Pamja e ‘Newborn’ për 16 vjetorin e pavarësisë, ky është mesazhi sivjet

Obelisku i Pavarësisë “NEWBORN” ka marrë pamje të re për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Mesazhi i sivjetëm i simbolit të Pavarësisë së Kosovës lidhet me liberalizimin e vizave. Në secilën prej shkronjeve janë të paraqitura shtete ku qytetarët mund të udhëtojnë pa viza.

Përndryshe, çdo  vit autori Ismaili i ndryshon ngjyrat e monumentit, përmes të cilave përçon mesazhe të gjendjes aktuale në vend dhe në botë./KultPlus.com

NEWBORN do të bëhet me “Shtatë qiejt”

Si çdo vit, NEWBORN ndryshon petkun dhe sivjet do të ketë një duke të re, shkruan KultPlus.

Fisnik Ismaili në një emision ka bërë të ditur për formatin e sivjetmë, i cili ka shpjeguar se në njërin nga vitet e mëhershme, NEWBORB ishte me gjemba, që ishte një mesazh për liberalizim të vizave, e sivjet do të jetë pa gjemba, po për të shënuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.  Ai gjithashtu ka dhënë edhe mesazhin e shtatë shkronjave të NEËBORB që sivjet do të kenë mesazhin e Shtatë qiejve. / KultPlus.com

“NEWBORN” me pamje të re në 15-të vjetorin e pavarësisë

Tashmë është bërë tradicionale që obelisku “NEWBORN” të ndërroj pamje në çdo përvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Edhe këtë vit, obilesku po merr pamje të re e për këtë ka njoftuar autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili.

Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës – e kaltërta, e verdha dhe e bardha.

 “New Born” është objekti më i njohur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më  17 shkurt 2008 dhe qysh nga viti 2013, ky momunent ndryshon pamjen në mënyrë që të përçojë mesazhe të ndryshme. / KultPlus.com

Foto: Ridvan Slivova / Telegrafi

‘Gratë me krahë’ – Newborn këtë vit i dedikohet gruas (FOTO)

Monumenti në Prishtinë “Newborn” këtë vit i dedikohet gruas, i kushtohet çikave në sport, në muzikë e në çdo fushë që po e zbardhin fytyrën e Kosovës, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që akoma sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne, shkruan KultPlus.

“Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment”, ka thënë krijuesi i këtij monumenti, Fisnik Ismaili.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Ismaili ka paraqitur përmes një fotografie se si do të duket ky monument, derisa ka kërkuar edhe ndihmë nga njerëzit vullnetarë.

“Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj”, ka shkruar ai mes tjerash.

Newborn këtë vit do të marrë këtë pamje: /KultPlus.com

Monumenti i NewBorn këtë vit i kushtohet ‘Fuqisë së vajzave’

Monumenti i ‘NewBorn’ edhe këtë vit si çdo vit tjetër, më 17 shkurt do të ndryshojë ngjyrën dhe motivin.

Sivjet, monumenti që simbolizon Pavarësinë e Kosovës do t’i kushtohet ‘Fuqisë së vajzave’.

“NewBorn14 ka të bëjë me Fuqinë e Vajzave”- ka shkruar në Facebook Fisnik Ismaili, autor i këtij monumenti./KultPlus.com

Historia e monumentit që përcjellë mesazhe të ndryshme çdo vit

Janë bërë 13 vite qëkur Fisnik Ismaili projektoi një skulpturë për të festuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2018.

Ishte fjala “NewBorn” e ngjyrosur me të verdhë, në të cilën në momentin që u zbulua mbi 150 mijë njerëz vendosën nënshkrimin e tyre duke lënë gjurmët e qytetarëve tek monumenti, shkruan Demokracia, përcjellë KultPlus.

Ideja e monumentit NewBorn ishte që të ngjyrosej çdo vit ndryshe sepse kjo do ta krijonte një vepër, e cila do të ishte e njëjtë në formë, por e ndryshme në pamje për çdo vit. Por kjo nuk u realizua për arsye se qeveria nuk e mbështeti financiarisht atë.

Ndryshimi i kësaj skulpture erdhi në pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me iniciativën e vetë ideatorit i cili ftoi qytetarët që të kontribonin në ndryshimin e NewBorn-it, duke vazhduar kështu çdo vit.

Çdo vit përmes kësaj skulpture përcillen mesazhe të ndryshme që lidhen me historinë e Kosovës.

