Në kuadër të 110-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të pandërprera midis Rumanisë dhe Shqipërisë, Qendra Rumune e Informimit në Korçë, në bashkëpunim me Muzeun e Historisë Brashov, Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe Konsullatën Honorifike të Historisë në Korçë çeli ekspozitën “Histori të vitit ‘89, novela grafike”.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ishte i pranishëm ambasadori rumun Octavian Serban, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, artdashës e personalitete të tjera.
Novela grafike është konsideruar si një art i ri përmes të cilit është sjellë një moment i rëndësishëm historik, sic është rënia e regjimit komunist në Rumani. Sipas kuratorit, kjo ekpozitë përmban punime të cilat e rrëfejnë ngjarjen nga sytë e artistëve dhe jo sipas versionit zyrtar. Megjithëse ngjarjet kanë ndodhur në vitin 1989, ka ende arkiva të mbyllura sa i përket kësaj kthese historike.Që pas shpalljes së Shtetit Shqiptar, marrëdhëniet me Rumaninë nuk janë ndërprerë kurrë. Edhe gjatë viteve të pushtimit italian, në Korçë ekzitonte një konsullatë mbretërore e Rumanisë./ atsh / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtë “Hana e Re” i Subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të ketë premierën ndërkombëtare në edicionin e 27-të të Winterthur Film Festival, Zvicër.
Filmi është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Best International.
“Hana e Re” trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra-tjetrën.
Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.
Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.
Edicioni i 27-të i Winterthur Film Festival do të mbahet mes datave 7 deri 12 Nëntor 2023.
Filmi do të shfaqet më datë 10 nëntor, e premte, nga ora 17:30. / KultPlus.com
▶ Shiko disa nga studentët që po ndjekin Master në Biznes (MBA) dhe Menaxhment me diplomë të dyfishtë gjermane në UNI dhe Ludwigshafen University, këtu: https://lnkd.in/gmAHAwnu
Studentët e programit me Diplomë të Dyfishtë në GJERMANI përfitojnë:
✔️ Diplomë të dyfishtë:MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Ludwigshafen University dhe MA në Menaxhment nga UNI.
✔️ Diplomë të njohur ndërkombëtarisht
✔️ Sistem modular, ligjerata fizikisht apo online
✔️ Punë praktike gjatë studimeve në njërën nga kompanitë partnere gjermane, me pagesë.
✔️ Pas diplomimit, leje-qëndrim të përhershëm në Gjermani.
#UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion (para MIT, Stanford dhe Harvard)🥇🇽🇰 🇺🇸 Mëso më shumë rreth këtij partneriteti: https://universum-ks.org/powered-by-asu/
“Negotiating Peace” e Qendrës Multimedia, e cila u dha premierë më 16 tetor në Teatrin ODA, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të kritikës ndërkombëtare.
Media si The Guardian e Britanisë, Politis e Francës e Taggespiegel e Gjermanisë e vlerësuan atë për relevancën shoqërore e qasjen e veçantë ndaj një çështje politikisht të komplikuar. Në kritikën e tij për The Guardian, Philip Oltermann shkroi, “Kur udhëheqësit politikë e paraqesin luftën si të vetmen zgjidhje, është detyrë e artistëve t’ua kujtojnë njerëzve se gjetja e paqes është ende e mundur. Kjo është pikënisja për një kompani teatrore në Kosovë, “Qendrën Multimedia”, e cila nëpërmjet shfaqjes së re kthehet te lufta e fundit në Evropë para invadimit të Rusisë në Ukrainë dhe eksploron se si u ndal ajo.
Pas premierës në Prishtinë e turneut në Ferizaj, Gjilan e Shkup, “Negotiating Peace” do të fillojë turneun evropian më 8 dhe 9 nëntor, në Schaubune Lindenfels si pjesë e edicionit të 33-të të festivalit prestigjioz euro-scene Leipzig. Turneu i shfaqjes do të vazhdojë më 11 nëntor në Teatrin Pumpenhaus në Muenster të Gjermanisë, për t’u përmbyllur me dy shfaqje më 13 dhe 14 nëntor në Teatrin e Komedisë në Pragë të Çekisë.
Duke u nisur nga negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, bisedimet politike — ende pa shumë rezultat — ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke e paramenduar si do të duket fundi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian për të krijuar NEGOTIATING PEACE. Ky produksion është krijuar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.
E frymëzuar nga libri I Richard Holbrooke “To End a War” dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë, “Negotiating Peace” tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikat dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes si dhe diskuton tema të rëndësishme: Kush mund të negociojë paqen? A u takon politikanëve legjitimeti për të bërë një gjë të tillë? A pajtohen vërtet njerëzit e zakonshëm pas nënshkrimit të ‘aktit të paqes’ në emrin e tyre? A mund të ketë falje kolektive, apo falja është akt individual?
Shfaqja “Negotiating Peace” do të rikthehet në rajon përgjatë muajit dhjetor, duke filluar me një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Tiranës më 9 dhjetor; në Teatrin ODA në Prishtinë më 11 dhjetor dhe më 13 dhjetor në Teatrin e Qytetit të Novi Sadit Ujvideki Szinhas. / KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtër, “Ninullë” me skenar dhe regji të Adrian Asllanit, i cili këtë vit pati debutimin në kuadër të edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, tashmë do të shfaqet për herë të parë në Zvicër në kuadër të festivalit të filmit “Zuger Filmtage”, përcjell KultPlus.
Filmi “Ninullë” do të shfaqet si film hapës para filmave në vijim:
E shtunë, 11 nëntor 2023
“Touch of Evil” nga Orson Welles, në ora 14:45 në Kino Gotthard (Gotthardstrasse 18, Zug).
“Psycho” nga Alfred Hitchcock, në ora 22:30 në Kino Gotthard (Gotthardstrasse 18, Zug).
“Blue Velvet” nga David Lynch, në ora 23:15 në Kino Seehof 2 (Schmidgasse 8, Zug).
E martë, 14 nëntor 2023
“Awards Night Zuger Filmtage”, në ora 18:30 në Kino Seehof (Schmidgasse 8, Zug)
Prej datës 11 deri me datën 14 nëntor mund të votoni online për filmin “Ninullë” në webfaqen e Zuger Filmtage (informacionet shtesë do të vijojnë së shpejti). / KultPlus.com
Nënë Tereza, kjo figurë humanitare që bëri për vete gjithë botën, gjatë jetës së saj ka lënë edhe shumë thënie, disa nga këto thënie të saj po i sjellim më poshtë.
“Paqja fillon me një buzëqeshje.”
