13 vjet pa Bekim Fehmiun, krenarinë e kinematografisë shqiptare

Më 15 qershor 2010 vdiq aktori që do të linte gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë e Ballkanit dhe më gjerë, Bekim Fehmiu.

Sarajeva, ku familja e tij gjakovare vuajti internimin, do të ishte edhe vendi ku Fehmiu do të vinte në jetë. Familja e tij qëndroi me banim në Shkodër deri në vitin 1939. Pas pushtimit italian dhe bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë, u zhvendosën drejt Prizrenit. Gjatë viteve 1956-1960, Bekim Fehmiu studioi në Fakultetin e Artit Dramatik në Beograd.

Spikati veçanërisht në filmin “Mbledhësit e puplave” dhe menjëherë ra në kontakt me shumë shtëpi filmike ndërkombëtare. Ka luajtur një sërë rolesh, duke interpretuar në shqip, në maqedonisht, në serbisht, në turqisht, në spanjisht, në frëngjisht, në anglisht dhe në italisht. Mishërimi mjeshtëror i personazheve prej tij, do të hasej dukshëm në realizimet “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vite të nxehta” dhe “Dezertori”.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të artit filmik, si: Ava Gardner, Robert Shoè, John Huston, Dirk Bogard, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Shqipërinë e vizitoi për herë të parë në vitin 1972, ndonëse nuk e fshehu kurrë dashurinë për vendin e origjinës. / KultPlus.com

‘E kisha ëndërr ta takoja dhe të bëja foto me të’, Timo Flloko rrëfen bisedat me Bekim Fehmiun

Los Anxhelesi është thuajse në anën tjetër të botës, nëntë orë larg Shqipërisë dhe Kosovës, kur lind dielli këtu atje në Kaliforni perëndon. Mëngjesi i asaj të marte (të këqijat shpesh sipas një fiksimi bestyt, ngjasin të martave..), ishte i mugët, kishte diçka brerëse në heshtjen e zbrazët dhe ngathtësinë e asaj fillimdite…(!) Hapa internetin. … O Zot! Mora ç’pritej dhe më keq: “Bekim Fehmiu passed aëay!”

Lajm i papritur, tronditës! “Aktori i famshëm Bekim Fehmiu (74) kryen vetëvrasje, ditën e martë datë 15 qershor 2010, rreth orës 15:30 në apartamentin e tij, në rrugën ‘Stanislav Smarçeviç’ nr.5, në lagjen ‘Zvezdara’, në Beograd – shkruhej në njoftim. I ka shtënë vetes me pistoletë… cili është shkaku, që e shtyu heroin e famshëm të filmit kult “Mbledhësi i puplave” të kryente vetëvrasje, për momentin nuk dihet.. kishte humbur ndoshta shpresat për jetë, me përjetimin e një gjendjeje sfilitëse depresive…”.

Për fat të keq, disa herë e kisha shtyrë telefonatën me të në Beograd, të cilën një zë i brendshëm më nxiste ngulshëm t’ia bëja si çdo herë tjetër, po s’qe e thënë. Ishte si dënim për ta ndierë edhe më shumë dhembjen që më dha lajmi fatal dhe ndjesinë e fajit prej shkujdesjes time, mundësinë e humbur… Lajmet në largësi peshojnë më rëndë. Për ta ndarë dhembjen i shkrova mikut tim Mevlan Shanaj në Tiranë, me të cilin komunikonim dendur, por këtë herë biseda jonë ishte ndryshe, edhe ajo e rënduar.. Vetëvrasja tregon, folëm, se ai nuk është pajtuar me pushtetin e vdekjes dhe, si njeri me karakter të fortë, i ka bërë sfidë asaj, duke i dhënë fund jetës pa pritur që vdekja t’ia mbyllte perden.

Bekimin e kam njohur nga afër, e kisha mik, ia njihja jetën në hollësi; kam qëndruar shpesh me të, bisedonim me orë për gjithçka në kafenenë e Teatrit Dramatik Jugosllav, ku ai shkonte çdo ditë. Artist i madh, i vetmi nga krejt vendet e Lindjes para rënies së Murit të Berlinit, që u bë i famshëm përbotshëm, me mbi pesëdhjetë rolet që krijoi e luajti në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi… Shkëlqeu në start me rolin e ciganit Boro te “Mbledhësi i puplave”, me të cilin u bë i njohur nga kineastët perëndimorë dhe publiku gjithandej. U nominua për çmimin “Palma e Artë” për aktorin më të mirë në Festivalin e Kanës por ia rrëmbyen nga duart në çastet e fundit, pa u kuptuar se si dhe pse..(?!)

Pas suksesit në Kanë, atij iu besua Odiseu, heroi i Homerit, rol me të cilin fama e tij u përhap rrufeshëm mbi glob. Luajti në filma me Xhon Hjuston, Ava Gardner, Irenë Papas, Klaudia Kardinale dhe me shumë yje të tjerë të kinemasë botërore. Rrallë të gjëndej një yll me staturën, pamjen, hijeshinë dhe me shkëlqimin prej ylli në kinema si Bekim Fehmiu. Në pamje, model i mashkullit mesdhetar, i gjallë dhe ekspresiv, me temperament shpërthyes (sillni në kujtesë për një çast, zemëratën e Odiseut me rivalët e Penelopës, në episodin pas kthimit në Itakë) që e bëri aq të kërkuar nga regjisorët dhe studiot e filmave në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Si njeri kishte personalitet unik, karakter të fortë, i drejtë dhe i vendosur, shpirtmadh por i thjeshtë e i ndjeshëm në brendësi, me një intelekt të lindur, me dije e njohuri në shumë fusha, intelektual i vërtetë. Shqiptar “24 karat” për nga natyra njerëzore, krenar dhe i pakompromis për gjëra madhore, me një dinjitet të adhurueshëm. Kërkesën e producentëve të studios së famshme “Paramount Pictures”, një nga shtëpitë më të mëdha filmike të botës për ndryshimin e emrit të tij në një emër artistik, në favor të tregut Bekimi e kishte refuzuar.

Ndryshimi i emrit si efekt ndikues ndaj shijes së publikut amerikan, ka qenë ngaherë veprim i natyrshëm në studiot e Hollivudit, që nga ikona e bukurisë dhe e famës Merilyn Monroe, e lindur si Norma Jeane në 1 qershor 1926 (dhjetë vite përpara, në të njëjtën ditë me Bekimin edhe ajo me një vdekje tragjike). “Jo”, kishte thënë Bekimi, “emrit tim s’mund t’i hiqni asnjë shkronjë, përndryshe unë nuk luaj në film!” Dhe i kishte mundur producentët e “Paramount”-it. Ikja e tij e pazakontë s’mund të shpjegohet rëndom në mënyrë superficiale dhe as të hamendësohet pa kuptuar rrethanat dhe motivet personale, njerëzore dhe psikike njëherazi, të cilat në rastin më të natyrshëm kërkojnë empati.

