Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me udhëheqje të re, Artan Krasniqi në krye të këtij Këshilli
Sot është mbajtur mbledhja e pare e Bordit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, që është zgjedhur me datë 30 tetor nga Kuvendi i Kosovës.
Gjatë mbledhjes, kryetar i Këshillit është zgjedhur Artan Krasniqi.
“Anëtarët e bordit diskutuan në përgjithësi për rëndësinë e bashkëpunimeve institucionale, planet e punës dhe sfidat për mandatin e ardhshëm të KKTK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje, është bërë e ditur se diskutimet janë përqendruar në disa fusha që do të konribuonin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore promovimin, legjislacionin dhe rregulloret./KultPlus.com
Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet me shfaqjen “Terminal”, premierë që do të jepet më 14 nëntor prej orës 19:00 në Qendrën Kulturore të Obiliqit.
“Si premiera e pestë për sezonin 2024, “Terminal” shënon kulmin e një viti të jashtëzakonshëm për BKK, të vlerësuar si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar” thuhet në njoftimin e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Ky prodhim prezantohet në bashkëpunim me koreografët Evgeny Kozlov dhe Romane Petit./ KultPlus.com
PEN Qendra e Kosovës do të mbajë një konferencë për letërsinë, konferencë që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë.
Kjo konferencë që për teë ka pozitën sociale të shkrimtarit, lirinë e shprehjes dhe të drejtëm e autorit ka përfshirë shumë figura të njohura të krijimtarisë, të cilët do të paraqiten me referimet e tyre përgjatë dy ditëve.
KultPlus më poshtë ju sjell të plotë programin e kësaj konference, të më 21 nëntor do të fillojë punimet prej orës 15:00.
Fjalë përshëndetëse Sibel Halimi drejtore e Kulturës – Komuna e Prishtinës
Binak Kelmendi kryetar i PEN Qendrës së Kosovës
Entela Kasi kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë
Ismet Kallaba kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”- Ulqin
Ora: 15:30 -18:00
Drejtues të seancës Ibrahim Berisha dhe Entela Kasi
Milazim Krasniqi Roli i shkrimtarit në shoqëri
Sadik Bejko Përvoja ime me botuesit: botimi i librave pas viteve 90
Ibrahim Kadriu Pozita sociale e shkrimtarit në Kosovë
Entela Kasi Shkrimtari me dhe pa atdhe
Naim Kryeziu Mbrojtja e lirisë dhe pronës intelektuale sipas Hajnrih Hajnes
Gëzim Aliu Autori dhe ideologjitë
Ibrahim Berisha Autori dhe vepra
Qazim Muja Përkthimi si lëndë e re e njohurive
Sali Bashota Shkrimtari, vepra, botuesi
PROGRAMI E premte, 22 nëntor 2024
Ora: 11:00 – 13:00
Drejtues të seancës Dije Demiri Frangu dhe Ismet Kallaba
Binak Kelmendi Mbrojtja e të drejtave të autorit
Osman Gashi Liria e shprehjes dhe kufijë e krijimtarisë letrare
Nerimane Kamberi Aktivitetet promovuese për shkrimtarin
Anton Berishaj Vlerësimi kritik i letërsisë
Naime Beqiraj Aktivitetet promovuese për shkrimtarin
Ismet Kallaba Si të mbijetosh në kohën e komercializmit: Përsiatje rreth mundësisë së gjetjes së modeleve të vetekzistencës së shkrimtarit
Blerina Rogova Liria e shprehjes dhe sfidat krijue
Dije Demiri Frangu Diskursi kulturor në Kosovë – me theks në letërsi
Xhevahire Izmaku Liria e shprehjes dhe sfidat krijuese
Haxhi Shabani (S) Kemi letërsi të përbashkët shqipe
Flamur Maloku Diskursi kulturor në Kosovë: tradita dhe bashkëkohësia
Në qendrën “Sotir Kolea” u ekspozuan pamjet kartografike të Boka Kotorska, nga fundi i shekullit të 15-të deri në fillimin e shekullit të 20-të.
Ekspozita erdhi si një udhëtim përmes hartave historike dhe kartografike që tregonin Gjirin e Kotorit dhe zonën rreth tij.
Materiali kartografik nga Muzeu Detar në Kotor bëri së bashku burime të digjitalizuara nga arkivat dhe bibliotekat kombëtare në të gjithë Evropën dhe SHBA.
185 harta të digjitalizuara nga Muzeu Detar në Kotor, arkivat dhe bibliotekat kombëtare të Evropës dhe SHBA-së, që përfshinin harta gjeografike, detare, topografike, ushtarake, historike, politike, etnografike, dhe shumë më tepër. Ekspozita ishte një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar pasurinë kulturore dhe historike të këtij rajoni të mrekullueshëm./atsh/KultPlus.com
Biblioteka e kryeministrisë ka pritur miqtë e vegjël të librit në një aktivitet promovues, kushtuar librit “Hana, vajza që kapi Diellin”.
Libri është shkruar nga Rovena Rrozhani dhe është libri më i ri në letërsinë shqipe për fëmijë. Pasditja e mbrëmshme i shtoi gjallërinë COD-it, me zërat e fëmijëve dhe panelin e përbërë nga prof. dr. Persida Asllani, botuesja Irena Toçi, autorja Rovena Rrozhani dhe ilustruesja Mirjana Madhi.
Të pranishmit bashkëbiseduan rreth librit si dhe për autoren Rrozhani, e shpallur si fituese e “Fondit të krijimtarisë letrare për fëmijë”./atsh/KultPlus.com
Të shtunën më 16 nëntor, prej orës 13:00, në ambientet e “KultPlus Caffe Gallery” do të përurohet libri i autorit Martin Çuni, me titull “Mrikë, jeta ime”!
Ky libër brenda vetes përmban letrat nga burgu i Prishtinës, i Prokupjes dhe nga ai i Nishit, kohë kur autori ishte në këto burgje, dërguar bashkëshortes Mrikës, dhe fëmijëve, Agronit e Teutës.
Nëntë vjet pa tre muaj, autori Martin Çuni, ka qenë nëpër burgje dhe vetëm tri vjetët e fundit i është lejuar lapsi e fletorja.
Këto letra dërguar bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilat jo të gjitha u kanë mbërritur në duar, i kishte fshehur në parkun e oborrit në pavijonin e lirë të burgut të Nishit, pranë një lisi, të futura në një enë plastike në dhe. Ato shkoi dhe i mori natën, tre muaj pas daljes.
Disa nga ato letra, shoqëruar më fascimilie, tashmë janë brenda kopertinave të librit “Mrikë, jeta ime”! Përmes këtyre letrave ndjehet karakteri parimor i autorit Çuni, dhe vendosmëria e Mrikës, në heshtje, për të qëndruar e fortë në pritje të burrit për të dalë nga burgu dhe për t’i mbajtur fort fëmijët dhe familjen, që është porosi e fuqishme, mes rreshtash, që institucioni i familjes është mbi gjithçka. Autori Martin Çuni, ka të botuar dhe shumë libra të tjerë të zhanreve të ndryshme./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka lansuar koleksionin e saj të fundit në Primark, kësaj radhe bashkë me nënën e saj, Vera Ora.
Rita ka shkruar se ky koleksion i dedikohet sezonit festiv.
“Nga rrobaqepësia elegante deri te dukjet e mbrëmjes që bien në sy, po sjell të gjithë glamin e frymëzuar nga Java e Modës në Paris dhe festat”, ka shkruar ajo.
