Ç’është Dita e Verës, sipas Faik Konicës?

“Gëzim të kulluar pastë në shtëpinë e çdo shqiptari!”

Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve, të shelgjevet.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.

Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”. / Albert Vataj / KultPlus.com

Autostrada Biennale lanson konceptin kuratorial të edicionit të 5-të

Autostrada Biennale ka njoftuar se është lansuar koncepti kuratorial i edicionit të 5-të, kuruar nga Erzen Shkololli, me titullin “Unfolding Currents: The Pulse of Time” (“Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”).

Tema e këtij edicioni vë theksin te ndërthurja dinamike mes artistëve, veprave të artit, audiencës
dhe kontekstit të pasur historik të Prizrenit. Si qytet me shtresa të shumta arkitekturore dhe
kulturore, Prizreni shërben si visar i gjallë i trashëgimisë së Kosovës.

Fraza “Rrymat që Shpalosen” sjell ndër mend evoluimin e vazhdueshëm të narrativave historike
dhe artistike, ndërsa “Pulsi i Kohës” ngërthen natyrën ritmike dhe të pareshtur të këtyre shndërrimeve. Titulli nxjerr në pah angazhimin aktiv te bienales me çastin shumështresësh në të cilin jetojmë.

Edicioni i pestë Autostrada Biennale do të mbahet nga data 5 korrik deri më 5 tetor
2025./KultPlus.com

Vdes Pietro Genuardi, aktori brilant i ”Centovetrine”

Lamtumirë Pietro Genuardi. Aktori që u bë i famshëm me telenovelën ”Centovetrine” dhe ”Il Paradiso delle Signore” ka vdekur në moshën 62 vjeçare.

Aktori vitin e kaluar njoftoi se vuante nga një sëmundje e rëndë e gjakut.

“U zhduka nga radari. Fatkeqësisht, jam viktimë e një sëmundjeje të rëndë gjaku që do të kërkojë një periudhë shumë të gjatë trajtimi dhe në fund do të kërkojë një transplant të palcës kockore. Unë jam duke kaluar ciklin e dytë të protokollit të kimioterapisë, por së shpejti nuk do të më shihni më në transmetim”, kishte deklaruar ai një vit më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja Linda, djali Jacopo, nëna Gabriella dhe babai i tij Pippo./KultPlus.com

“Ngjyrat e fjalës së Xhevahir Spahiut”, ekspozitë në nder të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit

Në ndër të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe poetit të shquar Xhevahir Spahiu, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë është çelur ekspozita me titull “Ngjyrat e fjalës së Xhevahir Spahiut”.

Fjalën e hapjes në këtë aktivitet, e mbajti drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, i cili vlerësoi kontributin e Xhevahir Spahiut në poezinë shqipe, qofshin krijime të tij, apo përkthime e redaktime.

Shkrimtari Besnik Mustafaj ndau me të ftuarit kujtimet e tij vetjake me poetin, ndërsa prof. Bashkim Kuçuku ofroi një panoramë kritike të poetikës së Xhevahir Spahiut në kontekstin historik të krijimtarisë së tij.

Pas çeljes së ekspozitës, të ftuarit patën mundësinë të shohin nga afër krijimtarinë e shkrimtarit të botuar në libra dhe periodikët e kohës, qysh prej vitit 1963.

Tashmë, pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë janë dhe librat që autori i dhuroi me mbishkrimin e tij, një thesar i shtuar i këtij institucioni./atsh/KultPlus.com

Aleksandër Xhuvani: Vepra e Fishtës si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e djelmënisë


Veprimtarinë e nisi si mësues në Kolegjin Arbëresh të Shën Dhimitër Koronës, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku filloi të jepte mësim në Normalen e Elbasanit.

Aleksandër Xhuvani lindi në Elbasan më 14 mars 1880 në një familje të njohur për kontributin kombëtar e kulturor. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet, në Çatillë të Maqedonisë. Më pas studioi filologji në Athinë, ku edhe u diplomua. Është një nga pionierët e arsimit dhe të gjuhësisë shqiptare.

Mjafton të kujtojmë këtu fjalimin që Xhuvanit mbajti mbi varr të Atë Gjergj Fishtës, për të treguar qartë vlerësimin e e tij të thellë për kontributin e klerit katolik e personalisht të Kangëtarit të Lahutës:

“Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahniten mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj”.

Aleksandër Xhuvani vdiq më 22 nëntor 1961. / KultPlus.com

Së shpejti premiera e shfaqjes musafire “Të turpëruarit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se shfaqja “Të turpëruarit” do të jetë premierë musafire në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar, me datë 17 dhe 18 mars, duke filluar nga ora 20:00.

“Te turpëruarit”, premierë musafire ne Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, një bashkëpunim i artistëve teatror nga Prishtina dhe Tirana, trajton identitetin, kulturën dhe konfliktet ndërkulturore në shoqërinë moderne”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se përmes dilemave të personazheve, shfaqja sfidon stereotipet, diskriminimin dhe paragjykimet, duke nxjerrë në pah sfidat e një shoqërie të diversifikuar dhe nevojën për dialog e reflektim mbi marrëdhëniet ndërkulturore.

Regjisor i shfaqjes është Altin Basha ndërsa aktorët që luajnë janë Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Kushtrim Sheremeti, Aurita Agushi dhe Endrit Ahmetaj./KultPlus.com

Begaj uron Ditën e Verës me shportën e përgatitur nga amvisat e Elbasanit

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Begaj përcolli në rrjetet sociale foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”, uroi Presidenti i Republikës./ KultPlus.com

Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ky qytet ka një traditë të veçantë në festimin e saj.

Gjithashtu kjo festë simbolizohet me ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

“Receta tradicionale e ballakumeve, përgatitur nga zonjat duararta të agroturizmit “Ura e Sulovës”, Cërrik, ku Marjeta dhe Nikita, vijojnë të ruajnë traditën”, shkruan Rama.

Marjeta dhe Nikita shpjegojnë në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.

“Me përgatitjen e ballokumeve fillojmë një javë përpara sepse bëjmë 250-300 copë. E kemi si traditë dhe nuk e humbasim”, thekson Marjeta.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët./ KultPlus.com

Kryeministri kanadez lë sot detyrën pas 10 vitesh në pushtet

Justin Trudeau do të japë sot dorëheqjen si kryeministri i 23-të i Kanadasë.

Pas gati një dekade në pushtet, Trudeau do ta bëjë zyrtare dorëheqjen që e shpalli për herë të parë në janar, gjatë një takimi në Rideau Hall.

Aty, njeriu që solli Përfitimin për Fëmijët në Kanada, legalizoi mariuanën, drejtoi vendin gjatë pandemisë së COVID-19 dhe u përball me kritika të ashpra në vitet pasuese për çështje të përballueshmërisë – nga taksa e karbonit te strehimi – do të tërhiqet nga detyra.

Sipas një burimi të lartë qeveritar, Trudeau do të takohet privatisht me Guvernatoren e Përgjithshme, Mary Simon. Gjatë këtij takimi, ai do të japë dorëheqjen zyrtarisht dhe do t’i rekomandojë asaj të ftojë Mark Carney për të formuar qeverinë dhe për të prezantuar kabinetin e ri.

Në vend të tij do të vijë kryeministri i sapoemëruar, Mark Carney. Pesë ditë pas një fitoreje dërrmuese në garën për lidershipin e Partisë Liberale, Carney do të betohet për detyrën dhe besnikërinë, si dhe do t’i paraqesë Simon-it kabinetin e tij të ri, në një ceremoni që pritet të jetë më e thjeshtë krahasuar me ardhjen madhështore të Trudeau në pushtet në vitin 2015.

Mediat lokale kanë konfirmuar disa ndryshime të mëdha që Carney do të bëjë në ekipin e tij të parë, ndërsa synon të zvogëlojë ndjeshëm përmasat e përgjithshme të kabinetit, i cili shihet kryesisht si një kabinet para-zgjedhor./ KultPlus.com

Të panjohurat e gjeniut, 50 fakte për Albert Einstein

Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i zgjuar që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik.

Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Siç ndodhi së fundmi edhe me valët gravitacionale që u pranuan sot zyrtarisht nga shkenca, dhe që u konsiderua si “zbulimi më i madh shkencor i shekullit”.

Albert Ajnshtajni foli për ekzistencën e valëve gravitacionale 100 vjet më parë. Ajnshtajni parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një ylli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni.

Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.

Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.

Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me një kokë kaq të madhe sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte një fëmijë sekret që para se të martohej? Apo që u përjashtua nga shkolla? Apo që fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare?

1- Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe

Kur nëna e Albertit, Pauline, e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër. Megjithatë, ndërsa javët kalonin ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normal me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë.

2- Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur

Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

3- Kur Ajnshtajni foli për herë të parë

Një historian ka krijuar një barsoletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: Sepse deri tani gjithçka ishte në rregull.

4- Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull

Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: Një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim.

Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijëria të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.

5- Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj

Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat.

Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.

6- Ajnshtajni kishte një fëmijë të paligjshëm

Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, të cilën më vonë u martua. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne, një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë.

Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Më vonë ajo thotë se vdiq nga ethet në shtator, 1903. Në korrespondencën e çiftit shkruhet se është dhënë për birësim pasi ka lindur. Në letrën e 19 shtatorit, 1903, Lieserl Einstein-Maric përmendet për herë të fundit.

7- Kur përjashtohej nga shkolla

Ajnshtajni ishte i ngadaltë në procesin e të folurit. Madje prindërit e tij janë konsultuar dhe me një doktor. Ai madje ka patur një rebelim “të paturp” ndaj autoriteteve, që bëri që drejtori i shkollës ku ai studionte ta përjashtonte nga shkolla dhe të shprehej rreth tij se ai nuk do të mund të arrinte shumë në jetë.

Por këto karakteristika bënë që ai të bëhej një gjeni. Mospërfillja dhe përbuzja e tij ndaj autoritetit bënë që ai të vinte në dyshim njohuritë tradicionale. Zhvillimi i tij i ngadaltë verbal, bëri që ai të bëhej kurioz për gjërat e zakonshme – si koha dhe hapësira – që pjesa më e madhe e të rriturve i marrin për të mirëqena.

I ati i dhuroi një busull në moshën pesë vjeçare, dhe hetoi mbi natyrën e fushës magnetike gjatë gjithë jetës së tij. Ai kishte prirjen të mendonte në bazë të imazheve dhe jo me fjalë.

8- Kishte Ajnshtajni probleme të në mësuar?

Disa shkencëtarë kanë pretenduar se kanë zbuluar se në fëmijëri Ajnshtajni ka shfaqur shenja të lehta të autizmit ose të sindromës së Aspergerit. Simon Baron Kohen, drejtor i qendrës kërkimore të autizmit në Universitetin e Kembrixhit, është një prej tyre. Ai shkruan se autizmi është i lidhur “me një përpjekje intensive për të kontrolluar dhe një përpjekje të vogël të pazakontë për të qenë empatik”.

Ai gjithashtu vë në dukje se kjo gjë “shpjegon ‘kufijtë e aftësisë’ që njerëzit me autizëm shfaqin në lëndë të tilla si matematika, muzika ose vizatimi – të gjitha aftësi që përfitohen nga kontrolli”’. Kjo nuk duket një diagnozë bindëse.

Edhe si adoleshent, Ajnshtajni kishte miq të ngushtë, kishte marrëdhënie intime, bëhej pjesë e debateve skolastike, komunikonte mjaft mirë verbalisht dhe ishte empatik ndaj miqve dhe njerëzimit në përgjithësi.

9- A ngeli Ajnshtajni në Matematikë?

Një besim mjaft i përhapur rreth Ajnshtajnit është se ai kishte ngelur në lëndën e matematikës. Një kërkim në Google rreth kësaj nxjerr më shumë se 500 mijë rezultate. Ky lajm madje është bërë pjesë e titujve të gazetave “besoje ose jo”.

Por historia e tij është shumë ironike: Në 1935, një lajm u botua rreth Ajnshtajnit “Matematikani më i madh i kohës, ngel në matematikë”. Duke qeshur ai është përgjigjur se nuk ka ngelur asnjëherë në matematikë, dhe se në moshën 15 vjeçare ai kishte zgjidhur ekuacione të vështira matematikore.

Në shkollë fillore ai ka qenë më i miri i klasës dhe shumë më lart rezultateve të pritshme në matematikë. Në moshën 12 vjeçare, motra e tij u shpreh se ai “gjithmonë kishte preferuar të zgjidhte probleme të vështira aritmetike”, dhe vendosi të zbulonte nëse mund të progresonte duke mësuar gjeometrinë dhe algjebrën vetë.

Prindërit i blenë libra të avancuar që ai të përgatitej gjatë verës. Ai jo vetëm që mësoi fakte në këto libra, por identifikoi disa teori në një përpjekje që t’i testonte personalisht. Ai madje pati idenë e tij personale se si mund të provonte teorinë e Pitagorës.

10- A mendonte Ajnshtajni më shumë bazuar në imazhe se sa në fjalë?

Të gjitha zbulimet e tij të mëdha ishin rezultat i eksperimenteve vizuale që ai i zhvillonte në mendjen e tij më tepër se sa në laborator. Për këtë arsye, ata u quajtën Gedankenexperiment – eksperimentet e mendimit. Në moshën 16 vjeçare, ai u mundua të përfytyronte se si mund të ishte të ecje përkrah një rreze drite. Nëse arrihej shpejtësia e dritës, a nuk do të dukeshin valët e saj të palëvizshme? Por ekuacionet e famshme të Maksuellit që përshkonin valët elektromagnetike nuk e lejonin një gjë të tillë. Ai e dinte se matematika ishte mënyra që natyra përdorte për të përshkruar mrekullitë e saj, kështu ai mund të përfytyronte në mënyrë vizuale se si ekuacionet reflektoheshin në realitet. Kështu për dhjetë vitet e ardhshme të jetës së tij, ai mendoi rreth këtij eksperimenti deri sa erdhi momenti që ai nxori teorinë e famshme të relativitetit.

11- Cilat ishin mendimet – imazhe që Ajnshtajni përdori për teorinë e relativitetit?

Ndër shumë gjëra të tjera, ai imagjinoi goditje rrezatuese në dy anët fundore të një treni në lëvizje. Një person që është në rrugë mund t’i shohë këto ndriçime në një moment të vetëm, por dikujt që është në një tren lëvizës ato do t’i shfaqen në momente të ndryshme. Për shkak se treni ecën përpara, drita rrezatuese në pjesën e përparme të trenit do të arrijë më përpara tek personi një moment përpara dritës që vjen nga fundi i trenit. Nga kjo gjë Ajnshtajni kuptoi se “njëkohshmëria” është relative me gjendjen fizike në hapësirë. Dhe prej kësaj ai hodhi idenë se nuk ekzistonte koncepti i kohës absolute. Ky ëshët relativiteti i Ajnshtajnit, dhe sigurisht teoria e relativitetit.

12- Cili ishte eksperimenti i menduar, që çoi Ajnshtajnin drejt teorisë së relativitetit?

Ai imagjinoi një njeri në rënie të lirë. Për të kuptuar atë që ai pa, mendoni një njeri të mbyllur në një ashensor që ulet në drejtim të tokës. Ai do të lëvizte në ashensor duke u ngritur lart, dhe çdo gjë që do të dilte dhe binte nga xhepat e tij do të lëviznin lirshëm rreth tij – njësoj si të ishte i mbyllur në një dhomë, në një zonë pa gravitet të hapësirës. Në anën tjetër, mendoni një grua të mbyllur në një ashensor që po ngjitet lart në hapësirë, larg çdo lloj graviteti. Ajo do të ndihej sikur po binte në tokë, njësoj sikur të ishte duke u tërhequr nga graviteti. Nga ekuivalenca e gravitetit dhe nxitimit, ai ndërtoi teorinë e përgjithshme të relativitetit.

13 – Çdo gjë është relative

Ai zbuloi se graviteti ishte një “deformim” i hapësirës dhe kohës. Ai mund të përshkruhet duke përdorur një tjetër eksperiment të menduar. Imagjinoni si do të mund të ishte hedhja e një topi bouling – u në një sipërfaqe dy dimensionale të një trampoline. Ai i jep formë strukturës ndërkohë që lëviz. Më pas rrotulloni disa topa bilardoje. Ata lëvizin drejt topit të bouling–ut jo sepse ai i tërheq ata në mënyrë të panjohur (Siç thotë teoria e Njutonit), por për shkak të formës që ai i ka dhënë strukturës së trampolinës. Tani imagjinoni gjithë këtë në një strukturë katër dimensione të hapësirës dhe kohës. Nuk është e lehtë, ndaj ne nuk jemi Ajnshtajni dhe ai ishte. Ai ishte i aftë të nxirrte ekuacionin e fushës së gravitetit që tregonte se si materia formëson hapësirën dhe si forma e hapësirës i tregon materies si të lëvizë.

14-Cila ishte mrekullia e vitit e Ajnshtajnit?

Në 1905, Ajnshtajni u diplomua, por nuk ju dha mundësia që tema e tij e doktoraturës të pranohej; as të merrte një post akademik. Kështu ai filloi të punonte me orar të zgjatur, gjashtë herë në javë, si një ekzaminues i nivelit të tretë në zyrat zviceriane të inovacionit shkencor. Gjatë kohës së lirë, ai shkruajti katër teza që lidheshin me fizikën. E para tregonte se drita mund të prodhohej si në formë valësh ashtu dhe si grimca të quajtura fotone. E dyta provonte ekzistencën e atomeve dhe molekulave. E treta, teoria e relativitetit, që thonte se nuk kishte hapësirë apo kohë absolute. Dhe e katërta tregonte një ekuivalencë ndërmjet energjisë dhe masës, që përshkruhet nga ekuacioni i famshëm i fizikës, E=mc2.

15-Si ishte jeta personale e Ajnshtajnit në atë kohë?

Ndihma që ju dha në matematikë, ishte ajo e serbes, Mileva Mari, që ishte e vetmja femër në klasën e tij të fizikës, në universitet. Ata kishin rënë marrëzisht në dashuri me njëri – tjetrin, dhe patën një vajzë të jashtëligjshme, të cilën lejoi ta jepnin për birësim para se ta shihte. Më pas ata u martuan dhe patën dy djem. Eventualisht marrëdhënia e tyre u komplikua dhe Ajnshtajni kërkoi divorcin. Ai i ofroi asaj një marrëveshje: Një nga tezat e tij të 1905, sipas tij, do të fitonin Çmimim Nobel, dhe nëse ajo i jepte divorcin, Ajnshtajni do t’i jepte paratë e fituara nga ky çmim. Pasi u mendua për një javë, ajo pranoi. Për shkak se teoritë e tij ishin mjaft radikale, ai e fitoi këtë çmim vetëm në 1922.

16- Teoria: Si u krijua relativiteti?

Shkencëtarët nuk ishin të sigurtë që herën e parë nëse teoria e relativitetit ishte e saktë. Por Ajnshtajni propozoi një eksperiment dramatik. Gjatë eklipsit të ardhshëm, në 1919, shkencëtarët mund të masnin se si drita e yjeve që kalonte në afërsi të diellit, drejtohej nga graviteti. Lajmet që pasuan ishin: “Dritat që lëvizin shtrembër në Parajsë / Njerëzit e shkencës Më shumë apo më pak të etur për rezultatet e Vëzhgimeve të Eklipsit / Teoria e Ajnshtajnit triumfon”. Dhe e gjithë kjo është shkruar në një kohë kur të paktë ishin ata që dinin të shkruanin mirë. Ajnshtajni u bë i famshëm për kontributin që dha në lindjen e një epoke të re. Ai u bë një shkencëtar i famshëm dhe një ikonë e humanizmit; një nga emrat më të njohur në planet.

17- Ajnshtajni propozon një “kontratë” të çuditshme

Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër. Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” dhe paratë. Ai i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë.

18- Ajnshtajni, i preferuari i grave

Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Loëenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse.

19- Pacifisti që shpiku bombën atomike

Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan” për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.

20- Ajnshtajni në Shqipëri

E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak orë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.

21- Truri shëtiti në kavanoz për 43 vjet

Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri-tjetrin, për shkak se mungonte një “rrudhë” e quajtur prerja silviane. Studime të tjera sugjerojnë se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, që ka të bëjë me aftësitë për matematikë, ishte më i madh se truri normal.

22- Saga e trurit të Ajnshtajnit

Në fillim të viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti udhëtoi për në Kaliforni bashkë me doktorin Harvey për të takuar stërmbesën e Ajnshtajnit. Ata udhëtuan nga Neë Jersey me makinë të madhe familjare, ndërkohë që truri i Ajnshtajnit tundej brenda një kavanozi në bagazh. Paterniti disa vite më vonë shkroi për eksperiencën e tij në librin “Në makinë me zotin Albert: Një udhëtim nëpër Amerikë me trurin e Ajnshtajnit”. Në vitin 1998, 85-vjeçari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit në universitetin “Priceton”, pozicioni që Harvey kishte më parë. Ai thotë: “Pasi e ruajta trurin për dekada sikur të ishte një relike e shenjtë, dhe për shumë ashtu ishte, e lashë më në fund të lirë. Ia dhashë departamentit të patologjisë në qendrën mjekësore të “Princeton”, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga përgjegjësia që kisha. Tani jam më i qetë”.

23- S’donte ta lodhte mendjen më shumë nga sa nevojitej dhe pëlqente të rrinte zbathur

Përveç sportit të preferuar, lundrimit (sporti që kërkon më pak energji), Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje. Siç tha ai për “Neë York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. “Kur isha i ri, zbulova se gishti i madh i këmbës gjithmonë bënte një vrimë në çorape”, tha ai dikur. “Prandaj nuk vesha më çorape”, vazhdon ai.

24- Nuk e ndiqte asnjëherë modën dhe s’ka mësuar kurrë të shkruajë anglisht

Ajnshtajni ishte një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Kurrë nuk e humbi theksin dallues gjerman “I vill a little t’ink” (I ëill a little think”)

25- Tymoste si oxhak

Një anëtar për jetë i “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, në Montreale, Ajnshtajni citohet të ketë thënë: “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”. Një herë ra në ujë gjatë një ekspedite me barkë, por arriti heroikisht të mos lëshojë nga dora llullën e tij.

26- E kishte zët letërsinë fantastiko-shkencore

Në mënyrë që mos ta ngatërronte me shkencën e pastër dhe t’u jepte njerëzve iluzione false në lidhje me arsyetimin shkencor, ai rekomandoi abstinencë të plotë nga çfarëdolloj letërsie fantastiko-shkencore. Ai gjithashtu sugjeroi se njerëzit që kanë parë disqe fluturuese duhet t’i mbajnë ato për veten e tyre. Ajnshtajni qetësohej në kuzhinën e tij me violinën besnike, duke u munduar me kokëfortësi të improvizonte diçka që të ngjasonte si vijë melodike. Kur nuk ia arrinte, ai rikthehej tek Mozarti.

