Ndahen çmimet shkencore kombëtare për veprat e botuara në 2019-2021

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka ndarë sot çmimet shkencore kombëtare vjetore. Me çmimin “Petrit Radovicka”, u vlerësua vepra “Relievi strukturor i Shqipërisë” me autor Gjovalin Grudën.

Çmimi u dha me motivacionin: “Studim monografik themelor në fushën e gjeomorfologjisë së Shqipërisë dhe gjeografisë fizike në tërësi, që trajton për herë të parë relievin strukturor të vendit tonë; e mbështetur në metodat shkencore më bashkëkohore, që sigurojnë nivelin e saj të lartë; shkruar me përgjegjësi, pas një përvoje jetësore njohjeje të terrenit specifik e të ndërlikuar të vendit”.

Çmimi “Aleks Buda” iu dha veprës “Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919” me autore Teuta Toskën me motivacionin: Studim që përmban kërkim të thelluar për jetën dhe veprimtarinë e intelektuales dhe veprimtares Parashqevi Qirjazi, duke sjellë fakte dhe dëshmi historike e gjuhësore që bëhen të njohura për herë të parë; mbështetur në të dhëna arkivore e në botime të rralla; vepër me trajtime të munguara deri më tani, që do të shërbejë si nxitje për studimet të tjera.

Ndërsa Anastas Angjeli dhe Adrian Civici u vlerësuan me çmimin “Eqrem Çabej” për  veprën e tyre “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, vepër e cila u vlerësua si “Triptik studimor që bashkon veprat “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, “Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike” dhe “Drejt një krize të re – energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve”, me objekt zhvillimet dhe përballjet e ekonomisë shqiptare në rrethana të jashtëzakonshme, në kushtet e pandemisë dhe të krizave të ricikluara, që përmban analiza të qarta të situatave kritike që ka kaluar Bota dhe vendi, me rekomandime të vlefshme për institucionet qeverisëse dhe me vlerësime paralajmëruese për përballjen me të ardhmen”. /atsh /KultPlus.com

10 këngët më të mira të vitit 2021 sipas BBC

Muzika, gjatë vitit që po lëmë pas, edhe pse në pandemi, ka luajtur një rol të madh në jetën e çdonjerit. U realizuan ngjarje muzikore, u vlerësuan këngëtarë, dhe u ndanë edhe çmime në ceremoni muzikore. Kur jemi te kjo, shumë këngë kanë kryesuar në top lista në vende të ndryshme. BBC bëri përzgjedhjen e dhjetë këngëve më të mira të vitit, për të cilat u bazua në listat e këngëve të publikuara nga revista muzikore me ndikim, faqe interneti, gazeta e transmetues rreth botës.

Sipas BBC-së, në pozitën e parë vjen Olivia Rodrigo me këngën “Good 4U”. Kjo këngë u lansua në maj të 2021-tës, ndërkaq është singli i tretë i Rodrigos nga albumi i saj “Sour m”.

Në pozitën e dytë u vlerësua kënga e Lil Nas X “Montero (Call Me By Your Name)”. Kjo këngë u debutua në krye të Billboard Hot 100, duke u bërë kështu hiti i dytë i Nas pas “Old Town Road”. Veç SHBA-ve, kjo këngë kryesoi toplistat edhe në disa vende të tjera të botës, si Kanada, Francë e Britani të Madhe.

Pozita e tretë vjen me këngën e Silk Sonic “Leave The Door Open”. Kënga dhe videoja e saj muzikore u nominuan për disa çmime, përfshirë këtu incizimin dhe këngën e vitit në ceremoninë e 64-të vjetore të ndarjes së Gremive.

BBC në pozitën e katërt për këngën më të mirë të vitit 2021 vlerësoi “All Too Well”, të Taylor Swift. Kjo këngë arriti sukses ndërkombëtar, duke kryesuar kështu në toplistat e disa vendeve. Ajo po ashtu theu rekordin botëror për këngën më të gjatë që ka kryesuar në Billboard Hot 100, për kohëzgjatje prej dhjetë minutash.

Kënga e Wizkid ft Tems “Essence”, u pozicionua në vendin e pestë. Kjo është kënga e parë nigeriane që u vlerësua në historinë e Billboard Hot 100 dhe në Billboard Global 200. Një remiks i saj u lansua në bashkëpunim me këngëtarin kanadez, Justin Bieber. Kjo këngë u nominua në kategorinë Best Global Music Performance në ceremoninë e 64-të të Grammy.

Kënga e gjashtë më e mirë për 2021-tën është “Bunny is a Rider”, e Caroline Polachek.

Në pozitën e shtatë u radhit kënga e Billie Eillish “Happier than ever”. Kjo këngë u debutua në krye të Billboard 200, dhe kryesoi edhe në 20 vende të ndryshme.

BBC në pozitën e tetë zgjodhi këngën “Drivers Liscence” të Olivia Rodrigo. Kjo këngë u pozicioua në vendin e parë të 25 toplistave në vende të ndryshme, e po ashtu ka kryesuar për disa javë në toplista në Australi, Kanada, Irlandë, Zelandë të Re dhe Britani të Madhe. Kënga Drivers Liscence në Spotify arriiti mbi një miliard transmetime.

Kënga Wet Leg e Chaise Longue u vlerësua në pozitën e nëntë. Kjo këngë u bë virale gjatë vitit që po lëmë pas.

Dhe e fundit, në pozitën e dhjetë vjen kënga Silk Chiffon, e Muna ft Phoebe Bridgers. Revista “Rolling Stone” këtë këngë e quajti të gjallë, me deklaratë të qartë për dashuri të çuditshme. / KultPlus.com

Kjo është fjala më e kërkuar në internet për vitin 2021

Fjalët janë mjete të dobishme që tregojnë ide, aspirata dhe pasiguri. Por ato mund të bëhen edhe mjete për konflikt ideologjik, e njëjta gjë ndodhi edhe me vaksinën në vitin 2021. E cila është fjala më e klikuar, sipas Merriam-Webster. 

“Kjo ishte një fjalë jashtëzakonisht e përmendur në të dhënat tona çdo ditë në vitin 2021,” tha Peter Sokolowski, kryeredaktori i Merriam-Webster për Associated Press përpara njoftimit.

“Në të vërtetë përfaqëson dy histori të ndryshme. Njëra është historia shkencore, kjo shpejtësi e jashtëzakonshme me të cilën u zhvilluan vaksinat. Por ka edhe debate në lidhje me sigurinë, politikën dhe përkatësinë politike. Është një fjalë që mbart këto dy histori të mëdha,” tha ai.

Fjala “vaksinë” nuk lindi brenda një dite, apo për shkak të një pandemie të vetme. Përdorimi i parë i njohur daton në vitin 1882, por referencat shfaqen më herët tha Sokolowski. Vitin e kaluar, Merriam-Webster,  një kompani që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj  zgjodhi fjalën “pandemi” si fjalën e vitit./abcnews.al / KultPlus.com

‘MTV EMA’ publikon listën e të nominuarve, mes tyre edhe Gjon’s Tears dhe Loredana

Versioni evropian i MTV VMA, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest Sports Arena, në Hungari.

Lista e plotë e nominimeve është bërë publike dhe atë e kryeson Justin Bieber me 8 nominime. Ai ndiqet nga Doja Cat dhe Lil Nas X me nga 6 nominime secili; dhe Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi me nga 5 secili, transmeton KultPlus

Lady Gaga, e cila fitoi çmimin e vitit të kaluar për artisten më të mirë, është nominuar sërish në atë kategori, së bashku me Doja Cat (e cila vjet ishte fituesja e çmimit artistja e re më e mirë), Ed Sheeran, Justin Bieber, Lil Nas X dhe The Weeknd.

Por mes të nominuarve janë edhe dy artistë shumë të njohur shqiptarë, si Loredana dhe Gjon’s Tears, i cili vitin e kaluar përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion. Loredana dhe Gjon janë të nominuar në kategorinë Best Swiss Act, çmim që vitin e shkuar e fitoi pikërisht Loredana.

Më poshtë, lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2021:

Best artist
Doja Cat
Ed Sheeran
Justin Bieber
Lady Gaga
Lil Nas X
The Weeknd

Best song
Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Ed Sheeran – “Bad Habits”
Justin Bieber – “Peaches” ft. Daniel Caesar, Giveon
Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”
Olivia Rodrigo – “Drivers License”
The Kid LAROI, Justin Bieber – “Stay”

Best video
Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Ed Sheeran – “Bad Habits”
Justin Bieber – “Peaches” ft. Daniel Caesar, Giveon
Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”
Normani ft. Cardi B – “Wild Side”
Taylor Swift – “willow”

Best collaboration
Black Eyed Peas, Shakira – “Girl Like Me”
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak) – “Leave the Door Open”
Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Lil Nas X, Jack Harlow – “Industry Baby”
The Kid LAROI, Justin Bieber – “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande – “Save Your Tears” (remix)

Best group
BTS
Imagine Dragons
Jonas Brothers
Little Mix
Måneskin
Silk Sonic

Best new
Giveon
Griff
Olivia Rodrigo
Rauw Alejandro
Saweetie
The Kid Laroi

Best pop
BTS
Doja Cat
Dua Lipa
Ed Sheeran
Justin Bieber
Olivia Rodrigo

Best electronic
Calvin Harris
David Guetta
Joel Corry
Marshmello
Skrillex
Swedish House Mafia

Best rock
Coldplay
Foo Fighters
Imagine Dragons
Kings Of Leon
Måneskin
The Killers

Best alternative
Halsey
Lorde
Machine Gun Kelly
Twenty One Pilots
Willow
Yungblud

Best Latin
Bad Bunny
J. Balvin
Maluma
Rauw Alejandro
Rosalía
Shakira

Best Hip-hop
Cardi B
DJ Khaled
Drake
Kanye West
Megan Thee Stallion
Nicki Minaj


Best K-pop
BTS
LISA
Monsta X
NCT 127
ROSÉ
Twice

Best push
24KGoldn
Fousheé
girl in red
Griff
JC Stewart
JXDN
Latto
Madison Beer
Olivia Rodrigo
Remi Wolf
SAINt JHN
The Kid Laroi

Biggest fans
Ariana Grande
Blackpink
BTS
Justin Bieber
Lady Gaga
Taylor Swift

Video for good
Billie Eilish – “Your Power”
Demi Lovato – “Dancing With the Devil”
girl in red – “Serotonin”
H.E.R. – “Fight For You”
Harry Styles – “Treat People With Kindness”
Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” / KultPlus.com

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor publikon finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmës’

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallur vendimin e jurisë për finalistët e çmimit e përbërë nga Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Minna Henriksson, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2021.