“Skamja më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenurit i padashur për të tjerët.”
“Uria për dashuri është shumë e vështirë të hiqet se sa uria për bukë.”
“Puna pa dashuri është skllavëri.”
“Nëse lutemi ne do të besojmë; Nëse besojmë ne do të duam; Nëse duam ne do të shërbejmë.”
“Dashuria e fort nuk mat. Ajo vetëm jep.”
“Njëra ndër sëmundjet më të mëdha është të jesh askush tek çdokush.”
“Disa njerëz në jetën tonë vijnë si bekime. Disa të tjerë si mësime.”
“Mos mendoni se dashuria, për të qenë e vërtetë duhet të jetë e veçantë. Ajo që kemi nevojë është të dashurojmë pa u lodhur.”
“E kam zbuluar një paradoks se nëse unë dashuroj deri në dhimbje, atëherë më nuk mbetet dhimbje por vetëm dashuri.” / KultPlus.com
Sot është Dita Ndërkombëtare për Parandalimin e Shfrytëzimit të Mjedisit në Luftëra dhe Konflikte të Armatosura.
Gjashtë nëntori është caktuar për këtë qëllim qysh në vitin 2001 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
“Edhe pse njerëzimi ka numëruar gjithmonë viktimat e luftës, në kuptim të ushtarëve dhe civilëve të vdekur dhe të plagosur, qytetet dhe lagjet e shkatërruara kanë mbetur shpesh të papublikuara”.
“Puset e ujit janë ndotur, të lashtat janë djegur, tokat janë helmuar dhe kafshët janë vrarë, me qëllim të avancimit ushtarak”, thuhet në deklaratën e OKB-së. / KultPluscom
Shqipëria është padyshim një nga vendet më të bukura evropiane për të kaluar pushimet. Aktualisht, ajo po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, dhe linjat ajrore po zgjerojnë rrjetet e tyre të fluturimeve permes lidhjeve të reja. A ka Shqipëria një shans për t’u bërë Kroacia e re? Unë gjykoj bazuar në qëndrimin tim dymujor në vendin mesdhetar!, shkruan gazetarja Małgorzata Chuchel në një artikull të botuar në të përditshmen “NaTemat” (natemat.pl).
Shqipëria, mbetet një destinacion i preferuar për të kaluar pushimet, i zgjedhur shpesh nga polakët. Nuk mund të mohohet se ata që kanë shkuar atje të paktën një herë, do te donin të ktheheshin sërish me kënaqësi të madhe.
Tani që kompania ajrore “Ryanair” ka nisur fluturimet e reja, duke përfshirë nga Polonia në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, ju mund ta shihni vetë se sa i larmishëm dhe miqësor është ky vend.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është bërë e famshme duke u krahasuar me bregdetin kroat.
Dhe megjithëse ishte me të vërtetë rasti, me kalimin e kohës çmimet në Shqipëri janë më të ulëta, përfshirë Kroacine.
Turistët shpesh tërhiqen nga natyra e bukur e Shqipërisë, plazhet e egra të fshehura midis shkëmbinjve ku nuk ka turma vizitorësh, dhe atraksionet e panumërta që, për mrekulli, janë akoma të perballueshme.
A ka Shqipëria një shans për t’u bërë Kroacia e dytë? Cilat ishin dy muajt e mi në Shqipëri dhe çfarë ia vlen të shihet atje?
Çmimet në Shqipëri Çmimet e akomodimit në Shqipëri variojnë në varësi të sezonit dhe rajonit që zgjedh. Megjithatë, çmimi mesatar është rreth 45 euro në ditë për një apartament. Kostot e produkteve ushqimore janë shumë të ngjashme me ato në Poloni.
Duhet theksuar gjithashtu se shqiptarët janë një komb shumë mikpritës dhe të gatshëm për t’ju ndihmuar.
Kur shkoni në Shqipëri për pushime, duhet të keni parasysh se kostot e jetesës janë të ngjashme me ato në Poloni. Megjithatë, krahasuar me çmimet aktuale në Kroaci, mbetet sërish një opsion më i lirë.
Shqipëria është vendi ideal për adhuruesit e natyrës, historisë dhe fortifikimeve ushtarake.
Përveç vendeve si Gjirokastra apo Syri i Kaltër, që zakonisht vizitojnë të gjithë turistët, në Shqipëri fshihen shumë xhevahire. Prandaj, ia vlen të mendoni të udhëtoni në Shqipëri me makinë, sepse vetëm kështu do të mund të organizoni një turne dhe të eksploroni sa më shumë vende.
Cilat vende në Shqipëri ia vlen të vizitohen? Për shembull, në Berat, i cili quhet edhe qyteti i një mijë dritareve, do të kemi mundësinë jo vetëm të admironi qytetin e dikurshëm të regjistruar në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, por edhe të flini në majë të kodrës në një kështjellë me çmime mjaft të arsyeshme.
Është interesante se në Berat, në varësi të vendit ku shkojmë, na presin dy botë të ndara. Në majë të kodrës ka një atmosferë vërtet idilike dhe rurale, dhe qyteti është plot me aktivitete.
Pak më poshtë, afër Sarandës, ka mjaft atraksione për adhuruesit e natyrës, si Syri i Kaltër, apo burimet e nxehta të njohura si Ujërat Termale të Bënjës.
Edhe pse në Bënjë më afër sezonit mund të takosh një numër të lartë të adhuruesve të burimeve të nxehta, pamjet të lënë pa frymë dhe ja vlen vërtet të shkosh atje.
Gjatë rrugës, mund të ndaleni në fshatra malorë ose bregdetarë, të cilët janë larg vendpushimeve.
Vizitoni plazhet e egra ku jo vetëm mund të notoni në ujëra të pastër kristal, por edhe të kaloni natën. ju rekomandoj të shkoni në Ksamil.
A është e përgatitur Shqipëria për një fluks turistësh? Sipas statistikave, numri i turistëve në Shqipëri po rritet vazhdimisht nga viti në vit dhe krahasuar me sezonin e kaluar, në vitin 2023 është rritur me 49 për qind.
Organizata Botërore e Turizmit e renditi atë të tretën për nga rritja e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.
Durrësi, Saranda, Vlora dhe Ksamili janë qytetet ku është përqendruar turizmi bregdetar.
