyera të prodhimit gjerman.

Por shenja më origjinale e vargut të Heines është përdorimi ironik i materialit romantik, në makinë drejt poezisë dhe, së bashku, në lëvizje të kundërt, duke u përpjekur për të mohuar të gjitha sentimentalizmat, duke e ditur se kohët e reja kërkojnë para së gjithash një racionaliteti të qartë dhe realist. / KultPlus.com

“Lucia di Lammermoor” korr duartrokitjet e premierës në TKOB

Opera e famshme e Donizetti-t, “Lucia di Lammermoor”, mori duatrokitje të gjata mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Vepra e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, është një dramë që ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe çmendurinë dhe u rikthye në TKOB pas 16 vitesh.

Produksioni i ri i veprës operistike pati në rolin kryesor sopranon e mirënjohur në skenat ndërkombëtare, Jessicca Pratt, ndërkohë që 16 vjet më parë roli i Lucia-s interpretohej nga Marjana Leka dhe Oriana Kurteshi.

“Lucia di Lammermoor” është një nga veprat më të rëndësishme që vihen në skenën e TKOB këtë fundviti. Vepra erdhi me regji nga Ada Gurra dhe nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe drejtuesit të korit, Dritan Lumshit.

Opera e Donizetti-t rrëfen fatin e një vajze që lufton për dashurinë, e që nuk pranon të bëj kompromis.

Vepra do të vijojë edhe mbrëmjen e sotme (13 dhjetor) si dhe në 15 dhe 16 dhjetor, në TKOB./atsh/KultPlus.com

Kumbaro: Valbona, perlë e turizmit dimëror

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau sot në rrjetet sociale peizazhe mahnitëse të Valbonës, një perlë e turizmit dimëror, ku bashkë me mikpritjen dhe shërbimin fantastik të guidave lokale, ofrohet një turizëm i sigurt.

Dëbora e rënë ditët e fundit ia ka shtuar bukurinë kësaj pjese të Alpeve shqiptare. Mes bardhësisë dallon ngjyra e kaltër e lumit që gjarpëron nëpër luginë.

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Ajo ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve, pranë Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50,6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare, pas luginës së Thethit.

Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit./atsh/KultPlus.com

Kur Charlie Chaplin e bënte simbolin e shqiponjës në filmat e tij

Charles Spencer Chaplin ishte një aktor komik, regjisor dhe një njeri shumë i famshëm i epokës së filmave të heshtur.

Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e industrisë së filmave.

Karriera e tij zgjati më shumë se 75 vjet, prej fëmijërisë në epokën viktoriane e deri një vit para vdekjes së tij më 1977.

Në njërën nga skeçet e tij, Chaplin kishte bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Andaj, këtyre ditëve kur po diskutohet më shumë se kurrë për shqiponjën – simbolin shqiptar të pranishëm edhe në flamurin kombëtar dhe faktin se si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me festimin e tyre shkaktuan debat në Evropë, ka filluar të qarkullojë në internet një video e vjetër e aktorit të mirënjohur botëror, Charlie Chaplin duke bërë shqiponjën.

Në disa faqe, videoja është publikuar me mbishkrimin “Ja pse serbët nuk e pëlqenin Chaplinin”. / KultPlus.com

Dita Ndërkombëtare e Violinës

13 dhjetori njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Violinës. Organizatat artistike anembanë globit, në këtë ditë, bëjnë thirrje për të luajtur, dëgjuar ose mësuar muzikë për violinë; shikimi i filmave të famshëm si “Violina e Kuqe”, “Violinisti i Djallit” dhe “Solisti”; ose ndjekja ose shikimi i koncerteve.

Si pionier i artit të violinës në Shqipëri njihet Ludovig Naraçi i cili në dhjetor të vitit 1926 mbajti koncertin e tij të parë për violinë. Virtuozi Naraçi ishte edukuar në qendrat evropiane të kulturës si Vjenë e Pragë. Naraçi dha konktribut edhe në mësimdhënie ku mësoi disa breza violinistësh shqiptarë.

Instrumenti i violinës nuk është dukur gjithmonë njësoj që nga lulëzimi i tyre gjatë shekullit të 16-të. Sipas muzikologut dhe violinistit amerikan, David D. Boyden, lloji më i hershëm i violinës u shfaq jo më vonë se 1530 dhe pjesa më e madhe e evolucionit të saj mund të gjurmohet përmes ikonografisë së kohës.

