Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë

Pjesa më e madhe e Parqeve Arkeologjike të Shqipërisë janë të pazbuluara dhe nevojat për gërmime arkeologjike dhe arkeologë janë të mëdha. Gërmimet në shumë zona arkeologjike të vendit janë të pakta dhe po tërheqin një numër të vogël arkeologësh të rinj shqiptarë. Sipas studiuesve financimet për misionet arkeologjike dhe kërkimet shkencore mbështeten kryesisht nga të huajt dhe vetë parqet arkeologjike po përdorin shumë pak nga të ardhurat e tyre për këto aktivitete.

Në një mision arkeologjik në qytetin antik të Antigonesë në Gjirokastër Natalia Qirjo një studente e arkeologjisë në Universietin e Tiranës po gërmon me një grup të vogël arkeologësh dhe studentësh në zonë kryesore të qytetit.

Arkeologët kanë gjetur një shtresë më të hershme se ndërtimi i qyteti nga mbreti Piro dhe po përpiqen të hulumtojnë mbi materialin arkeologjik. Natalia thotë se është viti i dytë që përfshihet në gërmime.

“Ky është viti i dytë që vij në një mision arkeologjik. Vitin e kaluar isha në pjesën e sipërme të qytetit ku kryheshin gërmime tek “shtëpia e monedhave”, ndërsa këtë vit jam këtu tek qendra e qytetit apo “agoraja” si njihet ndryshe. Është një përvojë shumë e bukur dhe e dobishme që ka edhe vështirësitë e saj”, tregon ajo.

Natalia thotë se e ka zgjedhur arkeologjinë nga pasioni që kishte. Sipas saj përfshirja në misione arkeologjike është mjafte rëndësishme për studentët.

“Unë kam mbaruar vitin e dytë këtë vit dhe është shumë e rëndësishme për mua të mësoj rreth karrierës që do ndjek në jetë. Unë i kisha me dëshirë lëndët shoqërore dhe kur pashë arkeologjinë thashë se këtë do zgjedh.”

Ndërsa Pëllumb Hoxha thotë se prej nëntë vitesh është në terren me gërmimet arkeologjike në disa zona të Shqipërisë.

“Unë kam marrë pjesë në disa misione arkeologjike. Jam përfshirë në misionin e Zgërdheshit me gjermanët, pastaj në Koman me një grup francezo- zvicerian dhe shqiptar që gërmojnë atje, më pas kam qenë në mision në Durrës me italianët dhe tani jam këtu në Antigone sërish me italianët që vjnë nga Universiteti i Maceratës”, tregon ai.

Është një eksperiencë shumë e mirë, me misionet e huaja arkeologjike pasi këmbehen metodat e gërmimeve, thotë më tej Pëllumbi.

“Marrim njohuri për metoda gërmimi dhe praktika se si punohet në vendet e tjera në zonat arkeologjike. Kjo na ndihmon më pas të përcaktojmë rrugët tona më të mira në gërmimin arkeologjik dhe në studimin e materilave për të bërë analiza për periudha historike.”

Sipas arkeologut, të rinjtë po i afrohen viteve të fundit pak arkeologjisë, ndonëse nevojat e Shqipërisë janë të mëdha pasi shumica e parqeve arkeologjike të vendit janë të pazbuluara.

“Ndoshta të rinjtë kanë pak informacion për arkeologjinë”, thotë ai

Arkeologia me përvojë Sabina Veseli thotë se është shumë e rëndësishme për studentët shqiptarë të arkeologjisë pjesëmarrja në këto gërmime.

“Ne mundohemi që studentëve t`ua shpjegojmë të gjitha fazat, qoftë në terren, qoftë në laborator me mundësinë që ata të zgjedhin në të ardhmen ku duan të fokusohen. Në arkeologji është punë në terren, duhet të gërmosh, të qëndrosh në diell gjithë ditën. Oraret e e arkeologëve janë të gjata fillojnë në pesë të mëngjesit, merret një pushim në mesditë dhe pastaj rikthehesh në laborator. Është një punë e vështirë në terren por shumë e bukur.”

Zonja Veseli thotë se interesi për arkeologjinë në Shqipëri duhet të vijë në rritje. Arkeologjia përherë ngjall interes, thotë Sabina.

“Unë mendoj se arkeologjia ngjall përherë interes. Arkeologjia ngjall më shumë interes se degët e tjera sepse ka një tis përherë aventure, një tis që udhëton, jeton në komunitete, zbulon dhe ky proces i intrigon të rinjtë e sotëm. Mendoj se interesi tek të rinjtë për t`u marrë me arkeologji vazhdon të jetë i njëjtë. Unë mendoj që ky interes duhet të vijë në rritje pasi arkeologjia në territorin shqiptar është shumë e zhvilluar dhe ka punë për të gjithë”,

Sipas të dhënave zyrtare parqet arkeologjike u vizituan këtë vit nga rreth 400 mijë turistë vendas dhe të huaj një shifër që ka ardhur vit pas viti në rritje .

Por sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore në shumicën e parqeve arkeologjike rritja e të ardhurave nuk përkon me më shumë financime për kërkime shkencore dhe gërmime arkeologjike nga këto të ardhura që krijohen.

Studiuesit vlerësojnë se fiancimet për misionet arkeologjike në Shqipëri por edhe për kërkimin shencor në përgjithësi janë të pakta si nga universitetet edhe nga institucionet e trashëgimisë kulturore./VOA/ KultPlus.com

Audienca

Nga David Mamet

Nuk ka shumë gjëra që ne mund të mësojmë si njerëz, apo jo?

Sepse ne jemi budallenj. Jemi vërtetë!

Unë vetë, më shumë se kushdo tjetër.

Billy Ëilder ishte fantastik – nuk ka patur një regjisor më të mirë dhe nuk ka patur një skenarist më të mirë.

Dhe ai thoshte audienca, e marrë individualisht – janë idiotë. Të marrë së bashku, ata janë një gjeni. Dhe kjo ka qenë përvoja ime.

Individualisht, ata, ashtu si unë, janë idiotë, apo jo?

Por kolektivisht, nuk i mashtron dot.

Dhe unë kam provuar dhe punuar me çdo medium që njoh në mbarë botën.

Dhe kurrë nuk kam takuar një audiencë memec. Kurrë.

Sepse dritat fiken një moment, dhe shtypet butoni.

OK, tani më trego një histori, duket sikur të thotë audienca.

Dhe nëse është interesante, ata do të të ndjekin. Nëse është për të qeshur, ata do të qeshin.

Nëse nuk është për të qeshur, nuk do ta bëjnë, apo jo?

Nëse është mahnitëse, ata do të mbeten gojëhapur.

Ti mund t’u zhvatësh një ovacion në këmbë, çdo audience në botë. Mund t’u zhvatësh, apo jo?

Por ti nuk mund t’u zhvatësh atyre, një të qeshur. Nuk mund t’u zhvatësh një gulçim.

Nëse ndodh, dije se ke arritur një gjë të madhe.

Kam mësuar diçka shumë të rëndësishme vite e vite më parë. Ishte një kohë kur doja të bëja kërkime. Dhe një prej tyre ishte leximi i Kuranit në anglisht. Më ka goditur shumë ai lexim.

Një gjë që thotë Kurani – ose thotë profeti Muhamed – është: “Unë tani po iki. Por do t’ju lë dy mësues. Një mësues që flet dhe një mësues i heshtur. Mësuesi që flet është ky libër, Kurani. Mësuesi i heshtur është vdekja”.

U mendova mirë e mirë. Dhe pastaj fillova të mendoj për dramën. Mendova, si mund t’ua mësosh njerëzve dramën. Dhe ka vetëm dy gjëra që mund t’i mësojnë njerëzit për dramën.

Është mësuesi i heshtur dhe mësuesi që flet. Dhe mësuesi që flet është audienca. Nuk mund të mësosh se si të shkruash dramë, pa shkruar pjesë ku ti je përpara një audience dhe poshtërohesh. Sepse asgjë nuk ka kuptim derisa ta bësh këtë. Derisa të kesh përdorur ndërgjegjen dhe të kesh thënë: “Kjo do i lërë pa mend.  Kjo është gjëja më e mirë që dikush ka shkruar ndonjëherë. Do t’i kapë për fyti dhe as nuk do të mund të marrin frymë. Dhe pastaj shikon audiencën që fle gjumë, dhe ndihesh i poshtëruar.

Ke zbuluar se e ke patur gabim. Duhet ta provosh përsëri. Dhe nëse turpërohesh kollaj, nuk do të mësosh. Pra, ky është mësuesi që flet, audienca.

