‘SHQIPËRIA qan HOMERËT’, promovohet libri për Arbënor e Astrit Deharin

Është promovuar libri për Astrit e Arbënor Deharin, e që e mban titullin “SHQIPËRIA qan HOMERËT”.

Dy vëllezërit ishin aktivistë të Lëvizjes së Vetëvendosjes, si dhe djemtë e shkrimtarit e deputetit, Avni Dehari, njofton Klankosova.tv.

Libri u promovua në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Ky libër me poezi të shkruara për Arbënor e Astrit Deharin ka disa autorë, që janë përmbledhur e redaktuar nga Rushit Ramabaja dhe Nebih Bunjaku, për t’u botuar nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja Lena Graphic.

Shqipëria

Poezi nga Pablo Neruda

S’kam qënë ndonjëherë
Në Shqipëri
n’atë tokë të ashpër e të dashur,
n’atë dhe malor barinjsh.

Sot
shpresoj të vij si për të kremte,
për një të kremte të re, dasmë mbi tokë;
pa të vete të shoh
si shkëlqen dielli
majë krahëve plot muskuj
të vargmaleve të tua,
si më rritet në mes të shkëmbinjve
si zambaku i ri dhe i njomë,
kultura,
letërsia,
që po nis e shtrihet,
nderi ndaj bujkut të moçëm,
djepi i punëtorit,
përmendorja e shquar e vëllazërimit,
si merr përpjetë mirësia posi bima e re
që lulëzon në vendet e lashta e të varfra.

O Shqipëri e vogël, e fortë,
e vendosur dhe zëmjaltë,
teli i kitarës sate
‐ ujë dhe çelik i gjallë –
vjen e më t’i shtohet tingullit
të historisë,
këngës së kohës që s’ka të mposhtur,
me një zë bjeshkësh
dhe ndërtimesh,
aromash
dhe bardhësish,
këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve,
zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve.
Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti
ndërtimit të jetës mbi tokë.
(Përktheu: A.Pilika) / KultPlus.com

Xhubleta, veshja më e vjetër që e ka të qëndisur historinë e popullit shqiptar

“Historitë e popujve të tjerë gjenden përgjithësisht të gdhendur në gur, ndërsa historia jonë është e qëndisur në xhubletë”, shprehet studiuesja e etnografisë Linda Spahiu, duke theksuar se xhubleta shqiptare vjen nga 4000 vjet histori.

Historia e popullit shqiptar është tejet e lashtë, në të gjejmë doke e zakone që nuk i përkasin asnjë vendi tjetër në botë. Populli ynë njihet për tradita disa prej të cilat akoma i mbijetojnë kohës.

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.
Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh.

Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj.

Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijëvjecarit te dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetëra mesdhetar. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kultures sonë ilirjane ku vetëm nëpërmjet saj ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malsorët tanë e përcollen deri në vitet 1950 -1960, pra e vetmja qe jep identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për te gjitha është shqiponja.

Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore.
Vlen të ceket se xhubleta peshon diku rreth 15 kilogram dhe duke qenë se daton prej 4000 vjetësh, ajo paraqet qytetërimin ilir në kulturën popullore shqiptare. / KultPlus.com

Panairi i madh dhe ndër më të njohurit, përfshin artistë shqiptarë

Art Basel është një nga panairët më të njohur dhe më të rëndësishëm për artin bashkëkohor në botë.

Ky event ndodh çdo vit në tri qytete të ndryshme: Basel në Zvicër, Miami Beach në Floridën e SHBA-së, dhe Hong Kong.

Ai u themelua për herë të parë në vitin 1970 nga galeristët Ernsr Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt, me synimin për të sjellë së bashku botën e galerive, koleksionistëvet artistë dhe dashamirës të artit.

Mijëra vizitorë ka çdo vit, përfshirë galeristë të shquar, artistë, koleksionistë, kuratorë dhe kritikë arti.

Panairi lejon galeritë të prezantojnë veprat e artistëve të tyre, dhe është një platformë që mundëson shitjen e artit.