Shqipëria ka një potencial të madh për t’u bërë një fuqi turistike si Kroacia, por kjo kërkon ende një kontribut të madh në të gjithë infrastrukturën. /atsh / KultPlus.com
Njësitë si Brigada Veriore, Rojet e Urës dhe Mbrojtja Civile nuk janë formacione paraushtarake, por, mund të themi me siguri, forca qeveritare, d.m.th. forcat e shërbimeve të sigurisë dhe sigurisë të një vendi të caktuar, thotë Dean Xhebiq, ekspert i sigurisë ushtarake në një intervistë për The Geopost.
Ai thekson se armët e sekuestruara, si snajperët “Shigjeta e zezë” 12.7 mm të cilat i përdorin njësitet më elitare të Ushtrisë Serbe, është një nga argumentet më të pakundërshtueshme se kush qëndron në fakt pas stërvitjes, trajnimit dhe përgatitjes së një njësie të tillë.
Xhebiq aludon në deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se uniforma të tilla mund të bliheshin në tregun e zi, por, thekson ai, “pajisjet që kishin mund të bliheshin vetëm nga një tregtar shtetëror i armëve, në këtë rast ishte shteti i Serbisë”.
Ai shprehet se Wagner ofroi një lloj dekreti dhe paradigme të tillë që historia shtetërore mund të shndërrohet në një biznes, në të cilën biznesmeni kontrovers do të marrë mbi vete përgjegjësinë për menaxhimin e tij dhe në fakt do të zbatojë politikën shtetërore në një masë të madhe.
“Në këtë aspekt, është një lidhje mes Rusisë dhe këtij rasti, duke pasur parasysh se Milan Radoiçiq konsiderohej një nga biznesmenët me ndikim, shumë kontrovers në veri të Kosovës, ku absolutisht mund të themi se ishte Prigožin në miniaturë”.
Ai thekson se në të ardhmen do të shikojmë repriza të 24 shtatorit derisa, thotë ai, “të mos prishet ajo lidhje e krimit të organizuar dhe terrorizmit në Kosovë”.
Banjska, thekson ai, kishte dy qëllime dhe manastiri nuk u zgjodh rastësisht.
Qëllimi fillestar i operacionit, thotë ai, ishte “të shkaktonte një konflikt nga i cili do të përfitonte shumë Serbia në kombinimin e negociatave diplomatike të Brukselit dhe raundeve midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç”.
TJeni ndër komentuesit e parë ushtarakë dhe të sigurisë që identifikoni anëtarët e Brigadës Veriore si të dyshuarit kryesorë për sulmin terrorist në Kosovë në fund të shtatorit. A dihet kush e komandon këtë organizatë? A janë grupet paraushtarake, si në të kaluarën e luftës, çelësi për të shkaktuar konflikt në Serbi?
Xhebiq: Se sa janë këto njësi formacione paraushtarake, tregon lloji i armëve që disponojnë, i cili është ekskluzivisht në shërbim të njësive më elitare të një shteti të caktuar. Në këtë drejtim, njësitë si Brigada e Veriut, Rojet e Urës dhe Mbrojtja Civile nuk janë formacione paraushtarake, por përkundrazi, mund të themi me siguri, forca qeveritare, domethënë forca të shërbimeve të sigurisë të një vendi të caktuar.
Kur flasim për Brigadën Veriore, ajo është formuar, sipas informacioneve të deritanishme, në janar të vitit 2022. Ajo përbëhet nga të rinj vendas nga mosha 18 deri në 25 vjeç. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 300 pjesëtarë të cilët u dërguan në malin e Kopaonikut në janar të vitit 2022, ku iu nënshtruan stërvitjes intensive për trajtimin e armëve të lehta, lëndëve plasëse të minave, antitank etj. Ato fonde që janë siguruar në malin e Kopaonikut në qytetin e Crna Gllavës janë siguruar nga ushtria serbe, edhe pse, sipas modelit të inteligjencës të mohimit të besueshëm, ne nuk do ta marrim kurrë atë lloj njohjeje.
Por, nëse shikoni armët që janë sekuestruar, shembulli më i mirë është sekuestrimi i pushkës ose snajperit kundër baterisë “Zastava M93” apo “Black Arrow” 12.7 mm. Prandaj, një snajper i tillë përdoret nga njësitet më elitare të ushtrisë serbe dhe ata janë të vetmit shfrytëzues të atij snajperi. Duket qartë, si një nga argumentet më të pakundërshtueshme, kush qëndron në fakt pas trajnimit dhe përgatitjes së një njësie të tillë.
Kur flasim në përgjithësi për përdorimin e njësive të tilla, si vend i përgjithshëm u bë Wagner, edhe pse Wagner i përkiste kategorisë së kompanive paraushtarake, pra kompanive private ushtarake, si një kompani, në kuptimin korporativ, një kompani e organizuar ushtarake që plotëson kërkesat e jashtme politike dhe të sigurisë të shtetit, në mënyrë që vetë shteti të mos hyjë në luftë dhe të zhvillojë si proxy luftëra në hapësirën kibernetike, por edhe në hapësirën e frontit, pra në fushën e konflikteve fizike të ulëta dhe të larta, edhe luftëra nëse dëshironi. Njësi të tilla janë të shkëlqyera për përdorim, duke pasur parsysh se nuk kanë flamur dhe si të tillë më së shpeshti u atribuohen banorëve vendas të një zone të caktuar dhe për këtë lirisht mund të themi se është një nga mënyrat më elegante të kryerjes së terrorizmit të organizuar, për arsye se synimet tuaja politike dhe të sigurisë përmbushen dhe askush nuk mund të drejtojë gishtin në flamurin tuaj dhe se ushtarët po luftojnë me uniforma unike që nuk kanë lidhje me vendin tuaj. Kështu ishte rasti në Banjskë, duke pasur parasysh se kishim uniforma të konfiskuara nga forcat e sigurisë së Kosovës, të cilat ishin unike. Pra, më lejoni të them, universale dhe, siç tha presidenti Vuçiq, mund të blihen në tregun e zi. Uniformat e tilla mund të bliheshin në tregun e zi, por pajisjet që kishin mund të bliheshin vetëm nga një tregtar shtetëror i armëve, në këtë rast ishte shteti i Serbisë.
Ju përmendët Wagnerin si model. Sa ndikim ka pasur Rusia në operacionin terrorist në Banjskë?
Xhebiq: Ndikimi i Rusisë duhet parë si një lloj ndikimi global. Gjegjësisht, me formimin e kompanisë private Wagner, e cila natyrisht nuk është kompania e parë ushtarake private në botë, ushtritë mercenare përmenden edhe nga Tukididi në “Luftërat e Peloponezit”. Prandaj, ajo është një dukuri e natyrshme e luftës si fenomen sociologjik dhe si e tillë nuk është asgjë e re, përveç se shtetizimi, sovranizimi, adoptimi i aparatit shtetëror nuk arriti në një shprehje të tillë siç ishte rasti me Vagnerin.