Tutje, këngëtarja u shpreh se ndjehet e lumtur që i është bashkuar edhe nëna e saj për të modeluar dhe ka treguar se mosha e saj është vetëm një numër.
Ndërsa, nëna e saj u shpreh se është shumë e emocionuar për të ndarë këtë koleksion.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë koleksion me të gjithë ju. Sezoni i festave ka të bëjë me bashkimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona me të afërmit, ndërkohë që kalojmë kohë të mirë dhe ‘Primarku’ e ka bërë pikërisht këtë”, tha ajo./KultPlus.com
Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Java Kulturore Meksikane. Nga datat 13 deri me 16 nëntor, kjo javë do jetë e mbushur plot me evente artistiko-kulturore. Kjo javë do të kremtojë edhe me 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Meksikë.
Programi i Javës Kulturore Meksikane do të nisë më 13 nëntor, në ambientet e COD, në Kryeministri, me aktivitetin “Diplomacia dhe Kultura”, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Ambasadori i Meksikës në Itali, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda. Ky i fundit, do të mbajë edhe një konferencë me temë “Diaspora Meksikane, politikat publike” si dhe do të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi midis AIIS dhe COMEXI.
Po më 13 nëntor, tek holli i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, do të inaugurohet skulptura alebrije “Fëmija Monarka”. Kjo vepër arti përfaqëson një dhi shqiptare dhe një flutur shtegtuese monarke, duke simbolizuar miqësinë mes dy vendeve përmes dy elementëve të faunës së tyre.
Gdhendjet në dru Oaxacan, të njohura më mirë si alebrijes, janë bërë një nga format më të njohura të artit në Meksikë. Pedro Linares, një krijues i aftë figurative dhe mik i Frida Khalo dhe Diego Rivera, ishte personi i parë që filloi të bënte alebrije të cilat ishin produkt i imagjinatës së tij. Ai ëndërronte për kafshë fantastike imagjinare dhe shumëngjyrëshe në ëndrrat e tij, të cilat të gjitha përsërisnin një fjalë pa pushim. Ajo fjalë ishte “alebrije”. Që atëherë, Pedro dhe familja e tij filluan të krijonin krijesa me dizajne dhe modele të ndërlikuara.
Ndërsa më 14 nëntor tek akademia e filmit Marubi në Tiranë, një ndër regjisorët më ndikues në Evropë dhe jo vetëm, Jesus Garcés Lambert, do të mbajë masterclass me temë “Between fiction and documentary, find your own voice”.
Për të gjithë ata që duan të shijojnë ushqimet dhe pijet meksikane, më 14 nëntor, do të organizohet një event degustimi pjatash meksikane dhe tequilash. Nga ushqimi i ngushëllimit (tamales) apo ushqimi i rrugës (tacos), deri tek chile relleno, që është një pjatë festive, ato mund të shijohen në ora 20:00, tek Destil Creative Hub në Tiranë.
Java Kulturore Meksikane do të mbyllet me një koncert më 16 nëntor, tek Katedralja Ortodokse, të artistit Israel Varela, ku do të prezantojë një pjesë nga albumi i tij i 10-të “Frida en Silencio”./atsh/KultPlus.com
Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit “Apollon” nisi me një atmosferë të jashtëzakonshme, në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi u shpreh se, shfaqja dramatike “7 Minuta”, me të cilën nisi ky festival, përcolli mesazhe të fuqishme sociale, duke emocionuar publikun.
“Një fillim mbresëlënës për një festival të pasur me art dhe emocion”, u shpreh Subashi.
Drama “7 Minuta”, me regji të Driada Dervishit, pati një kast prej 11 aktoresh, mes të cilave emra të njohur të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha.
Shfaqja teatrale trajtoi dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve të një fabrike tekstilesh. Shfaqja rrëfen një ditë pune dhe përpjekjet heroike të grave për të mos humbur të drejtat e tyre.
Në shtatë netë të Festivalit mbarëkombëtar të aktrimit do të interpretojnë trupa profesioniste nga Shqipëria dhe Kosova. Ky festival në edicionin e tij të 15-të i dedikohet aktorit. Risi do të jenë çmimet “In Memoriam” për dy artistët simbol të teatrit Fatos Sela dhe Hajrie Rondo si dhe dy çmimet e karrierës./atsh/KultPlus.com
Besim Bokshi, një nga gjuhëtarët më të shquar të Kosovës dhe të shkencës së albanologjisë në përgjithësi, shkruan KultPlus.com.
Ishte edhe poet me ndjesi të hollë për harmoninë e vargut dhe mesazhin e shprehjes.Besim Bokshi lindi në Gjakovë më 1930.
Mësimin fillor e kreu në Tiranë dhe në Gjakovë, ndërsa atë të mesëm në Gjimnazin e Prishtinës. Studimet e larta i kreu në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, për t’u kthyer në vendlindje ku për vite me radhë punoi si profesor në gjimnazin dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës.
Ka punuar në Institutin Albanologjik dhe në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet gjuhësore me rëndësi, përfshirë edhe Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë më 1972, ndërsa gjatë viteve nëntëdhjetë ka qenë i përfshirë në zhvillimet politike të asaj kohe në Kosovë.
Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i saj.
Vepra shkencore e Besim Bokshit përbëhet nga disa studime monografike nga fusha e morfologjisë historike të gjuhës shqipe, ku veçmas shquhen studimet e tij për fleksionin nominal, për nyjet, për pjesoren etj. / KultPlus.com
Poeti dhe shkrimtari i madh shqiptar Lasgush Poradeci, i cili vdiq në vitin 1987, la pas vetës një trashëgimi të madhe të veprave të tij.
Ai ishte mjaft i veçantë në krijimet e tij dhe jo vetëm. Edhe në letrat që ua shkruante më të dashurve të tij i shkruante me mjaft përkushtim shkruan kultplus. Kësisoj sjellim një letër ku Lasgush Poradeci ia kishte shkruar vajzës së tij të madhe Kostandina, në vitin 1974.
Sjellim një pjesë nga kjo letër e shkruar nga Lasgush Poradeci:
“… që të jetë njeriu vetëm duhet fuqi e madhe e zemrës, si dhe fuqi e madhe e shpirtit, them që e kam atë fuqi durimtare aq të madhe, d.m.th.aq sa më duhet për valët e jetës. Shumë herë dëshpërohem me një dëshpërim humbas kurajën, kurajën e madhe, shumë herë më ka lëshuar kurajo po prapëseprapë kam mundur t’a marr veten, t’i kaloj valët, t’a kaloj ujin, edhe kështu, bijë e babit, jam si një gur në lumë, që uji shkon, po guri mbetet. Kjo është filozofija e babkës tënd, tjetër filozofi nuk gjeta dot, tjetër filozofi nuk kishte si të qëndroj të mos rrëzohem dhe të kaloj një çikë më tej”, kishte shkruar Poradeci. /KultPlus.com
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale renditi një pjesë të punëve të shumta që po kryhen mbi monumente të trashëgimisë kulturore të cilat kanë nevojë për restaurim, konservim e mirëmbajtje.
Ministrja Kumbaro tha se këto janë projekte që ta bëjnë zemrën mal dhe më tutje renditi punimet në gjithë qarkun e Gjirokastrës, nga Koshtani i Memaliajt ku do të restaurohet Teqeja e Baba Muharremit, në Përmet ku ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën e Premtes e deri te Ura e Zerzebilit, te Kisha e Shën Mërisë Spilesë pranë Antigonesë, te Hamami i Meçites apo në Dropull ku po ndërhyhet në Manastirin e Ungjillizimit në Vanistër.