Kështu dukej NewBorn në vitin 2013, i pikturuar me flamujtë e të gjitha vendeve që kishin njohur Kosovën si vend të pavarur, si shenjë falenderimi për njohjen e tyre.

Duke vazhduar traditën e ngjyrosjes së monumentit për çdo 17 shkurt, në vitin 2014, NewBorn mori pamjen e uniformave ushtarake, për të nderuar flijimin e popullit gjatë luftës së vitit 1999, sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës së NATO-s për çlirimin e vendit.

Çdo shkronjë pati ngjyrat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, dhe të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK.

NewBorn i vitit 2015 kishte temën “Shprehu shlirë, ndjehu mirë”, duke lejuar secilin qytetar të pikturonte çfarë kishte dëshirë. Vetëm shkronja “E” ishte e tëra e zezë duke theksuar ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, për në vendet e Europës gjatë atij viti.

Me pamjen e qiellit të rrethuar me tela dhe gjemba NewBorn vitit 2016 tregonte situatën në të cilën gjendej Kosova duke mos pasur të drejtën për të lëvizur lirshëm pa viza. Situatë në të cilën jemi edhe sot.

Në një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë, ku një mur në Mitrovicë vazhdimisht po e cenonte sovranitetin e shtetit, NewBorn i vitit 2017 dëshironte të rrëzonte këto mure.

Në shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2018 shkronja B u zëvendësua me numrin një.

Pasi që monumenti ishte ideuar për të përcjellë mesazhe të ndryshme, përmes dizajnit të vitit 2019 percillej mesazhi “Ruaje Tënden”. Një mesazh për të ruajtur mjedisin që na rrethon.

I lyer i tëri me të zezë përpos shkronjës W, me mbishkrime dhe lule e flutura shumëngjyrëshe, NewBorn i vitit 2020 u kushtohej të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

“E prumë paqen bashkë” tema për vitin 2021. Me vendosjen e pëllmbave të dorës me ngjyra të uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mesazhi për këtë vit është të i tregojmë botës se paqen e prumë gjithë ne me shumë sakrificë dhe se lufta ndryshoi gjithçka që ne të jetojmë të lirë.

Pas zbulimit më 17 shkurt 2008, “NewBorn” u bë shpejt një simbol i Kosovës. Ai u shfaq në faqen e parë të The New York Times një ditë më pas, në vitin 2012, Rita Ora, ylli i popit kosovaro-britanik, vallëzoi në të në një video muzikore dhe fitoi shumë çmime në fushën e dizajnit. /Demokracia.com/KultPlus.com

Nis sot ngjyrosja e NewBorn-it me ngjyrat e ushtrisë

Ideatori i monumentit NewBorn, Fisnik Ismaili i ka ftuar sot të gjithë qytetarët që pasi të kenë votuar, të dalin para monumentit NewBorn dhe ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument.

Sipas tij, ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e martën më datat 15 dhe 16, ku do të dalin që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë.

“Prandaj, nga nesër i ftojmë të gjithë qytetarët që në ditën e dashurisë, më 14 shkurt, që koincidon me ditën e zgjedhjeve, pasi të kenë votuar, që të dalin para monumentit NEWBORN dhe t’a ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument. Ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e martën më datat 15 dhe 16, ku do të dalim që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë, që në fund Monumenti NewBorn të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve”, ka shkruar Ismaili./ KultPlus.com

Newborn po merr dukje të re, në këtë monument mund të vendoset edhe dora e juaj

Monumenti Newborn, ka filluar të ndryshojë pamje pak ditë para 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës. Këtë vit janë duart me ngjyrën e ushtrisë që do zënë vend në shkronjat e këtij monumenti, shkruan KultPlus.

Gjatë vitit të kaluar, kur Kosova shënoi 12-vjetorin e pavarësisë së saj, ky monument iu kushtua të mbijetuarve të abuzimit seksual.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa këtë vit nëpërmjet faqes kryesore të monumentit të Newbornit-it është bërë e ditur se tema ketë vit do të jetë që i bashkon të gjithë.

Nëpërmjet ngjyrosjes së sivjetme të këtij monumenti synohet që ti tregohet botës se jemi bashkë, sikur në ditën kur shpall pavarësia dhe të gjithë lam një shenjë.

Nga nesër janë ftuar qytetarët që të dalin dhe ta ngjyronin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument.