Juria ka lëshuar këtë deklaratë:

Ne, anëtarët e jurisë së çmimit “Artistët e së nesërmës” 2021 kishim kënaqësinë të shqyrtonim 12 aplikimet e marra nga artistët që aplikuan në thirrjen e hapur të këtij viti.

Fillimisht, juria dëshiron të falenderoj të gjithë artistët që aplikuan për këtë çmim për kujdesin dhe konsideratën e tyre në përgatitjen e prezentimeve të tyre. Pas diskutimeve të gjera, juria ka përzgjedhur tre finalistë bazuar në propozimet e tyre premtuese dhe punën ekzistuese.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se tre finalistët për çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 janë Uresa Ahmeti, Endrit Jashanica dhe Enxhi Mehmeti.

Finalistja e parë është Uresa Ahmeti, puna multi-disiplinare e së cilës përfshin video, performancë dhe tekst. Juria ishte e interesuar në mënyrën në të cilën ajo merr në pyetje marrëdhënien midis artistit dhe audiencës, të vëzhguarit dhe vëzhguesit, në kontekste që përfshijnë arkitekturën dhe hapësirën publike të Prishtinës. Ahmeti përqafon mosbindjen dhe refuzimin si mënyra për të rimarrë veten, duke sfiduar normat dhe pritjet rreth shprehjeve dhe përceptimeve të identitetit gjinor.

Puna e finalistit të dytë, Endrit Jashanica, bashkon artin konceptual, performancën dhe digjitalen në mënyra komplekse dhe novatore. Duke përdorur mundësitë e teknologjive digjitale, duke përfshirë artin gjenerues dhe realitetin virtual dhe të shtuar, ai eksploron ide rreth të brendshmes dhe të jashtmes në aspektin e identitetit dhe formës, sjelljes dinamike dhe kaosit, dhe një të ardhme në të cilën jeta dhe teknologjia njerëzore bashkohen gjithnjë e më shumë.

Finalistja e tretë është Enxhi Mehmeti, puna e saj flet për përvojën e diasporës kosovare. Përmes pikturave të saja të fuqishme dhe vizatimeve intime, si dhe skulpturës, muzikës dhe poezisë, ajo reflekton mbi identitetin kulturor dhe personal përmes një thjerëze diasporike. Puna e saj trajton dallimet në gjuhën dhe kulturën vizuale, copëzimin, përfaqësimet e femrës dhe marrëdhëniet e paqëndrueshme midis artit popullor dhe kapitalizmit modern.

Si juri, ne jemi të ngazëllyer për të parë se çfarë do të krijojnë këta tre finalistë për ekspozitën në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mezi presim të shohim punën e tyre në dhjetor kur juria do të takohet për të zgjedhur fituesin e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2021.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë në Residency Unlimited, gjatë periudhës prill/maj 2022, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2023.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë falenderon të gjithë artistët që kanë aplikuar për çmimin “Artistët e së nesërmës” 2021, për punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin. / KultPlus.com

BBC publikon listën e librave më të mirë të vitit 2021

Nuk është thënë kot se libri është shoku më i mirë i secilit. Tashmë, me zhvillimin e teknologjisë veçse është lehtësuar afërsia me librin, sidomos kur libri nuk është fizik.

Në vijim, KultPlus sjell një artikull të BBC-së, ku janë listuar librat më të mirë të këtij viti.

”Vajza tjetër me ngjyrë”  nga Zakiya Dalila Harris

Kjo është novela e parë e Harris dhe flet për dy vajza me ngjyrë të cilat punojnë në një zyrë me njerëz të bardhë në një shtëpi publikuese në Amerikë. Libri menjëherë u bë bestseller në Neë York Times me publikimin që pati në Qershor.  Vajza tjetër me ngjyrë është një libër me ritëm të shpejtë, dhe përzierje të veꞔantë të horrorit, satirës dhe sci – fi.

”Paqet” nga Helen Oyeyemi

Në këtë libër të zhanrit fiktiv, Helen Oyeyemi luan me lloje të ndryshme të zhanrit – ku shpesh bota e fantazisë ngjeshet me botën reale. Novela e saj e fundit, Paqet, ka pesë protagnoistë enigmatikë të cilët udhëtojnë me një tren të ꞔuditshëm. Ndërveprimi mes karaktereve është shumë interesant dhe me kohë shpalosen sekrete të secilit. 

”Premtimi” nga Damon Galgut

Libri i fundit nga novelisti dhe shkrimtari Damon Galgut fokusohet në historinë e një familjeje të bardhë të cilët jetojnë në Afrikë të Jugut në 1980-at. Libri ndjek fatin e tre fëmijëve të familjes pas vdekjes së matriarkat Rachel. Të tre karakteret lidhen me premtimin që i kishin bërë shërbëtores së tyre me ngjyrë. Ky libër u vlerësua nga The Observer si një vepër që përqon emocione të thella me intensitet të lartë artistik.

”Rregullat e Shpalosjes” nga Lisa Mclnerney

Autorja irlandeze Lisa Mclerney fitoi çmimin e Grave për novelën e saj The Glorious Heresies, një triologji për botën e krimit në qytetin Cork. Libri i saj i fundit Rregullat e Shpalosjes fokushet në shprehitë dhe mendimet filozofike të një shitësi të drogës, i cili është i biri një gangsteri alkoholik. Rezultati është një libër sarkastik, i mençur dhe me humor të thellë.

”Rrethi i Madh” nga Maggie Shipstead

I listuar  si një nga librat më të mirë nga Booker Prize, ky bestseller i Neë York Times sjell historinë e dy grave të cilat jetojnë në dekada dhe kontinente të ndryshme. Njëra prej grave ështe Marian Graves, një pilote e cila tenton të udhëtojë rreth botës me aeroplanin e saj dhe tjetra është një aktore e famshme e cila përfshihet në një skandal. Jetërat e të dy grave takohen në mënyra të çuditshme.

”Vendi i dytë” nga Rachel Cusk

Në Vendin e Dytë, narratorja e librit e fton një artist të famshëm në rezidencën e saj që gjindet në fshat, ku ajo jeton bashkë me familjen e saj. Por, derisa vera kalon, prezenca e artistit fillon të shqetësojë familjen dhe shkaktojë kaos në qetësinë e tyre. Novela është një trajtim humoristik i gjinisë dhe privilegjit, dhe po ashtu një eksplorim i artit, marrëdhenieve dhe moralit.

”Prona të Paura” nga Deborah Levy

Novela e saj e tretë në triologjinë autobiografike është një memoir mbresëlënës dhe i fuqishëm, me analiza kulturore dhe kritika feministe. Në Prona të Paura ne e gjejmë autoren duke udhëtuar rreth botës, deri sa ajo i afrohet moshës 60 vjecare duke e kujtuar të kaluarën e saj, shkrimtarët të cilët e kanë influencuar dhe statusi i grave në një shoqëri patriarkale.

”Klara dhe Dielli” nga Kazuo Ishiguro

Klara dhe Dielli është novela më e re e Kazuo Ishiguro që prej se autori fitoi çmimin Nobel Prize për literaturë ne vitin 2017. Narratorja është Klara, një robot me intelegjencë e cila e observon botën rreth saj. Ajo zgjedhet të jetojë me një familje, dhe kështu libri eksploron raportet e ndryshme sociale dhe dashurinë. / KultPlus.com

Justin Bieber shpallet ‘Artisti më i mirë i vitit’ në MTV Video Music Awards 2021

Ylli i muzikës pop nga Kanada, Justin Bieber është shpallur ”Artisti më i mirë i vitit” në MTV Video Music Awards 2021, përcjell KultPlus.

Bieber u nominua për shtatë çmime përfshirë këtu: “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” me Peaches.

Po shikoj nga këtu dhe po e shoh gruan time të bukur, dhe dua të të them që të dua shumë”, tha ai, ndërsa vazhdoi: “Travis Scott, ju më keni frymëzuar shumë. Faleminderit që ke qenë ti. Muzika është një mundësi e mahnitshme për të qenë në gjendje të arrijë tek njerëzit që të na bashkojnë të gjithëve”, thekson më tej ai. “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu tani. Ne jemi të gjithë këtu së bashku. Ne kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta. Unë shikoj dhe shoh kaq shumë fytyra të bukura. Unë me të vërtetë besoj se më e mira nuk ka ardhur akoma”, theksoi Bieber në marrjen e çmimit. / KultPlus.com

Dua Lipa me 5 nominime në ‘Video Music Awards 2021’

Tashmë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur majat e suksesit në muzikën ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Këngëtarja nga Prishtina, është nominuar në pesë kategori në ngjarjen e madhe muzikorë ”Video Music Awards 2021”.

Ngjarja e VMA do të zhvillohet më 12 shtator të këtij viti në Brooklyn të New Yorkut, ndërkohë që deri atëherë do të vazhdojë votimi online.