Vitet rendin. Për herë të parë e kam takuar kur erdhi në Shqipëri, në fillim të viteve ’70-të, në kulmin e famës, pas rolit të Uliksit. Si çdo artist i ri, e kisha ëndërr t’i afrohesha e të bisedoja me të për pak çaste, të njihesha, t’i shtrëngoja dorën e ta përqafoja…Te Bekimi ne shihnim mundësinë e një ëndrre të trupëzuar në një person, i cili ishte jo veç një yll, por një simbol e shembull ideal, të cilit, lusnim fatin t’i ngjanim, qoftë në fantazi..! Kishim ëndrra por pak shpresë për t’u bërë dikushi këtej asaj bote të largët e të lirë, me të cilën na ndante një det dhe gardhi i kufirit me tela me gjemba. Bekimin, si vëlla të një gjaku, e ndienim tonin, jo të huaj por të afërt, model të ëndrrës e jo vetëm… Ai vinte si nga qielli, simbol i madhështisë dhe i lirisë njëhershëm, një Odise special për artistët shqiptarë. E takova në bulevardin e madh, me kërkesën e tij për të më njohur (!), pasi për çudinë time, kishte parë një kinonovelë të regjisorit Pirro Milkani, “Meço”, ku unë luaja rolin kryesor. E takuam së bashku me Verën,- ishim në dashuri atëherë – vinte i shoqëruar nga disa personalitete, regjisorë, kineastë dhe ndonjë aktor… Disa hapa drejt meje, si për befasi më thirri me emrin e plotë: “Timotheo! Ta kam pa filmin, përgëzime për lojën moderne”.

U afrua, u përqafuam, ai vijoi: “Kam një mik, Omar Sherif, e njeh..?”. Po, i thashë. “Asht artist ma i madh se unë por lojën tande do e kishte pas zili. Duhet të eskortohesh, provën e ke krye në Shqipni..!” Sigurisht, ishte një kompliment i skajshëm i cili, në fakt, edhe pse bëri përshtypje e u përhap si lajm (u shkrua dhe në gazeta për të) unë nuk e mora si të vërtetë sepse s’mund të ishte i tillë, veçse një inkurajim i paimagjinueshëm për të dhënë një mesazh, atë të hapjes së kufijve për artistët për të krijuar në arenën e botës së lirë. Ai, mendova, si artist i madh, duke u dhënë kredibilitet e zemër artistëve të rinj kërkon që të ndikojë tërthorazi te institucionet e artit mesazhin për një liri krijuese për artistët, me një qëndrim kundërvënes ndaj mbylljes dhe izolimit të artistëve brenda një sistemi me liri të kufizuar, të rëndomtë e dogmatik, atë të socrealizmit.

Ai e njihte mirë realitetin e errët të sistemit të Lindjes, të cilin e gjeti ku e ku më të tmerrshëm në Shqipërinë komuniste në ato vite. Pas një shfaqjeje të versionit kinematografik të filmit serial televiziv “Odiseu”, në një intervistë që dha pas filmit, shprehu dëshirën që të luante Skënderbeun, gjë që s’u bë kurrë realitet. Ishte 36 vjeç atëherë, shtatlartë e i hijshëm, një model i përsosur në çdo kuptim për heroin kombëtar. Por gjërat e mëdha s’mund t’i paracaktosh edhe pse i ëndërron, ato ndodhin rrallë ose s’ndodhin, por kur ndodhin ndodh mrekullia. Në vitin 1991 shkova për herë të parë në Kosovë. Nga takimi me Bekimin në Tiranë kishin kaluar njëzet vite. Çdo verë ai shkonte te vëllai dhe motra në Prishtinë, aty edhe e kalonte verën, në Beograd dimëronte. Karrierën artistike në ish Jugosllavi e kishte mbyllur për arsye politike qysh më 1987.

U takuam pas vitesh dhe ai kujtoi mallshëm rrugëtimin e tij të parë në Shqipëri, episodet e çmuara të asaj vizite. Hapjen më së fundi të Shqipërisë drejt perëndimit, e konsideronte fat edhe për Kosovën. Atë ditë shkuam me të në rrethinat e Prishtinës, së bashku me Arbër Xhaferin, poetin Eqrem Basha, gjuhëtarin Rexhep lsmajli me bashkëshortet e tyre, te shtëpia e skulptorit të shquar të Kosovës Agim Çavdarbasha (shtëpi që u dogj e u bë shkrumb në kohën e luftës nga ushtria e Milosheviçit). Ishte një ditë e jashtëzakonshme, e ngrohtë dhe e gëzueshme, me biseda interesante e plot humor, e shoqëruar me një “fli” kosovare, e cila na shijoi por mbi të gjitha na bëri të ndihemi ashtu, të ulur përreth tryezës së toku, si në një “sofër” zemre. Aty folëm edhe për projektin e lënë të Skënderbeut. Bekimi ishte 52 vjeç dhe e kishte kapërcyer moshën rinore.

Sapo u ktheva nga vizita në Kosovë, shkruajta përshtypjet e atij takimi mbresëlënës në revistën për kinemanë, në një shkrim të titulluar “Skënderbeu i pafan”, (titull i huazuar prej De Radës), në të cilin flisja veç atyre çasteve të haresë mes miqsh edhe vëllezërish edhe për “zhgënjimin” e Skënderbeut, mosrealizimin e ëndrrës së Bekim Fehmiut dhe të të gjithë shqiptarëve për një hero të dimensionit të tij! Filmi mbeti një ëndërr në sirtar për arsye të njohura mes dy vendeve në armiqësi. Me Bekimin flisnim me orë të gjata për çështje të ndryshme, jo vetëm për aktrimin, i cili ishte veçse një temë e bisedave por, ndoshta, jo më i rëndësishmi.

Dijet e tij ishin të gjëra, në art e letërsi, arkitekturë, histori; ai e njihte në thellësi shpirtin e kombit të vet. Shquhej për një kujtesë të jashtëzakonshme, aftësinë për të mbajtur mend emra e data, detaje e çdo gjë deri në hollësi. Kur fliste për politikë ishte i matur dhe objektiv, jo i njëanshëm e konjuktural, në çdo rast parimor e intransigjent për çështje të mëdha të kombit. Më tregoi se si i kishte dhënë fund karrierës artistike në ish Jugosllavi, në vitin 1987, me anë të një deklarate verbale përpara publikut, se s’do të luante më në skenë asnjëherë pas asaj nate të fundit të shfaqjes së “Madame Kolontaj”, në Teatrin Dramatik Jugosllav, në shenjë proteste ndaj politikës serbe në Kosovë.

Që nga ajo natë e fundit e shfaqjes ku luante dy personazhe, Leninin dhe Stalinin, ai nuk doli më në skenë dhe po ashtu, nuk xhiroi asnjë film në Serbi, vetëm në Angli, Itali, në Azi. Roli i tij i fundit në film ishte ai i Jozefit, te “Fëmija me emrin Jezus”, një produksion i televizionit italian. Po… Një rol shqiptar? Personazh që të flasë shqip? Vetëm një rol simbolik në një film të Kosova-Film? Vetëm aq?! Të ketë ndonjë mister (?), mund të hamendet? Gjuha? Jo. Bekimi fliste një shqipe të pasur, krahinore por të veçantë e plot ngjyrim në tingëllim, që e hijeshonte dhe zëri i tij i thellë prej baritoni; fliste rrjedhshëm e pa gabime, huazimet nga gjuhë të tjera, nuk i qaste kurrë. Ishte xheloz, në përshtypjen time, fanatik për gjuhën…

Librin e parë, të autobiografisë së vet, të titulluar “Shkëlqyeshëm dhe tmerrshëm” që u bë bestseller në ish Jugosllavi, e ka shkruar në shqip dhe në sërbokroatisht. Kalibri i tij artistik, kryesisht angazhimi në projekte ndërkombëtare, ia ngushtuan mundësinë për të luajtur personazhe shqiptarë, në filma të produksionit të “Kosova Film”. E vërteta është se ai pranoi në një-dy raste edhe oferta me teatrin dhe filmin në Kosovë, por ato, siç flitej, nuk u realizuan për arsye të mosorganizimit të punës, sipas kërkesës e disiplinës artistike jo për faj të tij. Në marrëdhënie krijuese ai ishte pedant.