Nuk mund të mësosh të shkruash pa audiencë. Dhe mësuesi i heshtur është faqja bosh…

David Mamet është fitues i Çmimit Pulitzer. Ky material është pjesë e një leksioni në të cilin ai tregon se si mund të kthehen momentet më të çuditshme të jetës, në art dramatik. / KultPlus.com

Screenshot

SHBA shqyrton mundësinë e ndarjes së kompanisë Google

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën se mund t’i kërkojnë një gjyqtari që të detyrojë kompanisë mëmë të firmës Google, ‘Alphabet’ që të shesë pjesë të bizneseve të saj, si programin e lundrimit në internet ‘Chrome’ dhe sistemin operues ‘Android’, që sipas tyre përbëjnë një monopol të paligjshëm për kërkimin në internet.

Në një vendim historik, një gjykatës, arriti në muajin gusht në përfundimin se kompania Google, e cila përpunon 90 për qind të kërkimeve në internet në SHBA, kishte ndërtuar një monopol të paligjshëm.

Masat juridike të propozuara nga Departamenti i Drejtësisë mund të ndryshojnë mënyrën se si amerikanët gjejnë informacion në internet, ndërkohë që të ardhurat e rrjetit Google pritet të tkurren dhe konkurentëve të tjerë t’u jepet mundësia për t’u zgjeruar.

“Trajtimi i plotë i këtyre dëmeve kërkon jo vetëm që rrjeti Google të mos ketë kontroll në kërkimin në internet sot, por edhe që të sigurohemi se kjo nuk do të ndodhë as në të ardhmen”, tha Departamenti i Drejtësisë.

Rregullat e propozuara synojnë gjithashtu që të pengojnë zgjerimin e dominimit të rrjetit Google tek biznesi në rritje i inteligjencës artificiale, thanë prokurorët.

Në vitin 2021, kompania Google u pagoi 26.3 miliardë dollarë kompanive të tjera, duke përfshirë Apple dhe prodhuesve të tjerë, në mënyrë që motori i saj i kërkimit të mbetet programi i paracaktuar në telefonat inteligjentë dhe në programet e lundrimit në internet, duke ruajtur kështu pozita të forta në treg.

Kompania Google, e cila planifikon të apelojë, tha në një postim se propozimet ishin “radikale” dhe tha se ato “shkojnë shumë përtej çështjeve specifike ligjore të rastit në fjalë”.

Kompania Google pohon se përdoruesit e kanë zgjedhur rrjetin e saj të lundrimit për shkak të cilësisë duke shtuar se përballet me konkurrencë të fortë nga Amazoni dhe faqe të tjera, dhe se përdoruesit mund të zgjedhin alternativa të tjera si motorë të paracaktuar kërkimi.

Alphabet, kompania e katërt më e madhe në botë me një vlerë tregu prej mbi 2 trilionë dollarësh, është nën trysni në rritje nga konkurrentët dhe autoritetet antitrust.

Një gjykatës amerikan vendosi të hënën, në një çështje tjetër, se Google duhet të bëjë të mundur që dyqani digjital ‘Play’ të jetë më i hapur ndaj konkurentëve dhe të lejojë që aplikacionet e programit Androit të blihen edhe nga burime të tjera rivale.

Si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar shtrirjen e dominimit të Google tek Inteligjenca Artificale, Departamenti i Drejtësisë tha se mund t’i kërkojë të vërë në dispozicion për rivalët, të dhënat dhe modelet që përdor për kërkimin në Google dhe veçoritë për kërkimin që ndihmohet nga inteligjenca artificiale.

Departamenti i Drejtësisë pritet të paraqesë një propozim më të detajuar në gjykatë deri më 20 nëntor. Google do të ketë një shans të propozojë masat e veta më 20 dhjetor.

Në muajin gusht, Gjykatësi i qarkut të Uashingtonit, Amit Mehta, arriti në përfundimin se kompania Google shkeli ligjin kur mbajti monopolin mbi kërkimet në internet, duke shtypur konkurrencën dhe tkurrur inovacionin.

Shtetet e Bashkuara kanë paditur gjithashtu platformën Meta Amazon.com dhe Apple me pretendimin për monopol të paligjshëm./VOA/ KultPlus.com

Shimpanzeja më e moshuar në botë jeton në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit tërheq vëmendjen e vizitorëve prania e shimpanzesë më të moshuar në botë, Mimi, që është rreth 60 vjeçe.

Kopshti Zoologjik i Shkupit ekziston që nga viti 1926 dhe me kalimin e viteve është zhvilluar në aspektin hapësinor dhe është rritur edhe numri i kafshëve.

Sot në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ekzistojnë rreth 600 kafshë dhe 93 specie të ndryshme.

Ndërkaq, më atraktive këtë vend e bën edhe prezenca e shimpanzesë më të moshuar në botë, Mimi, e cila ka pesë vjet që gjendet në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.

Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Aleksandra Stevkovska thotë se “kam 11 vjet e gjysmë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, duke u kujdesur për shimpanzetë dhe gjitarët në kopshtin zoologjik. Unë isha në trajnim për shimpanzetë në Holandë, ku ata na mësuan se si të sillemi dhe çfarë duhet të bëjmë në lidhje me shimpanzenë që jeton në kopshtin tonë zoologjik”.

Mimi ka ardhur nga Afrika në një cirk në Gjermani, nga aty në Holandë dhe rrugëtimi i sạj ka arritur deri në Kopshtin Zoologjik në Shkup.

Shimpanzeja Mimi është e sëmurë, ka problem me zemrën dhe mushkëritë dhe duhet të marrë terapi çdo ditë për gjithë jetën.

Një pjesë të terapisë e merr në mëngjes në orën 09:00, pjesën tjetër në mesditë, por duhet ta marrë për gjithë jetën, pasi kjo i jep mundësi të jetojë më gjatë./ KultPlus.com

Çizmja e gjetur në Everest mund t’i përkasë alpinistit britanik të zhdukur 100 vjet më parë

Një çizme e gjetur nga ekipi dokumentar i “National Geographic” në Malin Everest mund t’i ketë përkitur alpinistit britanik Andrew Comyn Irvine, i cili u zhduk teksa ngjitej në majë 100 vjet më parë.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të National Geographic, ekipi i dokumentarit ka hasur në një çizme ndërsa gjendej në akullnajën Rongbuk në veri të Malit Everest në shtator.

Ekipi ka ekzaminuar nga afër çizmen që është shfaqur pas shkrirjes së akullit dhe ka parë se brenda gjendej një këmbë dhe një çorape leshi. Ata mendojnë se mbetjet mund t’i përkasin alpinistit Irvine, me nofkën “Sandy”, i cili u zhduk duke u ngjitur në majën e Everestit me shokun e tij George Mallory 100 vjet më parë.

Fotografi dhe drejtori i National Geographic, Jimmy Chin, i cili ka bërë zbulimin, ka thënë: “Unë ngrita çorapin brenda çizmes. Kishte një etiketë emri mbi të që thoshte “A.C. IRVINE”.

Duke e përshkruar këtë gjetje si “provën e parë reale” që do të ndihmojë të kuptohet se çfarë ndodhi me alpinistin e zhdukur Irvine, Chin ka theksuar se kjo është shumë e rëndësishme edhe për të afërmit e tij, të cilët nuk e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me Irvine për një shekull.

Familja e Irvine ka dhënë një mostër të ADN-së për të zbuluar nëse këmba e gjetur i përkiste vërtet alpinistit.

Zhdukja e alpinistit britanik Irvine dhe mikut të tij Mallory gjatë ngjitjes në majën e Malit Everest konsiderohet si një nga misteret më të mëdha në historinë e alpinizmit. Dyshja, të cilët u panë për herë të fundit më 8 qershor 1924, bënë histori si njerëzit e parë që u përpoqën të arrinin majën e Everestit.

Ndërsa eshtrat e Malloryt u gjetën në vitin 1999, aparati fotografik që dyshja mbante me vete, e cila mund të kishte zbuluar nëse ata kishin arritur majën, nuk u gjet kurrë./ KultPlus.com

Mbahet në teatrin Skampa edicioni i 26-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në këtë edicion të 26-të vjen ndryshe, ku fokus i është dhënë teatrit alternativ, tej skenës tradicionale, duke u zhvendosur në lokacione të ndryshme të qytetit të Elbasanit, kjo me synim për të afruar spektatorin.

