Presidentja në Ballon e Marinsave: Nderuam përkushtimin e sakrificën e grave dhe burrave në uniformë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ishte pjesëmarrëse e Ballos së Marinsave Amerikanë, ku u pa edhe në shoqëri të ambasadorit amerikan Hovenier.

Presidentja, ka ndarë foto nga kjo ngjarje.

”Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë. Faleminderit për shërbimin tuaj!”, shkroi presidentja.

Ky event çdo vit shënohet nga Detashmenti i Marinsave të Ambasadës Amerikane. / KultPlus.com

5 nëntori shënon Ditën Botërore të Gjuhës Rome

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome, shkruan KultPlus.

UNESCO shpalli Ditën Botërore të Gjuhës Rome në 2015 për të promovuar ruajtjen e gjuhës dhe kulturës rome, për të përmirësuar mirëqenien e popullit rom dhe për të njohur rëndësinë e të gjitha gjuhëve, diversiteti i të cilave është një burim force për të gjitha shoqëritë që të ndajnë.

Gjuha rome ka rreth 33.000 fjalë dhe paraqet një bazë të mirë për modernizimin dhe standardizimin përfundimtar të saj. 

Ka 17 dialekte, por folësit e dialekteve të ndryshme mund ta kuptojnë njëri-tjetrin. Është bërë një punë thelbësore për të krijuar një idiomë standarde, por ende duhet bërë shumë punë.

UNESCO duhet të vazhdojë të marrë drejtimin në zgjerimin e dialogut ndërkulturor, duke nxitur afrimin kulturor veçanërisht duke shpallur Ditën Botërore të Gjuhës Rome që do të ndihmojë në zhvillimin dhe kërkimin e mëtejshëm të gjuhës rome në shtetet anëtare. /KultPlus.com

Qyteti antik i zbuluar në Shqipëri mund të ketë origjinë greke

Gërmimet në vendin antik të Shqipërisë, i zbuluar për herë të parë nga arkeologët në vitin 2018, kanë treguar detaje të mëtejshme për një qytet antik të humbur, që grekët e lashtë mund të kishin ndërtuar, shkruan gazetari Alexander Gale në një artikull të botuar në revistën greke “Greek Reporter”.

Arkeologët, të udhëhequr nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza, kanë zbuluar të paktën tre ndërtesa të tjera në vendin që ndodhet pranë fshatit të sotëm Bushat, në Shqipëri.

Qyteti antik u ndërtua në një zonë të banuar kryesisht nga ilirët. Megjithatë, Iliria ishte gjithashtu shtëpia e disa kolonive të lashta greke. Gjetjet nga vendi kanë ndikime greke dhe ilire.

Një qytet i lashtë grek?
Disa tipare të qytetit antik sugjerojnë një lidhje greke. Mbrojtjet e vendbanimit janë tipike helenistike. Arkeologët gjetën një portë të rrethuar nga dy bastione të mëdha dhe muret e qytetit kishin qenë më shumë se tre metra të gjera.

Disa ndërtesa u zbuluan se ishin të mbuluara me pllaka me formë të veçantë në një stil të veçantë të lashtë grek.

Studiuesit nuk janë të sigurt se çfarë funksioni kanë patur këto ndërtesa.

U zbuluan edhe sende të përditshme në stilin grek. Enët e pijes të quajtura skyphoi (njëjës: skyphos) përdoreshin nga banorët e qytetit.

Grekët e lashtë shpesh pinin verë me një skifo, një filxhan me dy doreza, të zbukuruara zakonisht me simbole nga mitologjia ose nga jeta e përditshme.

Një tjetër qytet antik që besohet se është themeluar nga grekët është afër vendit në Bushat.

Sipas historianit të lashtë grek Diodorus, Lisos aty pranë u themelua nga Dionisi i Sirakuzës në vitin 385 para Krishtit.

Sirakuza ishte një qytet i lashtë grek në Siçili.

Dionisi thuhet se ka themeluar qytetin si pjesë e një strategjie për të siguruar tregtinë e Sirakuzës përtej detit Adriatik.

Nëse zona arkeologjike në Bushat dikur ka qenë një polis (qytet) grek, nuk është e sigurt se nga kanë ardhur fillimisht themeluesit e tij në botën greke. Një lidhje me Lisosin është e mundur.

Teoritë alternative
Studiuesit që punojnë në këtë zonë mendojnë se mund të ketë qenë qyteti antik i Basanisë, një vendbanim ilir.

Basania njihet kryesisht për historianët modernë përmes shkrimeve të historianit romak Livi.

Livi përshkruan se si, në vitin 168 para Krishtit, mbreti ilir Genti rrethoi Basaninë gjatë Luftës së Tretë Ilire. Basanët, pavarësisht se ishin edhe ilirë, kishin lidhur aleancë me Romën.

Monedhat dhe fragmentet e qeramikës të gjetura nga studiuesit thuhet se janë të shekullit të IV dhe I para Krishtit, periudha kohore në të cilën përfundimi i gjetjeve përkon me shpërbërjen e Mbretërisë Ilire si pasojë e Luftërave Ilire.