27- Alkooli nuk ishte droga e preferuar

Në një konferencë për shtyp me mbërritjen e tij në Nju Jork në vitin 1930, ai tha duke bërë shaka për ndalimin me ligj të alkoolit: “Unë s’pi, prandaj për mua njësoj është”. Në të vërtetë, Ajnshtajni ka qenë kritik i hapur ndaj “ligjeve që nuk mund të imponohen”.

28- E barazonte monogaminë me monotoninë

“Të gjitha martesat janë të rrezikshme”, një herë i tha intervistuesit. “Martesa është përpjekja e pasuksesshme për ta bërë diçka të zgjasë nga një incident”. Njihej botërisht se ishte burrë jobesnik, që prirej të binte në dashuri me dikë tjetër pasi sapo kishte shkëmbyer premtimet.

29- Nuk mbante mend ditëlindjet

Me besimin se datëlindjet ishin për fëmijët, qëndrimi i tij përmblidhet në një letër që i shkroi të dashurës Mileva Maric: “E dashur zemra ime e vogël …, së pari urimet e mia të përzemërta për ditëlindjen tënde dje, të cilën e harrova përsëri”.

30- Nuk kishte shtetësi për 5 vite

Ai nuk ishte shtetas i asnjë vendi për gati 5 vite! Që nga viti 1896 (kur refuzoi shtetësinë gjermane në moshën 15-vjeçare) deri në vitin 1901 (kur u bë zviceran).

31- Pse nxori gjuhën në foton e famshme

Ishte ditëlindja e Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh. I lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. (Sikur të ishte aktor në ditët e sotme do t’ia kishte tërhequr aparatin nga duart). Sigurisht që plani i tij doli huq. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.

32- Sa ishte kapaciteti i inteligjencës?

Kapaciteti i inteligjencës së Ajnshtajnit ishte 160. Njerëzit e konsideronin të zgjuar. Bill Clinton e ka më të lartë këtë shifër. E vërteta është se kuizet në internet për të vlerësuar inteligjentët u shpikën më vonë, kështu që Ajnshtajni kurrë s’e bëri. Është mirë të themi se ishte shumë më i zgjuar se ne të gjithë bashkë.

33- A besonte Ajnshtajni në Zot?

Ajnshtajni ishte hebre; hebre nga populli i Perëndisë. Ai kundërshtoi natyrën e rastësishme të mekanikës kuantike dhe tha “Perëndia nuk luan me zare”. Ndër frazat më të njohura të tij janë: “Para Zotit jemi të barabartë në zgjuarsi dhe të barabartë në budadallëk”, “Perëndia gjithmonë zgjedh mënyrën më të thjeshtë”, “Dua të di gjithë mendimet e Perëndisë; të gjitha të tjerat janë detaje”. Rregulli i universit ishte provë për të që Perëndia ekzistonte.

34- Pse nuk ishte prezent në çmimin “Nobel”?

Nuk ishte i pranishëm në dhjetor të vitit 1922 për të marrë çmimin “Nobel” në fizikë, sepse ishte në një udhëtim në Japoni. Gjatë kësaj kohe bëri shumë vizita ndërkombëtare. Kishte vizituar Parisin para dhjetorit dhe një vit më vonë vizitoi Palestinën. Pas zbulimit të fundit shkencor, në lidhje me valët dhe materien, në vitin 1924 ai bëri vizita të tjera, por këtë herë në Amerikën e Jugut.

35- Prejardhja e përulur

Ajnshtajni ka lindur në Ulm, Gjermani, më 14 mars të vitit 1879, në adresën “135 Bahnhofstrasse”, e cila më vonë u bombardua nga forcat aleate në vitin 1944. Prindërit e tij ishin hebrenj të shtresës së mesme. Ata quheshin Hermann dhe Pauline.

36- Gjeometria dhe filozofia

Lëndët e preferuara në shkollë ishin gjeometria dhe filozofia. Ai e pëlqente kaq shumë gjeometrinë sa filloi ta studionte në moshën 12-vjeçare. Edhe filozofia ishte e rëndësishme për të, pasi ishte studimi i universit dhe kuptimit të jetës. Kjo e inkurajoi të kërkonte përgjigje. Ai studionte filozofi çdo të enjte me një student mjekësie me emrin Max Talemy, i cili bashkohej me familje e tij për darkë.

37- Puna e parë që bëri

Albertit kurrë nuk i është dashur të punojë derisa familja e tij u zhvendos në Milano, Itali. Atje gjeti punën e parë në një zyrë patentash zvicerane në Bern dhe qëndroi për shtatë vite, duke e përdorur kohën e lirë për të studiuar fizikë dhe për të shkruar artikuj për universitetet lokale.

38-Aspekte të jetës që pëlqente

Natyra dhe muzika zinin vendin e parë. Ajnshtajni pëlqente të shëtiste në natyrë. Shëtitjet e tij ishin koha kur mendohej dhe harronte gjithë botën. Dashurinë për muzikën e mori nga e ëma. Ai kurrë nuk hoqi dorë nga violina. Kur u bë shumë plak për të luajtur me të, ai ulej dhe dëgjonte muzikën e tij të regjistruar.

39- Ajnshtajni refuzon paratë dhe çfarë urrente

Universiteti “Princeton” i caktoi një shumë për rrogë. Atij i kërkuan ta vendoste vetë këtë shumë. Universiteti kishte vendosur për 10 mijë dollarë në muaj, por Ajnshtajni kërkoi vetëm 3 mijë dollarë. Ai gjithashtu refuzoi pensionin prej 7500 dollarësh në vit, duke e cilësuar si “shumë bujar”. Pensioni u reduktua në 6 mijë dollarë. Me to bleu një shtëpi modeste, ecte për në punë dhe kurrë nuk pati ndonjë makinë. Çfarë urrente? Të vetmet gjëra që nuk donte dot ishin berberi dhe çorapet. Ajnshtajni kurrë nuk e vizitonte berberin se nuk kishte nevojë për model të ri flokësh, i vjetri i pëlqente më shumë. Ai shkruan në vitin 1934: “Jam plotësisht i bindur se asnjë pasuri në botë nuk e ndihmon njerëzimin të përparojë, madje dhe në duart e punëtorit më të devotshëm për këtë punë” dhe “Paratë joshin vetëm egoizmin dhe ftojnë abuzimin”.

40- Shënimet e Teorisë së Relativitetit shiten 6 milionë dollarë

Në vitin 1944, letra e tij ku kishte shkruar Teorinë e Relativitetit, herët në vitin 1905, u nxor në ankand. Ajo mblodhi 6 milionë dollarë dhe sot manuskripti ndodhet në Librarinë e Kongresit. Në ditët e sotme me siguri do ishte shitur për më shumë, por në atë kohë kjo ishte një shifër rekord.

41- Njeriu më miqësor i kohës

Ai lindi në Ulm të Gjermanisë edhe pse familja u zhvendos në disa shtete të ndryshme për të jetuar, ai pëlqente më shumë qytetin e lindjes. Gjatë shëtitjeve të tij në qytet përshëndeste dhe u jepte dorën kujtdo që shihte.

42- Jetëgjatësia

Albert ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai u largua më 18 prill të vitit 1955. 22 vitet e fundit të jetës i kaloi në Institutin e Studimeve të Avancuara në Princeton, Neë Jersey. Në atë qytezë të vogël të kolegjit, Alberti ishte një fytyrë e njohur. Çdo ditë, zotëria i sjellshëm me flokët gri dilte nga zyra për në shtëpi dhe gjithmonë ndalej t’u fliste kalimtarëve.

43- Pamja karakteristike

Ai njihej për mjekrën e bardhë si dëborë dhe flokët e çmendura. Por si ishin flokët natyralë? Ato ishin të zeza, ashtu siç dalin në fotografitë e moshës më të re. Duke qenë se në ato kohë të gjitha fotot ishin bardhë e zi, shumë kureshtarë e kanë vënë në dyshim këtë fakt, por ishin të zeza, tipike për hebrenjtë.

44- Pas Gjermanisë në “Oksford”

Në vitin 1921 mori çmimin “Nobel”, por me rritjen e nazizmit ai shkoi në Angli. Atje mësoi në universitetet “Oxford” dhe “Cambridge”, para se të zhvendosej për në SHBA. Me mbërritjen në SHBA Ajnshtajni lëvizi për në Kaliforni, vendi i plazheve dhe dimrave me diell. Atje u bë profesor në Institutin e Teknologjisë në Pasadena, Kaliforni. Gjithashtu dha mësim edhe në universitetin “Princeton”.

45- Kërkoi të largojë bombën atomike

Ajnshtajnit nuk ia priste mendja se ç’do të ndodhte në të ardhmen me bombat bërthamore. Në numrin e nëntorit të vitit 1945, ia adresoi këtë çështje revistës “Atlantic Monthly”; kërkesën e përsëriti në nëntor të vitit 1947. Në lidhje me bombën atomike sugjeroi që t’i dorëzohej një qeverie botërore të themeluar nga Rusia, SHBA-ja dhe Britania. Në kohën kur e shkroi, armët bërthamore nuk ishin kaq të fuqishme sa edhe sot.

46- Sa fëmijë pati dhe ku ndërroi jetë

Gjithsej Ajnshtajni pati tre fëmijë. Një vajzë, Lieserl, dhe dy djem, Eduard dhe Albert. Alberti i ri më vonë u bë profesor inxhinierie në universitetin “Berkley”. Djali i tij Eduart ishte skizofrenik. Gruaja e dytë kishte dy fëmijë, Ilse dhe Margot. Ajnshtajni vdiq në vitin 1955 në spitalin e “Princeton”. Truri iu hoq për studim dhe iu ruajt në Wichita, Kansas. Atje u vendos në laboratorin e doktor Thomas Harvey, ish-shefi patolog i universitetit “Princeton”.

47- Ç’do të thotë E=mc2 dhe çfarë tregon ekuacioni

Ajnshtajni e përmblodhi teorinë speciale të relativitetit në një revistë disa vite më vonë me ekuacionin legjendar E=mc2. Ky ekuacion përkthehet, Energjia=masa e shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror. Masa përmban sasi të mëdha energjie. Çfarë tregon ekuacioni? Marie Curie zbuloi se një ons (28,35 gramë) radiumi nxirrte 4 mijë kalori/në orë në mënyrë të papërcaktuar. E=mc2 është baza e zbulimit se si dielli dhe yjet kanë rrezatuar dritë dhe nxehtësi gjatë mijëvjeçarëve, dhe për tmerrin e Ajnshtajnit, ky ekuacion sjell edhe prodhimin e bombës atomike.

48- Çmimet e tjera “Nobel”

17 vite pas botimit të Relativitetit, në vitin 1922 Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” për Shërbimin ndaj Fizikës Teorike. Kishte disa arsye pse çmimin “Nobel” nuk iu dha aq shpesh. Relativiteti në atë kohë ishte mjaft kontroversal dhe teorik. Nuk mund të provohej. Fakti që gjykatësit nuk mund ta kuptonin ishte problem më vete.

49- I ndjekur nga “FBI”-ja

Edgar Hoover dyshonte se Ajnshtajni ishte komunist. Ai shpenzoi mijëra orë për ta bindur “FBI”-në ta dënonte Ajnshtajnin, por pa sukses. Edhe pse Hoover dyshonte se ai ishte komunist, ai kurrë s’do të miratonte përgjimin e telefonave apo të postës. Pas shumë orëve kërkimi, Hoover e braktisi çështjen kundër tij dhe sekretares së Ajnshtajnit, Helen Dukas. Ata kishin mbledhur aq shumë dosje sa preknin tavanin, por asnjëra nuk provonte gjë. Më vonë, miqtë thonë se Ajnshtajni qeshte me këtë histori.

50- “Njeriu i Shekullit”, nga “Time”

Revista amerikane “Time”, në vitin 1999 e emëroi si “Personi i Shekullit”. Në kulturën e gjerë emri Ajnshtajn është bërë sinonimi i gjeniut. Përveç trurit të tij nuk ka mbetur asgjë e prekshme, pasi hiri u hodh në një lumë në SHBA./Tirana Observer / KultPlus.com

Aleksandër Xhuvani, gjuhëtari që u emërua si Mësues i Popullit

Veprimtarinë e nisi si mësues në Kolegjin Arbëresh të Shën Dhimitër Koronës, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku filloi të jepte mësim në Normalen e Elbasanit.

Aleksandër Xhuvani lindi në Elbasan më 14 mars 1880 në një familje të njohur për kontributin kombëtar e kulturor. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet, në Çatillë të Maqedonisë. Më pas studioi filologji në Athinë, ku edhe u diplomua. Është një nga pionierët e arsimit dhe të gjuhësisë shqiptare.

Qe anëtar i Komisisë Letrare të Shkodrës, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, anëtar i Institutit për Studime Shqiptare, dekan i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Institutit të Studimeve, anëtar i redaksisë së Buletinit të Shkencave Shoqërore. Në kulmin e veprimtarisë si gjuhëtar e pedagog, Universiteti Shtetëror i Tiranës i dha titullin Profesor Doktor honoris causa.

Që nga viti 1905, kur botoi artikullin e parë në revistën “Albania” të Faik Konicës e deri në fund të jetës, vijoi shkrimet publicistike, gjuhësore, pedagogjike dhe letrare. Për një farë kohe drejtoi organin e Elbasanit “Kopshti letrar”; më pas botoi shumë studime mbi veprat e letërsisë së viteve ’30. La një trashëgim të çmuar veprash gjuhësore, pedagogjike, teoriko-letrare. Po kujtojmë disa prej tyre:

“Libri i gjuhës shqipe” 1924; “Njohuritë e para të sintaksës shqipe” 1925; “Fillimet e pedagogjisë didaktike” 1926; “Pestaloci” 1927; “Fillime të stilistikës dhe të letërsisë së përgjithshme (me Kostaq Cipon) 1930; “Fillimet e psikologjisë 1933 etj.

Me studimin e jetës së tij janë marrë Bardhyl Graceni në monografinë “Aleksandër Xhuvani: jeta, vepra” Tiranë 1980 dhe Hajrullah Koliqi në monografinë “Aleksandër Xhuvani”.

Po të krahasojmë shkrimet e para, që na zbulojnë bindjet e tij të formuara, e shkrimet më të vona, do të vërejmë menjëherë se edhe ai, pavarësisht nga rrethanat, që e shpëtuan nga prangat dhe i krijuan kushte të favorshme pune, duhet ta ketë ndjerë thellë në shpirt peshën e tmerrshme të diktaturës, që për njerëz si ai donte të thoshte vdekje e mendimit të lirë e e krijimtarisë së lirë. Këtë e dëshmon fakti se miqtë më të mirë i pat në radhët e intelektualëve me formin perëndimor, ndërmjet të cilëve, me gjuhëtarin e madh të panjohur, Atë Viktor Volajn, asokohe Rektor i Kishës françeskane në Tiranë, me të cilin takohej rregullisht për të diskutuar mbi probleme gjuhësore e letrare, ndonëse asokohe takimet me një frat mund të konsideroheshin veprimtari armiqësore. Falë Profesor Xhuvanit, Atë Viktori vijoi, fshehurazi e pa emër, bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave duke dhënë një kontribut të madh për Fjalorin e shqipes.

Mjafton të kujtojmë këtu fjalimin që Xhuvanit mbajti mbi varr të Atë Gjergj Fishtës, për të treguar qartë vlerësimin e e tij të thellë për kontributin e klerit katolik e personalisht të Kangëtarit të Lahutës:

“Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahniten mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj”. Prof. Aleksandër Xhuvani vdiq më 2 nëntor 1961. / KultPlus.com

Kur Karl Marksi shihte eksodin e shqiptarëve drejt Italisë

Karl dhe Xheni Marks të ringjallur, ulur në kanapenë e tyre në Hampsted, ndjekin një dokumentar televiziv rreth zbarkimit të refugjatëve shqiptarë në një plazh privat italian…

Ishin pikërisht pamjet e kronikave televizive me anije të mbushura plot shqiptarë që i arratiseshin vendit dhe varfërisë në kërkim të një jete më të mirë që e çuan shkrimtarin spanjoll Juan Goytisolo të shkruante më 1993-shin romanin “Saga e Familjes Marks”, një fiction surreal, i cili vjen në shqip me përkthimin e Bashkim Shehut, i cili prej vitesh jeton në Barcelonë, botuar nga “Pika pa Sipërfaqe”. Juan Goytisolo ka shkruar një roman brenda një romani, një vepër mbi pamundësinë për të shkruar një roman historik mbi Karl Marksin. Megjithatë bëhet fjalë gjithashtu për një libër që niset nga një bindje personale: Nuk ka asnjë doktrinë që mund t’i aplikohet shoqërisë si një zgjidhje e vetme për të gjithë problemet.

“Vepra nuk është as marksiste as antimarksiste, është një trill që mbledh mbetjet e mbytjes së atij procesi që u quajt socializëm dhe që preku miliona njerëz në të gjithë botën. Goytisolo aspiron të vijojë të thërrasë debatin, polemikën, jetën”, do të shprehej botuesi i tij spanjoll Joaquin Estefania, më 1993, kur libri u botua, duke shuar zërat e debatit  se vepra e Marksit po aktualizohet përmes mendimtarëve si Deleuze, Derrida dhe Goytisolo.Saga e Familjes Marks është një portret i familjes me histori, ose rrëfeja e historisë përmes një familjeje, asaj të Karl Marksit filozofit, i shpëtuar nga vetja, që asiston i indinjuar rrënimin e ideologjisë dhe rënien e prestigjit të mendimit të tij,  në fund të shekullit të 20-të.

Juan Goytisolo prodhon një kaleidoskop ku përzihen e shkuara dhe e tashmja, njerëz, vepra dhe diskurs dhe një angazhim i guxuar kritik,  që insiston të kthejë në rrëfenjë realitetin që prej kurthit bazik, nga i cili Marksi dhe të tijtë ( përfshi dhe armiqtë historikë) vazhdojnë të jenë të gjallë dhe mendimtarë, edhe pse tashmë të pafuqishëm, duke parë televizor dhe duke konstatuar rënien e komunizmit. Botuar më 1993-shit, njëqind vjet pas vdekjes së Karl Marksit, romani pati jehonë në vende si Anglia, ShBA, Kanadaja , Gjermania dhe Franca, kritikët e të cilëve e konsideruan si “një prej librave më pak të ngatërruar dhe më argëtuesit e Juan Goytisolo”. Gjithashtu e quajtën “një aventurë letrare e destinuar të ripohojë vlerën e tekstit përballë kulturës së imazhit”, “një libër i mbushur me humor dhe dituri, me jehona të Suift dhe Servantes, që përzien në mënyrë të admirueshme imagjinatën dhe dokumentimin”. Ironike, sarkastike, lojcake dhe e tepruar deri në dalldi, “Saga e Familjes Marks”, është një roman gëzueshëm anakronik që i jep në goditje biografisë historike.

Poeti, eseisti dhe romancieri Juan Goytisolo Gay u lind më 5 janar të 1931-shit. Ai ka jetuar në Marrakesh nga viti 1997 deri në vdekjen e tij, më 2017-ën. Është konsideruar si shkrimtari më i madh i gjallë spanjoll i fillimit të shekullit të 21-të, edhe pse ka jetuar jashtë Spanjës prej viteve ’50. Në nëntor të 2014-ës atij iu akordua çmimi Servantes, çmimi më prestigjioz letrar në botën spanjisht folëse. Juan Goytisolo u lind në një familje të shtresës së lartë. Ai deklaronte se niveli i statusit, i shoqëruar nga mizoritë e  stër-stërgjyshit dhe koprracisë së gjyshit të tij ( zbuluar nga leximi i letrave dhe dokumenteve të familjes), ishte një arsye madhore që ai iu bashkua partisë Komuniste në rininë e tij. I ati i tij u burgos nga qeveria republikane gjatë luftës civile të Spanjës, ndërsa e ëma, Julia Gay, u vra gjatë sulmit të parë ajror frankist në Barcelonë, më 1938-ën. Ai më pas ndoqi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Madridit dhe në Universitetin e Barcelonës, por e la pa marrë diplomën. / KultPlus.com

Petro Zheji, një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip

Sot bëhen 10 vite nga vdekja e përkthyesit të njohur, Petro Zheji.

Petro Zheji deri në vitin 2000 ka përkthyer mbi 55 vepra nga letërsia e huaj, prozë dhe dramë. Shumë prej tyre janë kryevepra të letërsisë botërore.

Petro Zheji është një nga përkthyesit më të spikatur në historinë e përkthimit shqip. Përkthimet e tij datojnë që nga vitet ‘50 dhe vijnë gjer në në vitet e fundit. Gjeografia e përkthimeve të tij është shumë e gjerë dhe shtrihet thuajse në të gjitha kontinentet.

Veprat e përkthyera nga Zheji janë kryevepra të letërsisë botërore, ndaj dhe përgjegjësia ka qenë e madhe. Thuajse për të gjitha përkthimet ai ka marrë lëvdatat dhe vlerësimet e atyre që i njihnin këto vepra në origjinal. Petro Zheji ka përkthyer mbi 55 vepra letrare, kryesisht romane të vëllimshëm, trilogji, tregime dhe novela.Ai çoi gjer në fund punën e nisur nga Fan Noli dhe përktheu vëllimin e dytë të romanit “Don Kishoti i Mançës”.

Po rëndisim më poshtë disa nga përkthimet më të njohura të Petro Zhejit sipas letërsive dhe gjuhëve të origjinalit:

Njohësit dhe lexuesit e rregullt të letërsisë së huaj mund të gjykojnë më së miri vlerat artistike dhe ndihmesën e Petro Zhejit në lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe edhe nëpërmjet përkthimit cilësor.

Petro Zheji me këto përkthime tregoi se ai bashkë me tërë atë plejadë përkthyesish të talentuar se shqipja është e aftë që të japë me fjalën e saj jetë dhe art kryeveprave të letërsisë botërore.

Petro Zheji është sot shembulli i gjallë për përkthyesit e sotëm dhe të së ardhmes.

