Dua Lipa po arrin suksese të jashtëzakonshme me këngën “Houdini”

Ylli botëror, Dua Lipa, po shijon suksese të shumta me këngën e saj të re, shkruan KultPlus.

“Houdini”, kënga e re e titulluar e Lipës, vjen pasi kjo e fundit fshiu gjithçka nga rrjetet e saja sociale për të bërë një rikthim magjik.

Termi “Houdini”, vjen si shprehje pas Harry Houdinit, një interpretues amerikan i magjisë, i lindur në Hungari, i cili u bë i famshëm për arratisjen nga zinxhirët, kutitë e mbyllura, etj. Emri i tij përdoret shpesh për t’iu referuar një personi ose një kafshe që duket në gjendje të shpëtojë nga çdo situatë.

Në 24 orët e para pas publikimit, kënga e re e yllit nga Kosova mori më shumë se 8 milionë shikime në këtë platformë, duke u bërë një nga këngët e saj me rekord absolut të shikimeve.

Së fundmi, Lipa është nominuar në dy çmime “Grammy”. /KultPlus.com

“Një kafe me Valterin”, ekspozita dedikuar karrierës së Valter Gjonit bën bashkë miq dhe bashkëpunëtorë

“Një kafe me Valterin”, titullohej ekspozita dedikuar jetës dhe karrierës së Valter Gjonit organizuar sot te “Reja”, përballë Galerisë së Arteve në kryeqytet.

Miq, bashkëpunëtorë dhe të afërm, kanë përkujtuar momentet më të bukura të aktorit, regjisorit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Valter Gjoni i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2020.

Që prej vitit 1991, pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medies në kryeqytet, Valter Gjoni punoi pranë Bashkisë së Tiranës deri fund të jetës së tij duke mbajtur një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai punoi me përkushtim dhe profesionalizëm prej 4 dekadash në Bashki, duke lënë gjurmë në historinë e kryeqytetit.

Në ekspozitën e sotme fotografike, u sollën momente nga rrugëtimi i tij që nga rolet e para si aktor por edhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Rreth 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi apo edhe 5 filma dokumentar janë vetëm disa disa nga  gjurmët që Valter Gjoni i ka lënë artit shqiptar.

Publicisti Gjoni është autor i më tepër se 10 librave, i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta ndërsa është vlerësuar edhe me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, Gjoni ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe disa botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën.

Për kontributin e tij, Valter Gjoni është vlerësuar edhe me tituj nderi, ku titulli më i lartë është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze, Urdhri “Naim Frashëri” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”. /KultPlus.com

Ekspozita “Një kafe me Valterin”; Foto: Agim Dobi

Kadare: Fuqia e informacionit sot po rikthen një tjetër totalitarizëm, atë mbi kulturën

Shkrimtari Ismail Kadare rikthehet në libraritë italiane me një roman të shkruar rreth 40 vjet më parë. “Pallati i ëndrrave” ruan gjithë fuqinë dhe freskinë distopike të së tashmes.

Në një intervistë për “La Lettura” të Corriere della Sera, shkrimtari flet për kohën kur është shkruar romani, marrëdhënien me Enver Hoxhën, arratinë në Francë e deri për teknologjinë dhe frikën se mos kjo e fundit po na kontrollon mendjen.

I nderuar zoti Kadare, fillimisht ju falënderoj shumë që pranuat këtë intervistë. Kjo intervistë po bëhet me rastin e botimit në Itali të veprës suaj “Pallati i ëndrrave”, botuar në Shqipëri në vitin 1981. Cili është këndvështrimi juaj aktual ndaj një libri që keni shkruar më shumë se 40 vjet më parë?

Është një libër i shkruar për atë kohë. Shqipëria ishte një vend totalitar dhe si shkrimtar ndjeja që përmasa e komunizmit dhe pushteti i tij mbi individin po bëhej absolut. E gjithë ajo atmosferë që përshkruhet në këtë vepër nuk ndryshon shumë nga totalitarizmi shtypës i Shqipërisë së Enver Hoxhës në atë periudhë. Në kokën time, gjithë ajo zymtësi që kam mundur të shpreh ishte e vërtetë, e sot kjo më gëzon që kam mundur ta shpreh. Letërsia të jep mundësinë e jetës dhe në kushte të tilla. Ky ishte fati im, jeta me letërsinë.

Në kohën kur u shkrua ishte absolutisht aktual. Por edhe tani është aktual, por me kalimin e 40 viteve asgjë nuk ka humbur nga kualitetet e tij. Unë me gëzim i rishfaq edhe njëherë ato mendime për publikun e sotëm.

E bën aktual fryma kritike, mohuese që ka pasur që në atë kohë, ka qenë shumë e ashpër. Më gëzon fakti që kam pasur një mendim aq radikal për kohën. Kjo ashpërsi nuk ka rënë me kalimin e kohës. Ndaj librit në ato vite pati presione, ndalime, kritika. Për herë të parë pas daljes së këtij romani mendova se do të më arrestonin, pasi fryma anti-sistem në të ishte e dukshme.

Dhe cili është këndvështrimi juaj ndaj njeriut dhe shkrimtarit Ismail Kadare të vitit 1981? Mendoni se keni ndryshuar shumë? Dhe nëse po, si?

Nuk mendoj se kam ndryshuar. Ne letërsi gjërat ndryshojnë shumë ngadalë, në mendjen e shkrimtarit gjithashtu, e kjo është diçka pozitive.
Në vitin 1981 pikëpamjet e mia mbi totalitarizmin, kërkonin të konfiguronin një Shqipëri evropiane ashtu siç ishin rrënjët e saj. E kam mbrojtur këtë pikëpamje me veprat e mia, në mënyrë të natyrshme, duke besuar në një përkatësi të hershme evropiane të këtij populli që jetoi një nga sistemet më të egra komuniste. Gjithë vepra ime përpiqet të orientojë lexuesin drejt një zgjimi të brendshëm, por dhe aq të bukur që letërsia mund ta japë, dhe pse në ato vite dukej e pamundur.

Për një person si unë, që sot lexon për herë të parë veprën “Pallati i ëndrrave”, ky roman është befasues sepse është shumë aktual. Mendonit se po shkruanit mbi të gjitha një alegori të regjimit komunist shqiptar? Apo ishit në dijeni, tashmë që në atë kohë, për shtrirjen universale dhe të përjetshme të romanit?