Kumbaro i cilësoi këto monumente kulture si krenari kombëtare.
“Si gjirokastrite, por edhe si ish-ministre e Kulturës s’mund ta fsheh kënaqësinë dhe vlerësimin për punën e sotme të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të kolegëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, për stafin e përkushtuar të DRTK Gjirokastër, me të cilët kam pasur nderin të punoj për projekte që sot janë krenari kombëtare dhe sigurisht mirënjohje për kolegun Blendi Gonxhja e besimplotë për sukseset e tij”, shkroi ministrja Kumbaro./atsh/KultPlus.com
Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899 dhe u shua në Tiranë më 12 nëntor 1987. Veprimtaria e tij krijuese e cek atë si poet, shkrimtar dhe përkthyes.
Pseudonimi letrar me të cilin njihet, vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshirë atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.
Lasgush Poradeci u lind në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare prindërit e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.
Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me Lëvizjen Atdhetare të Kolonisë Shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t’i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.
Për dallim nga poetët e Rilindjes, që me gjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij liriku të madh të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937 u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.
Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eksursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Mickieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygos, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.
Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare etj./ KultPlus.com
Shtëpia e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha ndodhet në qendër të Tiranës, shkruan Justin Calderón në një artikull të botuar në CNN.
Rezidenca dykatëshe me dritaret e saj të gjera – e ndërtuar sipas standardeve të diktatorit – po rimodelohet. Shtëpia u hap për publikun vetëm një herë në vitin 2018.
Gjendja aktuale e rezidencës së Hoxhës përmbledh se çfarë ndjejnë shumë shqiptarë për vitet e komunizmit.
Duke pësuar një traumë kolektive të mizorisë, shumë prej tyre do të preferonin të harronin se ai ka ekzistuar ndonjëherë.
Gjatë kulmit të sundimit komunist, Hoxha famëkeq paranojak dhe izolues mbylli kufijtë e Shqipërisë, goditi ata që u përpoqën të largoheshin dhe ndërtoi bunkerë të mjaftueshëm për të strehuar çdo familje në vend.
Mosbesimi i regjimit të tij ndaj aleatëve komunistë, përdorimi i mbikëqyrjes shtetërore dhe brutaliteti i stilit stalinist i dhanë Shqipërisë pseudonimin e papërshtatshëm “Koreja e Veriut të Evropës”.
Pas përfundimit të drejtimit 44-vjeçar të Hoxhës në vitin 1985 – dhe përfundimit të sundimit komunist në vitet 1990 – Shqipëria trashëgoi rreth 221 143 bunkerë dhe objekte ushtarake, të cilat për disa dekada kanë shërbyer si kujtime solemne të ditëve të errëta – deri vonë.
Sot, Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike, e mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë të kthyer që po i japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste që dikur përdoreshin për të vendosur armët e luftës.
Për të risjellë historinë dhe traditat e tyre, Shqiptarët tani po ripërdorin bunkerët dhe ish-kazermat ushtarake si restorante që shërbejnë ushqim dhe verë tradicionale – ambiente interesante unike për bujtina, muzetë e artit dhe historisë, madje edhe studiot e tatuazheve.
Ndërsa Shqipëria është ende duke u shëruar nga pasojat e epokës komuniste – ajo mbetet e vendosur për të rimarre kontrollin e narrativës dhe të mos lejojë që e kaluara e errët e vendit ta përcaktojë.
“E vjetra është flori”
Ecni me makinë 16 minuta në kodrat malore jashtë Tiranës, duke kaluar tokën bujqësore – me delet që kullosin në disa rrugë të ngushta zigzage – dhe përpara do iu shfaqet një tabelë “Mirë se vini në Kazermën e Cerenit”, një ish-kazermë dhe kompleks ushtarak i kthyer në një nga restorantet dhe destinacionet më të reja të agroturizmit të qytetit.
Kjo ishte ideja e Ismet Shehut, një kuzhinier shqiptar i trajnuar në Britaninë e Madhe, i cili dikur i shërbeu drekën mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, tani është kthyer në vendin e tij – për të ndërtuar një perandori restorantesh në rritje.
Projekti i tij i fundit është Kazerma – e cila u hap vetëm një vit e gjysmë më parë.
“E vjetra është flori”, tha ai ndërsa tregonte mjedisin që e rrethonte – muret me tulla, kolonat origjinale të betonit me datat ‘82 dhe ‘76 – të gdhendura në to – dhe arkat e granatave që tani mbanin gota vere.
Ajo që aktualisht është një sallë ngrënieje dykatëshe, dikur ishte një garazh spartan, shpellë për kamionët ushtarakë.
Është pothuajse e panjohur nga mishërimi i saj i mëparshëm, përveç shinave origjinale të hekurit që mbështesin çatinë prej druri dhe vrimave të hapura në tullat që kanë mbetur të paprekura.
“Kazerma ka të bëjë me ushqimin e freskët të rritur dhe prodhuar në vend”, shpjegoi Shehu.
“Ka të bëjë me ndihmën e shqiptarëve dhe fqinjëve tanë. Kur njerëzit vijnë këtu, thonë: “Uau!”, ky vend ka qenë për ushtarët, dikur ka qenë për tanke, tritol dhe granata. Tani është një vend paqeje – me njerëz që shërbejnë me një buzëqeshje; ushqim të mirë dhe ëmbëlsira shumë të këndshme. Dhe ky është një ndryshim i madh, apo jo?”, tha ai.
Shehu eci drejt një korridori ku kishte inkuadruar fotografi – se si dukej kompleksi i braktisur përpara se ai ta merrte me qira ambjentin 100-vjeçar nga qeveria për ta reformuar atë.
Një nga kujtimet e kornizuara ishte një listë e vjetër e racioneve të ushtarëve në një copë letër, e rrudhur e cila lexonte: “120 gram mish, 200 gram bukë, 100 gram makarona…”
Në frymën e ushtarëve të stacionuar dikur këtu, Shehu ka ruajtur një dekorim të sallës ushtarake, duke u shërbyer mysafirëve dhallin tradicional shqiptar në gota alumini të mensës – dhe duke përdorur tabaka dhe tigane nga kompletet ushtarake të fushës për të shërbyer pjata me rosë; makarona dhe fli, një pjatë tradicionale shqiptare e përbërë nga shtresa të panumërta krepash, të bëra zakonisht ngadalë mbi një zjarr prej druri.
Kamarierët vishen me veshje ushtarake, ndonjëherë me shami të kuqe të partisë komuniste.
“Stafi ka veshje ushtarake dhe ata e bëjnë shërbimin me një buzëqeshje – dhe ndonjëherë edhe armë false”, tha Shehu.
Instalimi ushtarak në Kazerma është i gjerë – duke përfshirë serra, një fermë rosash, ish-bunkerë ushtarakë që tani përdoren për shijimin e verës dhe djathit; një muze i vogël kujtimesh ushtarake dhe disa shtëpi pritjeje ku njerëzit mund të kalojnë natën.
Është një përvojë unike hoteli. Në dhoma, Shehu ka vendosur blloqe të mëdha cilindrike prej betoni për të kujtuar dushet e kazermave.
Dekorimi shtesë përfshin radiot e vjetra ushtarake, kondakët e pushkëve prej druri dhe mensat e përdorura si vazo me lule.
Ndërsa Shehu pranon se vitet e komunizmit ishin të dhimbshme, qëllimi i tij është që njerëzit të mos kenë frikë nga e shkuara, por të ecin përpara.