Dua Lipa është nominuar në këto kategori: “Song of the Year” për këngën “Levitating”, “Song of Summer” po ashtu për këngën “Levitating”, “Best Collaboration” për bashkëpunimin e saj me Miley Cyrus me këngën “Prisoner”, “Best Latin” për këngën e saj “Un Dia” në bashkëpunim me J.Balvin, Bad Bunny dhe Tainy dhe “Best Editing” për këngën “Prisoner” në bashkëpunim me Milye Cyrus.

Lista e plotë e nominimeve:

VIDEO OF THE YEAR

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

DJ Khaled ft. Drake – “Popstar” (Starring Justin Bieber)

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Ed Sheeran – “Bad Habits”

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

The Weeknd – “Save Your Tears”

ARTIST OF THE YEAR

Ariana Grande

Doja Cat

Justin Bieber

Megan Thee Stallion

Olivia Rodrigo

Taylor Swift

SONG OF THE YEAR

24kGoldn ft. Iann Dior – “Mood”

Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave the Door Open”

BTS – “Dynamite”

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

Dua Lipa – “Levitating”

Olivia Rodrigo – “Drivers License”

BEST NEW ARTIST

24kGoldn

Giveon

The Kid Laroi

Olivia Rodrigo

Polo G

Saweetie

PUSH PERFORMANCE OF THE YEAR

September 2020: Wallows – “Are You Bored Yet?”

October 2020: Ashnikko – “Daisy”

November 2020: SAINt JHN – “Gorgeous”

December 2020: 24kGoldn – “Coco”

January 2021: JC Stewart – “Break My Heart”

February 2021: Latto – “Sex Lies”

March 2021: Madison Beer – “Selfish”

April 2021: The Kid Laroi– “Without You”

May 2021: Olivia Rodrigo – “Drivers License”

June 2021: Girl in Red “Serotonin”

July 2021: Fousheé – “My Slime”

August 2021: jxdn – “Think About Me”

BEST COLLABORATION

24kGoldn ft. Iann Dior – “Mood”

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”

Drake ft. Lil Durk – “Laugh Now Cry Later”

Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches”

Miley Cyrus ft. Dua Lipa – “Prisoner”

BEST POP

Ariana Grande – “Positions”

Billie Eilish – “Therefore I Am”

BTS – “Butter”

Harry Styles – “Treat People With Kindness”

Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches”

Olivia Rodrigo – “Good 4 U”

Shawn Mendes – “Wonder”

Taylor Swift – “Willow”

BEST HIP-HOP

Cardi B ft. Megan Thee Stallion – “WAP”

Drake ft. Lil Durk – “Laugh Now Cry Later”

Lil Baby ft. Megan Thee Stallion – “On Me (Remix)”

Moneybagg Yo – “Said Sum”

Polo G – “Rapstar”

Travis Scott ft. Young Thug & M.I.A. – “Franchise”

BEST ROCK

Evanescence – “Use My Voice”

Foo Fighters – “Shame Shame”

John Mayer – “Last Train Home”

The Killers – “My Own Soul’s Warning”

Kings of Leon – “The Bandit”

Lenny Kravitz – “Raise Vibration”

BEST ALTERNATIVE

Bleachers – “Stop Making This Hurt”

Glass Animals – “Heat Waves”

Imagine Dragons – “Follow You”

Machine Gun Kelly ft. Blackbear – “My Ex’s Best Friend”

Twenty One Pilots – “Shy Away”

Willow ft. Travis Barker – “Transparentsoul”

BEST LATIN

Bad Bunny x Jhay Cortez – “Dákiti”

Billie Eilish and Rosalía – “Lo Vas A Olvidar”

Black Eyed Peas and Shakira – “Girl Like Me”

J. Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, Tainy – “Un Dia (One Day)”

Karol G – “Bichota”

Maluma – “Hawái”

BEST R&B

Beyoncé, Blue Ivy, SAINt JHN, WizKid – “Brown Skin Girl”

Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave the Door Open”

Chris Brown and Young Thug – “Go Crazy”

Giveon – “Heartbreak Anniversary”

H.E.R. ft. Chris Brown – “Come Through”

SZA – “Good Days”

BEST K-POP

(G)I-DLE – “DUMDi DUMDi”

Blackpink and Selena Gomez – “Ice Cream”

BTS – “Butter”

Bighit Music Monsta X – “Gambler”

Seventeen – “Ready to Loce”

Twice – “Alcohol-Free”

VIDEO FOR GOOD

Billie Eilish – “Your Power”

Demi Lovato – “Dancing With the Devil”

H.E.R. – “Fight for You”

Kane Brown – “Worldwide Beautiful”

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”

Pharrell Williams ft. Jay-Z – “Entrepreneur”

BEST DIRECTION

Billie Eilish – “Your Power” – Directed by: Billie Eilish

DJ Khaled ft. Drake – “Popstar (Starring Justin Bieber)” – Directed by: Julien Christian Lutz aka Director X

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – Directed by: Lil Nas X and Tanu Muino

Taylor Swift – “Willow” – Directed by: Taylor Swift

Travis Scott ft. Young Thug & M.I.A – “Franchise” – Directed by: Travis Scott

Tyler, The Creator – “Lumberjack” – Directed by: Wolf Haley

BEST CINEMATOGRAPHY

Beyoncé, Blue Ivy, SAINt JHN, WizKid – “Brown Skin Girl” – Cinematography by: Benoit Soler, Malik H. Sayeed, Mohammaed Atta Ahmed, Santiago Gonzalez, Ryan Helfant

Billie Eilish – “Therefore I Am” – Cinematography by: Rob Witt

Foo Fighters – “Shame Shame” – Cinematography by: Santiago Gonzalez

Justin Bieber ft. Chance the Rapper – “Holy” – Cinematography by: Elias Talbot

Lady Gaga – “911” – Cinematography by: Jeff Cronenweth

Lorde – “Solar Power” – Cinematography by: Andrew Stroud

BEST ART DIRECTION

Beyoncé, Shatta Wale, Major Lazer – “Already” – Art Direction by: Susan Linns, Gerard Santos

Ed Sheeran – “Bad Habits” – Art Direction by: Alison Dominitz

Lady Gaga – “911” – Art Direction by: Tom Foden, Peter Andrus

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – Art Direction by: John Richoux

Saweetie ft. Doja Cat – “Best Friend” – Art Direction by: Art Haynes

Taylor Swift – “Willow” – Art Direction by: Ethan Tobman, Regina Fernandez

BEST VISUAL EFFECTS

Bella Poarch – “Build a B—h” – Visual Effects by: Andrew Donoho, Denhov Visuals, Denis Strahhov, Rein Jakobson, Vahur Kuusk, Tatjana Pavlik, Yekaterina Vetrova

Coldplay – “Higher Power” – Visual Effects by: Mathematic

Doja Cat & The Weeknd – “You Right” – Visual Effects by: La Pac, Anthony Lestremau, Julien Missaire, Petr Shkolniy, Alexi Bailla, Micha Sher, Antoine Hache, Mikros MPC, Nicolas Huget, Guillaume Ho Tsong Fang, Benjamin Lenfant, Stephane Pivron, MPC Bangalore, Chanakya Chander, Raju Ganesh, David Rouxel

Glass Animals – “Tangerine” – Visual Effects by: Ronan Fourreau

Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – Visual Effects by: Mathematic

P!NK – “All I Know So Far” – Visual Effects by: Dave Meyers, Freenjoy Inc

BEST CHOREOGRAPHY

Ariana Grande – “34+35” – Choreography by: Brian Nicholson & Scott Nicholson

BTS – “Butter” – Choreography by: Son Sung Deuk With BHM Performance Directing Team

Ed Sheeran – “Bad Habits” – Choreography by: Natricia Bernard

Foo Fighters – “Shame Shame” – Choreography by: Nina McNeely

Harry Styles – “Treat People With Kindness” – Choreography by:Paul Roberts

Marshmello & Halsey – “Be Kind” – Choreography by: Dani Vitale

BEST EDITING

Bruno Mars, Anderson .Paak, Silk Sonic – “Leave the Door Open” – Editing by: Troy Charbonnet

BTS – “Butter” – Editing by: Yong Seok Choi from Lumpens

Drake – “What’s Next” – Editing by: Noah Kendal

Harry Styles – “Treat People With Kindness” – Editing by: Claudia Wass

Justin Bieber ft. Daniel Caesar, Giveon – “Peaches” – Editing by: Mark Mayr, Vinnie Hobbs

Miley Cyrus ft. Dua Lipa – “Prisoner” / KultPlus.com

Kryeministri Kurti për Krasniqin: Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh, me zemer jam me ju në Tokio

Pas fitores së Krasniqit në gjysmëfinale ku xhudistja kosovare mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, tani ajo ka arritur të fitojë medaljen e Artë, raporton KultPlus.

Krasniqi fitoi në finale kundër japonezes Funa Tonaki.

Për fitoren e Krasniqit ka shkruar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, është shprehur falenderues për ekipin nga Kosova, që siç ka theksuar ai, po e bëjnë krenar secilin prej nesh.

”DISTRIA E ARTË
Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë.
Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”
, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com

‘Jam kosovar, pra jam shqiptar, Zot e krenar’

Poezi nga Mitrush Kuteli

Kënga e parë: Qëndrimi

Jam kosovar
pra jam shqiptar:
Zot e krenar,
– Zot e bujar
mbi këtë Dhe
q’e e kam si fe;

E kam Vatan!
e kam Atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brezi,
që gjithëmon!

Ti shkja thërret,
ti shkja bërtet,-
gjer lart në retë;
se jam barbar.

Jo, s’jam!
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti Mal i Zi.

Po Vendin tim e dua,
lirinë e dua,-
e s’dua
zot
mbi mua.