Pra, kemi rastin e Njësisë së Operacioneve Speciale, pra Beretave të Kuqe, të cilat janë formacione të njohura të Departamentit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, dhe të cilat brenda natës u zhytën në aparatin shtetëror, edhe pse ai ishte i përbërë nga njerëz që kishin një të kaluar kriminale, e cila kishte pas vetes një varg të tërë krimesh lufte, angazhime në luftëra për të cilat Serbia nuk ishte kurrë përgjegjëse si një nga pjesëmarrësit dhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Në këtë drejtim, Wagner ofroi një model se si me formacione të vogla që kanë një nivel të lartë pajisjesh tekniko-teknologjike në fushën e teknologjisë, armë, armë kundërtanke, automjete, dronë… një sistem të tërë projeksioni të fuqisë multispektrale. Pra, nëse doni një operacion kibernetik, operacione të tipit fizik, nëse doni operacione të ruajtjes dhe sigurimit fizik të VIP-ave dhe vendndodhjeve që janë pjesë e infrastrukturës kritike, Wagner ofroi një lloj dekreti dhe paradigme të tillë që historia shtetërore mund të shndërrohet në një biznes, ku biznesmeni kontrovers do të marrë mbi vete përgjegjësinë për menaxhimin e tij dhe në fakt të zbatojë politikën shtetërore në një masë të madhe. Në këtë aspekt, është një lidhje mes Rusisë dhe këtij rasti, duke pasur parasysh se Milan Radoiçiq konsiderohej një nga biznesmenët me ndikim, shumë kontrovers në veri të Kosovës, ku, absolutisht mund të themi, ishte një Prigozhin në miniaturë.
Sa është probabiliteti që të shohim përsëritjen e 24 shtatorit?
Xhebiq: Përgjigja në pyetjen se a mund të presim një përsëritje të skenarit nga Banjskë në fakt është ofruar nga iniciatorët e operacioneve të tilla para datës 24, dhe disa ditë më vonë ka pasur një rast tjetër të bllokimit të disa operacioneve që janë shumë të shpeshta, kishim sërish kamionë dhe trungje. Do të vazhdojmë t’i kemi derisa të prishet lidhja e krimit të organizuar dhe terrorizmit në Kosovë. Pra, nëse i dëgjoni politologët, gazetarët, rojet e sigurisë nga Kosova, të gjithë janë të të njëjtit mendim se populli në veri të Kosovës është më se i zbutur dhe më se i gatshëm për të bashkëpunuar, bashkëjetuar dhe se llojet e tilla të turbulencat dhe trazirat e komplikojnë shumë funksionimin normal të jetës së tyre. Dhe çështja kryesore e sigurisë në Kosovë është çështja e krimit të organizuar. Grupi i mbledhur rreth Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit ka kthjellur e terruar në Kosovë. Mjafton vetëm të shikojmë videot nga bastisjet, lirisht mund të themi haciendat e Milan Radoiçiqit, dhe nëse e krahasojmë këtë lloj infrastrukture me fuqinë paguese të një personi mesatar në veri të Kosovës, do të na bëhet absolutisht e qartë se ky është një kompleks kriminal që është përfshirë edhe në terrorizmin shtetëror. Pra, ajo lidhje, ajo lidhje mes krimit të organizuar dhe terrorizmit e ndërlikon shumë çdo lloj operacioni që do të eliminonte grupe të tilla. Thjesht, niveli i tyre i integrimit në të gjitha çështjet shoqërore është i tillë që një operacion i tillë do të kërkonte një rikompozim të plotë, mund të themi lirisht, të strukturës politike të Kosovës, edhe pse është shumë e paqartë dhe shumë problematike nga aspekti i të dyja palëve të tryezës së bisedimeve dhe thjesht, pavarësisht nëse do të formohet apo jo një bashkësi e komunave serbe, krimi i organizuar në Kosovë do të mbetet si një lloj kontrolli. Beogradi zyrtar i vë nën putra të gjitha figurat e rëndësishme që mund të bëjnë një lloj mobilizimi të masave në Kosovë. Dhe ky është në fakt roli i Veselinoviçit dhe Radoiçiqit, të cilët në bazë të vuajtjeve të banorëve vendas ndërtuan një perandori që Pablo Escobar do ta kishte zili.
Në një analizë për agjencinë e Sarajevës Patria, keni paraqitur një tezë shumë interesante që duket se ka kaluar në radarin e publikut: manastiri i Banjskës nuk është i zgjedhur rastësisht dhe operacioni kishte objektivin e tij parësor dhe dytësor. Mund të na sqaroni?
Xhebiq: Operacioni që u krye në Banjskë është ai që në terminologjinë moderne ushtarake të sigurisë quhet ‘operacion me flamur të rremë’ ose një operacion me flamur të zi, d.m.th. një operacion i zëvendësimit të flamujve, një operacion nën flamur dhe uniforma false. Në këtë drejtim, operacioni kishte për qëllim krijimin e një klime në të cilën do të justifikohej mobilizimi i ushtrisë serbe dhe të gjitha agjencive të sigurisë. Në fakt u kërkua një casus belli. Kjo është arsyeja pse zgjedhja e manastirit të Banjskës nuk është e rastësishme. Natyrisht, është shumë e rëndësishme të theksohet se planifikimi i operacioneve të tilla – duke përfshirë disa muaj analiza, zbulim, vlerësime – janë thjesht procedura operative të standardizuara që vendosen në vetë planifikimin e operacionit dhe përpiqen të mbulojnë çdo aspekt të zhvillimin e ngjarjeve. Natyrisht, është shumë autentike për manastirin e Banjskës që gjatë sulmit, pelegrinët nga Vojvodina qëndruan në të dhe u grabitën. Është shumë e pazakontë që të gjitha mediat në rajon e kapërcejnë këtë fakt edhe pse fillimisht doli si lajm se pelegrinët ishin grabitur. Pra, nëse ndjekim një sekuencë logjike, pelegrinët në manastirin ortodoks janë grabitur nga anëtarë të një organizate terroriste që, pa dyshim, zbaton politikën shtetërore të Serbisë. Pra, një rrethanë shumë konfuze më të paktën. Natyrisht, gjithashtu, ajo që thumboi veshët ishte se asnjë prej pelegrinëve nuk foli për mediat, por atë lloj komunikimi krize, pra vetëkomunikimi pas ngjarjes, e merrte një prift. Prandaj, kjo tregon se operacioni në fakt kishte dy objektiva – parësor dhe dytësor. Qëllimi primar i operacionit në Banjskë ishte krijimi i kushteve për përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë dhe me këtë diskualifikimi i përhershëm i palës kosovare, e cila në atë skenar, pra terroristët e ardhur në Banjskë do të visheshin me uniformat e Kosovës, forcat e sigurisë, duke folur rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjë që absolutisht nuk është problem për njerëzit që jetojnë edhe në veri, krijohet përshtypja se kisha në fakt ishte sulmuar nga kriminelë që ishin ndarë nga komanda ose thjesht të udhëzuar nga autoritetet e Kosovës dhe të cilët i sulmuan pelegrinët në manastir. Mund ta imagjinoni se çfarë lloj volanti propagandistik mediatik do të krijonte nëse do të dilte në publik një foto e të vrarëve apo të plagosurve ose, në ekstrem, mjafton të thuash të keqtrajtuar, ortodoksë, që ndodhen në një manastir ortodoks. Kjo ishte pjesa e parë e gjithë operacionit, i cili dështoi vetëm për shkak të përplasjes së patrullës së policisë së Kosovës, në të cilën pas aktivizimit të mjetit shpërthyes mbeti i vrarë edhe polici (Afrim) Bunjaku.