Drejtori i Festivali të Teatrit, Adonis Filipi, në një prononcim në media, tha se në gjithë këto vite Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ka ndikuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë, rritjen e jetës artistike në qytet dhe promovimin e vlerave qytetare dhe artistike të këtij qyteti.

“Është e rëndësishme të thuhet dimensioni i këtij festivali. Ky festival nuk mendon vetëm për sot, por i shërben perspektivës. Është nga ato festivale që bën promovimin e vlerave artistike e kulturore shqiptare në botë. Në 26 vite kemi përcjellë mesazhin se ne shqiptarët dimë të ndërtojmë traditë dhe vlera. Por, ky festival ka më shumë nevojë për mbështetje qendrore dhe lokale që të vijojë rrugëtimin e tij”, u shpreh ai.

Në edicionin e 26-të të këtij festivali marrin pjesë trupa teatrore nga Greqia, Franca, Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut etj./ KultPlus.com

Luciano Pavarotti, tenori që magjepsi botën

Më 12 tetor të vitit 1935 ka lindur tenori me famë botërore, Luciano Pavarotti i cili la gjurmë të mëdha në muzikën klasike, duke u bërë ndër tenorët që mahnitën botën, shkruan KultPlus.

Ai ishte një zë i fuqishëm, një buzëqeshje shkëlqyese, një shpirt thellësisht lirik, një vullnet i epërm humanizmi, një tenor i rrallë, një emër i rëndësishëm që ka zënë vend të merituar në panteonin e vlerave të trashëgimisë botërore… Ai ishte, Luciano Pavarotti, një tokësor me zë qielli që i’u dorëzua vdekjes fillimshtatorin e vitit 2007, duke lënë pas brengë, dhimbje, por mbi të gjitha një zbrazësi. Por ai në këtë ikje la veprën, një monument të lartësuar në mirënjohje dhe vlerësim.

Rreth orës pesë të mëngjesit të 6 shtatorit 2007, një dekadë më parë, ka mbyllur sytë në shtëpinë e tij në Modena të Italisë, pas një beteje të gjatë me kancerin, legjenda e zërit operistik. Këngëtari i famshëm megjithëse i ishte nënshtruar trajtimeve të specializuara, asnjë deklaratë nuk ishte bërë publike për gjendjen e tij shëndetësore, deri kur vullneti i pamëshirshëm e ndali këtë uragan njerëzor për ta ndarë si nga skena ashtu edhe nga jeta. Asokohe sëmundja e rëndë e kishte detyroi këngëtarin të anulonte të gjitha koncertet që kishin mbetur nga turi i tij i lamtumirës nga opera, por jehona e atij vokali përplaset ende në kreshtat e kohës.

Djali i një bukëpjekësi në Modena, Itali, i cili ishte një këngëtar modest opere, Pavarott-i i ri u rrit duke ëndërruar në vend që të ndiqte një karrierë si futbollist.

Që shumë i vogël i kushtohet botës së lirikës duke studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe maestron Etore Campogaliani. Debutoi më 39 prill të vitit 1961 në rolin e Rudolfit në operën “Bohema” në sallën e operës të Rexhio Emilias. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfon në shkurt të vitit 1965, me Xhon Suterlend, në veprën “Luçia” të Lamermurit.

Por shpërthimi i vërtetë mbërriti më 17 shkurt të vitit 1972, në skenën “Metropolitan” të Nju-Jorkut ku në një vepër të Donixetit lë me kuptimin e plotë të fjalës, me gojë hapur të gjithë të pranishmit falë nëntë do-ve të përsosura. I takon atij rekordi i 17 kthimeve për shkak të duartrokitjeve pas uljes së siparit. Që atëherë, emri i tij u bë i njohur edhe për publikun e gjerë falë televizionit.

Gjatë viteve ‘90 Pavaroti u kushton shumë rëndësi koncerteve në ambiente të hapura, të cilat do të transformohen në suksese madhështore. Në “Haid Park” të Londrës u grumbulluan falë tij më shumë se 150 mijë njerëz. Në qershor të vitit 1993, më shumë se 500 mijë admirues të tij u grumbulluan në parkun qendror të Nju- Jorkut, ndërsa ishin miliona ata që e ndiqnin përmes valëve të televizionit. Në shtator të po atij viti, nën hijen e kullës “Eifel”, këndon përpara rreth 300 mijë të pranishmëve. Mes më të famshmëve nuk mund të lihen pa përmendur koncertet e “tri tenorëve”, bashkë me kolegët e tij Plaçido Domingo e Hose Karreras. Po kaq i famshëm është edhe aktiviteti intensiv në rolin e organizuesit në serinë e koncerteve “Pavarotti and friends”, eveniment gjatë të cilit (për motive bamirësie), bashkëpunoi me yjet ndërkombëtare më në zë të muzikës pop.

I adhuruar për aftësinë e të bërit spektakël, Pavarotti ishte i adhuruar më së shumti për mrekullinë që ishte zëri i tij. Placido Domingo, partneri muzikor dhe miku i tij u shpreh pas lajmit të vdekjes së Pavarott-it: “E kam adhuruar gjithnjë madhështinë që Zoti i kishte dhuruar zërit të tij, atë timbër të veçantë e të pagabueshëm që kapte çdo notë që një tenor mund të kapë”.

Ai ishte njëkohësisht perfeksionit dhe “shoëman” i lindur dhe statusi i tij si ikonë kulturore është vulosur nga duetet e tij të padiskutueshme me këngëtarë të muzikës pop dhe rok nga Bono i U2 e deri te Sting e Celine Dion. Disa puritanë të operas nuk do ta falin asnjëherë tenorin për performancat e llojit “Pavarotti and Friends”.

Në disa intervista, para se të operohej Pavarotti u shpreh në disa intervista se ndihej një njeri me fat. “Unë jam dhe kam qenë një njeri me fat. Do të jem optimist deri në vdekje”. Në vitet e fundit, sidomos në Itali, Pavarotti është përfolur më shumë për jetën e tij personale se atë profesionale. Fillimisht ai u përfshi në një skandal taksash në Itali e më pas u kritikua pasi la bashkëshorten e tij prej 30-vitesh për t’u martuar me asistenten e tij të re. Pavarësisht të gjithave, Pavarotti, ka qenë sa ishte gjallë e do të mbetet dhe pas vdekjes, një prej ikonave më të shquara të skenës operistike.

Luciano Pavarotti përbën rekordin më të madh në historinë e muzikës së koncerteve live, plot 1200 duke e klasifikuar atë si një fenomen. /albertvataj/ KultPlus.com

Pagova time bijë 100 dollarë, për të lexuar një libër

Mireille Silcoff

Këtë verë, i dhashë vajzës sime 12-vjeçare 100 dollarë për të lexuar një libër. Sigurisht, ishte një përpjekje e fundit sa i përket manovrave prej mamaje dhe pagesa ishte e tepruar.  Nuk mund të them se jam krenare – por jam jashtëzakonisht e kënaqur. Sepse plani funksionoi. Funksionoi aq mirë, sa do t’u sugjeroja prindërve të tjerë të lexuesve ngurrues, që të hapin portofolin dhe t’u japin ryshfet fëmijëve për të lexuar, shkruan The New York Times.

Vajza ime është një fëmijë i zgjuar, padyshim më e zgjuar se unë kur isha 12-vjeç. Por deri kur përdora “ryshfetin”, ajo kurrë nuk kishte lexuar një libër të plotë, thjesht për kënaqësi. Lexonte libra për shkollën, por ta shtyje që ta bënte atë detyrë, ishte si t’i shkulje dhëmbët, dhe vetë ajo kishte lexuar disa romane me grafika, apo kishte dëgjuar me audio librat e serisë së “Harry Potter”-it. Asnjë prej këtyre nuk i hapi dyert drejt atij zakoni, që unë mund ta quaj lexim i thelluar klasik – me dy sy të ngulur përpara fletës, dhe injorim të gjithçkaje rretherrotull.

Kur u përballa me këtë të vërtetë disa muaj më parë, u ndjeva si një dështim si prind. Edhe pse ne kishim lexuar shumë libra me tregime kur ajo ishte më e vogël, dhe jetojmë në një shtëpi të mbushur me libra, nuk arrita t’i rrënjos fëmijës tim, një nga kënaqësitë themelore të jetës.

Pak kohë para pandemisë, një studim dëshpërues zbuloi se sa shumë kishte rënë leximi për kënaqësi tek fëmijët. Pothuajse 30 përqind e 13-vjeçarëve thoshin se “kurrë apo pothuajse kurrë” nuk lexonin për qejf, një rritje e konsiderueshme nga 8 për qind që thoshin të njëjtën gjë, afërsisht 35 vjet më parë. Duke qenë se koha e fëmijëve para ekranit u rrit gjithashtu ndjeshëm gjatë pandemisë, është e drejtë të konkludohet se leximi në kohën e lirë për fëmijët është një aktivitet, gjithnjë e më i rrezikuar të zhduket.