Disa nga instrumentet më të vlerësuara janë shitur për miliona dollarë në ankande. Disa nga violinat më të çmuara deri më sot janë punuar nga shtëpitë Amati, Guarneri dhe Stradivarius. Violina e parë moderne është bërë nga Andrea Amati nga Kremona, Itali, rreth 1955.

Shumica e violinave të prodhuara sot janë kopje të Stradivarius ose Amati.

Sot, violina jo vetëm që mbetet një tipar i domosdoshëm i muzikës klasike perëndimore, por ka gjetur rrugën e saj në forma të ndryshme të muzikës klasike dhe popullore në mbarë botën, si dhe në zhanre të tjera./atsh/KultPlus.com

Një vit nga vdekja e aktorit Andre Brower

Sot një vit është ndarë nga jeta aktori Andre Brower, i cili ndër të tjera luajti kapitenin Raymond Holt në serialin ‘Brooklyn Nine-Nine’ dhe detektivin Frank Pembleton në ‘Vrasje: Jeta në Rrugë’. Ai ka vdekur në moshën 61-vjeçare

I njohur nga zëri i tij bas, Brower u bë i famshëm me serialin NBC ‘Vrasje: Jeta në Rrugë’ nga viti 1992 deri në 1998 për të cilin ai fitoi një Emmy në ’98 për rolin e tij si Detektivi Frank Pembleton.

Suksesi i tij më i madh, megjithatë, konsiderohet të jetë roli i tij si kapiten Raymond Holt në serialin ‘Brooklyn Nine-Nine’, një rol për të cilin ai fitoi dy çmime Critics Choice për aktorin më të mirë dytësor dhe katër nominime për Emmy.

I lindur në Çikago në vitin 1962, Brower, i cili ishte më i vogli nga katër fëmijët, studioi teatër me një bursë në Stanford dhe mori klasa aktrimi në Shkollën Juilliard për dramë.

Roli i tij i parë në film ishte në filmin ‘Glory’ të vitit 1989, në të cilin ai luajti një ushtar në regjimentet e para afrikano-amerikane të Luftës Civile Amerikane.

Në total, Brower, i cili shpesh luante role ushtarake ose policore, u nominua 11 herë për një Emmy në karrierën e tij më shumë se tridhjetëvjeçare./KultPlus.com

Presidentja Osmani takoi Senatorin republikan, Ted Cruz

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.

Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët./KultPlus.com

“Metro”: Pushime në Shqipëri, destinacioni “parajsë” i Mesdheut

 Ne udhëtuam përgjatë bregdetit gjarpërues shqiptar, nëpër kodra të pyllëzuara – pothuajse të eklipsuara nga qendrat tregtare të shndritshme dhe blloqet e apartamenteve – për pesë orë me makinë deri në Sarandë, një qytet turistik – i cili në videot e TikTok është konsideruar si ‘Maldivet e Evropës’, shkruan Alice Murphy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Metro”.

Por – ndërsa i afrohemi kësaj copëze të famshme të parajsës, ndërtesat bëhen më të shpeshta – duke u formuar si kërpudha – në një grup hotelesh shumëkatëshe në bregun e gjirit në formë patkoi të Sarandës.

Pasi vizitova së fundmi Maldivet, mund të konfirmoj se bregdeti jugor i Shqipërisë krenohet me pamjen e ngjashme të oqeanit blu të ndritshëm.

Por, çfarë do të thotë një rritje e papritur e popullaritetit për Shqipërinë dhe vizitorët e saj?

Si mund të mbrohet bukuria e saj natyrore nga plaga e turizmit masiv?

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë për të shmangur turmat

Ashtu si shumë destinacione të Evropës Jugore, ekspertët e udhëtimeve thonë se koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është në fund të pranverës (prill dhe maj) dhe në fillim të vjeshtës (shtator dhe tetor).

Moti është i ngrohtë dhe i këndshëm, por pa turma vizitorësh krahasuar me pikun e sezonit të verës.

Dhe ndërsa jeni atje, ia vlen një udhëtim në këto vende më pak të njohura:

Kepi ​​i Rodonit: Një gadishull shkëmbor pak më shumë se një orë larg me makinë nga Tirana – ku mund të shikoni detin dhe të shijoni natyrën e pacënuar të Shqipërisë.

Lini: Thuhet se është fshati më i vjetër i banuar i Evropës. Ju do ta gjeni këtë vendbanim historik në liqenin e Ohrit.