Ky korrelacion është një arsye bindëse pse studiuesit mendojnë se qyteti antik mund të jetë Basania.

Gjetjet e lashta greke nuk do të ishin të pavend në një qytet ilir. Grekët e lashtë kishin një ndikim të gjerë kulturor në të gjithë Mesdheun. Produktet greke si vera dhe qeramika ishin të kërkuara nga një sërë popujsh të lashtë.

Arkitektura dhe arti grek frymëzuan në mënyrë rutinore kulturat fqinje, më e famshmja Roma, por edhe Petra dhe India e lashtë.

Kontakti midis grekëve dhe ilirëve ishte i shpeshtë. Kjo përfshinte luftën, tregtinë dhe shkëmbimet kulturore.

Babai i Aleksandrit të Madh, Filipi II i Maqedonisë, u martua me një princeshë ilire të quajtur Audata.

Edhe Pirro i Epirit u martua me një princeshë ilire në vitin 292 p.e.s /atsh/ KultPlus.com

‘Kur ishim të vegjël, i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre’

Frederik Rreshpja

***
Kur ishim të vegjël
i shkruanim njëri-tjetrit nëpër avionë prej letre.
Tani avionët janë prej duralumini,
po të tërë janë bosh.

Je ftohur nga drurët, metalet dhe retë,
lartësive të mëdha.

Këto shpikje na ndanë;
Ishim aq mirë kur qemë të vegjël,
nuk na duheshin hapësirat dhe largësitë.

Bëje një letër, po jo prej duralumini:
Kam nevojë për ty, jo për metalet. / KultPlus.com

“The land within” me një tjetër sukses, shpërblehet me çmimin për regjinë më të mirë në Londër

“The Land Within”, një film magjepsës me regji të Fisnik Maxville (Maxhuni) dhe i sjellë në jetë me mjeshtëri nga Ikone Studio dhe Alva Film, bëri debutimin e tij sot në Festivalin e njohur të Filmit Raindance 2023, shkruan KultPlus.

Filmi u shfaq në “The Garden Cinema”, që sipas regjisorit Maxville, është një perlë e fshehur e dashamirëve të kinemasë angleze.

Ai po ashtu fitoi çmimin “Regjisori më i mirë”, për të cilin ndjehet tejet krenar.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Pothuajse dhjetë vjet pas studimeve në MB, isha shumë i lumtur që u ktheva në Londër në Festivalin e Filmit Raindance 2023 për të prezantuar filmin tim të parë artistik “The Land Within”, shfaqur në The Garden Cinema, – një perlë e fshehur e dashamirëve të kinemasë 🇬🇧

Qershia në krye ishte çmimi i marrë për “Regjisori më i mirë”, çmim për të cilin jam thellësisht krenar!

Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë!

Duke u nisur tani për në Romë 🇮🇹 / KultPlus.com

Del në ankand një pikturë e rrallë e Claude Monet

Një pikturë e mjeshtrit impresionist francez Claude Monet pritet të shitet për 3 milionë Euro kur të dalë në ankand në fund të këtij muaji në Paris.

“Kjo është një pikturë e Claude Monet, një prej impresionistëve të famshëm francezë. Është një vepër e madhe, e pikturuar në vitin 1886 dhe i përket një serie pikturash që Monet ka realizuar në këtë periudhë. Kjo është një pikturë që do të dalë në ankand më 24 Nëntor, në Hotel de Ventes Drouot.”

Piktura me përmasa 73 me 92 cm i përkiste një familjeje me origjinë hebreje e cila mbahej në apartamentin e tyre luksoz në qendër të Parisit.

“Është një pikturë që i përkiste një familje të madhe franceze, të cilën e mbante në një apartament të bukur në Paris. Kjo pikturë ka qenë pjesë e kësaj familjeje që nga viti 1948.”

Për këtë pikture, por edhe shumë të tjera që ai realizoi u frymëzua nga kopshti në shtëpinë e tij në fshatin Giverny ku jetoi për 43 vjet./Klan News/ KultPlus.com

Një pjesë e kryeqytetit ende pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se vazhdon furnizimi me ujë të pijshëm përmes autobotëve, në Kishnicë, Hajvali, Graçanicë, Llapnaselë, Preoc, Veternik, Qendra e Paraburgimit në Hajvali, Mati 1, rruga” B, rruga” C”, rruga” Holgen Pedersen.

Kompania njofton se masat që janë duke i ndërmarrë bazuar në rekomandimet e IKSHPK, janë zvogëlimi i sasisë së ujit nga ky resurs me qëllim të trajtimit më të mirë, përcjellja e vlerave të manganit, mirembajtja e fazave të trajtimit, si dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit sipas procedurave stardardeve operative.

“Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit; shpërlarja e rrjetit shpërndarës të gypave magjistral dhe segmenteve të vogla, qytetarëve në zonat e prekura nën përcjellje të vazhdueshme po iu sigurohet uji higjienik. Po besojmë që situata do përmirësohet shpejt. Nuk ka vend për shqetësim. Gjithçka është duke u monitoruar”, thuhet në njoftimin e kompanisë. / KultPlus.com

Nesër nis java e PEN Qendrës së Kosovës, “Prishtina e artit dhe kulturës”  

PEN Qendra e Kosovës nesër fillon organizimin e mbrëmjeve njëjavore me titull “Prishtina e Artit dhe Kulturës”. Kjo javë kulturore do të mbahet nga data 6 nëntor, deri më 10 nëntor në KultPlus Caffe Galery.

Gjatë kësaj jave kulturore do të mbahen pesë mbrëmje me trajtesa të ndryshme mbi kryeqytetin.

Nesër në ditën e parë të javës kulturore, do të trajtohen tri tema me interes për opinionin.

Tema e parë është “Prishtina, qendër administrative kulturore”, për të cilën do të flasë Dr. Jusuf Osmani.

Dr. Floriana Jerliu për temë ka “Prishtina-Arkitektura e qytetit”, ndërsa Dr. Artan Krasniqi do ta trajtojë temën: “Kultura zejtare e qytetit”.

Mbrëmja fillon në orën 17:00 dhe mbahet në  KultPlus Caffe Gallery.

Kujtojmë se kjo javë kulturore është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Kurti: S’mund t’i përmend të gjitha punët që i kemi bërë, s’do të mund të na ndalin as në veri

Përveç disa vërejtjeve dhe udhëzimeve për aktivistët e partisë, kryeministri Albin Kurti foli sot në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për të arriturat e qeverisë së udhëhequr prej tij.

Pasi përmendi të gjitha ato të cilat ai i konsideron të arritura të mëdha, Kurti tha se fjalimi i tij do të mund të ishte njëorësh dhe përsëri nuk do të mund t’i përmente të gjitha punët.

“Do të mund të zgjatej ky fjalim i imi edhe një herë më shumë se kaq, e prapë nuk do të mund t’i përmendja të gjitha punët që kemi bërë”, tha Kurti.

Këtë mandat, ai tha se qeverisja e tij ka “180 të arritura në 20 fusha të ndryshme”.

“I thoni të gjithë aktivistëve e qytetarëve që nuk do të mund të na ndalin as në jug, e as në veri”, tha Kurti në fund të fjalës së tij.

“Sot janë bërë gjashtë javë që na e vranë rreshterin e Policisë, heroin e Kosovës Afrim Bunjakun, por në vitin 2024 do të kemi 600 ushtarë më shumë e 500 policë më shumë…”, tha ai. / KultPlus.com

Pas “Ciaran”, një tjetër stuhi pritet të godasë Evropën Perëndimore

Stuhia Ciarán rezultoi të ishte më e keqja që nga viti 1987 për disa pjesë të Evropës Perëndimore, me një shpejtësi prej 120 mph, breshër, dallgë të larta dhe shira të dendur.

Stuhia vrau të paktën 12 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha, duke ndërprerë energjinë për 1.2 milionë banorë në Francë dhe duke anuluar qindra fluturime.

Tani, një stuhi e re – e quajtur Domingos nga agjencia meteorologjike e Spanjës – është duke ardhur dhe mund të përkeqësojë kushtet e motit.

Më e keqja e Domingos pritet të godasë Spanjën veriore dhe Francën perëndimore përgjatë Gjirit të Biscay, ku janë të mundshme rrëshqitjet, përveç shiut të dendur.

Në veri, paralajmërime të verdha për shi janë tërhequr në të gjithë Anglinë jugore nga Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com

Kumbaro: Nisin nesër aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumabro bëri të ditur sot se nesër nisin aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit.

Kumbaro theksoi se aplikimet do të jenë të hapura nga dita e nesërme, e hëna e 6 nëntorit, e për një muaj në vazhdim.

Ajo nënvizoi se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës eAlbania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Kumbaro ndau edhe një video-udhëzim, ku të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar./atsh/KultPlus.com

Korab-Koritnik, shtegu ‘Bele-Zbinec-Stanet e Pobregut’ më i vizituari në vjeshtë nga turistët

Vjeshta është stina e preferuar e të pasionuarve pas ngjitjeve në parkun natyror Korab-Koritnik.

Një ndër shtigjet më të preferuara për turistët është “Bele – Zbinec – Stanet e Pobregut”, pjesë e këtij parku.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Kukës ndau në rrjetet sociale pamje nga ngjitja në këtë park e një grupi turistësh.

“Shtegu ‘Bele – Zbinec – Stanet e Pobregut’, pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik” është një ndër destinacionet turistike më të bukur dhe më të vizituar nga turistët. Shtegu ka një shkallë vështirësie mesatare. Përgjatë këtyre muajve, ai ofron ngjyra vjeshtore të mrekullueshme”, theksoi ADZM Kukës.

Parku natyror Korab-Koritnik nga muaji janar deri në shtator u vizitua nga 39 735 turistë, nga të cilët 18810 vendas dhe 20925 të huaj.

Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal vizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, Ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën që ofron ky liqen.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës./atsh/KultPlus.com

‘Si ta mbaj këtë shpirtin tim, që të mos preket në tëndin’

Poezi nga Rainer Maria Rilke

Këngë dashurie

Si ta mbaj këtë shpirtin tim, që
të mos preket në tëndin? Si t’a
ngre tej teje në diçka më të mirë?
Ah sa dëshiroj t’a vë
diku të humbur n’errësirë,
në një vënd të qetë, të huaj nga
s’ndihen dridhje, kur dridhet e jotja thellësirë.

Dhe gjithçka na prek, afër e larg,
na merr së bashku si një hark,
që nga dy tela një tingull të vetëm nxjerr.
Në ç’instrument jemi tendosur vallë?
E ç’violinist na ka në dorë te gjallë?
O këngë e ndjerë./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë plotësisht shtet i së drejtës pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit.

Këtë koment Kryeministri Kurti e ka bërë në facebook me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

“7 vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Deharin.

7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit. Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.

Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë”, ka shkruar Kryeministri Kurti./KultPlus.com

Pirro Çako rikthehet me këngën ‘Shpirt’

Këngëtari shqiptar Pirro Çako është rikthyer në skenën muzikore me projektin “Shpirt”, shkruan  KultPlus.

Pas disa vitesh pauzë, këngëtari i mirënjohur nga Shqipëra ka publikuar projektin më të ri nga produksioni “Full Moon Production”, si pjesë e projektit “Triptik” pjesë e të cilit do të jenë gjithsej tri këngë.

Më poshtë gjeni këngën dhe videoklipin “Shpirt”:

Kryeministri Kurti: Dehari u mbyt në burg, drejtësia mund të pengohet, por do ta kemi

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë kësaj mbledhje, Kurti ka folur për Astrit Deharin, në 7 vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se u mbyt në burg ku po mbahej padrejtësisht.

“Sot është data 5 nëntor dhe në po vijmë këtu pasi ishim në homazhe për aktivistin tonë të paharruar, Astrit Deharin, i cili u mbyt ne burg, ku po mbahet padrejtësisht, për arsye politike 7 vjet më parë”, tha ai.

Ai tha se drejtësia mund të vonojë, por do të vijë.

“Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktivistë e aktiviste, shoqe e shokë të Astrit, na jep sigurinë se drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet”, tha Kurti.

Ai tha që Dehari ka qenë student i shkëlqyer i mjekësisë me rezultate shumë të larta.

“Astriti sot i mungon Lëvizjes, si aktivist i palodhshëm e i patrembur që ka qenë, por ai i mungon edhe Kosovës sepse sot do të ishte një mjek i ri shumë i përgatitur në spitalet tona e në politikëbërjen e shëndetësinë për Kosovën. Nëse e respektojmë Astritit, nuk mjaftojnë lulet, fjalët e bukura dhe as shkrimet për të, sidomos nga ju aktivistë të ri në Rininë për Vetëvendosje, sepse tani pritet nga ju të studioni mirë me rezultate sa më të larta dhe ta afroni punën tuaj vullnetare në të mirë të komunitetit dhe popullit tonë. Vetëm kështu jemi të gjithë Astrita”, tha ai./rtv21/KultPlus.com

Ndarja nga jeta e Vladimir Priftit, Begaj: Arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit Vladimir Prifti.

“Sot arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin”, u shpreh Begaj në një mesazh.

“Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjisorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë”, theksoi Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, si skulptor i imazhit, Prifti skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut.

“Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare”, theksoi Begaj.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve!”, përfundoi mesazhin e tij Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Vladimir Prifti u diplomua në shkollën e lartë për aktorë, «Aleksandër Moisiu». Më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Luajti disa role dytësore atje. Spikati me Kogon te drama «Fytyra e dytë» e Dritëro Agollit (1968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së. Prej këtej e ka zanafillën edhe pasioni i tij për filmin. E nisi në menyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë, «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» (1976), duke e shndërruar shfaqjen teatrore në gjuhën e veçantë të filmit televiziv. Vijoi mandej edhe me filmin «Kur hidheshin themelet» (1978), sipas dramës së KoIë Jakovës, «Lulet e Shegës».

U nderua me çmimin e veçantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar, dhe me çmimin e Republikes të klasit të parë me filmin e tij artistik «Udha e shkronjave» (1978). Ky film mbetet edhe sot e kësaj dite ndër kulmet e tij, duke qënë një film i frymezuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Shtysa është marre nga tregimi «Buka dhe thika» i Dhimistër S. Shuteriqit. Ndërsa fabula e një rrugëtimi të Dhaskal Todrit me gërmat e shqipes mbi kuaj, vrasja e tij, si dhe ai pak dialog i tregimit kane pësuar transformime e pasurime, në sajë të imazhit të pasur filmik që ështe përftuar gjatë realizimit.