Shkrimtari e ndjen me intuitë për gjërat që shkruan e jeton, se duke qenë të kohës ato janë njëkohësisht të përjetshme. Për fat të mirë kjo temë që zhvillohet në këtë roman është e përjetshme.
Vepra është një satirë e totalitarizmit, që kalon kufijtë lokalë e kombëtarë. Thagma e këtij romani është shkruar te një nga novelat që kam shkruar paralelisht në atë kohë. Ndoshta te “Qorrfermani” kam idenë e një personazhi që të çon tek ëndrra. Më vonë, ky mendim do të fekste tek unë kur dëgjova mbi disa vjedhje në Tiranë. Vjedhje të çuditshme, groteske, në plan të parë, por që zgjuan tek unë projektimin e skëterrës. Kishte kohë që më joshte projektimi i një skëterre. E kam treguar këtë e në librin “Kohë për rrëfim”, një bisedë me një studiuese shqiptare ku them se “E dija që ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të shkruaja një vepër të tillë. Vetëm pasi shkrova dy kapitujt e parë të veprës, ndjeva se po realizoja atë që më ishte dukur e pamundur: skëterrën. Ishte një lloj mbretërie e vdekjes ku, në mos ne vetë, ishte gjumi dhe ëndrrat tona, një pjesë e jetës sonë që gjendej matanë, ndërkohë që ne ishim këtej.
Romani pasqyron tensionin midis etnicitetit kombëtar dhe atij perandorak për një individ e dinasti, fati i të cilëve është i lidhur njëkohësisht me politikën kombëtare e atë ndërkombëtare. Isha i vetëdijshëm për fatalitetin që mund të më sillte ky libër, por aq i bindur në fuqinë universale të kësaj teme.

A është fuqia e ëndrrave në roman e ngjashme me fuqinë e informacionit në botën e sotme?

Imazhet e fuqishme dhe logjika gati surreale e bënin personazhin e këtij romani Mark Alemin shpesh të pafuqishëm përballë fuqisë së ëndrrave.
Bota njerëzore ka aftësinë të përshkruajë e përsërisë veten në shumë forma, të gjejë mënyra për t’i mbijetuar pengesave. Alegoria e “Pallatit të Ëndrrave” në kontekstet e reja kulturore, shoqërore, apo një bote e cila tashmë po përballet me konflikte të reja më ashpra siç janë dy vatrat e luftërave të reja, që po sjellin një kërcënim për stabilitetin, rikthen vëmendjen tek nevoja e urtësisë njerëzore.
Fuqia e informacionit në kohët e sotme po rikthen një tjetër totalitarizëm, atë mbi kulturën. Ruajtja e kulturës në këto ujëra të fuqishme të informacionit është detyrë e njerëzve të shkrimit.

Çfarë mendoni për përpjekjet e teknologjisë, e cila po funksionon (punon) kudo në botën bashkëkohore, nga Kina në Silicon Valley, dhe po bëhen përpjekje të digjitalizohet gjithçka, dhe si rrjedhojë ndoshta një ditë a do të mund të arrihet deri aty sa të kontrollohet mendimi njerëzor?

Kjo është një përpjekje e pamundur.

Çfarë roli luajti vepra “Pallati i Ëndrrave” në lidhje me situatën tuaj në Shqipëri edhe në lidhje me vendimin që ju morët për të jetuar në Paris?

Ky roman më solli shumë telashe dhe pse isha mësuar me telashe. Zakonisht botimi i veprave të mia shoqërohej gjithnjë me kritika në shtyp, mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve. Kudo në Tiranë flitej se “është ndaluar libri i Kadaresë dhe pritet dënimi”. Botimi i veprave të mia në Francë ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në lidhje me situatën në të cilën unë si shkrimtar ndodhesha në Shqipëri. Franca, lexuesi perëndimor ka luajtur një rol në shpëtimin e situatës sime. Më vonë në Kafe Rostand në Paris kam takuar një gazetare franceze e cila më ka treguar se ka shkuar në ambasadën tonë dhe ka pyetur mbi gjendjen time. Erdhën shumë informacione nga Perëndimi, që shtypi i huaj interesohet për Kadarenë dhe kjo e trembi Enver Hoxhën. Në këtë rast veproi mekanizmi i mbrojtjes perëndimore. Ka qenë periudha më e zezë në jetën time.
Largimi im drejt Francës duke ikur përgjithmonë nga vendi im erdhi në rrethana kur kuptova se kjo ishte mënyra e vetme për të ndryshuar kursin e regjimit në Shqipëri. Udhëheqësi komunist i asaj kohe duket se nuk do ta bënte një veprim të tillë. Ika kur mendova se ky veprim do të luante një rol për rënien e komunizmit në vend.

Keni lindur në të njëjtin qytet, Gjirokastër, me diktatorin Enver Hoxha. Cila ka qenë marrëdhënia juaj me të?

Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie personale me të. Ne kemi qenë komshinj, në lagjen më të vjetër e më të madhe të Gjirokastrës, te rrugica që unë i kam ringjallur emrin e çuditshëm “Sokaku i të marrëve”. Në Gjirokastër Enver Hoxha nuk njihej shumë gjatë luftës, pasi shtëpitë gjirokastrite kishin shumë identitet të fortë dhe nuk lejonin spikatjen e identiteteve të zbehta. Mendimi im i gjithëkohshëm për Enver Hoxhën ka qenë jo pozitiv. Nuk gjendet në veprën time askund ndonjë përshkrim ku të theksohet admirimi për të. Kjo shpaloset qartë, sidomos, te “Dimri i vetmisë së madhe”, ku ai përshkruhet gjerësisht në biseda me të tjerët dhe s’ka ndonjë ndryshim midis tij dhe galerisë së personazheve krejtësisht negative të atij që quhej blloku komunist.

Në moshën 11-vjeçare ju kopjuat me dorë të gjithë Makbethin. Pse Shekspiri ishte kaq i rëndësishëm për ju?

Tragjedia e Shekspirit pushtoi mendjen time që kur isha ende fëmijë. Makbethi shfaqi para meje botën e letërsisë. U dhashë pas kësaj magjepsjeje siç i jepesh një feje. Me mendimin se po ta kopjoje librin bëhet yti, pra bëheshe autor, e kopjova të gjithin me dorë me një laps e një letër. Ky ishte një koncept i çuditshëm që nuk e di se nga më lindi dhe nuk arrij ta shpjegoj dot, por një ide e tillë më vazhdoi për një kohë shumë të gjatë, duke menduar se përderisa unë kopjoja një libër, isha njëkohësisht dhe pjesëmarrës në krijimin e tij. Kështu, pasi kopjova një pjesë të Makbethit, jetoja vetëm me të.
Shekspiri ka qenë gjithnjë i rëndësishëm në veprën time e vijon të jetë si një mjeshtër që të udhëheq drejt portave të letërsisë së madhe.