Plazhi i Ranës së Hedhun: Një shtrirje mahnitëse në veri të Shqipërisë që e zbulova vetëm pasi u ktheva. Turistët që mbërritën në këtë plazh të qetë thonë se ka rërë të pastër dhe duna spektakolare.

Gjirokastra: Një qytet i vjetër i gurtë – që tashmë është cilësuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Mendoni për rrugicat e pjerrëta, gjarpëruese dhe një kala përrallore.

Liqeni i Bovillës: Kjo perlë e fshehur furnizon pjesën më të madhe të ujit të pijshëm të Tiranës, si dhe ofron pamje spektakolare të ujërave bruz.

Një thikë me dy presa 

Eksperti i udhëtimeve, Nausheen Farishta tha se bumi i turizmit në Shqipëri është një thikë me dy presa.

“Nga njëra anë, ai sjell mundësi të nevojshme për komunitetet lokale. Por – ne nuk mund të mbyllim një sy ndaj sfidave që vijnë me këtë rritje të shpejtë”, tha themeluesi i “Globe Gazers”.

Është një pikë kthese e jashtëzakonshme për një vend që dikur ishte një nga vendet më të izoluara të Evropës; një vend që hapi dyert për vizitorët e huaj – kur komunizmi ra pas katër dekadash diktaturë – në 1991.

Një parajsë e përballueshme

Ishim në një udhëtim vajzash, të joshura nga historia magjepsëse dhe videot virale të ujërave bruz dhe rërës së bardhë të pacenuar.

Një mori faqesh në internet për udhëtime na dhanë arsye të mjaftueshme për të rezervuar pushimet në vendin e Evropës Jugore që kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë; me një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash të mbushur me plazhe të bukura; vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, mikpritje të ngrohtë dhe mot me diell.

Si shumë vizitorë të tjerë, ne u tërhoqëm nga çmimi. Apartamentet buzë plazhit në qytetet turistike të njohura mund të merren me qira për më pak se 25 euro për një natë – dhe nuk është e pazakontë të gjesh një vakt të plotë me pije (oktapod dhe mohito) për rreth 20 euro.

Fluturimet janë gjithashtu jashtëzakonisht të përballueshme, me Wizz Air që ofron tarifa nga Londra në Tiranë duke nisur nga 68 euro vetëm vajtje.

Shqipëria ka atraksione të shumta turistike. Ishte emocionuese të eksploroje muzetë dhe baret e modës të Tiranës, dhe padyshim e këndshme të qëndroje në shtretër kabane përgjatë Rivierës Shqiptare.

Çuditërisht e populluar 

Jenoa Matthes, një eksperte e udhëtimeve tha se ishte befasuese se sa të mbushura ishin bërë plazhet në qytetin bregdetar të Durrësit.

Nuk patëm kohë për të shkuar në Durrës, destinacioni më i njohur i plazhit në Shqipëri rreth një orë larg në perëndim të Tiranës.

Por, shumica e plazheve që vizituam në Sarandë dhe Ksamil ishin më të ngarkuara se plazhet e tjera.

Plazhi i Podës në Ksamil, i shfaqur në dhjetëra video virale në TikTok ishte një  ‘parajsë’.

“Kudo që shkuam kishte plazhe idilike, bare verërash në majë të kodrave, restorante që shërbenin ushqim deti të klasit botëror”, shkruan Jenoa Matthes, një eksperte e udhëtimeve.

“Mendojmë se jemi plotësues në këtë hartë të turizmit mes Kroacisë, Italisë dhe Greqisë”, tha në një intervistë për “The Independent” në fillim të këtij viti, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

“Pra, ne nuk do të shohim shumë hotele duke u ndërtuar”, shtoi ajo.

“Por, kjo është pikërisht ajo që pashë. Dhe rrezikon të shkatërrojë atraksionet natyrore që e bëjnë Shqipërinë të veçantë”, tha Matthes.

Turizmi masiv trondit Evropën

Pasojat e viteve të turizmit masiv tronditën Evropën këtë verë – pasi protestat antituriste mbushën rrugët e qyteteve kryesore spanjolle dhe demonstratat i detyruan anijet turistike të ndryshonin kursin.

Në Barcelonë, vendasit i lagën turistët me pistoleta uji. Në fillim të vitit, protestuesit në Ishujt Kanarie organizuan një grevë urie – në shenjë proteste ndaj rritjes së numrit të pushuesve.