Qëllimi i dytë, d.m.th., qëllimi dytësor ishte sigurisht të trembeshin grupet që në veri të Serbisë, konkretisht në Vojvodinë dhe akoma më konkretisht në Novi Sad, janë absolutisht të pakënaqur me politikën e udhëhequr nga SNS e Vuçiqit, pra një oktapod i tërë patrimonial që sundon Serbinë e sotme në atë botë kriminogjene dhe pikërisht në bazë të asaj strukture kriminogjene është e mundur të kryhen me sukses operacione të tilla, duke qenë se qeveria ka krijuar një lidhje të fortë, pra një kupolë të fortë me krimin e organizuar dhe njerëz nga nëntoka. Në këtë drejtim, frikësimi i pelegrinëve nga veriu, gjegjësisht nga Vojvodina, do të nënkuptonte edhe përcjelljen e një mesazhi për ato grupe, në mënyrë që ata të kuptojnë në mënyrë delikate se si duket kur i kthejnë shpinën shtetit, konkretisht, regjimiTttë Aleksandar Vuçiqit. Pra, qëllimi i operacionit ishte frikësimi i brendshëm dhe i jashtëm, nëse mund të themi kështu, duke qenë se qëllimi fillestar ishte provokimi i një konflikti i cili, në këtë kombinim të negociatave dhe raundeve diplomatike të Brukselit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq e favorizoi shumë Serbinë. / Express / KultPlus.com
Se Faruk Begolli mbetet ndër aktorët më të mirë të kinematografisë mbarëshqiptare, kjo tashmë dihet.
Begolli la gjurmë të përjetshme në historinë e artit shqiptar, tash edhe pas vdekjes së tij, miqtë, kolegët e adhuruesit, akoma e kujtojnë atë me nostalgjinë e adhurimin më të madh, shkruan KultPlus.
Sot, KultPlus, ju sjell një intervistë nga Arkivi i RTK-së, të cilën Begolli e kishte realizuar me Ekrem Kryeziun në vitin 1970 në Beograd.
‘…se ti shumë po kërkon prej meje e unë s’mundem më tepër për të dhënë. Unë vetëm jam në mes të çmendurëve, në mes të verbërëve, vetëm në mes të zotave. Vetëm jam dhe para vedit’, janë këto vargjet që në një sekuencë të këtij reportazhi interpretohen nga Begolli me një magji skenike që vetëm ai ka ditur ta interpretojë. / KultPlus.com
“Mjegulli i dashurisë” është një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë nga poeti i njohur shqiptar Dritëro Agolli. Në këtë poezi, autori trajton afërsinë dhe largësinë, të dyja me emocionet e veta në njëlidhje. Largësia nxit mallin, ndërsa afërsia shton emocionet. Të dyja e trembin autorin, edhe pse shprehet vetëm për largësinë se e tremb, kurse për afërsinë shprehet se “i bëhet çark”, pasi afërsia i shton më shumë ndjenjat dhe emocionet.
“Mjegulli i dashurisë”
Kur ikja larg, drejt teje vija Kur vija afër, ikja larg Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha një mjegull pus një çmenduri, si një poet që shkruan vjersha dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi
dhe ndoshta kjo ish dashuria e çakërdisur kuturu… për dreq më trembte largësia dhe afërsia gjithashtu. / KultPlus.com
Këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’, ka fituar çmimin si ‘Best Swiss Act’ në MTV EMA Awards, shkruan KultPlus.
Në garë në kategorinë regjionale ai mposhti konkurrentët për ta fituar çmimin “Artisti më i mirë zviceran”.
Këngëtari këtë çmim e rrëmben për herën e dytë. Ai edhe më parë në vitin 2021 kishte fituar çmimin “Best Swiss Act”, në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve.
Më poshtë, lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2023:
Best Afrobeats: Rema Best Alternative: Lana Del Rey Best Artist: Taylor Swift Best Collaboration: KAROL G and Shakira – “TQG” Best Electronic: David Guetta Best Hip Hop: Nicki Minaj Best K-Pop: Jung Kook Best Latin: Anitta Best Live: Taylor Swift Best New: Peso Pluma Best Pop: Billie Eilish Best Push: Tomorrow X Together Best R&B: Chris Brown Best Rock: Maneskin Best Song: Jung Kook Featuring Latto – “Seven” Best Video: Taylor Swift – “Anti-Hero” Best African Act: Diamond Platnumz Best Asia Act: BE:FIRST Best Australian Act: Kylie Minogue Best Brasilian Act: Matue Best Canadian Act: Shania Twain Best Caribbean Act:Young Miko Best Dutch Act: FLEMMING Best French Act: Bigflo & Oli Best German Act: Kontra K Best Hungarian Act: ajsa luna Best India Act: Tsumyoki Best Italian Act: Måneskin Best Lat Am North Act: Kenia OS Best Lat Am Central Act: Feid Best Lat Am South Act: Lali Best New Zealand Act: SIX60 Best Nordic Act: Käärijä Best Polish Act: Doda Best Portuguese Act: Bispo Best Spanish Act: Samantha Hudson Best Swiss Act: Gjon’s Tears Best UK & Ireland Act: Tom Grennan Best US Act: Nicki Minaj / KultPlus.com
Këngëtarja e famshme Celine Dion i rikthehet publikut pasi turneu i saj u anulua për shkak të një sëmundjeje të rrallë neurologjike.