Ndryshe nga shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të mërguar, si Conrad, Nabokov apo Kundera, ju nuk e keni braktisur kurrë gjuhën tuaj origjinale, shqipen. Përse?

Mendoja se mund ti jepja më shumë artit tim me këtë gjuhë. Gjuha shqipe më ka dhënë gjithë hapësirën për të shprehur përmes saj përfytyrimet e mia. Nuk kam ndjerë asnjëherë pengesë në artin tim nga kjo gjuhë, por jam magjepsur vazhdimisht pas bukurisë së saj. /KultPlus.com

SHBA-ja konfirmon mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se James O’Brien, ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ka treguar edhe një herë tjetër mbështetjen amerikane për Kosovën, shkruan KultPlus.

“Kënaqësi për takimin me ndihmëssekretarin e shtetit të SHBA-së, O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam për përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – të njohur gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti mori pjesë në takimin në Paris, ku tani po qëndron në kuadër të Forumit të Paqes. /KultPlus.com

Kujt i dedikohet dhe nga kush u frymëzuan vargjet e poezisë “Në mundsh”?


“NË MUNDSH…” poezia e britanikut Rudyard Kipling është padyshim poezia më e famshme që ka rrokur interesimin e lexuesve në mbarë rruzullin.

Ajo është ndoshta poezia më e përkthyer dhe interesimi i saj ka qenë që nga tekst i plotë dhe i pjesshëm i disa këngëve të famshme, i disa interpretimeve skenike, filmave, gjithashtu dhe i skalitur me shkronja të arat në fasadat e institucioneve shtetëtore, etj.

Kjo poezi është shkruar në vitit 1895 dhe publikuar më 1910. Në kuptimsinë fillimore ajo duket si një letërkëshillë atërore e autorit për të birin. Por vetë Kipling ka pohuar se frymëzimi i tij poetik për këtë krijim ishte revolucionari, Leander Starr Jameson, i cili udhëheqi lëvizjen “Raid Jameson” në periudhën dhjetor 1895 – Janar 1896, kundër Republikës Transvaal për të përmbysur Qeverinë e Boer Paul Kruger.

Fatkeqësisht kjo lëvizje dështoi dhe ai e desh ta paguante shtrenjtë. Kujtojmë se Leander Starr Jameson i përkiste sërë së lartë londineze dhe karriera, prestigji, nderi dhe integriteti i tij do të dëmtoheshin seriozish.

Kjo poezi është një emblem e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe shumë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc.

Në mundsh

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…

Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

– Rudyard Kipling /KultPlus.com

Festivali i muzikës jazz rikthehet në Pejë

Edicioni i katërt i Peja Jazz, këtë vit do të mbahet nga data 16 nëntor deri më 20 nëntor dhe pritet të ofrojë adhuruesve të muzikës jazz, dhe muzikës e artit në përgjithësi, një tjetër përvojë të veçantë.

Çka filloi si një tentim për të ngjallur shpresën në kohëra karantine, me qëllimin për të bashkuar shpirtërisht njerëzit përmes muzikës, sot vazhdon si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në qytetin e Pejës.

Bashkëpunimi mes Organizatës “Anibar” dhe Festivalit “Peja Jazz”, ka bërë që emra të mëdhenj dhe të përfolur të muzikës xhaz, të vijnë në skenën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” gjatë tre viteve të fundit. Në mesin e tyre, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Elina Duni, Rona Nishliu, Vinicio Capossela, Ana Carla Maza dhe shumë të tjerë.

Tashmë, me fillimin e muajit nëntor, çdo vit pritet që kjo traditë të vazhdojë.

Të gjitha performancat do të ndodhin në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”. / KultPlus.com

Dostojevski: Liria nuk gjendet në kufizimin, por në kontrollin e vetvetes

Fjodor Dostojevski kishte lindur më 11 nëntor 1821, për të lënë të pavdekshme veprën e tij, shkruan KultPlus.

Ai vuri themelet e prozës së gjatë për fuqinë përshkruese, depërtimin e thellë psikologjik dhe peshën e madhe që i dha letërsisë në komunikim me lexuesin. Trazirat e mëdha që kishte kaluar, e bën që këto kthesa të mëdha jetësore t’i ketë përvojë edhe në shkrimet e tij, të cilat mbesin unike dhe madhore.

Një nënë e vdekur nga tuberkulozi, një baba alkoolist dhe dënimi me vdekje, ishin përvojat e tij më të rënda. Fatmirësisht cari e anuloi vendimin për pushkatimin e rrethit radikal politiko-letrar ‘’Petrashevski’’, në të cilën bënte pjesë edhe Fjodori.

Mirëpo, ai vazhdoj me burgosje dhe punë të rënda për 4 vite me radhë. Ndërkaq ato që e ngritën emrin e tij krahas klasikëve letrarë dhe që edhe sot e bëjnë të lexohen anë e kënd botës ishin veprat e tij. ‘’Krim dhe Ndëshkim’’, ‘’Një zemër e thyer’’, ‘’Të poshtëruar e të fyer’’ e ‘’Njerëz të varfër”, të cilat janë vetëm disa nga veprat që i dhanë vulë letërsisë ruse dhe botërore.

Sot, KultPlus ju sjell thënie nga Fjodor Dostojevski:

Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.

Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.

Liria nuk gjendet në kufizimin, por në kontrollin e vetvetes.

Në një zemër që dashuron vërtet, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.

Heshtja është gjithmonë e bukur, dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.

Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.

Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.

Çfarë është Ferri? Unë mendoj se është vuajtja e të qenit të paaftë për të dashuruar.

Asgjë në këtë botë nuk është më e vështirë se sa thënia e të vërtetës, dhe asgjë më e lehtë se lajka.

Misteri i ekzistencës njerëzore, nuk qëndron vetëm tek të qenit gjallë, por në gjetjen e një qëllimi për të jetuar. / KultPlus.com

“Travel off Path”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira evropiane për 2024

Evropa, një kontinent i zhytur në histori dhe kulturë, ka qenë gjithmonë një nga destinacionet e preferuara të çdo udhëtari amerikan.

Megjithatë, ndërsa industria e udhëtimeve zgjerohet dhe evoluon, turistët kanë filluar të kërkojnë përvoja më unike, vende të panjohura, të cilat i shtojnë një tipar të veçantë arratisjes tradicionale evropiane.

Për ata që janë në kërkim të destinacionit të tyre të ardhshëm për pushime, revista amerikane “The Travel off Path” ka publikuar listën e shumëpritur të vendeve më emocionuese për t’u vizituar në mbarë botën në vitin 2024.

Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve evropiane më të mira për t’u eksploruar.

Alpet Shqiptare

Dikur një perlë e fshehur e vendosur në zemër të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria tashmë është destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke tërhequr një numër rekord turistësh me pamjet idilike, mikpritjen e ngrohtë dhe çmimet e arsyeshme.

Megjithatë, vlen të përmendet se shumica e turistëve po vërshojnë drejt Rivierës ikonike të vendit, e cila, megjithëse e mrekullueshme, nuk është atraksioni i vetëm natyror i Shqipërisë.

Nëse do të udhëtonit pak më në veri, do të mund të eksploroni Alpet mahnitëse shqiptare, një rajon i thyer dhe i pacenuar që u premton vizitorëve përvojën më të paharrueshme.

Këtu, udhëtarët mund të nisin shëtitjet piktoreske në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, Parkun Kombëtar të Thethit dhe Liqenin e Komanit dhe të shijojnë florën dhe faunën endemike të dorës së parë.

Ata që kërkojnë më shumë adrenalinë do të jenë të lumtur të mësojnë se zona ofron mundësi për aktivitete si, ngjitje në shkëmb, shëtitje me varkë, hedhje me parashute.

Turistët rekomandohen t’i bashkohen një udhërrëfyesi profesionist gjatë vizitës në Alpet Shqiptare.

Rajoni është mjaft i sigurt dhe shumica e vendasve janë shumë mikpritës, por ndihma profesionale e një udhërrëfyesi për të eksploruar terrenin e thyer, do t’ju bënte të ndiheshit shumë më të qetë për të shijuar këtë përvojë te re./ KultPlus.com

Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Kosovë, Venera Berisha-Muharremi folëse në Kongresin Botëror


Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës, Venera Berisha-Muharremi së fundmi ka pranuar njoftimin për të qenë folëse ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botëror të Trajtimit Laserik, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo.

“Nuk mund të fshehi emocionet e as mburrjen!

Sot, pranova njoftimin të jem Folëse e ftuar ( Invited speaker) ndër Folësit Lider Botërorë të Photobiomodulimit mjekësorë në Kongresin Botërorë më të madh me rastin e 30 vjetorit të Asociacionit Botërorë të Trajtimit Laserik.

Puna, investimi dhe sakrificat në shkollim dhe edukim, medoemos dikur shpërblehen !”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Wanderlust in Albania, fotot dhe videot e Shqipërisë turistike në një konkurs ndërkombëtar

Konkursi ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”, dedikuar bukurisë turistike në Shqipëri, do të vlerësoj me çmim 300 foto dhe 100 video-reels.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se “pas një sezoni fantastik, një konkurs super fantastik dedikuar fotografive dhe video-reels të Shqipërisë turistike është gati të fillojë”.

“Bëhuni gati për Wanderlust in Albania konkursin ndërkombëtar për promovimin e natyrës, kulinarisë, folklorit, agroturizmit, monumenteve e artizanatit, turizmit sportiv dhe eventeve të Shqipërisë sonë ku do të vlerësohen 300 foto dhe 100 dhe video-reels të realizuara në dy vitet e fundit”, shprehet Rama.

Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli në rrjete sociale pamje të një kolazhi me foto mbresëlënëse nga aspekte të ndryshme të natyrës së bukur shqiptare apo objekteve të trashëgimisë kulturore, të kulinarisë, folklorit, agroturizmit etj, teksa ftoi të apasionuarit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti me dimension ndërkombëtar. / KultPlus.com

Restaurimi i 3 ikonave të Diço Zografit drejt përfundimit

Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore janë drejt përfundimit tre ikonat pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar me autor Diço Zografin.

IKTK bëri të ditur se ikonat që janë drejt përfundimit janë “Shën Athanasi” realizuar në vitin 1855, “Shën Harallambi” realizuar në 1855 dhe “Shën Kolli” e realizuar në 1859.

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po vijojnë punën për përfundimin e ndërhyrjeve në këto ikona.

Sipas IKTK, specialistët kanë përfunduar pjesën më të madhe të proceseve konservuese-restauruese përfshirë dezinfektimin, konsolidimin, pastrimin.

Aktualisht po vijohet me procesin e stukimit të lakunave dhe integrimin piktorik.

Kjo është hera e parë që vepra të këtij artisti ikonograf, mjaft të njohur në hapësirën ballkanike, gjatë shek. XIX, janë në fokus të ndërhyrjeve restauruese që kryhen në këtë laborator./atsh/ KultPlus.com

Panairi i Librit vjen me edicionin e tij të 26-të

Panairi i Librit 2023, çelet më 15 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi Panairin ngjarjen më të madhe të librit.

“Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në 15 nëntor nis edicioni XXVI i Panairit të Librit “Tirana 2023″”, tha Margariti.

Margariti tha se, në këtë Panair do të prezantohen titujt më të fundit, teksa do zhvillohen takime me autorë e tryeza diskutimesh. / KultPlus.com

IKShP: Ka rënie të vlerave të manganit në Badoc, por uji ende s’mund të përdoret për pije


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me ndotjen e Liqenit të Badocit me mangan. 

Burbuqe Berisha nga IKSHP ka thënë se edhe pse vlerat kanë rënë në katër ditët e fundit, prapë nuk është arritur vlera e lejuar për përdorim të ujit për pije, ashtu siç parashihet me Udhëzimin Administrativ.

“Ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimeve të stineve. Nga matjet e fundit laboratorike, rezulton se në këto katër ditët e fundit, vlerat e manganit janë  Më datën 7, vlera më e ulët ka qenë 0.19 mg për litër, ndërsa vlera më e lartë 0.40 mg për litër. Me datën 8, sillej prej 0.19 deri 0.35 mg/l. Me datën 9, sillej nga 0.17 deri 0.30 mg/l. Me datën 10, dje rezultatet e fundit janë se vlera e manganit në rrjet sillet prej 0.058 deri 0.19 mg/l. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë, prapë vlera e lejuar për përdorim të ujit të pijshëm është 0.05 dhe ende nuk është arritur”, ka thënë Nushi para gazetarëve. 

Ajo ka thënë se Instituti është duke bërë në vazhdimësi monitorimin e cilësisë së ujit. 

“IKSHP është duke bërë në vazhdimësi monitorimin dhe përcjelljen e vazhdueshme të cilësisë së ujit të destinuar për njeriun në gjithë zonat e furnizimit. Analizat e fundit laboratorike, megjithse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit, gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës, ende këto vlera nuk i përmbushin standardet e parapara sipas Udhëzimit Administrativ.  Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëpunim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat dhe mundësitë e tyre që këto vlera të manganit të ulen dhge ti përafërohen dhe ta plotësojnë kriterin e paraparë sipas UA”, ka deklaruar Nushi.