Se jam këtu kur s’kish njeri,
kur s’kish kufi
as fqinjëri,
as shkja të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri;
Kur nga një det në tjatrin det
Isha zot vet!

Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem
-dem baba dem-
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri!

Kënga e dytë: Durimi

Ma thonë emrin Asim Qerim
mbetur jetim
që vogëli.

Jam si më sheh
e si më njeh;
kësulë-bardh e krye-lidh,
krye-lidh me një shami,
me tri shami;
për trimëri!

Jam eshtër-madh,
i vrazhdë jam
e bojalli-
jam’ plot shkëndi,
si batërdi.
Dhe kam uri
-Si s’ka njeri-
Për drejtësi
e për Liri!

Si gjithë Asimët
e gjith Qerimët
e Vendit tim.

Ma thonë emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
që vogëli;
Se babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët
dhe gllavnikët.

ma vranë,
Se urdhër dha Vojvodi
e Krali- vetë;
Të vritet.
Se ishte Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi këtë Dhe!

Dhe tokën që kisha nga Baba
nga Gjyshi
– rrënjë pas rrënje-
prej qindra vjet,
prej mijra vjet!
ma muarr. Ah!
ma muarr Vatanin
q’e desha si xhanin!

Ma muarr
me armë në duar,
– me gjak nëpër duar-
Agrarët!
Xhandarët!
Tyxharët!
Të gjithë tok,
u bënë shokë;
si sorrat!
për kërmë!

Oborrin ma muarr
gjer në shtëpi
dhe ngrehnë për vete shtëpi
në sytë e mi!

Dhe unë,
ja, unë!
që isha zot
që qëmot;
mbeta pa dhe,
– bujk pa dhe,
bari pa kope-
këtu,
në dherin tim.

Dhe plori m’u ndryshk,
Hambari m’u myshk…
……………………………
Po shpresa s’m’u vyshk! Durova,
durova,-
Sa nuk duron njeri,
as perëndi!

Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik
i Kombit tim.

Më dhanë armë të vras
vëllanë
sipas kanunit
të gjakut…,
Po s’desha!
Dhe në e bëra,
ma falni;
Se jam gjaknxehtë.

Më thanë të ngrihem të ik
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej!
Se vetëm andej
paska për ne
-Popull pa zot-
vend boll…

Po malli i Tokës s’më la,
po malli i Fushës s’më la,
as gjaku i babës s’më la.

Dhe mbeta këtu,
i huaj,
– si qen!-
në vendin tim,
të Babës tim…

Mbeta raja,
ndënë raja
si për hata;

në uri
në qesëndi,
në skllavëri
të shkjaut të zi.

Më thanë të ik n’Allbani,
– Vatan i ri
i Kombit tim-
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.

Po dot nga toka s’u ndava,
Dhe mbeta të jem,
ku jam
e ku do të jem!

Më thanë të shkoj në sheher
të shkjaut të madh
me sharrën më krah,
me kryet përdhe,
jaban
e beter;
portë më portë
derë më derë
i mjerë
e zemër- sterrë;
për një kotherrë
bukë,

Po malli i Vendit s’më la
e mbeta këtu,
raja
ndënë raja
të ha
një bukë- zeher
lagur me lot,
njomur me vrer
dhe të pres!
një tjatër mëngjes.

E dit për dit,
e net pas net,
e vjet pas vjet
rrojta
e vojta
kaba
ndënë shkjash;
raja
ndënë raja,
si në hata
si tjatër s’ka!

Po prita
dhe prita
të vijë dhe për mua
dita!

Tani,
tani,
Liri!

Kënga e tretë: Sulmi

Ta shemba shkjah kufinë
që ngrite ti
në Vendin tim
e përmbi varr
të Babës tim.

Ta shemba
ta dogja;
me zjarrin e shpirtit
të vojtjes
dhe të urrejtjes.

Me zemërim
me vrull të madh,
e bubullim
që s’ka mbarim.

Se vjete ti më çave
më ndave
më vrave!
armik- lugat!
armik- xhelat!

Ti bëre azape:- s’u tremba,
Ti ngrite kufire me gjemba
fortesa ti ngrite;
t’i shemba!

Tani,
tani!
atje ku ti
o Mal i Zi!
ngrite kufi
që ndanin
e çanin
vëllazëri;
Hej!

sot!
shkon,
e valon
parmenda!

T’i bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjurma t’u zhduk
si në ujë.

Ta shemba armik kufinë
-derë burgu-
dhe është tani
si ish!
-si do të jetë;-
përjetë;
Lëndinë!

Kënga e katërt: Ndërtimi

I bje arës mes për mes
e gjer në brez,
e përmbi brez
humbas
me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
të Babës tim,
të Birit tim;
sot e përpjet,
jetë pas jet!

Dhe ndje qysh flet
me zë të qet
im Atë vet
nga balta posht;

Të mbroni Dhenë
ku eshtrat kam,
ku hi e tokë
e pluhur jam…

Të mbroni Dhenë
që e ushqe’
dhe sot si dje;
me kurmin tim…

Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot-
po kurrë lot!
as sot, as mot!….

Se loti është robëri,
Gjaku: Liri!

Jam eshtër-madh
e bojalli
e me japi,
si më sheh ti,
si më njeh ti.

Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drim.
Dhe Babën tim kur e kujtoj
Lotoj….
Të pash të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma.

Desha të qaj e s’qava dot,
e të bërtas, s’bërtita dot.
pa asnjë lot, pa asnjë lot.

Dhe prita sot të derdh një lot.

Kënga e pestë: Qëndrimi

Tani,
tani,
unë jam gati!
të vdes që sot-
se rroj përmot;
mbytyr me gjak
por jo me lot,
për këtë Dhe
që e kam si fe
e përmbi fe.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!

Hej!
po buças me zë kaba
sa të dëgjohet në qiell la
sa të dëgjojë fund e krej
kush gjak shqiptari ka në dej.

Shaban- vëlla!
Destan- baba!
Hej!

Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalëri- ti pleqëri
bëju gati!
Bëhu gati
për vrull të ri;
ta djegësh botën
ta bësh hi;
për Liri!
Për Shqipëri!

Tani
tani!
-O Mal i Zi-
ja un,
ja ti!
Po un- jo ti,
se jam këtu kur s’kish njeri
dhe as kufi
as fqinjëri…

Un jam këtu kur Mal i Zi
Me Shumadi,
Me Dallmati-
Sa mban e gjitha Shqehëri,
Ish Iliri!
Kur nga një det në tjatrin det
isha Zot vet!

Se jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën – fushë
e malin mal.

Un jam këtu
e do të jem
– dem baba dem-
Sa mali të bëhet hi
E hiri mal përsëri!

1943. / KultPlus.com

Filmat e animuar që mahnitën publikun në Festivalin e Filmit në Kanë

Historikisht i nënpërfaqësuar në Kanë, filmi i animuar është sërish në festival me dy mjeshtra të tij: izraelitin Ari Folman, i cili u bë i famshëm me “Vals me Bachir-in” dhe japonezin Mamoru Hosoda, i njohur me “Miraï, motra ime e vogël”.

I përzgjedhur gjithashtu në Croisette, është edhe një film investigativ francez për alpinizmin, që ofron një përshtatje të suksesshëm të një mange nga Jiro Taniguchi dhe që, ashtu si dy të tjerët, do të dalë në kinema këtë vjeshtë, transmeton KultPlus.

“Ku është Anne Frank?” nga Ari Folman

Në lidhje me filmin “Ku është Anne Frank?”, për të cilin u punua tetë vjet dhe u mobilizuan 12 studio nga vende të ndryshme, Ari Folman u frymëzua nga një prej librave më të famshëm të shekullit XX, “Ditari i Anne Franck”.

Premtues, filmi gjithsesi mori një pritje të përzier në Kanë.

Filmi ndjek Kitty-n, një mike imagjinare e adoleshentes hebreje që vdiq në internim në 1945 dhe librin e saj që përshkruan vitet e fundit tragjike ndërsa ishte e fshehur në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët.

Duke u endur midis së kaluarës dhe së tashmes, ai ofron një reflektim mbi fatin e refugjatëve të sotëm.

“Belle” nga Mamoru Hosoda

Tashmë i përzgjedhur në Kanë me “Miraï, motra ime e vogël”, regjisori i “Dy javë”, Mamoru Hosoda, 53 vjeç, kthehet me historinë e një nxënëseje jetime nga nëna, Suzu , e cila shpik një jetë të dyfishtë në internet, ku bëhet muza muzikore e miliona të rinjve.

Një shpërthim i vërtetë grafik me një gamë të shfrenuar ngjyrash, filmi plot romantizëm është një pikturë e botës së adoleshencës, mundimeve të saj romantike, përdorimit të saj të rrjeteve sociale.

Ai lidh këngë dhe skena aksioni në një sfond pyetjesh për rëndësinë e të qenët vetvetja dhe peshën e maskave sociale.

Ky është filmi i tretë në të cilin Hosoda përqafon çështjen e internetit, tashmë të shfaqur në “Digimon” (2000) dhe “Summer Ëars” (2009).

“Maja e perëndive” nga Patrick Imbert

I vlerësuar me çmimin César si “Filmi më i mirë animacion” 2018 me “Dhelpra e madhe e keqe dhe përralla të tjera”, projektuesi dhe regjisori Patrick Imbert braktis universin e të rinjve për një film realist që lë pa frymë, i vendosur midis Alpeve, Japonisë dhe Himalajeve, në gjurmët e një fotografi reporter dhe një alpinisti të vdekur në majën e Everestit.

I dokumentuar shumë mirë, filmi është punuar nga fotot dhe topologjia e vërtetë e Everestit: “gjithçka është pikturuar si për një ambient normal të animuar”, specifikon regjisori. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në ‘BET Awards 2021’

Edicioni i 21-të i çmimeve vjetore “BET” u mbajt të dielën me temën “Viti i Grave me Ngjyrë”.