Disa nga titujt e veprave të përkthyera nga Petro Zheji:

Miguel Servantes: “Don Kishoti i Mançës”, pjesa e dytë, – 1977.
Gëte: “Vuajtjet e Verterit të ri”,
Tolstoi: “Ringjallja”, – 1961
Gorki: “Universitetet e mia”, 1985 “Foma Gordajev”, – 1960
Gollsuorth: “Farisejt e ishullit”, – 1975
Lui Aragon: “Këmbanat e Bazelit”, – 1964
Asturias: “Papa jeshil” & – “Zoti President”
Vladimir Beljajev, “Kështjella e vjetër”, – trilogji – (1966, 1968, 1970)
Gonnçarov: “Obllomovi”, – Vëll. 1, 2 – viti 1960
F. Ponverov, “Bruski”, – në katër vëllime, viti 1958 (përkthyer së bashku me Gjergj Zhejin) Andreas Brink: “Një sinë e thatë dhe e bardhë”, – 1986
Xhon Stainbek: “Vitet e zëmërimit”, – 1990.
Zhorxh Simenon: “Qeni i Verdhë” – 1973, “Vëllezërit Riko”– 1985.
Hans Kirk: “Klitgordi dhe bijtë” – 1986
Dymfa Kysak: “I thuaj vdekjes, Jo!” – 1972.
Sant Antuan Ekzysperi: “Princi i vogël” – 1986.
Irving Stoun: “Etja për jetën” (Van Gog)
Viktor Eftimiu, “Xha Veriu dhe pranvera”, – 1984 etj./ KultPlus.com

Shtatë vite nga vdekja e fizikantit të njohur Stephen Hawking

Sot bëhen shtatë vite prej se Stephen Hawking, një prej fizikanëve më të njohur në botë, dha frymën e fundit. Ai vdiq në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e tij në Cambridge.

Anglezi ishte i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, po ashtu ka shkruar disa libra të njohur shkencor duke përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”.

Në moshën 22-vjeçare mjekët i kishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë nervore. Sëmundja e la atë në karrocë me rrota dhe po thuajse të pa aftë për të folur.

Hawking gradualisht kishte humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë.

Stephen William Hawking, u lind më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe dhe ishte një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë.

Ai ishte astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit, detyrë që mbahej dikur nga Isak Njutoni./ KultPlus.com

Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin

Elbasani është përfshirë sot nga atmosfera festive, ku qindra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët për të festuar Ditën e Verës.

Fëmijët e shkollave, të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe plot kreativitet, kanë sjellë gëzim dhe energji në çdo cep të qytetit.

Muzika popullore, aromat tradicionale të ballokumeve dhe panairet me produkte artizanale kanë krijuar një mozaik emocionesh, duke e kthyer Elbasanin në qendrën e festimeve pranverore.

Në këtë atmosferë të gjallë, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili që në nisje të festës ka ftuar qytetarët dhe turistët të festojnë së bashku në zemër të qytetit.

Elbasani është bërë destinacioni kryesor për shumë turistë vendas dhe të huaj, si dhe për përfaqësues të politikës që janë bërë pjesë e festimeve. Ndërkohë, masat e policisë kanë siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke garantuar një atmosferë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Nga qendra e qytetit e deri në parqe, tingujt e muzikës, ngjyrat e kostumeve dhe traditat elbasanase po e bëjnë këtë festë një përvojë unike për të vegjël e të mëdhenj.

Festimet pritet të vijojnë edhe në orët e pasdites, duke e kthyer Elbasanin në një qytet plot jetë dhe emocione pozitive./ KultPlus.com

Sot në Shqipëri shënohet ‘Dita e Verës’

Sot në Shqipëri shënohet “Dita e Verës”, e cila ka një histori të veçantë, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell historinë e kësaj feste që daton qysh nga kohët antike.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa ne disa vende te tjera Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. 

Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. 

Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica,Ç’është Dita e Verës? / Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. 

Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911)[1], i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz./ KultPlus.com

Lufta tregtare përshkallëzohet, Trump kërcënon evropianët me tarifa 200% për alkoolin

Presidenti Donald Trump kërcënoi të enjten se do të vendosë një tarifë masive për alkoolin evropian në përgjigje të hakmarrjes së Bashkimit Evropian kundër tarifave të tij të çelikut dhe aluminit – një përshkallëzim i një lufte tregtare që mund të dalë lehtësisht nga kontrolli.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se administrata e tij do të vendosë një tarifë 200% për pijet alkoolike nga BE-ja, nëse ajo nuk anulon tarifën prej 50% që qeveria evropiane vendosi të mërkurën për pijet alkoolike amerikane.

“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha VERËRAT, SHAMPANJËN DHE PRODUKTET ALKOHOLIKE QË VIJNE NGA FRANCA DHE SHTETE TË TJERA TË PËRFAQËSUARA TË BE-së”, tha Trump. “Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”.

Reagimi i Amerikës ndaj përgjigjes së Evropës ndaj tarifave të Amerikës në harkun kohor prej 36 orësh tregon se si luftërat tregtare mund të dalin shpejt jashtë kontrollit. Pasi tarifat 25% të Trump për aluminin dhe çelikun hynë në fuqi në mesnatën e mëngjesit të së mërkurës, BE-ja u hakmor menjëherë kundër asaj që e quajti një veprim “të pajustifikuar” tregtar nga administrata Trump.

Kundërmasat e BE-së përfshinin tarifa për mallrat amerikane me vlerë 26 miliardë euro (28 miliardë dollarë), duke përfshirë tarifat për anijet, bordonin dhe motoçikletat. Masat, të cilat janë vendosur të hyjnë në fuqi në prill, janë “të shpejta dhe proporcionale”, tha BE në një deklaratë .

Industria amerikane e pijeve alkoolike tha të mërkurën se po përgatitej për dhimbjen nga tarifat hakmarrëse. Tani, nëse grindja tregtare vazhdon të përshkallëzohet, prodhuesit amerikanë të pijeve alkoolike mund të kenë nevojë të përballen edhe me më shumë hakmarrje.

Franca premton ‘të luftojë’

Ministri francez i Tregtisë, Laurent Saint-Martin tha të enjten se “Trump po përshkallëzon luftën tregtare që ai ka zgjedhur të fillojë” dhe se vendi i tij “do të luftojë”.

“Ne nuk do të dorëzohemi para kërcënimeve dhe do të mbrojmë gjithmonë industritë tona,” shkroi ai në një postim në X.

Olof Gill, zëdhënësi i tregtisë për Komisionin e BE-së, i bëri thirrje SHBA-së “të revokojë menjëherë” tarifat e çelikut dhe aluminit të vendosura dje në një konferencë të së enjtes. “Ne duam të negociojmë, për të shmangur tarifat në të ardhmen,” tha ai. “Ata nuk sjellin asgjë përveç humbjeve. Ne duam të përqendrohemi në rezultatet fitimprurëse.”

Gill i tha CNN të enjten se “po përgatitet një takim ” midis zyrtarëve të tregtisë së BE-së dhe homologëve të tyre amerikanë.

Pijet alkoolike janë një nga eksportet kryesore të BE-së në SHBA, sipas të dhënave nga blloku.

Franca dërgoi pothuajse 27 milionë shishe shampanjë në SHBA në vitin 2023, sipas shoqatës tregtare të industrisë Comité Champagne. Kjo e bën Amerikën destinacionin kryesor për eksportet e pijeve premium përpara Mbretërisë së Bashkuar.

Comité Champagne, e cila përfaqëson më shumë se 300 shtëpi shampanje, nuk pranoi të komentojë, duke thënë se ata u besojnë “udhëheqësve në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara”.

Shoqata Irlandeze e Uiskit tha gjithashtu në një deklaratë të enjten se tarifat vënë “punë, investime dhe biznese në rrezik dhe (kanë) potencialin për të qenë shkatërrues” për industrinë e saj.

“Nuk ka asnjë fitues në një luftë tregtare,” tha shoqata, duke vënë në dukje se SHBA është partneri i saj më i madh tregtar.

“Sigurisht që do të përgjigjem”

Trump paralajmëroi hakmarrjen e Amerikës në një takim të Zyrës Ovale të mërkurën me Taoiseachin e Irlandës, Micheál Martin. Presidenti tha se do t’i përgjigjet tarifave hakmarrëse të BE-së.

“Sigurisht që do të përgjigjem”, tha Trump.

Të enjten, Trump e quajti BE-në “një nga autoritetet tatimore dhe tarifore më armiqësore dhe abuzive në botë, e cila u formua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara”.

Ai e quajti tarifën hakmarrëse që vendosi ndaj burbonit amerikan “të keqe”.

Por problemi me hakmarrjen është se ajo nxit më shumë hakmarrje, pa rrugëdalje të lehtë dhe pa fund në horizont. Trump ka sinjalizuar se nuk do t’i japë fund planit të tij tarifor së shpejti.

Pavarësisht rritjes së kundërshtimit nga Wall Street, Trump ka kërcënuar me një gamë të gjerë tarifash shtesë, duke përfshirë tarifat reciproke të planifikuara për 2 prill. Ato tarifa të afërta, nëse ecin përpara, mund të shkaktojnë një përgjigje nga BE.

“SHBA nuk ka tregti të lirë. Ne kemi “Tregti budallaqe”, shkroi Trump të enjten në “Truth Social”. “E gjithë bota po NA rrëmben!!!”

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent tha të enjten se administrata aktualisht po synon “industritë strategjike” si çeliku, alumini dhe “makinat e mundshme” për tarifa. “Por edhe çdo gjë tjetër është në plan,” tha ai në një intervistë për CNBC.

Vendimi për të hequr çdo tarifë do të varet nga veprimet e partnerëve tregtarë të SHBA-së, shtoi ai.

Shpirtrat amerikanë në rënie

Industria amerikane e pijeve alkoolike bëri thirrje për qetësi të enjten.

“Ne duam dolli dhe jo tarifa,” tha në një deklaratë të enjten Chris Swonger, CEO i Këshillit të Distiluar Spirits të Shteteve të Bashkuara.

Swonger argumentoi se industria e pijeve alkoolike SHBA-BE është “model për tregti të drejtë dhe reciproke, që ka tarifa zero për zero që nga viti 1997”.

Pija amerikane është bërë një objektiv i shpeshtë i tarifave hakmarrëse në secilin prej kushteve të Trump. Pjesa më e madhe e prodhimit të burbonit dhe uiskit në SHBA ndodhet në shtetet që votuan për Trump, duke përfshirë Kentakin dhe Tenesin.

Kanadaja, për shembull, kohët e fundit shënjestroi burbonin e Kentakit me tarifa si hakmarrje për veprimet tregtare dhe kërcënimet e Trump kundër fqinjit verior të Amerikës. Një numër i shitësve kanadezë me pakicë zgjodhën të tërheqin pijet alkoolike të prodhuara në Amerikë nga raftet e dyqaneve në përgjigje të tarifave të Trump ndaj Kanadasë.

Javën e kaluar, Lawson Whiting, CEO i prodhuesit të uiskit Jack Daniel’s Brown-Forman, kritikoi tarifat, por tha se vendimi për të tërhequr pijet e tij nga raftet e dyqaneve dhemb edhe më shumë.

Tarifat prej 50% të BE-së për pijet alkoolike amerikane janë “thellësisht zhgënjyese dhe do të zvogëlojnë rëndë përpjekjet e suksesshme për të rindërtuar eksportet e pijeve alkoolike të SHBA në vendet e BE,” tha në një deklaratë të lëshuar të mërkurën Chris Swonger, CEO i Këshillit të Distiluar Spirits të Shteteve të Bashkuara (DISCUS).

Whiting, duke folur për Wine and Spirits Daily, tha se përshkrimi i situatës së tarifave si fluide “do të ishte një nënvlerësim masiv”. Megjithëse Brown-Forman e ka parashikuar hakmarrjen, Whiting tha se përshkallëzimi nuk ishte befasues, por megjithatë e vendos kompaninë në “një vend të vështirë”.

Ndërkohë, Unione Italiana Vini, e cila përfaqëson prodhuesit e verës italiane, parashikoi se tarifat e Trump mund t’i kushtojnë industrisë 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë). /CNN /KultPlus.com

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr tri vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka mbajtur  një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka marrë tri vendime.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se në mbledhje është aprovuar “Udhëzimi Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”.

“Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se është ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

“Sipas këtij ndryshim plotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./ KultPlus.com

14 marsi, datëlindja e gjeniut të fizikës

Albert Ajnshtajn u lind në Ulmi të Gjermanisë në 14 mars 1879, në një familje hebrenjsh.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i krijoi Albertit një interes për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

Për jetën e tij në vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn tregonte se nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndihej si i burgosur.

Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radion apo televizionin.

Albert Ajnshtajn vdiq në moshën 76 vjeçare më 18 prill 1955 në SHBA./ KultPlus.com

Punime restauruese në shtëpinë 300-vjeçare të Pashko Vasës

 Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se janë restauruar ambientet e jashtme dhe të brendshme, duke u konsoliduar suvatimet e mureve për të garantuar ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Shtëpia e Pashko Vasës është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër. Punimet po realizohen duke respektuar teknikat e vjetra të restaurimit, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të kësaj ndërtese historike.

Shtëpia, e cila ka një histori mbi 300-vjeçare, ka rëndësi historike e turistike. Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj ndodhen ende pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri për shpëlarjen e rrobave dhe shkalla prej guri të latuar. Sot, kjo shtëpi, është Monument Kulture, Kategoria e parë dhe i është kthyer si pronë private trashëgimtarëve, prej vitit 1971./ KultPlus.com

Letra e Oriana Falacit, gruas që s’u bë nënë, dërguar fëmijës së palindur kurrë

Orjana-1

Shumë gra bëjnë pyetjen: të lindësh një fëmi: përse? Që të ketë uri, që të mërdhasë, që të tradhëtohet dhe të poshtërohet, që të vdesë në luftë ose nga sëmundja? Dhe mohojnë shpresën se uria e tij mund të ngihet, se mërdhitja e tij mund të ngrohet, se besnikëria dhe respekti t’i jenë miq, që ai mund të jetojë gjatë për të fshirë sëmundjet dhe luftën.

Femija(zeri)

Ndoshta ato kanë të drejtë.

Orjana-2

Ti nuk mund të flasësh. Cirkla jote jetësore është vetëm një nyjë qelizash të sapolindura. Ndoshta nuk është as jetë por mundësi për jetë. E megjithatë, do të jepja shumë që të më ndihmoje me një shenjë, me një sinjal. Nëna është e mendimit se unë ia dhashë shenjën, dhe prandaj më solli në jetë. Dëgjo, nëna nuk më dëshironte. Ishte zënë fill gamishit, në një çast shkujdesje të dikujt. Dhe, që të mos më lindte, çdo mbrëmje shkrinte një ilaç në ujë. E më pas e pinte dhe qante. Piu deri në mbrëmjen kur i dhahsë shenjën e parë të ekzistencës sime, në barkun e saj, dhe i rrasa një shqelm për t’i dhënë të kuptonte që të mos më flakte tutje. Ajo po afronte gotën te buzët. Megjithatë e largoi gotën dhe lëngun e derdhi përtokë. Disa muaj më pas rrokullisesha fitimtare nën rrezet e diellit, dhe nëse kjo ishte e mire, apo e keqe nuk di ç’të them. Kur jam e lumtur mendoj se është diçka e mirë, kur jam e trishtuar mendoj të kundërtën. Por, edhe kur nuk jam e lumtur, mendoj se do të më vinte keq po të mos kisha lindur, sepse asgjë nuk është më keq se sa hiçi.

Orjana-1

Nuk më ke goditur me shqelm, nuk më ke dërguar përgjigje. E si do mundje? Ekzistenca jote është aq e shkurtër: nëse do kërkoja pohimin e mjekut, do të buzëqeshte me shpoti. Por kam marrë një vendim për ty: do të lindësh. E vendosa pasi të pashë në fotografi. Nuk ishte pikërisht fotografia jote: ishte fotografia e një embrioni të çfarëdoshëm tri javësh, e publikuar në një gazetë bashkë me një reportazh për krijimin e jetës. Dhe, ndërsa e kundroja, frika m’u fashit: me të njëtën shpejtësi, me të cilën kish ardhur. Ngjaje me një lule të mistershme , me një orkidë të tejdukshme. Në majë dallohej një biçim koke me dy  të dala, që më pas do të formonin trurin. Pak më poshtë, një lloj zgërbonje që do të formojë gojën. Tri javësh, je pothuajse i padukshëm, kështu shpjegon diçitura. 2 milimetra e gjysëm. E megjithatë, te ty rritet një hije e syve, një diçka që i ngjan shtyllës kurrizore. Zemra jote tashmë është e formuar, dhe madje e madhe: në krahasim me timen dhe është nëntë herë më e madhe. Pompon gjak dhe rreh rregullisht që prej ditës së tetëmbëdhjetë: a mund , pra, të të flak tutje? E ç’më intereson nëse ke zënë fill rastësisht apo gabimisht? A nuk zuri fill rastësisht e ndoshta gabimisht edhe bota ku tani marrim frymë? Disa mbështesin idenë se ne fillim nuk kishte asgjë, përveç një qetësie të pamasë , një heshtje të madhe të palëvizshme, pastaj ndodhi  një përshkënditje, një shkulje, dhe ç’ka nuk ishte u bë. Pas shkuljes së parë vijuan të tjera: gjithnjë e më të paparashikuara, gjithnjë e më të pakuptimta, më të panjohura sesa vetë rrjedhojat. Dhe ndërmjet rrjedhojave çeli një qelizë, edhe ajo rastësisht, ndoshta gabimisht, e cila shpejt u shumfishua në miliona , miliarda, derisa lindën pemët, peshqit dhe njerëzit. Ti beson se dikush krijoi një dilemë para shpërthimit apo para qelizës? Beson se pyeti vetveten nëse do t’i pëlqente apo jo? Beson se ai shqetësohet për urinëm, për të ftohtin, për trishtimin etj.

Orjana-2

Unë e përjashtoj. Edhe nëse ky dikush ka ekzistuar, për shembull një zot i krahasueshëm me fillesën e fillesës, përtej kohës dhe hapësirës, kam frikë se nuk do të ishte kujdesur për të mirën dhe për të keqen. Gjithçka ndodhi, ngaqë mund të ndodhte, prandaj duhet të ndodhte, sipas një mujshie që ishte e vetmja e ligjshme. I njëjti arsyetim vlen edhe për ty. Marr përsipër përgjegjësinë e zgjedhjes. E marr këtë fakt pa egoizëm, bir, të betohem, nuk më habit fakti i sjelljes tënde në këtë botë. Nuk e përfytyroj veten duke ecur në rrugë me barkun e fryrë, duke të larë dhe duke të mësuar të flasësh. Jam grua që punoj: kam të tjera punë, ç’kuriozitet. Të kam thënë se nuk kam nevojë për ty. Megjithatë do ta çoj përpara shtatzaninë, të pëlqen apo jo ty. Do të ta diktoj mujshinë që m’u diktua edhe mua, edhe prindërve të mi, edhe gjyshërve të mi: deri te qënia e parë njerëzore, e lindur nga një qënie njerëzore, me dëshirë ose pa dëshirë. Ka mundësi se, nëse atij, ose asaj do t’i lejohej të zgjidhte, do të frikësohej dhe do të qe përgjigjur, nuk dua të lindë, jo!

Femja

 Por askush nuk i kërkoi mendim, dhe kështu lindi , jetoi dhe vdiq, pasi solli në jetë një tjetër qënie njerëzore, së cilës nuk i pat kërkuar të zgjedhë, dhe po kjo e fundit bëri të njëjtën gjë, për miliona vjet deri tek ne, dhe çdo herë përbënte një mujshi, pa të cilën nuk do të ekzistonim.

Orjana-1

Bëj kurajë bir, mendon se fara e një peme nuk ka nevojë për kurajo kur shpon tokën dhe mugullon? Mjafotn një rrahje ere që ta shkulë, këmbëza e një miu që ta shformojë. E megjithatë ajo mugullon, reziston dhe rritet duke hedhur fara të tjera. Dhe bëhet pyll. Nëse një ditë do të këlthasësh: “Përse më solle në jetë, përse?” unë do të përgjigjem: “Bëra atë që kanë bërë pemët, për milion e miliarda vjet përpara meje dhe besoja se bëra mirë”.

Se ç’ka diçka të lavdishme në mbajtjen mbyllur brënda trupit tënd një tjetër trup, në të ndjerit dy njerëz dhe jo një. Madje, hera-herës të luzmon një ndjenjë ngadhnjimi dhe, në qetësin që shoqëron ngadhnjimin, asgjë nuk të shqetëson: as dhimbja fizike që do përballësh, as puna që do sakrifikosh, as lumturia që do humbasësh. Do jesh djalë apo vajzë? Do dëshiroja të ishe vajzë. Do dëshiroja që ti një ditë të përjetosh atë që po përjetoj unë tani: nuk jam aspak dakort me mendimin e nënës se të lindësh femër është fatkeqësi. Nëna, kur është e trishtuar, psherëtin: “Ah sikur të isha djalë”!

Femija

 E di: e jona është një botë  e ngritur nga burrat për vetë burrat.

Orjana-2

Diktatura e tyre është aq e vjetër sa shtrihet deri tek gjuha. Thuhet ” njeri” për të treguar mashkullin dhe femrën, thuhet “kalama” për të treguar djalin dhe vajzën, thuhet “bir” për të treguar birin dhe bijën, thuhet “makabritet” për të treguar vrasjen e një burri dhe të një gruaje. Në gojëdhanat që meshkujt kanë sajuar për shpjegimin e fillesës jetësore, krijesa e parë nuk është femër: është një mashkull me emrin Adam. Eva vjen më pas për argëtim dhe sherr. Në tablotë që zbukurojnë kishat, Zoti paraqitet një plak me mjekër të bardhë dhe asnjeherë  një plak me flokë të bardhë. Dhe gjithë heronjtë e tyre janë meshkuj: që nga Prometeu, që zbuloi zjarrin tek Ikaro, që u përpoq të fluturojë, madje edhe më lart deri te Jezusi, të cilin e shpallin birin e Atit dhe të Shpirtit të Shenjtë: sikur gruaja që e lindi të qe një inkubator ose një mendeshë. E megjithatë, ose ndoshta për këtë, qënia femër ngërthen shumë magjepsje. Është një aventurë që kërkon një lloj guximi, një sfidë që nuk bezdis kurrë. Shumë gjëra do të ndërmarrësh nëse do jesh vajzë. Si për fillim, do të ndeshesh për të mbrojtur tezën se , nëse Zoti ekziston, mund të ishte edhe një plakë me flokë të bardhë ose një vajzë e bukur. Më pas do ndeshesh për të shpjeguar faktin se mëkati nuk lindi kur Eva këputi mollën: atë ditë lindi një virtyt i mrekullueshëm. Së fundi, do ndeshesh për t’u treguar të tjerëve se në brendësi të trupit tënd të lëmuar dhe të rrumbullakët  ka një mëndje që këmbëngul të dëgjohet. Qënia mëmë nuk është zanat. Nuk është as detyrim, është vetëm një e drejtë ndrëmjet shumë të tjerave. Do të raskapitesh duke e përsëritur. Dhe shpesh, pothuajse gjithnjë, do të humbasësh.