Artistja u pa në Las Vegas me tre fëmijët e saj për të ndjekur një ndeshje hokej midis ”Montreal Canadiens” dhe ”Vegas Golden Knights”, një ekip të cilit ajo është një tifoze.
Në Instagram, Celine ka shpërndarë foto në të cilat shfaqet e lumtur me djemtë e saj.
Ajo falënderoi ”Montreal Canadiens” për lojën e tyre dhe u uroi atyre një sezon të mrekullueshëm.
Pavarësisht se luajtën mirë, ”Montreal Canadiens” nuk arritën të fitojnë kundër ”Vegas Golden Knights”. / KultPlus.com
epa07309827 Canadian singer Celine Dion poses for the photographers prior to the Spring/Summer 2019 Haute Couture collection show by French designer Alexandre Vauthier during the Paris Fashion Week, in Paris, France, 22 January 2019. The presentation of the Haute Couture collections runs from 21 to 24 January. EPA/ETIENNE LAURENT
Bashkimi Evropian është në pritje të palëve, në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, sipas tyre, në parim është pranuar nga palët dhe i njëjti duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar.
Një propozim i ri evropian për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për ‘Rrugën drejt Normalizimit’ tashmë është në tavolinën e Kosovës dhe Serbisë. Ajo çka i është kërkuar Kosovës me urgjencë, ka qenë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, përmbajtja e cila u është dorëzuar palëve vazhdon të jetë sekret. Për këtë edhe kryeministri Albin Kurti foli gjatë raportimit në Kuvend për dialogun e ku tha se i është kërkuar të mos flasë në detaje. Megjithatë, sipas tij, drafti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Për këtë draft janë deklaruar për RTK-në zyrtarë të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thekson se në takimin e 26 tetorit, në Bruksel, palët kanë pranuar propozimin e liderëve evropianë.
“Ata paraqitën një propozim të ri të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave dhe këmbëngulën që palët të fillojnë zbatimin e tij. Kjo do të çonte përpara procesin e normalizimit dhe do të zbuste rrezikun për përshkallëzim dhe dhunë të re. Në takim palët sinjalizuan gatishmërinë ‘parimisht’ për ta pranuar këtë propozim evropian, por të dyja kishin parakushte që të ishin të papranueshme nga pala tjetër. Ne presim që kjo gatishmëri të çojë në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Parakushtet nuk janë të pranueshme”, tha Stano.
Në anën tjetër në disa media në Kosovë janë publikuar materiale në të cilat pretendohet se janë pjesë të draft-statutit të Asociacionit të propozuar, mirëpo që të njëjtat janë demantuar nga zyrtarët qeveritarë. Ndërkohë që BE thotë se dokumenti i dorëzuar nuk është publik.
“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe ne asnjëherë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar. Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e medieve që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”, shtoi Stano
Për më tepër, BE thekson se të dyja palët do të vlerësohen mbi performancën e tyre individuale të zbatimit. / KultPlus.com
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit Vladimir Prifti.
“Për mbi tre dekada, regjisori i njohur Vladimir Prifti krijoi për kinematografinë, kulturën dhe artdashësit shqiptarë një pasuri të çmuar”, u shpreh Nikolla në një mesazh.
“Filmat që artisti i palodhur Prifti solli në ekranin shqiptar, në dy kohë, pasqyrojnë historinë, botën e njerëzit, dramat dhe ngjyrat e jetës së shqiptarëve”, theksoi Nikolla.
“Regjisori i madh u nda nga jeta, por ne do të vijojmë të shijojmë e vlerësojmë veprën e tij artistike. U prehsh në paqe, Mjeshtër!”, shkroi Nikolla.
Vladimir Prifti u diplomua në shkollën e lartë për aktorë, «Aleksandër Moisiu». Më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Luajti disa role dytësore atje. Spikati me Kogon te drama «Fytyra e dytë» e Dritëro Agollit (1968).
Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së. Prej këtej e ka zanafillën edhe pasioni i tij për filmin. E nisi në menyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë, «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» (1976), duke e shndërruar shfaqjen teatrore në gjuhën e veçantë të filmit televiziv. Vijoi mandej edhe me filmin «Kur hidheshin themelet» (1978), sipas dramës së KoIë Jakovës, «Lulet e Shegës».
U nderua me çmimin e veçantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar, dhe me çmimin e Republikes të klasit të parë me filmin e tij artistik «Udha e shkronjave» (1978). Ky film mbetet edhe sot e kësaj dite ndër kulmet e tij, duke qënë një film i frymezuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.
Shtysa është marre nga tregimi «Buka dhe thika» i Dhimistër S. Shuteriqit. Ndërsa fabula e një rrugëtimi të Dhaskal Todrit me gërmat e shqipes mbi kuaj, vrasja e tij, si dhe ai pak dialog i tregimit kane pësuar transformime e pasurime, në sajë të imazhit të pasur filmik që ështe përftuar gjatë realizimit.
Në filmin «Era e ngrohtë e thellësive» (1982), pavarësisht zbukurimit që i bëhet jetës në minierë, i kushton vëmendje marrëdhënieve njerëzore dhe nevojës per besim, dashuri, dinjitet. Filmi i tij i parë i prodhuar në kinostudion «Shqipëria e re» ishte «Kush vdes në këmbë» (1985). Në këtë film vijon të konsolidojë stilin e tij me theks dramatik e tragjik, për dimensionin social të faktit, ashpërsine e veprimit duke vënë në qendër figurën vetëmohuese te Petro Nini Luarasit, raportet e tij me kishën, administratën turke, armiqtë e gjuhës dhe të mëkëmbjes kombëtare, etj.
Në filmin «Dhe vjen një ditë» ai veçon tashmë planet psikologjike, fshehur pas një dialogu në dukje të zakonshëm, që gërshetohet me episode të ndjera të njerëzve të thjeshtë në fshat, ku fillon edhe kuptimi i të vertetes prej individit të tjetërsuar nga tundimi për pozitë, privilegje e karrierë. Me ketë film kinematografia shqiptare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias (1987).
Më tej do të realizonte filmin e arrirë «Flutura në kabinën time» (1988), fitues i çmimit të dytë në Festivalin VIII të Filmit Artistik. Regjisori paraqet me një realizëm të thellë aftësinë e njeriut për t’u prirur drejt së mirës, virtytit e fisnikërisë, pavarësisht rrethanave të pavaforshme të jetës.