“Art Basel”, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë./ balkanweb/ KultPlus.com

‘Jeta është një seri mësimesh, të cilat duhen jetuar që të mund të kuptohen’

Ralph Waldo Emerson ka lindur 105 vite më parë, derisa në të kaluarën ai është quajtur me emrin e tij të dytë Waldo.

Ishte një eseist, lektor, filozof, abolicionist dhe poet amerikan që udhëhoqi lëvizjen transcendentaliste të mesit të shekullit të 19-të.

Emerson ka lënë disa thënie të veçanta, e KultPlus ju sjellë njërën prej më të njohurave.

“Jeta është një seri mësimesh, të cilat duhen jetuar që të mund të kuptohen”. /KultPlus.com

Gjuha Shqype

Poezi nga Ndre Mjeda

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon;
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.
…………………………..

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia
jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
fund e maj’ nji a Shqipnia
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
çka natyra vet’ përpoq.

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera
si nj’bij’ kjo që pa prind mbet:
për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,
s’t’kishte kush për motër t’vet.

E njat tok’ që je tue gzue,
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet. / KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Me fat Bajrami, gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajrami për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ai ka theksuar se me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, “le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë”.

“Me fat Bajrami! Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e për bashkim rreth thirrjes për vepra të mira”.

“Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë. U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne”, ka thënë Kurti në rrjetin social Facebook.

Panairi i madh dhe ndër më të njohurit, përfshin artistë shqiptarë

Art Basel është një nga panairët më të njohur dhe më të rëndësishëm për artin bashkëkohor në botë.

Ky event ndodh çdo vit në tri qytete të ndryshme: Basel në Zvicër, Miami Beach në Floridën e SHBA-së, dhe Hong Kong.

Ai u themelua për herë të parë në vitin 1970 nga galeristët Ernsr Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt, me synimin për të sjellë së bashku botën e galerive, koleksionistëvet artistë dhe dashamirës të artit.

Mijëra vizitorë ka çdo vit, përfshirë galeristë të shquar, artistë, koleksionistë, kuratorë dhe kritikë arti.

Panairi lejon galeritë të prezantojnë veprat e artistëve të tyre, dhe është një platformë që mundëson shitjen e artit.

“Art Basel”, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë./balkanweb/ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban për gjithë besimtarët myslimanë.

Ajo ka thënë se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.

“Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja!Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë”.

“Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje. Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.  Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!”, ka thënë Osmani.

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov në një postim në rrjetin social X, bën me dije se “nga sot, edhe qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit pa vizë”.

Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Azerbajxhan në fillim të muajit mars të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.

Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi dhe konfirmuar angazhimin e përbashkët të të dyjave vendeve që në takimin e radhës të flitet mbi rezultate konkrete në të gjitha fushat ku janë evidentuar mundësitë për të punuar së bashku, me ekonominë në plan të parë.

Gjatë kësaj vizite u diskutua edhe dakordësimi i zbatimit të projektit pilot të gazifikimit të Korçës, terminali i rigazifikimit në Gjirin e Korçës si edhe mundësia e pjesëmarrjes së kompanive nga të dyja vendet në projekte të energjisë së rinovueshme.

Heqja e vizave krijon mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve, raportet e të cilave kanë shënuar një hov të rëndësishëm në forcimin konkret të bashkëpunimit në veçanti gjatë vitit të fundit, që shënoi edhe hapjen e ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë dhe në pritje këtë vjeshtë të hapjes edhe të ambasadës së Shqipërisë në Baku./atsh/ KultPlus.com

Shqipëria mposhtet nga Italia

Shqipëria e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë janë mposhtur 2:1 nga Italia në ndeshjen e parë, duke e nisur jo mirë kampanjën.

Dueli nisi mirë për kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondash lojë nëpërmjet Nedim Bajramit.

Megjithatë, Italia shpejt mori veten dhe përmbysi gjithçka.

Fillimisht Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të me një gol me kokë.

E pesë minuta më pas, Barella me gol nga distanca përmbysi rezultatin dhe kaloi “azzurri” në epërsi.

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë me pak raste shënimi.

Për Shqipërinë, Rey Manaj pati mundësinë më të mirë, por Donnarumma ia mohoi golin.

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin të pranishëm në stadium, megjithatë Shqipëria dështoi të arrinte të paktën një barazim që do të ishte i mirëseardhur.

