Bebe Rexha për herë të parë në Met Gala 2025, shkëlqen me veshjen e saj

Bebe Rexha ka marrë pjesë për herë të parë në Met Gala, duke tërhequr vëmendje me një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan të zi të dizajnuar nga Christian Siriano, i cili kombinonte një xhaketë elegante dhe një fund të gjatë prej tyli.

Pamja u plotësua me doreza rrjetë dhe një model flokësh klasik, ndërsa Rexha tha se dizajneri “gjithmonë e bën të duket mirë”. Ajo ndoqi me finesë temën e këtij viti “Superfine: Tailoring Black Style”, që nderon ndikimin e stilit “dandy” në modë.

Met Gala 2025 u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork dhe u bashkëkryesua nga emra të njohur si Colman Domingo, A$AP Rocky, Lewis Hamilton, Pharrell Williams dhe Anna Wintour, me LeBron James si kryetar nderi.

Debutimi i Bebe Rexhës u prit mirë nga publiku, duke shënuar një moment të veçantë në rrugëtimin e saj në botën e modës./KultPlus.com

Bebe Rexha me mesazh politik pas vizitës në Kosovë e Dibër: Shqiptarët përballen me kufij të imponuar, jemi njerëz me gjak të njejtë në shtete të ndryshme

Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Bebe Rexha, pas vizitës së saj në Kosovë dhe në Dibër ka thënë se shqiptarët janë një popull i cili përballet me kufij shtetërorë të imponuar, të cilët i kanë ndarë njerëzit e të njëjtit komb dhe gjak në shtete të ndryshme.

Këngëtarja Rexha pas çasteve të paharrueshme në Festivalin “Sunny Hill” dhe pas vizitës së saj në familjen e gjerë në Dibër ka shprehur dashurinë e thellë për atdheun e saj duke thënë se kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për të, pasi elementet siç janë gjuha, tradita, muzika e vallet shqipe nuk kufizohen me kufij.

“Shqiptarët janë përballur me kufij shtetërorë të imponuar, duke ndarë njerëz të të njëjtit komb dhe gjak në shtete të ndryshme. Megjithatë, kur mendoj për shqiptarët, kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për mua.

Mendoj për gjuhën tonë të bukur, traditat tona, muzikën dhe vallet tona, dhe shumë elementë që nuk kufizohen me kufij.

Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare dhe krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën.

Ju dua të gjithëve”, ka shkruar këngëtarja Rexha në InstaStory./ KultPlus.com

Bebe Rexha publikon video duke kënduar si në opera: Kur isha e vogël këndoja në dhomën time bashkë me Inva Mulën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në rrjete sociale ka publikuar një video, duke kënduar muzikë klasike.

Sipër videos, ajo ka shkruar se kur ishte e vogël, këndonte gjithmonë në dhomën e saj bashkë me Inva Mulën dhe Renee Fleming.

“Muzika klasike më bëri jehonë të thellë, si asnjë muzikë tjetër”, ka shkruar këngëtarja.

Tutje, ajo u shpreh se nuk pretendon të jetë një këngëtare e operës, mirëpo që është adhuruese e pasionuar pas operës./KultPlus.com

Bebe Rexha shfaqet në eventin e Billboard “Women in Music 2024”

Bebe Rexha është shfaqur në ngjarjen vjetore të “Billboard Women In Music 2024”.

Si një nga artistet me hite të mëdha, Rexha dukej e mrekullueshme me një fustan të zi duke mahnitur të pranishmit.

Përpos shkëlqimit të saj, artistja dha edhe puthje për kamerat duke treguar për të gjithë energjinë që ajo përfaqëson.

Eventi është mbajtur të mërkurën, në Teatrin ‘Youtube’ në Kaliforni dhe pritet të jetë në transmetim në Billboard duke filluar nga e enjtja. / KultPlus.com

Bebe Rexha do të këndojë himnin e Kupës së Botës për klube (VIDEO)

FIFA ia ka besuar artistes shqiptare Bebe Rexha himnin për Kupën e Botës për Klube 2023 që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Organizmi ndërkombëtar i futbollit ka bërë publike edhe këngën e interpretuar nga ylli i pop-it.