Ky proces i ngjyrosjes do të vazhdojë edhe në datat 15 dhe 16 shkurt, që në fund ky monument të ketë pamjen e uniformës së ushtrisë të krijuar nga duart e vetë qytetarëve./ KultPlus.com

E PRUMË PAQEN BASHKË 🖐️ Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, është momenti…

Posted by Newborn Monument on Saturday, February 13, 2021

Rushiti: Është momenti i fundit që shoqëria jonë t’i tejkalojë paragjykimet ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale

Çdo 17 shkurt monumenti ‘NEWBORN’ tradicionalisht ia përçon një mesazh gjithë botës nga Kosova në Ditën e Pavarësisë së saj, duke e ndryshuar dukjen, e ndonjëherë edhe formën, shkruan KultPlus.

Natyra e mesazhit të përçuar duhet ta përfshijë medoemos Kosovën si pjesë të pandashme të rruzullit, duke prekur çështje që shqetësojnë si vendin tonë, ashtu edhe botën që bashkëndajmë.

Deri më tash ‘NEWBORN’ ka shprehur vizualisht mirënjohje botës për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës për ta kapërcyer shtypjen, ka nxitur lirinë e shprehjes, ka bërë thirrje kundër izolimit dhe ndërtimit të mureve në vend të urave, si dhe e ka ngritur vetëdijesimin për çështje mjedisore dhe për ngrohjen globale.

Sivjet ‘NEWBORN’ synon ta prekë një çështje fort të ndjeshme dhe shpesh të lënë mbas dore: viktimat e përdhunimit gjatë konfliktit dhe gjithë mundin e tyre për t’i kapërcyer vuajtjen dhe poshtërimin e përjetuar.

Nuk ka pothuajse asnjë komb a shtet, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, që të mos jetë përballë me këtë çështje të paktën një herë. Sot që konfliktet përndizen nëpër vende të ndryshme, viktimat e tyre kryesisht femra vazhdimisht përdhunohen, ose pas konfliktit i vuajnë paragjykimet dhe vështirësitë e të pranuarit në shoqëri.

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitim të Viktimave të Torturës së Luftës, Feride Rushiti  ka realizuar sot një fotografi TEK monumenti NEWBORN i cili këtë vit ju dedikohet viktimave të abuzimit seksual.

Në publikimin e kësaj fotografia, Rushiti ka përçuar edhe një mesazh. Ajo kërkon që ky të jetë momenti i fundit që shoqëria jonë t’i tejkalojë paragjykimet dhe cilësimet e padrejta karshi kësaj kategorie shoqërore.



KultPlus ju sjell postimin e plotë të Feride Rushitit:

#NEWBORN2020 – Lindja e një të ardhme për të mbijetuarat e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.
Sot, 12 vjet më parë u jetësua ëndrra e kamotshme e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur. Ky rrugëtim shumëshekullor, përveçse i mundimshëm ishte po aq i dhimbshëm. Shumë vuajtje e sakrifica na shoqëruan përgjatë çlirimit. Monumenti #NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit te #Kosovës, e që njëherësh është edhe lindje e shpresës për një jetë të re, këtë vit i dedikohet një kategorie të veçantë shoqërore –
#tëMbijetuarvetëDhunësSeksuale nga koha e luftës. Përfundimi i luftës në Kosovë dhe shpallja e Pavarësisë, thuajse vetëm për këtë kategori të ndjeshme shoqërore nuk shënoi fillimin e një jete të re, në fakt përfundimi i luftës për to/ta solli fillimin e një vuajtje të re, asaj të nëpërkëmbjes , përbuzjes e fajësimit për diçka që më së paku do të mund të fajësoheshin.
Është momenti i fundit që shoqëria jonë t’i tejkalojë paragjykimet dhe cilësimet e padrejta karshi kësaj kategorie shoqërore.
Kësisoj, NEËBORN tërësisht ju dedikohet #viktimave – të mbijetuara të dhunës seksuale të luftës!
#BëhuZëriIM
#BeMyVoice
Vasfije Krasniqi Goodman
Shyrete Tahiri Sulimani
KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims
QPDG – Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave
Medica Gjakova
Medica Kosova
Rally For Her Justice
#justiceforall.”

Vizualisht, këtë vit ‘NEWBORN’ është ngjyrosur kryesisht në të zezë, duke përfaqësuar shkatërrimin dhe zbrazëtinë që lë mbrapa secila luftë. Germa “Ë” është mbuluar me elemente shprese e lirie në forma të ndryshme lulesh, zogjsh e fluturash, që përfaqësojnë karakterin e brishtë, por megjithatë të rimëkëmbshëm të të gjitha viktimave që mbijetojnë dhe i jetësojnë përpjekjet së bashku, ndërsa format depërtojnë përtej W-së (War [Lufta], Women [Gratë], World [Bota]).