Në filmin «Era e ngrohtë e thellësive» (1982), pavarësisht zbukurimit që i bëhet jetës në minierë, i kushton vëmendje marrëdhënieve njerëzore dhe nevojës per besim, dashuri, dinjitet. Filmi i tij i parë i prodhuar në kinostudion «Shqipëria e re» ishte «Kush vdes në këmbë» (1985). Në këtë film vijon të konsolidojë stilin e tij me theks dramatik e tragjik, për dimensionin social të faktit, ashpërsine e veprimit duke vënë në qendër figurën vetëmohuese te Petro Nini Luarasit, raportet e tij me kishën, administratën turke, armiqtë e gjuhës dhe të mëkëmbjes kombëtare, etj.

Në filmin «Dhe vjen një ditë» ai veçon tashmë planet psikologjike, fshehur pas një dialogu në dukje të zakonshëm, që gërshetohet me episode të ndjera të njerëzve të thjeshtë në fshat, ku fillon edhe kuptimi i të vertetes prej individit të tjetërsuar nga tundimi për pozitë, privilegje e karrierë. Me ketë film kinematografia shqiptare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias (1987).

Më tej do të realizonte filmin e arrirë «Flutura në kabinën time» (1988), fitues i çmimit të dytë në Festivalin VIII të Filmit Artistik. Regjisori paraqet me një realizëm të thellë aftësinë e njeriut për t’u prirur drejt së mirës, virtytit e fisnikërisë, pavarësisht rrethanave të pavaforshme të jetës.

Realizuar me shumë mjeshtëri është edhe filmi «Dasma e Sakos» (1998), fitues i disa çmimeve. Falë një subjekti të pasur me ide, karaktere dhe ngjarje, regjisori është kujdesur per të krijuar metaforën e shterpësisë së burrit, njeriut ambicioz e hakmarrës dhe të vetë raporteve të prapambetura të pronësisë perballë fisnikërisë, dashurisë dhe bukurisë njerëzore. Në një realitet në dukje të mbytur nga Iuksi dhe pasuria, por në fakt të vobektë shpirtërisht dhe armiqësor, spikat aftësia e regjisorit për të realizuar aktrime me vërtetësi, plot tension e dramacitet, sikunder aftësia e tij për të krijuar sinteza historike nëpërmjet imazhesh domethënëse.

V. Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000-2004, ndër to mund të përmenden: «Të bekuarit», «Legjenda e baltës», «Rruga Egnatia», «Butrinti». Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe të trilluara. FiImi fitoi një çmim të veçantë në Festivalin e X-të Ndërkombëtar të Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Vladimir Priftit i është dhënë titulli «Artist i merituar».

Filmografia

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976); skenari Piro Mani dhe Qenan Toro
“Udha e shkronjave” (1978); skenari Peçi Dado, Vladimir Prifti
“Kur hidheshin themelet” (1978); skenari Kolë Jakova
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982); skenari Naum Prifti
“Kush vdes në këmbë” (1985); skenari Naum Prifti, Vladimir Prifti
“Dhe vjen një ditë” (1987) skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
“Flutura në kabinën time” (1988) Skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
“Dasma e Sakos” (1998); skenari Vath Koreshi.
“Të bekuarit” dokumentar (2000);
“Butrinti” dokumentar (2002);
“Legjenda e Baltës” dokumentar (2003);
Skedë nga një qytetërim i hershëm, dokumentar 2003
“Rruga Egnatia” (2005)
“Skënderbeu” dokumentar 2012
Keno, regjia Ergys Peqini, Eurofilm, 2015
Ardhur nga ëndrrat, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2017
Rrëfimi i një vrasësi me pagesë, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2019/atsh/KultPlus.com

Helidon Haliti sjell më 6 nëntor ekspozitën e rrallë ‘Faksimile’

Piktori i njohur Helidon Haliti do të hapë më 6 nëntor ekspozitën artistike të titulluar “Faksimile” në galerinë FAB.

Kjo ekspozitë është një projekt i cili ka origjinën në bisedat e tij me poetin Faslli Haliti, babain e tij, i cili është edhe burimi i tij i inspiratës si krijues.

Ata kishin një ëndërr të përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës së Helidonit dhe poezisë së babait të tij, duke treguar se elementë të poezisë dhe vlerat shoqërore të Faslli Halitit janë përfshirë në punët e tij artistike.

Megjithatë, Faslli Haliti u nda nga jeta para tre vitesh, dhe tani ky koncept po bëhet realitet.

Ekspozita “Faksimile” përbëhet prej pikturash dhe instalacionesh që përshkruajnë kujtimet dhe inspirimin që Helidon Haliti ka marrë nga babai i tij.

Ajo gjithashtu reflekton mbi ngjarjet dhe shqetësimet sociale që kanë ndodhur pas ndarjes së babait të tij për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ky projekt artistik shfaq filozofinë se arti vazhdon të komunikoje edhe pas vdekjes së krijuesit. Poezitë e Faslli Halitit janë shërbyer si tituj për pikturat e Helidonit, duke krijuar një dialog të vazhdueshëm midis tyre.

Ekspozita është e pasur me elemente të përrallave dhe kujtimeve që babai i tij i ka treguar atij si fëmijë.