Qytetet duke përfshirë Vjenën, Berlinin dhe Barcelonën kanë vendosur kufizime në qiratë, që do të thotë se pronarët mund të japin me qira ambientet e tyre për turistët – vetëm për një periudhë të kufizuar, çdo vit.

Por, ndërsa shumë destinacione po tërhiqen nga turizmi, Shqipëria po ecën drejt një zhvillimi turistik me shpejtësi.

Është e qartë se bumi i fundit i turizmit i ka dhënë Shqipërisë mundësi të jashtëzakonshme dhe sfida shqetësuese.

Por, mënyra se si zyrtarët e do drejtojnë trendin turistik – do të ketë implikime të thella për të ardhmen e ketij destinacioni – që dikur ishte vendi më i varfër dhe më i izoluar i Evropës.

Shqipëria ofron diçka vërtet unike. Do të ishte një turp i madh për ta shkatërruar atë për hir të urisë turistike – që mund t’i çonte turistët e saj diku tjetër aq shpejt sa edhe mbërritën!/atsh/KultPlus.com

Taylor Swift përfundon turneun muzikor ‘Eras’ me një fitim prej 2 miliardë dollarësh

Zyrtarisht ka ardhur fundi i turneut të Taylor Swift. Këngëtarja 14-herë fituese e çmimit Grammy përfundoi turneun e saj ‘ Eras’ Tour ‘ të dielën, më 8 dhjetor në Vankuver, duke mbyllur një seri rekord koncertesh që ndryshuan përgjithmonë peizazhin kulturor.

Teksa doli në skenë, Swift falënderoi fansat e saj që e bënë ‘Eras’ Tour’ kaq të pabesueshëm.

“Dua të falënderoj secilin prej jush që keni qenë pjesë e kapitullit më emocionues të gjithë jetës sime deri më sot – Eras Tour tim të dashur”, tha ajo në një video të shpërndarë në X (ish-Twitter) përpara se të këndonte këngën “Karma”.

Ylli më parë tha:‘Ne kemi bërë një turne në të gjithë botën… kemi pasur kaq shumë aventura. Ishte gjëja më emocionuese, më e fuqishme, elektrizuese, intensive, sfiduese që kam bërë ndonjëherë në gjithë jetën time.”

“Ne arritëm të performojmë për mbi 10 milionë njerëz në këtë turne”, shtoi Swift. Sipas New York Times, “Eras Tour” shiti gjithsej 2,077,618,725 dollarë në bileta.

Kompania konfirmoi se 10,168,008 njerëz morën pjesë në koncerte, thuhet në raport. Sipas NY Times, Coldplay ndjek Swift-in pasi thuhet se ka grumbulluar 1 miliard dollarë në shitjet e biletave për turneun e tyre “Music of the Spheres World Tour” me datë 156, i cili filloi në mars 2022 dhe zgjat deri në shtator 2025./KultPlus.com

Akademia e Shkencave, konferencë për mbrojtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë kulturore

Institucioni i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave ka zhvilluar sot një konferencë shkencore me temë “E kaluara në të tashme, ruajtja, digjitalizimi dhe rëndësia e fondeve etnografike dhe arkivave të trashëgimisë kulturore në bashkëkohësi”.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi; prof. asoc. Olsi Lelaj, drejtor i Institutit të Antropologjisë; prof.asoc. dr. Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; dr. Gentiana Sula (Autoriteti mbi Informimin e Sigurimit të Shtetit); Devis Xhaja, drejtor i Drejtorisë së Arkivave në RTSH, si dhe studiues, arkivistë, kuratorë e përfaqësues të komuniteteve të ndryshme kulturore.

Akademiku Skënder Gjinushi foli për rëndësinë e ruajtjes së koleksioneve arkivore të fondeve të trashëgimisë kulturore dhe arkivave në tërësi në shoqërinë e sotme dhe rëndësinë e digjitalizimit për të zgjeruar aksesin e publikut dhe për të siguruar jetëgjatësinë e koleksioneve etnografike, trashëgimisë kulturore apo dokumenteve.

Gjatë zhvillimit të kësaj konference, u mbajtën referate mbi politikat e ruajtjes së dokumentit arkivor, për punën që është bërë për kalimin nga dokumenti fizik tek ai digjital, konservimin dhe zbardhjen e së vërtetës historike, si dhe për politikat e digjitalizimit në RTSH.