“Në kohën e komunizmit isha shumë i ri”, thotë 35-vjeçari.
“Por e di që babai im ka luftuar shumë. Nuk dua të harroj kurrë atë që ishte më parë, por tani historia ka ndryshuar. Ne po bëjmë gjëra të reja, kjo është Shqipëria e re”, shtoi ai.
“Pragu i urisë”
Pak hapa larg xhamisë së Et’hem Beut të epokës osmane, në Sheshin qendror Skënderbej të Tiranës është një tjetër bunker ushtarak i epokës së Hoxhës.
Bunk’Art 2 është muzeu më i rëndësishëm i vendit që pasqyron mizoritë e kryera nën sundimin komunist në Shqipëri – dhe ndodhet në një bunker të ruajtur të shkallës bërthamore që dikur lidhte zyrat politike të qeverisë qendrore.
Hyrja me kube në bunkerin nëntokësor shërben si një njoftim i zymtë i asaj që do të vijë.
Të gjitha kupolat gri janë të mbuluara me fotot që përkujtojnë viktimat e vrarë me urdhër të liderit paranojak dhe mizor.
Bunk’Art 2 ka verifikuar se rreth 5 500 njerëz u vranë nga ekzekutimet politike gjatë viteve të Hoxhës, por vlerësimet jozyrtare tregojnë se deri në 100 000 janë zhdukur nën kujdestarinë e qeverisë.
Kjo do të thotë se trupa të panumërt nuk janë gjetur kurrë, duke i lënë shqiptarët të presin zbulimin përfundimtar të varreve masive.
“Shqipëria kishte një nga regjimet më të ashpra komuniste në botë”, kujtoi Eni Koço, 50 vjeç, themeluesja e grupit turistik “Albania My Way”.
“Ne u krahasuam me Korenë e Veriut sepse qeveria krijoi një kult personaliteti, duke na thënë se ata ishin perëndi dhe ne duhej t’i adhuronim ata, duke krijuar një sistem për të kontrolluar kufijtë dhe duke vrarë këdo që përpiqej të arratisej ose të hynte në vend”, tha ajo.
Thellë në tunelet e mbrojtura nga bombat bërthamore, ekspozitat shpjegojnë se çfarë ndodhi aty gjatë gjithë atyre viteve që Shqipëria ishte e shkëputur nga bota.
“Sigurimi, ose policia lokale e mbikëqyrjes, kontrollonte çdo gjë dhe përgatiste njerëz për të spiunuar familjen dhe miqtë”, tha Koço.
“Na ushqehej një propagandë e vazhdueshme që thoshte se ne ishim i vetmi vend në botë që po ndërtonim komunizmin e vërtetë dhe se ne ishim ylli i ndritshëm”, shtoi ajo.
“Kjo ishte në kontrast të thellë me atë që po jetonim çdo ditë dhe kjo krijoi një sindromë të caktuar të gënjeshtrës dhe maskimit të realitetit. Në ditët e sotme ne ende kemi shumë frikë të shprehim ndjenjat tona të vërteta”, tha ajo.
Qyteti i Gjirokastrës së epokës osmane në Shqipërinë jugore ka lidhjen e vet me trashëgiminë e Hoxhës, duke qenë vendlindja e diktatorit.
Sot, ndërtesa ku ai lindi njihet zyrtarisht si “Muzeu Etnografik i Gjirokastrës”.
Vetëm një pllakë mermeri e vetme në dyshemenë e një dhome të dekoruar rrallë përkujton ardhjen e Hoxhës në botë më 16 tetor 1908.
Pikërisht në qendër të Gjirokastrës, Manushaqe Zhuli, 65 vjeç, ka ngritur një koleksion privat të antikiteteve shqiptare në një tunel të ngushtë bunkeri.
Ajo ekspozon artikuj që datojnë nga koha bizantine deri në vitet komuniste – dhe kërkon një tarifë të vogël për njerëzit për t’i vizituar.
“Opinioni i botës për ne u dëmtua nga ngjarjet e viteve ’90 kur vendi ynë u hap”, tha Koço.
“Ne ishim krejtësisht të pavetëdijshëm për vlerat që mbartnim dhe ndiheshim inferiorë ndaj vendeve të tjera”, tha ajo.
“U deshën mbi 20 vjet që një numër i konsiderueshëm turistësh ta shikonin Shqipërinë si një destinacion që ia vlen të vizitohet”, shtoi ajo.
“Rilidhja me rrënjët tona”
Fshati i izoluar bujqësor Fishtë është një vend që shumë shqiptarë më parë nuk mund ta gjenin as në hartë.
Kështu ndodhi derisa lindi destinacioni i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, duke transformuar jo vetëm këto toka bujqësore, por edhe trajektoren historike gastronomike të Shqipërisë.
Kodrat e rrotulluara që tani ofrojnë perime të freskëta për mysafirët e restorantit janë të përqendruara në një kompleks që dikur ishte një burg i kohës komuniste.
Sot, në vend të burgosjes së njerëzve, dhomat e ndryshme të kompleksit presin grupe vizitorësh, duke shfaqur traditat e dikurshme shqiptare në prodhimin e djathit, vreshtari dhe madje edhe shurupin e pishës – një përbërës, i përdorur zakonisht në përhapjen e djathit – që ka shije si ajri i thellë në një pyll pishe.
“Ideja këtu është të rilidhemi me rrënjët tona”, tha Altin Prenga, një inxhinier bujqësor, i cili së bashku me vëllain e tij është kryekuzhinier te “Mrizi i Zanave”.
“Ne u shkëputëm për shkak të komunizmit. Ne punonim në fshat, por ishim punonjës të shtetit, jo fermerë. Ne humbëm të gjitha traditat tona dhe në vend të kësaj përdorëm teknikat komuniste”, tha ai.
Në një kodër sipër restorantit, nga ku mund të shihen tokat bujqësore përreth, Prenga tregoi bujtinat kryesore të pronës.
Këto paraqesin një veçori të pazakontë arkitekturore – një copë muri me tulla që mungon. Prenga tha me krenari se këto boshllëqe përfaqësonin pjesën e munguar të traditave shqiptare – që ishte misioni i tij jetësor për t’i ringjallur.
“Ne e hapëm këtë restorant me ëndrrën për të rindërtuar traditat tona”, tha Prenga.
“Hap pas hapi, ne kemi rizbuluar atë që kemi humbur nga komunizmi”, theksoi ai./atsh/KultPlus.com
Astronauti i NASA-s, Don Pettit, i cili njihet për fotot e tij me ekspozim të gjatë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, së fundmi ka bërë një foto mahnitëse mbi Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, me dritat e tij shumëngjyrëshe të qytetit.
Petit gjithashtu arriti të kapte aurora borealis në horizont. Ky fenomen mahnitës ndodh kur grimcat energjike nga Dielli ndërveprojnë me atmosferën e sipërme të Tokës.
Foto: NASA/Don Petit
Pettit, i cili është në misionin e tij të katërt në stacionin hapësinor, është i njohur për fotografitë e tij./alstm/KultPlus.com
Ylli amerikan i muzikës country dhe pop, Taylor Swift, e cila së fundi bëri turne në Evropë, fitoi dje tre çmime në MTV European Music Awards (EMA).
Një video-mesazh i regjistruar nga Swift u transmetua, pasi ajo u shpall fituese e kategorive më të mira live, video më e mirë dhe artistja më e mirë.