Kësisoj, Italia i bashkohet Spanjës me tri pikë, kurse Shqipëria dhe Kroacia nuk kanë asnjë./ KultPlus.com

Biseda pa censurë e Rugovës me Bekim Fehmiun

Fotografi Ilaz Bylykbashoshi pati publikuar disa fotografi nga një takim i Presidentit Ibrahim Rugova me aktorin e njohur Bekim Fehmiu.

Ai ka shkruar pa censurë një pjesë të bisedës mes Rugovës e Fehmiut.

Të dy e kishin lavduar njëri-tjetrin, por aktori e kishte bërë në një mënyrë më të pazakontë.

Ibrahim Rugova: “Bekim Fehmiu ju adhurojë për prezantimin e denjë që i keni bërë kombit nëpër botë”! Bekim Fehmiu: “President mendojë që ju i keni koqet deri tek gujt”!”, pati shkruar Ilaz Bylykbashi në përshkrimin e fotografive. / KultPlus.com

109 vite nga vdekja e poetit të shquar, Josif Bageri

Më 15 gusht 1868 në fshatin Reka e Epërme të Dibrës lindi Josif Bageri, arsimtar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare.

Poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime, sidomos për fëmijë, një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, si dhe gazetar e atdhetar i flaktë, ai ia kushtoi tërë jetën dhe veprën e tij çështjes kombëtare shqiptare.

Fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kaloi në vendlindje. Leximin dhe shkrimin shqip e përvetësoi në Sofje në moshën 17 vjeçare, ku mërgoi dhe për një kohë të gjatë punoi si këpucëtar. Krahas kësaj pune, prej vitit 1887 u përfshi edhe në lëvizjen kombëtare shqiptare atje.

Josifi ishte njëri ndër themeluesit dhe aktivistët më të shquar të shoqërisë shqiptare “Dëshira”, e cila u themelua më 1 janar të vitit 1893, në Sofje. Kah fund i vitit 1899 shkoi në Stamboll për të vizituar poetin tonë të madh, Naim Frashëri, i cili ishte shumë i sëmurë dhe dergjej në shtrat. Ky takim i la mbresa të mëdha.

Josif Bageri punoi shumë për çështjen shqiptare, pa u lodhur, duke lënë pas shumë shkrime të botuara e të pabotuara; poezi e prozë, platforma politike, artikuj, komente, reagime.

Gjatë veprimtarisë së tij pati një bashkëpunim të ngushtë me Said Najdenin e Jashar Erebarën, Atanas Albanin nga Reka e Epërme, me Nikolla Ivanajn, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetarë të tjerë.

Vdiq në Prishtinë në vitin 1915 më 15 qershor. / KultPlus.com

Nis samiti zviceran për Ukrainën

Në Byrgenstok të Zvicrës tashmë ka nisur punimet samiti për Ukrainën ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve dhe institucioneve të ndryshme. Në këtë samit nuk është ftuar Rusia, ndërsa nuk po merr pjesë as Kina.

Bisedimet në samitin në Zvicër përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta si, ushqimi, siguria bërthamore dhe liria e lëvizjes.

Në Zvicër ka nisur samiti më i madh i organizuar për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të vendit nga Rusia në shkurt të 2022-s.

Pjesëmarrës nga më shumë se 90 vende e institucione të ndryshme po marrin pjesë në samitin që po mbahet në Resortin Burgenstock mbi Liqenin e Lucernit. Qëllimi i këtij samiti është diskutimi mbi parimet bazë për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, aktorët kryesorë nuk po marrin pjesë në samit. Presidenti rus Vladimir Putin, dje, madje ka caktuar kushtet e tij për çfarëdo negociata apo armëpushimi duke kërkuar kapitullimin e Ukrainës, thënë ndryshe Putin ka kërkuar heqjen dorë të Ukrainës nga rajone Donjetsk, Luhansk, Herson dhe Zaporizhia e madje ka kërkuar edhe heqjen e të gjitha sanksioneve të perëndimit të vëna ndaj vendit të tij. E Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zvicrës nëse Rusia nuk do të jetë pjesëmarrëse aty.