Aktorja Taraji P. Henson drejtoi ceremoninë në teatrin Microsoft në Los Angeles, ku pati edhe audiencë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, shkruan Demokracia.com.

Reperja dhe aktorja Queen Latifah mori çmimin e këtij viti për arritjet e jetës për “suksesin e saj të mahnitshëm” gjatë karrierës së saj dekadëshe.

Reperët Lil Kim, Rapsody, MC Lyte dhe Monie Love nderuan artisten me një performancë të këngëve të saj “Ladies First” dhe “U.N.I.T.Y..”.

Reperja Megan Thee Stallion ishte më e nominuara, ndërsa fitoi çmimet si “Artistja më e mirë Hip Hop Femër”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Zgjedhja e shikuesit” dhe “Video e Vitit”

Legjenda e repit DMX, i cili vdiq nga një sulm në zemër në fillim të këtij viti, u nderua në ceremoni me një performancë të veçantë nga Busta Rhymes, Method Man, Swizz Beatz dhe Michael K. Williams.

Andra Day, the City Girls, DJ Khaled, Jazmine Sullivan, Lil Nas X, Kirk Franklin dhe Migos ishin ndër yjet që performuan në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.

Lista e plotë e fituesve:

Albumi i vitit

“Heaux Tales” Jazmine Sullivan

Artistja më e mirë R&B / Pop

H.E.R.

Artisti më i mirë R&B / Pop

Chris Brown

Grupi më i mirë

Bruno Mars, Anderson .Pak dhe Silk Sonic

Bashkëpunimi më i mirë

“WAP” Cardi B ft. Megan Thee Stallion – Fitues

Artisti më i mirë hip-hop

Lil Baby

Artistja më e mirë në hip-hop

Megan Thee Stallion – Fituese

Video e Vitit

“WAP” Cardi B ft. Megan Thee Stallion – Fitues

Artisti i ri më i mirë

Giveon

Dr. Bobby Jones Best Gospel / Çmimi frymëzues

“Strong God” – Kirk Franklin

BET Çmimi i saj

“Good Days” Sza

Akti më i mirë ndërkombëtar

Burna Boy, Nigeri

Çmimi i Zgjedhjes së Shikuesit

“Savage (Remix)” Megan Thee Stallion ft. Beyoncé

Filmi më i mirë

“Judas and the Black Messiah”

Aktorja më e mirë

Andra Day

Aktori më i mirë

Chadwick Boseman

Çmimi Youngstars:

Marsai Martin

Çmimi Sportistja e Vitit:

Naomi Osaka

Çmimi Sportist i Vitit:

Lebron James

Zgjedhja e shikuesit: Akti më i mirë i ri ndërkombëtar

Bree Runway, Mbretëria e Bashkuar. / KultPlus.com

Së shpejti fillon festivali ”Eja n’Sharr Fest”

Eja n’Sharr Fest është festival i aktiviteteve malore, kulturore dhe sportive në Parkun Kombëtar Sharri. Ky festival do të mbahet në zemër të Sharrit, në vendin e quajtur Guri i Zi.

Eja n’Sharr Fest është iniciativë dheorganizim nga SuperXplorers, operator turistik me fokus në turizmin e aventurës, aktiv me produktet turistike në tregun vendor dhe ndërkombëtar që nga viti 2016.

Kjo ngjarje e cila synon të jetë tradicionale, duke u fokusuar në tema
dhe aktivitete aktuale, do t’i ketë të kombinuara mirë këto komponenta:

Promovimi dhe prezentimi i potencialit turistik të zonës;

Realizimi i aktiviteteve në natyrë të cilat ia shtojnë vlerën këtij rajoni;

Diskutimi dhe debati jo-formal ndërmjet të gjitha grupeve të interesit;

Rrjetizimi dhe shkëmbimi mes akterëve të ndryshëm në fushën e turizmit;

Përjetimi dhe degustimi i shijes dhe përvojës lokale;

Lokacioni:

Guri i Zi është vija ndarëse në mes të Komunës së Prizrenit dhe asaj të Dragashit, ky fakt i shton edhe më shumë vlerën dhe simbolikën këtij lokacioni gjeografik.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i zonës por edhe potencialit turistik që ky rajon posedon.

Në këtë ngjarje do të jenë të ftuar të gjithë shoqatat bjeshkatare me të cilat do të bashkë-organizojmë aktivitete gjatë ditëve të festivalit, operatorët turistik për të hulumtuar mundësi dhe partneritete të reja, zyrtarë nga institucionet përkatëse për të qenë pjesë në diskutimet me akterët, aktivistët dhe njohësit e sektorit të turizmit.

Në festival gjithashtu do të jenë të ftuar edhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me qëllimin që kjo ngjarje të shfrytëzohet për t’i hapur rrugë bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve tona, bashkëpunim të cilit tani i kushtohet rëndësi e madhe nga mekanizma të shumtë ndërkombëtarë dhe rajonal të cilët mbështesin sektorin e turizmit në forma të ndryshme.

Festivali do të zgjasë 3 ditë, në datat 16-17-18 korrik 2021.

Datat përfundimtare do të rishikohen në bazë të parashikimit të motit, duke pasur parasysh që 90% e aktivitetit do të zhvillohet në ambient të hapur, është e domosdoshme që moti të jetë i ngrohtë dhe pa reshje shiu.

Për pjesëmarrësit do të ketë akomodim në dhoma të hotelit, në kabina të drurit dhe gjithashtu në tenda kampingu.

Agjenda dhe përmbajtja e detajuar e aktiviteteve të festivalit do të shpërndahet paraprakisht, ku pjesëmarrësit do të mund të zgjedhin nga aktivitetet të cilat do të realizohen nga partnerët tanë, si;

marshuta për të ecur shtigjet e majave përreth,

lëshim me biçikleta malore nga shtigjet e sharrit,

paraglide,

joga,

fitnes në natyrë,

safari,

via ferrata,

kajak etj…

AKTIVITETIN TUAJ TË PREFERUAR MUND TA REZERVONI ONLINE:

https://bit.ly/2SzbD6p

Përveç ushqimit dhe pijeve që do të shërbehet në restorante, në hapësirat e dedikuara do të mund të shijohet dhe përjetohet edhe përgatitja e ushqimeve tradicionale si flia dhe të tjera.

Ushqimi do t’i ofrohet pjesëmarrësve me çmime modeste. Gjithashtu në po ato hapsira do të vendosen tenda ku shërbehet pije dhe kafe.

Për cdo informacion që ju duhet të shkruani në [email protected] / KultPlus.com

Hapen aplikimet për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bën me dije se hapet thirrja e “Fondit për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë”.

Synimi përmes këtij projekti nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është nxitja e shkrimit të kësaj letërsie dhe vazhdimësia e zbatimit të politikave të këtij institucioni në mbështetje të krijimtarisë së autorëve shqiptarë për fëmijë.

QKLL-ja shprehet se fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë, do të vijojë të jetë ndër projektet bazë dhe të përvitshme.

Poezia dhe proza janë dy gjinitë e letërsisë për fëmijë dhe thirrja u drejtohet të gjithë krijuesve të kësaj letërsie mbi moshën 18 vjeç.

QKLL ka bërë të ditur gjithashtu edhe mënyrën se si do të procedohet me formën e aplikimit dhe se të gjithë aplikantët do të mund të bëhen pjesë e këtij projekti vetëm duke ndjekur kushtet e përcaktuara nga institucioni.

“Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet botuesit. Aplikimi filloi më datën 1 qershor dhe përfundon në datën 28 qershor, ora 16:00. Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 28 qershor. / KultPlus.com

Azerbajxhani shpall vitin 2021 si vitin e filozofit dhe të poetit, Nizami Ganjavi

Pas një vendimi të përshtatshëm presidencial, viti 2021 u shpall në Azerbajxhan si “Viti i Nizami Ganjavit” për të shënuar 880-vjetorin e poetit dhe filozofit të shquar azerbajxhanas, autor i vargjeve klasike të famshme botërore, Nizami Ganjavi.

Nizami lindi në Ganja, qyteti i Atabegs të Azerbajxhanit, Perandoria e Madhe Selxhuke. Ai u rrit, jetoi dhe vdiq në këtë qytet. Emri i vetë poetit ishte Ilyas, por ai mori pseudonimin “Nizami”, që do të thotë “ai që vendos, i rendit fjalët në rregull”.

Edukimi që Nizami mori ishte i shkëlqyeshëm për ato kohë. Sipas rregullave të kohës, Ilyas u shkollua së pari brenda familjes. Si fëmijë (në moshën pesë vjeç) ai mësoi Kuranin e Shenjtë, i cili më vonë citohej vazhdimisht në veprat e tij. Ai gjithashtu studioi letërsinë kuranore, ligjin islam, historitë e Profetit Muhamed dhe të gjithë gamën e disiplinave që përbënin konceptin e “adaba” (edukimit). Si rregull, pasardhësit e familjeve të pasura dërgoheshin në shkollën e famshme teologjike “Nizamiyyah” në Bagdad, ose në Damask, Mekë dhe Kajro për të vazhduar arsimimin e tyre. Nizami, megjithatë, nuk do të shkonte; ai zgjodhi të studionte në qytetin e tij të lindjes, pasi që në vitet 1150 Ganja u bë qyteti i zgjedhur për shumë shkencëtarë, poetë, shkrimtarë, arkitektë nga të gjitha vendet. Duke gjykuar nga librat që përmend Nizami, ai kishte një akses në listat e dorëshkrimeve të punimeve në fusha të ndryshme të shkencës, përkthime, interpretime të shkrimtarëve të antikitetit, koleksione poetike të autorëve arabë, persë dhe shkrime persisht që mbaheshin në bibliotekat e Ganjas. Nizami studioi plotësisht aritmetikën, algjebrën, gjeometrinë, astronominë, kiminë, mineralogjinë, mjekësinë, logjikën, metafizikën, gjeografinë, historinë, poetikën dhe vargëzimin. Suksesi më i madh që ai arriti në fushën e shkencës, siç mund të shihet nga punimet e tij, ishte në mjekësi dhe astronomi.