Orjana-1

Por nuk duhet të ligështohesh. Ndeshja është më e bukur se fitorja , udhëtimi është më zbavitës se mbërritja: kur ke mbërritur në finish ose ke fituar, ke ndjesinë e një zbrazëtie të madhe. Po, shpresoj të jesh vajzë: mos ma vër re nëse të thërras bir. Dhe shpresoj që kurrë të mos thuash atë që nëna më thotë. Unë kurrë s’e kam thënë.

Por edhe nëse do të jesh djalë, përsëri do të jem e lumtur. Dhe ndoshta edhe më shumë, sepse do të poshtërohesh  më pak, do të robërohesh më pak, do të shpërdorohesh me pak. Nëse do të jesh djalë, për shembull, nuk do të jetosh me frikën e përdhunimit në terrin e një rrugice. Nuk do të duhet një fytyrë e bukur për t’u pranuar që me shikimin e parë, një trup i bukur për të fshehur zgjuarsinë tënde. Nuk do të pësosh gjykime të liga kur të biesh në shtrat me atë që të pëlqen, nuk do të dëgjosh se mëkati lindi ditën kur t’i këpute mollën. Do të lodhesh shumë më pak. Do të ndeshesh më lehtësisht për të mbrojtur tezën sipas së cilës, nëse Zoti ekziston, mund të ishte edhe një plak me flokë të bardhë, ose një vajzë bukuroshe. Mund të mospërfillësh pa u shpotitur nga të tjerë, mund të dashurosh pa u zgjuar natën me ndjenjën e rrëshqitjes në hon, mund të mbrohesh pa mbetur i fyer.

Orjana-2

Sinqerisht, të tjera robëri dhe padrejtësi do të pësosh: e di, edhe për një mashkull jeta nuk është e lehtë. Meqënëse do të kesh muskuj më të fuqishëm, do të kërkojnë të mbash pesha të rënda, do të të diktojnë përgjegjësi të padrejta. Meqënëse do të kesh mjekër, do të zënë të qeshin nëse qan dhe nëse do kesh nevojë për dhembshuri. Meqënëse do të kesh një bisht përpara, do të të urdhërojnë të vrasësh ose të vritesh në luftë dhe do të kërkojnë bashkëpunim për të përcjellë tiraninë që ngritën në shpella. E megjithatë, ose ndoshta pikërisht për këtë, qenia mashkull do të jetë një aventurë po aq e mrekullueshme: një ndërmarrje që nuk do të zhgënjejë kurrë. Të paktën kështu shpresoj, sepse, nëse do të jesh djalë, shpresoj të bëhesh një burrë siç e kam ëndërruar gjithmonë: I ëmbël me të pambrojturit, i egër me mujsharët, zemërgjerë me atë që të do të mirën, I pashpirt me atë që komandon. Së fundi, armik i gjithkujt që përrallis se Jezusët janë bij të Atit dhe të Shpirti të Shenjtë: dhe jo të gruas që lindi.

Orjana-3

Bir, po përpiqem të të shpjegoj se të jesh burrë nuk do të thotë të kesh një bisht përpara.

Orjana-2

Ndoshta është tepër herët që të flas kështu. Ndoshta  nuk duhet të flas për gjërat e shëmtuara dhe të trishta, ndoshta duhet të të përshkruaj një botë me pafajësi dhe hare. Por do të ishte njësoj sikur të të mashtroja, bir. Do të ishte njësoj sikur të të shtyja të besoje se jeta është një qilim i butë, mbi të cilin mund të ecësh zbathur dhe jo në një rrugë plot me gurë. Gurë që të pengojnë, gurë që të rrëzojnë, gurë që të  vrasin. Gurë, ndaj të cilëve nevojiten këpucë prej hekuri. Por, edhe kjo nuk mjafton, sepse, ndërsa mbron këmbët, gjithnjë do të jetë një dikush që do marrë një gurë për të ta gjuajtur në kokë dhe…për sot mbarova, biri im, bija ime. E kuptove mësimin? Kushedi ç’do të thoshin disa, po të më dëgjonin. Do të më akuzonin thjesht si të çmendur apo thjesht si mizore?

Orjana-1

Pashë me kujdes fotografinë tënde dhe, pesëjavësh, je më pak se një centimetër i gjatë. Po ndryshon shumë. Më shumë se me një lule të mistershme, tani ngjan me një larvë shumë të hijshme , madje me një peshk të vogël, të cilit i dalin shpejt pendët. Katër pendë që do të bëhen më pas këmbët dhe krahët. Sytë janë që tani dy kokërrza shumë të vogla të zeza, me një rreth, rreth e përqark, dhe në fund të trupit ke një bishtëz! Diçitura thotë se në këtë periudhë është pothuajse e pamundur të dallohesh nga embrioni i çdo gjitari: nëse do ishe një maçok, do ngjaje pak a shumë siç je tani. Në të vërtetë nuk ke fytyrë. Nuk ke ende as trurin. Unë të flas, bir, po ti këtë nuk e di.

Orjana-3

Në terrin që të mbështjell, nuk përfill madje as ekzistëncën tënde: mund të të flak tutje dhe nuk do ta marrësh vesh kurrë. Nuk do ta mësosh kurrë, nëse të kam bërë një padrejtësi apo një dhuratë.

Orjana-3

Këtë natë fola me babanë tënd. I fola për ty. Ia komunikova në telefon sepse ndodhet larg dhe, duke u nisur nga ato që dëgjova, nuk I thashë kushedi se çfarë lajmi. Dëgjova, mbi të gjitha, një heshtje të thellë: sikur të ishte ndërprerë komunikimi. E më pas dëgjova një zë belbëzues, të ngjirur: “Sa duhen” Iu përgjigja  gëzueshëm:” Nëntë muaj, besoj. Jo, jo më pak se tetë tashmë”. Atëherë, zëri pushoi së qëni i ngjirur dhe u bë i akullt: “Flas për para”. “Çfarë parash?” pyeta unë.

Femija-zeri

” Paratë për ta hequr qafe, apo jo?”

Orjana –3

Po, kështu tha” hequr qafe”. Sikur ti të ishe një deng plaçkash. Kur, me qetësinë e mundshme, i shpjegova se kisha qëllim krejt tjetër, humbi në një arsyetim të gjatë ku lutjet ua lanë vendin këshillave, këshillat kërcënimeve, kërcënimet lajkave. “ Mendo për karierën tënde, mbaj parasysh përgjegjësitë, një ditë mund të pendohesh, çfarë do thonë të tjerët” Qeshja, gati e zbavitur. Por u argëtova shumë më pak kur, i nxitur nga heshtja ime, përmbylli se shpenzimet mund t’i hiqnim gjysëm për gjysëm: në fund të fundit” të dy ishim fajtorë”. Ndjeva të përziera. Më zuri turpi për të. Ula receptorin me mendimin se dikur e kisha dashuruar. Vërtetë e kisha dashuruar? Një ditë unë dhe ti duhet të bisedojmë për këtë çështje të quajtur dashuri. Sepse e them me ndershmëri, nuk e kam kuptuar ende se përse bëhet fjalë. Dyshimi im është se bëhet fjalë për një mashtrim të stërmadh, të shpikur për ta mabajtur njerëzinë të qetë dhe për t’i hequr vëmëndjen.

Orjana-2

Frika e vetmisë, e mërzisë, e heshtjes? Nevoja për të pushtuar dhe për të qenë i pushtuar? Sipas disave, kjo është dashuria.

Orjana-1

Po sikur të të përkiste ty të më zbuloje kuptimin e atyre gjashtë shkronjave të pakuptimta? Pikërisht ty që më rrëmben nga vetja, më thith gjakun dhe më thith frymëmarrjen.

Një provë ekziston. Të dashuruarit që rrinë larg, ngushëllohen me fotografi. Dhe ndër duar mbaj gjithnjë fotografitë e tua. Tashmë është shndërruar në një ankth. Sapo vë këmbët në shtëpi rrëmbëj gazetën, llogaris ditët, moshën tënde, dhe të kërkoj. Sot mbush gjashtë javë. Ja, në moshën gjashtëjavëshe, me shpatullat e tua. Sa i këndshëm je bërë! Nuk i ngjan më një peshku, një larve, një gjeje pa formë, ngjan me një krijesë, me atë kokën tullace dhe ngjyrë rozë. Shtylla kurizore është e mirëvijëzuar, një rruazë e bardhë dhe e qartë në mes, krahët nuk janë më dy xhunga të paqarta dhe as pendë, por dy krahë. Të janë ngallur krahët! Më vjen t’i përkëdhel, të të përkëdhel të gjithin. Si ndjehesh atje në vezë? Në fotografi dukesh si i varur në një vezë të brishtë, që të kujton vezët prej kristali, brenda të cilave futet një trëndafil. Por, në vend të trëndafilit , je ti. Nga veza del një kordon që përfundon si një top i bardhë , i largët, me dëllëzime të kuqe dhe njolla të kaltra. E parë kështu duket si toka, e vëzhguar nga mijëra e mijëra milje larg. Po, është pikërisht sikur nga toka niset  një fill i pambarimtë , i gjatë sa vetë ideja e jetës, dhe nga ato largësi të hershme mbërrin tek ty. Në mënyrë aq logjike , aq të kuptimtë. Po si ua zë goja disave kur thonë se qënia njerzore është një rastësi e natyrës? Mjeku më kish thënë të shkoja pas gjashtë javësh. Nesër do shkoj. Dhe gjilpëra qetësuese më vrimosin shpirtin duke këmbyer hovet e gëzueshme.

Me një zë midis solemnes dhe gëzimit, ngriti një copë letër dhe tha: “Përgëzime , urime zonjë” Automatikisht korrigjova:”Zonjushë”.

Orjana-2

Sikur ta kisha goditur me shuplakë . Solemniteti dhe gëzimi u zhdukën dhe, duke më vështruar ngultazi me mospërfillje të dëshiruar, u përgjigj” Ah”!

Orjana-1

Më pas mori stilografin, fshiu fjalën zonjë dhe shkroi zonjushë. Kështu, në një dhomë akullsisht të bardhë, nëpërmjet zërit të një mjeku akullsisht të veshur me të bardha, Shkenca më njoftoi zyrtarisht ekzistëncën tënde.

Orjana-2

Nuk më bëri përshtypje fare, meqënëse e dija tashmë dhe madje shumë më përpara se ajo.

Orjana-1

Kur isha mbi shtrat, infermierja u duk e zemëruar, sepse nuk i kisha hapur këmbët dhe nuk i kisha mbështetur mbi dy tërfuqet prej metali.

Orjana-2

Mjeku veshi një dorezë llastiku dhe rasalliti, rrëmoi, ngjeshi sikur deshte të shtypte, ngaqë nuk isha e martuar. Më në fund, nxorri dorën jashtë dhe tha: “Gjithçka mirë, gjithçka në rregull.”

Kam frikë se duhet të mësohesh me këto gjëra. Në botën që ti përgatitesh të hysh, dhe pavarësisht nga bisedat rreth kohëve që ndryshojnë , një grua jo e martuar në pritje të një fëmije, në të shumtën e rasteve shihet si një e papërgjegjshme. Në më të mirën e rasteve, si një ekstravagante, si një provokatore.

Orjana-1

Ose si një heroinë.

Orjana-2

Kurrë si një nënë e ngjashme me të tjerat. Farmacisti, tek i cili bleva pilulat e luteinës më njeh dhe e di mirë se jam e pamartuar. Kur i dhashë recetën, ngriti vetullat dhe më vështroi me tmerr. Pas farmacistit shkova te rrobaqepësi, për të porositur një pallto. Dimri po afron dhe dua që të rrish ngrohtë. Me gojën plot me gjilpëra me kokë për të shënjuar modelin e copës, rrobaqepësi filloi të më merrte masat. Dhe kur i shpjegova se masat duhet t’i merrte të bollshme, sepse isha shtatzënë, dhe në dimër do të isha e fryrë, u skuq nga tërbimi. Çapërleu gojën dhe pata frikë se po i gëlltiste të gjitha gjilpërat. Falë zotit, nuk i gëlltiti, por i ranë përtokë. I ra edhe metri, dhe më erdhi keq që i shkaktova aq pështjellim. E njëjta gjë ndodhi me komendatorin. Na pëlqen ose jo ne të dyve, komendatori është ai që më blen punën dhe na jep paratë për të jetuar.

Orjana-3

Babai yt telefonoi për herë të dytë. I drishej zëri. Donte të dinte nëse e kisha marrë konfirmimin. Iu përgjigja se po. Për herë të dytë më pyeti se kur” do ta rregulloja punën”. E ula për të dytën herë receptorin, pa ua vënë veshin fjalëve të tij. Ajo që nuk kuptoj është përse, kur një grua njofton shtatzaninë e saj të ligjshme, të gjithë gëzohen dhe përpiqen t’i heqin pallton nga duart dhe e lusin që mos lodhet shumë, që të qëndrojë qetë. Ç’gjë e bukur, përgëzime, ju lutem zini vend këtu. Ndërsa me mua rrinë të palëvizshëm, të heshtur ose flasin për abort. Sikur të thoshe një përbetim, një komplot për tu ndarë. Dhe ka çaste kur ndjehem e paqetë, kur pyes veten se kush do fitojë: ne apo ata? Ndoshta është faji i asaj telefonate. Ngjalli hidhësi që i mendoj të harruara, fyerje që i besoj të kaluara. Hidhësi-fyerje të shkaktuara nga fantazmat, falë të cilave kuptova se dashuria është një mashtrim. Plagët u mbyllën, blanat kanë mbetur paksa të dukshme, por një telefonatë e tillë mjafton t’i lëndojë përsëri. Si kockat e vjetra të thyera kur ndërron moti.

Orjana-1

Organi yt gjenital dhe organet riprodhuese kanë filluar të çelin. Ti e di nëse do të jesh mashkull, apo femër. Por ajo që më ndez më tepër, bir, është se janë formuar edhe doçkat. Tashmë shihen gishtërinjtë. Dhe tani ke një gojëz të vogël: me buz! Ke fillesën e një gjuhe. Ke zgavrat  për njëzet dhëmbëzat. Ke sytë. Aq i vogël, as një centimetër e gjysëm, aq i lehtë, as tre gramë, ke sytë!

Nëse dua të të heq qafe, thonë, ky është çasti. Madje, çasti fillon tani.

Orjana-2

Me fjalë të tjera, duhej të kisha pritur që t’i të bëheshe një qënie njerëzore me sy, gishtrinj dhe gojë që të të vrisja. Më parë jo. Më parë ishe tepër i vockël për t’u dalluar dhe shkulur.

Femija

Janë të çmendur.

Orjana-2

Mikesha ime është e mendimit se e marra jam unë. Ajo, e martuar, ka abortuar katër herë në tre vjet. Kishte dy fëmijë dhe një i tretë është i papranueshëm, thotë. Edhe pulat nuk i klloçitin të gjitha zoçkat. Nëse çdo vezë pule do lindte një zoçkë, ky planet do të ishte një kotec.

Ti pyet veten se, pse prej disa ditësh të flas vetëm për këtë? As vetë se di. Ndoshta , sepse të tjerët më flasin ankthshëm. Ndoshta, sepse edhe vetë e kam menduar në një çast pa ma thënë të tjerët. Ndoshta sepse askujt nuk dua t’i rrëfej një dyshim që më helmon shpirtin. Vetëm mendimi për të të hequr qafe, sot, më vret dhe megjithatë qëllon ta marr parasysh. Biseda për pulat më çorodit.

Orjana-1

Ç’nuk do të jepja , bir, për të thyer heshtjen tënde, për t’u ndërfutur në burgun ku je i mbështjellë e ku të mbaj të mbështjellë, ç’nuk do të jepja për të të parë e për të dëgjuar përgjigjen tënde. Sigurisht, unë e ti jemi një çift i çuditshëm. Çdo gjë te ti varet nga unë dhe anasjelltas: nëse sëmuresh ti, sëmurem edhe unë, nëse vdes unë, vdes edhe ti. Por unë s’mund të komunikoj me ty dhe as ti me mua. Në atë që ndoshta është dija e pamasë, ti nuk njeh as fytyrën time, as moshën time, as gjuhën që flas. Ti shpërfill prejardhjen time, vendodhjen time, profesionin tim. Nëse do të më përfytyrosh, nuk ke as edhe një detaj për të zbuluar në jam e bardhë apo e zezë, e re apo e vjetër, e gjatë apo e shkurtër. Dhe unë pyes -vetveten nëse je apo jo njeri. Kurrë dy të huaj, të lidhur me të njëtin fat, nuk qenë më të huaj se ne. Kurrë dy të panjohur, të bashkuar në një trup, nuk qenë të panjohur e më të largët se ne.

Mos po tradhëtoj vendimin tim? M’u duk sikur ndjehesha e sigurt, sikur i pata kapërcyer lavdishëm të gjitha pasiguritë dhe hamëndjet. Përse kthehen tani, të kamufluara nga mijëra pretekste?

Orjana-2

Ndoshta për shkak të dhembjes që po rrotullon trutë? Për shkak të dhembjeve që më therin barkun.

Orjana-1

Duhet të mbahem e fortë bir. Duhet të kem besim tek vetja dhe te ti. Duhet të të mbaj deri në fund sepse, kur të rritesh, dua të jesh dikushi!

Orjana-2

Dikushi që nuk i ngjan as priftit që ulërinte në gjumë, as mikeshës sime dhe as doktor Munsonit, as policëve që i lidhnin gjyshes duart. I pari,  të quan pronë të zotit, e dyta pronë të nënës, të tretët pronë të shtetit. Ti nuk i përket as Zotit, as shtetit, as mua. Ti i përket vetvetes dhe pikë.

Orjana-1

Në fund të fundit, je ti që more nismën dhe unë gaboja kur besoja të të imponoja një zgjedhje. Duke të të mbajtur, nuk bëj veçse i përulem urdhrit që më dhe kur u ndez pikla jote jetësore. Unë nuk zgjodha gjë, unë u binda.

Orjana-2

Ndër ne të dy, viktima nuk je ti, bir, por unë. A nuk është kjo që kërkon të më komunikosh kur sulmon si vampir trupin tim?… A nuk është kjo që kërkon të më riprodhosh kur më dhuron të vjellat? Ndjehem keq.

Orjana-3

Ndër të tjera, yt atë s’është bërë më i gjallë.

Mos ndoshta ndjehet fajtor për dashurinë që kemi bërë në shtrat? Një ditë gjyshja shkoi të rrëfehej dhe prifti i dha këtë këshillë: “Mos shko në shtrat me burrin tënd, mos shko” Në fund të fundit, për disa njerëz, faji i vërtetë i një burri dhe i një gruaje qëndron në dashurinë që bëjnë në shtrat. Thonë se, për të mos pasur fëmijë, mjafton të bëheshin të dëlirë. Epo mirë:meqënëse është e vështirë të përcaktosh kush duhet të mbetet i dëlirë e kush jo, bëhemi të gjithë të dëlirë dhe kështu shndërrohemi në një planet pleqsh. Miliona e miliona pleq të paaftë të krijojnë breza, ndërsa raca njerëzore shuhet, si në tregimet fantastiko –shkencore të mjedisuara në planetin Mars, në sfond, qytete të mrekullueshme që thërmohen: qytete të banuara vetëm nga fantazma. Fantazmat e atyre që mund të kishin qënë, por që nuk qenë. Fantazmat e fëmijëve të palindur. Ose bëhemi të gjithë homoseksualë, në të gjitha rastet rezultati do të jetë i njëjtë: një planet me njerëz shterpë, në sfond, qytete të mrekullueshme që copëzohen, ku jetojnë fantazma të fëmijëve të paardhur kurrë në jetë….

Orjana-1

Do t’i pëlqesh mamasë. Do t’i pëlqesh, sepse ajo mendon  se një botë pa fëmijë do të mbaronte. Do t’i pëlqesh, sepse është e shëndoshë dhe e butë, me një prehër të madh e të butë kur të ulesh sipër, me dy krahë të shëndoshë e të butë për të të mbajtur dhe me një të qeshur që i ngjan një koncerti zilkash. Kurrë nuk e kam kuptuar sesi qesh ashtu: por mendoj se shkaku është, ngaqë ka qarë shumë. Vetëm kush ka derdhur shumë lotë, mund ta çmojë -jetën me bukuritë e saj dhe të qeshë me zemër. Të qash është e lehtë, të qeshësh është e vështirë. Shpejt do ta mësosh këtë të vërtetë. Gjithçka do të të bëjë të qash: drita, uria, gjumi.. Do të kalojnë javë, muaj, para se goja jote të hapet për një buzëqeshje, përpara se fyti yt të grafullojë një të qeshur. Por mos u ligështo. Dhe kur buzëqeshja do të mbërrijë, kur e qeshura do mbërrijë, duhet të ma dhurosh mua: për të më treguar se bëra mirë që nuk u tërhoqa nga biologjia teknologjike, se nuk të çova në barkun e një nëne tjetër më të mirë e më të durueshme se unë.

Orjana-2

Ja po filloj që këtu. Po filloj, duke të të lajmëruar se nuk do të jesh vetëm këtu poshtë dhe se, nëse do të çlirohesh nga të tjerët, nga shoqëria e tyre e përdhunët, nuk do t’ia dalësh mbanë. Këtu poshtë, një njeri nuk mund të përkujdeset për vetveten, siç bën ti. Nëse tenton, do çmendet. Në më të mirën e rasteve, dështon. Ndonjëherë dikush përpiqet. Dhe rend drejt pyllit ose detit, duke u betuar se nuk ka nevojë për të tjerë, se të tjerët nuk do ta gjejnë kurrë më. Por në të vërtetë e gjejnë. Ndoshta, është ai që kthehet. Dhe kështu, i mundur, hyn të bëjë pjesë në folezë, në ingranazh: për të kërkuar aty, kotësisht, dëshpërimisht lirinë e tij.

Nga anët tona, fjala liri është më e shfrytëzuara, pothuajse sa fjala dashuri, e cila, siç të kam thënë, është më e shfrytëzuara nga të tjerat. Do të takosh njerëz që bëhen copë për lirinë, duke pësuar tortura, ndoshta edhe duke pranuar vdekjen.

Orjana-1

Dhe unë shpresoj se do jesh njeri prej tyre!

