‘Engjëjt për ne do qajnë, nëse s’jemi pranë’-Argjentina Ramosaj

KultPlus ju sjell një interpretim të Argjentina Ramosaj me këngën ‘Engjëjt Qajnë’ në Këngën Magjike:

Je lule ti,
gjithmon më thoje
Me ngjyre te bardh,
qe shume e doje
Këputur tani,
si nje lule e egër
Po mbijetoj..!

Hapi sytë,
diell shiko
Vetem hapi sytë,
dhe beso!

Reff:(2x)
Se engjëjt për ne do qajnë
Nese s’jemi pranë
Dhe do shohim të tjerë ne në sy
Se veten e kemi vrarë
Por vazhdojmë të ndarë
Dhe pse malli na merr ne të dy
`Engjëjt qajnë
Ata qajnë
Për të dy…

Jam lodhur shumë,
duke besuar
Çdo gjë që shoh,
e kam kuptuar
Ndryshe nga ti,
iluzionet e tua
Natë nuk shohin dritë…

Hapi sytë,
Diell shiko
Vetëm hapi sytë,
dhe beso . .

Reff:(2x)
Se engjëjt per ne do qajnë
Nese s’jemi pranë
Dhe do shohim të tjerë ne në sy
Se veten e kemi vrarë
Por vazhdojm te ndarë
Dhe pse malli na merr ne të dy

Engjëjt qajnë
ata qajnë qajnë qajnë. (2x)
Reff:(2x)
Se engjëjt per ne do qajnë
Nese s’jemi pranë
Dhe do shohim të tjerë ne në sy
Se veten e kemi vrarë
Por vazhdojm te ndarë
Dhe pse malli na merr ne të dy
`Engjëjt qajnë
Ata qajnë
Për të dy…/KultPlus.com

‘Si një shi ti ike, në çdo pikë më vrisje…’

KultPlus ju sjell interpretimin e këngës ‘Si shiu’, nga Argjentina Ramosaj:

Si do jetoja unë
Pa të prekur,
pa të folur,
pa të parë,
Unë lutesha për ty
Të më kishe ti në zemër sadopak

Dhe sa herë që më takonte
vetëm më emociononte
Ishte si një ëndërr
që shikoja rrallë
Sepse mua s’më përkiste
Ajo ëndërr që po zhdukej dalëngadalë

REF:

Si një shi ti ike
në çdo pikë më vrisje
a e mban mend,
ike ti si ike
dhe në zemër kishe
akoma atë

Pse dua të them unë
s’do të dua më njeri
sa të kemë jetë
Pse dua të mendoj
e të krahasoj
me ty unë çdo moment

Dhe sa herë që më takonte
vetëm më emociononte
Ishte si një ëndërr
që shikoja rrallë
Sepse mua s’më përkiste
Ajo ëndërr që po zhdukej dalngadal

REF:

Si një shi ti ike
në çdo pikë më vrisje
a e mban mënd
ike ti si ike
dhe në zemër kishe
akoma atë/KultPlus.com

Argjentina fiton Kupën e Botës, Messi e “kompleton” futbollin

Argjentina ka arritur që të fitojë ndeshjen finale të Kupës së Botës ndaj Francës, shkruan KultPlus.

Pas një ndeshje të çmendur, Argjentina ka arritur që të fitojë me shumë vështirësi ndaj Francës.

Argjentina fitoi me rezultat (4-2) në penallti, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, madje u luajtën edhe vazhdimet nga 15 minuta.

Yjet Lionel Messi dhe Kylian Mbappe ishin protagonistët e ndeshjes. Ky i fundit arriti që të shënojë tre gola dhe të konkretizojë golin penalltinë në fund.

Trofeu i vetëm që po mungonte në sirtarin e Messit, ishte pikërisht ky. /KultPlus.com

Arbëreshët e Argjentinës, gjuha si element që dallonte popullin shqiptar

Shqiptarët në Argjentinë përbëjnë një komunitet prej rreth 50 mijë banorësh. Shumica e shqiptarëve që mërguan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia jugore, ndërsa rritja e mërgimeve shqiptare në Argjentinë ndodhi në fillim të shekullit 20, me mbërritjen e rreth 20,000–30,000 shqiptarëve.

Sot, përveç disa familjeve në Rosario dhe Córdoba, pothuajse të gjithë shqiptarët e Argjentinës jetojnë në Buenos Aires. Për çdo vit, më 29 nëntor, “Shoqëria Patriotike Shqiptare Skenderbeu” feston Ditën e Flamurit.

Sipas fesë, shumica e shqiptarëve në Argjentinë janë të krishterë, ndërsa një pakicë janë myslimanë.

Arbëreshët në Argjentinë janë të shumtë dhe kanë dhënë një kontribut të vyer në përcimin e vlerave. Edhe pse në një vend të largët arbëreshët flasin shqip.

Pjesa dërrmuese kanë arritur në Argjentinë me anije, bashkë me shumë shtetas italinë të cilët emigruan në këtë vend.