Këngëtarja, e cila gjithashtu fitoi për Best US Act tha se ”kjo është kaq emocionuese dhe kaq e mrekullueshme. Kam kaluar kohën më të mirë në turne në Evropë këtë verë”.
Ariana Grande fitoi në kategorinë më të mirë të pop-it dhe bashkëpunimi më i mirë shkoi për Lisa me Rosalia për ”New Woman”.
Këtë vit, ikona globale e EMA-s iu dha reperit amerikan Busta Rhymes, i prezantuar nga ylli britanik i muzikës dhe fituesi i çmimit ”Mercury”, Little Simz.
Ai i tha spektatorëve se ishte hera e parë në karrierën e tij që ai fitonte një çmim MTV dhe tha se “ishte e pabesueshme.”
Ai u shoqërua në skenë nga kërcimtarë të veshur me maska dragoi për të performuar një përzierje të këngëve të tij të mëdha, duke përfshirë ”I Know What You Want” dhe ”Pass The Courvoisier”.
Artisti Tyla, i cili performoi në natë, fitoi çmime për afrobeat-et më të mira, R&B më të mirë dhe aktin më të mirë afrikan.
Shfaqja, në arenën ”Co-op Live” të Mançesterit, u hap nga këngëtari amerikan Benson Boone.
Nata shënoi 30-vjetorin e ndarjes së çmimeve, të cilat mbahen çdo vit në një qytet të ndryshëm evropian.
Këngëtarja Mabel komplimentoi nënën e saj, Neneh Cherry, teksa u shfaqën së bashku në skenë për të dorëzuar çmimin për hip hopin më të mirë, të fituar nga Eminem.
Shfaqja u mbyll me performancën e ”Pet Shop Boys”.
Dyshja Neil Tennant dhe Chris Lowe performuan së bashku me anëtarët e orkestrës së ”Manchester Camerata” dhe kënduan “All The Young Dudes” të David Bowie, e ndjekur nga “West End Girls”.
Teddy Swims, Shawn Mendes dhe grupi K-pop ”Le Sseraffim” gjithashtu performuan.
Më herët në mbrëmje, yjet e muzikës nga e gjithë bota dolën në tapetin e kuq, duke përfshirë prezantuesen televizive Maya Jama, aktoren Jodie Turner-Smith dhe grupin rock ”Blossoms”.
Tapeti i kuq ishte në një tendë të mbuluar, që do të thotë se të pranishmit ishin të sigurt nga shiu tipik i Mançesterit.
Rita Ora kujtoi ish-këngëtarin e ”One Direction”, Liam Payne me një homazh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Këngëtari vdiq në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë, muajin e kaluar.
Ora, 33 vjeçe, mikpritëse e ceremonisë në Mançester, ishte mikeshë e Payne dhe kishte bashkëpunuar me këngëtarin në këngën “For You”, e cila u shfaq në kolonën zanore të “Fifty Shades Freed”.
“Liam Payne ishte një nga njerëzit më të sjellshëm që kam njohur”, tha Ora.
Ora shtoi se ”ai e kishte zemrën të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundej”./ atsh/ KultPlus.com
Anna Eleanor Roosevelt ishte një figurë, diplomate dhe aktiviste politike Amerikane.
Ajo shërbeu si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nga 4 mars 1933, deri në 12 prill 1945, gjatë katër mandateve të burrit të saj Presidentit Franklin D. Roosevelt në detyrë.
Roosevelt shërbeu si Delegate e Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Harry S. Truman më vonë e quajti atë “Zonja e Parë e Botës” në shenjë nderimi për arritjet e saj të të drejtave të njeriut.
Për lexuesit tanë kemi sjellë një koleksion me thëniet më të mira të kësaj gruaje të madhe:
Një grua është si një qese çaji; nuk e dini kurrë se sa e fortë është derisa të jetë në ujë të nxehtë.
Bëni një gjë që ju frikëson, çdo ditë.
Bëni atë që ndjeni në zemrën tuaj se është e drejtë – sepse gjithsesi do të kritikoheni.
Ju fitoni forcë, guxim dhe besim nga çdo përvojë në të cilën ju me të vërtetë ndaloni dhe e shihni frikën në fytyrë. Ju jeni në gjendje të thoni me vete: ‘Unë e kam jetuar këtë tmerr. Unë mund ta përballoj edhe gjënë tjetër që vjen pas kësaj. ‘ Ju duhet të bëni atë që mendoni se nuk mund ta bëni.
E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.
Qëllimi i jetës është ta jetojmë atë, ta shijojmë përvojën deri në maksimum, të arrijmë me padurim dhe pa frikë për përvojën më të re dhe më të pasur.
Shumë njerëz do të ecin brenda dhe jashtë jetës tuaj, por vetëm miqtë e vërtetë do të lënë gjurmë në zemrën tuaj.
Pavarësisht sa e thjeshtë mund të jetë një grua, nëse e vërteta dhe ndershmëria i shkruhen në fytyrë, ajo do të jetë e bukur.
Kemi frikë të kujdesemi shumë, nga frika se personi tjetër nuk kujdeset aspak.
Për të trajtuar veten, përdorni kokën; për të trajtuar të tjerët, përdor zemrën tënde.
Ju shpesh mund të ndryshoni rrethanat tuaja duke ndryshuar qëndrimin tuaj.
Të rinjtë e bukur janë rastësi të natyrës, por të moshuarit e bukur janë vepra arti.
Nëse dikush ju tradhton një herë, është faji i tyre; nëse ata ju tradhtojnë dy herë, është faji juaj.
Arsyeja që trillimi është më interesant se çdo formë tjetër e letërsisë, për ata që me të vërtetë duan të studiojnë, është se në trillim autori me të vërtetë mund të thotë të vërtetën pa e poshtëruar veten e tij.
Me ditën e re vjen forcë e re dhe mendime të reja.
Lumturia nuk është një qëllim … është një nënprodukt i një jete të jetuar mirë.
Jeta është ajo që vetë ti e krijon. Gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të jetë.
Jeta është menduar të jetohet, dhe kureshtja duhet të mbahet gjallë. Askush nuk duhet kurrë, për çfarëdo arsye, t’i kthejë shpinën jetës.
Nuk është e drejtë të kërkoni nga të tjerët atë që nuk jeni të gatshëm të bëni vetë.
Ju duhet të pranoni çdo gjë që vjen, dhe e vetmja gjë e rëndësishme është që ta përmbushni atë me më të mirën që keni për të dhënë.
Çfarë mund të arrinim nëse do ta dinim se nuk mund të dështonim?
Në planin afatgjatë, ne formojmë jetën tonë dhe formojmë vetveten. Procesi nuk mbaron kurrë derisa të vdesim. Dhe zgjedhjet që ne bëjmë në fund të fundit janë përgjegjësia jonë.
Miqësia me veten është e gjitha e rëndësishme, sepse pa të nuk mund të jesh shok me askënd tjetër në botë.
Kurrë mos lejoni që një person t’ju thotë jo, i cili nuk ka fuqinë të thotë po.
Kurrë mos e gaboni njohurinë me mençurinë. Njëra të ndihmon të sigurosh jetesën; tjetri ju ndihmon të jetosh jetën.
Unë mendoj se, në lindjen e një fëmije, nëse një nënë mund t’i kërkonte një zane dhuratën më të bukur, kjo dhuratë do të ishte kurioziteti.
Një gjë më ka mësuar jeta: nëse interesohesh, nuk ke pse të kërkosh kurrë interesa të reja. Ata vijnë tek ju. Kur jeni vërtet i interesuar për një gjë, ajo gjithmonë do të çojë në diçka tjetër.