U diskutua për rëndësinë e restaurimit të trashëgimisë filmike shqiptare përkundrejt stigmatizimit që karakterizon artin e krijuar nën diktaturë, dokumentimin dhe regjistrimin e objekteve ne muze. U trajtuan, gjithashtu, disa çështje themelore të arkivave të Institutit të Antropologjisë, e ardhmja e fondeve etnografike, muzeu digjital midis sfidave dhe mundësive, sfidat e ruajtjes dhe digjitalizimit të trashëgimisë kombëtare filmike, etj.

Një çështje me interes ishte rijetëzimi i koleksioneve etnografike në bashkëkohësi. Pjesëmarrësit diskutuan strategjitë dhe metodologjitë për ruajtjen e materialeve etnografike, trashëgimisë kulturore apo dokumenteve. Më tej u fol dhe u diskutua për digjitalizimin dhe ‘open açess’, si dhe për ekzaminimin e iniciativave të digjitalizimit. Në fund, u diskutua për rolin e koleksioneve etnografike, fondeve të trashëgimisë kulturore dhe arkivave në tërësi në shoqërinë e sotme./KultPlus.com

Xhirimet e serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojnë në verën e vitit 2025

Prodhimi i serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojë në Warner Bros Studios në Leavesden, në veriperëndim të Londrës, në verën e vitit 2025.

Seriali i ‘Harry Potter’ do të ketë një kast krejtësisht të ri, por do të mbetet autentik me librat origjinalë, duke i afruar aventurat magjike me një audiencë të re.

Leavesden ndodhet në Watford, në veri të Londrës, dhe filmi hit ‘Barbie’ 2023 është xhiruar në studiot atje.

Warner Bros është kompania e prodhimit që qëndron pas filmave origjinalë, me protagonistë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint.

Seriali i ri, i bazuar në librat e JK Rowling,  do të jetë një “përshtatje besnike e librave ikonë”.

Seriali do të shfaqë një kast të ri, do të jetë plot me detaje fantastike, personazhe të dashur dhe vende dramatike që fansat e Harry Potter i kanë dashur për më shumë se 25 vjet.

Kasti i personazheve të preferuar, duke përfshirë Harry Potter, Ron Weasley dhe Hermione Granger – të luajtur nga Radcliffe, Grint dhe Watson – do të shpallet në një datë të mëvonshme./KultPlus.com

Kori i Filharmonisë me perla korale përmbyll vitin 2024, programi pritet të prezantohet edhe në vendin amë të Filharmonisë, në Ljublanë

Vjollca Duraku
Foto: Arben Llapashtica

Kori i Filharmonisë së Kosovës mbrëmë në Atelienë e Pallatit të Rinisë është prezantuar me koncertin përmbyllës për vitin 2024, e i cili koncert ka qenë një pararendës i atij që pas katër ditësh do të prezantohet në Ljublanë të Sllovenisë, në kuadër të javës kulturore të Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.

Programi i këtij koncerti ka përmbledhur perla të Korit të Filharmonisë për të kulmuar në këtë koncert përmbyllës, si dhe për t’i prezantuar ato në vendin amë të Filharmonisë Botërore (1701), në ndërtesën ikonike të Filharmonisë së Ljublanës. Filharmonia e Ljublanës është një nga institucionet muzikore më të vjetra në Evropë, e cila ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e kulturës muzikore.

Me një renditje unike, në formë rrethore Kori i Filharmonisë filloi interpretimin e veprës së Mendi Mengjiqit- ” Music in the circle”, në sallën e cila ishte e stërmbushur me publik. Zërat e grupit të grave në njërën anë dhe të burrave në anën tjetër përputheshin në qendër të rrethit, në të cilin qëndronte edhe dirigjenti Baki Jashari.

Programi pati edhe vepra premierë. Ndër veprat të cilat u pëlqyen dhe u dalluan më shumë ishte edhe vepra “Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgjëndërr” e dirigjentit Baki Jashari, e cila çdo herë jep një emocion të jashtëzakonshëm. As vepra e Hajrullah Sylës “O Magnum Misterium” nuk bën përjashtim.

Ndërkaq, vepra  e kompozitorit Rafet Rudi- “IN A” ishte e veçantë edhe në aspektin fizik të interpretimit, duke nxjerrë ndjenja të fuqishme nga koristët dhe dirigjenti Jashari në veqanti. Vepra e Laura Jekabsone- “Kuulin Äänen” erdh e ndërthurur me interpretim koral dhe vegël goditëse muzikore si një prezantim krejtësisht unik.