Shpërthimi i pozitivitetit dhe i shpresës shtrihet te germat e afërta E dhe B, duke u përhapur edhe nëpër germat e tjera për ta përfaqësuar të vërtetën e ngadaltë, por të pashmangshme se e mira do të ngadhënjejë.

Secila prej germave të zeza përmban edhe rrëfime të shkurta prekëse ose fjali të mbledhura nga viktima anembanë botës, në shqip e anglisht. Këto copëza janë botuar më parë, duke përshkruar përjetime të tmerrshme dhe kujtime të hidhëta. / KultPlus.com

Newborn dhe Anemone

Nga: Shpresa Komani-Frrokaj

Këtë vit NEWBORN i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo ide nuk lindi rastësisht, është një ide e kamotshme për t’i dhënë zë fatit të 20.000 të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit. 12 vite shtet, 12 fjalë janë pak, për të ndjerë dhembjen e madhe që ata i shoqëron çdo ditë, çdo javë dhe gjithë jetën…

E këtë shtet e ndërtojë edhe fati i tyre, një fat i hidhur qe 20 vjet pas nuk u ndryshua, duke mbetur i njëjtë në çdo ditë, në çdo datë e në çdo stinë. Përkrahja jonë për të mbijetuarat, përmes NEWBORN këtë herë do i kaloj kufijtë, do të shkojë përtej oqeaneve…KOSOVA E TYRE ME NE FUND FESTON TRIUMFIN E LIRISE, FESTON PER TE I KUJTUAR SA JANE GJALL, ENDE GJALLE

Shumë të mbijetuar të dhunës seksuale tashmë janë bërë nëna dhe baba, janë bërë gjyshër dhe gjyshe, disa të tjerë nga stigma as që janë martuar, duke u frikësuar që fati i tyre i trishtë mund të kuptohet nga personi që do e kalonin jetën.

Këtë herë NEWBORN, është me ngjyrë të zezë, dhe me shumë ngjyra të tjera në të. Këtë herë vjen me lulen ANEMONE, me lulen identifikuese të fatit te tyre. Me lulen e shpresës së vetme që do t’i përcjell përgjatë gjithë jetës. Këtë herë, në NEWBORN do të jetë i vendosur në të njëjtin vend, por pesha e tij është më e madhe se kurrë, është emocion i gjallë, shpresë e gjallë për ditë më të mira, për një jetë më të mirë.

Dhuna seksuale që ndodh në gjithë botën fatkeqësisht, çdo javë, ditë, muaj, minuta dhe sekonda,  është plagë që nuk e fshijnë as vitet e as vet jeta, nuk e lanë asnjë ujë dhe nuk e shter asnjë burim. /KultPlus.com

Këtë vit ‘Newborn’ ngjyroset me të zezë, i kushtohet viktimave të abuzimit seksual

Çdo 17 shkurt monumenti ‘NEWBORN’ tradicionalisht ia përçon një mesazh gjithë botës nga Kosova në Ditën e Pavarësisë së saj, duke e ndryshuar dukjen, e ndonjëherë edhe formën.

Natyra e mesazhit të përçuar duhet ta përfshijë medoemos Kosovën si pjesë të pandashme të rruzullit, duke prekur çështje që shqetësojnë si vendin tonë, ashtu edhe botën që bashkëndajmë.

Deri më tash ‘NEWBORN’ ka shprehur vizualisht mirënjohje botës për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës për ta kapërcyer shtypjen, ka nxitur lirinë e shprehjes, ka bërë thirrje kundër izolimit dhe ndërtimit të mureve në vend të urave, si dhe e ka ngritur vetëdijesimin për çështje mjedisore dhe për ngrohjen globale.

Sivjet ‘NEWBORN’ synon ta prekë një çështje fort të ndjeshme dhe shpesh të lënë mbas dore: viktimat e përdhunimit gjatë konfliktit dhe gjithë mundin e tyre për t’i kapërcyer vuajtjen dhe poshtërimin e përjetuar.

Nuk ka pothuajse asnjë komb a shtet, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, që të mos jetë përballë me këtë çështje të paktën një herë. Sot që konfliktet përndizen nëpër vende të ndryshme, viktimat e tyre kryesisht femra vazhdimisht përdhunohen, ose pas konfliktit i vuajnë paragjykimet dhe vështirësitë e të pranuarit në shoqëri.