Ekspozita “Faksimile” do të hapet për publikun më 6 Nëntor, në ora 18:00. Ajo përfshin rreth 40 punime në pikturë, të shoqëruara me një peizazh onirik dhe përdorimi i ngjyrave personale të artistit. Shfaqja shtron shqetësime të botës dhe përsëritjet në histori, por gjithashtu thekson se mësimet e babait vazhdojnë të jenë relevante edhe pas vdekjes së tij.

Ekspozita është organizuar në tri salla dhe përfshin një mini-muze, duke krijuar një ambient të larmishëm dhe duke eksploruar shqetësimet dhe dilemat artistike në një mënyrë inovative. “Faksimile” është një projekt që ka zgjatur për katër vite dhe tani është gati për të ndarë shpirtin dhe inspirimin e Helidon Halitit me publikun. Helidon Haliti mban dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që vijon të jetë tepër aktiv në krijimtarinë artistike./atsh/KultPlus.com

144 vite nga vdekja e shkencëtarit James Clerk Maxwell

James Clerk Maxwell ka lindur më 13 qershor 1831. Ishte një shkencëtar skocez në fushën e fizikës matematikore.

 Arritja e tij më e madhe ishte formulimi i teorisë klasike të rrezatimit elektromagnetik, duke sjellë së bashku për herë të parë energjinë, magnetizmin dhe dritën si manifestime të ndryshme të të njëjtit fenomen. Ekuacionet e Maxwell për elektromagnetizmin janë quajtur “bashkimi i dytë i madh në fizikë” pas një të parë të realizuar nga Isaac Newton.

Me publikimin e “Teoria Dinamike e Fusit Elektromagnetik” në 1865, Maxwell tregoi se fushat elektrike dhe magnetike kalojnë nëpër hapësirë ​​ndërsa valët lëvizin me shpejtësinë e dritës.

Maxwell propozoi që drita është një valëzim në të njëjtin medium që është shkaku i fenomeneve elektrike dhe magnetike. Bashkimi i fenomeneve të lehta dhe elektrike çoi në parashikimin e ekzistencës së valëve të radios.

Ai ka vdekur më 5 nëntor 1879/KultPlus.com

Ndahet nga jeta regjisori i ‘Udhës së shkronjave’ Vladimir Prifti

Sot u nda nga jeta regjisori i njohur, Vladimir Prifti.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit Prifti dhe u shpreh se, sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh.

Margariti theksoi se, Prifti ishte regjisor i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve.

“Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë”, nënvizoi ministrja.

Margariti u shpreh se, Prifti ishte regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës.

Ajo shtoi se, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar.

Vladimir Prifti u diplomua në shkollën e lartë për aktorë, «Aleksandër Moisiu». Më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Luajti disa role dytësore atje. Spikati me Kogon te drama «Fytyra e dytë» e Dritëro Agollit (1968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së. Prej këtej e ka zanafillën edhe pasioni i tij për filmin. E nisi në menyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë, «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» (1976), duke e shndërruar shfaqjen teatrore në gjuhën e veçantë të filmit televiziv. Vijoi mandej edhe me filmin «Kur hidheshin themelet» (1978), sipas dramës së KoIë Jakovës, «Lulet e Shegës».

U nderua me çmimin e veçantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar, dhe me çmimin e Republikes të klasit të parë me filmin e tij artistik «Udha e shkronjave» (1978). Ky film mbetet edhe sot e kësaj dite ndër kulmet e tij, duke qënë një film i frymezuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Shtysa është marre nga tregimi «Buka dhe thika» i Dhimistër S. Shuteriqit. Ndërsa fabula e një rrugëtimi të Dhaskal Todrit me gërmat e shqipes mbi kuaj, vrasja e tij, si dhe ai pak dialog i tregimit kane pësuar transformime e pasurime, në sajë të imazhit të pasur filmik që ështe përftuar gjatë realizimit.

Në filmin «Era e ngrohtë e thellësive» (1982), pavarësisht zbukurimit që i bëhet jetës në minierë, i kushton vëmendje marrëdhënieve njerëzore dhe nevojës per besim, dashuri, dinjitet. FiImi i tij i parë i prodhuar në kinostudion «Shqipëria e re» ishte «Kush vdes në këmbë» (1985). Në këtë film vijon të konsolidojë stilin e tij me theks dramatik e tragjik, për dimensionin social të faktit, ashpërsine e veprimit duke vënë në qendër figurën vetëmohuese te Petro Nini Luarasit, raportet e tij me kishën, administratën turke, armiqtë e gjuhës dhe të mëkëmbjes kombëtare, etj.

Në filmin «Dhe vjen një ditë» ai veçon tashmë planet psikologjike, fshehur pas një dialogu në dukje të zakonshëm, që gërshetohet me episode të ndjera të njerëzve të thjeshtë në fshat, ku fillon edhe kuptimi i të vertetes prej individit të tjetërsuar nga tundimi për pozitë, privilegje e karrierë. Me ketë film kinematografia shqiptare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias (1987).