Specialistët janë ende të mahnitur nga njohuritë e gjithanshme të astronomisë nga Nizami. Në poezitë e tij, “Layla dhe Majnun”, “Shtatë bukuritë” etj., poeti rendit dhe karakterizon në mënyrë profesionale trupat qiellorë, shumë prej të cilëve u bënë të njohur për shkencën europiane vetëm pas shpikjes së teleskopit.

Nizami gjithashtu zotëronte një njohuri të thellë dhe të gjerë në fushën e mjekësisë. Ai ishte njohës i mirë i punëve të mjekëve të lashtë si Galen (Galenus), Hipokrati (Buqrat), si dhe arritjet e mjekësisë dhe farmakologjisë islame (Zakariyya al-Razi, Hunayn ibn Ishaq, Avicenna) dhe të tjerë. Recetat dhe këshillat e dhëna nga Nizami për të ruajtur shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve janë aq të zgjuara dhe të ndjeshme, saqë mahnitin edhe mjekët e sotëm.

Poeti studioi specifikisht historinë, duke përfshirë atë të botës antike dhe Kalifatit Arab, historinë paraislame të kombeve iraniane, historinë dhe etnografinë e shumë fiseve të shpërndara në një zonë të gjerë nga Kina deri në Detin Mesdhe. Ai gjithashtu lexoi me hollësi “Republika”, “Ligjet” dhe “Timaeus” të Platonit; veprat filozofike dhe logjike të Aristotelit, traktatet e Arkimedit, Euklidit, Hermes Trismegistit, Talesit të Miletusit, Apolloniusit të Tianës, dhe të tjerë.

Në veprat e tij, poeti shfaq gjithashtu një njohuri të mrekullueshme të Biblës së Shenjtë dhe letërsisë së krishterë. Ai mund të asistohej nga studiues të shumtë të krishterë rusë, grekë, gjeorgjianë dhe kombeve të tjerë të krishterë që jetonin në Ganja, e njohur që nga ditët e lashta si një qendër e madhe ndërkombëtare, multikulturore. Është gjithashtu e mundur që poeti të ketë folur disa gjuhë të krishtera.

Edhe më shumë se shkenca, ishte poezia që Ilyas i pëlqente që në moshën e tij të adoleshencës. Përveç gjuhës amtare të Azerbajxhanit, Nizami zotëronte shumë gjuhë arabe dhe perse. Ndërsa e para shërbente si gjuhë e përditshme e komunikimit, meqenëse pjesa më e madhe e popullsisë së Ganjas dhe e gjithë popullsia e Arranit fliste gjuhën e Azerbajxhanit, gjuha arabe ishte gjuha e shkencës dhe fesë, ndërsa persishtja ishte gjuha e poezisë. Pra, pothuajse të gjitha kryeveprat e tij janë shkruar në persisht.

Shkrimet e tij për tema, të cilat prekin mbi të gjitha jetën e njeriut, në vargje me cilësi poetike magjike, mendim të pasuruar artistik, filozofik dhe shkencor të botës orientale, e kanë ngritur poezinë në lartësi të panjohura më parë. Vepra e tij kryesore – “Kuinari”, e njohur si “Khamsa”, ose “Pesë poezi” (“Thesari i mistereve”, “Khosrow dhe Shirin”, “Leyli dhe Majnun”, “Shtatë Bukuritë” dhe “Libri i Aleksandrit”) – shënon një “zenith” (kulm) në kërkimin e njerëzimit mbi një ndriçim shpirtëror, duke fituar vendin e tij ndër veprat më të mëdha të letërsisë botërore. Punimet e Nizamit zbukurojnë bibliotekat më të pasura dhe të famshme të botës, përveçse japin një shtysë për zhvillimin e arteve ilustruese orientale, më së shumti në sferën e miniaturës orientale.

Nizami1

Nizami ishte një gjeni që e projektoi humanizmin e tij përtej kufijve kombëtarë, siç dëshmohet qartë nga zgjedhja e personazheve kryesorë në poezitë e tij. Heroi i tij mund të jetë çdo i huaj – persian, arab, grek dhe të tjerët. Qëllimi i Nizamit nuk kapet nga kombësia e heroit ose karakterit. Qëllimi është gjetja e zgjidhjes supreme letrare të idesë. Sidoqoftë, as zgjedhja e personazheve kryesorë dhe as përfaqësimi i dhjetëra kombësive në poezitë e tij nuk është e paqëllimshme. Nizami e bën këtë qëllimisht. Kështu, ai edhe një herë demonstron se shkruan mbi dhe për qeniet njerëzore, dhe se lexuesit e veprës së tij nuk duhet të jenë një komb, por shumë kombe. Dhe për pasojë ndodhi pikërisht në atë mënyrë. Nizami është një nga klasikët më të përkthyer në botë.

Idealet që Nizami propagandoi më shumë se tetë shekuj më parë mbeten të dëshirueshme sot. Njerëzimi aktualisht po lufton për dominimin e tipareve që Nizami dëshironte të shihte te qeniet njerëzore dhe shoqëria. Së bashku me gjenitë e tjerë botërorë që shërbyen si një lloj shkolle globale, Nizami ka një vlerësim të qartë në progresin e përgjithshëm të arritur nga njerëzimi, që nga koha e Nizami deri më tani.

Nizami në poemat e tij krijoi një vepër me shtrirje enciklopedike, në stilin sinkretizëm. Ai sintetizoi traditat zoroastriane, besimin mysliman, kronikat sasanide dhe filozofinë e lashtë greke. Pasqyra e tij historike shumëplanëshe është shkrirë me temën e dashurisë dhe me një përshkrim të konceptit filozofik të ekzistencës dhe mendimet mbi kuptimin e jetës.

Qytetërimi njerëzor është pasuruar nga bashkëveprimi i kulturave të ndryshme gjatë historisë botërore. Në këtë drejtim, Azerbajxhani ende përfiton nga trashëgimia e Nizamit, nga mendimet e tij në lidhje me multikulturalizmin, dialogun, tolerancën dhe respektin ndaj feve, kulturave dhe kombeve të ndryshme. Promovimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bazuar në filozofinë dhe mendimet e Nizamit do të ishte një kontribut i madh për njerëzimin, paqen dhe zhvillimin.

Nizami2

Mësimet humaniste të Nizamit dhe ëndrrat e tij për barazinë, vëllazërimin, lirinë, të mirën, dashurinë dhe rindërtimin e drejtë të shoqërisë, kanë qenë prej kohësh një frymëzim për njerëzit përparimtarë në luftën e tyre për idealet e larta. Kanë kaluar rreth nëntë shekuj që kur lindi Nizami, por talenti i tij rrezatues nuk do të pushojë kurrë së mahnituri. Nizami, krijimet e tij dhe personazhet e tij do të jetojnë dhe do të kontribuojnë në arritjet më të mira të njerëzimit. Veprat e poetit nuk kanë kufij, siç u përmend më herët dorëshkrimet e tij ruhen në muze me famë botërore dhe po studiohen nga studiuesit e Lindjes dhe Perëndimit.

Sot, shumë vende dhe monumente janë emëruar dhe i janë kushtuar poetit të madh azerbajxhanas, Nizami Ganjavi – përveç Azerbajxhanit në disa qytete të mëdha të vendeve të tjera, si Moska, Shën Petersburgu, Derbenti, Çeboksari, Pekini, Akapulko, Kishinau, Luksemburgu dhe Roma. Institucionet, rrugët, sheshet dhe stacione të metrosë janë emërtuar për nder të tij./balkanweb/ KultPlus.com

Sonte finalja e ‘Këngës Magjike’

Sezoni i 22-të i festivalit të ”Këngës Magjike”, këtë vit është zhvilluar ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të pandemisë dhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu pati një numër të kufizuar njerëzish të pranishëm në skenë, mes tyre edhe artistë që kanë kënduar në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.

“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea, përcjell KultPlus.

Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj dhe ne jemi gjithë sy e veshë se kush do të triumfojë në këtë kompeticion muzikor. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në ‘Billboard Music Awards 2021’

“Billboard Music Awards” u rikthyen të dielën në mbrëmje për edicionin e radhës në vitin 2021, vetëm shtatë muaj pas ceremonisë së fundit që u mbajt për shkak të pandemisë.

Weeknd, i cili udhëhoqi me gjithsej 16 nominime, ka arritur të fitoj 10 prej tyre. BTS gjithashtu dominoi me çmime, duke fituar për çdo kategori në të cilën ishin të nominuar, transmeton KultPlus.

