Blue Ivy Carter nominohet për çmimin Grammy

Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy. Një burim tha për ‘People’ se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, prandaj me sa duket ky është vetëm fillimi për Blue Ivy-n. Ndërkohë Beyonce në një intervistë për ‘Vogue’, tregoi se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vajzën kur vjen puna te festimi i arritjeve të saj.

“Kur i them që jam krenare për të, ajo më thotë që është krenare për mua dhe që po bëj një punë të mirë. Është kaq e ëmbël. Ma shkrin zemrën. Mendoj që mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët është të jesh ti shembulli”, -tha Beyonce, transmeton lapsi.

Në fillim të këtij viti, Blue mori nominimin e saj të parë për Çmimin BET, ku fitoi. Gjatë verës, ajo mori çmimin e shquar të duelit/grupit për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl”. Beyoncé gjithashtu fitoi gjashtë çmime gjatë natës, përfshirë çmimin si: artistja femër e jashtëzakonshme./ KultPlus.com

Versioni audio i librit “Hair Love” vjen me narracion të Blue Ivy Carter

Blue Ivy Carter duket se e ka etikën e njëjtë të punës sikurse prindërit e saj të famshëm.

Vajza e madhe e çiftit, Beyonce dhe Jay-Z, e ka bërë narracionin e librit shumë të dashur për fëmijë, “Hair Love”. Kështu ka bërë të ditur autori i këtij libri.

Shkrimtari Matthew Cherry e postoi një ‘link’ në rrjetin social Twitter, të versioni audio të librit të famshëm për fëmijë, i ilustruar nga Vashti Harrison dhe me narracion të tetë vjeçes Blue Ivy.

Në muajin shkurt një film i shkurtër i animuar i bazuar në librin “Hair Love”, që e rrëfen historinë e një babai afrikano-amerikan i cili mësohet t’ia rregullojë flokët vajzës së tij, arriti suksese të jashtëzakonshme më t’u lansuar për publikun, si dhe e fitoi një shpërblim “Oscar”.

Ndërkaq, ky nuk është angazhimi i parë publik i Blue Ivy Carterit. Përveç se është shfaqur në disa videoklipe muzikore të Beyonces dhe në ngjarje të ndryshme glamuroze ku i shoqëronte prindërit e saj, këtë vit Blue Ivy e fitoi shpërblimin e saj të parë “BET”, për bashkëpunimin me nënën e saj këngëtare në hitin “Brown Skin Girl”.

Platforma digjitale HBO Max, e cila është pronë e kompanisë “WarnerMedia”, po planifikon ta realizojë një seri televizive të bazuar në librin “Hair Love”. / Koha.net/ KultPlus.com

Blue Ivy fiton shpërblimin e parë në moshën 8-vjeçare

Vajza e çiftit Beyoncé dhe Jay-Z, e ka pranuar shpërblimin e saj të parë muzikor në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve “NAACP Image Awards”, e cila u mbajt gjatë fundjavës.

8-vjeçarja Blue Ivy Carter u nderua në kategorinë “Dyshja apo bashkëpunimi më i mirë” për hitin “Brown Skin Girl”, ku ajo ka performuar dhe i ka shkruar disa pjesë të saj. Kënga vjen në bashkëpunim me nënën e saj dhe artistët Saint Jhn dhe Wizkid si dhe është pjesë e albumit të vitit 2019, “The Lion King: The Gift”.

Ky sukses i 8-vjeçares së famshme ndërkombëtarisht vjen pasi në korrik të vitit të kaluar, kënga “Brown Skin Girl” kishte arritur të pozicionohet në vendin e 76-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”. Atëkohë, Blue Ivy ishte vetëm 7-vjeçare, transmeton Koha.net.

Gjyshja e saj, Tina Laëson, ishte ajo e cila me krenari e kishte ndarë lajmin në Instagramin e saj.

Nëna e këngëtareve, Beyoncé dhe Solange, kishte shkruar: “Artistja më e re që po fiton shpërblim të rëndësishëm muzikor. Gjyshja është shumë krenare me ty. Ti po iu dhuron zë të gjitha vajzave të vogla me ngjyrë ”.

Beyoncé, e cila po ashtu i ka dy binjak me reperin Jay-Z, Rumi dhe Sir, ishte ndër fitueset kryesore të ceremonisë “NAACP Image Awards”, duke i fituar gjashtë shpërblime gjithsej në kategori të rëndësishme si, “Artistja më e mirë femër” dhe “Kolonat zanore dhe kompilimet më të mira” për albumin “The Lion King: The Gift”. /koha.net/ KultPlus.com