Më tej do të realizonte filmin e arrirë «Flutura në kabinën time» (1988), fitues i çmimit të dytë në Festivalin VIII të Filmit Artistik. Regjisori paraqet me një realizëm të thellë aftësinë e njeriut për t’u prirur drejt së mirës, virtytit e fisnikërisë, pavarësisht rrethanave të pavaforshme të jetës.

Realizuar me shumë mjeshtëri është edhe filmi «Dasma e Sakos» (1998), fitues i disa çmimeve. Falë një subjekti të pasur me ide, karaktere dhe ngjarje, regjisori është kujdesur per të krijuar metaforën e shterpësisë së burrit, njeriut ambicioz e hakmarrës dhe të vetë raporteve të prapambetura të pronësisë perballë fisnikërisë, dashurisë dhe bukurisë njerëzore. Në një realitet në dukje të mbytur nga Iuksi dhe pasuria, por në fakt të vobektë shpirtërisht dhe armiqësor, spikat aftësia e regjisorit për të realizuar aktrime me vërtetësi, plot tension e dramacitet, sikunder aftësia e tij për të krijuar sinteza historike nëpërmjet imazhesh domethënëse.

V. Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000-2004, ndër to mund të përmenden: «Të bekuarit», «Legjenda e baltës», «Rruga Egnatia», «Butrinti». Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe të trilluara. FiImi fitoi një çmim të veçantë në Festivalin e X-të Ndërkombëtar të Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Vladimir Priftit i është dhënë titulli «Artist i merituar».

Filmografia

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976); skenari Piro Mani dhe Qenan Toro
“Udha e shkronjave” (1978); skenari Peçi Dado, Vladimir Prifti
“Kur hidheshin themelet” (1978); skenari Kolë Jakova
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982); skenari Naum Prifti
“Kush vdes në këmbë” (1985); skenari Naum Prifti, Vladimir Prifti
“Dhe vjen një ditë” (1987) skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
“Flutura në kabinën time” (1988) Skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
“Dasma e Sakos” (1998); skenari Vath Koreshi.
“Të bekuarit” dokumentar (2000);
“Butrinti” dokumentar (2002);
“Legjenda e Baltës” dokumentar (2003);
Skedë nga një qytetërim i hershëm, dokumentar 2003
“Rruga Egnatia” (2005)
“Skënderbeu” dokumentar 2012
Keno, regjia Ergys Peqini, Eurofilm, 2015
Ardhur nga ëndrrat, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2017
Rrëfimi i një vrasësi me pagesë, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2019/atsh/KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Pas qeverisjes së Avdullah Hotit, politika e jashtme kishte nevojë për një hov të ri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas qeverisjes së Avdullah Hotit politika e jashtme e vendit kishte nevojë për një hov të ri.

Kryeminstri Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku edhe i ka përmendur punët që i ka kryer në politikën e jashtme.

“Pas moratoriumit për aplikim në organizata ndërkombëtare që kishte vendosur Qeveria që u drejtua nga tani deputeti Hoti, politika jonë e jashtme kishte nevojë për një hov të ri. Aplikuam dhe kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sepse e meritojmë”. Dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit të kaluar, sepse Evropa është kontinenti ynë e Bashkimi Evropian është fati ynë. Ndërkohë këtë vit u anëtarësuam në Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP)”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti po ashtu ka deklaruar se politika e jashtme është reflektim i qeverisjes së brendshme.

“E politika e jashtme është reflektim i qeverisjes së brendshme. Ligjshmëria, reformat, luftimi i korrupsionit dhe praktikave korruptive dhe qeverisja e mirë, u vërejtën dhe u vlerësuan nga të gjithë partnerët tanë brenda Bashkimit Evropian, përfshirë edhe disa vende hezituese kur vinte puna te liberalizimi i vizave për Kosovën. Me qeverisjen tonë dhe pas votimit përfundimtar të Parlamentit Evropian, tanimë është e qartë, nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

110 vite nga lindja e aktores angleze Vivien Leigh

110 vite më parë ka lindur Vivien Leigh, aktore angleze me një bukuri të theksuar.

Vivien Leigh (5 nëntor 1913) ishte aktore angleze e teatrit dhe e filmit. Ishte fituese e dy Oscarëve për role të përfaqësuara nga shtresa e lartë nga Amerika e Jugut, Scarlett O’Hara në ‘Iku bashkë me erën’ (1939) dhe Blanche DuBois në ‘Tramvaji i quajtur dëshirë’.

Ajo poashtu, ishte edhe aktore e suksesshme e teatrit, ku shpeshherë aktroi me bashkëshortin e saj, Laurensë Olivierin, i cili bëri regjinë e disa shfaqjeve të saja. Gjatë karrierës së vetë tridhjetëvjeçare, mori pjesë me rolet në komeditë e Noela Cowardit dhe Gjorgj Bernard Shout deri te ato klasike, të personazheve shekspiriane si që janë Ofelia, Kleopatra, Zhyljeta dhe Lady Macbeth.

Leigh në filmin A Yank at Oxford më 1938, ishte bashkë me Robert Taylorin, Lionel Barrymoren dhe Maureen O’Sullivanin, në filmin e saj të parë i cili tërhoqi vëmendjen, edhe në ShBA. Gjatë reproduksionit fitoi reputacion të lartë, por edhe njerëz të papërshtatshëm, kur Kordës i thotë agjenti i saj që kontratatën nuk do ta vazhdojë nëse akoma do të sillet ashtu.