“It’s On” titullohet kënga dhe i bën jehonë futbollit. Bebe Rexha ka qenë katër herë e nominuar për çmimet “Grammy” dhe njihet për hitet e saj që kanë pushtuar klasifikimet botërore të muzikës, sjell talentin e saj në “It’s On”, duke kapur thelbin e turneut elitar botëror të futbollit të klubeve, që ofron një sfond perfekt për dramën dhe emocionin në fushë, shkruan FIFA.

Turneu filloi më 12 dhjetor, ku Fluminense, Manchester City, Urawa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do të përballen kokë më kokë, dhe kulmon me finalen më 22 dhjetor.

Duke diskutuar mbi “It’s On”, Bebe Rexha u shpreh:

“Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e pabesueshme, njëherë në jetë dhe jam aq e emocionuar që fansat të dëgjojnë këtë këngë himnike ndërsa luhet gjatë FIFA Club World Cup.” / KultPlus.com

Bebe Rexha merr çmim në “Billboard Music Awards”

Këngëtarja me famë botërore, shqiptarja, Bebe Rexha, në ngjarjen “Billboard Music Awards” ka fituar çmimin kënga më e mirë e zhanrit “Dance/Electronic” me këngën “I’m Good (blue)” në bashkëpunim me yllin David Guetta, raporton DailyMail.

Rexha këtë vit është nominuar në tri kategori: “ Top-bashkëpunimi”, “Top-kënga Billboard Global” dhe “Top-kënga Dance/Electronic”.

Shqiptarja gjatë spektaklit bëri edhe një performancë për të cilën u vlerësua lartë nga kritikët dhe fansat e saj të cilët e komplimentuan nëpër rrjetet sociale.

Ajo është shfaqur në tapetin e kuq të ngjarjes e veshur me fustan të zi të kombinuar me një material vezullues ngjyrë argjendi të cilin e shoqëroi me doreza të gjata nga një material transparent me ngjyrë të zezë.

Më poshtë Bebe Rexha dhe Anna Sitar në tepihun e kuq.

Rexha në tepih të kuq ka pozuar edhe bashkë me yllin e TikTok-ut, Anna Sitar e cila kishte veshur një kostum të kuq njëpjesësh.

Ylli tjetër, Taylor Swift ishte fituesja më e madhe e natës pasi fitoi 10 mikrofona të artë, duke përfshirë edhe çmimin kryesor “Top Artist”.

Më poshtë postimi i Bebe Rexhës në “Instagram”. / KultPlus.com

Bebe Rexha nominohet për tri çmimet dhe ftohet të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards 2023.

Ajo është nominuar në këtë event në tri kategori: “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Krahas shpresës për të fituar njërën nga këto çmime, 34-vjeçarja do të jetë në ngjarjen e madhe edhe për të performuar.

Në një postim të bërë nga Billboard Music Awards në Instagram, këngëtarja shqiptare është paraqitur si pjesë e listës së artistëve që do të performojnë.

Ajo do të këndojë live këngën e saj më të fundit “One in a milion”, shoqëruar nga DJ David Guetta.

Billboard Music Awards 2023 do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimet e rëndësishme: “Grammy” dhe MTV Video Music Awards. / KultPlus.com

Bebe Rexha në kopertinën e Elle, nuk mungojnë edhe deklaratat për Shqipërinë

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjioze “Elle Brasil”.

Sigurisht nuk kanë munguar bisedat dhe për origjinën e saj. Ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.

Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe gjatë intervistës së saj. / KultPlus.com

Bebe Rexha merr vëmendje në paraqitjen e saj në MTV VMA 2023 (FOTO)

Pasi tha se mund të mos marrë pjesë në MTV Video Music Awards 2023, ylli i popit, 34 vjeç, Bebe Rexha goditi tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve me një veshje të guximshme.

Për spektaklin, Rexha ka veshur një fustan të zi lëkure të kompletuar me rripa. Tashmë mbresëlënëse nga përpara, fustani në formë, i gjatë deri në dysheme ishte edhe më i mprehtë nga mbrapa.