Për ne që kemi lexuar gjithë jetën – që i vlerësojmë netët e kaluara në dhoma të mbushura me kulla librash; ne që mbajmë ne mendje, sikur t’i kishim miq, idetë dhe personazhet që kemi koleksionuar ndër vite nga faqet e shtypura – përcjellja e rëndësisë së leximit tek fëmijët, nuk duhet të jetë e vështirë. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se leximi forcon strukturën e mënyrës si e përjetojmë jetën, çdo ditë. Megjithatë, unë e pata çuditërisht të vështirë t’ia komunikoja këto vajzës sime, e cila ngurronte të lexonte. Ajo më pohoi se nuk i pëlqente leximi. Për më tepër, as nuk i interesonte që t’i pëlqente. Dhe nuk e shihte asnjë prej këtyre, si problem. Shumë prej shoqeve të saj, më shpjegoi, thjesht “nuk ua ndjente” për leximin. Kuptova që nëse doja t’ia komunikoja fëmijës tim gëzimin e leximit, duhej të sqaroja se çfarë gëzimi ishte ky, për veten time.

Sigurisht, fakti që i bleva një telefon inteligjent vitin e kaluar – një iPhone i dorës së dytë me një milion kontrolle prindërore dhe kufizime kohore – është pjesë e problemit. Përpara telefonit, kisha një fëmijë që ishte shumë e shoqërueshme, që klithte me kënaqësi edhe për gjëra shumë të thjeshta, si fjala vjen, një ëmbëlsirë e sapobërë që ftohej në frigorifer. Pasi i dhashë telefonin, kisha tashmë një vajzë që komunikonte vetëm me fjalë njërrokëshe, e cila donte vetëm të rrinte në dhomën e saj me perdet e ulura, me derën mbyllur, nën jorgan, duke e mbajtur fort në pëllëmbë atë pajisje të vogël drejtkëndëshe, a thua po ta lëshonte, do i zhdukte krejt jetën e vet sociale. Po të mos ishte duke u marrë me shoqet, ose me telefonin, për çdo gjë tjetër kishte veç një fjalë: “Boring!” (e mërzitshme).

A keni provuar ndonjëherë t’i kërkoni një 13-vjeçari, që ndodhet nën regjim disa orësh ndalimi përdorimi të celularit, që të nxjerrë setin e vjetër të lapëstilave? Apo që të merret me origami? Nëse nuk doni që t’ju bien flokët prej vështrimit gjithë inat, që del si rreze lazer nga sytë e adoleshentëve, mos e bëni!

Por mbajta një farë shprese tek leximi. Sepse mund të shihja që ajo çfarë vajza ime kërkonte, si shumë bashkëmoshatarë të tjerë, ishte “arratisja”. Dhe kjo më dukej e përshtatshme nga ana zhvillimore. Problemi ishte se mënyra më e kollajtë për të për të gjetur shpëtimin ishte të zhytej në kaosin e varësisë prej telefonit.

Kështu që, bëra fushatë. I thashë se duhej të lexonte sepse romanet janë mënyra më e mirë për të mësuar se si funksionon brendia e njeriut. Ajo më tha se mund të mësonte më shumë nga shikimi i njerëzve që ndiqte në mediat sociale, të cilët sipas saj flisnin aty gjithçka që ndjenin së brendshmi.

I thashë se librat të ofrojnë RRËFIMIN. Ajo më tha: “Po Netflix”-i?

I thashë se librat të mësojnë historinë. Ajo më tha: “Po Interneti”?

I thashë se leximi do ta ndihmonte të kuptonte veten, dhe ajo ma ktheu: “Hmmm, jo ​​faleminderit. Thjesht do jetoj.”

I premtova, në mënyrë ekstravagante, se do t’i blija të gjitha librat që donte dhe do të ndërtoja rafte librash në dhomën e saj, në mënyrë që ajo të mund të shihte kolonat e të gjithë librave që donte nga shtrati i vet. Ajo ma ktheu: “Mami, mirë se erdhe në ëndrrën tënde!”

Kuptova se nuk mund t’i fitoja debatet me të, sepse vetëm pak prej argumenteve të vajzës sime kundër leximit, më dukeshin të gabuara. Po, leximi është një mënyrë për të zgjeruar universin dhe për të zbuluar botë të reja – por kështu është i gjithë interneti. Kështu që këto debate, të cilat na bezdisnin të dyjave, do të reduktoheshin pashmangshmërisht në dërdëllitjet e mia për aftësitë njohëse dhe se si “leximi është i mirë për ty”.

Kjo nuk është arsyeja pse doja që ime bijë të kapte një libër. Nuk kishte të bënte me optimizimin e funksionit të trurit të saj, por se doja t’i bëja të qartë se ishte duke humbur përjetimin e një magjie. E keni parasysh atë momentin, kur një shkrimtar përmbledh një ndjenjë që ti as nuk e dije që e kishe dhe, menjëherë të ndizen 100 llamba që të ndriçojnë brenda kokës, si në një lloj epifanie? Doja që ajo të kishte një shans për ta përjetuar këtë. Siç shkruante Neil Postman në vitin 1982 tek “Zhdukja e fëmijërisë”, një medium i bazuar në ekran, siç është TV apo video nuk mund të krijojë këtë lloj marrëdhënieje sepse, për nga vetë natyra e tij, mediumi duhet të plotësojë të gjitha boshllëqet tuaja. Librat lënë hapësirë ​​për boshllëqe – dhe për krijimet e brendshme që ata mund të frymëzojnë.

Kështu që vendosa të ndërpres të gjitha arsyetimet me një praktikë të ftohtë dhe të vështirë: paratë! I thashë 12-vjeçares sime se do t’i paguaja 100 dollarë nëse do të lexonte një roman.

Ajo tha: “Çfarë? Vërtet?”

Pastaj, sigurisht, që tha po.

Diskutova me miq që kanë fëmijë adoleshentë, se cili libër do të funksiononte për të ndezur dëshirën e saj për të lexuar. Ndërsa disa prej tyre, për habinë time, më sugjeruan tituj të tillë si “Princi i vogël” dhe “Lartësitë e stuhishme”, libri që më sugjeruan më shpesh njerëz që e njohin vajzën time ishte “Vera kur u bëra e bukur” i Jenny Han, i cili ishte shndërruar madhe në një serial të famshëm në Amazon Prime. Vajza ime e kishte parë dhe e donte.

Unë ndërmjetësova ujdinë mes nesh: 100 dollarë nëse e përfundonte librin brenda një muaji. Më pas u nisëm për pushime në plazh, së bashku me të dashurin tim, në një ishull romantik grek.

Pushimet zgjatën tetë ditë dhe para se të mbaronte dita e shtatë, ime bijë e kishte mbaruar librin. Kur u kthyem në shtëpi, ajo kërkoi vazhdimin, të cilin e përfundoi për rreth dy javë – pa asnjë pagesë shtesë.

A do të çojë kjo time bijë drejt leximit të librit “Gra të vogla”? Të përpijë “Kapëse në thekër ” apo “Dhëmbë të Bardhë”? A do të rezultojë në një jetë të gjatë të mbushur me lexime, me pirgje librash, të cilët do t’i shohë si miq, mësues, stimulues dhe balsam për çfarëdo halli?

Nuk e di. Ajo që di është se vajza ime tani ka artikuj të rinj të blerë tek Sephora, me vlerë 100 dollarë, të cilat vitin e kaluar kisha refuzuar t’ia blija. Di gjithashtu se së bashku, më në fund hapëm një portë të re për të, drejt faqeve të shtypura: një vend i qetë personal, që imagjinoj – shpresoj – do t’i shërbejë asaj për gjithë jetën. Kam ndjesinë se është 100 më i mirëshpenzuar. /KultPlus.com

‘Hapat jehojnë si metal mbi pllakat e bakrit dhe retë vështrojnë liqene të bardhë’

“E ftohtë dhe e ashpër” është një nga poezitë më të bukura të autorit Franz Kafka. Poezia ndërtohet mbi bazën e kontrastit, ku autori i quan të ftohtë dhe të ngrirë njerëzit, ndërkohë ambientin e konsideron të ndriçuar e me gjallëri në periudhën e festave të fundvitit.

