Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears në mesin e pesë vokalistëve më të mirë të ‘Eurovision’

Dy këngëtarë shqiptarë janë nominuar për çmimin e vokalit më të mirë të edicionit të fundit të “Eurovision”, shkruan KultPlus.

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears janë në mesin e pesë të nominuarve për të fituar çmimin e vokalistit/es më të mirë në Eurovision vitin e kaluar.

Peristeri, këngëtarja e njohur nga Shqipëria, ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vitin e kaluar.

Derisa, Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar përfaqësoi Zvicrën në këtë garë, ku fituesi do të bëhet i ditur sot. /KultPlus.com

Gjon’s Tears në ‘Kënga Magjike’: Jam shumë krenar që jam sonte këtu, jeni shumë të talentuar

Është duke u mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Prezentë në këtë natë janë edhe pjesëmarrësit e sivjetëm të Eurovisionit, Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë.

Ishte Ardit Gjebrea ai që u afrua afër të dy finalistëve të Eurovisionit për ti falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në natën e sotme.

Peristeri tha se është shume e lumtur që pranë vetes ka edhe Gjonin i cili në një mënyrë përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.

“Falënderim shumë jam shumë e lumtur që është Gjoni këtu se edhe ai përfaqësoi shumë denjësisht Shqipërinë”, tha ajo.

Ndërkaq Gjon Muharremaj u shpreh se është shumë krenar që i është ofruar mundësia të përcjellë festivalin ‘Kënga Magjike’.

“Jam shumë krenar që jam këtu për ta shikuar festivalin dhe keni shumë talent në Shqipëri, kështu që kjo nuk është një gjë e re kur shikoni Anxhelën edhe Aurelën dhe jam shumë i gëzuar që jam këtu. Dhe faleminderit vazhdoni të jeni të talentuar”, tha ndër të tjera ai./ KultPlus.com

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears së bashku në audiencën e Këngës Magjike

Tashmë po zhvillohet festivali më i madh shqiptar, “Kënga Magjike 2021”, shkruan KultPlus.

Të pranishëm janë edhe dy pjesëmarrësit shqiptarë në Eurovision, Gjon’s Tears që ka përfaqësuar Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që ka përfaqësuar Shqipërinë.

Në disa video të postuara në Instaram Story Gjon Muharremaj shihet së bashku me Anxhelën dhe Aurela Gaçen teksa pëcjellën këngët konkurruese në këtë festival./ KultPlus.com

Finalja e Këngës Magjike sjell Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristerin

Në natën finale të Këngës Magjike do të jenë prezent dy shqiptarët që morën pjesë në Eurovisionin e sivjetëm, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë nëpërmjet një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovisionit në Shqipëri.

Dy artistë nga Eurovision-i i sivjetshëm do të jenë prezentë në finalen e Këngës Magjike. Ata janë Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears.

Posted by Eurovision Albania on Saturday, May 29, 2021

Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj./ KultPlus.com

Gjon’s Tears këndon “Karma” të Anxhela Peristerit (VIDEO)

Këtë vit ishin dy shqiptarë që morën pjesë në Eurovision, Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë dhe Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën.

Gjoni u rendit i treti në këtë kompeticion me këngën “Tout l’Univers” e që mori pikët maksimale nga Shqipëria. Këtë Gjon Muharremaj e shoqëroi me simbolin e shqiponjës me duar.

Por së fundmi një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai këndon këngën e bashkëatdhetares së tij, Anxhela Peristeri. “Karma” ishte kënga me të cilën Anxhela shkëlqeu por nuk arriti të sigurojë një pozicion të mirë në finale. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Peristeri: Eurovisioni ishte ndjesia më e bukur që kam përjetuar, nuk jam mërzitur aspak nga rezultati

Mbrëmë, në natën finale të Eurovisioni-t, Shqipëria e cila përfaëqsohej nga Anxhela Peristeri zuri vendin e 21-të, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot, ka reaguar edhe Peristeri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën, duke theksuar se është tejet mirënjohëse ndaj përkrahësëve të saj dhe se rezultati i mbrëmshëm nuk ka ndikuar asgjë tek ajo.

”Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovision! Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë krrierës sime! Ishte një supër eksperiencë që do e ribëja padiskutim shumë herë dhe do më mungojë shumë kjo ndjesi dhe ajo skenë! Ju dua shumë! ( Inboxi im është plot dhe të më falni nuk kam mundur t’ju kthej përgjigjë të gjithëve) Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike ju siguroj nuk jam mërzitur fare ! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë po meritoj dhe atë që më shumë doja e mora pa kursim! Dashurinë tuaj, ju falenderoj që ishit krenarë për mua”, ka shkruar Peristeri. / KultPlus.com

Këto janë shtetet që e votuan Shqipërinë në finalen e ‘Eurovision’

Mbrëmë u mbajt nata finale e festivalit evropian të këngës “Eurovison 2021”, ku fitues u shpall Italia.

Shqipëria u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila arriti të zë vendin e 21-të, ndërsa Zvicra e përfaqësua nga shqiptari, Gjon Muharremaj, përfundoi e treta.

Shqipëria arriti të jetë finaliste bashkë me 26 shtetet e tjera e cila përformoi e dyta më radhë mbrëmë.

Ndërsa, shtetet të cilat e votuan Shqipërinë, pra Anxhela Peristerin me projektin e saj muzikor ‘Karma’ ishin Holanda e cila i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë Danimarka, kurse Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, prej të cilave grumbulloi gjithsej 22 pikë.

Këngëtarja shqiptare, po ashtu ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë. / KultPlus.com

Publikohet renditja e shteteve të natës finale të Eurovision 2021, Shqipëria e dyta

Sonte, siç tashmë është bërë e ditur, mbahet nata finale e Eurovision-t. Gjithsej 26 artistë do të ngjiten në skenën e madhe të këtij festivali, i cili këtë vit zë vend në ”Ahoy Arena” në Rotterdam të Holandës, përcjell KultPlus.

Në këtë natë, si finalistë do të performojnë edhe dy shqiptarë, Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë dhe Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën.

Të dy këngëtarët me origjinë shqiptare kënduan në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, ku falë interpretimit fantastik, arritën që ta kualifikojnë secili shtetin e tyre reprezentues në finale.

Tani, Eurovision ka publikuar listën e plotë të 26 shteteve përkatëse me numrin rendor të paraqitjes, që njëherësh paraqet edhe numrin me të cilin ata do të votohen nga publiku.

Anxhela Peristeri do të interpretojë këngën e saj “Karma” e dyta në renditje, dhe mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë).

Ndërkohë, Gjon Muharremaj i cili konkurron me këngën “Tout l’Univers” do të ngjitet në skenë i njëmbëdhjeti, dhe si rrjedhojë mban kodin “11” për të ata që duan ta votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Zvicrën). / KultPlus.com

Anxhela Peristeri në finale të Eurovision-it: Shqipëria e meriton, jemi vend i vogël por kemi artistë shumë të mirë

Mbrëmë, në natën e dytë të gjysmëfinales të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Anxhela Peristeri u kualifikua e para për finale.

Në konferencën për shtyp, që u mbajt pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë, Anxhela u shpreh e lumtur për suksesin.

E pyetur se si ndjehet pasi doli vet në skenë dhe arriti që të sigurojë votat e Evropës për finalen e madhe, Anxhela tha “Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit”, transmeton KultPlus.

Ndërsa, e pyetur nga gazetarët se si ndihet pasi Shqipëria për herë të tretë radhazi futet në finalen e madhe të “Eurovision”, këngëtarja kishte disa fjalë edhe për artistët e tjerë.

“Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë”, u shpreh ajo. / KultPlus.com

Mulaj: Veshjet e përfaqësuesve tanë në Eurovision copy-paste, autenticitet zero

Mbrëmë, në natën e dytë të gjysmëfinales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Pas performancës, Anxhela arriti që nga votat e publikut dhe jurisë profesionale, të sigurojë finalen.