Nga Instituti kanë thënë se uji mund të përdoret për veprimtari tjera. 

“Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si higjenë personale, higjenë të mjedisit ose ambientit dhe përgatitje të ushqimit. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e Liqenit Batllava si dhe nga Ujmani, i plotësojnë kriteret e parapara për ujin e pijshëm, dhe ketë e vërtetojnë rezultatet laboratorike nga monitorimi ditor”, ka thënë Nushi. / KultPlus.com

202 vjet nga lindja e Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi.

Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski’ arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.

Cai Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim”(1866) dhe “Vëllezërit Karamazov”(1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës’ një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern./KultPlus.com

Demi Moore: Kur isha 15 vjeç, mamaja më shiti për 500 dollarë tek një përdhunues

Ajo është padyshim një ndër aktoret më të dashura të Hollivudit dhe që ka një karrierë të gjatë artistike.

Mirëpo aktorja Demi Moore përtej të gjithë suksesit, jeta e saj ka pasur momente shumë të errëta.

Ajo botoi një autobiografi të titulluar “Inside Out” thënë ndryshe “Nga Brenda Jashtë”. Aty rrëfente detaje lidhur me përjetimet e aktores përpara se të rritej në karrierë.

Libri flet për periudhën e adoleshencës, karrierën si dhe tre martesat e dështuara me Freddy Moore, Bruce Willis dhe Ashton Kutcher.

Dhe në mes të gjithë këtyre rrëfimeve, është dhe guximi që ajo pati për të folur për përdhunimin që kishte kaluar në moshën 15-vjeçare, ku ajo pretendon se personi që e dhunoi e pagoi të ëmën e saj më vonë.

Mamaja e aktores, Virginia King e merrte Demin nëpër bare dhe lokale nate në mënyrë që ajo të tërhiqte vëmendjen e meshkujve. Ajo u njoh me një burrë rreth të 40, 50 kur ishte në shkollë dhe tha se ai nisi të shfaqej vërdallë shkollës në atë periudhë.

Kur ajo u kthye nga shkolla një ditë ai ndodhej në shtëpi. Ai e përdhunoi, më pas pagoi të ëmën 500 dollarë.

“Çfarë ndjesie të jep të përdoresh nga mamaja për 500 dollarë?”, e pyeti ai pas pak.

Teksa vijon rrëfimin e saj, Demi shprehet: “Për vite me radhë nuk e kam menduar si përdhunim. Pasi e shihja si diçka që unë vetë e kisha shkaktuar, diçka që unë vetë u ndjeva e detyruar ta bëja sepse ai burrë priste diçka nga unë. Sikur unë vetë e lejova që ai të priste prej meje. Sikur isha një pre e lehtë për një grabitqar” .

Kjo eksperiencë e la me pasoja dhe ajo vuante nga ankthi, pagjumësia, çrregullimi i të ngrënit, PTSD.

Dhe mamaja e saj më vonë i kërkoi përdhunuesit të vajzës së vet ta ndihmonte të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo gjë e bëri një Demi 15-vjeçare të ndihej sikur nuk kishte një vend të sigurtë ku të fuste kokën.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, kishte parë disa herë mamanë e saj të tentonte vetëvrasjen. Madje disa herë i është dashur të nxirrje ilaçet nga goja e saj. Në gjimnaz filloi duhanin, alkoolin dhe dilte nëpër festa. U lidh me një djalë 28-vjeçar dhe në moshën 16-vjeçare jetonte me të.

Një vit më vonë i ati i vrau veten duke e lënë Demin fillikat, me një nënë të trazuar. Ato nuk folën për tetë vjet, pasi e ëma vazhdimisht tregonte historitë e të bijës për gazetat. Vitet e fundit të jetës së të ëmës, Demi arriti të bënte paqe me të./ KultPlus.com

Soren Kierkegaard: Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet

1.Kur fëmijës , pasi është rritur ca, i duhet ndërprerë qumështi i nënës, ajo virgjërisht e fsheh gjirin, dhe atëherë fëmija s’ka më nënë. Lum ai fëmijë që nuk e ka humbur nënë tjetërsoj!

2.Poeti është gjeniu i të rikujtuarit.

3.Të marrësh besimin do të thotë të lësh arsyen.

4.Ankthi është marramendja e lirisë.

5.Është kaq e vështirë të besojmë, sepse është kaq e vështirë të bindemi.

6.Është krejt joproduktive të grindem me botën, po ashtu të grindem me veten nganjëherë është joproduktive.

7.E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur.

8.Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron. Martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.

9.Ka, siç dihet, disa insekte të cilat vdesin në momentin që pjellin. Kështu është me të gjitha gëzimet: çasti më i hatashëm e më i lartë i gëzimit është i shoqëruar nga vdekja.

10.Të guxosh do të thotë të harrosh për momentin drejtpeshimin. Të mos guxosh do të thotë të humbësh vetveten.

11.Filozofia shkon më larg. Teologjia, e lyer dhe e pudrosur, rri në dritare duke lypur favoret e filosofisë, tek i ofron hiret e veta.

12.Absurdi përshenjon themelin e besimit, fillesën e kërcimit të besimit, meqë njëherazi përshenjon mospërputhjen midis rendit të Krijuesit dhe redit të krijesës.

13.Hiqjani paradoksin një mendimtari dhe do të fitoni një profesor.

14.Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.

15.Lum kush mund të vdesë në një mënyrë të atillë që shtrati i tij i vdekjes, në çastin që trupi hiqet s’andejmi, të duket edhe më i këndshëm se djepi i një fëmije. / KultPlus.com

Sa shqiptarë banonin në Athinë dy shekuj më parë?

Një shkrim në gazetën greke ‘Protothema’ me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, citohet një gazetar francez të ketë thënë se Athina banohej në një pjesë nga shqiptarët asokohe.

“Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh.

Sa shqiptarë banonin në Athinë dy shekuj më parë? E

Në vitin 1856 ai botoi romanin e tij ‘Mbreti i maleve’, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën Le Figaro. Më pas mori drejtimin e gazetës Shek.

Dhe “1/4 e popullsisë së Greqisë në mesin e shekullit XIX ishin shqiptarë shkruan Abou”.

Në kapitullin dy të librit të tij, Abou shkruan si më poshtë: “Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ata janë një racë e fortë dhe e duruar, po aq e përshtatshme për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Sa shqiptarë banonin në Athinë dy shekuj më parë? E

Ata nuk kërkojnë punë dhe nuk kanë ambicie të ulen në zyrë. Çdo mbrëmje në perëndim të diellit takoni përreth Athinës karvanë të tërë shqiptarësh që kthehen me gratë e tyre nga puna në fusha. Pothuajse të gjithë jetojnë në shpate të Akropolit, në të njëjtën zonë ku dikur jetonin pellazgët”.