Besoj se çdokush mund ta mposhtë frikën duke bërë gjërat që ka frikë të bëjë …
Mos harroni gjithmonë që ju keni jo vetëm të drejtën për të qenë një individ; ju keni një detyrim të jeni një i tillë. Ju nuk mund të jepni ndonjë kontribut të dobishëm në jetë, nëse nuk e bëni këtë.
Njerëzit rriten përmes përvojës nëse e takojnë jetën me ndershmëri dhe guxim. Kështu ndërtohet karakteri.
Ndizni një qiri në vend që të mallkoni errësirën.
Eshtë jeta jote – por vetëm nëse ti e bën atë të tillë.
Unë mendoj se disi, ne mësojmë se kush jemi në të vërtetë dhe pastaj jetojmë me atë vendim.
One’s philosophy is not best expressed in words; it is expressed in the choices one makes. In the long run, we shape our lives, and we shape ourselves. The process never ends until we die. And the choices we make are ultimately our own responsibility. Filozofia e dikujt nuk shprehet më mirë me fjalë; shprehet në zgjedhjet që bën. Në planin afatgjatë, ne formojmë jetën tonë dhe formojmë vetveten. Procesi nuk mbaron kurrë derisa të vdesim. Dhe zgjedhjet që ne bëjmë në fund të fundit janë përgjegjësia jonë.
Një pengesë për pesimistin është një gur themeli për optimistin.
Nuk mjafton të flasësh për paqe. Duhet besuar në të. Dhe nuk mjafton të besosh në të. Duhet punuar për të.
Liria bën një kërkesë të madhe për çdo qenie njerëzore. Me lirinë vjen përgjegjësia. Për personin që nuk dëshiron të rritet, personi që nuk dëshiron të mbajë peshën e tij, kjo është një perspektivë e frikshme.
Kur pushoni të jepni një kontribut, ju filloni të vdisni.
Guximi është ngazëllyes.
E gjithë jeta është një edukim i vazhdueshëm.
Nuk ka qenie njerëzore nga e cila nuk mund të mësojmë diçka nëse jemi mjaft të interesuar për të gërmuar thellë.
Sot je më i moshuar se ç’ke qenë ndonjëherë, dhe më i ri se ç’do të bëhesh.
Sa për arritjet, unë thjesht bëra atë që duhej të bëja ndërsa përballesha me gjërat.
Unë jam ai që jam sot për shkak të zgjedhjeve që bëra dje.
Ne duhet të përballemi me faktin se ose të gjithë ne do të vdesim së bashku ose do të mësojmë të jetojmë së bashku, dhe nëse do të jetojmë së bashku duhet të flasim.
Ju kurrë nuk mund të jetoni në të vërtetë jetën e askujt tjetër, madje as të fëmijës tuaj. Ndikimi që ju ushtroni është përmes jetës suaj, dhe asaj që ju jeni bërë vetë.
Të vetmet gjëra që dikush mund të admirojë për një kohë të gjatë janë ato që admiron pa ditur pse.
Ju gjithmonë duhet të keni një fustan të zi sepse askush nuk e mban mend kurrë një fustan të zi.
Ndërtimi i personazheve fillon që në foshnjërinë tonë dhe vazhdon deri në vdekje.
Nuk ka nevoja, vetëm zgjedhje.
Në të gjitha kontaktet tona është ndoshta kuptimi i të qenit vërtet i nevojshëm dhe i dëshiruar që na jep kënaqësinë më të madhe dhe krijon lidhjen më të qëndrueshme.
Kurrë mos u mërzit, dhe nuk do të jesh kurrë i mërzitshëm.
Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Ju nuk mund të jetoni aq gjatë sa t’i bëni të gjitha vetë./ KultPlus.com
CNN ka shkruar një artikull për Shqipërinë dhe për mënyrën se si po përdoren bunkerët dhe ish kazermat ushtarake si vende për të tërhequr vizitorët.
Në artikull thuhet se pas përfundimit të pushtetit të Enver Hoxhës në 1985, dhe të regjimit komunist në 1990, vendi ynë trashëgoi 221,143 bunkerë dhe objekte ushtarake, të cilat për dekada kanë shërbyer si kujtime solemne të ditëve të errëta. Media amerikane e nis me shtëpinë e ish diktatorit komunist në Tiranë.
“Rezidenca dykatëshe, duket sikur po rimodelohet në vend që të ruhet. Shtëpia u hap për publikun vetëm një herë në vitin 2018, dhe pak prej tyre kanë qenë brenda, që atëherë. Gjendja aktuale e rezidencës së Hoxhës përmbledh se çfarë ndjejnë shumë shqiptarë për vitet e komunizmit. Duke pësuar një traumë kolektive të mizorisë, shumë do të preferonin të harronin se ai ka ekzistuar ndonjëherë.”, thuhet në artikull.
CNN shkruan se Shqipëria po përjeton një rilindje turistike, e mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë të kthyer në atdhe, që po i japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste, duke i përdorur si restorante që shërbejnë ushqim dhe verë tradicionale si bujtina, muze arti dhe historie.
Kazerma e Cerenit, shkruan CNN, është një ish-kazermë dhe kompleks ushtarak i kthyer në një nga restorantet dhe destinacionet më të reja të agroturizmit të qytetit të Tiranës.
“Kjo është ideja e Ismet Shehut, një kuzhinier shqiptar i trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili dikur i shërbeu drekën mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, tani u kthye në shtëpi për të ndërtuar një perandori restorantesh në rritje, projekti i tij i fundit ishte Kazerma (në shqip do të thotë “kazerma ushtarake”) , i cili u hap vetëm një vit e gjysmë më parë.”, thuhet në artikull.
Pak hapa larg xhamisë së Et’hem Beut të epokës osmane në sheshin qendror Skënderbej të Tiranës është një tjetër bunker ushtarak i epokës së Hoxhës. Bunk’Art 2, shton media amerikane, është muzeu më i rëndësishëm i vendit që katalogon mizoritë e kryera nën sundimin komunist në Shqipëri.
“Të gjitha 360 gradët brenda kupolës gri janë të mbuluara me foto, që përkujtojnë viktimat e vrara me urdhër të një drejtuesi, që ishte aq paranojak dhe mizor, sa që vetëm njohja me të mund të vinte jetën tuaj në rrezik.Një nga fytyrat mbi shkallët është Sabiha Kasimati, një shoqe e shkollës së mesme të Hoxhës, e cila i kërkoi atij të ndalonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe më vonë u burgos pa gjyq.Bunk’Art 2 ka verifikuar se rreth 5,500 njerëz u vranë nga ekzekutimet politike gjatë viteve të Hoxhës, por vlerësimet jozyrtare tregojnë se deri në 100,000 janë zhdukur nën qeverinë Hoxha. Kjo do të thotë se trupa të panumërt nuk janë gjetur kurrë, duke i lënë shqiptarët ende në pritje për të zbuluar varret masive.“, thuhet në artikull.
CNN përmend edhe ndërtesën ku lindi Enver Hoxha në Gjirokastër, që sot njihet zyrtarisht si “Muzeu Etnografik i Gjirokastrës”.
“Qyteti i Gjirokastrës i epokës osmane në Shqipërinë jugore ka lidhjen e vet me trashëgiminë e Hoxhës, duke qenë vendlindja e diktatorit. Sot, ndërtesa ku ai lindi njihet zyrtarisht si “Muzeu Etnografik i Gjirokastrës”. Vetëm një pllakë mermeri në dyshemenë e një dhome të dekoruar përkujton ardhjen e Hoxhës në botë më 16 tetor 1908.”, shkruan media amerikane.