Veprat tjera të cilat u interpretuan ishin: Vytautas Miškinis- “Cantate Domino, Ambrož Čopi- “O solitaris Hostia”, Lorenc Antoni- “Çorapet e burrit”, Vasil S.Tole- “Çu mbush mali”, Eric Whitacre- Cloudburst, Jake Rundestad- “Nyon, nyon” dhe Këngë Polifonike Labe- “Janinës  ç’i panë sytë”.

Në fund të koncertit në një prononcim për media dirigjenti Baki Jashari ka thënë që prenzatimi i Korit me koncert në Ljublanë është një rast shumë i mirë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe institucionale, e shtetërore që atje të ketë një prezantim dinjitoz.

“Kemi vendosur t’i zgjedhim perlat me të cilat prezantohet Kosova në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ne është një moment tejet i rëndësishëm, pasi përmes programit publikut slloven t’i ofrojmë informacion të bollshëm se edhe në Kosovë ka kor profesional- vokal, që kemi traditë. Programi ka qenë i konceptuar që të tregojmë nga pak të gjitha stilet që ne i zotërojmë, dhe te ata të krijojmë një përshtypje të jashtëzakonshme, ashtu si kudo që paraqitet kori, duke i thyer paragjykimet për Kosovën si vend i ri”, ka thënë Jashari me shumë emocion pasi pas 25 vitesh do të rikthehet në Slloveni, në vendin ku kishte qenë aktiv për 20 vite me radhë.

“Të prezantohet muzikë korale në Slloveni është shumë vështirë sepse në kohën kur unë kam qëndruar atje kanë qenë mbi 1.000 kore të regjistruara. Në Kosovë ne nuk i kemi dy, edhe pse nga popullsia jemi të ngjajshëm. Është shumë e vështirë që në një vend të tillë ku kanë mundësi të shumëta të dëgjojnë kore të ndryshme të krijojmë përshtypje. Andaj, jemi munduar të përzgjedhim stile të ndryshme të tregojmë se çka zotërojmë edhe ne këtu në Kosovë”, ka thënë dirigjenti.

Drigjenti Jashari në këtë koncert përmbyllës të vitit 2024 për Korin e Filarmonisë ka veçuar edhe prezantimin më të veçantë për këtë vit artistik.

“Që nga fillimi i vitit kemi pasur lëvizje në rajon, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Italinë, Romën, Greqinë. Do të veçoja fillimin e sezonit në shtator, kur Filharmonia për herë të parë në historinë e saj realizon veprën madhështore të kompozitorit Gustav Mahler “Simfonia 1” e cila ka qenë ëndërr për institucionin tonë. Kjo vepër kërkon një dyfishim të numrit të orkestrantëve, por mbi të gjitha një muzikë tejet tërheqëse por edhe jashtëzakonisht komplekse për realizim nga ana e muzicientëve. Ky do të ishte një kulminacion në aspektin tekniko-artistik të Filharmonisë së Kosovës përgjatë vitit 2024”, ka thënë dirigjenti Jashari.

Kurse, Drejtori i Filharmonisë, Dardan Selimaj ka thënë se është privilegj për Filharmoninë e Kosovës që programi i këtij koncerti do të prezantohet edhe në Ljublanë, në vendin e themelimit të një institucioni të muzikantëve, siç është Filharmonia.

“Koncerti i sotëm është pararendës i një prezantimi që do të mbahet në Ljublanë të Sllovenisë. Është privilegj për Korin e Filharmonisë që të prezantohet në sallën “Marjan Kozina”, në ndërtesën e Filharmonisë së Sllovenisë. Nuk jemi prezantuar më parë në Slloveni, ndonëse dy dirigjent slloven e kanë udhëhequr këtë kor në disa raste. Është privilegj dhe nderë që të performojmë në një sallë që i takon institucionit të Filharmonisë së Sllovenisë, e cila është Filharmonia më e vjetër në botë. Ajo është evoluar në vitin 1701. Dhe për ne është nderë të përfshihemi në programin e atij institucioni”, ka thënë Drejtori Selimaj.

Ndërsa, violonçelisti Antonio Gashi i cili u prezantua me veprën e kompozitorit Hajrullah Syla “O Magnum Misterium” tha se ky bashkëpunim me korin ka qenë i këndshëm.