Orjana-2

Por, në çastin kur do të bëhesh copë për lirinë, do të zbulosh mosekzistencën  e saj, ose se shumë-shumë ekzistonte për sa kohë ishe në kërkim të saj: si një ëndërr, si një mendim ilindur nga kujtimi i jetës tënde para lindjes, kur ishe i lirë, sepse ishe vetëm. Unë vazhdoj të përsëris se je një i burgosur atje brënda, vazhdoj të mendoj se ke pak hapësirë dhe se tani e tutje do të qëndrosh edhe në terr: por në atë errësirë, në atë pak hapësirë, ti je i lirë sa ç’nuk do të jesh kurrë në këtë botë të pamasë e të pamëshirshme. Askujt aty brënda nuk duhet t’i kërkosh leje apo ndihmë, sepse pranë nuk ke njeri dhe kështu nuk e kupton skllavërinë. Këtu jashtë, në të kundërtën, do të kesh një mijë padronë. Dhe padroni i parë do të jem unë që, pa dashur, ndoshta edhe pa ditur, do të imponoj gjëra të drejta për mua e jo për ty. Psh. Ato këpuckat e vogla. Për mua janë të bukura, po për ty? Do të ulërasësh kur të t’i vesh. E megjithatë, unë do të t’i vesh, ndoshta duke mëtuar se ke ftohtë dhe pak e nga pak do të mësohesh. Do të përulesh, i nënshtruar, deri në dhembje nëse nuk do t’i kesh. Dhe ky do të jetë fillimi i një zinxhiri të gjatë skllavërie, ku hallka e parë do të jem gjithmonë unë, mëqenëse ti nuk mund të bësh dot pa mua.  Unë që do të të mëkoj, që do të të mbuloj, do të të laj, që do të të mbaj në krah.

Orjana-1

Më pas do të fillosh të ecësh vetë, të ushqehesh vetë, të zgjedhësh vetë ku do të shkosh dhe kur të lahesh.

Orjana-2

Por atëherë skllavëri të tjera do të mbërrijnë. Këshillat e mia. Mësimet e mia. Udhëzimet e mia. Vetë frika jote për të më shkaktuar dhembje duke vepruar ndryshe nga ç’të kam mësuar. Do kalojë shumë kohë para syve të tu, para se unë të të lë të fluturosh si zogjtë që prindrit flakin nga foletë, ditën kur mësojnë të fluturojnë.

Orjana-1

Së fundmi,  ajo kohë do mbërrijë  dhe unë do të të lë të nisesh, do të të lë të kapërcesh rrugën i vetëm, me dritën e gjelbër dhe me të kuqen. Do të të shtyj drejt saj.

Orjana-2

Por kjo  s’do ta shtoj lirinë tende, sepse ti do qëndrosh i lidhur me skllavërinë e ndjenjave, me skllavërinë e keqardhjes. Disa e quajnë skllavëria e familjes. Unë nuk i besoj familjes. Familja është një mashtrim, i ndërtuar ng ai që organizoi këtë botë për të pasur në hyqëm njerëzinë, për të shfrytëzuar më mirë nënshtrimin ndaj rregullave. Kur je fillikat ngre krye më lehtësisht, kur jeton me të tjerë nënshtrohesh më lehtë. Familja nuk është veçse zëdhënësja e një sistemi që nuk lejon mospërfilljen, dhe shenjtëria e saj nuk ekziston. Ka vetëm grupe burrash, grash e fëmijësh të detyruar të mbartin të njëtin emër dhe të strehohen nën të njëjtën çati: shpesh, duke urryer e mërihur njëri-tjetrin. Por keqardhja dhe lidhjet gjithashtu, janë të rrënjësora te ne si pemët që nuk u jepen as uraganëve, lidhje të pashmangshme siç janë uria dhe etja. Nuk mudn të çlirohesh prej tyre, edhe pse vë tërë forcën e vullnetit dhe logjikës tënde. Ndoshta mendon se i ke harruar dhe një ditë të bukur ngrenë krye, pandreqshmërisht, të pamëshirshme, duke shtrënguar litarin në qafë më të fortë se çdo gjarpër boa. Dhe të mbysin.

Bashkë më këto skllavëri, do të njohësh të tjera, të diktuara nga të tjerë, domethënë nga ata mijëra banorë të folesë. Do të njohësh zakonet e tyre, ligjet e tyre. Nuk e ke idenë sa mbytëse janë zakonet e  tyre për t’u imituar e ligjet e tyre për t’u respektuar. Mos e bëj këtë, mos e bëj atë, bëj këtë e bëj atë.. Dhe nëse kjo është e pranueshme, kur jeton me njerëz që kanë një ide për lirinë, bëhet e skëterrshme kur jeton mes njerëzve mujsharë që madje të privojnë nga luksi për të ëndërruar lirinë: për ta realizuar në fantazinë tënde. Ligjet e mujsharëve sjellin vetëm një përfitim: atyre mund t’u kundërvihesh duke luftuar, duke vdekur. Ndërsa ligjet e njerëzve të mirë nuk të sjellin rrugëzgjidhje, sepse bindesh se pranimi i tyre është diçka e fisme. Në çfarëdo sistemi të jetosh, nuk mund të ngresh krye ndaj ligjit ku më i forti, më mujshari më pak bujari del fitimtar. Madje, edhe më pak, të kundërshtosh ligjin, sipas të cilit për të ngrënë duhen para, për të fjetur duhen para, për të pasur para duhet të punosh. Dhe të rrëfejnë plot histori për nevojën e punës, gëzimin e punës, për dinjitetin e punës. Mos u zë besë kurrë. Është një tjetër gënjeshtër e sajuar nga organizuesi i kësaj bote mbi bashkëjetesën. Puna është një përfrikësim që mbetet i tillë edhe kur të pëlqen. Gjithnjë punon për të tjerët e kurrë për vete.

Orjana-1

Kam shkruar për ty tri fibula. Ose më mirë, nuk i kam shkruar, sepse shtrirë nuk mundem: i kam menduar. Po të rrëfej  njërën. Na ishte një herë një vogëlushe e dashuruar pas një manjole. Lulja manjolë qëndronte në mes të një kopështi dhe vogëlushja kalonte ditë të tëra duke e kundruar. E kundronte nga lart, sepse banonte në katin e fundit të një shtëpie që binte mbi kopsht, dhe e kundronte nga një dritare, e vetmja e hapur në atë krah. Vogëlushja ishte shumë e vogël dhe për të parë manjolën duhej të kacavirrej mbi një karrige ku nëna e kapte në befasi dhe i bërtiste “ O zot , po bie, po bie”. Manjola ishte e madhe, me degë, gjethe e lule të mëdha që hapeshin si shami të pastra dhe askush nuk i mblidhte, sepse ishin shumë lart. Kështu, kishin kohë të vjetëroheshin, të lëverdheshin dhe të binin pëllumthi përtokë. Vogëlushja ëndërronte që dikush të këpuste një lule sa ishte e bardhë dhe, në këtë pritje, qëndronte pranë dritares: krahët mbështetur mbi parvaz dhe mjerkën mbi krahë. Përballë dhe përreth nuk kishte shtëpi, ishte vetëm një mur që ngrihej thikë me anën e kopshtit dhe mbaronte te një ballkon ku ishin nderë rroba për t’u tharë. Kuptohej kur rrobat ishin tharë, sepse rrihnin erën si me shuplakë dhe atëherë dilte një grua për t’i mbledhur në një kosh, pastaj i merrte me vete. Një ditë, gruaja doli dhe në vend të mblidhte rrobat, nisi të kundronte manjolën: sikur po studionte mënyrën për të kapur një lule. Ndenji ashtu për një kohë, duke u menduar, ndërsa rrobat valviteshin në erë. Më pas erdhi një burrë dhe e përqafoi. Edhe ajo e përqafoi, dhe shpejt ranë mbi tokë duke fërgëlluar gjatë derisa u prehën në gjumë. Vogëlushja rrinte e habitur, nuk e kuptonte përse ata të dy flinin në ballkon dhe nuk merreshin me manolën, nuk përpiqeshin të kapnin një lule, dhe ajo e durueshme  priste të zgjoheshin.

Orjana-2

Kur paparitmas ia behu një burrë tjetër: shumë i zemëruar. Nuk hapi gojë, por dukej qartë se ishte shumë i zemëruar, sepse u hodh menjëherë sipër të dyve. Më parë mbi burrin, i cili kërceu dhe ia mbathi, më pas mbi gruan që nisi të vrapojë midis rreshtave të rrobave. E ngriti përpjetë si pupël dhe e hodhi poshtë: mbi pemën e manjolës. Iu desh kohë të mbërrinte te manjola. Po kur mbërriti, ra zhurmshëm mbi degët sesa lulet e verdha që binin përtokë. Një degë u thye. Dhe në çastin kur dega u thye, gruaja u kap pas një luleje. Dhe e mori. Dhe mbeti aty pa lëvizur me lulen në dorë. Atëherë vogëlushja i bëri zë mamasë së saj. I tha:” Mama, hodhën një grua mbi manjolën dhe ajo e kapi një lule” Nëna iu afrua dritares, ulëriti se gruaja kishte vdekur dhe, që nga ajo ditë, vogëlushja besoi bindshëm se, për të mbledhur një lule, duhet të vdesë një grua.

Dhe ajo fëmijë jam unë.

Dhëntë Zoti që ti mos ta kuptosh siç e kuptova unë se më i forti, më mujshari, më pak bujari është ai që fiton. Zoti e dhëntë që ti të mos e marrësh vesh shpejt siç e mora unë, sidomos duke u bindur se gruaja është e para që paguan haraçin e një realiteti të tillë. Uroj ta humbasësh atë virgjëri me emrin fëmijëri, iluzion. Duhet të të përgatis që tani të mbrohesh, të jesh më i shkathët, më i fortë që ta heshësh atë nga ballkoni. Sidomos nëse do jesh femër. Dhe është ligj: ose mua ose ty. Ose shpëtoj unë ose shpëton ti. Do të gjesh belanë po ta harrosh: tek ne secili i bën keq dikujt tjetër, bir. Nëse nuk e bën këtë, vdes. Vdes më i dobti, që nuk është nevojshmërisht më i miri. Nuk kam mëtuar kurrë se gratë janë më të mira se burrat, se per shpirtbujarinë  e tyre nuk meritojnë të vdesin. Të jesh I mirë apo i lig, kjo nuk ka rëndësi: këtu jeta nuk varet nga kjo. Varet nga një marrëdhënie forcash e bazuar mbi dhunën. Mbijetesa është dhunë. Do të mbathësh këpucë lukure, sepse dikush theri një lopë dhe e rropi për t’i marrë lëkurën. Do të ngrohesh me një peliçe, sepse dikush vrau një kafshë, qindra kafshë, për t’u marrë gëzofin. Do të hash mëlçinë e pulës, sepse dikush theri një pulë që s’i bënte keq askujt. Por edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe ajo i bënte keq dikujt: hante krimbat që vrimosnin paqësisht gjethet e sallatës. Gjithmonë, dikush për mbijetesë ha ose rrjep një tjetër: nga njerëzit deri te peshqit. Edhe peshqit hanë njëri-tjetrin: më të mëdhenjtë gëlltisnin më të vegjlit. E njëjta gjë me zogjtë, me insektet me çdo gjallesë. Me sa di unë, vetë pemët dhe bimët nuk e hanë njëra-tjetrën, ushqehen me ujë, diell e kaq. Por, ndonjëherë, edhe ato i vjedhin njëra-tjetrës diellin dhe ujin, duke ia zënë frymën e duke u shfarosur. A është rasti që ti të njohësh tmerre të tilla, ti që jeton, ushqehesh dhe ngrohesh pa hequr qafe njeri?

Orjana-1

Nuk e di nëse kjo tjetra është përrallë, por gjithsesi po ta rrëfej. Na ishte një herë një vogëlushe që besonte tek e nesërmja. Në të vërtetë, të gjithë i mësonin që të besonte tek e nesërmja: duke e siguruar se e nesërmja është më e mirë.  Ia bënte të sigurt prifti kur gjëmonte me premtimet e tij në kishë dhe shpallte Mbretërinë e Qiejve. Ia siguronte shkolla kur i tregonte se njerëzimi ecën përpara dhe se një kohë  njerëzit jetonin në guva, më pas në shtëpi pa termosifonë dhe më pas në shtëpi me termosifonë.

Orjana-3

Ia siguronte babai ku i sillte shembull historinë dhe mbështeste idenë se tiranët shpejt përfundojnë të humbur. Nga prifti, vogëlushja e kish hequr shpejt besimin.

Orjana-2

E nesërmja për priftin ishte vdekja dhe vogëlushes nuk i interesonte të jetonte pas vdekjes, në një hotel luksoz të quajtur Mbretëria e Qiejve. Nga shkolla e kish hequr pak më pas besimin, gjatë një dimri kur duart dhe këmbët iu mbuluan nga morthi dhe plagët. Po, ishte gjë e madhe që njerëzimi pat kaluar nga guvat e ngrohta me termosifona, por ajo nuk e kishte termosifonin.

Orjana-3

Babai kishte vazhduar t’i besonte  symbyllurazi. Babai i saj ishte njeri I guximshëm dhe kryeneç. Që prej njëzet vitesh luftonte  me disa mujsharë të veshur me të zeza dhe sa herë këta të fundit i çanin kokën, u përgjigjegj me guxim e kryeneçësi.” E nesërmja do të vijë”. Në ato vite qe lufta. Mujsharët e veshur me të zeza hiqeshin sikur do ta fitonin luftën. Po ai tundte kokën dhe, me guxim e kryeneçësi, pohonte:”E nesërmja do të vijë”

Orjana-2

Duke larë brekët e pista të tjerëve, u binda se e nesërmja jonë nuk kishte mbërritur dhe ndoshta nuk do të mbërrinte kurrë. Do të vazhdonin të na mashtronin me premtime: në një rruzare zhgënjimesh të lehtësuara nga ngushëllime të rreme, dhurata të mjerueshme, komoditete të mëshirshme për të na mbajtur butë. A do të mbërrijë ndonjëherë për ty e nesërmja ime? Për këtë kam dyshime. Prej shekujsh prej mijëvjeçarësh njerëzimi sjell në jetë fëmijë duke besuar se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e mirë se ajo e prindërve. Dhe më e mira qëndron në blerjen e një termosifoni mjeran. Sigurisht , termosifoni është gjë e madhe kur ke ftohtë: por, pa dyshim, nuk të jep lumturinë dhe nuk mbron aspak dinjitetin tënd. Me termosifonin vazhdon të pësosh prepotenca, keqardhje, përfrikësime dhe e nësërmja mbetet një gënjeshtër.

Orjana-1

Por, a ishte e drejtë kjo bir? A është e drejtë që t’i të lindësh për të vdekur nën shpërthimin e një bombe ose të pushkës së rreshterit leshator, të cilit i ke vjedhur, për shkak të urisë, një racion gjellë? Sa më shumë rritesh, aq më tepër kam frikë. Pothuajse më është venitur entuziazmi iparë, siguria e lavdishme e hapjes së të vërtetës tek e vërteta. Dhe në dyshime konsumohem gjithnjë e më shumë. Ky dyshim mashtrues që fryhet dhe shfryhet si mori dallgësh, herë duke mbuluar me dallgë bregun e qenësinë tënde, herë duke u tërhequr për të lënë gërmadha. Besomë nuk dua të të heq shpresën, të të çyt të bindesh: dua vetëm të ndaj me ty përgjegjësinë time dhe Ti t’i sqarosh vetvetes përgjegjësinë tënde. Ke ende kohë për t’u menduar , bir, madje dhe për t’u rimenduar. Përsa më përket mua, me baticë apo zbaticë, jam gati.

Orjana-2

Po ti? Je i gatshëm të shohësh se si shkapetet një grua te një pemë manjolë, të shohësh se si bien çokollatat mbi atë që nuk është nevojtar. Tani të pyes, nëse je gati të pranosh rrrezikun e larjes së brekëve të të tjerëve dhe të zbulosh se e nesërmja është një e djeshme. Ti që rri aty ku çdo e djeshme është e nesërme dhe çdo e nesërme është një fitore. Ti që nuk njeh ende më të keqen e të vërtetave: bota ndryshon dhe mbetet si më parë.

Orjana-1

Dhjetë javë. Po rritesh me një shpejtësi marramendëse.

Spazmat, të prerat në fund të barkut janë zhdukur.

Më dëgjon? Që kur ke mbylluar sytë, më duket se je i vëmëndshëm ndaj asaj që të tregoj, se ti përkundesh në një lloj pavetëdije. Zgjohu, jepi. Nuk do? Atëherë eja këtu pranë meje. Mbështete kokëzën tënde mbi këtë jastëk, ja kështu. Të flemë të dy, të përqafuar. Unë dhe ti, unë dhe ti…në shtratin tonë askush dhe asnjëherë nuk do të hyjë.

Orjana-3

Ai nuk lëvizi. Uli kokën dhe pëshpëriti: “ Sa e ashpër je, sa e ligë mund të jesh”. Më pas humbi në një ligjëratë të pafundme përqëndruar në faktin se : unë gaboja, se ti ishe i imi dhe i tij, se kishte menduar thellë, se kishte vuajtur, se prej dy muajsh po bëhej copë për ty, se më së fundi kish kuptuar sa e fisme dhe e drejtë qe zgjidhja ime, se një krijesë nuk duhet kurrë të hidhet, sepse një krijesë është një krijesë dhe jo send. Dhe të tjera banalitete të tilla. Në të vërtetë, e ndërpreva dhe bërtita: ”Sidoqoftë, nuk e ke ti brënda në trup, nuk ke për ta mbajtur ti brenda për nëntë muaj”. Dhe ai duke çapëlyer gojën dhe i habitur: “ Besoja se ti e dëshiroje, se e bëje këtë më kënaqësi.”

Atëherë ndodhi diçka e pakuptimtë: zura të qaj. Nuk kisha derdhur kurrë lot, ti e di, dhe nuk desha të qaj: sepse më poshtëronte, më shëmtonte. Por sa më shumë i largoja lotët, aq më shumë rridhnin, sikur diçka qe thyer. Provova edhe të ndizja një cigare. Lotët lagën cigaren. Dhe kështu babai yt la karrigen, erdhi drejt meje, më përkëdheli kokën. Me ndruajtje. Pastaj mërmëriti ” Po të bëj një kafe” dhe shkoi në guzhinë për të bërë kafenë. Kur u kthye e kisha marrë kontrollin e vetvetes. Ai jo. E mbante filxhanin si të qe një xhevahir, po e tepronte me përkujdesjen. Piva kafenë. Po prisja që ai të largohej. Nuk u largua. Më pyeti se ç’dëshiroja të haja. M’u kujtua që mikja ime s’kish ardhur dhe e kuptova se e kish dërguar ajo. Dhe inati më kaloi tek ajo, tek të gjithë ata që besojnë të më ndihmojnë me ligjet e folesë, koncepti i tyre jo logjik mbi të drejtën dhe të padrejtën. Mari, Jezus, Xhuzepe. E vetmja gjë e pranueshme në legjendë është pikërisht ai raport dysh.

Do desha t’I thosha : “Largohu që këtej, të lutem. Nuk kemi nevojë as për ty, as për Xhuzepen, as per…. Nuk na duhet një baba, nuk na duhet një bashkëshort, je i tepërt” por nuk mundja. Ndoshta me frenonte ndruajtja e atij që s’di të përzërë atë që ulet në tryezën tënde pa kërkuar leje. Ndoshta më frenonte një lloj mëshire që pak e nga pak po kthehej në mirëkuptim, në keqardhje. Duke lënë mënjanë dobësitë e tij, paburrërinë e tij, kushedi sa ishte tortuaruar edhe ai. Kushedi sa i kish kushtuar heshtja, diktimi i ardhjes me nje tufë lulesh të shëmtuara. Njeriu nuk lind si rezultat i partogjenezës, cirkla e dritës që kish shpuar vezën ishte e tij, gjysma e bërthamës që i kish dhënë edhe trupit tënd ishte e tij. Dhe fakti që unë harroja, ishte çmimi që paguanin për të vetmin ligj, që askush nuk e pranonte : se një burrë dhe një grua takohen, pëlqehen, dëshirohen, ndoshta duhen, dhe pas pak kohe nuk duhen më, nuk dëshirohen më, nuk pëlqehen më, ndoshta do ishin parapëlqyer të mos ishin takuar kurrë. E gjeta atë që kërkoja, bir: midis një burri e një gruaje ajo quhet dashuri, është një stinë. Dhe nëse në çeljen e saj kjo stinë është e gjelbër, në vyshkjen e saj është vetëm një pirg gjethesh të kalbura.

E lejova të përgatiste darkën. E lejova të hapte atë shishen shampanjë të pakuptimtë.( ku e mbante fshehur kur hyri) E lejova të bënte banjë.(Ndërsa lahej, fishkëllente sikur gjithçka ishte rregulluar). Madje e lejova të flinte këtu, në shtratin tonë. Por sot në mëngjes, sapo iku, ndjeva një lloj turpi. Dhe tani më ngjan se nuk e kam kryer një detyrë, se të kam tradhëtuar.

Orjana-2

Të shpresojmë se nuk do të kthehet më kurrë.