CNN vijon më tej në veri me Fishtën e Lezhës, që është kthyer në një atraksion sa i përket gastronomisë.
“Ne e hapëm këtë restorant me ëndrrën për të rindërtuar këto rrugë për traditat tona,” thotë Altin Prenga, inxhinier bujqësor, i cili së bashku me vëllain e tij është shef kuzhine te Mrizi i Zanave, duke treguar me krenari faktin se ai punëson gjyshe dhe gjyshe vendase dhe Romët, një minoritet i diskriminuar prej kohësh në Shqipëri. “Hap pas hapi, ne po rizbulojmë atë që kemi humbur nga komunizmi.”/abcnews.al/ KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin që vjen, pra në 2025-ën, për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100 për qind.
Këtë, shefi i qeverisë e tha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ndër të tjera bëri të ditur se për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025, ka ndarë 105 milionë euro.
“Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025 kemi ndarë 105 milionë euro, ku përfshihen buxheti për barna esenciale, materiale tjera të nevojshme dhe shërbime shëndetësore. Përmes tij, po shtojmë barna të reja në listën esenciale dhe në vitin që vjen për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100%. Klinikë pas klinike”, ka shkruar kryeministri.
Shtëpia Botuese “Onufri boton librin me tregime të shkrimtarit Ndue Ukaj, “Shtegu i të verbërve” “Shtegu i të verbërve” është libri më i ri i Ndue Ukajt, i tij i dytë me tregime, pas vëllimit “Mbretëria e ëndrrave”, të botuar nga e njëjta shtëpi botuese, në vitin 2021.
Ukaj është autor i disa vëllimeve me poezi, i romanit “Dritarja e Marin Shkrelit” (2023) dhe i librave me ese e studime letrare. Krijimet e tij letrare janë vlerësuar me çmime të ndryshme, janë përkthyer, botuar e prezantuar në disa gjuhë të huaja. Libri “Shtegu i të verbërve” përbëhet nga pesëmbëdhjetë tregime. Ukaj në njoftimin në Facebook ndër të tjera shkruan: “Njeriu mëson, kur kërkon shtegdalje”, thotë Franz Kafka, e ky libër me tregime, duke trajtuar disa tema ekzistenciale të kohës sime e kohës sonë, besoj fort se i ndihmon lexuesit, që të mos kërkojnë shtegdalje symbyllur, por të kërkojnë shtegdalje syhapur, mbi të gjitha, të shikojnë botën me sytë e artit, sepse, ky shikim është shumë i kthjellët!”
Ky libër i Ukaj do të promovohet në kuadër të Panarit të Librit në Tiranë, te stenda e Shtëpisë Botuese “Onufri”, me datën 16 nëntor, ora 13:00.
“Zërat e Kulturës”, bashkëorganizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqata Shqiptare e Kombeve të Bashkuara (UNAA) vijon takimet me skenën kulturore në Shqipëri.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se këtë herë takimi ishte për sektorin e librit, i cili e gjen veten në pikëprerje me shumë nga artet dhe praktikat artistike në vend.
Takimi në Sallën Franceze të Qendrës “Sotir Kolea” bashkoi aktorët kyç të industrisë së librit në Shqipëri, duke përfshirë botues, autorë, përkthyes dhe librarë.
Pjesëmarrës qenë shumica e botuesve shqiptarë, të cilët sollën perspektivat e tyre për sfidat e sektorit, ndërkohë që autorët dhe përkthyesit diskutuan gjithashtu shqetësimet dhe sugjerimet përkatëse, në kohë sfiduese për këtë sektor.
Diskutimi pati në qendër tema si promovimi i letërsisë bashkëkohore shqiptare, ndihmesat e aplikueshme nga qeveria, programet e financimit si dhe çështje të së drejtës së autorit.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe rreth projektligjit të ri për librin, duke mbledhur gjithashtu komentet e profesionistëve.
Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe shqetësimet e tyre, duke kontribuar në dialogun për formësimin e politikave që do të mbështesin rritjen dhe zhvillimin e industrisë së librit në Shqipëri.
Ky takim përbënte një hap të rëndësishëm për bashkimin e komunitetit letrar dhe nxitjen e një dialogu të hapur dhe të frytshëm. /atsh/ KultPlus.com
Qetësinë, befas, e zhdavariti rrokullisja e një guri.
2.
Mbasi guri theu qafën teposhtë malit, Dila e Marisë desh të çohej për të parë ku i kishte delet dhe a mos ishin trembur, por therra e murrizit, që iu ngul pardje kur shkoi ta kthejë një qengj që kish mbetur mbrapa grigjës, – e theri në thembër, e cila po i mblidhte qelb. E këputi dhembja e fortë: përsëri u shtri nën qarr. Ballin ia rimuan djersët. U zbeh. Mbylli sytë
Gjëja e fundit që pa Dila, para se t’i lëshonte këlkatëset, ishte qielli i gjerë ding me bashka të reve që, përtueshëm, udhëtonin dikah…
3.
S’i ndahej dhembja. Therra e therte pajada. Iu duk se do të mbetej përgjithmonë aty, nën qarrin plak. Se nuk do të mund të çohej kurrë për t’i prekur kryet në krahoshën e varur në rremin e një dege të qarrit më të moçëm, më krahëhapur, më majëlartë se asnjë qarr tjetër në këto anë.
“O zot”, mendoi, “a e di kush sa asht i vjetër ky qarr – dhetë, njizet, njiqind apo, ndoshta, pesëqind vjet?”
4.
Kur nxente dielli, qarri lëshonte një hije të gjerë e të rrasët që ta flladiste shpirtin. Aty mund të shtrohej sofra për nja, mos i thashin rrenë, njëzet e katër burra, njëzet e katër cuba. Dhe ndoshta përnjëmend, mendoi kjo tashti. janë ulur ndonjëherë aq burra të dheut, aq cuba të malit – ku e di ti se jo! Por, megjithatë, s’kishte parë a dëgjuar kurrë se në hijen e qarrit të saj të dashur të kishin hëngër e pirë njëzet e katër burra, njëzet e katër cuba me mustaqe vesh më vesh – ku e di ti se po!
5.
Të gjithë e quanin Qarri i Dragonit. “Njâ të kemi!” i thoshin gjyshja e nëna. “Mo’ atje, se t’shiton zana!”
6.
Gjyshja e nëna na i k’in pas kallëzuar se moti, aq moti sa askush i gjallë nuk e dinte kur, një Drangua kishte pas rënë në dashuri me Zanën, shtatselvinë e katundit të tyre.
Mirëpo që në djep, në djepin me kaptell të shkruar me brisk për mrekulli.
Drangonin na e ki’n pa’ fejuar me një tjetër. E tjetrën, të cilën kurrë s’e kishte parë, s’ia donte se s’ia donte zemra.
Po dhe Zanën që në djep në djepin që përkundte gjyshja gjithmonë në zi, na e ki’n pa’ fejuar me një tjetër. E tjetrin, të cilin kurrë s’e kishte parë, s’ia donte se s’ia donte zemra.