Është një nga “panorama” normale të kohëve të sotme, ku atmosfera gjallëruese e festave jo gjithmonë shkon paralel me problemet dhe streset e çdokujt në përditshmëri. Ama në fund, çdokush pajtohet me realitetin dhe i lë ngjarjet të rrjedhin natyrshëm (autori në strofën e fundit me foljet “sheh” dhe “mbështetet” pranon pikërisht realitetin, edhe pse të trishtë).

“E ftohtë dhe e ashpër”

E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
Retë të ngrira,
erërat zvarritin të ftohtit.
Të ngrirë edhe njerëzit.
Hapat jehojnë si metal
mbi pllakat e bakrit
dhe retë vështrojnë
liqene të bardhë.

Në qytetin e vjetër janë ngritur,
shtëpiza krishtlindjesh me drita
dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
në sheshin e vogël me borë.
Një burrë ecën heshtur,
në sheshin me borë me dritë hëne
dhe hijen e tij të madhe e fryn
era mbi shtëpizat.

Njerëz që kalojnë ura të errëta,
shkojnë me nxitim në meshë,
me dritat verbuese në duar.
Në qiellin gri kalojnë re,
mbi kishat,
me kambanare gjysmë të errëta.
Dikush, që mbështetet në mur,
sheh ujin e natës,
me duart e tij në gurët e lashtë./ KultPlus.com

Të martën vjen koncerti premierë i Korit të Filharmonisë së Kosovës për këtë sezonë

Së shpejti mbahet koncerti i parë i Korit të Filharmonisë së Kosovës për sezonin 2024-2025, përcjell KultPlus.

Nën drejtimin e dirigjentit Sasho Tatarchevski, Kori do të sjellë një repertor premierë më 15 tetor 2024, prej orës 19:30, në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje do të interpretohet “O Magnum Mysterium” nga Hajrullah Syla, ku si solist do të prezantohet violonçelisti i mirënjohur Antonio Gashi.

Rezervoni datën dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë! / KultPlus.com

Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore

Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se rreziku i një lufte bërthamore është duke u rritur, dhe kanë bërë thirrje sërish për braktisje të armëve bërthamore.

“Situata ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, dhe tani luftërat po kryhen nën kërcënimet për përdorim të armëve bërthamore”, ka thënë Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i bombardimeve amerikane në Nagasaki më 1945, dhe bashkëudhëheqës i grupit Nihon Hidankyo.

“Frikësohem që ne si qenie njerëzore jemi në rrugë drejt vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë është përmes braktisjes së armëve bërthamore”, ka thënë ai.

Teksa i ka nderuar të mbijetuarit, Komiteti Norvegjez i Nobelit, e ka përmendur shkatërrimin që kanë lënë pas bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe punën e gjatë të grupit, për shumë dekada, që bota të mos përdorë armë bërthamore.

Komiteti ka thënë se përpjekjet e grupit kanë rëndësi kritike për botën sot, pa e përmendur asnjë shtet në mënyrë specifike.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë sinjale muajin e kaluar se Moska mund të shqyrtojë përgjigjen me armë bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, i lejojnë Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë./REL/ KultPlus.com

‘Krimi është vetëm i imi’, komedia franceze që trajton temat aktuale të shoqërisë

Shfaqja e titulluar “Krimi është vetëm i imi” do të vijë në skenë këtë fundjavë në Akademinë e Arteve. Në një komunikim për News24, regjisorja Driada Dervishi dhe dy nga aktorët e kastit, Neritan Liçaj dhe Pjerin Dervishi, ndanë detaje mbi punën e kryer për këtë vepër.

Regjisorja Driada Dervishi e përshkroi shfaqjen si një komedi franceze e përshtatur për shoqërinë tonë. Ajo theksoi se veprimi përfshin një sërë temash që adresojnë problematikat aktuale të shoqërisë, duke përfshirë edhe çështje universale.

“Një komedi franceze e përshtatur më së miri për shoqërinë tonë. Përfshin një sërë temash që i flasin shoqërisë dhe problematikave të kohës, por trajton edhe problematika universale”, u shpreh ajo.

Aktor Neritan Liçaj theksoi se ekipi ka punuar në një periudhë të ngjeshur, duke e përshkruar procesin si intensiv, por shumë interesant. Ai shprehu optimizmin se publikun e Shkodrës do ta presë mirë këtë vepër, që gërsheton humorin dhe sarkazmën.

“Kemi punuar në një kohë të ngjeshur. Ishte një proces intensiv, por shumë interesant dhe i bukur. Kemi sjellë një vepër ku janë të gërshetuara humori dhe sarkazma. Publiku i Shkodrës e ka pritur shumë mirë”, tha ai.

Ndërkaq, aktori Pjerin Dervishi e cilësoi këtë përvojë si një eksperiencë të re dhe intensive me regjisoren, duke shprehur kënaqësinë për atmosferën e shkëlqyer të grupit.

“Është një eksperiencë e re me regjisoren për mua si aktor. Ka qenë një punë mjaft intensive dhe na ka lënë kënaqësi e mbresa të jashtëzakonshme. Kemi pasur një frymë grupi të jashtëzakonshme”, u shpreh Vlashi.

Shfaqja premton të jetë një ngjarje kulturore e rëndësishme për fundjavën dhe një mundësi për publikun që të reflektojë mbi tema të ndryshme përmes artit të skenës.

Olimpiada Matematike për Vajza, për herë të parë në Kosovë

Olimpiada Matematike për Vajza (EGMO 2025) për herë të parë do të mbahet në Kosovë.

E për këtë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky organizim, për të cilin janë ndarë 200 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, do jetë organizim prestigjioz ndërkombëtar që do të mbahet nga data 11 deri në 17 prill 2025 në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo Olimpiadë do të mbahet për herë të parë në Kosovë, dhe organizohet nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës. Ky do të jetë një organizim prestigjioz ndërkombëtar që do të mbahet nga data 11 deri në 17 prill 2025 në Prishtinë ku do mbledh vajzat më të talentuara si dhe matematikanët më të shquar nga e gjithë bota.  EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare e matematikës për vajza që ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj”.

“Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë. Kosova do të ketë jo vetëm një organizim historik, por edhe përfaqësim dinjitoz të vajzave tona”, ka shkruar Nagavci.

“Sot dhe çdo ditë për vajzat tona, sot dhe çdo ditë për të rinjtë, për vendin tonë!”.

Kisha e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, në proces restaurimi

Programi i BE, EU4Culture ndau lajmin se konservimi i pikturave murale të shekullit XV, në kishën e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, po përparon.

Ky sit i vlefshëm i trashëgimisë i është nënshtruar stabilizimit emergjent përmes programit EU4Culture, i cili ndau online një album fotografik me pamje nga punimet që janë duke u kryer dhe që mundësojnë konservimin e pikturave të çmuara brenda kishës.

Dr Edlira Çaushi drejton këtë përpjekje konservimi, së bashku me ekipin e saj për të ruajtur atë çka ka mbetur nga pikturat murale.

Ndërsa vepra e artit e ruajtur mbulon një sipërfaqe relativisht të vogël në krahasim me brendësinë e kishës, mbeten disa veçori të jashtëzakonshme. Ndër pjesët më të ruajtura të pikturave ndodhen në pjesën e poshtme të absidës, nën nivelin e dyshemesë dhe motive të dukshme përfshijnë një shqiponjë dykrenare me krahë të hapur ose një figurë që i ngjan një kalorëseje grua.

“Jemi të entuziazmuar kur shohim këtë pjesë të rëndësishme të historisë duke u restauruar me kujdes për ta vlerësuar brezat e ardhshëm”, shkruan EU4Culture./atsh/ KultPlus.com

Eugeno Montale: Drejt Vjenës

«Le occasioni» është përmbledhja e dytë poetike e Montales, botuar nga Einaudi, në tetor të vitit 1939 dhe përmbante 50 poezi. Në edicionin e dytë, një vit më pas, përmbledhjes i ishin shtuar edhe pesë poezi të tjera

DREJT VJENËS

Nga Eugeno Montale

Kuvendi barok

prej shkume e biskote

hijesonte një tepricë uji të ngadaltë

dhe tavolinat e shtruara, aty-këtu të mbuluara

me gjethe dhe xhenxhefil.

Nxori kokën një notar, u shkullua përposh

një reje mushkonjash,

na pyeti për udhëtimin tonë,

foli gjatë për përtej kufirin e tij.

Tregoi me gisht urën para syve që kalohet

(na informoi) me një qindarkë taksë.

