Olimpiada e Sporteve dhe Lojërave Tradicionale Shqiptare vjen më 1 tetor në Prishtinë

Olimpiada më e madhe e Sporteve dhe Lojërave Tradicionale Shqiptare në Kosovë po vjen më datë 1 tetor.

Ky organizimin shumë i veçantë do të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 17:00 në Parkun e Gërmisë dhe Amfiteatrin e Pishinës, në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë thirrje që t’i bashkoheni në këtë eksplorim të trashëgimisë tonë kulturore përmes sporteve dhe lojërave tradicionale shqiptare.

Kjo ngjarje vjen e organizuar nga PR Solutions me mbështetjen e Komunës së Prishtinës./ KultPlus.com

Kosova në top 10 shtetet e botës për ndarjen e shpërblimeve për sportistët që arrijnë suksese në Lojërat Olimpike

“Sipas një hulumtimi të publikuar nga revista e njohur botërore, Forbes, shteti ynë ndodhet në vendin e dhjetë me 123 mijë dollarë (110 mijë euro) shpërblim për medaljen e artë olimpike.

100 mijë euro ndahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa 10 mijë nga Komiteti Olimpik i Kosovës”, ka njoftuar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte./ KultPlus.com

Skiatorja Kiana Kryeziu është vetëm edhe një hap drejt Olimpiadës

Lajme fantasike kanë ardhur nga përfaqësuesja e Republikës së Kosovës e cila po merr pjesë në garat ndërkombëtare në Kronplatz të Italisë, përcjell KultPlus.

Kiana Kryeziu ka arritur rezultatin e katërt, rezultat i cili e dërgon para edhe një hap drejt Olimpiadës. Tani mjafton vetëm edhe një rezultat i tillë dhe Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj të parë femër në Lojërat Olimpike Dimërore!

Rezultate shumë të mira në një konkurrencë të fortë, tregoi edhe Arba Pupovci me 241 pikë të FIS.

Federata Skitare e Kosovës i ka uruar suksese skiatores Kryeziu e cila me mjeshtri po vazhdon të udhëhiqet nga selektori, Agim Pupovci / KultPlus.com

Kurti: Në Rio morëm një medalje, në Tokio 2, të fillojë puna që në Paris të marrim 3 e më shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para publikut të mbledhur në sheshin e Prishtinës për kampionet olimpike të Kosovës.

Kurti ka thënë se puna e madhe që kanë bërë kampionet janë motivim për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka pasur fjalë të mëdha edhe për kampionen e parë në histori të Kosovës, Majlinda Kelmendi.

“Mirmbrëma dhe urime të gjithëvë. Le t’iu urojmë mirëseardhja skuadrës sonë olimpike me një duartrokitje të madhe e të fuqishme sepse kanë bërë historinë në Tokio. Edhe pse Majlinda nuk mori medalje të artë në Tokio ajo ka marrë zemrat tona. Me përkushtimin e saj ajo ka hapur rrugën për atletët tonë që të ëndërrojnë më shumë e të synojnë më lartë. Ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës, duke na thënë që është gjithçka e mundur. Kampione në tatami, e kampione në jetë”, ka thënë ai.

Ai nuk e ka lënë pa thënë fjalë të mëdha edhe për kampionet e ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe nuk e ka lënë pa lavdëruar punën e trajnerit Driton Kuka.

“Në olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e artë. Në Tokio morrëm dy medalje të arta. Një duartrokitje të madhe për këto kampione. Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe punë e përkushtim. Kërkojnë taktiktë e strategji të përsosur. Trajneri që na ka dhënë zemër të gjithëve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka. Tri medalje të arta nga tri gra, kjo fjali me 7 fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo medalje për barazi gjinore. Falemnderit vajzave, falemnderit trajnerit. Në Rio morëm 1 medalje, në Tokio 2. Le të fillojnë përgatitjet që në Paris të marrim 3 e më shumë medalje. Ju faleminderit të gjithëve. KOSOVA është e ARTË”, përfundoi ai. / KultPlus.com

Atletika italiane hyn në histori, dy medalje ari në 100 metra dhe kërcim së larti

Dy medalje ari për gjithsej 10 minuta shkojnë për Italinë, gjatë garave të atletikës të mbajtura dje.

Fillimisht, Gainmarco Tamberi fitoi në kërcim së larti medaljen e artë me 2,37 metra.

Më pas, Marcell Jacobs, fitoi garën simbol të olimpiadës, atë të 100 metrave me kohën 9’80”.

Asnjëherë në 125 vitet e Olimpiadës asnjë italian nuk kishte marrë pjesë në finalen e 100 metrave.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.

”Jam krenar për ju”, deklaroi ndërkohë kryeministri Mario Draghi. / KultPlus.com

Italians Marcell Jacobs (L) and Gianmarco Tamberi celebrate after won respectively Men’s 100 metres and Men’s High Jump at Tokyo’s Olympic Games 2020 Athletics event, Tokyo, Japan, 01 August 2021. ANSA / CIRO FUSCO

Atleti Musa Hajdari, të shtunën nis garën në Lojërat Olimpike

Atleti kosovar do të garojë në “Tokyo 2020” të shtunën në mesnatë me kohën lokale të Kosovës, përcjellë KultPlus.

Musa Hajdari synon të lërë gjurmë në Lojëra Olimpike. Atleti kosovar është njëri prej 11 garuesve që po e përfaqësojnë vendin tonë në “Tokyo 2020”.

33 vjeçari do ta ketë rastin e tij të shtunën, kur do të garojë në disiplinën vrapim 800 metra.

Gara e tij do të fillojë në orën 02:00 pas mesnate me kohën lokale të Kosovës dhe do të mbahet në Stadiumin Olimpik të Tokios.

Hajdari do të mundohet të bëjë paraqitje sa më të mirë në këtë garë, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe. Për atletin e Roganës, kjo është hera e dytë që merr pjesë në Olimpiadë, pas asaj të “Rio 2016”.

Hajdari është njëri nga pesë garuesit e Kosovës që po merr pjesë në “Tokyo 2020” me ftesë. Ai ka arritur në Japoni disa ditë më parë, ku ka ushtruar nën urdhrat e trajnerit Zijadin Kryeziu. Hajdari është garuesi i parafundit i Kosovës që paraqitet në “Tokyo 2020”.  / KultPlus.com