Horrori i frikshëm “Terrifier 2” arrin në Cineplexx me eventin ‘Horror Night’

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën ehorrorit Terrifier 2 ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.

Njëri nga palaçot më të frikshëm po rikthehet në ekranet e Cineplexx! Arti, palaçoja rikthehet në vazhdimin e shumëpritur të “Terrifier” të 2016-ës, duke bërë gjithçka që bën më së miri – tmerr! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.

https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Terrifier-2/

Sa i përket ngjarjes së filmit, Terrifier 2 do të fokusohet sërish në natën e Halloween-it, një vit pas ngjarjeve të filmit të parë. Pasi që ringjallet nga një entitet i keq, Arti kthehet në MilesCounty për të terrorizuar një vajzë adoleshente, Sienna, dhe vëllain e saj më të vogël në natën e Halloween.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/videos/1222247608504272

Cineplexx gjithashtu ka organizuar një lojë shpërblyese për t’i fituar dy bileta VIP në eventin Horror Night, ku mund të bëheni pjesë e lojës këtu:

https://www.instagram.com/p/Ck1OSW2Kh24/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30. / KultPlus.com

Cineplexx organizon eventin ‘Horror Night’ më 13 janar me filmin “Scream”

Më 13 janar Cineplexx organizon eventin ‘Horror Night’ me super horrorin “Scream”.

Për një eksperiencë sa më reale dhe të argëtueshme për pubilkun, kinemaja do të jetë me skenografi të inspiruar nga ky film.

Eventi nis nga ora 18:00.

Njëzet e pesë vite pas serisë origjinale të vrasjeve në Woodsboro, shfaqet një vrasës i ri dhe Sidney Prescott duhet të kthehet për të zbuluar të vërtetën.

Scream – Horror Night | Cineplexx KS (cineplexx-ks.eu) / KultPlus.com

‘King Richard’, një nga filmat më inspirues të vitit, nga 18 nëntori nis shfaqjen në Cineplexx

Nga 18 nëntori, në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 2 super-filma të rinj, dhe një nga ta është prej filmave më inspirues këtë vit.

Nga data 18 nëntor, në Cineplexx do të keni mundësi t’i shihni disa nga premierat më të fundit botërore. Filmi më i pritur i kësaj jave është super-filmi King Richard, ku në rol kryesor është ylli Will Smith.

Detajet e të dy filmave që do të fillojnë të shfaqen këtë javë mund t’i gjeni më poshtë:

1) King Richard Një vështrim se si superyjet e tenisit Venus dhe Serena Williams u bënë ata që janë pas stërvitjes nga babai i tyre Richard Williams. Filmi ka në rol kryesor aktorin e famshëm Will Smith, ndërsa në role mbështetëse vijnë aktorët Demi Singleton, Saniyya Sidney, Jon Bernthal, e të tjerë.

2) Copshop

Në arrati nga një vrasës vdekjeprurës, një mashtrues dinak harton një skemë për t’u fshehur brenda një stacioni policie të një qyteti të vogël, por kur sulmuesi del në zonë, një polic rishtar i dyshimtë e gjen veten të kapur në konflikt. Nën regji të Joe Carnahan, filmi sjell aktorët Gerard Butler, Frank Grillo dhe Toby Huss së bashku në një film të mbushur aksion.

Biletat për këta filma mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx KS. Më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. / KultPlus.com

‘The Boss Baby 2’ arrin në Cineplexx me eventin ‘Dita e Familjes’ më 2 dhe 3 tetor

Filmi shumë i dashur për fëmijë The Boss Baby 2 arrin në Cineplexx më 2 dhe 3 tetor, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin The Boss Baby 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, për dy ditë me rradhë, duke filluar nga ora 11:00.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/photos/a.1756685821240228/2986468998261898/

Filmi flet për vëllezërit Templeton, të cilët janë bërë të rritur dhe janë larguar nga njëri -tjetri, por një foshnjë e re bosi me një qasje të përparuar do t’i sjellë përsëri së bashku – dhe do të frymëzojë një biznes të ri familjar.

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Mango Kosovo 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Lindex Kosova 4x Gift Cards në vlerë prej 25€ nga Okaidi Kosovo 3x Gift Cards në vlerë prej 30€ nga Chaussea Kosovo 6x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland Kosova.

Facepainting Eventi i njejtë për këtë film të animuar do të mbahet edhe në kinemanë në Prizren, ku do të ndahen 5 kupona falas nga Area 52 Trampoline Park, SUPER 7 dhe PlayLand Kosovo, që gjenden në Galeria Shopping Mall, si dhe do të ketë aktivitete të Facepainting.

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00.

https://www.cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/The_Boss_Baby_2_-_Family_Day.sq-KS.php / KultPlus.com

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 19:00 në kinemë në Prishtinë, ndërsa deri në ora 21:30 në kinemanë në Prizren. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) The Little Things
Filmi flet për dy police që gjurmojnë një vrasës serial. Në film luajnë tre aktorë shumë të njohur, dhe fitues të çmimit Oskar, Denzel Washington, Jared Leto, si dhe Rami Malek.

2) The Marksman
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Nesson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Nesson dhe Kathryn Winnick, Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.

3) Come Away
Prindërit luftojnë për ta shpëtuar djalin e tyre kur një krijesë misterioze përdor pajisjet e tij elektronike për të hyrë në botën tonë.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen filmi Wonder Woman 1984, romanca After We Collided, komeditë The Stand In, 10 Days Without Mom, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqet Fantastic Return to Oz.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)