Bad Bunny gjithashtu rrëmbeu katër çmime dhe reperi i ndjerë, Pop Smoke fitoi pesë çmime.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve:

Top artistët:

Drake

Juice WRLD

Pop Smoke

Taylor Swift

The Weeknd

Top Artisti i ri:

Gabby Barrett

Doja Cat

Jack Harlow

Pop Smoke

Rod Wave

Top Artisti mashkull:

Drake

Juice WRLD

Lil Baby

Pop Smoke

The Weeknd

Top Artistet femra:

Billie Eilish

Ariana Grande

Dua Lipa

Megan Thee Stallion

Taylor Swift

Top Dyshja më e mirë:

AC/DC

AJR

BTS

Dan + Shay

Maroon 5

Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 200:

Drake

Juice WRLD

Pop Smoke

Post Malone

Taylor Swift

Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100:

DaBaby

Drake

Dua Lipa

Pop Smoke

The Weeknd

Top Artistët më të dëgjuar:

DaBaby

Drake

Lil Baby

Pop Smoke

The Weeknd

Top Artistët me më së shumti shitje:

Justin Bieber

BTS

Megan Thee Stallion

Morgan Wallen

The Weeknd

Top Artistët më të kërkuar në Radio:

Justin Bieber

Lewis Capaldi

Dua Lipa

Harry Styles

The Weeknd

Top Artistët më të kërkuar në rrjete sociale:

BLACKPINK

BTS

Ariana Grande

SB19

Seventeen

Top Artistët R&B:

Jhene Aiko

Justin Bieber

Chris Brown

Doja Cat

The Weeknd

Top Artisti mashkull R&B:

Justin Bieber

Chris Brown

The Weeknd

Top Artistja femër R&B:

Jhene Aiko

Doja Cat

SZA

Top Rap-Artistët:

DaBaby

Drake

Juice WRLD

Lil Baby

Pop Smoke

Top Rap-Artistët Meshkuj:

Juice WRLD

Lil Baby

Pop Smoke

Top Rap-Artistet femra:

Cardi B

Megan Thee Stallion

Saweetie

Top Artistët Meshkuj të Zhanrit Country:

Gabby Barrett

Kane Brown

Luke Combs

Chris Stapleton

Morgan Wallen

Top Artistët Country:

Luke Combs

Chris Stapleton

Morgan Wallen

Top Artistet Femra të Zhanrit Country:

Gabby Barrett

Maren Morris

Carrie Underwood

Top Country Duo/Group:

Dan + Shay

Florida Georgia Line

Maddie & Tae

Top Artistët e Zhanrit Rock:

AC/DC

AJR

Five Finger Death Punch

Machine Gun Kelly

twenty one pilots

Top Artistët më të mirë latinë:

Anuel AA

Bad Bunny

J Balvin

Maluma

Ozuna

Top Artistët meshkuj më të mirë latinë:

Bad Bunny

J Balvin

Ozuna

Top Artistet femra më të mira latine:

Becky G

Karol G

Rosalia

Top Grupi më i mirë latin:

Banda MS de Sergio Lizarraga

Eslabon Armado

Los Dos Carnales

Top Artistët më të mirë të zhanrit Dance/Electronic:

The Chainsmokers

Kygo

Lady Gaga

Marshmello

Surf Mesa

Top Artistët e Krishterë:

Kirk Franklin

Koryn Hawthorne

Tasha Cobbs Leonard

Maverick City Music

Kanye West

Top albumet më të mira në Billboard 200:

Juice WRLD, Legends Never Die

Lil Baby, My Turn

Pop Smoke, Shoot for the Stars, Aim for the Moon

Taylor Swift, folklore

The Weeknd, After Hours

Top Albumi më i mirë i zhanrit R&B:

Jhene Aiko, Chilombo

Chris Brown & Young Thug, Slime & B

Doja Cat, Hot Pink

Kehlani, It Was Good Until It Wasn’t

The Weeknd, After Hours

Top Albumi më i mirë i zhanrit Rap:

DaBaby, Blame It On Baby

Juice WRLD, Legends Never Die

Lil Baby, My Turn

Lil Uzi Vert, Eternal Atake

Pop Smoke, Shoot for the Stars, Aim for the Moon

Top Albumi më i mirë i zhanrit Country:

Gabby Barrett, Goldmine

Sam Hunt, Southside

Chris Stapleton, Starting Over

Carrie Underwood, My Gift

Morgan Wallen, Dangerous: The Double Album

Top Albumi më i mirë i zhanrit Rock:

AC/DC, Power Up

Miley Cyrus, Plastic Hearts

Glass Animals, Dreamland

Machine Gun Kelly, Tickets to My Downfall

Bruce Springsteen, Letter to You

Top Albumi më i mirë latin:

Anuel AA, Emmanuel

Bad Bunny, El Ultimo Tour Del Mundo

Bad Bunny, Las que no iban a salir

Bad Bunny, YHLQMDLG

J Balvin, Colores

Top Albumi më i mirë i zhanrit Dance/Electronic:

DJ Snake, Carte Blanche

Gryffin, Gravity

Kygo, Golden Hour

Lady Gaga, Chromatica

Kylie Minogue, Disco

Top Albumi i Krishterë më i mirë:

Bethel Music, Peace

Elevation Worship, Grave Into Gardens

Carrie Underwood, My Gift

We The Kingdom, Holy Water

Zach Williams, Rescue Story

Top 100 këngët më të mira:

24kGoldn ft. iann dior, “Mood”

Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”

Chris Broën & Young Thug, “Go Crazy”

DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”

The Weeknd, “Blinding Lights”

Top këngët më të dëgjuara:

Cardi B ft. Megan Thee Stallion, “WAP”

DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”

Future ft. Drake, “Life Is Good”

Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez, & Lil Ëayne, “wHATS POPPIN”

The Weeknd, “Blinding Lights”

Top këngët me më së shumti shitje:

Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”

BTS, “Dynamite”

Cardi B ft. Megan Thee Stallion, “WAP”

Megan Thee Stallion, “Savage”

The Weeknd, “Blinding Lights”

Top këngët më të dëgjuara në radio:

Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”

Chris Brown & Young Thug, “Go Crazy”

Dua Lipa, “Don’t Start Now”

Harry Styles, “Adore You”

The Weeknd, “Blinding Lights”

Top bashkëpunimet më të mira:

24kGoldn ft. iann dior, “Mood”

Gabby Barrett ft. Charlie Puth, “I Hope”

Chris Broën & Young Thug, “Go Crazy”

DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”

Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez, & Lil Wayne, “WHATS POPPIN”

Top këngët më të mira të zhanrit R&B:

Jhene Aiko ft. H.E.R., “B.S.”

Justin Bieber ft. Quavo, “Intentions”

Chris Brown & Young Thug, “Go Crazy”

Doja Cat, “Say So”

The Weeknd, “Blinding Lights”

Top këngët më të mira të zhanrit rap:

24kGoldn ft. iann dior, “Mood”

Cardi B ft. Megan Thee Stallion, “WAP”

DaBaby ft. Roddy Ricch, “ROCKSTAR”

Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez, & Lil Wayne, “WHATS POPPIN”

Megan Thee Stallion, “Savage”

Top këngët më të mira të zhanrit country:

Jason Aldean, “Got What I Got”

Gabby Barrett, “I Hope”

Lee Brice, “One of Them Girls”

Morgan Wallen, “Chasin’ You”

Morgan Wallen, “More Than My Hometown”

Top këngët më të mira të zhanrit rock:

AJR, “Bang!”

All Time Low ft. blackbear, “Monsters”

Glass Animals, “Heat Waves”

Machine Gun Kelly ft. blackbear, “my ex’s best friend”

twenty one pilots, “Level of Concern”

Top këngët më të mira latine:

Bad Bunny, “Yo Perreo Sola”

Bad Bunny & Jhay Cortez, “Dakiti”

Black Eyed Peas & J Balvin, “RITMO (Bad Boys For Life)”

Maluma & The Weeknd, “Hawai”

Ozuna x Karol G x Myke Toëers, “Caramelo”

Top këngët më të mira në zhanrin Dance/Electronic:

Lady Gaga, “Stupid Love”

Lady Gaga & Ariana Grande, “Rain on Me”

SAINt JHN, “Roses (Imanbek Remix)”

Surf Mesa ft. Emilee, “ily (i love you baby)”

Topic & A7S, “Breaking Me”

Top këngët krishtere:

Elevation Worship ft. Brandon Lake, “Graves Into Gardens”

for KING & COUNTRY, Kirk Franklin & Tori Kelly, “TOGETHER”

Kari Jobe, Cody Carnes, & Elevation Worship, “The Blessing (Live)”

Tauren Wells ft. Jenn Johnson, “Famous For (I Believe)”

Zach Williams & Dolly Parton, “There Was Jesus”

Top këngët më të mira të ungjillit:

Koryn Hawthorne, “Speak To Me”

Jonathan McReynolds & Mali Music, “Movin’ On”

Marvin Sapp, “Thank You For It All”

Tye Tribbett, “We Gon’ Be Alright”

Kanye West ft. Travis Scott, “Wash Us In The Blood”. / KultPlus.com

Si nga juria, ashtu dhe publiku: Vendi që doli me 0 pikë nga ‘Eurovision 2021’

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e “Eurovision 2021”. Fituese u shpall Italia, e përfaqësuar nga Maneskin me këngën “Zitti e Buoni” (524 pikë).

Nga 39 shtetet pjesëmarrëse Mbretëria e Bashkuar u vlerësua me 0 pikë, si nga juria ashtu dhe nga publiku, transmeton KultPlus.

Mbretëria e Bashkuar përfaqësohej nga James Newman me këngën “Embers”.

Kujtojmë se në vend të dytë doli Franca me 499 pikë, e përfaqësuar nga Barbara Pravi me këngën “Voila”.

Në vend të tretë doli Zvicra me 432 pikë, e përfaqësuar nga Gjoni me këngën “Tout I’Univers”.

Shqipëria, e cila përfaqësohej nga këngëtarja Anxhela Peristeri u radhit në vendin 21 (57 pikë).

Anxhela mori 22 pikë nga juritë e 39 shteteve dhe 35 pikë nga publiku. / KultPlus.com

E akuzuan se ka përdorë drogë, reagon këngëtari: Jemi kundër përdorimit të drogës dhe nuk e kemi konsumuar kurrë

Gjatë transmetimit të festivalit evropian “Eurovision”, këngëtari italian i grupit “Maneskin” në disa pamje ku dyshohej se po merrte drogë gjatë transmetimit të natës finale.