Na përshëndeti me dorë, u krodh,

qe vetë rrjedha…

Dhe në vend të tij,

prijës brofi nga një hangar

një basot gazmor që lehte,

zëri i vetëm vëllazëror në atë zagushi.

Verso Vienna

Il convento barocco/ di schiuma e di biscotto/ adombrava uno scorcio d’acque lente/ e tavole imbandite, qua e la sparse/ di foglie e zenzero.// Emerse un nuotatore, sgrondò sotto/ una nube di moscerini,/ chiese del nostro viaggio,/ parlò a lungo del suo d’oltre confine.// Additò il posnte in faccia che si passa/ (informò) con un soldi di pedaggio./ Salutò con la mano, spofondò,/ fu la corrente stessa…//Ed al suo posto,/ battistrada balzò da una rimessa/ un bassotto festoso che latrava,// fraterna unica voce dentro l’afa.

***

KOMENT NGA DANTE ISELLA

Një tjetër fletëz e bllokut të shënimeve (po kështu, edhe më tej në këtë përmbledhje, në poezitë Verso Capua, apo Verso Siena, apo Verso Finisterre, në librin e tretë): shënime të shpejta udhëtimi, në stilin e disa faqeve të ciklit Fuori di casa, të përziera me mbikuptime të sapo hijesuara, me një diskrecion snobist. Një kështjellë baroke, prej pastiçerie të lartë, asosh që ka me bollëk në Trentino-Alto Adige, shërben mjaftueshëm për ta ilustruar titullin dhe për ta ambientuar skenën: tavolina të shtruara, në qetinë e një shtrati të zgjeruar të lumit; një notar misterioz që del nga uji, të pyesë dhe të japë habere, i gjithi i përthithur nga rryma e ujit, një qen basoto që hareshëm hidhet të prijë rrugës… Por disa hollësi (gostia, në të cilën nuk ulet ende askush, as nuk dihet se kush do të ulet; ura, qindraka e taksës e domosdoshme për ta kaluar, disi si një ovull akeronti, «përtej kufiri» që i “shfaquri” e tregon me gisht si qcak të vetin) sugjerojnë një udhëtim krejt tjetër, drejt një destinacioni të përbashkët më pak turistik.

Foljet e shpeshta në të kryerën e thjeshtë, që i referohen notarit dhe basotit që i ngjitet për t’iu bërë udhërrëfyes, disa të rirrahura më tepër nga rima verbale (vargjet 6 Emerse, sgrondò; 8 chiese; 9 parlò; 10 additò; 11 informò; 12 salutò, spofondò; 13 fu; dhe 14 balzò) iu referohen serisë analoge nga poezia Vecchi versi (26 penetrò la farfalla…; 27 giunse; 38 batte’; 39 ribatte’; 40 ritrovò; 41 si perse; 45 tornò; 46 discese; 47 scrollò; 48 fu) duke i dhënë numërimit rastësor domosdoshërinë e fakteve dhe shfaqjeve definitive, që dalin nga asgjëja (6 emerse) dhe në asgjë kthehen (12 sporfondò), por që në atë çast fiksohen përgjithmonë, duke u ngarkuar kësodore me një domethënie autre: edhe notari dhe basoti kështu hyjnë numrin e «gjërave që përmbyllen në një rrotullim/ të sigurt si dita dhe kujtesa/ i rritet përbrenda, dielli jeton/ në jetë që në ditët tek futet nën dhe».

Përveç foljeve në të kryerën e thjeshtë mbesin edhe foljet në të pakryerën, vargu 3 adombrava – 15 latrava (në asonancë me 4 tavolo dhe me 16 afa); vetëm një rimë në mes, në xhunkturën e një njëmbëdhjetërrokëshi të thyer (13 stessa – 14 rimessa); një rimë e papërsosur (7 moscerini – 9 confine) dhe një asonancë e përforcuar nga një bashkëtingëllore e dyfishtë (1 barocco – 2 biscotto). Këmbëngulëse është loja aliterative e buzoreve, të shurdhëta (PArlò, POnte, PAssa, PEdaggio, POsto) dhe zanore (BArocco, BIscotto, imBAndite, nuBE, BAttistrada, BAlzò, BAssotto).

/Marrë nga Eugenio Montale, ‘Le ocassioni’, Einaudi, 1996

/Përkthimi: Gazeta Express

«Le occasioni» është përmbledhja e dytë poetike e Montales, botuar nga Einaudi, në tetor të vitit 1939 dhe përmbante 50 poezi. Në edicionin e dytë, një vit më pas, përmbledhjes i ishin shtuar edhe pesë poezi të tjera

DREJT VJENËS

Lexo Edhe:

Nga Eugeno Montale

Kuvendi barok

prej shkume e biskote

hijesonte një tepricë uji të ngadaltë

dhe tavolinat e shtruara, aty-këtu të mbuluara

me gjethe dhe xhenxhefil.

Nxori kokën një notar, u shkullua përposh

një reje mushkonjash,

na pyeti për udhëtimin tonë,

foli gjatë për përtej kufirin e tij.

Tregoi me gisht urën para syve që kalohet

(na informoi) me një qindarkë taksë.

Na përshëndeti me dorë, u krodh,

qe vetë rrjedha…

Dhe në vend të tij,

prijës brofi nga një hangar

një basot gazmor që lehte,

zëri i vetëm vëllazëror në atë zagushi.

Verso Vienna

Il convento barocco/ di schiuma e di biscotto/ adombrava uno scorcio d’acque lente/ e tavole imbandite, qua e la sparse/ di foglie e zenzero.// Emerse un nuotatore, sgrondò sotto/ una nube di moscerini,/ chiese del nostro viaggio,/ parlò a lungo del suo d’oltre confine.// Additò il posnte in faccia che si passa/ (informò) con un soldi di pedaggio./ Salutò con la mano, spofondò,/ fu la corrente stessa…//Ed al suo posto,/ battistrada balzò da una rimessa/ un bassotto festoso che latrava,// fraterna unica voce dentro l’afa.

***

KOMENT NGA DANTE ISELLA

Një tjetër fletëz e bllokut të shënimeve (po kështu, edhe më tej në këtë përmbledhje, në poezitë Verso Capua, apo Verso Siena, apo Verso Finisterre, në librin e tretë): shënime të shpejta udhëtimi, në stilin e disa faqeve të ciklit Fuori di casa, të përziera me mbikuptime të sapo hijesuara, me një diskrecion snobist. Një kështjellë baroke, prej pastiçerie të lartë, asosh që ka me bollëk në Trentino-Alto Adige, shërben mjaftueshëm për ta ilustruar titullin dhe për ta ambientuar skenën: tavolina të shtruara, në qetinë e një shtrati të zgjeruar të lumit; një notar misterioz që del nga uji, të pyesë dhe të japë habere, i gjithi i përthithur nga rryma e ujit, një qen basoto që hareshëm hidhet të prijë rrugës… Por disa hollësi (gostia, në të cilën nuk ulet ende askush, as nuk dihet se kush do të ulet; ura, qindraka e taksës e domosdoshme për ta kaluar, disi si një ovull akeronti, «përtej kufiri» që i “shfaquri” e tregon me gisht si qcak të vetin) sugjerojnë një udhëtim krejt tjetër, drejt një destinacioni të përbashkët më pak turistik.

Foljet e shpeshta në të kryerën e thjeshtë, që i referohen notarit dhe basotit që i ngjitet për t’iu bërë udhërrëfyes, disa të rirrahura më tepër nga rima verbale (vargjet 6 Emerse, sgrondò; 8 chiese; 9 parlò; 10 additò; 11 informò; 12 salutò, spofondò; 13 fu; dhe 14 balzò) iu referohen serisë analoge nga poezia Vecchi versi (26 penetrò la farfalla…; 27 giunse; 38 batte’; 39 ribatte’; 40 ritrovò; 41 si perse; 45 tornò; 46 discese; 47 scrollò; 48 fu) duke i dhënë numërimit rastësor domosdoshërinë e fakteve dhe shfaqjeve definitive, që dalin nga asgjëja (6 emerse) dhe në asgjë kthehen (12 sporfondò), por që në atë çast fiksohen përgjithmonë, duke u ngarkuar kësodore me një domethënie autre: edhe notari dhe basoti kështu hyjnë numrin e «gjërave që përmbyllen në një rrotullim/ të sigurt si dita dhe kujtesa/ i rritet përbrenda, dielli jeton/ në jetë që në ditët tek futet nën dhe».

