Lekë Gjurgjiali and Band, performojnë sonte në Rockuzinë

Rockuzinë po vazhdon me prurjet e tyre. Sonte të tjerë performues do të krijojnë atmosferë të mrekullueshme me performancën e tyre live.

Lekë Gjurgjiali and Band, do të jenë sonte në Rockuzinë.

Fillet e muzikës ata i filluan veç e veç në periudha të ndryshme kohore. Ndërsa performanca e parë e tyre si grup ka qenë në janar të vitit 2013, ku pjesëtarë të grupit në atë kohë ishin Leke Gjurgjiali (vocal, kitarë, harmonike), Ervin Gjinolli (kitarë), Rron Nela (bateri) & Amin Rafat (bass kitarë).

Gjatë këtyre 4 viteve janë prezantuar si “Leke Gjurgjiali & Band”. Gjatë këtyre viteve grupi karakterizohej me cover të këngëve rock shqip, pasi që mendojnë se vitet e ‘80 janë koha e artë e rockut në Kosovë.

Në tetor te vitit 2016 grupi nënshkroi kontratë menaxhuese me “Dobroshi Talent Agency” dhe është nën menaxhimin e tyre. Para performances në festivalin e njohur “Beer & Ëine Fest” në Prishtinë, grupit i’u bashkua edhe Argjent Pacolli në bass kitarë.

Lekë Gjurgjiali and Band fillojnë performancën e tyre sonte në Rockuzinë nga ora 21:00. / KultPlus.com