Ekspozita “Histori të vitit ‘89, novela grafike”, në 110-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Rumaninë

Në kuadër të 110-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të pandërprera midis Rumanisë dhe Shqipërisë, Qendra Rumune e Informimit në Korçë, në bashkëpunim me Muzeun e Historisë Brashov, Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe Konsullatën Honorifike të Historisë në Korçë çeli ekspozitën “Histori të vitit ‘89, novela grafike”.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ishte i pranishëm ambasadori rumun Octavian Serban, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, artdashës e personalitete të tjera.

Novela grafike është konsideruar si një art i ri përmes të cilit është sjellë një moment i rëndësishëm historik, sic është rënia e regjimit komunist në Rumani. Sipas kuratorit, kjo ekpozitë përmban punime të cilat e rrëfejnë ngjarjen nga sytë e artistëve dhe jo sipas versionit zyrtar. Megjithëse ngjarjet kanë ndodhur në vitin 1989, ka ende arkiva të mbyllura sa i përket kësaj kthese historike.Që pas shpalljes së Shtetit Shqiptar, marrëdhëniet me Rumaninë nuk janë ndërprerë kurrë. Edhe gjatë viteve të pushtimit italian, në Korçë ekzitonte një konsullatë mbretërore e Rumanisë./ atsh / KultPlus.com

‘Lufta për jetën’ e David Kryemadhit fiton çmimin e parë për novela grafike

Lufta për jetën , beteja e ashpër , frymëzuar nga romani fantastiko-shkencor  i Flamur Topit i jep çmimin e parë  në  edicionin e 6 të novelave grafike  ilustratorit David Kryemadhi.

Në fakt puna e tij është realizuar në bashkëpunim me  Ilir Topin dhe  Florian Bregun.  Artisti gjatë marrjes së çmimit kërkoi një vëmendje nga shtëpitë botuese për këtë zhaner.

Ndërkohë që fabula e përzgjedhur për ilustrim është mjaft aktuale edhe pse është shkruar në vitet 70- të./abcnews/KultPlus.com