Përkundër asaj që dukja e Anxheles u pëlqye nga shumëkush, shkrimtari nga Shqipëria, Liridon Mulaj ka kritika për këtë pjesë.

Sipas tij, veshja ishte copy-paste nga divat botërore, nuk kishte origjinalitet dhe traditë që përfaqësonte Shqipërinë.

“Nuk do shume mend e as kalem me kuptue se veshjet e perfaqesuesve ne Eurovision jane te marra copy paste nga JLo, Beyonce apo ndonje dive tjeter boterore. Autenticitet zero! Origjinalitet tradite zero! Me ka mbete ora te Rona Nishliu dhe Suus-i i saj i mrekullueshem. Zor se mund ta kapercejme ate preformance ne shume vite te ardhshme”, ka shkruar Mulaj në faqen e tij në Facebook. / KultPlus.com

Dy shqiptarë në finalen e Eurovision 2021, Peristeri përfaqëson Shqipërinë e Gjoni, Zvicrën

Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri dhanë performancë të jashtëzakonshme sonte në natën e dytë të gjysëm finales në Eurovision. Performanca këto që u përcollën me duartrokitje të shumëta, shkruan KultPlus.

Sonte, të dy këta artist me votat që morrën nga publiku dhe juritë profesionale, shkruan drejt finales së këtij edicioni të Eurovision-it.

Më poshtë, KultPlus ju sjell edhe njëherë këto dy performanca të cilat sonte u pëlqyen tej mase nga publiku. / KultPlus.com

Anxhela Peristeri në finale të Eurovision 2021

Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, nga sonte Shqipëria me Anxhela Peristerin shkon në finale të Eurovisionit. Peristeri ishte e para këngëtare finaliste.

Ajo me këngën e saj ”Karma” arriti të ngjallë emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 11-ta me radhë për të performuar. / KultPlus.com

Anxhela Peristeri pushton skenën e Eurovisionit (VIDEO)

Sonte në natën e dytë të gjysëm finales në skenën e Eurovision-it, performoi edhe Anxhela Peristeri, e cila në këtë edicion përfaqëson Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Peristeri me këngën e saj ”Karma” ka ngjallur emocione të mëdha sonte tek publiku, duke u bërë ndër këngëtaret më të përfolura të Eurovisionit.

Më poshtë, KultPlus ju sjell performancën e sontme të Peristerit, e cila sonte u rendit e 11-ta me radhë për të performuar.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet.

Më poshtë gjeni tabelën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni për Shqipërinë. / KultPlus.com

Anxhela Peristeri ngjitet sot në skenën e Eurovision, kërkon voten tuaj

Sot në Holandë mbahet mbrëmja e dytë e gjysmë finales në të cilën do të performojë dhe Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”.

Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe nuk kemi asnjë dyshim që ajo do të “ndez” skenën me performancë dhe zërin e saj.

Me këngën “Karma”, Anxhela do të pushtojë skenën e madhe të “Eurovisionit” nën tingujt e muzikës shqiptare. Anxhela do të dalë e 11-ta në radhë dhe nëse ajo kalon, atëherë do të jetë pjesë e finales.

Për Anxhelën mund të votojnë vetëm shqiptarët jashtë vendit dhe në foton e shpërndarë nga vetë këngëtarja shqiptarët do të votojnë me sms duke dërguar tekstin 11 në numrin e telefonit sipas shtetit ku jetojnë. / KultPlus.com

Veshjet më të bukura në “Eurovision 2021”, këngëtarja shqiptare në krye të listës

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka qenë në kryesinë e sondazhit të veshjeve më të bukura në “Eurovision 2021”.

Konkurrentët e “Eurovision” u prezantuan në tapet më 16 maj.

Ajo ka ndarë një sondazh në llogarinë e saj në Instagram ku mori shatë mijë e 417 vota, që do të thotë 28.8 për qind e votave të përgjithshme.