Orjana-1

Të ecësh në rrugë pas shumë ditësh regjim shtrati! Të ndjesh erën mbi fytyrë, diellin në sy, të shohësh njerëzin që ecën, të jesh i pranishëm në vorbullën jetësore! Sikur studioja e mjekimit të mos ishte larg, do lëvizja në këmbë duke kënduar. Me keqardhje i bëra me dorë taksisë. Shoferi ishte një shëmtarak. Tymoste një puro të trashë që më ndillte krupë, i jepte makinës, duke më bombarduar me frenime të papritura dhe të panevojshme. Pas disa metrash ndjeva një dhembje dhe hareja u mbyt me nervozizmin e zakonshëm. Tek studioja e mjekut kishte shumë gra me barkun deri tek goja. Kur sekretarja e tij m’u lut ta prisja, menjëherë u merakosa. Nuk më pëlqente të vihesha në radhë me gratë me bark të fryrë: s’kisha asgjë të përbashkët me to. As edhe barkun. Barku im i thatë, gjë që shihej me sy. Më në fund më erdhi radha, u zhvesha, u shtriva në shtrat. Të mundoi me gisht, duke kërkuar, duke rrëmuar, më pas hoqi dorashkën prej gome dhe me zë të akullt më pyeti:” Ju vërtetë e dëshironi këtë fëmijë?” Nuk u besoja veshëve. “Sigurisht. Përse?” iu përgjigja. “Sepse shumë gra thonë se e dëshirojnë e më pas, me nënvetëdije, nuk e dëshirojnë aspak. Ndoshta edhe pa e realizuar bëjnë gjithçka që krijesa të mos lindë” U fyeva. Nuk isha atje për të pësuar proçese ndaj besimit tim të mirë dhe as për të folur për psikanalizë, i thashë se isha atje për të njohur gjëndjen tënde. Ndryshoi tonin e zërit dhe u shpjegua me mirësjellje. Ishin disa gjëra që nuk kuptonte në këtë shtatzani. Mendonte se veza kishte zënë vend mirë. Mendonte se rritja e fetusit po ndodhte rregullisht. E megjithatë, diçka nuk shkonte mirë. P.sh. mitra ishte shumë e ndjeshme dhe kontrollohej me lehtësi të tepruar.: kjo ushqente dyshimin se gjaku nuk derdhej në plaçentë në mënyrë të përkryer. A kisha ndenjur pa lëvizur siç më kish këshilluar mjeku? Iu përgjigja se po. A kisha shmangur pirjen e alkoolit, a kisha tymosur më pak siç më kish këshilluar? Iu përgjigja se po. Nuk kisha bërë sforcime, mundime të tepërta? Iu përgjigja se po. A kisha pasur marrëdhënie seksuale? Përsëri iu përgjigja jo dhe ishte e vërtetë, ti e di: nuk e lejova një natë më parë të më afrohej, edhe pse ai përsëriste që kjo ishte një mizori. Atëherë u shfaq i mëdyshtë: “ A keni shqetësime” Iu përgjigja se po. “ A keni pasur ndonjë traumë psikologjike, ndonjë hidhërim” Iu përgjigja se po. Më nguli vështrimin pa më pyetur se ç’lloj traume, se ç’lloj hidhërimi, më pas më bëri të njohur tezën e tij. Ndonjëherë shqetësimet, angushtitë, gjendja e shokut janë më të rrezikshme se stërmundimet fizike, sepse shkjaktojnë spazma, kontraktime të mitrës dhe kërcënojnë seriozisht jetën e embrionit ose të fetusit. Nuk duhej të harroja se mitra lidhet me hipofizën, se çdo ngacmim mbarte menjëherë tek organet gjenitale. Një suprizë e dhunshme, një dhimbje, një gjaknxehtësi mund të provokojë shkëputjen e pjesshme të vëzës. Këtë mund ta bëjë edhe një nervozizëm I vazhdueshëm, një gjëndje ankthi e përhershme, dhe larg prej tij, qëllimi për të kapërcyer në fantashkencë ose në fantapsikologji, mund të flitej për një mendim ndjellvrasës. Kuptohet në nivelin e nënvetëdijes, dhe për këtë duhej absolutisht t’I imponoja vetes qetësi. Duhej të shmangia rreptësisht çdo emocion, çdo mendim të zi. Qartësi, qetësi, ishin parullat. Doktor, i thashë, është e njëjta gjë sikur të më kërkonit të ndërroja ngjyrën e syve: si të isha e qetë kur nuk e kam në natyrë? Më vështroi përsëri ngultaz me ftohtësi:” Kjo është punë për ju. Përpiquni vetë. Shëndoshuni” Pastaj më këshilloi spasmolitikë dhe barna të tjera. Nëse do vija re qoftë edhe një pikë gjaku, duhej të rendja tek ai.

U frikësova. Dhe madje u nevrikosa dhe me ty.

Orjana-2

Ç’mendon ti se jam unë: një kontenier, një qyp ku futet për t’u ruajtur një objekt? O zot, jam grua, jam njeri. Nuk mund të zhvidhos trurin dhe ta ndaloj të mendojë. Nuk mund të asgjesoj ndjenjat ose t’i pengoj të shfaqen. Nuk mund të shpërfill zemërimin , gëzimin, dhimbjen. Kam edhe unë reagimet e mia, mahnitjet e mia, ligështimet e mia. Edhe nëse do mundja, nuk do dëshiroja të shpërbëhesha për t’u katandisur në gjëndjen e një vegjetali, ose të një makine fiziologjike që lind dhe kaq! Sa shumë kërkues je, o bir. Së pari mëton të kontrollosh trupin tim dhe ta privosh nga e drejta e tij me elementare: lëvizja. Pastaj, mëton të kontrollosh deri mëndjen dhe zemrën time: duke i atrofizuar, asnjëanësuar, duke u vjedhur atyre aftësinë e të ndjerit, të menduarit, të të jetuarit. Arrin të akuzosh edhe pavetëdijen tënde. Kjo është e tepërt, e papranueshme. Bir, nëse duam të rrimë bashkë, duhet të bëjmë një pakt. Ja. Po të bëj një lëshim: po shëndoshem, kështu të dhuroj trupin tim. Por jo mëndjen time, reagimet e mia. Ato do t’i mbaj. Dhe me to mëtoj një bakshish: kënaqësitë e mia të vogla. Në të vërtetë, tani pi një gotë uiski dhe tymos një paketë cigare, njëra pas tjetrës, dhe rimarr të punoj, të ekzistoj si qënie dhe jo si qyp, dhe lotoj, lotoj, lotoj: pa të pyetur nëse të shkaktoj dhimbje. Sepse më ke ardhur në majë të hundës!

Orjana-1

Falmë! Me siguri kam qënë e dehur, e marrosur. Shiko sa bishta cigaresh, shiko këto shami! Është ende e lagur. Ç’krizë zemërimi e marrë, ç’skenë e neveritshme! Sa egoiste jam! Si je, bir? Shpresoj të jesh më mirë se unë. Unë jam e dërrmuar. Jam aq e lodhur sa do të doja të rezistoja edhe gjashtë muaj të tjerë, koha për të të nxjerrë ty në dritë, e më pas të vdesë. Ti do të merrje vendin tim në botë dhe unë do të pushoja. Nuk më duket shpejt: më ngjan se tashmë, ç’kisha për të parë e pashë, ç’kisha për të kuptuar e kuptova. E megjithatë, sapo të kesh dalë nga trupi im, nuk do ta ndjesh më nevojën time. Çdo grua e aftë të të dojë do të jetë një nënë shumë e mirë për ty: zëri i gjakut nuk ekziston, kjo është vetëm një shprehje. Nëna nuk është ajo që të mban në bark, por ajo që të rrit. Ose ai që të rrit.

Orjana-3

Mund të të çoj të babai yt. Pak më parë ardhi dhe më dhuroi një trëndafil blu. Më tha se bluja është ngjyra e mashkullit. Tani mendon edhe për ngjyrën. Natyrisht , dëshiron që të jesh djalë: lindja e djalit për të përbën një meritë më të madhe, një shenjë epërsie. I gjori. Nuk është faji i tij, sepse edhe atij i kanë treguar se Zoti është një plak me mjekër të bardhë, se Maria ishte një inkubator, se pa Xhuzepen nuk do kish mundur të gjente as stallë, se  ai që ndezi zjarrin qe një burrë me emrin Promete. Nuk e përçmoj për këtë. Megjithatë them se nuk kam, nuk kemi nevojë për të. As edhe për një trëndafil blu. E urdhërova të largohej, të na linte të qetë. U largua duke iu marrë këmbët sikur të kishte ngrënë dru, u largua pa dhënë përgjigje. Pas pak edhe ne do të ikim: të punojmë. Komendatori më kujtoi mirëkuptimin e tij, por shtoi se duhej të respektoja detyrimet : një grua shtazënë mund të lërë angazhimin vetëm në muajin  e gjashtë. Më rikujtoi edhe udhëtimin: duke kërcënuar me mirësjellje besëthyese se mund t’ia kalonte detyrën një mashkulli.

Orjana-3

Meqënëse një mashkulli nuk i ndodhin disa incidente.

Orjana-2

Me vështirësi e ndala tundimin për ta sulmuar dhe fillova t’i bëj bisht. Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë të ashpra, duhet të fitoj kokën e humbur. Po të them: idea për të rimarrë veprimtaritë e mia më shkund nga kjo topitje, nga ky durim që më bën të ëndërroj vdekjen. Gjysma e së keqes, se ka hyrë dimri: nën pallto, barku i fryrë nuk do vihet re. Dhe, tani e tutje, do të rritet goxha. P.sh sot në mëngjes është më i fryrë. Fustani më rri ngushtë. Katërmbëdhjetë javësh, a e din sa je i gjatë ? Të paktën 10cm.

Orjana-1

Madje edhe placenta , tashmë është e vogël për të mbështjellë thesin amniotik, po tërhiqet mënjanë.

Orjana-2

Dhe ti po më pushton pa mëshirë!

Orjana-1

Nuk i trembem gjakut. Dhe të qënit grua është një shkollë gjaku: çdo muaj i ofrojmë vetes shfaqjen e tij të urryer. Por kur pashë njollën e vogël mbi jastëk, sytë m’u errësuan dhe këmbët mu prenë. Më pushtoi paniku, dëshpërimi dhe mallkova veten. Akuzova vetveten për çdo faj ndaj teje se nuk mundje të mbroheshe, se nuk mundje të ngrije krye, aq i vogël, i pambrojtur dhe në mëshirë të çdo teke timen, të çdo përgjegjëse timen. Njolla nuk ishte aq e kuqe . Ishte rozë, rozë e zbehtë. Dhe megjithatë ishte e mjaftueshme të më sillte mesazhin, të më lajmëronte fundin tënd. Mbërtheva jastëkun dhe vrapova tek mjeku. Mjeku u tregua papritshmërisht i sjellshëm. Më priti edhe pse qe darkë, më tha të qetësohesha: nuk po vdisje, nuk ishe shkëputur, kisha vuajtur dhe kaq, bëhej fjalë për një kërcënim dhe kaq, pushimi absolut do të rregullonte çdo gjë. Vetëm nëse do ishte absolut. Vetëm nëse nuk do zbrisja nga shtrati as edhe për të shkuar në banjo. Dhe për këtë do bëja mirë të shtrohesha në spital.

Jemi në spital.

Orjana-2

Përse duhet të të duroj një agoni të tillë? Në emër të çfarë gjëje? Në emër të një krimi të kryer, pasi përqafova një mashkull? Në emër të një qelize të ndarë në dy qeliza e më pas në katër e më pas në tetë, pafundësisht, pa dëshirën time, pa urdhërin tim? Apo në emër të jetës? E po mirë të jetës. E ç’është kjo jetë ku ti, akoma i paformuar, vlen më shumë se unë e formuar? Ç’është ky respekt ndaj teje, ndërsa ti më heq respektin mua? Ç’është kjo e drejtë e jotja për të ekzistuar, kur mban parasysh të drejtën time për ekzistencë? Ty të mungon humanizmi….humanizmi! Po a je ti qënie njerëzore? Po a mjaftojnë vërtetë një sumbull veze dhe një cirkël sperme pesë mikronëshe për të krijuar një qënie njerëzore? Krijesë njerëzore jam unë që mendoj dhe flas dhe qesh dhe qaj dhe veproj në një botë që lëviz për të ndërtuar gjëra dhe idera. Ti s’je gjë tjetër veçse një kukullth mishtor që nuk mendon, nuk flet, nuk qesh, nuk qan dhe vepron vetëm për të ndërtuar vetveten. Ajo që shoh tek ti, nuk je ti: jam unë! Të kam dhënë një vetëdije, kam folur me ty, por ndërgjegjja jote qe e imja dhe bashkëbisedimi ynë qe një monolog: monologu im! Mjaft me këtë komedi, me këtë përçatje. Nuk jemi njerëzorë për hir të së drejtës natyrore, përpra se të lindim. Njerëzorë bëhemi më pas, pasi kemi lindur, sepse rrimë me të tjerë, sepse të tjerë na ndihmojnë, sepse një nënë , apo grua, apo një burrë, apo nuk ka rëndësi se kush na mëson të hamë, të hedhim hapat, të flasim, të mendojmë, të sillemi si njerëz. Gjëja e vetme që na bashkon  është litarthi kërthizor. Dhe nuk jemi një çift. Jemi një I persekutues dhe një i persekutuar. Ti në rolin e persekutuesit dhe unë në atë të të persekutuarit…U fute tek unë si hajdut dhe më vodhe barkun, gjakun , frymën. Tani do të më grabisësh tërë qetësinë time. Nuk do ta lejoj. Dhe meqënëse arrita të t’i thosha këto të vërteta të shenjta , e di si e përmbyll? Nuk shoh arsyen për të pasur fëmijë.

Do ta lë spitalin dhe do nisem për udhë. Pastaj, të bëhet ç’të bëhet. Në qoftë se do mundësh të lindësh, do të lindësh. Nëse nuk do mundësh të lindësh, do të vdesësh. Një gjë ta kesh të qartë; unë nuk të vras: thjesht nuk pranoj të të ndihmoj që ti të ushtrosh deri në fund tiraninë tënde!

Orjana-3

Më quajti vrasëse. I mbërthyer në veshjen e tij të bardhë, jo më mjek por gjykatës, bubulloi se nuk respektoja detyrat e mia themelore si nënë, grua dhe qytetare. Bërtiti se largimi nga spitali përbënte një punë të ligë, se çuarja nga shtrati ishte krim, por ndërmarrja e një udhëtimi ishte vrasje me paramendim dhe ligji duhet të më dënonte ashtu siç dënon çdo kriminel tjetër.

Dhe pothuajse në atë çast, ti lëvize. Bëre atë që kisha pritur , lakmuar prej muajsh. U zgjate, ndoshta u shtriqe, dhe më dhe një goditje të lehtë. Një shkelm të lehtë. Shkelmi yt i parë..Si ai që i dhashë nënës, duke i thënë që të mos më hidhte tutje. Këmbët m’u bënë mermer. Dhe për pak çaste mbeta me frymën pezull dhe tëmthat që më rrihnin. Ndjeva edhe djegësirë në fyt, ndjeva një lot të më verbonte. Pastaj loti u rrokullis poshtë, ra mbi çarçaf dhe bëri: paf! E megjithatë u çova nga shtrati dhe përgatita valixhen. Neser nisemi, thashë. Me aeroplan!

Orjana-1

E kupton sa kam ndryshuar? Që kur kam rimarrë jetën e përhershme, më duket se jam një tjetër: një pulëbardhë që fluturon. Vërtetë ka pasur një çast që dëshiroja vdekjen tënde? E çmendur. Jeta , drita janë kaq të bukura. Pemët, toka dhe deti po ashtu. Këtu ka shumë det: a të mbërrin era e mirë, shungullimi? Është bukur të punosh edhe kur brenda teje lëvrin një lumturi. Gaboja kur ngulja këmbë se në çdo rast puna të lodh dhe të poshtëron. Duhet të më falësh: inati, ankthi më bënin të shihja gjithçka të errët. Dhe meqë ra fjala për errësirën: tek unë rilindi padurimi për të nxjerrë jashtë. Dhe bashkë me të, frika, me të cilën të ligështova nëpërmjet fjalëve për lirinë mosekzistuese dhe për vetminë si kusht i vetëm i  mundshëm. Harroji disa marrëzira: qëndrimi krah për krah na shërben. Jeta është një komunitet për të na ndihmuar, ngushëlluar. Edhe lulet pranë njëra-tjetrës lulëzojnë më mirë, dhe zogjtë shtegtojnë në trumbe, peshqit notojnë tufa-tufa. Ç’do të bëjmë vetëm? Do të ndjeheshim si astronautë në Hënë, të mbytur nga frika dhe nxitimthi për t’u kthyer mbrapsht. Bëj shpejt , kalo shpejt muajt që të mbesin, mos ki frikë të shohësh diellin. Aty për aty do të të verbojë me shkëlqimin e tij, do të të frikësojë, por shpejt do të shndërrohet në një hare, pa të cilën s’mund të jetosh. Pendohem që të kam dhënë gjthmonë shembuj të shëmtuar, që s’të kam treguar kurrë shkëlqimin e një agimi, ëmbëlsinë e një puthjeje, erën e mirë të ushqimit. Pendohem që s’të bëra kurrë për të qeshur. Nëse do gjykoja nga përrallat që rrëfeva, do të ishe i autorizuar të pohoje se jam një Elektra e veshur gjithmonë me të zeza. Tani e tutje duhet të më përfytyrosh si Piter Pan, gjithnjë I veshur me të verdhë, të gjelbër, të kuqe dhe gjithnjnë me qëllimin për të nderë shirita lulesh mbi çati, mbi këmbana, mbi retë që s’kthehen në shi. Bashkë do jemi të lumtur, sepse, në fund të fundit, edhe unë jam fëmijë. A e di sa zbavitem kur luaj? Sonte, duke hyrë në hotel, ngatërrova të gjitha këpucët jashtë dhomave dhe madje edhe porositë e mëngjesit. Në mëngjes plasi sherri. Një zonjë kish gjetur një palë këpucë burrash dhe kërkonte sandalet e saj me takë, një burrë kish gjetur dy atlete tenisi e kërkonte çizmet e tij, një tjetër protestonte sepse s’kish porositur një drekë Krishlindjeje, por një çaj me limon. Me veshin mbështetur në derë, dëgjoja dhe qeshja aq e zbavitur sa më dukej se isha kthyer në fëmijërinë time. Sa e lumtur isha, sepse çdo lëvizje ishte një lojë.

Bleva një djep. Pasi e bleva më erdhi ndër mend se, sipas disave, prania e djepit para ardhjes në jetë të fëmijës, sjell fatkeqësi ashtu si dhe lulet mbi shtrat. Por bestytnitë nuk më prekin më. Është djep Indian, si ato që mbahen si çantë shpine. Është i verdhë dhe i kuq si Piter Pani. Do të të mbaj mbi shpatulla, do të të marr gjithkund kështu dhe njerzit do të buzëqeshin duke thënë: pa shihni këta dy fëmijë të marrë.

Jo, jo, nuk do pendohem. Dhe vetëm duke respektuar veten tonë mund të kërkojmë respektin e të tjerëve, vetëm duke besuar në vetvete mund të kërkojmë besimin e të tjerëve. Natën e mirë, bir. Nesër fillojmë udhëtimin me makinë. Do të doja të shkruaja një poezi për të shprehur lehtësimin tim, besimin tim të rigjetur, dëshirën për të varur shirita lulesh mbi çati, mbi këmbana, mbi re, përshtypjen për të fluturuar si pulëbarhdë në kaltërsi, larg plehurinave, trishtimeve, mbi detin që nga lart ngjan gjithnjë i pastër. Në fund të fundit, guximi është optimizëm. Unë nuk isha optimiste, sepse më mungonte guximi.

Orjana-2

Na ishte një herë një grua që ëndërronte një copë hënë. Madje as një copë: por do t’i mjaftonte pak pluhur. Nuk ishte një ëndërr e parealizueshme, aq më pak e çuditshme. Ajo i njihte burrat që shkonin në hënë, vajtja në hënë ishte në modë në atë kohë. Burrat niseshin nga një pikë e Tokës jo larg prej këtej, me anije të vogla ose prej hekuri, të hapura në majën e një rakete shumë të gjatë, dhe sa herë që raketa çurgonte në qiell, duke oshëtitur, duke mbjellë lule zjarri si një kometë, gruaja lumturohej. Thërriste:”Go, go, go! Shko, shko, shko!” Më pas ndiqte zemërdredhur dhe xheloze udhëtimin e njrëzve që fluturonin tri ditë dhe tri netë , në errësirë.

Njerëzit që shkonin në hënë, ishin teveqelë. Kishin fytyra teveqele të gurosura dhe nuk dinin të qeshnin e të qanin. Hëna ishte për ta një ndërmarrje shkencore dhe kaq, një arritje teknologjike. Përgjatë udhëtimit nuk thoshin asgjë të bukur, por vetëm numra, formula dhe informacione të mërzitshme, nëse këmbenin shkëndija njerëzore ishte për të kërkuar lajme mbi një skuadër futbolli. Pasi kishin zbarkuar mbi hënë, dinin edhe më pak.

Ishin njerëz teveqelë, sepse u mungonte Shpirti.

Orjana-3

Megjithatë , ishte njëri që ngjante më i miri. Në të vërtetë, dinte të qeshte dhe të qante. Ishte një burrnac shëmtaraq, me dhëmbë të rrallë dhe shumë i frikësuar. Për të fshehur frikën qeshte si karagjoz dhe mbante flokët si karagjoz. Unë e kisha mik për këtë dhe sepse e dinte se nuk e meritonte hënën. Ndërsa më takonte, mërmërinte: “ Ç’do të them atje sipër? Unë s’jam poet dhe s’di të them gjëra të bukura dhe të thella.” Pak ditë para se të shkonte në hënë erdhi tek unë, për të më përshëndetur dhe për të më pyetur se çfarë të thoshte në hënë. Iu përgjigja se duhej të thoshte diçka të vërtetë, diçka të ndershme, p.sh. se ishte një burracak frikacak, sepse ishte burrac. Kjo i pëlqeu dhe u betua: “ nëse kthehem, do të të sjell një copë hënë. Pluhur hëne”. U nis dhe u kthye. Por u kthye indryshuar. Nëse i telefonoja për t’i kujtuar premtimin, përgjigjej përanshmërisht. Një mbrëmje më ftoi për darkë në shtëpin e tij dhe unë nxitova me besimin se do më jepte më në fund hënën. Në tryezë nuk isha e qetë, darka s’mbaronte kurrë. Kur mbaroi, tha: “Tani do të të tregoj hënën”. Nuk më tha, tani do të të jap hënën. Tha, tani do të të tregoj hënën. Por unë s’e vura re dallimin. Mbante ende flokë si të karagjozit dhe qeshte si karagjoz, nuk dyshoja se në qiell kish humbur dhe piklën e shpirtit që i atriuboja.

            Me një të shkelur të syrit më shoqëroi në studion e tij. Duke luajtur, hapi një dollap të mbyllur me çelës. Brënda në dollap kishte disa objekte: një biçim beli, një biçim shtati, një tub..Të gjitha të mbuluara nga një pluhur i çuditshëm, ngjyrë gri i argjendë. Pluhuri i hënës. Zemra nisi të më rrahë fort. Me zemrën që rrihte fort zgjata dorën, kapa me delikatesë belin. Ishte i lehtë, pothuajse pa peshë, dhe pluhuri ishte një lloj pudre, një vello argjendi që bie mbi lëkurë qëndronte si një lëkurë e dytë argjendi, dhe nuk di të them ç’ndjeva kur pashë hënën mbi lëkurën time.