Por grekët nuk janë dakord me francezin dhe përshkrimin e tij.

“Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-së na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë”, shkruan Protothema dhe vijon:

“A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852–1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha vendet dhe të bëjë një numërim të shqiptarëve? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë shqiptarë është i gabuar. Po kush ishin shqiptarët e Abou-së? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou-së, kanë qenë Atika, Hidra dhe Arkadia”. / KultPlus.com

Për tetë muaj u ekzaminuan mbi 35 mijë monedha

Shtim masiv i parave false në tregun e Kosovës. Kështu e përshkruajnë ekspertë të Agjencisë së Forenzikës praninë e monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vend.

Vlera e tyre, thonë ata, është në rritje krahasuar me vitin e kaluar – aktualisht dhjetëra mijëra euro.

Nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.

Më të falsifikuarat, sipas tyre, janë monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurosh.

Dy kartëmonedha prej 50 eurosh - njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.
Dy kartëmonedha prej 50 eurosh – njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.

Feriz Selimaj, ekspert në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, thotë për Radion Evropa e Lirë se cilësia e falsifikimeve varion nga më e dobët deri në shumë e mirë.

“Për ne si ekspertë nuk është vështirë të identifikohen [paratë false]. Është e thjeshtë. Në laborator kemi aparaturë të avancuar dhe identifikohen lehtë, por për një qytetar nuk është e lehtë të dallohet origjinali me falsin”, thotë Selimaj.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës, por përdor euron. Nga shtetet e tjera të rajonit, ashtu vepron edhe Mali i Zi.

Ekzaminimi i kartëmonedhave prej 50 eurosh.
Ekzaminimi i kartëmonedhave prej 50 eurosh.

Qindra raste të iniciuara në polici

Me Kodin Penal të Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdor ose posedon para të falsifikuara, me qëllim që t’i vendosë në qarkullim si të vërteta, dënohet prej 1 deri në dhjetë vjet burgim.

Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti u iniciuan 486 raste të falsifikimit të parave, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar 804.

Policia nuk ofroi detaje të tjera për to, por në raportimet 24-orëshe të saj publikohen shpesh raste të konfiskimit të parave të falsifikuara.

Në një nga raportimet e fundit për këtë çështje, më 17 tetor, policia tha se një menaxher i një banke në Kosovë ka raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar në atë institucion “një sasi të parave” që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlera e tyre ka qenë afër 2.000 euro.

Në të njëjtën ditë, policia njoftoi se ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar afër 1.000 euro – në monedha prej 2 eurosh – që janë dyshuar si të falsifikuara.

Monedha metalike prej 2 eurosh të falsifikuara.
Monedha metalike prej 2 eurosh të falsifikuara.

Çka thotë Banka Qendrore e Kosovës?

Në një deklaratë me shkrim, Banka Qendrore e Kosovës thotë se është duke u koordinuar me organet përgjegjëse “për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin” e dukurisë së parave false.

Pa dhënë më shumë detaje, në BQK thonë se paratë false e dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i inkurajojnë sidomos bizneset që ta ndalojnë praktikën e furnizimit me monedha nga “operatorë të dyshimtë” dhe për çdo kërkesë, t’u drejtohen bankave komerciale.

Ata nuk specifikojnë se kujt i referohen me “operatorë të dyshimtë”, por thonë se praktika e tillë do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e qarkullimit të parave false.

Një euro false dhe tjera origjinale gjatë ekzaminimit në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës.
Një euro false dhe tjera origjinale gjatë ekzaminimit në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës.


Më 7 nëntor, BQK-ja i njoftoi mediat për mbajtjen e një takim ndërinstitucional, lidhur me luftimin e kësaj dukurie.

Në komunikatë u tha se “Banka Qendrore e Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë janë pajtuar që t’i intensifikojnë aktivitetet në zbatim të ligjit, të shtohen kontrollet dhe aktivitetet inspektuese brenda dhe në kufi, si dhe të ndiqen ligjërisht dhe me efikasitet aktivitetet e tilla joligjore”.

REL-i bisedoi me përfaqësues të disa bizneseve të vogla në Prishtinë dhe disa prej tyre pranuan se janë përballur me monedha false – kryesisht 2 euro.

“Disa konsumatorë duan të blejnë me ato para se nuk e dinë që janë false, por ka pasur raste që edhe unë kam pranuar 2 euro false dhe nuk e kam ditur”, tha pronari i një biznesi ushqimor, duke dashur të mbetet anonim.

“Të ta them të drejtën, edhe marr para false, por edhe kthej. Ka shumë në qarkullim – më së shumti 2 euro”, sipas tij.

Në laboratorin ku ekzaminohen paratë false
FotogaleriNë laboratorin ku ekzaminohen paratë false

Çka thonë ekspertët?

Falsifikimi i parasë është krim që në mënyrë të vazhdueshme paraqet rrezik për ekonominë e një vendi, thonë ekspertë të çështjeve financiare.

“Në momentin që identifikohen si para false, aq sa është shuma e tyre, aq janë edhe humbjet në ekonomi”, thotë Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Odën Ekonomike Amerikane.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin pa viza në vendet e BE-së – gjë që pritet ta rrisë edhe qarkullimin e tyre.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë.
Agjencia e Kosovës për Forenzikë.


Por, cili është rreziku që ata të përballen me shkelje, nëse bartin pa ditur para false në tregun e BE-së?

“Unë do t’i këshilloja qytetarët e Kosovës që të mos marrin monedha metalike se mund të përballen me përgjegjësi ligjore nëse i prezantojnë ato para në vendet e BE-së”, thotë Abazi.

Mejdi Bektashi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, nuk sheh ndonjë rrezik të madh në këtë aspekt.

“Shumica e njerëzve përdorin kartelat bankare për t’i ikur këtij rreziku. Të gjitha këto para false, në fund, do të mbesin në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Si të mbroheni nga paratë e falsifikuara?

Për kontrollin e vërtetësisë së parave, Banka Qendrore e Kosovës sugjeron qytetarët që të ndjekin tre hapa të lehtë: “prek, shiko, kontrollo” – pa pasur nevojë për mjete të posaçme.

Monedhat false janë zakonisht më të vrazhda dhe mund të identifikohen edhe me devijime, shkronja dhe simbole që nuk përputhen me origjinalin.


Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave, sipas sugjerimeve të BQK-së, mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike, ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 1, 2 dhe 5 centë janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk janë fare magnetike, ose tërhiqen fort nga magnetet”, thuhet në manualin e BQK-së për mbrojtje nga paratë false.

Selimaj, nga Agjencia e Forenzikës, i sugjeron qytetarët që t’i përdorin më shumë kartelat bankare./REL/ KultPlus.com

Umberto Eco dhe konspiracioni

Daut Dauti

Është zor të gjendet ndonjë shkrimtar që ka shkruar apo që shkruan më bukur se Umberto Eco. As temat aq interesante dhe trajtimin e tyre aq njerëzor nuk e bën kush më mirë se Eco. Kjo është për shkak të përvojës dhe njohurisë që ka pasur Eco. Mbi të gjitha, për shkak të qasjes humane dhe akademike që ai kishte ndaj njeriut dhe botës.

Shkrimi, pra letërsia, për Econ ka qenë hobi. Ai me profesion ishte akademik/studiues, profesor. Në rininë e hershme Eco ishte religjioz, por u largua nga besimi për shkak të zhgënjimit që pati me Kishën. Pastaj, e përqafoi fashizmin pasi që kjo ideologji e organizuar, në aspektin vizual, ishte atraktive për të rinjtë. Kur e hetoi se Musolini ishte si Hitleri dhe se fashizmi ishte jonjerëzor, u largua shpejt edhe nga aty dhe iu përkushtua studimeve, por pa hequr dorë nga gazetaria. Tërë kjo eksperiencë i ndihmoi të bëhej dijetar dhe shkrimtar i pashoq.

Kur Eco e braktisi besimin, deklaroi: “Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, kjo nuk do të thotë se ata më nuk besojnë në asgjë: ata besojnë në çdo gjë”.

D.m.th. Eco nuk u largua nga religjioni për ta pasur më lehtë. Përkundrazi, doli në një fushë ku e vërteta, të cilën gjë ai e kërkonte, ishte e vështirë për ta gjetur. Të vërtetën në këtë botë e kanë mbështjell konspiracionet – temë intriguese të cilës Eco i kushton kohë e që u bë bazë e romaneve të tij. Në vete, konsipracioni nuk ishte tema që e tërhiqte. Në fakt, ishte paranoja që vjen nga konspiracioni, të cilën njerëzit e pranojnë dhe lejojnë që ajo të lulëzojë. Në lidhje me këtë, për gazetën angleze “The Guardian’, Eco shkruante:

“Ka shumë konspiracione të vogla dhe shumica e tyre janë zhvlerësuar. Por, paranoja e konspiracionit universal është më e fuqishmja për shkak se është e përhershme. Kurrë nuk mund ta zbuloni, sepse nuk dihet kush është në të. Është tundim psikologjik i species tonë. Karl Popperi ka shkruar një ese të bukur për këtë gjë, ku ai thotë se kjo ka filluar me Homerin. Tërë ajo që ka ndodhur në Trojë ka qenë e komplotuar një ditë më herët nga zotat në majën e Olimpit. Kjo është arsyeja që diktaturat e shfrytëzojnë si armë nocionin e konspiracionit universal. Është mënyrë që të mos ndjesh përgjegjësi për diçka. Gjatë 10 vjetëve të para të jetës sime jam edukuar në shkollë nga fashistët ku përdorej konspiracioni universal – që na thoshte se ju anglezët, hebrenjtë dhe kapitalistët organizonin komplot kundër nesh, popullit të varfër italian. Njësoj ka qenë edhe për Hitlerin. Edhe Berluskoni e ka shpenzuar tërë kohën e tij të fushatës elektorale duke folur për konspiracionin e dyfishtë të gjykatësve dhe komunistëve. Më nuk ka komunistë, madje nuk gjeni ndonjë edhe nëse e kërkoni me llambë, por për Berluskonin ata ishin aty dhe provonin ta merrnin pushtetin”. / KultPlus.com

Dita e dytë e Forumit të Paqes, Kurti zhvillon sot një diskutim

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. 

Sot ai do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Në ditën e dytë të Forumit të Paqes, duke filluar prej orës 10:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS)”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Shoqata e Botuesve Shqiptarë me seminar në Panairin e Librit

Në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip. 

Ne këtë seminar është e ftuar edhe një përkthyese e shquar italiane, konsulente editoriale e Sallonit te Librit ne Torino, përkthyese e Bolanos dhe Markezit dhe organizatore e seminareve me këtë teme, znj. Ilide Carmignani.

Botues, përkthyes, mësues, autorë të letërsisë për fëmijë, jeni të ftuar. 

Moderator i seminarit, përkthyesi Ilir Baçi. / KultPlus.com

Kryeministri Kurti në Spanjë e përmend agresionin e Serbisë: Ka forca që synojnë ripërcaktimin e kufijve

Kurti e përmend agresionin e Serbisë para organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur përpara anëtarëve të organizatës socialdemokrate në Evropë ku sot u bë anëtare edhe partia të cilën vetë Kurti e udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti tha se pranimi i VV-së si anëtare vëzhguese në hapin e parë është një dëshmi e besimit ndaj qeverisjes, të cilën Kurti e quajti të mirë, efikase dhe premtuese të cilën ai e udhëheq si kryeministër i Kosovës.

“Ky besim frymëzon një përkushtim kolektiv, nga unë, partia ime dhe Qeveria që drejtoj. Prandaj, ju siguroj që do të vazhdojmë të dëshmojmë  aktivisht përkushtimin tonë ndaj zbatimit të politikave socialdemokratike. Ne duam të tregojmë që progresi demokratik dhe qeverisja e mirë prodhojnë përfitime sociale dhe ekonomike”.

“Me një përkushtimi të palëkundur ndaj sundimit të ligjit dhe një lufte të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po krijojmë mundësi të paprecedenta për prioritete të reja — drejtësi sociale dhe barazi, punësim dhe politika të rishpërndarjes në Kosovë, duke i sjellë dobi të gjithëve. Këto veprime tona po adresojnë ato që dy vjet e gjysëm para se të vinim ne në pushtet nuk ekzistonin fare si prioritete”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë përmendi Raportin e Komisionit Evropian, ku sipas tij, Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në shkallen e vet, duke përmirësuar nivelin e vet të përgatitjes në pesë kapituj negociues.

“Përmendje të tjera të rëndësishme janë një rritje prej 34% në punësim, miratimi i ligjeve mbi financimin e partive politike dhe zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe rreshtimi me sanksione të BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Sektori i drejtësisë ka themeluar Gjykatën Komerciale për të drejtat e pronësisë intelektuale, ka përforcuar rikuperimin e aseteve me një koncept të ri të fondit të konfiskimit dhe ka përparuar në zbatimin e legjislacionit kundër korrupsionit”.