Përpjekje pati edhe nga regjisorë shqiptarë si Kujtim Çashku për ta afruar, si te filmi “Kolonel bunker” për rolin e Kolonelit, por as aty nuk u finalizuan dëshirat e ndërsjella për arsye të ndryshme, çështje skenari kryesisht edhe, ndoshta, se Bekimi ishte “i vështirë” për t’i hyrë një roli nëse gjithçka nuk ishte në nivelin që ai vetë kërkonte… pak nga pedantizmi por, mbase edhe nga droja e provës së herës së parë në një rol në shqip..! Ku ta dish…(?!)

Gjithsesi, e kishte peng deri në një ndjesi “faji” atë, që s’kishte vënë vulë si aktor, qoftë edhe në një personazh shqipfolës; zhgënjimi i Skënderbeut ia kishte lënë atë vragë krijuese. Në Kosovë, ka pasur ndonjëherë një qëndrim të ftohtë ndaj Bekimit, që nuk interpretoi personazhe shqiptarë në kinema dhe në teatër. Në raste të veçantë, ka pasur qëndrime tendencioze e përjashtuese ndaj figurës së tij si artist i madh, sa nga pezmi te një pjese adhuruesish për këtë gjë dhe nga ekstremizmi e nacionalizmi i tepruar i disa të tjerëve.

Ndodhi e pandodhshmja, Parlamenti i Kosovës nuk e mbajti minutën e heshtjes për ndarjen e tij nga jeta! E rëndë, e trishtë. Sekush ka gjykimin e vet. Bekimi i dha famë artistit me gjak shqiptar ashtu si vëllezërit Belushi, jashtë trojeve shqiptare… kjo famë vlen më tepër se mungesa e saj. Bekimi fliste me dashuri e vlerësim për kolegët, për aktorë të huaj e veçmas shqiptarë. Për Faruk Begollin, pa dyshim, sepse ata të dy bënin një binom dominues në kinemanë jugosllave në vitet ’60-’70, 80. Ai kishte vlerësim të veçantë për Enver Petrovcin, si një aktor, (siç më është shprehur) i cili ua kishte kaluar (për sa kohë luajti) aktorëve më të mirë të teatrove të Beogradit.

I çmonte dhe aktorët shqiptarë në ato pak filma që i kishte parë, për profesionalitetin krijues, mbi komponentët e tjerë të filmit… madje i njihte edhe me emra si, Ndrekë Lucën, Sandër Prosin, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin, Rikard Ljarjan, Llazi Sërbon e ndonjë tjetër… edhe pse disa prej tyre s’i kishte takuar e s’i takoi asnjëherë E mbaj mend si sot se si u entuziazmua nga loja e Agim Qirjaqit tek “Ylli pa emër”, në skenën e Akademisë së Arteve, në ardhjen e tij të parë. Si një profesionist, Bekimi çmonte realizmin në film, në regjisurë dhe veçmas në lojën aktoriale, ai e quante të papranueshëm patetizmin në shprehjen e emocioneve, të cilin kinematografia jonë asokohe e kishte si rudiment nga teatri dhe nga fakti se ishte art i ri, profesionalisht ende i paemancipuar e jo vetëm. Një nga filmat pas viteve ’90-të që kishte parë, “Parullat” e pëlqente dhe fliste me vlerësim për të. Bekimi më foli njëherë për Rade Sherbexhian, aktorin kroat, që e kishte mik të afërt dhe për karrierën e Rades në Shtetet e Bashkuara, nëpër rolet e spikatur.

Sherbexhia, sigurisht, nuk e kaloi famën Bekim Fehmiut në perëndim. Pasi luajti në filmin “Before the Rain”, (fitues i Oscar-it për filmin në gjuhë të huaj atë edicion), e pyeta Bekimin nëse kishte ndonjë peng për rolin që i ishte propozuar nga regjisori dhe nuk e luajti, por e luajti në film Sherbexhia, Bekimi u shpreh në superlativë, sa më çuditi kur më tha se nuk do ta kishte luajtur kurrë më mirë se Sherbexhia atë personazh. Të dy të mëdhenjtë kishin një miqësi e vlerësim të madh ndaj njëri-tjetrit. Pas ikjes së Bekimit, Sherbexhia, i cili njihet edhe si këngëtar e muzikant, kompozoi një baladë kushtuar mikut të tij të paharruar, të titulluar: “Pjesma za Bekima”, të cilën e këndoi. Ky është teksti i shkruar prej tij:

KËNGË PËR BEKIMIN

Deshe njerëzit t’i bëje më të mirë dhe shuaje prushin në pëllëmbë, krejt çka mundje t’u thuaje në heshtje u dogj në një ditë.

Më pas këndove për ta, më pas loze për ta edhe shpirtrat e lënduar ua qetësoje, derisa nuk e vranë shokun tënd dhe të parët i vunë flakën qytetit.

Hej Boro, i bardhi Boro, U tretën ditët tona. Hej Boro, i bardhi Boro, u zhduk gjithçka si bora e vjetme. Ku nuk pata vëllezër, ti ishe vëllai im, në këngën time sot edhe heshtja jote këndon.

Një kohë e largët, e re, shpirtrat e lënduar na i ushqen. Ti po shkon, e unë mbeta ta paguaj borxhin në kafene.

*(Shqipëruar nga Çlirim Lazaj)

Në vitin 2004, ai erdhi si i ftuar nderi në edicionin e spektaklit “Dua më shumë Shqipërinë”. Disa herë i kishte refuzuar ofertat për president jurie në festivale teatri e filmi në Shqipëri. Në Kosovë, zor të ketë ndonjë dalje në mediat publike. E prita në Han të Hotit.

Vinte së bashku me të shoqen, Branka Petriç, aktore (kroate nga i ati), me të cilën e kaloi gjithë jetën; kishin dy djem, Uliksin (me emrin e heroit që i dha famë dhe lindi fill në atë kohë), aktor me talent edhe Uliksi, i cili e la ish-Jugosllavinë qysh në trazirat e fillimit dhe u vendos në Nju Jork, ku banon edhe sot, me Snezhanën, aktore e njohur, me origjinë nga Bosnja. Kanë një vajzë, Nika, e cila jeton në Los Anxheles dhe merret me artin e filmit, me shkrime e skenarë e filmime, të cilën Bekimi e la të vogël dhe e kishte dobësi… Edhe Hedoni, djali i dytë, jeton në SHBA. Ato ditë të ardhjes së Bekimit pas 30 vitesh në Shqipëri, mbeten të paharrueshme.

Takime, intervista, shëtitje, vizita në muze etj., dhe në fund spektakli. I emocionuar, teksa ngjitet në skenë, shtatlartë dhe elegant, me zërin e thellë e të bukur përshëndet me thjeshtësi solemne publikun e sallës, të ngritur për nder të artistit në këmbë. Pas duartrokitjesh të gjata e thirrjesh plot zjarr, Bekimi i drejtohet publikut me fjalët: “Përse ngriheni në këmbë, pse më nderoni, unë nuk e meritoj, nuk kam bërë asgjë për ju!” Dhe nis e reciton vargjet e Nolit, Himni i Flamurit. Në provat e mëngjesit, para natës së spektaklit ndodhi një episod i pabesueshëm: Bekimi papritur reciton prej kreut në fund krejt poemin “Korbi”, të Edgar Allan Poe-s, shqipëruar nga Fan Noli. Befasi për ata që u ndodhën në sallë dhe fat që e ndoqën atë mrekulli.