Faleminderit. Tani më jep pluhurin e hënës”. U bë menjëherë i ashpër: “Ç’pluhur të hënës?” “ Atë që më kishe premtuar…” “Sapo ta dhashë. Ta lashë ta prekje”. Besoja se po bënte shaka. Harxhova minuta më të gjata se vitet për të kuptuar se nuk po bënte shaka, se premtimi i tij ishte shteruar në aktin e prekjes ë belit. E njëjta gjë që bëhet me të varfërit kur u lejohet të kundrojnë një xhevahir në vitrinë ose të shohin nga larg një festë, në të cilën nuk duhet të marrin pjesë.

Sa më shumë përulesha, aq më shumë ai bëhej i ashpër. Më vështronte ftohtë dhe heshtte. Në fund, heshturazi, mbylli dollapin dhe doli nga dhoma. Nga salloni gruaja e tij pyeste nëse dëshironim kafe.

Mbeta pa lëvizur duke parë derën të mbuluar me pluhurin e hënës. Kisha hënën në dorë dhe nuk dija ku ta mbështesja, si ta ruaja: kontakti më i vogël do ta zhdukte.

Nga largësi të pafundme hëna kish mbërritur tek unë, ishte ulur mbi lëkurën time, dhe unë bëhesha gati ta hidhja tutje. Përgjithmonë. Edhe duke dashur nuk do të mundja të rrija ashtu, me gishta të tendosur, pa prekur gjë tjetër. Herët a vonë do t’i kisha mbështetur diku, e kupton, dhe gjithçka do zhdukej siç venitet tymi: për lojën mizore të një hajvani mizor. Tani mbi pëllëmbë shihej zbehtë një shkrolë vizash të ndotura, të shtrembra, dhe pamja e tyre më ngjallte neveri. Për të arritur në këtë gjëndje neverie, kisha ëndërruar dhe pritur aq shumë?

Kur u largova, hëna qe e bardhë dhe ndriçonte natën me dritën e saj të bardhë. E kundroje me sy të shuar dhe mendoje: sapo ekziston diçka e bardhë, e pastër, është gjithmonë dikush që e përdhos me fekalet e tij. Pastaj pyesje: Po përse?

Akti i dytë

Zë burri (kolonë zanore)

“Mitra ka humbur gjallërinë. Duke e rrëgjuar. Është e pranueshme të dyshojmë se fëmija nuk po zhvillohet mirë, se nuk po zhvillohet më. Duhet të bëjmë një ekzaminim biologjik, të presim edhe ndonjë ditë.”

Sidoqoftë është mirë t’ua them menjëherë. Ju keni të drejtë. Fëmija nuk po zhvillohet më. Të paktën që prej dy javësh dhe ndoshta tre. Bëni guxim, gjithçka mbaroi. Fëmija ka vdekur”

Orjana-1

Ndoshta ndodhi gjatë gjumit ku isha zhytur pas rrimarrjes së ndjenjave. Ose ndoshta gjatë kllapisë. Megjithatë ndodhi: e kujtoj me kthjelltësi. Ishte një sallë e bardhë, me shtatë kolltuqe dhe një kafaz. Unë ndodhesha brenda në kafaz dhe ata mbi kolltuqe, të vjetër dhe të paarritshëm. Në kolltukun e mesit kishte zënë vend mjeku që më kuronte para udhëtimit. Në të djathtë të tij qe ulur doktoresha në në të majtë komendatori. Pranë komendatorit qëndronte mikja ime…

Orjana-3

Dhe pranë kësaj të fundit babai yt.

Orjana-1

Pranë doktoreshës qëndronin prindërit e mi. Askush tjetër. Dhe asnjë objekt përreth ose mure ose përtokë. Por e kuptova menjëherë se po kryhej një proçes ku unë isha e akuzuara dhe ata të shtatë antarët e jurisë. Nuk provova panik, as një përhumbje. Me durim të vazhdueshëm fillova t’i studioja një nga një.

Orjana-3

Babai yt ngashërente me zë të ulët, duke mbuluar fytyrën si ditën kur u ul mbi shtrat.

Orjana-1

Prindërit e mi rrinin kokë-ulur sikur të ishin shtypur nga një lodhje vdekjeprurëse ose nga një dhimbje vdekjeprurëse. Mikja ime ngjante e trishtuar. Tre të tjerët, të padepërtueshëm.

Orjana-2

U ngrit mjeku dhe filloi të lexojë një letër:” e pandehur, këtu në sallë, kjo juri është mbledhur për të gjykuar krimin e vrasjes me paramendim, sepse keni dëshiruar dhe provokuar vdekjen e djalit me pakujdesinë, egoizmin, mungesën e respektit më elementar ndaj të drejtës për të jetuar”

Orjana-3

Më pas uli letrën, shpjegoi mënyrën e zhvillimit të proçesit. Secili do të fliste si dëshmitar dhe gjykatës, pra do të jepte me zë të lartë votën e tij: fajtore ose jo fajtore. Shumica e votave do të përcaktonte verdiktin dhe pas tij, në rast dënimi do të zgjidhej ndëshkimi. Ja, po fillonte. Atij i takonte fjala. Fjalia e parë u ngrit si erë e akullt.

Orjana-2

Një fëmijë nuk është si dhëmbi i prishur. Nuk mund të hiqet si dhëmbi dhe të hidhet në koshin e plehrave, midis pambukut të pistë dhe garzave. Një fëmijë është një krijesë, dhe jeta e një krijese është një vazhdim nga çasti i ngjizjes deri në çastin e vdekjes.

Pra, që në këtë fazë, e përsa kjo mund të ngjasë paradoksale, ndjehem i autorizuar të përdor fjalën vrasëse. Dhe shtoj: nëse njerëzimi do varej nga vëllimi, vrasja nga sasia, do të duhej të deduktonim se vrasja e një njeriu njëqindkilësh është më e rëndë se e një tjetri pesëdhjetëkilësh. Kolegia pranë meje të mos qeshë. Për tezat e saj kursej gjykimet, por për mënyrën e saj të ushtrimit të profesionit nuk kursej komentet: “ në atë kafaz duhet të qëndrojnë dy gra, dhe jo një”.

Megjithatë nuk jemi këtu për të gjykuar vdekjen e një qelize. Jemi këtu për të gjykuar vdekjen e një fëmije që kish mbushur tre muaj të jetës së tij të paralindjes. Kush, çfarë provokoi vdekjen? Rrethana për ne të panjohura por natyrore, dikush që i shpëtoi arrestimit, apo gruaja që shihni në kafaz? Unë mund t’ju sjell prova që më lejojnë të pohoj: vdekjen e provokoi gruaja që shihni në kafaz. Jo rastësisht dyshova tek ajo që në takimin e parë. Përvoja më bëri të njoh një foshnjëvrasëse pas një maske, dhe ishte një maskë që ajo e mbante mbi fytyrë duke thënë se e donte foshnjën. Ishte një gënjeshtër së pari ndaj vetes dhe më pas ndaj të tjerëve.

“ Dhe këtu jemi te krimi, zotërinj. Por para se t’ju ilustroj, ju them: hamendësojmë se njëri prej jush është i sëmurë rëndë dhe ka nevojë për një ilaç. Ilaçi është pranë jush, shpëtimi është tek lëvizja e thjeshtë e dikujt për t’jua dhënë. Ç’emër i vini atij që, në vend t’ju jap ilaçin, e hedh tutje ose e zevëndëson me një helm? I çmendur, fajtor për mungesë të ndihmës së shpejtë? Ah, jo: shumë pak. Unë e quaj vrasës. Zotërinj gjykatës, nuk ka dyshime se fëmija ishte sëmurë dhe se ilaçi më i shpejtë ishte palëvizshmëria. Por kjo grua jo vetëm që ia mohoi: i dha helmin e një udhëtimi që do të dëmtonte një shtatzani edhe më të lehtë. Orë e orë, e vetme në avion, në makinë, në rrugë pa rrugë, në vende gropa-gropa. Unë iu përgjërova. I tregova se në atë pikë fëmija i saj nuk ishte më një shumëfish qelizash, por një fëmi i vërtetë. E paralajmërova se do ta vriste. Më kundërvuri ashpërsinë e saj prej hekuri, nënshkroi një letër  ku merrte përsipër çdo përgjegjësi, u nis, e vrau. Mirë: nëse do ishim përballë një gjykate të ligjeve të shkruara, do më dukej e vështirë të përballoja fajësinë. Nuk ishin sondat, as barnat, as ndrëhyrjet kirugjikale: sipas ligjeve të shkruara, kjo grua duhej të shfajësohej, sepse fakti nuk ekziston. Por ne, zotërinj, jemi një juri e jetës dhe në emër të jetës po ju them se qëndrimi i saj ishte më keq se sondat, barnat, dhe ndërhyrjet kirugjikale. Sepse qe hipokrite, frikacake dhe pa rreziqe të lejueshme.

            “ Do jepja shumë për t’i njohur disa rrethana lehtësuese, për ta shfajësuar pjesërisht. Por nuk shoh ku dhe si. Mos ndoshta ishte e varfër, mos kishte mungesa ekonomike të tilla që nuk mund ta mbante fëmijën e saj? Absolutisht jo. Vetë ajo a pranon. Mos duhej të mbronte nderin e saj, sepse i përkiste një shoqërie që do ta përndiqte po të sillte në jetë një fëmijë të paligjshëm? Edhe kjo, jo. Ajo i përket një grupi kulturor, Iicili do ta bënte heroinë dhe nuk do ta sprapste, e megjithatë ajo nuk beson te rregullat e shoqërisë. Refuzon Perëndinë, atdheun, familjen, martesën, vetë parimet e bashkëjetesës. Krimi i saj zotërinj, nuk njeh rrethana lehtësuese. Sepse e kreu në emër të një lirie të paligjshme: liria vetjake, egoiste, që nuk merr parasysh të tjerët dhe të drejtat e tyre. Shqiptova fjalën” të drejtat”. E bëra për t’ju përgatitur për fjalën eutanazia. E bëra edhe që ju të mos të më përgjigjeni se duke lënë të vdesë fëmijën, ajo ushtroi një të drejtë të saj: t’i kursente bashkësisë barrën e një individi të sëmurë, d.m.th të gabuar. Nuk na takon neve të vendosim apriori kush është i gabuar dhe kush jo, nëse është apo jo i gabuar. Homeri qe i verbër dhe Leopardi gungaç. Nëse spartanët do t’i kishin hedhur nga shkëmbi Tarpea, nëse nënat e tyre do të ishin lodhur duke i mbajtur në gji, sot njerëzimi do të ishte më i varfër: përjashtoj faktin se një kampion olimpik vlen tepër se një poet i verbër apo i gjymtë. Përsa i takon sakrificës për të ruajtur në bark fetusin e një kampioni olimpik ose të një poeti të verbër a të gjymtë, unë ju kujtoj se raca njerëzore shumëzohet në këtë mënyrë: na pëlqen apo nuk na pëlqen neve. Dhe përmbyll: “ fajtore!”

Djali

Kolegu  harroi të nenvizojë se pranë çdo Homeri lind një Hitler, se çdo ngjizje është një sfidë e ngarkuar me mundësi të shkëlqyera dhe të llahtarshme. Nuk e di nëse une do të isha një Homer apo një Hitler: kur vdiqa isha vetëm një mundësi e panjohur. Por, njoh këtë grua: është një realitet  që s’duhet shkatërruar! Dhe ndërmjet mundësisë së panjohur dhe realitetit që s’duhet shkatërruar, përzgjedh të dytën. Kolegu duket i mundur nga kulti i jetës. Për këtë kult ai e rezervon për atë që mund të vijë dhe jo për atë që tashmë jeton. Kulti i jetës është një përrallisje dhe kaq. Edhe replika qe një fëmijë nuk është një dhëmb i prishur eshtë një replikë e bukur dhe kaq. Vë bast se kolegu im ka marrë pjesë në luftë. Dhe ka shtënë e vrarë duke harruar se edhe në moshën njëzetvjeçare një fëmijë nuk është një dhëmb i prishur. Nuk njoh foshnjvrasëse më të keqe se sa lufta. Lufta është një foshnjëvrasëse në masë, e shtyrë me njëzet vjet. Megjithatë ai e pranon, në emër të kushedi çfarë kultesh të tjera. Dhe nuk aplikon tek ajo tezën e vazhdimit të saj. Edhe si shkencëtare nuk mund ta marr seriozisht vazhdimin e saj: nëse do ta bëja. Do më duhej të mbaja zi sa herë që një vëze vdes e pllenuar, sa herë që dyqindmilion cirkla sperme nuk arrijnë të vrimojnë membranën. Edhe më keq; do më duhet të mbaj zi edhe kur pllenohet duke menduar për njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milion dhe nëntëqind mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë cirkla sperme që vdesin të mundura nga e vetmja pikël sperme që ka vrimuar membranën. Edhe ato janë krijesa të zotit. Edhe ato janë të gjalla dhe përmbajnë elementët përbërëse të një individi. Nuk i ka vëzhguar kolegu  asnjëherë në mikroskop? Nuk i ka parë kurrë të vrapojnë duke u tundur si një tufë fulterëzash, nuk i ka parë kurrë të lodhen e të ndeshen kundër zonës së tejdukshme; duke përplasur dëshpërimisht kokën, duke e ditur që dështimi është vdekje? Është një spektakël sfilitës: duke e injoruar këtë, kolegu im nuk tregon bujari ndaj seksit të vet. Nuk dua të bëj ironi por, meqënëse ai beson shumë te jeta, si mund të lërë të vdesin miliarda e miliarda cirkla sperme pa mundur të bëjë gjë? Mungesë ndihmë e shpejtë apo krim: brenda në atë kafaz duhet të qëndrojë edhe ai. Nëse nuk shkon, dhe madje menjëherë, tregon se na ka gënjyer, se konformizmi i tij turbullohet nga ai që shprehet se problemi nuk është lindja e një numri të madh njerëzish, por në kthimin sa më pak falkeq të ekzistencës së të lindurve.

  Shtatzania nuk është ndëshkim i dhënë nga natyra për ta detyruar të paguajë ngjethjen e një çasti. Është  një mrekulli që duhet të zhvillohet me të njëjtin spontanitet që bekon pemët, peshqit. Nëse nuk shkon normalisht, nuk mund t’i kërkosh një gruaje të qëndrojë shtrirë në shtrat për muaj e muaj si një paralitikë. Me fjalë të tjera, nuk mund të kërkosh nga ajo heqjen dorë nga veprimtaria e saj, nga personaliteti i saj, nga liria e saj. E kërkon vallë nga një mashkull që me atë ngjethje gëzon po aq e ndoshta edhe më shumë? Me sa duket kolegu im nuk u njeh grave të drejtën që u njeh meshkujve: shërbimi i trupit të vetvetes. Me sa duket ai e quan mashkullin një bletë e cila mund të endet lule më lule, gruan një sistem gjenital që i shërben vetëm krijimit. Kjo u ndodh shumë vetave në zanatin tonë: pacientet e parapëlqyera nga gjinekologu janë riprodhueset e qeta, të dhjamosura, pa probleme për lirinë. Por megjithatë nuk jemi këtu për të gjykuar mjekët, jemi këtu për të gjykuar një grua  të akuzuar për vrasje me paramendim dhe të kryer me mendim dhe jo me hekura. Në bazë të elementeve  të sakta nuk e pranoj akuzën. Ditën kur u diagnostikua se gjithçka shkonte mbarë, u pa tek ajo një lehtësim i madh. Ditën kur iu pohua se fetusi kish vdekur, u pa tek ajo një dhimbje e madhe.

“Thashë fetus dhe jo fëmijë: shkenca na e lejon këtë dallim. E dimë të gjitha se fetusi shndërrohet në fëmijë vetëm në çastin e kalueshmërisë , dhe që ky çast mbërrin në muajin e nëntë. Në raste të veçanta, në muajin e shtatë. Por pranojmë edhe që ishte një fëmijë dhe jo një fetus: përsëri krimi nuk do të ekzistonte. I dashur koleg, kjo grua nuk dëshironte vdekjen e foshnjës së vet: dëshironte jetën e vet. Dhe fatkeqësisht, në disa raste, jeta jonë është vdekja e një tjetri, jeta e dikujt tjetër është vdekja jonë. Ata që na qëllojnë, atyre dhe u qëllohet. Ligjet e shkruara këtë e quajnë mbrojtje të ligjshme. Nëse kjo grua dëshiroi pavetëdijshmërisht vdekjen e të birit, vdekjen time, e bëri për vetmbrojtje. Pra, nuk e quaj fajtore”!

Orjana-3

I poshtër! Hipokrit i poshtër! Ti që i telefonoje vetëm për t’i thënë që ta hiqte fëmijën! Ti që për dy muaj qëndrove i fshehur si dezertor. Ti që shkove tek ajo vetëm pas lutjeve të mia. Kështu bën gjithmonë, vërtetë? Na frikësoni dhe na lini vetëm dhe shumë shumë ktheheni te ne në emër të atësisë. E ç’ju kushton juve atësia? Një bark i shpupurisur nga një fryrje qesharake? Dënimi i aktit të lindjes, tortura e dhënies së gjirit? Fryti i atësisë ju hidhet në pjatë si supa e gatuar, ju vihet në shtrat si një këmishë e hekurosur. Do i jepni një mbiemër nëse jeni të martuar, dhe nëse të ikur as atë nuk i jepni. Çdo përgjegjësi, çdo vuajtje, çdo fyerje bie mbi gruan. E përdalë i thoni nëse ka bërë dashuri me ju. Fjala “  përdalë” nuk është në fjalor; përdorimi i saj është një gabim gjuhësor. Prej disa mijëvjeçarësh na impononi fjalët tuaja, normat tuaja, parimet tuaja. Gjithashtu prej mijëvjeçarësh na impononi heshtjen tuaj dhe na syrgjynosni me detyrën e nënave. Në çfarëdo grua ju kërkoni një nënë. Çfarëdo gruaje i kërkoni të luajë rolin e nënës: dhe nëse është vajza juaj. Thoni se nuk kemi muskujt tuaj e më pas shfrytëzoni lodhjen tonë për t’ju lustruar këpucët. Thoni se nuk kemi mëndjen tuaj e na shfrytëzoni zgjuarsinë tonë për t’ju administruar edhe rrogën. Fëmijë të përjetshëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë për t’u ushqyer, pastrua, shërbyer, këshilluar, ngushëlluar, mbrojtur nga pafuqitë dhe dembelitë tuaja. Unë ju përçmoj. Dhe përçmoj vetveten se s’mund të bëj dot pa ju, se s’mund t’ju bërtas më shpesh: jemi të lodhura në qenësinë nëna. Jemi të lodhura nga kjo fjalë që e keni shenjtëruar për interesin dhe egoizmin tuaj. Edhe mbi ju, zoti doktor, duhet të pështyj. Ju, që te një grua shihni vetëm një mitër dhe dy vezore, kurrë një mëndje. Ju, që para një gruaje shtatzënë, mendoni: “Më parë ka bërë qejf, e më pas vjen tek unë” Ju, , zoti doktor, nuk keni bërë kurrë qejf? Nuk e keni harruar ndonjëherë kultin e jetës? E mbroni kaq mirë në nivelin qelizor sa do ta quaja smiqar për atë çka kolegia juaj e quan mrekullia e mëmësisë. Por jo, e përjashtoj. Kjo mrekulli do të ishte një flijim për ju. Si mashkull, nuk do dinit ta përballonit. Këtu, zoti doktor, nuk po i bëhet proçesi një gruaje: po i bëhet proçesi të gjitha grave. Kam, pra të drejtë t’u kundërvihem juve e t’ju them: mëmësia nuk është detyrim moral. Nuk është as edhe një fakt biologjik. Është një zgjedhje ndërgjegjësore. Kjo grua kishte bërë një zgjedhje ndërgjegjësore, nuk donte të vriste askënd. Ishit ju, zoti doktor, që deshët të vrisnit duke i mohuar deri edhe përdorimin e mëndjes së saj: Prandaj në atë kafaz duhet të mbylleni ju, dhe jo për mosdhënie ndihme ndaj miliarda cirkëlash torollake sperme, por për tentativë gruavrasje. Pas kësaj, më duket e tepërt të deklaroj se e pandehura është e pafajshme.”

Orjana-1

Kam pasur dy dhimbje-tha babai. Dhimbja e parë, kur mora vesh ekzistencën e fëmijës. Dhimbja e dytë, vdekjen e tij. Shpresoj që këtu të mos provoj dhimbjen e tretë: të jem i pranishëm në ndëshkimin e sime bije! Nuk e di rrjedhën e ngjarjeve. As ju nuk e dini. Askush s’mund ta dijë, sepse askush s’mund të hyjë në shpirtin e tjetrit. Por, kjo është ime bijë: dhe për një baba fëmijët s’janë fajtorë, kurrë” menjëherë pas tij e mori fjalën nëna, tha: “Është fëmija im dhe e tillë do të jetë gjithmonë. Dhe fëmija im nuk mundet kurrë të bëjë gjëra të liga. Kur më shkruajti se priste një fëmijë, iu përgjigja: “ Nëse  ke vendosur kështu, do të thotë se është e drejtë” Nëse do më kish shkruar se nuk e dëshironte, unë do t’i kisha dhënë të njëjtën përgjigje. Nuk na takon neve të gjykojmë, as edhe juve, nuk keni  të drejtë as ta akuzoni, as ta mbroni. Sepse nuk jeni as brënda shpirtit e as brënda zemrës së saj. Asnjëra nga dëshmitë tuaja s’ka vlerë. Këtu ka vetëm një dëshmitar që do të mundte të shpjegonte rrjedhën e ngjarjeve. Ky dëshmitar është fëmija që nuk mund…

Djali

 “ Nënë! Lermë të flas, nënë. Mos ki frikë. Nuk duhet të kemi frikë nga e vërteta. Veç kësaj, e vërteta u tha tashmë. Secili prej tyre tha një të vërtetë, dhe ti e di: ma ke mësuar ti që e vërteta ngërthen në vetevte të vërteta të ndryshme. Kanë të drejtë si ata që të kanë akuzuar si ata që të kanë mbrojtur, si ata që të kanë shfaqësuar si ata që të kanë dënuar. Por, gjykimet e tyre nuk kanë vlerë. Prindërit e tu kanë të drejtë kur thonë se nuk mund të hysh në shpirtin e tjetrit, se i vetmi dëshmitar jam unë. Vetëm unë, nënë, mund të shpjegoj si dhe përse e bëre.

