Brilant Milazimi me ekspozitë në LambdaLambdaLambda

Në ekspozitën e tij të parë në LambdaLambdaLambda, Brilant Milazimi do të shfaqë një seri të fundit të pikturave , në teknikën e vajit.

Në të gjitha veprat e tij, në paralajmërimin për këtë ekspozitë thuhet se ne gjejmë vigjilencën e kujtesës: imazhe që nuk kanë detaje të mjaftueshme për t’i përcaktuar plotësisht ato, megjithatë janë të njohura disi për ne. Kjo i jep një sens mistik pikturave të Milazimit në kuptimin që ato shfaqin diçka që mungon në një imazh, ose diçka që nuk duhet të jetë aty.

Ekspozita do të hapet sonte në ora 19:00 në LambdaLambdaLambda./KultPlus.com