Sa mbaroi vargun e fundit, i paduruar renda të pyes teknikun e zërit, nëse e kishte regjistruar? Ai më shkeli syrin në mënyrë aprovuese. Besoj se (edhe pse deri sot nuk gjendet ai regjistrim..?!) do të vijë çasti për të dalë si nga ëndrra ai material i çmuar në shqip, ajo performancë plot frymëzim e thënë me një frymë, si dëshmi a sprovë për pengun e mbetur në shpirtin e artistit për t’u shprehur në gjuhën e tij?! (Do ta ketë pasur Aleksandër Moisiu vallë një peng të tillë nëpër skenat e botës..?!) Ato ditë, Bekimi më dhuroi librin e parë të autobiografisë, “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, bestseller, të cilin ai donte ta botonte edhe në Shqipëri, një nga vetërrëfimet më tronditëse e të jashtëzakonshme të shkruara nga një aktor.

Kam përkthyer dhe “Songs My Mother Taught Me”, (Përtej famës, në shqip) një autobiografi e Marlon Brandos; të dy librat veç e veç, janë të një niveli të lartë dhe mund të krahasohen në vlera. Të mëdhenjtë janë të ngjashëm. Në librin e Bekimit shkruhet historia e jetës së një familjeje shqiptare në Kosovë, nën trysninë e politikës së egër antishqiptare serbe, e parë me syrin e një fëmije, të djaloshit ëndërrues dhe artistit të ardhshëm, i cili është si një personazh përjetues i dramës dhe i madhështisë së vendit të vet, Kosovës. I ati kishte qenë mësues patriot, i përndjekur e i burgosur nga UDB-ja për veprimtari politike kundër diskriminimit, poshtërimit dhe eliminimit që u bëhej shqiptarëve.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, në muzeun e Gjirokastrës, Bekimi kishte parë mes patriotëve të shquar të kombit edhe emrin e të atit, Ibrahim Fehmiu dhe i ishte bërë zemra mal, siç më tha, “Jam ndierë krenar kur kam pa foton e babës, Ibrahim Fehmiu në muzeun e Gjirokastrës!” Ai kërkoi atë kohë që të investonte personalisht për ndërtimin e një shkolle të cilës dëshironte t’i vihej emri i të atit por shteti komunist nuk ia pranoi kërkesën. Bekimi e përfundoi edhe librin e dytë të autobiografisë, i cili flet për karrierën e tij si artist, gjithë sa arriti përmes mundit e talentit unik në artin e kinemasë, me rolet që krijoi. Bekim Fehmiu e përmbushi misionin si artist ndaj kombit të vet dhe e la këtë botë me përmasën që lënë pas gjigantët! Edhe sot, pas 13 vitesh të ndarjes nga jeta, kujtoj trishtueshëm fundin tragjik të atij artisti të madh, i cili e mbylli siparin e jetës së tij në mënyrën e vet, duke e kundërshtuar fatin e zotave, si Uliksi. Jetoi madhërishëm dhe vdekjen e zgjodhi si destin të fatit të tij. Njerëzve të mëdhenj, vështirë t’ua gjykosh vendimet. Panorama/KultPlus.com

Ati im, Bekim Fehmiu

Nga Uliks Fehmiu

Uliks Fehmiu, në një tekst të botuar në ‘Filozofskimagazin’, rrëfen shkurt dhe bukur historinë e të atit, aktorit të madh, Bekim Fehmiu.

Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1892, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresen në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.

E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim – bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetës.

Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929 është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet, kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin 1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt në vitin 1951.

Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhët anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dushan Matiq fiton shkollimin deri në fund të studimeve.

Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhët artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosheviq në Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.

Pas suksesit të madhë të filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhësi i puplave) me regji të Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968.), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhët krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.

Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.

Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji të Leëis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.

Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.

Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù, 1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”

Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shek XX.

Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”.

Përktheu: Saranda Rugova / KultPlus.com

Fragmente të shkëputura nga libri i Bekim Fehmiut

Fragmente të shkëputura nga libri “Shkëlqim dhe tmerr” pjesa e dytë e Bekim Fehmiut, përcjell KultPlus.

Përktheu Sabit Abdyli

Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70 vjeçar. Mu kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileqevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit.

Në vitin 1926 (vazhdoi 70 vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova. “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.2.Irena (fjala është për artisten Irena Papas) kish imigruar në Romë për shkak grusht shtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova: “Prej ku e di ti këtë?” Kjo është këngë dashure shqiptare.Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo? Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku).Di ti flasësh shqip? – e pyes.Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena.Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.

Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167 3.Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti. Çka mendon për Rade Sherbexhijen ? Në ç’kuptim?Si artist. Po përgatisim “Iljaden”, dhe po mendojmë për te.Mirë keni menduar. Rade nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar .. Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti.Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu) : sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar. /KultPlus.com

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Nga: Aurenc Bebja

Revista “Variety”, më 14 prill 1993, në faqen 75 ka botuar intervistën e gazetares Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar, Bekim Fehmiun. Shkrimi është si më poshtë.

“I vetmi superyll i vërtetë i dalë ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit, Bekim Fehmiu, është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollivud – si plejboj amerikano-jugor te ‘Aventurierët’ e ‘Paramount’-it më 1970.

Ai ishte gati për një kalim në Hollivud, pasi u bë yll ndërkombëtar me ‘Mbledhësit e puplave’. Ky shans i erdhi në momentin e fundit, kur një aktor rus, cigan i vërtetë, u largua.

Dy dekada më parë Fehmiu e vizitoi botën si superyll i ardhshëm. Tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, si shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.

Kur ‘Mbledëshit …’ morën çmim të madh në Kanë, dhe një audiencë amerikane më 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentisit, Silvana Mangano, donte që ai të luante me të te ‘Edipi mbret’, por një angazhim tjetër e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbertit panë ‘Mbledhësit …’ dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave – Dax Xenos te ‘Aventurierët’.

Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga ‘Mbledhësi i lumtur’ në një fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtët të realizuar deri në atë kohë – dështoi; Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.

‘Gabimi i madh i Gilbertit ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit të Harold Robbins’, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa në kohë. ‘E bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Luftën dhe Paqen’’.

Si 57 vjeçar, Fehmiu jeton në kryeqytetin serb, në Beograd. Edhe ai luajti rregullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe pavarësisht se ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960’70, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte – nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.

‘Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin’, tha Fehmiu për ‘Variety’. ‘Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu’.

Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. ‘Duhet të bësh punën tënde në çdo mënyrë që mundesh’.

Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është aktor i ri në ngritje. Por, pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. ‘Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë, shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse kjo është e nevojshme”. /Darsiani/

Bekim Fehmiu (foto e vitit 2008, e bërë nga Fahredin Spahija)

Në datëlindjen e yllit shqiptar Bekim Fehmiu

Bekim Fehmiu u lind me 1 qershor 1936 në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës. Njihet më së miri në filmat I Even Met Happy Gypsies (1967), Protst (1967) dhe The Adventurers (1970). Ishte i martuar me Branka Petric. Vdiq më 15 qershor, 2010 në Beograd.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen” – shprehet ai.

Kishte studiuar në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956 deri me 1960 me prof. Mata Milosevic.

Si yll i filmit në ish-Jugosllavi dhe në përgjithësi në gjithë Evropën, Fehmiu fitoi çmime për film dhe një përkrahje të përzemërt nga gjithë populli shqiptar. Debutimi i tij në tregun amerikan me një rol tejet të rëndësishëm nuk ishte edhe shumë i suksesshëm për të, megjithatë figura e tij prej aktori mori përmasa të mëdha me role në filmat e tjerë dhe mbeti në kujtesë për shumë kohë.