Kur këngëtarja e “Meant to Be”, prezantuese në ceremoni, u kthye në tapetin rozë, ajo zbuloi dy prerje rrethore në të pasmet e saj.

“Unë dua të vesh fustanin tim dhe me të vërtetë dua të shkoj për të festuar nominimin tim dhe nominimet e miqve të mi, por ndihem sikur ankthi më merr më të mirën”, tha këngëtarja përpara ceremonisë. / KultPlus.com

Këngëtarja Bebe Rexha bën tifo për Xherdan Shaqirin (FOTO)

Xherdan Shaqiri, ka zhvilluar mbrëmë lojë për skuadrën e tij të re, Chicago Fire kundër Los Angeles.

Ndeshja përfundoi në rezultat 3-0 në favor të Los Angeles Angeles dhe fali shumë emocionet për të gjithë tifozët dhe spektatorët.

Pjesë e spektatorëve në stadium ishte edhe këngëtarja Bebe Rexha e cila nuk humbi rastin për të ndjekur nga afër bashkëkombësin e saj duke luajtur.

Ajo edhe ndau një postim në Instagram duke shprehur përkrahjen për futbollistin Shaqiri./KultPlus.com

Bebe Rexha fillon turin e saj në Evropë, publikon video nga koncerti i madh në Londër (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka filluar turin e saj evropian “Best F*n Night Of My Life”,  tur që ka nisë me Londrën e që ka performjuar në “O2 Shepherd’s Bush Empire”

Këngëtarja shquptare ka ngritë në këmbë audiencën londineze, e cila para tyre ka kënduar hitet më të mëdha përgjatë karrierës së saj, por me thejs të veçantë nga albumi i saj i fundit “Bebe”./ KultPlus.com

Arrestohet personi që goditi Bebe Rexhën në fytyrë me telefon pasi këngëtarja bëri simbolin e shqiponjës në skenë

Personi që i hodhi një telefon këngëtares Bebe Rexha u arrestua gjatë koncertit në New York City të dielën.

Këngëtarja dhe kantautorja, 33 vjeçe, po performonte në një koncert të dielën në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life kur ajo u godit në fytyrë nga një telefon.

Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës ku një telefon u pa duke u futur nga turma dhe duke e goditur atë drejtpërdrejt në fytyrë, shkruan dailymail.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekuipazhit në krahë nxituan për ta ndihmuar.

Në një video të re, burri gjendet nga sigurimi të cilët e nxjerrin nga turma.

Ndërkohë, fansat bërtisnin ‘një**vrimë’ dhe ‘kjo është sulm’ teksa ai u largua.

Një postim në Twitter nga llogaria Pop Base thoshte: ‘Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.’

Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj yllit të popit.

“Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe më pa problem në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush me të vërtetë duhet ta lënë të qetë omg”, shkroi një fans. / KultPlus.com

https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12210159/Man-hit-Bebe-Rexha-face-phone-ARRESTED.html?ito=link_share_article-image-share#i-b0aab96041853ea

Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë pasi bëri simbolin e shqiponjës me duar në skenë (VIDEO)

Këngëtarja Bebe Rexha pasi ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte duke performuar në skenë në një koncert në New York City të dielën, pasi dikush nga eventi hodhi telefonin drejt saj.

Këngëtarja dhe kantautorja 33-vjeçare po performonte në koncerin e së dielës në The Rooftop në Pier 17 në turneun e saj Best F’n Night Of My Life.

Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” u pa duke kënduar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës e në të njëjtën kohë duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, kur dikush nga publiku e gjuan me telefon duke e goditur atë drejtpërdrejt në fytyrë.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekuipazhit në krahë nxituan për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i madh i të pranishmëve në koncert.

Një postim në Twitter nga llogaria Pop Base thoshte: ‘Nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.’

Një numër i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj yllit të popit. / KultPlus.com

Bebe Rexha për kulturën shqiptare në ‘Rolling Stone’: Burrat hanë të parët, gratë trajtohen si të dorës së dytë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e famshme amerikane, Rolling Stone. Ajo ka folur për karrierën dhe jetën private.