Përveç foljeve në të kryerën e thjeshtë mbesin edhe foljet në të pakryerën, vargu 3 adombrava – 15 latrava (në asonancë me 4 tavolo dhe me 16 afa); vetëm një rimë në mes, në xhunkturën e një njëmbëdhjetërrokëshi të thyer (13 stessa – 14 rimessa); një rimë e papërsosur (7 moscerini – 9 confine) dhe një asonancë e përforcuar nga një bashkëtingëllore e dyfishtë (1 barocco – 2 biscotto). Këmbëngulëse është loja aliterative e buzoreve, të shurdhëta (PArlò, POnte, PAssa, PEdaggio, POsto) dhe zanore (BArocco, BIscotto, imBAndite, nuBE, BAttistrada, BAlzò, BAssotto). /Marrë nga Eugenio Montale, ‘Le ocassioni’, Einaudi, 1996 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Gonxhja: 500 objekte të restauruara e mirëmbajtura dhe 600 evente artistike e kulturore iu shtuan ofertës turistike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha sot se ky vit ka qenë një dëshmi e rëndësisë së përkushtimit ndaj trashëgimisë historike duke i paraprirë boom-it të turizmit kulturor që përkthehet në mbështetjen më të qendrueshme të zhvillimit ekonomik.

Duke folur në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, për përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Gonxhja theksoi se të flisje për Shqipërinë turistike vite më parë, ndërsa pritej me orë e me ditë të tëra në radhë për viza para ambasadave për të udhëtuar jashtë shtetit, do qe e pamundur.

“Po aq sa duket e pabesueshme sot të shohësh radhët e turistëve të huaj për të hyrë e vizituar muzetë e kështjellat tona, festivalet e eventet, biletaritë, portet e pikat tona kufitare. Ky transformim nuk është rastësor por rezultat i punës së madhe të kësaj qeverie për të udhëhequr me një vizion suksesi”, theksoi ai.

Gonxhja u ndal tek rritja e ndjeshme e vizitorëve, si vendas ashtu edhe të huaj që sipas tij, provon interesin në rritje për thesaret tona kulturore, krahas natyrës dhe ofertës akomoduese e shlodhëse.

Ai vuri në dukje se janë rreth 500 objekte të restauruara e mirëmbajtura, nga të cilat 210 objekte restauruar me buxhet shteti dhe donatorë, 190 objekte mirëmbajtur me buxhet shteti, 99 objekte private trashëgimie kulturore përfitues nga buxheti i shtetit për Bonusin e Rijetëzimit.

Kjo punë e jashtëzakonshme, vijoi Gonxhja, të shoqërohet me sisteme menaxhimi për biletim e mirëadministrim efikas, teknik e financiar.

Sipas tij, rreth 5 mijë paga mujore llogariten të gjenerohen vetëm nga thirrjet dhe financimet e projekteve artistike e kulturore për vitin 2024.

“Kemi organizuar mbi 600 evente artistike e kulturore në mbarë vendin, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme prej 150% krahasuar me vitin e kaluar. Shfaqje, koncerte, eksperienca inovative e gjithëpërfshirëse dhe ekspozita të hapura për publikun kanë sjellë një mozaik të larmishëm artistik e argëtues për mbi 500,000 spektatorë”, u shpreh Gonxhja.

“Këto ngjarje jo vetëm që kanë pasuruar ofertën kulturore të vendit, por kanë gjallëruar ekonominë lokale duke ofruar mundësi të reja për sipërmarrësit vendas, duke rritur punësimin e të rinjve, si dhe duke vendosur kulturën në zemër të zhvillimit ekonomik. Gjithashtu, mbështetja e artizanatit ka ndihmuar veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet më të vogla, duke i ofruar artizanëve, zejtarëve, duar-artëve edhe më shumë mundësi në tregtimin e punimeve të tyre unike”, vijoi ai.

Megjithatë, tha ministri, për të përballuar këtë rritje të ndjeshme të turizmit, është thelbësore të vendosen standarde të larta shërbimi, të cilat përkojnë me pritshmëritë e vizitorëve vendas dhe të huaj.

“Fokusi ynë sot shkon tek kualifikimi i kapaciteteve njerëzore, duke inkurajuar aktivisht regjistrimin e studentëve në programet e arsimit profesional, ku vetëm në vitin e ri akademik, janë regjistruar 4,700 studentë, 10% më shumë se në vitin e kaluar, ku gjithmonë e më shumë rritet interesi për sektorin turistik. Le të përfitojmë nga ky entuziazëm dhe të vazhdojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion edhe më interesant turistik e investimi, ku së pari çdo shqiptar të dëshirojë të punojë e të jetojë”, përfundoi Gonxhja. /atsh/ KultPlus.com

Në Drenas, sot rivarrosen 3 viktima të luftës – ishin pjesë e listës së të zhdukurve

Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen: Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.

Këta viktima ishin në Listën e Personave të Zhdukur, bën me dije udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, njofton Klankosova.tv.

“Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For New Life Kosovo’”, thuhet në njoftimin e Garës.

“Lavdi e nderim, mirënjohje për guximin dhe sakrificën e trimave, dëshmorëve, të rënëve dhe gjithë viktimave të luftës, që janë shembulli frymëzues i guximit dhe vendosmërisë njerëzore”.

Lamtumira pa lavdi e Fatos Arapit, poetit që lavdishëm i thuri hymne dashurisë

Albert Vataj

Më 11 tetor 2018, ndaloi zemra e Fatos Arapit, poetit që i mëkoi vargje përjetësie jetës, fjalë shpirti dhe rrahje pulsi dashurisë dhe atdheut. Sendërtoi tempullin e lartë fjalës poetike, me një ngulmim të thellë përjetimi, me atë ritëm dhe muzikalitet që është dhe do të mbetet melodike në ëndjen dhe dëshirimin tonë për dehje.

Poeti Fatos Arapi vdiq, pas një “vdekje” të vullnetshme pranie publike, e cila vjen me modernitetin përmes një mobilizimi mizor për të përjashtuar ata që shenjtëruan fjalën e shpirtit dhe lartësuan ndjenjën e përjetimit, dhe kurorëzuar tiranë në mbretërinë e hireve të komunikimit poetik. Erdhën ata, poetët e rinjë, ata që dilnin nga honet e narcizmit dhe mediokritetit, ata që cingërisin medieve për të zënë I’u dha lamtumirës, ashtu modestisht siç edhe jetoi, ashtu pa bujë e ceremoniale. Ndërroi banesë duke pranuar të ishin me të në këtë udhë të mbramë vetëm ata që vërtetë e deshën dhe e vlerësuan, ata që ju gjendën në të gjallë e nuk munguan në të sosur.

Nuk mundet kurrsesi të gjithëpranohej që një poet t’i jepej një ikje kaq tinzare sa kjo e Fatos Arapit, një lamtumirë me kaq pak ndere dhe respekt, një fashitje prej gjërave të të sotmes, kaq shqiptare.

Politika, e cila bëri lajmësin e keq, më mirë se ç’duhej, pati paftyrësinë të bënte edhe mënjanësin e një detyrese që kishte për Fatos Arapin, për poetin që mëkoi shpirtin e një epoke.

Ai, Fatos Arapi meritoi diçka më shumë se sa ju ofrua si e mbramja mundësi e vlerësimit dhe mirënjohjes. Nuk duhej lënë të ikte pa marrë me vete diçka që ishte e tija, përulësinë e një gjenerate që u dashurua dhe dashuroi me vargjet dhe lirikat e tij. As lule, as kurora, as marsh funebër, as kamera e as… asgjë, çfarë i detyrohet bujarisht çdo shoqëri baltimit të një shpirti në pragun e përjetësisë. U thanë fjalë ashtu me turravrap ditën e kobit. Nuk mungoi askush në këtë poter morte, madje as ata që nuk i’a kishin haberin se kush ishte ky Fatos Arapi. Shpengoi secili gojtarinë e vet, cakut të hidhërimit. Hapën syndyqet e kujtesës zejtarët e shtirjes dhe manipulimit, e lotin e teren në pendesën e fjalëve të pathëna. E nisën dhe e mbarun ditën e përmortshme me përshpirtje dhe ikën, duke marrë me vete atë grush dhe që dot s’ia hodhën mbi qivur.

E megjithatë ai iku, duke na lënë veprën si amanet i shpirtit që e farkëtoi me kaq përkushtim dhe ndjenj. Iku për të mbetur ai që njohëm përmes vargjeve, Fatos Arapi, poeti i dëshirueshëm, shpirti që mëkoi në çdo kraharor ëndrrën dhe dashurinë.