Vivien Leigh çmohet ndër aktoret më të bukura të kohës së saj, ku regjisorët këtë e kishin pohuar në shumicën e filmave të saj. Kur e kishin pyetur a është hendikep bukuria e saj, thotë “njerëzit mendojnë se nëse dukesh përafërsisht tërheqëse, nuk din të aktrosh, mua më ka mbetur vetëm e vetëm të aktroj, mendoj se bukuria nuk është hendikep i madh, nëse vërtet don të dukesh si që roli e kërkon, i cili nuk është si ti.”

Vdiq në Londër, më 8 korrik 1967/KultPlus.com

​Shkencëtarët zbulojnë piramidën ‘më të vjetër në botë’

Arkeologët kanë zbuluar se piramida e Indonezisë, një ‘megalit’ rreth 30 metra e thellë e zhytur brenda një kodre, renditet si piramida më e vjetër në botë.

Gunung Padang, i ri-zbuluar për herë të parë nga eksploruesit holandezë në vitin 1890, në fakt mund të jetë gjithashtu ndërtimi më i vjetër i njohur i bërë nga njeriu, të paktën, sipas datimit më të fundit me radiokarbon të vendit antik.

Testet vendosin ndërtimin e hershëm të piramidës, me qindra shkallët e saj të gdhendura nga llava e andezitit, në më shumë se 16,000 vjet më parë, gjatë Epokës së fundit të Akullit.

Kjo do të thotë se Gunung Padang ka të ngjarë të jetë mbi 10.000 vjet më i vjetër se jo vetëm nga të gjitha monumentet dhe piramidat e mëdha të Gizës në Egjipt, por edhe nga Stonehenge legjendar i Anglisë.

Studiuesit kanë kaluar më shumë se një shekull duke debatuar nëse struktura nëntokësore e njohur si Gunung Padang (“mal i iluminizmit” në gjuhën lokale) përbën me të vërtetë një piramidë të krijuar nga njeriu dhe jo vetëm një formacion gjeologjik natyror.

Por midis viteve 2011 dhe 2015, gjeologu Danny Hilman Natawidjaja i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Inovacionit të Indonezisë udhëhoqi një ekip arkeologësh, gjeofizikanësh dhe gjeologësh për të arritur fjalë për fjalë në fund të këtij misteri të lashtë.

Duke përdorur radarë depërtues në tokë për të marrë imazhe nëntokësore, teknikat e shpimit të bërthamës dhe gërmimit të ‘llogores’, Natawidjaja dhe studiuesit e tjerë ishin në gjendje të hetonin në shtresat e para të Gunung Padang – të cilat shtriheshin mbi 9 kate (ose 30 metra) nën sipërfaqen e saj./rtv21/KultPlus.com

Ditët e kulturës shqiptare në Kroaci, koncert në Teatrin e qytetit të Karllovacit

Për nder të ditëve të kulturës shqiptare në prefekturën e Karllovacit, të shtunën, u mbajt koncert në Teatrin e qytetit të Karllovacit, “Zorin Dom”, njofton Unioni i Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë.

Bëhet e ditur se në këtë koncert performoi Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, e Maqedonisë së Veriut, e cila pati një performancë të mrekullueshme, bashkë me ekipin e këngëtarëve dhe valltarëve.

“Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shumta si Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ekselenca e tij z. Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ekselenca e tij z. Milaim Fetai, Ambasadori i Republikës së Kosovës Ekselenca e tij dr.Martin Berishaj, i dërguari i kryetarit të prefekturës së Karllovacit z. Marin Svetić, kryetarja dhe nënkryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkëndija” znj.Gentiana Lleshdedaj dhe z. Behar Mullajupi, Kryetari i Bashkësisë Shqiptare të prefekturës së Zagrebit z. Sejfedin Prekazi , Kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve Kroatë të Luftës Atdhetare z. Tom Kaqinari e shumë anëtarë të tjerë të shoqatave Shqiptare në Kroaci, poashtu pati edhe shumë të pranishëm në sallë kryesisht bashkëkombës shqiptarë që jetojnë në Kroaci”, njofton, përmes një postimi, Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.

Ky aktivitet u organizua nga Bashkësia Shqiptare e prefekturës së Karllovacit, dhe si bashkorganizator ishin Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, qyteti i Karllovacit, Këshilli i pakicave kombëtare, si dhe Deputetja Shqiptare në Parlamentin Kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.

Gjithashtu, bëhet e ditur se koncerti përfshiu këngë dhe valle shqipe , si dhe veshjet tradicionale shqiptare. Kurse  me të përfunduar koncerti, të gjithë të pranishmit morën pjesë në një koktej rasti, ku kishte edhe llojllojshmëri të ushqimeve tradicionale shqiptare të cilat ishin të përgatitura nga familjet shqiptare në prefekturën e Karllovacit./rtk/KultPlus.com