Sakaq, revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë‘”, shkruan Rolling Stone.

Ndërsa Bebe ka thënë ndër të tjera: “Ata janë më paranojakë. Më të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave.”

Më tej, Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në “Unë jam”. Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe disa nga mizogjinia e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.

“Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë,” thotë ajo. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”./abcnews.al / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon bashkëpunimin e ri me Snoop Dogg, “Satellite” (VIDEO)

Kantautorja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha është bashkuar me reperin amerikan Snoop Dogg për të publikuar këngë “Satellite”.

Kjo është kënga e tretë e albumit të ardhshëm të Bebe Rexhës “Bebe”, i cili do të publikohet më 28 Prill 2023.

Kënga është shkruar nga Bebe Rexha, Calvin Broadus, Samantha DeRosa, Maya Kurchner, Dominic Perfetti dhe Joe Janiak. Prodhuar nga Joe Janiak.

Dyshja tashmë kanë filmuar videoklipin, i cili do të vijë së shpejti.

Albumi i ri përbëhet nga 12 këngë, me paraqitje të ftuar nga David Guetta, Dolly Parton dhe Snoop Dogg.

Albumi është frymëzuar nga pop-i i viteve ’70 dhe post-disco. / KultPlus.com

Bebe Rexha paralajmëron publikimin e albumit të ri

Së fundmi, artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të publikojë në fund të këtij muaji albumin e tretë në karrierën e saj.

Bëhet fjalë për albumin me titull “Bebe”, të cilën ajo ka planifikuar që ta nxjerrë në shitje që nga data 28 prill.

Rexha ka publikuar tashmë disa nga këngët e albumit si: “Heart Wants What It Wants”, “I’m Good (Blue)” dhe “Call On Me”.

Me këtë të fundit, ajo është bërë trend edhe në rrjetin social TikTok, ku shumë prej përdoruesve po publikojnë video të ndryshme interesante nën ritmet e kësaj kënge.

Edhe vet këngëtarja shqiptare vendosi që së fundmi të publikojë një video të tillë, ku shfaqej mjaft provokuese e veshur me njëfustan me ngjyra pranverore.

E teksa i bën një video-xhirim linjave të saj të kolme të trupit, 33-vjeçarja shkruan në mbishkrimin e videos: “Po e dua këtë album. Ka vetëm hite. Më 28 prill, ‘Deluxe’ do të jetë edhe më zjarr”.

“Bebe” do të jetë albumi i tretë në karrierën e Bebe Rexhës, pas dy albumeve shumë të suksesshme të publikuara më parë, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021./ albinfo.ch / KultPlus.com

Bebe Rexha do të performojë në “Nickelodeon Kids’ Choice Awards”

Bebe Rexha do të performojë në “Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023”, që do të transmetohet drejtpërdrejt të shtunën, më 4 mars, në orën 19.00 nga Teatri Microsoft në Los Anxhelos.

Rexha do të performojë hitin e saj global “I’m Good (Blue)”, një bashkëpunim me David Guetta që arriti në vendin e katërt në Billboard Hot 100 muajin e kaluar. Ai gjithashtu mori një nominim për Grammy për regjistrimin më të mirë të kërcimit/elektronik.

Javën e kaluar, Rexha publikoi një këngë të re, “Heart Wants What It Wants”, nga albumi i saj i tretë në studio në Warner Records. Ajo gjithashtu sapo njoftoi turneun e saj më të mirë F*N Night Of My Life që fillon më 31 maj.

Kids’ Choice Awards kanë një histori të performancave nga artistë të mëdhenj pop. Kid Cudi dhe Jack Harlow performuan në shfaqjen e vitit të kaluar. Justin Bieber performoi në shfaqjen e vitit 2020, të cilit iu bashkua Quavo për “Intentions”. Shumë krijues të tanishëm të hiteve u rritën duke parë Kids’ Choice Awards dhe kanë dashuri për shfaqjen, shkruan Billboard, transmeton KultPlus.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Nickelodeon Kids’ Choice Awards!”, tha Rexha në një deklaratë. “Mezi pres të performoj dhe të shoh se kush do të jetë viktima e radhës që do të zhytet në xhelatinën e gjelbër, që është karakteristikë e këtij shou”, u shpreh Rexha.