Jeta e tij u zhvillua mes Beogradit, Prishtinës e Prizrenit.

Filmat në të cilët luajti Bekim Fehmiu: “The Odyssey”, “The Deserter”, “Ready for Anything”, “Special Education” etj.

Lidhur me vdekjen e tij ka supozime të ndryshme, njëra prej tyre ishte se kreu vetëvrasje në apartamentin e tij me revole, megjithatë nuk u konfirmua asnjëherë. Kur vdiq Fehmiu ishte 74 vjeç./ KultPlus.com

MKRS ka hapë konkursin për çmimet në fushën e kinematografisë

Është hapë konkursi për çmimet vjetore në fushën e kinematografisë, ku në këtë konkurs do të vlerësohen me çmimin kombëtar për Veprimtari Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe atë vjetor, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e këtij konkursi.

Hapet konkursi për çmimet vjetore në fushën e kinematografisë 🎞️🎥

Ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për:

🔸Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Bekim Fehmiu”

🔸Çmimin Vjetor për Kinematografi

Propozimet duhet të përmbajnë, arsyetimin me shkrim, CV e të nominuarit dhe materialet tjera përcjellëse audio vizuele për të nominuarin. Çmimet u jepen krijueseve të dalluar, të cilët me krijimtarinë e tyre artistike kanë lënë gjurmë

të thella në fushën e kinematografisë

Për më shumë informacione: https://tinyurl.com/2edz6h56./ KultPlus.com

Paris-Presse për Bekim Fehmiun (1967): “Parisienet do të çmenden pas tij”

Nga Aurenc Bebja

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta)

Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-per-bekim-fehmiun-1967-parizienet-do-te-cmenden-pas-tij/. / KultPlus.com

Momenti kur Irena Papas i kishte thënë Bekim Fehmiut: Jam me prejardhje shqiptare

Irena Papas, aktorja me famë botërore ka vdekur më 14 shtator, në moshën 96 vjeçare. Në rininë e saj ishte shndërruar në një sensacion kinematografik, duke shënuar shumë suksese me role në filma të shumtë, por ajo që e bën më të veçantë për shqiptarët ishte roli i saj në filmin “Odiseu”, ku kishte luajtur bashkë me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

Bekim Fehmiu njohjen me Irena Papas e ka shkruar në librin e tij me dy pjesë “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme” , ku edhe ka ndarë detaje me lexuesit edhe për pjesën kur kanë diskutuar për prejardhjen e Irena Papas, që sipas këtij libri, Papas e kishte konfirmuar se ajo ka prejardhje shqiptare.

KultPlus ju sjell këtë pjesë nga libri i Bekim Fehmiut./ KultPlus.com

Ati im Bekim Fehmiu

Nga Uliks Fehmiu

Uliks Fehmiu, në një tekst të botuar në ‘Filozofskimagazin’, rrëfen shkurt dhe bukur historinë e të atit, aktorit të madh, Bekim Fehmiu.

Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1892, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresen në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.

E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim – bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetës.

Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929 është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet, kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin 1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt në vitin 1951.

Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhët anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dushan Matiq fiton shkollimin deri në fund të studimeve.

Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhët artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosheviq në Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.

Pas suksesit të madhë të filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhësi i puplave) me regji të Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968.), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhët krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.

Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.

Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji të Leëis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.

Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.

Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù, 1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”

Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shek XX.

Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”.

Përktheu: Saranda Rugova / KultPlus.com

Viti 1972, kur Bekim Fehmiu intervistonte Faruk Begollin (VIDEO)

Dy artistë të njohur e kanë të vështirë të dalin përballë. Kur takohen fytyrat e tyre, njëjtë ndodhë edhe me tregimet që ata i mbajnë brenda vetes.

Në këtë incizim të vjetër të rikthyer në një emision televiziv, Bekim Fehmiu luan rolin e gazetarit dhe ka disa pyetje drejtuar Faruk Begollit. Sot asnjëri nga këta artistë nuk është gjallë, por dikur ata kërkon përgjigje nga njëri tjetri.

Biseda ka zgjatur më shumë sesa në video, por në emisionin Pa Skenar është transmetuar vetëm kjo pjesë.

“Për herë të parë kam nderin që ta bëj një intervistë në karrierën time” thotë krejt në fillim legjenda Bekim Fehmiu, ndërsa Faruk Begolli afër tij si gjithmonë i qetë dhe i durueshëm prej pyetjet e një tjetër artisti të madh.

Intervista ka ndodhur në vitin 1972. Po e sjellim intervistën sonte në dhjetëvjetorin e largimit nga jeta të njërit prej protagonistëve, profesorit Faruk Begolli. / KultPlus.com

Biseda pa censurë e Rugovës me Bekim Fehmiun, fotografi tregon fjalët e përdorura

Fotografi Ilaz Bylykbashoshi ka publikuar disa fotografi nga një takim i Presidentit Ibrahim Rugova me aktorin e njohur Bekim Fehmiu.

Ai ka shkruar pa censurë një pjesë të bisedës mes Rugovës e Fehmiut.

Të dy e kishin lavduar njëri-tjetrin, por aktori e kishte bërë në një mënyrë më të pazakontë.

Ibrahim Rugova: “Bekim Fehmiu ju adhurojë për prezantimin e denjë që i keni bërë kombit nëpër botë”! Bekim Fehmiu: “President mendojë që ju i keni koqet deri tek gujt”!”, ka shkruar Ilaz Bylykbashi në përshkrimin e fotografive. / KultPlus.com

Sot ‘Mbledhësit e Puplave’ në Kino Armatë, në kuadër të shfaqjes së filmit në shtatë qendrat kryesore të Kosovës

“Mbledhësit e Puplave” sot (e hënë, 20 qershor 2022) prej orës 19:00h në Kino ARMATA në Prishtinë.

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë shfaqjen e filmit “Mbledhësit e Puplave” (1967) në shtatë qendrat kryesore të Kosovës, përfshirë shfaqjen në Kino ARMATA në Prishtinë sot (e hënë, 20 qershor 2022) prej orës 19:00h. / KultPlus.com

‘Unë kam shkelur në gjak deri në gju, dhe ëndrra më nuk kam’

“Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.

Unë kam shkelur në gjak deri në gju
Dhe ëndrra më nuk kam.
Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë
Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.
Unë jam i etshëm për ajër, qumësht
Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.
Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë
Dhe nuk kam ditur pse?
Vëllanë armik të madh e kam quajtur
Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur
Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami
Fluturojnë në ferr.
Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban
Të dashurën grua ma përqafon
Se si vërshima pullazin ma shpartallon
Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.
Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht
Dhe pakëz vesë,
Vesë të bardhë mëngjesi
Të tjerat i paqit për nder. / KultPlus.com

Fragmente të shkëputura nga libri i Bekim Fehmiut

Fragmente të shkëputura nga libri “Shkëlqim dhe tmerr” pjesa e dytë e Bekim Fehmiut, përcjell KultPlus.

Përktheu Sabit Abdyli

Pse ju shqiptarët pas luftës (fjala është për luftën 1940/45) nuk u kthyet në Shqipëri – pyeti serbi 70 vjeçar. Mu kujtua pyetja e njëjtë e Jovan Mileqevit në Maribor. Tentova t’i përgjigjem. Po më ndali cimeri im, prit unë – Cernoputi Kovinac i mbajti leksion për shqiptarët si profesori im (dikur) Dr. Millosh Gjuriq. – Nëse dikush duhet të kthehet diku, atëherë ata duhet të jemi ne (serbet), jo shqiptarët. –ju përgjigj bashkëfshatarit.