Në Italinë e jugut ka shumë shqiptarë arbëreshë, të cilët kanë ruajtur kulturën arbërore, të njëjtën kulturë e kanë marrë me vete edhe kur emigruan në Argjentinë.

Në Argjentinë, arbëreshët e quajnë veten dy herë mërgimtarë. “Farën e Skënderbeut ti sot trashëgo”, është ky vargu që i shoqëron shumë arbëreshë.

Arbëreshi nga Argjentina, Antonio Bellushi, në vitin 1990 ngriti zërin në Kuvendin e famshëm të të gjithë shqiptarëve në New York, për pavarësinë e Kosovës.

Arbëreshët zakonisht nuk flisnin italisht me njëri-tjetrin, por e bënin në një variant të gjuhësh shqipe të njohur si arbëreshe, një emër që u bë i njohur dhe me të cilin u identifikua i gjithë komuniteti arbëresh.

Natyrisht, nuk ishte vetëm gjuha elementi i vetëm që dallonte popullin me origjinë nga Shqipëria.

Edhe feja luante një rol të rëndësishëm duke konsideruar banorët si pjesë e besimit katolik por me rite greko-bizantine.

Ishin raste të veçanta, njëjtë sikurse festat fetare, ku çdo fshat në mënyrë të pavarur kishte kishën e vet, shenjtërorin (priftin) e vet që ndërmjetësonte në mes të Zotit dhe besimtarëve kur ishte dita e Shën Dimitrit.

Këto elemente dhe shumë të tjerë faktuan që emigrantët e ardhur nga Italia nuk ishin italianë, por ishin arbëreshë, të cilët u vendosën në Lujan, Buenos Aires rreth vitit 1869.

Regjistri civil i vitit 1869, nuk ishte asgjë tjetër përveç se diçka që duhej plotësuar me dorë nga regjistruesit shtëpi për shtëpi.

Në të vërtetë, edhe pse identifikoheshin si italian, mbiemrat e tyre tregonin prejardhjen arbëreshe, e të cilët punonin tokat bujqësore në qarkun e Pestës, pjesë e cila më pas do të përbënte zonën më të madhe të banuar nga ta. Një predispozitë fillestare e cila u bë shumë më e dukshme në formularët e vitit 1895, kur u zhvillua regjistrimi i dytë kombëtar i popullsisë, në të cilin është rritur numri i arbëreshëve në qarkun numër 5.

Në lagje kishin arritur të krijonin hapësirën e tyre shoqërore, duke trilluar identitetin e tyre ata dhe arrinin ti ruanin elementet e tyre themelore që i përbënin, sikurse gjuha si dhe zakonet e tyre për të ndihmuar fqinjët. Për këtë, përpara pyetjes se cilat ishin arsyet që i quan ata në migrim, ata duhet të përgjigjeshin së pari për arsyet thelbësore.

Në këtë drejtim, mbipopullimi ekstrem i zonës, një tokë e varfër dhe e mbishfrytëzuar, e copëtuar deri në pafundësi, në atë mënyrë që nuk do të mund t’ju garantonte të gjithëve qasjen në burimet që të sigurojnë mbijetesën e tyre. Këto janë të dhëna jo të vogla për të cilat nuk duhet shumë për të kuptuar se si duhet ndikuar në vendimet e fëmijëve të tyre në rast të emigrimit. Por ky shpjegim është kusht i mjaftueshëm por nuk arrijnë ta kuptojnë se përse arbëreshët të Arbërisë kalabreze në vend që të shpërndahen nëpër botë, ata jo që nuk e bënë këtë, por arritën në Argjentinë, dhe jo në tërë Argjentinën por në Luján, dhe jo në të gjithë Luján, por në “Republikën e t ‘Pestit”.

Është i dukshëm dhe i pa mjaftueshme shpjegimi që emigrimet konsiderohen si bijë te kapitalizmit, me theks të veçantë në krizën evropiane, dhe në futjen e Argjentinës në tregun ndërkombëtar si prodhues i lëndëve të para.

Mund të thuhet se shqiptarët kanë emigruar që nga mesjeta, duke qenë migrimi pjesë e pandarë e historisë së njerëzimit. Paraqitja e emigrimit si rrjedhojë e mjerimit, ku njerëzit ishin të obliguar të iknin nga varfëria, arritja e industrializimit dhe shkatërrimi i aktiviteteve tradicionale, në të kaluarën kishte një imazh anakronik, ose në rastin më të mirë ishte vetëm gjysma e historisë.

Ndër shqiptarët më të njohur në Argjentinë është Kryepeshkopi Aleksandër (Alejandro Greco), i cili është bërë zëri i shqiptarëve të Argjentinës.

Edhe shqiptari me famë botërore, Ernesto Sabato, ka prejardhje arbëreshe.