Vizualisht, këtë vit ‘NEWBORN’ do të ngjyroset kryesisht në të zezë, duke përfaqësuar shkatërrimin dhe zbrazëtinë që lë mbrapa secila luftë. Germa ë do të mbulohet me elemente shprese e lirie në forma të ndryshme lulesh, zogjsh e fluturash, që përfaqësojnë karakterin e brishtë, por megjithatë të rimëkëmbshëm të të gjitha viktimave që mbijetojnë dhe i jetësojnë përpjekjet së bashku, ndërsa format depërtojnë përtej W-së (War [Lufta], Women [Gratë], World [Bota]).

Shpërthimi i pozitivitetit dhe i shpresës do të shtrihet te germat e afërta E dhe B, duke u përhapur edhe nëpër germat e tjera për ta përfaqësuar të vërtetën e ngadaltë, por të pashmangshme se e mira do të ngadhënjejë.

Secila prej germave të zeza do të përmbajë edhe rrëfime të shkurta prekëse ose fjali të mbledhura nga viktima anembanë botës, në shqip e anglisht. Këto copëza janë botuar më parë, duke përshkruar përjetime të tmerrshme dhe kujtime të hidhëta. Ne kemi për qëllim t’i bëjmë njerëzit të vetëdijshëm për përvojat e tmerrshme nëpër të cilat u detyruan të kalonin këto viktima.

Gojarisht, NEWBORN shndërrohet në akronim (ose, më parë, në poezi akrostike), ku secila germë e nis një fjalë, duke e përpiluar këtë fjali, të shkruar në pjesët anësore të monumentit:
Never
Ending
Wars
Bring
Oppression,
Rape &
Neglect
(Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje)

Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës. / KultPlus.com

NewBorn do të ndryshojë dukje përgjithmonë, nënshkruhet kontrata për këtë (FOTO)

Monumenti NewBorn, që është simbol i shtetit të Kosovës së shpejti do të ketë një ndryshim. Ky ndryshim do të bëhet me qëllim të ruajtës së tij dhe që të duket edhe më bukur. Këtij monumenti do t’i ndërtohet bazamenti.

Për këtë projekt, Komuna e Prishtinës, tashmë ka nënshkruar kontratë me kompaninë fituese të tenderit, N.T.SH. ”MEGRANT ING“.

E, ndërtimi i këtij bazamenti do të kushtojë mbi 14 mijë euro (14.347,08), derisa ishte parashikuar të kap shumën 23 mijë  e 500 euro (23.532,74).

Granit Hyseni, nga kompania që do të realizojë projektin, N.T.SH. ” MEGRANT ING “,  për Ndërtimi.info, ka treguar detaje të këtij projekti.

“Punimet do të fillojnë në momentin që zgjedhet organi mbikëqyrës, pasi ende nuk është zgjedhur. Punimet është paraparë të zgjasin 90 ditë. Vendi i ndërtimit të bazës do të jetë kjo ekzistuese, ndërsa baza do të jetë nga betoni dhe i shtruara nga materiali epoksit mbi të, do ta ketë edhe një ndriçim të mirë. Organi mbikëqyrës pritet që të përzgjedhet këtë javë”, ka thënë ai.

Ndërtimi.info ju sjell fotografi se si do të duket NEWBORN-i.

E, për realizimin e këtij projekti interesim kishin shprehur nëntë operatorë ekonomikë, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte rreth 22 mijë euro (21.633,42). / KultPlus.com

“Newborn” me pamje të re për 11 vjetorin e Pavarësisë

Obelisku i vendosur në kryeqytet edhe këtë vit do e ndryshoj pamjen për të sjellë një mesazh të ri për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Vullnetarët edhe sivjet janë mbledhur dhe janë duke ndihmuar në ngjyrosjen e obeliskut “Newborn”. Dizajnuesi i këtij obelisku Fisnik Ismaili ka dhënë disa të dhëna mbi ndryshimet që janë duke u bërë për këtë vit. Ai ka aluduar se çdo shkronjë do të sjellë nga një mesazh e që këtë vit lidhen me shumë me natyrën por jo vetëm.