Në vitin 1926 (vazhdoi 70 vjeçari) kur u bë reforma agrare më kanë ofruar tokë gati falas nëse vendosem atje (Kosovë). Po nuk shkova. “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 380.2.Irena (fjala është për artisten Irena Papas) kish imigruar në Romë për shkak grusht shtetit të Juntës ushtarake në Greqi. Kish vuajtur (merakosur) për mikun e saj kompozitorin Teodorakis. Për ta disponuar propozova të shkonim në restorant. Fillova të këndoj një këngë. Ajo pranoi këngën dhe vazhdoi ta këndojë në greqisht. I habitur reagova: “Prej ku e di ti këtë?” Kjo është këngë dashure shqiptare.Jo, kjo është këngë greke nga Janina – tha Irena. Atje jetojnë Arvanitasit, shqiptarët, apo? Duke vazhduar këngën nxori nga çanta e dorës pasaportën dhe – Lexo. Irini Leleku (mbiemrin në shqip dmth lejleku).Di ti flasësh shqip? – e pyes.Jo, por jam me origjinë shqiptare – më tha Irena.Për ty do ishte fantastike të jesh në rolin e Teutës, mbretëreshës ilire.

Nga libri (pjesa dytë) “Shkëlqim dhe tmerr” , 2012, Beograd, Bekim Fehmiu, faqe 167 3.Regjisori (fjala është për regjisorin italian të filmit “Odisea” Franko Rosi) papritmas më pyeti. Çka mendon për Rade Sherbexhijen ? Në ç’kuptim?Si artist. Po përgatisim “Iljaden”, dhe po mendojmë për te.Mirë keni menduar. Rade nuk është vetëm artist i shkëlqyeshëm, por edhe poet, këngëtar .. Ai është i zoti për të gjitha rolet; nga lypsari deri te mbreti.Shikimet e Frankos dhe bashkëpunëtorit të tij u kryqëzuan. Përnjëherë një si heshtje.Si ashtu, Bekim (Bekim Fehmiu) : sa herë të kem pyet ty për kolegët nga Jugosllavia, gjithmonë i ke lavdëruar. Por, kur kem pyet për ty derisa xhironim filmin “Quo Vadis” në Beograd, ata (artistët serbë) përgjigjeshin se je verbuar, se je irredentist, nacionalist. (Unë, thotë Rosi) Nuk kam mund ta shoh Odisen tim të verbuar. /KultPlus.com

Sonte në Prizren fillon organizimi “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut”

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu.

(ora 18:40 me transmetim të drejtëpërdrejtë në RTK)

“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse”, është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.

Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:

15.06.2022 Prizren
15.06.2022 Mitrovicë
15.06.2022 Pejë
15.06.2022 Gjakovë
15.06.2022 Ferizaj
16.06.2022 Gjilan
20.06.2022 Prishtinë / KultPlus.com

12 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut, ikonës së papërsëritshme të kinematografisë shqiptare

Aktori Bekim Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 Qershor 1936. Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.

Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla dhe sot, ai vazhdon të kujtohet si një prej aktorëve më të mëdhenjë shqiptarë me famë botërore.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.

Në vitin 1972 e ka vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.

Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore.

Kohë më parë në Jugosllavi është botuar edhe libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë, kemi mësuar vetëm të keqen” – shprehet ai.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklaratave të para, u njoftua se ai kishte kryer vetëvrasje. Në atë kohë ai ishte 74 vjeçar. / KultPlus.com

The Yugoslav actor Bekim Fehmiu acting in ‘Salon Kitty’. Rome, 1975 (Photo by Mondadori Portfolio via Getty Images)

Së shpejti mbahet organizimi “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut”

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu.

(ora 18:40 me transmetim të drejtëpërdrejtë në RTK)

“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse”, është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.

Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:

15.06.2022 Prizren
15.06.2022 Mitrovicë
15.06.2022 Pejë
15.06.2022 Gjakovë
15.06.2022 Ferizaj
16.06.2022 Gjilan
20.06.2022 Prishtinë / KultPlus.com

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Nga: Aurenc Bebja

Revista “Variety”, më 14 prill 1993, në faqen 75 ka botuar intervistën e gazetares Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar, Bekim Fehmiun. Shkrimi është si më poshtë.

“I vetmi superyll i vërtetë i dalë ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit, Bekim Fehmiu, është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollivud – si plejboj amerikano-jugor te ‘Aventurierët’ e ‘Paramount’-it më 1970.

Ai ishte gati për një kalim në Hollivud, pasi u bë yll ndërkombëtar me ‘Mbledhësit e puplave’. Ky shans i erdhi në momentin e fundit, kur një aktor rus, cigan i vërtetë, u largua.

Dy dekada më parë Fehmiu e vizitoi botën si superyll i ardhshëm. Tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, si shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.

Kur ‘Mbledëshit …’ morën çmim të madh në Kanë, dhe një audiencë amerikane më 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentisit, Silvana Mangano, donte që ai të luante me të te ‘Edipi mbret’, por një angazhim tjetër e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbertit panë ‘Mbledhësit …’ dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave – Dax Xenos te ‘Aventurierët’.

Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga ‘Mbledhësi i lumtur’ në një fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtët të realizuar deri në atë kohë – dështoi; Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.

‘Gabimi i madh i Gilbertit ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit të Harold Robbins’, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa në kohë. ‘E bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Luftën dhe Paqen’’.

Si 57 vjeçar, Fehmiu jeton në kryeqytetin serb, në Beograd. Edhe ai luajti rregullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe pavarësisht se ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960’70, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte – nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.

‘Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin’, tha Fehmiu për ‘Variety’. ‘Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu’.

Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. ‘Duhet të bësh punën tënde në çdo mënyrë që mundesh’.

Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është aktor i ri në ngritje. Por, pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. ‘Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë, shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse kjo është e nevojshme”. /Darsiani/

Bekim Fehmiu (foto e vitit 2008, e bërë nga Fahredin Spahija)

Në përvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut, ‘Mbledhësit e Puplave’ do të prezantohet në shtatë qendra të Kosovës

Për nder të figurës së Bekim Fehmiut, artistit shqiptar që arriti majat e suksesit në ekranin dhe në skenën botërore, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë bashkëbisedën: “Kulti i punës në jetën dhe veprën e Bekim Fehmiut” me Fahri Musliun, Fadil Hysajn dhe Milazim Salihun, moderuar nga Aurela Kadriu, thuhet në njoftimin e MKRS-së, bashkëbisedim që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ora 18:40 në RTK, shkruan KultPlus.

“…si institucione dhe si shoqëri duhet të gjejmë një mënyrë që t’a bëjmë të qasshme figurën e tij, përmes njohjes më të thellë të karakterit të tij si artist dhe si njeri, duke nxjerrë në pah atë pjesë e cila do të mund të konsiderohej vlerë trashëgimore dhe model frymëzimi për brezin e tanishëm dhe të ardhshëm të artistëve. Duke e njohur më mirë adn-në kreative të Bekim Fehmiut e cila në bërthamë bazohej në formulën: “punë të madhe për rezultate të vogla”, përvetësimi i një modeli të tillë kreativ do të ishte bazë frymëzuese me vlerë për ata që synojnë majat e suksesit duke integruar si qasje punën këmbëngulëse.” është shprehur grupi punues për hartimin e planit protokollar shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu.