Realizuar me shumë mjeshtëri është edhe filmi «Dasma e Sakos» (1998), fitues i disa çmimeve. Falë një subjekti të pasur me ide, karaktere dhe ngjarje, regjisori është kujdesur per të krijuar metaforën e shterpësisë së burrit, njeriut ambicioz e hakmarrës dhe të vetë raporteve të prapambetura të pronësisë perballë fisnikërisë, dashurisë dhe bukurisë njerëzore. Në një realitet në dukje të mbytur nga Iuksi dhe pasuria, por në fakt të vobektë shpirtërisht dhe armiqësor, spikat aftësia e regjisorit për të realizuar aktrime me vërtetësi, plot tension e dramacitet, sikunder aftësia e tij për të krijuar sinteza historike nëpërmjet imazhesh domethënëse.
V. Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000-2004, ndër to mund të përmenden: «Të bekuarit», «Legjenda e baltës», «Rruga Egnatia», «Butrinti». Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe të trilluara. FiImi fitoi një çmim të veçantë në Festivalin e X-të Ndërkombëtar të Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.
Vladimir Priftit i është dhënë titulli «Artist i merituar».
Filmografia
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976); skenari Piro Mani dhe Qenan Toro “Udha e shkronjave” (1978); skenari Peçi Dado, Vladimir Prifti “Kur hidheshin themelet” (1978); skenari Kolë Jakova “Era e ngrohtë e thellësive” (1982); skenari Naum Prifti “Kush vdes në këmbë” (1985); skenari Naum Prifti, Vladimir Prifti “Dhe vjen një ditë” (1987) skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti “Flutura në kabinën time” (1988) Skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti “Dasma e Sakos” (1998); skenari Vath Koreshi. “Të bekuarit” dokumentar (2000); “Butrinti” dokumentar (2002); “Legjenda e Baltës” dokumentar (2003); Skedë nga një qytetërim i hershëm, dokumentar 2003 “Rruga Egnatia” (2005) “Skënderbeu” dokumentar 2012 Keno, regjia Ergys Peqini, Eurofilm, 2015 Ardhur nga ëndrrat, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2017 Rrëfimi i një vrasësi me pagesë, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2019 / KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ishte pjesëmarrëse e Ballos së Marinsave Amerikanë, ku u pa edhe në shoqëri të ambasadorit amerikan Hovenier.
Presidentja, ka ndarë foto nga kjo ngjarje.
”Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë. Faleminderit për shërbimin tuaj!”, shkroi presidentja.
Ky event çdo vit shënohet nga Detashmenti i Marinsave të Ambasadës Amerikane. / KultPlus.com
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome, shkruan KultPlus.
UNESCO shpalli Ditën Botërore të Gjuhës Rome në 2015 për të promovuar ruajtjen e gjuhës dhe kulturës rome, për të përmirësuar mirëqenien e popullit rom dhe për të njohur rëndësinë e të gjitha gjuhëve, diversiteti i të cilave është një burim force për të gjitha shoqëritë që të ndajnë.
Gjuha rome ka rreth 33.000 fjalë dhe paraqet një bazë të mirë për modernizimin dhe standardizimin përfundimtar të saj.
Ka 17 dialekte, por folësit e dialekteve të ndryshme mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Është bërë një punë thelbësore për të krijuar një idiomë standarde, por ende duhet bërë shumë punë.
UNESCO duhet të vazhdojë të marrë drejtimin në zgjerimin e dialogut ndërkulturor, duke nxitur afrimin kulturor veçanërisht duke shpallur Ditën Botërore të Gjuhës Rome që do të ndihmojë në zhvillimin dhe kërkimin e mëtejshëm të gjuhës rome në shtetet anëtare. /KultPlus.com
Gërmimet në vendin antik të Shqipërisë, i zbuluar për herë të parë nga arkeologët në vitin 2018, kanë treguar detaje të mëtejshme për një qytet antik të humbur, që grekët e lashtë mund të kishin ndërtuar, shkruan gazetari Alexander Gale në një artikull të botuar në revistën greke “Greek Reporter”.
Arkeologët, të udhëhequr nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza, kanë zbuluar të paktën tre ndërtesa të tjera në vendin që ndodhet pranë fshatit të sotëm Bushat, në Shqipëri.
Qyteti antik u ndërtua në një zonë të banuar kryesisht nga ilirët. Megjithatë, Iliria ishte gjithashtu shtëpia e disa kolonive të lashta greke. Gjetjet nga vendi kanë ndikime greke dhe ilire.
Një qytet i lashtë grek? Disa tipare të qytetit antik sugjerojnë një lidhje greke. Mbrojtjet e vendbanimit janë tipike helenistike. Arkeologët gjetën një portë të rrethuar nga dy bastione të mëdha dhe muret e qytetit kishin qenë më shumë se tre metra të gjera.
Disa ndërtesa u zbuluan se ishin të mbuluara me pllaka me formë të veçantë në një stil të veçantë të lashtë grek.
Studiuesit nuk janë të sigurt se çfarë funksioni kanë patur këto ndërtesa.
U zbuluan edhe sende të përditshme në stilin grek. Enët e pijes të quajtura skyphoi (njëjës: skyphos) përdoreshin nga banorët e qytetit.
Grekët e lashtë shpesh pinin verë me një skifo, një filxhan me dy doreza, të zbukuruara zakonisht me simbole nga mitologjia ose nga jeta e përditshme.
Një tjetër qytet antik që besohet se është themeluar nga grekët është afër vendit në Bushat.
Sipas historianit të lashtë grek Diodorus, Lisos aty pranë u themelua nga Dionisi i Sirakuzës në vitin 385 para Krishtit.
Sirakuza ishte një qytet i lashtë grek në Siçili.
Dionisi thuhet se ka themeluar qytetin si pjesë e një strategjie për të siguruar tregtinë e Sirakuzës përtej detit Adriatik.
Nëse zona arkeologjike në Bushat dikur ka qenë një polis (qytet) grek, nuk është e sigurt se nga kanë ardhur fillimisht themeluesit e tij në botën greke. Një lidhje me Lisosin është e mundur.
Teoritë alternative Studiuesit që punojnë në këtë zonë mendojnë se mund të ketë qenë qyteti antik i Basanisë, një vendbanim ilir.
Basania njihet kryesisht për historianët modernë përmes shkrimeve të historianit romak Livi.
Livi përshkruan se si, në vitin 168 para Krishtit, mbreti ilir Genti rrethoi Basaninë gjatë Luftës së Tretë Ilire. Basanët, pavarësisht se ishin edhe ilirë, kishin lidhur aleancë me Romën.