Nëna e tij Juana Maria Ferrari, rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Futbollisti argjentinas Matteo Pablo Musacchio, po ashtu ka prejardhje shqiptare. / KultPlus.com

Zonja e parë që luftoi për të drejtat e grave dhe të varfërve

Disa javë para se të vdiste, Eva Peron qëndroi pranë burrit të saj për inaugurimin e tij të dytë si President i Argjentinës. Kanceri i saj i qafës së mitrës, thuhet se e kishte bërë atë aq të dobët, saqë ajo qëndronte brenda një lloj kafazi të bërë nga suva dhe tela për të mbështetur gjymtyrët e saj të dobëta. Ajo peshonte pak më shumë se 5-6 gurë (36 kg).

Ka gra që kanë lënë gjurmë në kohë dhe që kanë ndryshuar historinë, që kanë thyer normat e vendosura nga shoqëria dhe që kanë treguar se janë të afta të bëjnë të njëjtën gjë ose më shumë sesa meshkujt që përpiqeshin t’i fusnin në rolin e bashkëshorteve dhe të nënave. Mari Kyri, Frida Kahlo, Amelia Earhart, Virginia Wolf … Eva Peron. Zonja e parë argjentinase mori një rol të rëndësishëm në jetën politike dhe sociale të kombit të saj, duke qenë një mbrojtëse e shtresave të varfra dhe e të drejtave të grave.

Fëmijëria e Eva Duartes, vajza e ligjshme e Juan Duartes dhe e Juana Ibarguren u karakterizua nga varfëria dhe kontakti me botën rurale. Në moshën 15 vjeçare shkon në Buenos Aires dhe fillon të punojë si aktore, modele dhe folëse në radio. Në vitin 1945 kur kishte fituar pak njohje martohet me kolonelin Juan Domingo Peron dhe një vit më vonë pas zgjedhjeve të të shoqit si president i Argjentinës do të merrte krahë nga jeta politike, një nga më aktivet dhe më të rëndësishmet e shek XX. Evita Peron, siç e thërrisnin shtresat e varfra të shoqërisë argjentinase, e përdori pozicionin e saj për të përmirësuar gjendjen e punëtorëve dhe të grave në vendin e Amerikës Jugore.

Në vend që të pranonte poste zyrtare në qeverisje preferoi të aplikonte politikat e saj sociale përmes fondacionit “Eva Peron”. Fondet publike me të cilat mbahej u përdorën për ndihma sociale si ndërtime spitalesh dhe shkollash ose në programe mbështetëse për shtresat e varfëra. Veproi si ndërmjetëse mes qeverisë dhe sindikatave dhe themeloi partinë peroniste femërore me të cilën mbrojti të drejtat e grave dhe mori votën femërore në vitin 1947.

Zonja e parë do të vdiste më 26 korrik 1952 nga kanceri i mitrës duke shënuar kështu edhe rënien e peronizmit që do të shtypej tre vite më vonë nga një grusht shteti me karakter ushtarak. Rëndësia që pati ky personazh femëror për atë periudhë kur gratë ishin të nënshtruara nga meshkujt e shndrroi automatikisht në një figurë të admirueshme dhe të njohur në të gjithë botën. Emri i saj ka kaluar në histori si sinonim i luftës për të drejtat e grave, bindjes dhe stilit femëror. / cbc.al / KultPlus.com

Diaspora shqiptare në Argjentinë prezanton kulturën kombëtare

Diaspora shqiptare në Argjentinë prezanton kulturën shqiptare, njofton Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, shkruan KultPlus.com

“Diaspora shqiptare në Argjentinë prezanton kulturën shqiptare. Grupi i të rinjve “Bashkimi” i komunitetit shqiptar në Berisso mori pjesë në edicionin e 14 të takimit kolektiv të organizuar për këtë vit në qytetin argjentinas Lobería”.

Majko, ka treguar specifikisht edhe për elementet kombëtare që janë prezantuar atje.

“Në këtë manifestim përveç himnit tonë kombëtar u prezantuan edhe elementë të tjerë të folklorit shqiptar. Pjesë e këtij manifestimi dy ditor ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera si atij bullgar dhe sllovakë që po ashtu prezantuan kulturën e vendit të tyre”, ka shkruar Majko në Facebook.

Argjentina sonte merr frymë shqip me Ermonela Jahon dhe Saimir Pirgun

Sonte Argjentina do të frymojë më shqip se asnjëherë.

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu do të ngjiten në skenë për shfaqjen “La Traviata”.

Kjo shfaqje operistike e Verdit që do të prezantohet në Shtëpinë Operistike në Buenos Aires sonte, vjen me rolet kryesore pikërisht nëpërmjet artistëve shqiptarë, ku Ermonela Jaho do të paraqitet në rolin e Violetës, kurse Saimir Pirgu në atë të Alfredos. Kjo shfaqje më pas do të ketë edhe reprizat më 15, 17 dhe 19 shtator.

Artistëve do tu bashkohet në skenë edhe Fabian Veloz në rolin e Germontit. Biletat për shfaqje shiten duke filluar nga 140 dollarë.

Koncerti i datës 17 shtator do të transmetohet edhe drejtpërdrejt në www.teatrocolon.org.ar / KultPlus.com