Me këtë rast filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ do të shfaqet në 7 qendrat kryesore të Kosovës:

15.06.2022 Prizren

15.06.2022 Mitrovicë

15.06.2022 Pejë

15.06.2022 Gjakovë

15.06.2022 Ferizaj

16.06.2022 Gjilan

20.06.2022 Prishtinë./ KultPlus.com

Trashëgimia e artistike e Bekim Fehmiut ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme (VIDEO)

Qendra Kinematografike e Kosovës ka kujtuar njërin nga aktorët më të mëdhenj që ka pasur bota kinematografike e Kosovës, aktorin Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu, është një ndër figurat kryesore të filmit e teatrit, ndër aktorët më të suksesshëm ndërkombëtar në ish-Jugosllavi, dhe njëherit aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në filmat e Hollivudit gjatë luftës së ftohtë.

Gjatë karrierës së tij ndërmjet viteve 1953 dhe 1998, Bekim Fehmiu ka luajtur në mbi 40 filma vendor e ndërkombëtar. Ai ishte njëri nga aktorët e parë shqiptarë të teatrit dhe filmit që luajti në teatro dhe filma në mbarë Jugosllavinë së bashku me Abdurrahman Shalën, Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin.

Trashëgimia e tij artistike ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme që kanë formësuar historinë e kinemasë së rajonit, duke u bërë inspirim dhe model për gjeneratat e reja të aktorëve.

Lidhur me këtë tekst është një video me fragmente nga rrole të filmave ku luan aktori, e punuar enkas për ditëlindjen e 86-të të tij.

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Nga: Aurenc Bebja

Revista “Variety”, më 14 prill 1993, në faqen 75 ka botuar intervistën e gazetares Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar, Bekim Fehmiun. Shkrimi është si më poshtë.

“I vetmi superyll i vërtetë i dalë ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit, Bekim Fehmiu, është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollivud – si plejboj amerikano-jugor te ‘Aventurierët’ e ‘Paramount’-it më 1970.

Ai ishte gati për një kalim në Hollivud, pasi u bë yll ndërkombëtar me ‘Mbledhësit e puplave’. Ky shans i erdhi në momentin e fundit, kur një aktor rus, cigan i vërtetë, u largua.

Dy dekada më parë Fehmiu e vizitoi botën si superyll i ardhshëm. Tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, si shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.

Kur ‘Mbledëshit …’ morën çmim të madh në Kanë, dhe një audiencë amerikane më 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentisit, Silvana Mangano, donte që ai të luante me të te ‘Edipi mbret’, por një angazhim tjetër e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbertit panë ‘Mbledhësit …’ dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave – Dax Xenos te ‘Aventurierët’.

Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga ‘Mbledhësi i lumtur’ në një fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtët të realizuar deri në atë kohë – dështoi; Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.

‘Gabimi i madh i Gilbertit ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit të Harold Robbins’, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa në kohë. ‘E bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Luftën dhe Paqen’’.

Si 57 vjeçar, Fehmiu jeton në kryeqytetin serb, në Beograd. Edhe ai luajti rregullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe pavarësisht se ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960’70, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte – nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.

‘Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin’, tha Fehmiu për ‘Variety’. ‘Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu’.

Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. ‘Duhet të bësh punën tënde në çdo mënyrë që mundesh’.

Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është aktor i ri në ngritje. Por, pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. ‘Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë, shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse kjo është e nevojshme”. /Darsiani/

86 vjet nga lindja e Bekim Fehmiut, aktorit që la gjurmë në kinematografi

Aktori Bekim Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 Qershor 1936. Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.

Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla dhe sot, ai vazhdon të kujtohet si një prej aktorëve më të mëdhenjë shqiptarë me famë botërore.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.

Në vitin 1972 e ka vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.

Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore.

Kohë më parë në Jugosllavi është botuar edhe libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë, kemi mësuar vetëm të keqen” – shprehet ai.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklaratave të para, u njoftua se ai kishte kryer vetëvrasje. Në atë kohë ai ishte 74 vjeçar. / KultPlus.com

The Yugoslav actor Bekim Fehmiu acting in ‘Salon Kitty’. Rome, 1975 (Photo by Mondadori Portfolio via Getty Images)

Një jetë përkrah yllit botëror Bekim Fehmiu, Petriq për “Zgjoi”: Yllka Gashi dhe Blerta Basholli punuan aq bukur

Era Berisha

Në ditën e tretë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” është mbajtur debati “Paralele problematike: Ukraina dhe Kosova” në ‘Endžio HAB’ si dhe është shfaqur filmi tejet i sukseshëm “Zgjoi” nën regjinë e Blerta Bashollit. Dje, këto dy aktivitete shënuan edhe përfundimin e edicionit të nëntë të këtij festivali i cili u mbajt në Beograd tash e disa ditë, shkruan KultPlus.

Për të diskutuar rreth debatit “Paralele problematike: Ukraina dhe Kosova”, nën moderimin e zyrtarit për komunikim në BE, Filip Lukić, pjesëmarrësit në panel si: Sonja Biserko, Idro Seferi, Boris Varga dhe Visar Ymeri, folën rreth perceptimeve dominuese të pranishme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, lidhur me pushtimin e Ukrainës.

Tema e luftës në Ukrainë shfrytëzohet për qëllime politike për të luajtur me traumat që janë ende prezente në rajonin tonë”, kjo do të ishte ajo pjesa me të cilën u përmbyll ky debat.

Por fillimisht, diskutimin e nisi reporterja Sonja Biserka e cila theksoi se data 24 shkurt nuk është një incident por luftë e planifikuar.

“Data 24 shkurt nuk është incident, por luftë e planifikuar. Por Putini gaboi në perceptim për Perëndimin. Investoi shumë para për të korruptuar majtistët. Ai u befasua kur bota perëndimore reagoi me solidaritet ndaj Ukrainës. Ai u befasua edhe nga rezistenca e Ukrainës. Kosova është pjesë e procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, thotë ajo.

Sipas saj, gjithçka filloi me grevën e studentëve e më pas për dy dekada ndodhi terror shtetëror.

“Shqiptarët u larguan nga institucionet. Pacifizmi i tyre ishte i veçantë. Por pas Daytonit, shqiptarët nisin të pyesin nëse Rugova po bënte politikë relevante. Kur u shfaq UÇK-ja, Beogradi nisi ndërhyrjen e madhe. Krahasimi i Kosovës dhe Ukrainës nuk qëndron. Putini me qëllim dhe dashakeqësi e keqpërdor rastin e Kosovës. Serbia synon ndarjen e Kosovës. E Putini e merr këtë lloj argumentimi për të akuzuar Perëndimin për shkelje të të drejtës ndërkombëtare në Kosovë”, shpalos Biserka.

Ndërsa, politikani Visar Ymeri ka thënë se një prej qëllimeve të luftës së Rusisë është ndryshimi i regjimit në Ukrainë.

“Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka ardhur pas një numri të madh të krimeve dhe masakrave që janë kryer nga policia e ushtria serbe. Janë dhënë shenja për politika gjenocidale. Intervenimi i NATO-s ka qenë i përqendruar edhe territorialisht. Kurse invazioni rus ka tjetër qëllim: pushtimin e krejt Ukrainës. Tash rajoni ka filluar të shihet edhe më shumë si problem sa i përket sigurisë. Në këtë drejtim konsideroj se varësisht qasjes së Kurtit e Vuçiqit, Perëndimi do të ketë kërkesë më të madhe që të gjendet zgjidhje”, thotë Ymeri.