Monedhat dhe fragmentet e qeramikës të gjetura nga studiuesit thuhet se janë të shekullit të IV dhe I para Krishtit, periudha kohore në të cilën përfundimi i gjetjeve përkon me shpërbërjen e Mbretërisë Ilire si pasojë e Luftërave Ilire.
Ky korrelacion është një arsye bindëse pse studiuesit mendojnë se qyteti antik mund të jetë Basania.
Gjetjet e lashta greke nuk do të ishin të pavend në një qytet ilir. Grekët e lashtë kishin një ndikim të gjerë kulturor në të gjithë Mesdheun. Produktet greke si vera dhe qeramika ishin të kërkuara nga një sërë popujsh të lashtë.
Arkitektura dhe arti grek frymëzuan në mënyrë rutinore kulturat fqinje, më e famshmja Roma, por edhe Petra dhe India e lashtë.
Kontakti midis grekëve dhe ilirëve ishte i shpeshtë. Kjo përfshinte luftën, tregtinë dhe shkëmbimet kulturore.
Babai i Aleksandrit të Madh, Filipi II i Maqedonisë, u martua me një princeshë ilire të quajtur Audata.
Edhe Pirro i Epirit u martua me një princeshë ilire në vitin 292 p.e.s /atsh/ KultPlus.com
“The Land Within”, një film magjepsës me regji të Fisnik Maxville (Maxhuni) dhe i sjellë në jetë me mjeshtëri nga Ikone Studio dhe Alva Film, bëri debutimin e tij sot në Festivalin e njohur të Filmit Raindance 2023, shkruan KultPlus.
Filmi u shfaq në “The Garden Cinema”, që sipas regjisorit Maxville, është një perlë e fshehur e dashamirëve të kinemasë angleze.
Ai po ashtu fitoi çmimin “Regjisori më i mirë”, për të cilin ndjehet tejet krenar.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Pothuajse dhjetë vjet pas studimeve në MB, isha shumë i lumtur që u ktheva në Londër në Festivalin e Filmit Raindance 2023 për të prezantuar filmin tim të parë artistik “The Land Within”, shfaqur në The Garden Cinema, – një perlë e fshehur e dashamirëve të kinemasë 🇬🇧
Qershia në krye ishte çmimi i marrë për “Regjisori më i mirë”, çmim për të cilin jam thellësisht krenar!
Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë!
Një pikturë e mjeshtrit impresionist francez Claude Monet pritet të shitet për 3 milionë Euro kur të dalë në ankand në fund të këtij muaji në Paris.
“Kjo është një pikturë e Claude Monet, një prej impresionistëve të famshëm francezë. Është një vepër e madhe, e pikturuar në vitin 1886 dhe i përket një serie pikturash që Monet ka realizuar në këtë periudhë. Kjo është një pikturë që do të dalë në ankand më 24 Nëntor, në Hotel de Ventes Drouot.”
Piktura me përmasa 73 me 92 cm i përkiste një familjeje me origjinë hebreje e cila mbahej në apartamentin e tyre luksoz në qendër të Parisit.
“Është një pikturë që i përkiste një familje të madhe franceze, të cilën e mbante në një apartament të bukur në Paris. Kjo pikturë ka qenë pjesë e kësaj familjeje që nga viti 1948.”
Për këtë pikture, por edhe shumë të tjera që ai realizoi u frymëzua nga kopshti në shtëpinë e tij në fshatin Giverny ku jetoi për 43 vjet./Klan News/ KultPlus.com
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotëve, në Kishnicë, Hajvali, Graçanicë, Llapnaselë, Preoc, Veternik, Qendra e Paraburgimit në Hajvali, Mati 1, rruga” B, rruga” C”, rruga” Holgen Pedersen.
Kompania njofton se masat që janë duke i ndërmarrë bazuar në rekomandimet e IKSHPK, janë zvogëlimi i sasisë së ujit nga ky resurs me qëllim të trajtimit më të mirë, përcjellja e vlerave të manganit, mirembajtja e fazave të trajtimit, si dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit sipas procedurave stardardeve operative.
“Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit; shpërlarja e rrjetit shpërndarës të gypave magjistral dhe segmenteve të vogla, qytetarëve në zonat e prekura nën përcjellje të vazhdueshme po iu sigurohet uji higjienik. Po besojmë që situata do përmirësohet shpejt. Nuk ka vend për shqetësim. Gjithçka është duke u monitoruar”, thuhet në njoftimin e kompanisë. / KultPlus.com
PEN Qendra e Kosovës nesër fillon organizimin e mbrëmjeve njëjavore me titull “Prishtina e Artit dhe Kulturës”. Kjo javë kulturore do të mbahet nga data 6 nëntor, deri më 10 nëntor në KultPlus Caffe Galery.
Gjatë kësaj jave kulturore do të mbahen pesë mbrëmje me trajtesa të ndryshme mbi kryeqytetin.
Nesër në ditën e parë të javës kulturore, do të trajtohen tri tema me interes për opinionin.
Tema e parë është “Prishtina, qendër administrative kulturore”, për të cilën do të flasë Dr. Jusuf Osmani.
Dr. Floriana Jerliu për temë ka “Prishtina-Arkitektura e qytetit”, ndërsa Dr. Artan Krasniqi do ta trajtojë temën: “Kultura zejtare e qytetit”.
Mbrëmja fillon në orën 17:00 dhe mbahet në KultPlus Caffe Gallery.
Kujtojmë se kjo javë kulturore është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com
Përveç disa vërejtjeve dhe udhëzimeve për aktivistët e partisë, kryeministri Albin Kurti foli sot në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për të arriturat e qeverisë së udhëhequr prej tij.
Pasi përmendi të gjitha ato të cilat ai i konsideron të arritura të mëdha, Kurti tha se fjalimi i tij do të mund të ishte njëorësh dhe përsëri nuk do të mund t’i përmente të gjitha punët.
“Do të mund të zgjatej ky fjalim i imi edhe një herë më shumë se kaq, e prapë nuk do të mund t’i përmendja të gjitha punët që kemi bërë”, tha Kurti.
Këtë mandat, ai tha se qeverisja e tij ka “180 të arritura në 20 fusha të ndryshme”.
“I thoni të gjithë aktivistëve e qytetarëve që nuk do të mund të na ndalin as në jug, e as në veri”, tha Kurti në fund të fjalës së tij.
“Sot janë bërë gjashtë javë që na e vranë rreshterin e Policisë, heroin e Kosovës Afrim Bunjakun, por në vitin 2024 do të kemi 600 ushtarë më shumë e 500 policë më shumë…”, tha ai. / KultPlus.com