Iku një poet bashkë me gjethet nën renë e këtij qielli tetori, për të lënë te secili nga ne pengje të një ëndrre që do të na mbetet vetëm poezi.

Poet, të qoftë dheu i lehtë, e kujtesa e pashuar! Meritofsh shpërblimin e dritës së parajsës, shkrepëtimat e së cilave i ndeze me shpirtin tënd në poezinë që mbolle në ëndjet tona.

Poetë të kalibrit të Fatos Arapit vetëm vijnë, siç ai erdhi, për të mbetur te secili nesh, me fjalën e hirshme dhe shpirtin e ngrohtë, me tamëltimin dëshirues të pasionit dhe meditimin shkundullitës, të ngjitjes së fjalës dhe poezisë, lart, lart në Panteon, aty ku t’u ligjërojë gjeneratave dhe t’u thuri hymne pavdekësisë, përmes magjisë së pasionit./ KultPlus.com

Luiza Xhuvani mesazh për gratë në përballjen kundër kancerit të gjirit: Lufta e vështirë, por ju më të forta

Aktorja e njohur e skënës shqiptare Luiza Xhuvani përcolli sot një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë, që po luftojnë me kancerin e gjirit.

Në një video të publikuar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Xhuvani i bën apel grave që të mos harrojnë kurrë se çdo ditë është një hap përpara.

“Për të gjitha vajzat e gratë që po luftojnë me kancerin e gjirit. Nuk duhet të harroni kurrë se çdo ditë është një hap përpara. Forca, kurajo dhe vendosmëria juaj janë më të fuqishme se çdo pengesë. Lufta është e vështirë, por ju jeni më të forta”, tha Xhuvani.

Aktorja Luzia Xhuvani u shpreh se “çdo ditë e kaluar çdo betejë e përballuar është një fitore”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon fushatën ndërgjegjësuese për të mundësuar kontrollin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit në gjirit.

Përveç vizitave falas në 12 spitalet rajonale në gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë” janë krijuar lehtësi për çdo grua në qytet dhe zonat rurale, për të kryer mamografi falas përmes njësive të lëvizshme shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon fushatën ndërgjegjësuese për të mundësuar kontrollin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit në gjirit.

Përveç vizitave falas në 12 spitalet rajonale në gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë” janë krijuar lehtësi për çdo grua në qytet dhe zonat rurale, për të kryer mamografi falas përmes njësive të lëvizshme shëndetësore./atsh/ KultPlus.com

Sonte mbahet koncerti i Orkestrës Frymore të Filharmonisë

Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës sonte do të prezantohet me një koncert artistik para publikut, nën drejtimin e dirigjentit Dario Salvi dhe me pjesëmarrjen e violonçelistit Konstantin Manaev.

Me një program dinamik, Orkestra do të sjellë vepra nga Donizetti, Lindpaintner, Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga Gulda.

Koncerti mbahet sonte, më 12 tetor 2024, ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë/ KultPlus.com

Zvicra sot përballë Serbisë

Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar, e dihet që sytë janë te kapiteni shqiptar, Granit Xhaka.

Ani pse Xhaka ‘cilësohet’ si provokator nga serbët, skuadra e tij i del përkrahës, dhe se pa të nuk nisen askund, raporton Klankosova.tv.

Ndeshja nis nga ora 20:45.

89 vite nga lindja e tenorit më të famshëm në histori, Luciano Pavarotti

Sot janë bërë 89 vite nga lindja e këngëtarit më të famshëm në botën e operas, Luciano Pavarotti, shkruan KultPlus.

Luciano Pavarotti ka lindur më 12 tetor 1935, është tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit si edhe këngëtari më i famshëm jo vetëm në botën e operas, por ndër të gjitha zhanret.

Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romanja), Italinë e veriut, dhe vdiq po aty.

Babai i tij ishte këngëtar amator me një farë dhuntie, në ushtri shërbeu si furrëtar. Në fillim Pavaroti donte të bëhej mësues dhe mësoi dy vite nxënësit në Scuola delle Magistrale. Në vitin 1956 Pavaroti ka studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe për një kohë të shkurtër me M° Ettore Campogalliani në Mantova.

Pavaroti këndoi për herë të parë në botën e operas më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Regjo Emilias.

Debutimi në USA nuk vonoi të mbërrinte dhe kështu në shkurt të vitit 1965, në Miami (majemi) këndoi së bashku me sopranon Joan Sutherland (Xhoen Sadhërlend), në operan Lucia di Lammermoor.

Ai ka vdekur më 6 shtator 2007 në Modena të Italisë.

Një ndër thëniet më të bukura të cilën Pavaroti e ka thënë është:

“Mendoj që një jetë për muzikën është një jetë e kaluar mirë, dhe kjo është ajo që unë i jam përkushtuar”.

Disa prej veprave të tij ndër vite janë:

O sole mio (1979)

Mamma (1984)

Passione (1985)

Tutto Pavarotti (1989)

The essential Pavarotti (1990)

Ti amo – greatest love songs (1993)

Pavarotti Plus (1997)

Pavarotti greatest hits – the ultimate collection (1997)

Luciano Pavarotti – Ti adoro (2003). /KultPlus.com

Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë, OKB: Kërcënohen nga ulja e numrit të insekteve

Sot është Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë. Për vitin 2024, kjo ditë botërore festohet dy herë, më 11 maj dhe 12 tetor, në përputhje me natyrën ciklike të shtegtimit të shpendëve në hemisfera të ndryshme.

Zogjtë luajnë një rol vendimtar në pllenim dhe kontrollin e dëmtuesve, dhe mungesa e insekteve i prish këto funksione të ekosistemit. Për këtë arsye, tema e këtij viti është “Mbroni insektet, mbroni zogjtë”. Megjithatë edhe mbipopullimi i disa insekteve, në mungesë të grabitqarëve të tyre natyrorë që janë zogjtë, mund të shkaktojë gjithashtu shpërthime që dëmtojnë shëndetin e bimëve në përgjithësi dhe bujqësisë në veçanti.

Fushata e Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë në 2024 thekson nevojën për masa proaktive të ruajtjes. Kjo përfshin reduktimin e përdorimit të pesticideve dhe plehrave, dhe kur është e mundur, kalimin në bujqësi organike. Masa të tjera përfshijnë ruajtjen dhe lidhjen e zonave të bimësisë natyrore që ofrojnë ushqim dhe strehim për zogjtë dhe speciet e tjera, në peizazhet bujqësore. /atsh/ KultPlus.com

Roli i gruas në Luftën e Dytë Botërore, seri aktivitetesh në 80-vjetorin e Çlirimit të Vlorës

Bashkia e Vlorës ka nisur aktivitetet në kuadër 80 -vjetorit të çlirimit të qytetit.

Ky 80 -vjetor, i cilësuar si vit jubilar për historinë e vendit, ka nisur me një sërë aktivitetesh në qytetin e Vlorës. Sipas kalendarit të publikuar nga Bashkia e Vlorës janë plotë 5 ditë me aktivitete të ndryshme, ndërsa Bashkia e qytetit ka publikuar edhe programin e aktiviteteve.

Aktiviteti që ka çelur siparin ishte ekspozita me tematikën, “Gruaja në luftë”. Një ekspozitë e mbajtur në ambientet e muzeut Historik ku përmes fotografive dhe fakteve historike paraqitet roli dhe ndihmesa që gratë dhanë në luftën e dytë botërore.

“Ky aktivitet është një ekspozitë retrospektive për të gjithë gratë që kanë dhënë jetën në Luftën e Dytë Botërore. Pjesë të formacioneve të ndryshme partizane, janë gjithsej 35 dëshmore dhe heroina që gjenden në kartelat në arkivin e fondit Arkivor”, u shpreh Skënder Spahiu, Drejtor i muzeut.

Kryebashkiaku Ermal Dredha i ka bërë thirrje të rinjve, të njohin historinë e të ecim në gjurmët e të parëve, për një atdhe më të mirë.

“Çfarë kontributi kanë dhënë ato në tjera kushte përballë një pushtuesi. Janë ato gra që janë vetëflijuar, dhanë jetën e tyre për të qenë ata që jemi sot. Ndaj duhet të jemi shumë mirënjohës, ta njohim mirë historinë e vendit tonë dhe t’i japim vlerat që i takojnë në të gjithë këtë rrugëtim”, u shpreh Dredha.

Këtë të premte organizohet gjithashtu një koncert festiv me fëmijë të shkollave të qytetit dhe qendra kulturore e fëmijëve.

Ekspozita: “Gruaja në luftë” / KultPlus.com