Ishe aq e zonja kur më binde se lindja është e bukur dhe largimi nga hiçi është gëzim. Më thoshe se kur do kisha lindur, nuk duhesha të ligështohesha: as edhe të vuaja, as edhe të vdisja. Nëse dikush vdes, do të thotë se ka lindur, se ka dalë nga hiçi, dhe asgjë nuk është më e keqe se hiçi: gjëja e shëmtuar është se duhet të themi se nuk kemi qënë. Bindja dhe prepotenca jote më joshin. I ngjante vërtetë prepotencës së kohëve të vjetra kur jeta kish shpërthyer siç ma rrëfeje ti. Unë të besoja, nënë. Bashkë me ujin ku isha zhytur unë, thithja çdo mendim tëndin. Dhe çdo mendim i yti kishte shijen e një të papriture. A mund të ndodhte ndryshe? Trupi im ishte vetëm një projekt që zhvillohej brenda teje dhe falë teje; mëndja ime ishte vetëm një premtim që zhvillohej brenda teje dhe falë teje Merrja përjashtimisht atë që më jepje dhe shpërfillja atë që nuk më jepje: ti përbëje gllënjkat e mia të dritës dhe të ndërgjegjjes. Mendoja, se nëse sfidon gjithçka dhe të gjithë për të më shpënë te jeta, ajo është me të vërtetë një dhuratë fisnike.

Por pastaj u shumuan pasiguritë e tua, mëdyshjet e tua, dhe more të shkëmbesh joshje dhe kërcënime, dhembshuri dhe mllef, guxim dhe frikë. Një ditë për tu larë nga frika, më atriubove vendimin e ekzistencës. Pohove se iu binde një urdhrit tim, jo zgjedhjes tënde. Ti më akuzove për padronin tënd: ti viktima ime, dhe jo unë e jotja. Dhe më qortoje, më dënojë, sepse të bëja të vuaje. Madje arrite të më sfidoje duke shpjeguar se ç’ishte jeta te ju: një çark pa liri, lumturi, dashuri. Një pus akllavërie dhe dhune, nga i cili nuk do shpëtoja. Nuk lodheshe kurrë se treguari se nuk ka shpëtim në mizëri, se nuk i shpëton dot ligjeve të saj të errta. Manjolat janë për të plandosur në to gratë, çokollatën e hanë ata që s’kanë nevojë, e nesërmja është një njeri i pushkatuar për një copë bukë e më pas dhe një thes brekësh të ndotura. Përrallat e tua të trishta mbylleshin gjithnjë me një pyetje të trishtueshme: por , a është rasti që ti të dalësh nga foleza jote e paqtë për të ardhur këtu?

Asnjëherë s’më rrefeve se një lule manjole mund të këputet pa vdekur, se një çokollatë mund të hahet pa u poshtëruar, se e nësërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja. Dhe kur e kuptove ishte tepër vonë: kisha filluar vetvrasjen. Mos qaj, nënë, e kuptoj që këtë e bëje për dashuri, për të më përgatitur të mos dorëzohesha ditën, ku tmerri i ekzistencës do më shkelte. Nuk është e vërtetë se ti nënë nuk beson te dashuria. Beson aq shumë sa sfilitesh, sepse sheh aq pak dhe sepse ajo që sheh nuk është kurrë e përkryer. Ti je bërë prej dashurisë. Por a është e mjaftueshme të besosh në dashuri nëse nuk beson tek jeta? Sapo kuptova se ti nuk besoje tek jeta, se bëje një stërmundim për të jetuar dhe për të më shpënë edhe mua për të jetuar, i lejova vetes të parën dhe të fundit zgjedhje: të kundërshtoja për të lindur, të të mohoja për të dytën herë hënën..Tashmë mundja, nënë. Mendimi yt nuk qe më i yti: kasha  timin personal. Ndoshta i vogël, i ravijëzuar, por i aftë të nxjerrë përfundimin : nëse jeta është torturë, përse të ankorohesh? Kurrë s’më pate thënë përse lindim. Dhe ishte mjaftueshmërisht e ndershme për të mos mashtruar me ligjet që kemi shpikur për t’u ngushëlluar.

Po unë të fal nënë! Mos u kthe me mua tek hiçi! Një herë tjetër do të vijë në jetë”.

Orjana-2

Po kujt i hyn në punë një fëmijë që vdes dhe një nënë që heq dorë nga të qenit e tillë? Moralistëve, juristëve, teologëve, reformatorëve? Në këtë rast pyesim se cili do ta shfrytëzojë këtë histori dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës së tyre? Meritoj solidaritet apo çnderim? U bëra nder moralistëve apo juristëve, teologëvë apo reformatorëve? Mëkatova duke të yshtyr drejt vetvrasjes dhe duke të vrarë,  apo mëkatova duke të dhënë shpirt që të mungonte? I dëgjon tek flasin, tek bërtasin: ka fyer Perëndinë, jo, ka fyer femrat: ka shpotitur një problem, jo ka kuptuar se jeta është një rreng. Sikur dilema e qënies dhe e mosqënies të mund të zgjidhej me një sentencë a një tjetër, me një ligj a me një tjetër, dhe mos t’a takonte çdo krijesë ta zgjidhte vetë dhe për vete. Sikur gjetja e një të vërtete të mos vinte pikëpyetje mbi një të vërtetë të kundërt, dhe të dyja bashkë të mos ishin të vlershme. Cili është qëllimi i proçeseve të tyre, zënkave të tyre? Të vendosim ç’ka është e ligjshme dhe jo e ligjshme? Të vendosim ku është drejtësia?

Orjana-1

Bir, kishe të drejtë! Të gjithë kishin të drejtë! Edhe ndërgjegja është e përbërë prej shumë ndërgjegje:  Unë jam ajo që secili prej jush e tha. Dhe lugaja trishtimi shtrihen para meje kotësisht të lulëzuara me krenari!

Orjana-3

Yt atë më shkroi prapë. Këtë herë është një letër që më shtyn të mendoj: Shkruan” Të njoh aq sa të shmang ngushëllimin, duke pohuar se bëre mirë që sakrifikove fëmijën për veten tënde sesa veten tënde për fëmijën. E di më mirë se unë( ti ma the duke bërtitur e duke më përzënë jashtë) se një grua nuk është një pulë, se jo të gjitha pulat klloçitin vezë, se shumë vezë i braktisin dhe të tjerat i pinë. As ne nuk i ndëshkojmë për këtë, ose nuk I ndëshkojmë më shumë sesa ndëshkohet natyra që vret me sëmundjet dhe tërmetet. Të njoh aq sa të shmang përsëritjen se mizoria  e natyrës përmban një llogjikë dhe maturi: nëse çdo mundësi për ekzistencë do të shndërrohej në ekzistencë, do të vdisnim për mungesë hapësire. E di më mirë se unë se askush nuk është i domosdoshëm, se bota përsëri do ecte edhe sikur të mos kishe lindur Homeri dhe Ikaro dhe Leonardo Da Vinçi dhe Jezu Krishti: fëmija që deshe të humbasësh nuk të lë zbrazëti, zhdukja e tij nuk dëmton as shoqërinë, as të ardhmen. Të plagos vetëm ty, dhe përtej masës, sepse mendimi yt ka zmadhuar shumë një dramë, e cila, ndoshta , nuk është as dramë. ( E gjora e dashura ime: zbulove se të mendosh do të thotë të vuash, se të jesh I zgjuar do të thotë të jesh fatkeq. Mëkat që ka shpëtuar një pikë e tretë thelbësore: dhimbja është kripa e jetës dhe pa të nuk do të ishim njerëzorë.) Nuk po të shkruaj për të të qarë hallin. Po të shkruaj për të të përgëzuar, për të njohur fitoren tënde. Por jo, sepse ke shkundur mbi vete skllavërinë e një shtatzanie dhe të një mëmësie: sepse nuk kërkove nevojën e të tjerëve. Pikërisht e kundërta që më ndodhi mua. Eh, po. Smira ndaj atyre që besojnë tek Zoti më ka zënë aq shumë këta muajt e fundit sa është kthyer në tundim. Dhe iu nënshtrova tundimit. Për ty Zoti është një pikëpyetje, madje pikëpyetja e parë në zinxhirin e pambarimtë të pikëpyetjeve. Dhe vetëm kush sfilitet më pyetjet për të gjetur përgjigjet, ecën përpara: vetëm kush nuk i nënshtrohet rehatisë ndaj besimit tek Zoti për t’u kapur pas një argshi dhe për të pushuar, mund të rifillojë nga e para: për të kundërshtuar vetveten sërishmi, për të përgënjeshtruar vetveten, për t’iu dhënë sërishmi dhimbjes. Mikesha jonë më njofton se fëmija është ende brenda teje dhe ti kundështron ta heqësh, sikur kërkon të përdorësh atë për të ndëshkuar inkoherencën tënde dhe për të penguar veten të jetosh. Mendoj të informohem që ti të mos këmbëngulësh në këtë çmenduri. Më parë se të të lutem, po të lajmëroj se nuk do të këmbëngulësh gjatë. E do shumë jetën për të mos ndjerë thirrjen. Kur ajo do të vijë, t’i do t’i bindesh si ai qeni I Xhek Londonit që ndjek ujqërit duke ulëritur dhe shndërrohet në ujk me ta”.

 Orjana-1

Duhet të ndeshem me lehtësitë e pikëçuditësve, duhet t’u mbush mendjen njerëzve të bëjnë më shumë pyetje. Duhet të shuaj mëshirën ndaj vetvetes dhe të bind veten se dhimbja nuk është kripa e jetës. Kripa e jetës është lumturia, dhe lumturia jeton: ajo qëndron në kërkimin e saj. Së fundmi, më duhet të qartësoj misterin me emrin dashuri. Po jo dashuria që rrotullohet në shtrat, duke prekur njëri-tjterin: dashuria që u bëra gati të njihja me ty.. E ndiej mungesën tënde, bir. E ndiej sikur të më mungonin një krah, një sy, zëri:

Orjana-2

 Megjithatë më mungon më pak se dje, më pak se sot në mëngjes. E pakuptueshm?!. Do thosha se nga çasti në çast vuajtja po shuhet për t’u mbyllur në parantezë. Ujqërit kanë filluar të më thërrasin, dhe nuk ka rëndësi nëse ende janë larg: e ndiej se, kur do të afrohen, do t’u shkoj nag pas. Vërtetë kam vuajtur kaq shumë dhe kaq gjatë? Pyes veten me mosbesim. Njëherë lexova në një libër se ashpërsia e një ndëshkimi të hequr, ndjehet kur ne jemi çliruar nga ky ndëshkim dhe, të mahnitur, bërtasim: si munda të përballoj një ferr të tillë? Kështu duhet të jetë, dhe jeta është e jashtëzakonshme: i mbyll plagët me shpëjtësi marramëndëse. Sikur të mos mbeteshin shenjat e plagëve, sa nuk do të kujtonim se prej andej gufoi gjaku. Nga ana tjetër, edhe shenjat përvdiren. Zbehen dhe më pas përvdiren. Kjo do të më ndodhë edhe mua?

Do më ndodhë? Duhet të më ndodhë? Sepse kërkoj me ngulm. Kështu , tani do të heq portretin tënd nga muri, do heq dorë nga ndikimi i syve të tij të zgurdulluar. Dhe fotografitë e tjera do t’i fsheh. Madje do t’i bëjë copë-copë. Do bëj copë-copë edhe djepin që e kam mbajtur me vete si të qe arkivol. Do ta hedh në furrë për ta djegur. Dhe do dhuroj rrobat e tua. Madje do t’i gris. Dhe do marr takim me mjekun, do t’i them se pranoj, se do të të heq. Dhe ndoshta do të flas me tët atë, ose nuk ka rëndësi me cilin, dhe sonte do të dal me të. Sepse jam gjallë… aq gjallë sa nuk pranoj proçese, vendime as edhe faljen tënde…Dhe sepse ujqrit nuk janë tashmë larg. Janë këtu, dhe unë mund të të sjellë në jetë njëqind herë pa përgjuar ndihmën e Zotit a të dikujt tjetër…

Orjana-1

O Zot, ç’dhimbje! Papritmas, ndjehem keq. Ç’të jetë? Përsëri të prera në fund të barkut. Zgjaten deri në tru si atëherë, për ta vrimuar si atëherë…Po djersij. Temperatura rritet. Erdhi çasti ynë, bir…çasti i ndarjes..Dhe nuk do desha…Nuk dua..Nuk dua… të të shkulin si dhëmb i prishur, për të të hedhur më pas në plehurina ndërmjet pambukëve të ndotur dhe garzave. Po s’kam rrugë tjetër, nëse nuk të shkulin, do më vrasësh. Dhe ti gaboje, ti gabon, kur mendon se une nuk besoj tek jeta…Unë besoj tek ajo, besoj! Dhe më pëlqen. Edhe me padrejtësitë e saj, me trishtimet e saj, me poshtërsitë e saj…Dhe kam qëllim ta jetoj jetën me çdo kusht. Po vrapoj, bir. Dhe po të lë ngultas lamtumirën!

Orjana-3

Më në fund po të shoh. Ndjehem e tallur, sepse s’ke asgjë të përbashkët me fëmijën e fotografisë. Nuk je një fëmijë, je një vezë. Një vezë gri që pluskon në alkoolin rozë dhe brënda të cilit nuk dallohet gjë. Mbarove para se të bëheshe i dukshëm: nuk arrite kurrë të kishe thonjtë, lëkurën dhe të pafundmet pasuri që unë të dhuroja. Krijesë e fantazisë sime, ti arrite vetëm të realizoje dëshirën e dy doçkave dhe dy këmbëzave, diçka e ngjashme me një trup, përvijimi i një  fytyre me një hunkë dhe dy sy tepër të vegjël. Dhe për dashurinë e një peshku të vogël sajova një kalvar, për shkak të të cilit rrezikoj të mbaroj vetë. Është e papranueshme. Po përse s’të hoqa më parë? Përse humba kaq kohë të çmueshme duke të lënë të më helmojë?

Orjana-1

Ndjehem keq, të gjithë duken të shqetësuar. Më kanë futur gjilpëra në krahun e djathtë dhe në pulsin e majtë,, nga gjilpërat nisen tuba të hollë që ngjiten gjarpërimthi deri tek shishet. Infermierja sillet rotull me hapa të lehtë. Herë-herë hyn doktori me një tjetër bluzë të bardhë dhe shkëmbejnë fjalë që nuk i kap por që tingëllojnë si kërcënime.

Orjana-3

Do jepja shumë sikur të vinin mikja ime dhe babai yt, ose edhe më mirë, prindërit e mi: m’u duk sikur dëgjova zërat e tyre. Po askush nuk vjen përveç dy bluzave të bardha: njëri, a është ai që më dënoi? Një çast më parë u nevrikos. Tha: “ Dyfishoi dozën”

Orjana-2

Dozën e kujt? Të ndëshkimit? Krimin e lava, duhet të filloj nga e para? Më pas tha: Shpejt, nuk e kuptoni se po na ikën? Kush po ikën? Ti jo… Ti tashmë ke vdekur…je i vdekur pa njohur domethënien e të qënit i gjallë: pa njohur ngjyrat, shijet, erërat, tingujt, ndjenjat, mendimin. Më vjen keq: për të dy ne. Kjo gjë më poshtëron. Ç’kuptim ka të fluturosh si një pulëbardhë në hapësirën e kaltër, nëse nuk lindin akoma të tjera pulëbardha për të fluturuar sërishmi në hapësirën e kaltër? Ç’kuptim ka të luash me fëmijë, nëse nuk lindin të tjerë fëmijë që të lindin të tjerë sërishmi për të luajur dhe zbavitur? Duhej të qëndroje! Duhej të luftoje, të fitoje! Shumë shpejt u dorëzove, shumë shpejt iu nënshtrove fatit: nuk u krijove për të jetuar. Kush friksohet prej përrallave, prej dy a tre paralajmërimeve?!

Orjana-1

I ngjaje tët eti: ai gjen rehati të prehet te Zoti, ti gjete rehati të preheshe pa lindur. Kush nga ne të dy tradhëtoi?

Orjana-2

Unë jo. Jam e rraskapitur, këmbët nuk i ndjej më, sytë më errësohen herë pas here dhe heshtja më mbështjell si zukatja e grenxave.

Orjana-1

Duhet të të regulloj një vend më të hijshëm: po ku? Ndoshta në rrëzë të manjolës. Fakti është që Manjola ndodhet larg: gjëndet në kohën kur unë isha e vogël. E tashmja është pa manjola. Edhe shtëpia ime është pa manjolë. Duhet të të çoj në shtëpi. Por, në mëngjes. Tani është natë: tavani i bardhë bëhet i zi. Dhe bën ftohtë. Më mirë vesh pallton për të zbritur poshtë. Shkojmë: do të të çoj në shtëpi. Sa do të desha të të shtrëngoja mes krahëve, bir. Por je aq i vockël: nuk mund të të mbaj në krahë. Mund të të mbështesë në pëllëmbën e një dore dhe kaq. Mjaft që era mos të të marrë me vete. Ja, një gjë që nuk kuptoj: era mund të të marrë me vete e megjithatë peshon rëndë, po më merren këmbët.

Orjana-2

Të lutem nëma dorën! Kështu! Të lumtë! Tani je ti që më drejton. Atëherë nuk je një vezë, nuk je një peshk: je një fëmijë. Më arrin te gjunjët. Jo, te zemra. Jo, te shpatullat. Jo, sipër shpatullave. Nuk je më fëmijë, je burrrë! Burrë me gishtërinj të fortë dhe të dashur.

Orjana-3

Kam nevojë për ty tani: jam plakë. Nëse nuk më mban, s’mund t’i zbres shkallët .

Orjana-1

Të kujtohet kur shkonim e vinim këtyre shkallëve, të kujdesshëm për të mos u rrëzuar, të shtrënguar në një perqafim ortakësh?

Orjana-2

Të kujtohet kur të mësoja të ecje vetë, ti sapo kishe filluar , dhe numëronim shkallët duke qeshur?

Orjana-3

Të kujtohet si mësoje duke u kapur pas çdo cepi, duke dihatur, ndërsa unë të vija pas me krahë të shtrirë?

Orjana-2

Të kujtohet dita kur u zumë, sepse nuk dëgjove këshillat e mia? Më vonë më erdhi keq. Desha të të kërkoja ndjesë, por nuk m’u bë.

Orjana-1

Të kërkoja nën qerpikë, po ashtu edhe ti, deri sa një buzëqeshje çeli me buzët e tua dhe morra vesh se ti më kishe kuptuar. Më pas, çfarë ndodhi? Mendimi po më shuhet…qepallat i kam plumb të rënda…Është gjumi apo fundi?

Orjana-3

Nuk duhet t’i dorëzohem gjumit, fundit. Ndihmomë të qëndroj zgjuar, përgjigjmu; qe e vështirë t’i përdorje flatrat? Të qëlluan shumë vetë?

Orjana-2

Po ti i qëllove? Të shtypën në mizërinë njerëzore? Iu nënshtrove zhgënjimeve dhe zemërimeve apo qëndrove në këmbë si dru i fortë? A e zbulove lumturinë, lirinë, bujarinë, dashurinë? Shpresoj që këshillat e mia të të kenë vlejtur. Shpresoj që ti kurrë mos të kesh këlthitur nëmën rrënqethëse: Përse Linda?!” Shpresoj të kesh përmbyllur se ia vlente barra qiranë: edhe pse me vuajtje, edhe pse me vdekje. Bën vërtetë ftohtë dhe tavani i bardhë është tamam i zi. Po mbërrijnë , ja manjola. Këputet një lule. Unë kurrë s’munda, ti do t’ia dalësh mbanë. Ngulur në majë të gishtave, zgjate njërën dorë. Kështu. Ku je ? Ishe këtu, më mbaje, ishe i madh, ishe burrë. Tani nuk je më. Është vetëm një gotë e mbushur me alkool, brenda të cilit pluskon diçka që s’do të kthehet në një krijesë mashkull, në një krijesë femër, që nuk e ndihmova të bëhej një burrë, një grua. Më pyet, përse duhej ta bëja unë, përse duhej ta bëje ti? Sepse jeta gjallon, bir! Më kalon i ftohti kur them se jeta ekziston, më kalon gjumi, unë ndjehem vetë jeta. Pa shiko, një dritë ndizet…disa zëra ndihen.. Dikush vrapon, bërtet, pikëllohet..Po diku tjetër lindin mijëra, qindra mijëra fëmijë dhe nëna të fëmijëve të ardhshëm: jeta nuk ka nevojë për ne të dy. Ti u shove. Tani po shuhem edhe unë. Po kjo nuk ka rëndësi.

Përgatiti: Drini Erenler

Fansat e Disney të emocionuar për publikimin e Borëbardhës

Fansat e Disney shprehen të emocionuar për publikimin e ardhshëm të filmit live-action Snow White ose siç e njohin të gjithë Borëbardha, në Segovia ku Disney ka bërë një shfaqe promovuese për filmin.

Qyteti mesjetar në Spanjën qendrore vizitohet rregullisht nga turistët e huaj dhe entuziastët e Disney-t, pasi kështjella e tij e shekullit të 12-të, e njohur si Alcazar, është thënë prej kohësh se është frymëzimi i jetës reale për kështjellën e paraqitur në Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët.

Disney konfirmoi se ky lajm ishte i vërtetë në 100 vjetorin e kompanisë, në 2023. “Është një ëndërr e realizuar”, tha krijuesja e përmbajtjes dhe fansja e Disney-t, Alba Gil.

Snow White është planifikuar të shfaqet premierë në Los Angeles më 15 Mars./KultPlus.com

‘Nëno moj, mbaj zi për vllanë’

Poezi nga Fan Noli

(Elegji për Luigj Gurakuqin)

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator./ KultPlus.com

Kur Fan Noli nuk pranoi të quhej turk në SHBA

Në disa dokumenta të publikuara kohë më parë në Facebook, eksperti i krimeve të rënda, Gjon Junçaj vë në dukje se Noli dikur, në vitin 1911 nuk ka pranuar të quhej turk.

Junçaj thekson më tej se siç paraqitet në fotot e publikuara, shkrimtari mjaft i dashur për shqiptarët ka korigjuar gjithashtu edhe dokumentat e paraqitura nga oficeri teksa Noli po vizitonte Amerikën.

Nga arkivat e SHBA. Ardhja e regjistruar e Fan Nolit për një vizitë në Shtetet e Bashkuara në daten 15-12-1911. Noli është regjistruar me këto detaje: 32 vjeç, 165 cm i gjatë, profesion – klerik, duke vizituar Faik Bey Konitza në Boston

Kombësia? – Turkey (Turqi)
Rasa etnike?- Ofiseri fillimisht shkrua “Turkey”. Ky foto tregon se sigurisht Fan Noli e korrigjon dhe thotë, “Jo Turqi, ALBANIA

Fan Noli – Shqiptar i vertet,”- shkruan eksperti i krimeve. / KultPlus.com