“Kori i Filharmonisë është i mrekullueshëm, unë gjithmonë emocionohem kur e dëgjoj sepse gjithmonë paraqitet me vepra të reja, me freski të re. Gjithmonë është kënaqësi të bashkëpunosh me korin. Për veprën e Hajrullah Sylës jam jashtëzakonisht I kënaqur që po vjen një gjeneratë e re e kompozitorëve të cilët shkruajnë këtë lloj të veprave, që për çelistin dhe për korin është një bashkëpunim shumë i këndshëm. Është një prej veprave që me shumë qejf luaj”, ka përfunduar violonçelisti Gashi.

Filharmonia e Kosovës më 21 dhjetor do ta përmbyllë vitin 2024 me Gala Koncertin e Vitit të Ri, i cili është Gala Koncert tradicional./ KultPlus.com

Ekspozita Kolektive “T’i pikturojmë kostumet autoktone dhe tradicionale “ në shkollën fillore “Ilira”

Në një mjedis të mbushur me ngjyra dhe simbolikë kulturore, Shkolla Fillore “Ilira” prezantoi ekspozitën kolektive “T’i Pikturojmë Kostumet Autoktone dhe Tradicionale”, një nismë artistike e kuruar nga kritiku i artit, Ilir Muharremi, dhe organizuar nga artistja Albana Krasniqi. Kjo ekspozitë, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, synon të promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare përmes syve të brezit të ri.

Në hapjen e ekspozitës foli organizatorja Albana Krasniqi, e cila theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të veshjeve tradicionale shqiptare si një pasuri e vyer autoktone. “Këto veshje janë një pasuri e rrallë e kombit tonë dhe një trashëgimi që na bën krenarë si shqiptarë,” tha Krasniqi, duke vlerësuar përkushtimin e fëmijëve dhe ndihmën institucionale për realizimin e kësaj ekspozite.

Edhe zv/drejtoresha e shkollës, Alba Buleshkaj, shprehu fjalë të ngrohta për ekspozitën, duke vlerësuar jo vetëm përmbajtjen artistike, por edhe rëndësinë edukative dhe kombëtare të saj. “Këto punime jo vetëm që sjellin artin dhe kulturën në fokus, por janë një mënyrë për të edukuar brezat e rinj me dashuri dhe respekt për traditat tona,” tha ajo.

Punimet artistike

Ekspozita përmban një koleksion të veçantë pikturash të realizuara nga fëmijët e shkollës, ku secili prej tyre ka interpretuar në mënyrën e vet artistike veshjet tradicionale të rajoneve të ndryshme të Kosovës, si Dukagjini, Drenica, Podujeva dhe Ana e Moravës. Punimet përfaqësojnë një ndërthurje unike të trashëgimisë kulturore me shprehjen artistike bashkëkohore të fëmijëve.

Punimet artistike

Në mesin e veprave të ekspozuara dallohen disa krijime që pasqyrojnë me mjeshtëri detajet e kostumeve autoktone dhe atmosferën tradicionale:

Punimi i parë, realizuar nga njëri prej piktorëve të vegjël, paraqet një figurë femërore të veshur me xhubletë, simbolin e lashtë të identitetit shqiptar. Sfida artistike e përfshirjes së ornamenteve të hollësishme është realizuar me sukses, ku xhubleta e zezë, me motive të arta dhe të qëndisura, pasqyron pasurinë e traditës shqiptare. Sfundi i verdhë i ndritshëm krijon një kontrast të fuqishëm, duke theksuar elegancën e figurës dhe duke simbolizuar jetën dhe dritën që trashëgimia kulturore i ofron shoqërisë moderne.

Në punimin e dytë, një figurë e vendosur përpara një porte prej guri pasqyron lidhjen mes veshjes tradicionale dhe arkitekturës tipike shqiptare. Veshja, që përfshin një këmishë të bardhë me qëndisma floreale dhe një jelek të zi të dekoruar me ornamente ngjyra të ndezura, është një pasqyrë e finesës dhe mjeshtërisë së punës artizanale. Përparësja me motive lulesh është trajtuar me një ndjeshmëri të veçantë, duke nxjerrë në pah estetikën e artit të grave shqiptare ndër shekuj.

Dy punimet e tjera, me një trajtim më simbolik dhe emocional, përqendrohen në detaje që bartin mesazhe të forta kulturore. Një nga këto piktura shfaq një figurë me shami të kuqe dhe një këmishë të qëndisur, që simbolizon gruan shqiptare dhe rolin e saj në ruajtjen e traditave. Ndërkohë, punimi me sfond të kuq dhe shqiponjën dykrenore ofron një interpretim më të drejtpërdrejtë të patriotizmit dhe identitetit kombëtar. Në këtë vepër, shqiponja, e përqendruar mbi sfondin e pasionit dhe flakës, thekson rëndësinë e traditës në formësimin e vetëdijes kombëtare.