Shfaqja do të drejtohet nga personaliteti i mediave sociale Charli D’Amelio dhe komentatori i futbollit dhe ish-marrësi i gjerë Nate Burleson. Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023 do të transmetohet njëkohësisht në Nickelodeon, TeenNick, Nicktoons, kanalin Nick Jr., TVLand, CMT dhe MTV2 dhe transmetim të drejtpërdrejtë në Nick.com dhe aplikacionin Nick.

Shfaqja do të shfaqë gjithashtu paraqitje nga yjet e sitcom-it të Nick That Girl Lay (ylli i That Girl Lay Lay) dhe Young Dylan (ylli i Young Dylan të Tyler Perry), i cili do të performojë këngën e tij të re “I Just Wanna”. / KultPlus.com

17 shkurti e sjell Bebe Rexhen me këngë të re (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka sjell sot, pikërisht në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këngën e re të titulluar “Heart wants What It Wants”.

Kënga vjen e shoqëruar me një videoklip mjaft interesant, ndërsa Bebe duket atraktive si gjithmonë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Bebes në bashkëpunim me David Guetta “I’m Good” ka qenë për kohë në krye të listës së këngëve më të dëgjuara. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon këngën e re më 17 shkurt

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka bërë të ditur se do të publikojë projektin e radhës muzikor.

Kënga do të publikohet, më 17-shkurt, ditën e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se kënga do të titullohet “Heart Wants What It Wants”.

Kujtojmë që kënga e fundit e Bebes në bashkëpunim me David Guetta “I’m Good” ka qenë për kohë në krye të listës së këngëve më të dëgjuara. / KultPlus.com

Bebe Rexha pa trofe në Grammy, fansat e vlerësojnë si diskriminim për artisten shqiptare

Bebe Rexha u shfaq shumë e entuziazmuar në tapetin e kuq të Grammy 2023 teksa u shpreh që ndihet e lumtur që ishte e nominuar në këtë garë të madhe.

“Është kaq e çmendur, kaq e papritur. Ne e shkruam këngën vetëm për argëtim, dhe më pas ja ku jemi në Grammy, të nominuar – fjalë për fjalë pikërisht ashtu!” ka thënë këngëtarja për PEOPLE.

Edhe pse të gjithë fansat po prisnin që Bebe Rexha të ishte fituese e çmimit të vetëm për të cilin kishte arritur të nominohej këtë vit, kjo gjë nuk ndodhi.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ishte nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, por këtë çmim e fitoi Beyonce, ashtu siç fitoi edhe shumë të tjerë në këtë garë, e ku jo rastësisht theu të gjitha rekordet e bëri histori në Grammy.

Këtë vendim të Grammyt, fansat e kanë quajtur diskriminim për Bebe Rexhen sepse sipas tyre, kënga “I’m Good (Blue)” ishte njëra ndër pretendentet më të forta për ta fituar këtë çmim sivjet.

Kënga e Bebe Rexhës ka mbi 110 milionë klikime në YouTube, ndryshe nga sa ka “Break My Soul” e Beyoncet (vetëm 36 milionë).

Megjithatë, Rexha është shprehur se po vjen një këngë e re nga ajo, e frymëzuar nga vitet ’70.

“Kam muzikë të re që po e nxjerr në javën e dytë të shkurtit, kështu që jam shumë e emocionuar”, tha Rexha. / KultPlus.com

ammy

Me një pamje si në përrallë, Bebe Rexha parakalon në tapetin e kuq të “Grammy Awards”

Ka filluar zyrtarisht edicioni i 65-të i ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.

E pranishme në këtë mbrëmje është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq të ngjarjes që po mbahet në “Crypto.com Arena” të Los Angelesit, me një paraqitje plot glamur.

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

E veshur me një fustan të gjatë rozë të materialit saten dhe me prerje te pjesa e dekoltesë, Rexha ka lënë gjurmë me paraqitjen e saj elegante në ‘Grammy Awards 2023’.