Pamjet u bënë virale në rrjete sociale, por këngëtari e mohoi këtë gjë, ai tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe në ato momente.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano.

Më pas grupi bëri një postim në rrjetin social “Instagram”, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur”, shkruan grupi. / KultPlus.com

Inaugurohet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2021

Sot u bë inaugurimi solemn i Pavionit të Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut.

Në këtë edicion Republika e Kosovës përfaqësohet nga artisti dhe arkitekti i mirënjohur Maksut Vezgishi, me projektin “Conteinporary”, ideuar dhe kuruar bazuar në temën e përgjithshme të Bienales “How will we live together”. Sipas autorit të veprës ‘CONTAINER’ është një ‘objekt’ i madh i hapur, i destinuar për ngarkimin e ‘PËRMBAJTJEVE’ të ndryshme.

Ka formë, funksion dhe dizajn të jashtëzakonshëm. Ndodhet në çdo komunë. Rreth këtij kontejneri mbetet i hapur peizazhi i ndërtesave të ndërtuara për të qenë të përjetshme.

Specifikat që ofrojnë ‘MUNDËSITË E REJA’ të përdorimit, hapësirat për eksperimentimin, socializimin, reflektimin, aktivizmin, shpresën, idetë e reja, fantazitë dhe qëllimet…

Kuratori dhe autori i ekspozitës, Maksut Vezgishi vë theksin në emërtimin e instalacionit të titulluar “Containporary”, duke e ndarë në togfjalshin “container” dhe “contemporary” me aludimin në të përditshmen bashkëkohore.

Në ceremoninë e inagurimit ishin prezent Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim.

Ata vlerësuan lartë përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën kulturore ndërkombëtare dhe theksuan se Institucionet e Republikes së Kosovës mbeten të përkushtuara në përkrahjen e punës së artistëve në promovimin e kulturës dhe artit kosovar në rrafshin global.

Pavijoni i Kosovës për publikun do të qëndrojë i hapur nga 22 maj 2021 deri më 21 Nëntor 2021.

Më poshtë gjeni linkun e Pavijonit të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

https://kosovopavilion17th.com/?fbclid=IwAR2Pcn0n8IO2aXlM6PszA7OwbbB8BBI9FHAE922QMfOE9J7v3ATXeRkOdwA

Lista e plotë e 26-të shteteve finaliste të Eurovision 2021

Me 10 shtetet finaliste të nxjerra nga gjysmëfinalja e dytë, është plotësuar lista e plotë prej 26 shteteve që do të prezantohen të shtunën në finalen e madhe, e cila do të mbahet në “Ahoy Arena”.

Kjo është lista e plotë me përfaqësuesit përkatës të secilit shtet në finalen e Eurovision 2021:

Shqipëria: Anxhela Peristeri – “Karma”

Azerbajxhani: Efendi – “Mata Hari”

Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place”

Bullgaria: VICTORIA – “Growing Up is Getting Old”

Qipro: Elena Tsagrinou – “El Diablo”

Finlanda: Blind Channel – “Dark Side”

Franca: Barbara Pravi – “Voilà”

Gjermania: Jendrik – “I Don’t Feel Hate”

Greqia: Stefania – “Last Dance”

Islanda: Daði og Gagnamagnið – “10 Years”

Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”

Italia: Måneskin – “Zitti e buoni”

Lituania: THE ROOP – “Discoteque”

Malta: Destiny – “Je Me Casse”

Moldavia: Natalia Gordienko – “Sugar”

Holanda: Jeangu Macrooy – “Birth of a New Age”

Norvegjia: TIX – “Fallen Angel”

Portugalia: The Black Mamba – “Love Is on My Side”

Rusia: Manizha – “Russian Woman”

San Marino: Senhit – “Adrenalina”

Serbia: Hurricane – “Loco Loco”

Spanja: Blas Cantó – “Voy a quedarme”

Suedia: Tusse – “Voices”

Zvicra: Gjon’s Tears – “Tout l’univers”

Ukraina: Go_A – “SHUM”

Mbretëria e Bashkuar: James Newman – “Embers”. / KultPlus.com

‘Brit Awards’, dëshmi se muzika pop mund të ketë sukses, cilësi e laramani

Industria përnjohu mega-yjet, por nuk shpërbleu vetëm suksesin komercial, dhe më në fund po ushqen më shumë sesa një grusht të vogël artistësh

Ju mund t’i shihni, nëse keni këtë prirje, fituesit e sivjetmë të “Brit” si kundërpërgjigje ndaj atyre të vjetshmëve. Pabarazia gjinore në nominimet e 2020-s – në kategoritë me gjini të përzier, një artiste britanike mori një përzgjedhje – pati lënë në hije vetë ngjarjen: “në frymën e qëndrueshmërisë, ‘Brits’ po riciklojnë çdo lloj arsyetimi për atë pse ishin kaq pak femra të nominuara”, kishte thënë komediani Jack Whitehall, jo në një show televiziv, por në mes të ndarjes së çmimeve.

Por këtë vit, në një ceremoni që ashiqare përpiqej t’ia dilte mbanë me kufizimet e COVIDIT – një audiencë me punëtorë kyç, të shënjuar me ulëse të zbrazëta, që dukej të ishte me milje larg nga veprimi; shikimi i çuditshëm i njerëzve që morën çmime e që qëndronin dy metra larg shoqi-shoit, a thua se kishin përplasje të furishme pak para ardhjes në skenë – gjashtë nga shtatë fituesit në kategoritë me gjini të përziera ishin femra: vetëm çmimi i vetëm për Harry Stylesin e këngën e tij “Watermelon Sugar” e theu trendin. Me siguri që dikush është duke e bërë një tweet gjithë inat për plotësimin e formularëve, por edhe nëse është kështu, ata nuk duket t’u kenë kushtuar vëmendjeve tabelave gjatë vitit të kaluar. “Brits” ekzistojnë për të vlerësuar suksesin – ju mund të nominoheni për shumicën e çmimeve vetëm nëse keni një album në krye të tabelave apo edhe një single – dhe kështu kjo ndreqje është më shumë një reflektim mbi cilësinë e artisteve që ia dolën mbanë vitin e kaluar.

Ju mund të keni parashikuar që Dua Lipa do të përfundonte me albumin britanik dhe çmimet si solo artiste para se ajo të dilte në skenë me një kostum me flamur të Unionit që dukej t’i afrohej stilit të “Spice Girls” gjatë performancës në “Brit Awards” më 1997: albumi i saj “Future Nostalgia” që u shit në përmasa transatlantike që u ngjit në vendin e parë në 15 shtete dhe që hëpërhë po e shijon javën e vet të 58-të në tabelat e albumeve në Britani, dhe kjo ndjesi e suksesit ndërbreznor të popit me siguri do t’i ketë sjellë asaj vota. Por fitorja e saj u vulos nga cilësia e materialit: një përzierje e zgjuar e discos dhe popit që mban ndikimin e Princeit.

Edhe artistja fituese Arlo Parks tregoi që kur vjen puna te fitorja, ju duhet të keni më shumë sesa veç shitje – ajo mposhti plot të tjerë më të suksesshëm komercialisht falë albumit të saj debutues “Collapsed in Sunbeams”, që bashkoi kritikët dhe adhuruesit e pasionuar me tonin lirik të panxituar e bisedimor dhe rigdhendjen e shpirtit klasik. Nga rapperët e nominuar britanikë, AJ Tracey dhe Headie One kanë pasur singleat më të mëdhenj, por J. Hus fitoi me albumin e tij të dytë “Big Conspiracy”: edhe më i theksueshëm e më introspektiv sesa debutimi i tij “Common Sense”.

Taylor Swift fitoi namin e një ikone që nuk pushon së marri çmime globale, dhe këtë më meritë e jo vetëm pse incizoi dy albume fort të suksesshme derisa ishte në izolim. Përgjigjja e saj bullizuese ndaj një fesati sa i përket pronësisë së mjeshtërve të gjashtë albumeve të saj të para ishte një fitore e madhe mediatike që luante mbi simpatinë e kahershme publike për artistë që manipuloheshin prej një industrie moskokëçarëse muzikore: një lëvizje fort mbresëlënëse shahu që, me albumin e saj të riincizuar, “Fearless”, fitoi një tjetër vend të parë.

Edhe megayjet mbresuan për të mirë në kategoritë ndërkombëtare si Weeknd e Billie Eilish. Por sërish, voltazhi prej yjesh nuk ishte i vetmi faktor: mes tyre ata realizuan muzikë që ngriti rekorde të larta për introversionin dhe ekstroversionin në pop.

Siç mund të prisni për një ceremoni çmimesh të paktën pjesërisht të parashikuar, është një reflektim krejt i qashtër mbi atë se ku po qëndron hëpërhë industria e popit. Ndryshimi në pabarazinë gjinore thotë që industria më në fund mund të bëjë përpjekje për të ushqyer artiste të reja./koha/ KultPlus.com

‘Brit Awards 2021’ mbahet me praninë e mijëra njerëzve

Taylor Swift do të nderohet me çmimin “Ikonë Globale” të martën në “Brit Awards”, e cila planifikohet të mbahet përballë një audiencë me 4000 pjesëmarrës.

Ceremonia kryesore e çmimeve të muzikës e Britanisë po përdoret si ngjarje provuese nga qeveria para lehtësimit të plotë të kufizimeve të COVID-19 që pritet këtë verë.

Pjesëmarrësit nuk do të kenë distancë mes vete dhe nuk do të mbajnë maska në fytyrë, por ata duhet të kenë një test negativ.

Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare Dua Lipa është po ashtu e nominuar për tri çmime, shkruan AP, transmeton KultPlus.

Taylor Swift do të bëhet gruaja e parë që merr çmimin “Ikonë Globale”, i cili më parë u është ndarë artistëve si Elton John dhe David Bowie. / KultPlus.com