Sipas tij, në njërën anë, një prej qëllimeve të luftës së Rusisë duket se ka qenë dhe mbetet ndryshimi i regjimit në Ukrainë, gjë që nuk ka qenë rast i njëjtë me NATO-në dhe intervenimin në Kosovë.

“Unë mendoj që mund të ketë ngjashmëri në mënyrën se si i shohim zhvillimet e caktuara si bombardimet e shtëpive, përjashtimin e njerëzve nga Ukraina, natyrisht që kjo na evokon realitetin tonë gjatë luftës në Kosovë. Por në rrafshin politik, duhet të kemi parasysh se Pavarësia e Kosovës vjen si rezultat i shkrirjes së Jugosllavisë”, thotë ai.

Po ashtu, gazetari Idro Seferi përmendi bombardimet e NATO-s si dhe theksoi se nuk ekziston një ide e zgjidhjes së problemeve me marrëveshje.

“Për shumëkënd në Serbi lufta filloi me 24 mars 1999. Nuk përmendet tjetër gjë. Kur është përvjetori i bombardimit të NATO-s, njerëzit në Serbi mendojnë se shqiptarët gjithmonë kanë qenë kundër serbëve, se i vrisnin dhe gjithmonë ia dilnin. Rajoni ka humbur kontrollin në rrugën evropiane”, thotë Seferi.

Sipas tij, nuk ekziston ideja e zgjidhjes së problemeve me marrëveshje.

“Serbia nuk ka dashur që ta zgjidhje çështjen e Kosovës në mënyrë politike. Në vitet ’90 Serbia i shtyu shqiptarët e Kosovës që të bëjnë protesta pasi nuk e respektoi as marrëveshjen për t’i lejuar shqiptarët që të arsimohen. Ka narracion se shqiptarët kanë ardhur vonë në këto anë. Një politikë e tillë bën që të stagnojë i gjithë rajoni”, thotë ai.

Gjithashtu, gazetari dhe publicisti Boris Varga ka folur rreth se si lufta në Ukrainë nuk ka asnjë lidhje me Kosovën.

“Atje është kryer një krim i madh dhe Perëndimi mendon se Beogradi nuk mund ta ketë atë territor. Suksesioni si term është i manipuluar nga Putini për të realizuar objektivat e tij. Putini po shikon të shkaktojë konflikte etnike, siç bënte Serbia në Kosovë. Ka një plan serioz se si të merret një pjesë e Ukrainës dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me Kosovën. Në disa debate të mbyllura e të hapura jam habitur se si mendojnë intelektualët e Serbisë. Kjo pasi Serbia nuk është ballafaquar me të kaluarën”, thotë Varga.

Kështu, në ditën e tretë si dhe njëkohësisht të fundit në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, u shfaq edhe filmi i njohur “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit në Arkivin e filmit jugosllav.

Fiona Jelići nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (Serbi) ishte ajo që doli në skenë për të përkujtuar se festivali “Mirëdita, dobar dan!” ka nisur si inspirim nga aktori shqiptar Bekim Fehmiu dhe se shfaqja e filmit “Zgjoi” është një rast i mrekullueshëm për ta kujtuar këtë fakt.

Ajo po ashtu, nuk la pa përmendur edhe sukseset e shumta të cilat i ka arritur filmi “Zgjoi”.

Me sallën e mbushur plot, të pranishmit shikuan dhe dëgjuan të vërtetën e personazhit kryesor, Fahrije Hoti, tek e cila nën aktrimin mahnitës të aktores Yllka Gashi, qysh në minutat e parë të filmit, ambicia për tu përballuar me një realitet patriarkal ku puna e grave nuk mund të kalojë përtej dyerve të shtëpisë, vërehet në sytë e saj në të cilat po të përhumbeshe thellë, atëherë do të ndjeje dhimbjen e madhe për zhdukjen e burrit të saj në luftën në Kosovë.

Përgjatë gjithë filmit, sytë e të pranishmëve dukshëm ishin të ngulitur tek ekrani i madh, nëpërmjet së cilit u shfaq puna e mrekullueshme e regjisores Blerta Basholli e cila frikën, brengën e shpresën i ngërtheu në një fuqi të vetme. Këto emocione të paraqitura në film ngjallën edhe emocione të shumta në publik. Në përfundim e sipër, teksa filmi po shënonte dhe fundin, audienca ishte ajo që shpërtheu në lot e njëkohësisht ndjeu thellë edhe dhimbjen e atyre familjeve që ende mbajnë shpresë për personat e pagjetur.

Ishin duartrokitjet e gjata, brohoritjet dhe fishkëllimat e shumta ato të cilat u lëshuan menjëherë qysh kur filmi shënoi fundin.

Filmi “Zgjoi” është filmi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që hyri në listën e shkurtër për nominimin për ‘Oskar’ këtë vit. “Zgjoi” ka fituar çmime të shumta, përfshirë këtu edhe tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimi i publikut. Ndërkaq, kujtojmë se premiera e filmit në Prishtinë u shfaq më 24 gusht të vitit 2021.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj.

Pas shfaqjes së filmit në Beograd, në skenë për një fjalë rasti doli edhe aktorja Adriana Matoshi, e cila tha se vetëm me art dhe kulturë është e mundur që të shprehen ato se çfarë janë përjetuar me të vërtetë.

“Jam shumë e lumtur që regjisorja më ka përzgjedhur për të prezantuar një nga shumë historitë e luftës që ekzistojnë në Kosovë. Ne me fuqinë tonë, sadopak, jemi munduar të arrinim diçka që dikush e ka përjetuar gjatë luftës. Jam me të vërtetë e lumtur që jeni sonte këtu për të parë atë se çfarë kemi përjetuar ne si popull. Vetëm me art dhe kulturë ka mundësi që t’i shprehim ato që me të vërtetë i kemi përjetuar. Me artin tonë dhe kulturën tonë, duhet të tregojmë se çfarë kemi në zemra tona”, thotë Matoshi.

Aktorja Branka Petriq

Kurse, për KultPlus foli aktorja Branka Petriq që njëkohësisht është edhe gruaja e aktorit shqiptar Bekim Fehmiu. Ajo e vlerësoi lartë punën e mrekullueshme të aktores Yllka Gashi si dhe regjisores Blerta Basholli.

“E pashë filmin dhe u gëzova shumë sepse kjo hapësirë e kinotekës jugosllave ishte e mbushur plot. Filmi ishte aq i mirë, aq i sinqertë, aq i thjeshtë por në të njëjtën kohë edhe i ndërlikuar, për shkak të gjithçkaje që solli jetë në situatat e grave në film. Qysh në momentin e parë që e pashë Yllka Gashin thashë si po e bënë atë. Është fantastike sepse në një anë kemi regjisoren Basholli dhe në anën tjetër është aktorja Gashi. Ju mund të shihni qartë se si ato punojnë së bashku aq bukur. Mendoj se të gjithë ata që panë filmin, ishin të impresionuar shumë nga ai. Jam jashtëzakonisht e lumtur sepse isha këtu sonte. Urimet e mia shkojnë për kinematografinë kosovare dhe të gjithë njerëzit që janë të përfshirë në industrinë e filmit.”

Edicioni i nëntë i “Mirëdita, dobar dan!” krejt në fund u përmbyll me një festë muzikore me DJ Genc Elezaj.

Bekim Fehmiu që ishte aktor me famë botërore u bë inspirim për krijimin e “Mirëdita, dobar dan!”. Përmes festivalit, vizitorët patën mundësinë që të mësojnë më shumë rreth kulturës dhe traditës së Kosovës e Serbisë përmes filmit, teatrit, muzikës e artit pamor.

Qëllimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. / KultPlus.com