Laura Fazliu arriti të bronztën sot në Olimpiadën e Parisit pasi mposhti kroaten Katarina Krishto me “pikë të artë”.
Ndonëse fillimisht fitorja iu dha kroates Krishto, dhe dy garueset dolën në tatami për të uruar njëra-tjetrën, gjithçka u rrotullua në pak sekonda.
Pasi gjyqtari shikoi përsëritjen e rrëzimit të Fazliut nga ana e Krishtos, vërejti se kjo e fundit kishte bërë një gabim – e kishte kapur nën rrip Fazliun, gjë që është e ndaluar në sportin e xhudos, raporton Klankosova.tv.
Kjo bëri që gëzimi të kalojë nga Krishto te Fazliu, e cila arriti kështu medaljen e saj të parë olimpike, por edhe të parën të bronztë për Kosovën në gara olimpike.
E fotoja e shkrepur pasi Krishto mendoi se e fitoi medaljen, media e madhe britanike “The Telegraph” e ka krahasuar me atë të legjendës së boksit, Muhammad Ali, kur ky e kishte mposhtur Cleveland Williams.
“Ngjashëm me një foto ikonike. Nuk është shkrepja e shkëlqyer dhe e famshme e Muhammad Alisë pasi rrëzoi në dysheme Cleveland Williamsin, por megjithatë kjo është një foto e mirë. Laura Fazliu e Kosovës me Katarina Krishton e Kroacisë në tatami”, shkroi “The Telegraph”.
Fjala është për foton ikonike të cilën e ka shkrepur fotografi Neil Leifer për “Sports Illustrated”, më 25 maj, 1965, që mund ta shihni më poshtë.
Më tej, kjo media, Kosovën e quan “vatër të xhudos”.
“Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në 63 kg për femra. Kjo është medalja e pestë për Kosovën në historinë olimpike, dhe të gjithë janë në garat e xhudos”, tha më tej media britanike.
Kosova ka gjithsejtë pesë medalje olimpike – tri të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë. /Klankosova.tv/ KultPlus.com
Laura Fazliu me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Foto: Steph Cham
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka thënë se është e lumtuar që ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe njëkohësisht ka theksuar se i duhet të punojë për të arritur edhe më shumë në të ardhmen.
Të martën Fazliu e ka mposhtur xhudisten kroate, Katerina Kristo, duke i dhënë Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas asaj të argjendtës të fituar nga Distria Krasniqi.
“Jam shumë e lumtur. Kemi qenë shumë të përgatitura. Me rëndësi është që medalje kam marrë. Medalja olimpike është diçka shumë e madhe”, ka thënë Fazliu për RTK. “Majlinden e kam pasur gjithmonë afër, pastaj Toni që jam me të prej që kam qenë e vogël”
Edhe pse e kënaqur me këtë sukses, Laura ka treguar ambicien për të ardhmen. “Tash duhet të kthehem dhe të punoj më shumë dhe të shpresoj që të arrij edhe medaljen e artë”, ka theksuar ajo.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Urime Laura” , ka shkruajtur Hovenier në një postim në platformën X, derisa e ka shpërndarë një shkrim të Komitetit Olimpik të Kosovës në të cilin i urohet medalja e fituar Laurës.
Mitrovicasja bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje. Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën.
Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtares së saj iu dhanë tri “Shido”, për pasivitet në luftë. Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka shkurar një mesazh urimi pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ministri Çeku fitoren e xhudistes Fazliu e ka cilësuar si të jashtëzakonshme.
“E jashtëzakonshme. Edhe një medalje nga Parisi. Fantastike Laura Fazliu. Çfarë krenarie. Urime dhe faleminderit që po lartësoni shtetin tonë”, ka shkruar Ministri Çeku./ KultPlus.com
Sot, më 24 shkurt 2024 do t’i mbushte 61 vjet veprimtari i shquar, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkuraim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu./KultPlus.com
Laura Fazliu ka treguar paraqitje fantastike, për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ndërsa Loriana Kuka është eliminuar në raundin e tretë.
Laura në raundin e dytë pati punë me garuesen nga Ukraina Yuliia Hrebenozhko, të cilën e kaloi pa vështirësi, duke e mposhtur me IPPON, për të kaluar në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogram.
Në çerekfinale do të ketë punë me francezen Clarisse Agbegnenou, ku do të kërkojë me çdo kusht një vend në gjysmëfinale.
Në anën tjetër, Loriana Kuka edhe pse ishte shumë aktive dhe e fitoi raundin e dytë, pasiviteti ia humbi ndeshjen në raundin e tretë ndaj holandezes Sanne Van Dijke, kështu për të mbyllur eksperiencën e saj në këtë Kampionat Evropian./Nacionale/KultPlus.com
Sot, me fitoren e xhudistes kosovare, Laura Fazliu, trajneri Driton Kuka është shprehur se ndihet i lumtur, duke thënë se sporti po arrin shfaq t’i vlerat gjithmonë, shkruan KultPlus.
Sportistja Fazliu, sot në podium ka ka arritur të mposhtë dy Japoneze ish-Kampione Botërore dhe Clarise francezen 6 herë Kampione.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të trajnerit Kuka:
Çfarë Laure World Judo Masters 2023 Laura Fazliu e artë! Çfarë podiumi dy Japoneze Ish Kampione Botërore dhe Clarise Francezja 6 x Kampione Botërore e Kampione Olimpike e Laura Fazliu e artë Një performancë e shkelqyeshme e saj. Dominoj ajkën Botërore. 1800 Pikë Olimpike dhe ajo tashmë po paralajmërohet si një ndër favoritet për medalje Olimpike në #paris2024 Një ditë e bukur dhe e lumtur për mua.,ekipin dhe shtetin tonë që përmes sportit po shfaq vlerat gjithmonë! Laura sot drejt të artës mposhti të dy japonezet,Izraeliten Gefen dhe Rumunen Ivanescu ! Performancë të mirë dhe tashmë me 488 pikë do hyj nē Normë Olimpike kishte edhe Akil Gjakova fitoj dy lufta dhe pësoj dy herë vendi i 7 dhe tash lirisht po them që u rikthye në krye të detyres. Kosova mbi të gjitha … Foto pas garës na u bashkangjit Clarise Agbegnenou legjenda e xhudos që sot ishte e bronztë në kategorinë e Laures deri 63 k./KultPlus.com