Zviceranët shpresojnë që Samiti për Ukrainën mund të prodhojë skicat e para të një procesi të mundshëm të paqes.

Para fillimit zyrtar të Samitit, zv/presidentja amerikane Kamala Harris është takuar me presidentin Ukrainës Volodymyr Zelensky. / KultPlus.com

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur” (VIDEO)

Vaçe Zela është një nga emrat më të pavdekshëm në rrafshin artistik në gjithë hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.

Shumica e këngëve të saj, janë ripërpunuar dhe vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Ato qëndrojnë si ‘monumente artistike’, që koha vetëm sa i forcon.

“Rrjedh në kënge e ligjërime”, është pa asnjë dyshim, kryevepra e të madhes Zela, e cila bart emocione të pafundme nacionale dhe artistike.

KultPlus, ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

(x2)

Eh i fortë po bien ai tel
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
m’i përcjell.

Eh i forte po bjen ai tel,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po m’i sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2). / KultPlus.com

Celine Dion kthehet në skenë pas problemeve shëndetësore

Këngëtarja kanadeze Celine Dion ka zbuluar se planifikon të kthehet në skenë pas diagnostikimit e sëmundjes që i shkaktonte çrregullim neurologjik në vitin 2022, shkruan BBC.

”Stiff Person Syndrome” (SPS) shkakton spazma muskulore, me të cilat Dion thotë se ajo jetoi për vite të tëra pa e diagnostikuar, duke besuar se ”ishte lodhje nga turnetë muzikorë.

Dion thotë se zëri i saj aktualisht është duke u “rindërtuar”, siç do të jetë shfaqja e saj e re në Las Vegas.

“Kemi punuar shumë për ta bashkuar këtë shfaqje, sepse jam kthyer në një formë të mirë”, theksoi ajo./ KultPlus.com

Nis restaurimi i Urës së Zogut

Kanë nisur punimet përforcuese në Urën e Matit, e njohur si “Ura e Zogut”, monument kulture, për vlerat e saj arkitektonike të kohës.

Lajmi bëhet me dije sot nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Gonxhja inspektoi nga afër punimet e fazës së parë të Urës së Matit, e njohur ndryshe si “Ura e Zogut”. Faza e parë e punimeve përfshin përforcimin e këtij monumenti kulture dhe më pas do të pasohet me restaurimin thelbësor.

Krenari kombëtare që lidhi brigjet e Matit që prej 26 majit 1927, Ura e Matit është një prej veprave më të veçanta inxhinierike në Ballkan dhe njihet si një nga veprat e para inxhinierike, të këtyre përmasave, të shtetit shqiptar.

Projektuar nga inxhinieri zviceran Erwin Schnitter dhe ndërtuar nga firma triestine “Mazorana & Co Triest”, nën drejtimin e inxhinierit Gjovalin Gjadri, ura e gjatë 480 metra u ndërtua me gjashtë harqe (kampata), secili nga 54 metra.

Edhe pse një prej pjesëve u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, ura mbetet një dëshmi e forcës krijuese dhe elegancës.

“Sot, ky monument kulture, në listën e pasurive në rrezik nga “Europa Nostra”, i është nënshtruar falë financimit nga Qeveria shqiptare, një ndërhyrjeje shpëtuese, si fazë e parë përforcuese, dhe në vijim pason restaurimi thelbësor, ku ekspertët po verifikojnë thellësinë e zhytjes së themelit dhe ndërthurjen e strukturës mbajtëse të çeliktë me këmbën e urës, veçanërisht për shkak të ndërtimit në mjedis me ujë dhe për shkak të cedimit dhe animit të këmbës së urës”, tha Gonxhja.

Ky projekt pritet të kthejë për publikun, për qëllime panoramike e pelegrinazhi, një tjetër objekt trashëgimie, të aksesueshëm e të kalueshëm nga vizitorët dhe të shfrytzueshëm për komunitetin e zonës. / KultPlus.com

Gjithçka gati për ndeshjen Itali-Shqipëri, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për grupin B në Kampionatin Evropian.

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit në përkrahje të kuqezinjve.

Italia është favorit në letër, megjithatë me përkrahjen e madhe të tifozëve, Shqipëria do të tentojë të bëjë befasi sonte.