Mesazhi i Ekspozitës

Kjo ekspozitë është më shumë se një ekspozim artistik; ajo është një urë mes brezave dhe një ftesë për të reflektuar mbi pasurinë e trashëgimisë tonë kulturore. Nëpërmjet punimeve të fëmijëve si Kron Gashi, Ana Millaku, Orges Feka, Elsa Berisha dhe Drit Gjonbalaj, ekspozita sjell një dimension të freskët dhe bashkëkohor të interpretimit të traditës, duke nxitur krenarinë kombëtare dhe ndjenjën e përkatësisë kulturore.

Këto krijime jo vetëm që dëshmojnë talentin dhe pasionin e artistëve të vegjël, por edhe fuqinë e artit për të ruajtur, përforcuar dhe rikthyer traditat në jetën tonë të përditshme. Ekspozita “T’i Pikturojmë Kostumet Autoktone dhe Tradicionale” është një dëshmi frymëzuese se si arti mund të shërbejë si mjet për edukim, ndërgjegjësim dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore./KultPlus.com

Malet “bashkojnë” të apasionuarit, takimi i veçantë në Tiranë

Malet janë burim jete, element i rëndësishëm për ekosistemet, por janë dhe aq madhështore ndërsa mbështjellin fshatra e vendbanime nën hijen e tyre, dhurojnë shi dhe presin erën që dëmton të mbjellat.

Nga ana tjetër, ata që i duan malet por edhe që i njohin shtigjet e tyre mund të flasin me orë për ndjesitë që ato përcjellin.

Për të folur për malet, në Ditën Ndërkombëtare të Maleve që shënohet çdo 11 dhjetor, u mbajt pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, një takim i veçantë i organizuar nga fondacioni me të njëjtin emër.

Takimi u moderua nga koordinatorja e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Bardhe Karra, ndërsa morën pjesë të apasionuar pas natyrës, alpinistë, mbështetës dhe ekspertë të çështjeve mjedisore, guida profesionale në zonat malore, studentë e të ftuar.

Të ngjitësh një mal nuk është vetëm sfidë fizike, por edhe një udhëtim brenda vetes.

Kështu nisi biseda nga moderatorja Karra e cila është edhe vetë e apasionuar pas ngjitjeve malore. Ideja për takimin është e presidentit të fondazionit Fr Ruggero Valentini, përkushtimi i të cilit mundësoi edhe eventin.

Mbajtën fjalë përshëndetëse Presidenti i fondacionit Fr. Ruggero Valentini dhe drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera.

Të apasionuarit e maleve u përfshinë në diskutime të hapura dhe të sinqerta ndërsa nuk munguan ndërhyrjet e Prof. Aleksandër Bojaxhi alpinist, drejtuesit të Shoqatës Turistike “Bjeshkatarët”, Fisnik Muça që po ashtu është edhe guidë alpine në vendin tonë.

Gjatë takimit është prezantuar edhe një libër shumë i veçantë që i kthehet publikut pas një kohe të gjatë: Malet e Shqipërisë, edicion i vitit 1941 me autor Piero Ghiglione, risjellë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve përmes kësaj nisme.

Pietro Ghiglione, alpinist dhe shkrimtar italian përshkruan në libër eksplorimet e tij në malet e Shqipërisë në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Vepra është një ditar udhëtimesh që bashkon vëzhgimet e natyrës, ato historike e kulturore me një vëmendje të posaçme ndaj peizazhit malor dhe sfidave teknike.

Libri përfaqëson një homazh ndaj forcës së natyrës dhe ndaj pasionit për aventurën, duke bashkuar fuqinë e alpinizimit me një ndjeshmëri të thellë kulturore dhe njerëzore.

Dita Ndërkombëtare e Maleve nënvizon rëndësinë e tyre si ekosisteme jetësore që mundësojmë burime ekzistenciale, si uji i pijshëm, biodiversitetin dhe mjetet e jetesës për miliona njerëz. Po ashtu, është një mundësi për t’i kushtuar rëndësi kulturës së maleve, për të promovuar turizmin e përgjegjshëm dhe për të forcuar detyrimet globale për mbrojtjen e këtyre ekosistemeve thelbësore për ekuilibrin e planetit./KultPlus.com