Anxhela dukej si një zonjë e vërtet në të kuqe. Ajo kishte veshur një fustan të kuq aq sa provokues por edhe elegant në të cilin shndriste gjatë ecjes në tapet. / KultPlus.com

Filloi nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”

Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, që po mbahet në “Ahoy Arena” në Roterdam, Holandë.

Eurovision 2021, është një nga ngjarjet më të mëdha të drejtpërdrejta, të zhvilluara deri më tani në pandemi.

Në natën e parë gjysmëfinale performojnë përfaqësuesit e këtyre shteteve: Në natën e dytë gjysmëfinale që do të mbahet më 20 maj, do të interpreton Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”. Nata finale mbahet më 22 maj./KultPlus.com

Vlerësohet performanca e Anxhela Peristerit në Eurovision: Është duke befasuar me vokalin e saj

ESCXTRA.com kanë qenë live për ditën e shtatë të provave përpara “Eurovision Song Contest 2021” që do të zhvillohet në Rotterdam Ahoy në Holandë.

Vendet që bënë prova këtë ditë në rend kronologjik ishin: Georgia, Shqipëria, Portugalia, Bullgaria, Finlanda, Letonia, Zvicra dhe Danimarka.

Artistja e njohur Anxhela Peristeri sivjet përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision” me këngën e saj “Karma”.

Dhe më poshtë ju sjellim komentet për provën e dytë të sotme:

Ashtu si me Georgia, ne nuk e shohim me të vërtetë që Shqipëria ndryshon shumë gjatë provës së tyre të dytë. Anxhela Peristeri është duke befasuar absolutisht me vokalin e saj dhe kjo vlen për një meritë. Ishte vetëm 10:35 e mëngjesit dhe ajo po ‘shpërthente’ me paraqitjen sikurse nuk ka nesër prova të tjera. Ajo po ecën mjaft mirë.

Ngjyrat mbesin të njëjtat: e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat mbizotëruese.

Ky është një interpretim shumë kompetent me një performuese shumë tërheqëse. Efektet janë vënë gjatë pjesëve më pak emocionuese të këngës për të mbajtur shikuesit të vëmendshëm. / KultPlus.com

Anxhela Peristeri realizon provën e parë në Eurovision

Anxhela Peristeri ka kryer sot provën e parë në skenën e festivalit në Rotterdam të Holandës.

Këngëtarja bëri një paraqitje duke u shfaqur e vetme në skenë dhe interpretoi këngën më shumë pasion.

Anxhela Peristeri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari me kristale për paraqitjen e saj në festival, komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme duke e vlerësuar vokalin e fuqishëm të saj.

Ajo garon me këngën ‘Karma’ e cila është në fund të sondazheve dhe basteve, duke i dhënë pak ose fare mundësi për të fituar këtë festival.

Ndryshe, Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit. / KultPlus.com

Dëgjojeni këngën fituese të “Këngës Magjike” 2017-të (VIDEO)

Me muzikë të Kledi Bahitit e tekst të Olti Currit, “E çmendur”, u shpallë mbrëmë kënga më e mirë e Festivalit “Kënga Magjike” 2017-të.

“E çmendur”, u këndua nga Anxhela Peristeri, dhe ishte kënga më e votuar në këtë festival. Peristeri u vlerësua mjaft shumë edhe për vokalin e saj ku i jepi jetë kësaj kënge.

Po e sjellim videon ku Peristeri këndon “E çmendur”:

Anxhela Peristeri, fituese e “Këngës Magjike” 2017-të

Mbrëmë në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë u mbajt finalja e madhe e edicionit të 19-të “Këngës Magjike”.

Këngëtarë të shumtë rrëmbyen çmime të ndryshme në kuadër të këtij festivali të madh, derisa çmimin kryesor të “Këngës Magjike” sivjet e fitoi kënga “E çmendur” e këngëtares, Anxhela Peristeri, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, si çdoherë ky festival përveç ndarjes se çmimeve sjell edhe me shumë befasi e argëtim. Këtë vit për këtë pjesë u përkujdesen aktorët e njohur, Besart Kallaku dhe Erion Isai.