“Pavarësisht nga sfidat me të cilat është përballur vendi im, brishtësinë e trashëguar para tri krizave të njëpasnjëshme botërore – pandemisë, krizës së energjisë dhe asaj të inflacionit – buxheti ynë do të vazhdojë të rritet vitin tjetër, duke arritur një rekord të ri, ndërsa për herë të parë BPV-ja po tejkalon 10 miliardë euro, duke shënuar një rritje thuajse 50% të BPV-së në katër vitet e fundit”, tha tutje Kurti.

Më tej, Kurti përmendi edhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se ka forca që synojnë të provokojnë konflikte dhe luftëra të armatosura për të minuar autoritetin e për të ripërcaktuar kufijtë dhe imponuar rregulla të reja të rendit.

“Ndërkohë, siç e dini, më afër Bashkimit Evropian, një veprim tjetër agresioni është zhvilluar. Ai ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, kur vendi im u sulmua në tokën e vet, në pjesën veriore të territorit, nga një grup i armatosur mirë i terroristëve paramilitarë, të cilët ishin trajnuar, pajisur dhe financuar nga shteti i Serbisë, një fakt që është dëshmuar nga një varg provash të zbuluara pas sulmit”.

“Një zyrtar policor nga Policia e Kosovës u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Falë profesionalizmit shembullor të njësive speciale të policëve tanë, Kosova ka arritur t’i mposhtë terroristët, duke iu përgjigjur proporcionalisht këtij sulmi dhe duke shmangur një eskalim të pakontrolluar, gjë që ishte qëllimi i grupit kriminal paramilitar të kontrolluar nga Beogradi”.

“Ne përfaqësuesit e forcave të qendrës së majtë në Evropë, e kujtojmë historinë dhe jemi larg të qenit naivë: Historia evropiane ka vërtetuar gjithmonë se ne jemi në ballë të luftës kundër të gjitha formave të ekstremizmave, për promovimin e paqes dhe të drejtave të njeriut edhe kur dhuna, racizmi, antisemitizmi dhe islamofobia duket se po fiton terren dhe mendje. Vazhdoj të jem optimistë se ne mund ta forcojmë unitetin tonë në mënyrë që ta ndryshojmë rrjedhën e këtyre ngjarjeve”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se Kosova përballet me sfidën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, teksa shtoi se e pranon përgjegjësinë që i takon për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

“Këtu e shfrytëzoj mundësinë të ndaj lavde për grupin S&D për udhëheqjen e saj në rezolutën e miratuar te Parlamenti Evropian më 19 tetor. Deri me tani, ky ishte teksti më i qartë politik për sulmin e 24 shtatorit”./KlanKosova/KultPlus.com

ChatGPT tani ka më shumë se 180 milionë përdorues, por vihet re që ka një përdorim më të madh nga burrat se sa nga gratë

Një ndër to, Harriet Kelsall thotë se AI nuk është për të. Ajo pranon se përdorimi i tij mund të ndihmojë në përmirësimin e  komunikimit të saj me klientët në faqen e saj të internetit, por thjesht nuk i beson.

Kelsall nga Kembrixh, thotë se kur eksperimentoi me ChatGPT këtë vit, vuri re gabime. Ajo e testoi atë duke e pyetur për kurorën e mbajtur nga Mbreti Charles III në kurorëzimin e tij në maj, kurora e Shën Eduardit. Ajo është gjithashtu e shqetësuar për plagjiaturën.

Ndërsa ChatGPT është bërë jashtëzakonisht popullor që nga fillimi i tij një vit më parë, ngurrimi i Kelsall për ta përdorur duket të jetë dukshëm më i zakonshëm tek gratë sesa tek burrat. Ndërsa 54% e meshkujve tani përdorin AI në jetën e tyre profesionale ose personale, kjo bie në vetëm 35% të grave, sipas një sondazhi në fillim të këtij viti.

Cilat janë arsyet për këtë ndryshim të dukshëm gjinor të AI dhe a duhet të jetë shqetësues?

Ekspertja i AI Jodie Cook thotë se ka arsye më të thella dhe më të rrënjosura pse gratë nuk po e përqafojnë teknologjinë aq shumë sa burrat.

“Fushat burimore [shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika] tradicionalisht janë dominuar nga meshkujt,” thotë Cook, e cila është themeluesja e Coachvox.ai, një aplikacion që lejon liderët e biznesit të krijojnë klone të AI për veten e tyre.

“Tendenca aktuale në adoptimin e mjeteve të AI duket se pasqyron këtë pabarazi, pasi aftësitë e kërkuara për AI janë të rrënjosura në disiplinat Stem.”

Në MB, vetëm 24% e fuqisë punëtore në të gjithë sektorët Stem janë femra, dhe si pasojë “gratë mund të ndihen më pak të sigurta duke përdorur mjetet e AI”, shton zonja Cook. “Edhe pse shumë mjete nuk kërkojnë aftësi teknike, nëse më shumë gra nuk e shohin veten si të aftë teknikisht, ato mund të mos eksperimentojnë me to. Dhe AI ​​gjithashtu ndihet ende si fantashkencë. Në media dhe kulturën popullore, trillimet shkencore priren të tregtohen tek burrat.”

Cook thotë se ajo dëshiron të shohë më shumë gra të përdorin AI dhe të punojnë në këtë sektor. “Ndërsa industria rritet, ne definitivisht nuk duam të shohim një hendek në rritje midis gjinive.”

Megjithatë, psikologu Lee Chambers thotë se të menduarit dhe sjellja tipike femërore mund të pengojë disa gra nga përqafimi i AI.

“Është hendeku i besimit – gratë priren të duan të kenë një nivel të lartë kompetence në diçka përpara se të fillojnë ta përdorin atë,” thotë ai. 

Chambers thotë gjithashtu se gratë mund të kenë frikë të mos vihet në dyshim aftësia e tyre, nëse përdorin mjete të AI.

“Gratë tashmë janë diskredituar dhe idetë e tyre merren nga burrat dhe kalohen si të tyret, kështu që të kesh njerëz që e dinë se ti përdor një inteligjencë artificiale mund të luajë në tregim se nuk je i kualifikuar mjaftueshëm. Është vetëm një gjë tjetër që po poshtëron aftësitë, kompetenca juaj, vlera juaj.”

Ose siç thotë Harriet Kelsall: “Unë vlerësoj autenticitetin dhe kreativitetin njerëzor”./Alsatm/KultPlus.com