Kur ki’n pa’ marë vesh, vrer i zi na ish bërë babai i Zanës, mullan plot qelb e gjak të keq na ish bërë babai i Drangonit, kurse një ditë prej ditësh, Zana e Drangoni ki’n pas bërë fjalët për të ikur në mal – tinëz. Dhe ata ki’n ikur – tinëz. Dhe te qarri na i ki’n pas parë pëllumbat e zogjtë krahëshkruar – të lumtur. Pëllumbat e zogjtë, mbasandej, kishin fshikur krahët në ajrin e pastër të qiellit të kthjellët si loti, dhe ki’n fluturuar gjithë ditën e lume përmbi katund për t’u kallëzuar njerëzve se Zana e dashka Drangonin – si ara e shkrumuar shiun. Por, askush s’i dëgj’onte.
Se katër burra, katër rrotela të kërleshur, babai i Zanës, babai i të fejuarit të Zanës, babai i Drangonit, babai i së fejuares së Drangonit haheshin. E kishin shkrehur: përshesh të bëheshin.
Dhe pëllumbat e zogjtë krahëshkruar u trembën nga krisma e martinave, plasja e kobureve, tymi i zi i barotit; tymi i zi i luftës fis me fis flaka përlau shtatë copë katunde.
E u kthyen pëllumbat e zogjtë, e i kallëzuan Zanës e Drangonit për çdo gjë që kishin parë. Zana e Drangoni ishin pikëlluar shumë, dhe ki’n thirrur pëllumbat e zogjtë e ki’n thënë:
“Amanet, o more pëllumba! Amanet, o more zogj! Kur t’na shihni se jemi shtri njani pranë tjetrit, ejani dhe ngjyeni nga nji pupël në gjakun e varrëve tona dhe shkoni e i lëshoni katund m’katund, shtëpi m’shtëpi. .. ”
Një qyqe e ngratë pat kukatur tri herë midis dy degëve të një lisi shumë të thatë.
7.
Vashës që rrinte nën qarr, Dilës së Marisë, iu duk se ishte shtrirë mu në vendin, ku, Zana e Drangoni, kishin ndërruar jetë. Zemrën ia kaploi një nderim fort i thellë. Bile, luajti pakëz vendit, ashtu si luante edhe babai i saj kur përmendej emri i pajtorit të oxhakut të tyre.
8.
Heshtte.
9.
Tinëz, ngadalë, e zuri dëshprimi. Kurrnjëherë s’i ishte dukur vetja më e vetmuar, më e ngratë, se tashti. Çdo kush e kish harruar – iu duk. Iu bë se s’kishte njeri të lemë që mendonte për të. E, pra, aq shumë dëshironte që të mendonte dikush për të.
10.
E mori gjogu i ëndrrave, i cili, si duhia, e çoi në trok drejt njëfarë vendi të panjohur, në një copë toke në midisdisit të detit. Eu, po kjo ishte njajo toka e çuditshme, për të cilën i kish kallëzuar Delia i Ndreut, i Ndre Delisë. Ç’mos i kish kallëzuar:
atje, në atë farë toke të bukur, të cilën e kishte parë kur kish qenë në “ushtrinë e detit”, dielli nxen gjithë ditën e lume
kurse nata, nata s’është natë, si këtu
– hëna, sa një kallamboçe e çerepit, del nga deti dhe zdritë tokën midis ujit të njelmtë, të cilit s’i dihet skaji.
“A kurrë s’bie shi?”
“Bie, por nuk asht si ky i yni, që t’ban gozhdar!”
“Po thue?”
“Jo, për këta dy sy! Tekembrama, do ta shohësh… ”
“Kush … unë?!”
“Ti”.
“Unë?!”
“Unë e ti”.
“Bashkë?!”
“Pojzi”.
“Po a je ti në mend? A s’e ditke hiq se m’kanë dhanë?!”
“Si s’e ditkam, moj Dilë … “
“Ani edhe ty ta kanë zanë nji tjetër!”
Delia i Ndreut, i Ndre Delisë, e kish shikuar drejt në sy, të cilët Dila, prej turpit, i kish paluar. Delia, mbasandej, ia kish kapur krahun dhe ia kish shtrënguar aq fort, sa Dila s’pat duruar pa i thënë:
“Uf, djalë, djalë … ç’je tu’ ba kështu?”
“Mos u tremb, moj Dila e Marisë, mos u tremb!” kish thënë Delia i Ndreut, i Ndre Delisë. “Mos u tremb, ani që deti asht i gjanë e i fellë!, Do të dalim matanë dhe do të mbërrijmë në tokën në midisdisit të tij”.
Dila pa se Delia ish burrë që s’i vetëtonte ashkja e syrit.
11.
Dëgjoi shushurimën e gjetheve, që zuri t’i fërkonte një erë e lehtë, e cila sillte pika shiu të ftohtë. Çeli sytë: qielli ish ndrysur në të katër anët. U çua, mezi u çua: pa delet e tubuara në një rogë – krejt të frikësuara nga murmurimat dhe vetëtimat. I ndolli, dhe ato u nisen mbas Diles së Marisë që ecte duke shqepuar, që mbahej me të vështirë: therra në thembër e therte pajada. Kurse mali ushtonte. Nëpër ushtimën e tij të mnershme iu bë se dëgjoi një zë njeriu, i cili e thërriste. U ndal. Delet ikën para saj dhe, me krye teposhtë, tretën në shtegun e ngushtë dredha-dredha që shpjente në katund. Mbeti vetëm. Pa kur një si tojë e zjarrtë; tojë rrufeje, u rrek për ta zdritur malin. U dëgjua një murmurimë e hatashme; si me dorë, diçka e preku në zemër dhe e lëshoi për dhé. Mbasi u rrëzua, mendoi se e vrau rrufeja.
“E pata!” tha dhe zuri të priste për të vdekur. Priste. Por, ama, nuk vdiste. Bile, si në kllapi, diktoi se dikush po e bante. Ngutshëm.
“Aman, o zot, ty t’kofsha true, a m’kallëzon – kah je tu’ m’çue?”
“Kah deti. .. Në midisdisit të detit… ”
“Ani me therrë në thembër?”
“S’asht gja therra… Therrën do ta qërojë deti… ”
“Aman, o zot. .. ”
“O, s’jam zoti, s’jam, moj Dila e Marisë, po jam Delia i Ndreut, i Ndre Delisë!”
Një kalë i bardhë, ama më i bardhë se korja e borës, që sall zjarr nuk villte prej gojës, kaptoi Brinjën e Lisit të Gjatë dhe doli e treti në Bjeshkë të Lagamirit…
12.
Bash kur kafexhiu po ia thoshte me zë . të ulët “po bjen shiu sixhim-sixhim, ç’po i qet vegshit bytha tym”, në kafenenë e vogël të katundit – krejt i përlloçur e me shpirt në fyt, – u rras Biba i Lleshit, Llesh Bibajt.
“N’kambë, sokola!” bërtiti. “N’kambë, bre trima me fletë, se për qiell e për dhé na u nxi ftyra për jetë!… A s’pasket ndie?… Nji Drangue, nji thi karathi, na e muer Dilën nëpër shi… “Turr mbas meje!” tha Biba i Lleshit, i Llesh Bibajt dhe turravrap e theu qafën përjasht.
Kurse Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt, tha:
“Çudë, çudë e madhe!”
“Hë, çka polli?” pyeti Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt.
“S’e di hiq, bre burrë i dheut, pse njani sy nuk e sheh tjetrin?”
“Dihet, he burrë!” ia kthei Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt. “Fajin ma të madh e ka hunda!”
“Hunda e ka fajin, pojzi!” ia priti Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt. “E di, por s’po di ç’duhet t’bajmë me këtë hundë?”