Më poshtë gjeni çmimet që u ndanë në festivalin ”Kënga Magjike” të vitit 2017
:

Best Dance- Alar Band- “Leni onjant”
Best female voice – Anxhela Persiteri- “E çmendur”
Best Male Voice- Mentor Haziri- “Palgë në zemër”
The most like artist- Valon Shehu- “Ti mos më shaj”
Çmimi i TV Klan- Xhesika Polo- “Jetën ma fal”
Kënga Stil- Lind Islami- “Problem”
Çmimi Metopol- Aurel- “Thellimi”
Best artist on web- Stresi ft. Anxhelo Koci & Flor Bana – “Sa her e don”
Best duet- Endri dhe Stefi Prifti- “E prek Magjinë”
New artist- Gjon Shahu ”Medicine”
Çmimi i RTV 21- Egzona Ademi-“Zhurmë”
Best Group – NRG Band- “Gocat me martini”
Kënga hit- Filloreta Raçi – “Zhurmë”
Çmimi diskografik- Stine “Ma more zemrën”
Çmimi “ Çesk Zadeja” Blerina Braka “Mirupafshim dashuri”
Çmimin e interpretimit ‘’Kastro Zizo dhe Rea Nuhu- ”Pa faj”
Çmimin e baladës më të mirë-Samanta Karavella ”Humbur”
Çmimin Etno trend- Rovena Dilo- ”Ke le për mu”
Çmimin e produksionit më të mirë- Klinti Çollaku ”Më s’më gjen”
Çmimin e kritikës- Elhaida Dani ”E ngrirë”./ KultPlus.com

Kush do ta fitojë festivalin ‘Kënga Magjike 2017’ (VIDEO)

Kanë përfunduar kësisoj dy netët gjysmëfinale të edicionit të këtij viti të Festivalit “Kënga Magjike”.

Pallati i Kongreseve në Tiranë për dy net me radhë ishte nikoqir i këngëtarëve që këtë vit sjellin krijimet e tyre muzikore në një edicion të mbushur me muzikë.

Në të dy netët, emrat e mëdhenj të muzikës por edhe emrat e rinj janë bashkuar drejt një gare të fuqishme. Para se të shohim finalen e festivalit, nesër mbrëma, po sjellim këtu disa prej atyre që mund të fitojnë festivalin, shkruan KultPlus.

Këtë edicion, dukshëm nuk ka një favorit absolut që do të fitonte festivalin, por këngëtarët kanë ardhur me projekte aq të fuqishme, sa dikush veçohet ndër të tjerët.

Elhaida Dani me këngën “E ngrirë” ka ardhur e fuqishme dhe me emocion në këtë festival. Fituese e shumëfishtë e disa garave muzikore, për Elhaidën një fitore në “Këngën Magjike” do të ishte një tjetër trofe.

Rovena Stefa ka një këngë të veçantë. Vokali i saj në natën kur performoi lë shumë për të dëshiruar, por ajo është Rovena dhe ka tanimë një bagazh muzikor prapa saj. Kënga “Veç një jetë” po pëlqehet në rrjetet sociale ndërsa edhe mund të na befasojë me fitore.

Anxhela Peristeri ka ardhur në natën e parë të Festivalit “Kënga Magjike”. Anxhela gjithmonë vjen e veçantë, ndërsa ka sjellë një këngë që është konkurrencë e fortë në edicionin e 19-të të Këngës Magjike.

Valon Shehu, djali nga Kosova i cili po bën karrierë më të bujshme në Shqipëri, në festival këtë vit vjen me “Ti mos më shaj”. Ai ka bashkëpunuar me Filloreta Raçin dhe Kledi Bahitin për të sjellë një këngë që ka rreth 300 mijë klikime në Youtube dhe u performua në një nga netët e prezantimit në Sallën prestigjioze para publikut besnik. / KultPlus.com