Bebe Rexha përndryshe është sivjet shqiptarja e vetme e nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards’.

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm me David Guettan, “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/ /KultPlus.com

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Jon Kopaloff/WireImage)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Lester Cohen/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Lester Cohen/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Jon Kopaloff/WireImage)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’  (Foto: Jon Kopaloff/WireImage)

Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e saj të fundit në festën pre-Grammy (FOTO)

Bebe Rexha mori pjesë në BMG Pre-Grammy Party 2023, e cila u mbajt në Candela La Brea në Los Angeles të mërkurën, transmeton KultPlus.

Performuesja 33-vjeçare u pa për herë të parë teksa pozoi për një set fotografish në tapetin e kuq të eventit, gjatë të cilit iu bashkua edhe miku i saj i mirë Adam Lambert.

Rexha po shkëlqente veshur një fustan të zi që i tregonte një pjesë të vogël të pjesës së sipërme të gjoksit, shkruan DailyMail.

Paraqitja e Rexhës në këtë event ndodhi vetëm pak javë pasi bashkëpunimi i saj me David Guetta, i titulluar I’m Good (Blue), arriti në vendin e parë në tabelën e Billboard Pop Airplay.

Kënga, ka gjetur inspirim të madh në këngën e vitit 1998 të Eiffel 65, Blue (Da Ba Dee), u publikua fillimisht gushtin e kaluar.

Këngëtarja dhe producenti kishin bashkëpunuar në disa këngë në të kaluarën, ku disa prej tyre u bënë hite më vete, e duke mos dështuar as bashkëpunimi i fundit. 

Dyshja kishin punuar më parë në I’m Good (Blue), të cilin e kishin lënë në raft për disa vite përpara se Guetta ta luante këngën për herë të parë publikisht në 2017.

Rexha dhe Guetta më vonë prekën këngën, e cila u publikua zyrtarisht më 26 gusht.

Këngëtarja u shpreh se, pasi kuptoi se kënga ishte bërë e njohur në TikTok, ajo kontaktoi Guetta-n për të punuar në një publikim zyrtar.

“Po menjëherë e ftova Davidin [duke thënë], “David, njerëzit e duan vërtet këtë këtë këngë! Thjesht duhet ta lansojmë atë!” Në këtë pikë, është virale në TikTok dhe njerëzit po e kërkojnë atë. Le t’u japim njerëzve atë që duan. Është thjesht një diçka e mrekullueshme e argëtuese”, tha ajo.

Krijuesja e hitit vazhdoi të tregojë pse mendonte se kënga ishte bërë e njohur me dëgjuesit.

“Unë mendoj se njerëzit duan të ndiejnë atë nostalgji të viteve 2000, veçanërisht pas tre viteve të një pandemie dhe të ngujuarit në shtëpitë e tyre,” tha ajo.

Bebe Rexha dhe David Guetta janë të nominuar për çmimet Grammy Awards. /KultPlus.com

Bebe Rexha arrin të ketë mbi 50 milionë dëgjues brenda një muaji në Spotify

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare më të suksesshme në mbarë globin. Kënga e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan ishte një prej projekteve muzikore më të suksesshme në arenën ndërkombëtare vitin e kaluar.

Kënga po vazhdon të jetë një prej këngëve më të dëgjuara edhe këtë vit, pasi aktualisht është kënga e katërt në Top 100 të ‘Billboard’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

33-vjeçarja ka arritur të thyejë një tjetër rekord në karrierën e saj, duke arritur për herë të parë mbi 50 milionë dëgjues brenda një muaji në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

“Bebe Rexha arrin 50 milionë dëgjues mujorë në Spotify për herë të parë në karrierën e saj”, ka njoftuar faqja e fansave të këngëtares.

Me këtë shifër ajo arrin të hyjë në listën e shumë pak artisteve femra në histori që e arrijnë këtë sukses.

Aktualisht ajo është artistja e 31-të më e dëgjuar në botë, në platformën e muzikës Spotify. / KultPlus.com