Formacionet:

/ KultPlus.com

“Smash the patriarchy”, së shpejti fillon edicioni i 15-të i festivalit të animacionit ‘Anibar’


Gjersa po bashkohemi për edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, ata po marrin edhe një herë qëndrim kundër padrejtësive sistematike dhe diskriminimeve gjinore. Festivali është strehë e imagjinatës radikale ku sfidohet status quo-ja dhe përkrahen ide të reja progresive.

Këtë edicion, Anibar do vazhdoj të avokoj për një shoqëri të balancuar dhe të shëruar, duke i bërë vend diskutimit për drejtësinë, autenticitetit dhe vet-përmbushjes, lirisë dhe mirëqenies për çdo individ. Kështu, Anibar do t’i qëndroj vizionit të konfrontimit të mendësive dogmatike, duke hapur rrugë për gjithëpërfshirje dhe diversitet.

Festivali bën thirrje që të bashkoheni në këto gjatë shtatë ditë të festivalit për të shembur patriarkatin, duke kuptuar shkaqet dhe duke protestuar kundër efekteve të tij, përmes një programi të kuruar me kujdes të filmave, prezentimeve, paneleve të diskutimit, aktiviteteve edukative, muzikës e shumë aktiviteteve të tjera!

Festivali nis prej 15 deri me 21 korrik në Pejë, Kosovë dhe për synim ka ndihmën në ndërtimin e një sistemi të përshtatshëm përmes vetëdijësimit dhe gjithëpërfshirjes. / KultPlus.com

Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Osmani tha se Kosova është në Samitin që po mbahet në Zvicër për Ukrainën për të treguar mbështetje e shtetit për lirinë e Ukrainës.

“Ne jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës!“, ka thënë Osmani.

Në këtë Samit po marrin pjesë liderë edhe nga vende të tjera. /KultPlus.com

Gjimnazistët shqiptarë jetësojnë pikturën e ’86-ës, Rama: Pjesë e Muzeut të Futbollit në Gjermani

Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë kanë jetësuar pikturën “Kur nuk shkojnë në stadium” nga Guri Madhi realizuar në vitin 1986.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pikturën, e cila është bërë pjesë e ekspozitës së futbollit dhe të artit në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund.

Piktura u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.

Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të. / KultPlus.com

Princesha e Uellsit bën daljen e parë publike që nga diagnostifikimi me kancer (VIDEO)

Catherine, Princesha e Uellsit, ka bërë daljen e saj të shumëpritur të parë publike të vitit në paradën vjetore Trooping the Color.

Princesha, e cila aktualisht është duke u trajtuar për kancer, u pa duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga ballkoni i Pallatit Buckingham në fund të një ceremonie të mbushur me pompozitet dhe spektakël.

Mbreti Charles III, i cili gjithashtu po merr trajtim për kancerin, inspektoi trupat nga një karrocë ari, në vend që të hipte mbi kalë.

Mijëra njerëz morën pjesë në shiun e madh për të parë një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin mbretëror.

Pati brohoritje nga turma që priste ndërsa ata panë për herë të parë Catherinen dhe Mbretin që po shkonin nga Pallati Buckingham për në Paradën e Rojeve të Kuajve, shkruan BBC.

Ata dolën me karroca të arta në një ‘det’ me telefona celularë, me njerëz të dëshpëruar për të kapur një fotografi të familjes mbretërore nga dritaret.

Princesha u fotografua duke buzëqeshur, e ulur përkrah fëmijëve të saj Princit George, Princit Louis dhe Princeshës Charlotte.

Kjo ishte dalja e parë publike e Catherines për këtë vit, pasi ajo aktualisht po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi për kancerin.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, princesha tha se ajo “nuk i kishte kaluar ende telashet” dhe se kishte “ditë të mira dhe ditë të këqija”, por “po priste të merrte pjesë në paradën e ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time”.

Në një ndryshim nga viti i kaluar, ajo e shikoi ceremoninë nga një ballkon me fëmijët e saj, në vend që të bashkohej me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në një shesh.

Pamjet mund t’i shihni në kët link të BBC-së. / KultPlus.com