“Çka asht vdekja, nëse jo një rastësi e parandësishme?”

Henry Scott-Holland

Përktheu: Fisnik Ismaili

Deka s’asht hiç gja. S’njehet. Veç kam dalë n’dhomën tjetër. Gja s’ka ndodhë. Krejt mbetet njajtë se qysh ka qenë. Unë jam unë, ti je ti, edhe qajo jetë që e kemi jetue me aq qef mbetet paprekë, pa ndryshue. Çkado që ishim për njani-tjetrin, jemi hala. Thirrëm njajtë qysh m’ke thirrë. Fol për mue qashtu me lehtësi qysh ke folë gjithë. Mos e ndrysho zanin. Mos i shto as krenari, as pikëllim. Kesh, qysh ke keshë gjithmonë me ato hajgaret e vocrra që i kemi dashtë të dytë. Luej, buzëqesh, mendo në mue, lutu për mue. Lema emnin me u ndje e njajta fjalë nëpër shpi, qysh asht ndje gjithmonë. Le të thuhet pa mund, pa fije randimi mbi të. Jeta mbetet ajo që asht. E njajta që ka qenë. Vazhdimësi e pandryshueme edhe e pathyeme. Çka asht vdekja, nëse jo një rastësi e parandësishme? Pse duhna me u harrue, veç se jam larg syve? Kur unë jam veç duke të pritë, për pak kohë, qetu afër, te sokaku. Krejt asht mirë./KultPlus.com

Ndalni tana orët

W.H. Auden

Përktheu: Fisnik Ismaili

Ndalni tana orët

Ndalni të tana orët, telefonat këputini tashti

Qentë mos i lini me lehë mbas nji të langshmi ashti

Shukatini pianot dhe tupanat e ngulfatun le të bijnë

Nxirreni arkivolin, vajtuesve thuejuni të vijnë

Le të sillen aeroplanat rënkueshëm qiellin tue e prekë

Me i shkrue fjalët atje naltë Ai ka Vdekë,

Vënju fjonga rreth qafe pëllumbave të bardhë në shesh,

Policët e trafikut dorëza pambuku të zeza me veshë

E kisha Veri, Jug, Lindje e Perëndim

Javën time të punës, të dielën time pushim

Mesditë, mesnatë, kangën time, të folunit tim

Mendova se dashnija ka me zgjatë përgjithë, isha gabim.

S’vyejnë ma yjet, fikni asnjani mos me u pa

Hanën palone e diellin çmontone, pra.

Derdhne oqeanin dhe rrafshone pyllin krejt

Sepse kurrgja tash e mirë ma nuk ka mbetë./KultPlus.com

Llogoja e Tiranës dyshohet të jetë plagjiat

Tirana është në prag të festës së 100 vjetorit të kryeqytetit, dhe për këtë festë Bashkia e Tiranës kishte bërë edhe një thirrje për të zgjedhë llogon e këtij përvjetori, shkruan KultPlus.

Rrezeart Galica, dizajneri kosovar ka shpërndarë në facebook një llogo të ngjashme të “Truman”, që sipas Galicës, Karrota e ka përdorë për llogon e Tiranës.

“100 vjet më kopjove me “dashuri”.
Ç’skandal!

“Truman” e ideoi dhe konceptoi Rosie Manning, 2016
https://dribbble.com/rosiemanning/tags/truman”, ka shkruar Galica.

Por vetë udhëheqësi i kompanisë “Karrota”, ka komentuar te Galica, se nuk po din të bëj krahasimin mes plagjiaturës dhe trendit. /KultPlus.com

Largohet obelisku i “NEWBORN” në Prishtinë (FOTO)

Obelisku i “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, para disa minutash ka nis të largohet nga aty, shkruan KultPlus.

Deri më tash janë larguar disa shkronja e disa ende janë në vendin ku kanë qenë.

Arsyeja e largimit të shkronjave historike është renovimi i tyre ne prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkruar në rrjetin social, Fisnik Ismaili-ideator i këtij obelisku.

“NEWBORN”, tashmë është në mbrojtje të përkohshme në Listën e Trashëgimisë Kulturore ndërkaq ky obelisk është vendosur plotë 10 vite më parë, kur Kosova u shpall shtet i pavarur./ KultPlus.com

Fisnik Ismaili në TEDx Tirana

Organizatorët e TEDx Tiarana kanë zbuluar folësin e radhës në “Naked Fisnik Ismaili”, ngjarje kjo që do të mbahet këtë të shtunë, shkruan KultPlus.

Poashtu për këtë event, TEDxTirana ka njoftuar ndjekësit edhe me biografinë e Fisnik Ismailit, ku kanë shpjeguar se Fisnik Ismaili ka lindur në Prishtinë, dhe ka jetuar në Londër për 12 vite ku dhe mbaroi studimet Bachelor në Multimedia. Ne vitin 2005, Fisniku u kthye në Kosovë dhe Shqipëri ku themeloi agjencitë publicitare Karrota dhe Ogilvy Albania. Aktualisht ai shërben mandatin e dytë si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës.

Ish luftëtar në UÇK, Fisniku po ashtu njihet si autor i shumë veprave kreative dhe satirës politike në Kosovë, si dhe është ideatori i Monumentit të Pavarësisë, NEËBORN, për të cilin fitoi çmimin më prestigjoz në botë për dizajn, Luanin e Artë në Cannes, dhe gjashte çmime të tjera ndërkombëtare. Ligjërues në Multimedia, rishtaz ka përfunduar studimet Master në Corporate Communications and Public Affairs në U.K./KultPlus.com