“N – nature/natyrë, E – energy/energji, W – water/ujë, B – bio/jetë , O – oxygen/oksigjen, R – recycle/riciklim, N – nature/natyrë”, ka shkruar Ismaili në postimin e tij në Facebook./ KultPlus.com

Gati gati për nesër…N – nature/natyrëE – energy/energjiW – water/ujëB – bio/jetë O – oxygen/oksigjenR – recycle/reciklimN – nature/natyrëRuaje tënden. #NEWBORN11

Gepostet von Fisnik Ismaili am Samstag, 16. Februar 2019

NEWBORN, monumenti që vulosi shtetin e ri në botë (FOTO)

Alberina Haxhijaj

Instalacioni metalik me shkronja “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ishte zbuluar në Ditën e Pavarësisë – më 17 Shkurt 2008. Ai monument fillimisht ishte i hapur për të dhënë nënshkrime në të. Pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ish-Kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, vunë nënshkrimet e para në NEWBORN. Kësisoj, vepruan edhe shumë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Por pamja e “NEWBORN”-it së bashku me mesazhet që ai transmetonte ndryshuan ndër vite.

Monumenti “NEWBORN” (nga anglishtja “i porsalindur”), është i ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. I gjithë instalacioni është 24 metra i gjerë.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë dhe e mbuluar me nënshkrimet dhe mesazhet që lanë qytetarët e Kosovës por edhe ata që e vizituan këtë monument. Ngjyra e verdhë përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky monument i cili edhe fitoi disa çmime ndërkohë si: Cannes Gold Lion, Silver Clio, Silver Eurobest, Golden Drum Grand Prix dhe të tjera, qëndroi i njëjtë deri në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pasi që krijuesve të monumentit iu ishin refuzuan kërkesat e njëpasnjëshme për mirëmbajtje dhe ngjyrosje. Atyre që në përvjetorin e parë iu mohua realizimi i idesë fillestare, që të ngjyroset ndryshe për çdo vit dhe të zbulohet me pamje të re për çdo datë të 17 shkurtit.

Duke qenë simbol i pavarësisë skulptura ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave të huaja. Reklama më e mirë këtij monumenti është bërë në vitin 2012 nga këngëtarja shqiptare, Rita Ora e cila në klipin e këngës së saj “Shine Ya Light” u paraqit duke kënduar mbi “NEWBORN”. Ky simbol po ashtu në vitin 2012-të, pra në katër-vjetorin e pavarësimit, ishte shfaqur edhe në reklamën 1 milionëshe në CNN ku për 24 orë këmba e shkronjës “B” ishte ngjyrosur me të zezë, nga persona të panjohur, duke bërë që fjala “NEWBORN” (i porsalindur) të duket si “Newporn”.

Por pak ditë para 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2013, Qeveria e Kosovës mori vendimin ta ngjyroste atë me ngjyrën që e pati që në fillim – të verdhë, e cila nga krijuesit u cilësua se nuk ishte e njëjtë me parapraken. Kështu si shenjë revolte, vetëm dy ditë para 5-vjetorit të Pavarësisë, krijuesit u bënë një thirrje qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter, që të ndihmonin në ngjyrosjen e monumentit, me flamujt e 98 shteteve që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Duke e konsideruar këtë si mënyrë falënderimi për njohjet, një porosi shteteve të tjera që të na njohin, si dhe një përkujtim Qeverisë së Kosovës se ka shumë punë për të bërë, që t’ia sigurojë vendit ulësen në OKB.

Një vit më vonë në vitin 2014, “NEWBORN” tërhoqi vëmendjen e medieve për faktin se shtetit ende i mungon ushtria e vet. “NEWBORN”-i ishte “veshur” me rroba ushtarake në shenjë respekti për 15 vjetorin e çlirimit nga NATO-ja dhe UÇK-ja.

“Sivjet, për hir të flijimit të popullit tonë gjatë luftës së vitit 1999, sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës kolosale të Aleancës Veriatlantike (NATO), do të kremtohet viti jubilar i 15-të i paqes në Kosovë, me pamje të uniformave ushtarake të asaj kohe”, u tha në njoftim. Kështu çdo shkronjë pati larat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, ose të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK. “NEWBORN” këtë vit më së shumti iu dedikua atyre që dhanë jetën, që “NEWBORN” të jetojë. Por puna guerile e lyerjes këtë vit shkaktoi kritika për temën e saj ushtarake dhe ngriti pyetjet rreth asaj se çfarë përfaqëson monumenti dhe kush mban të drejtën për të ndryshuar pamjen e tij.

Në vitin 2015 “NEWBORN” vuri theksin të liria e shprehjes. Nën moton “Shprehu shlirë, ndjehu mirë”, ky monument u ngjyrosë nga vetë qytetarët. Një diell, një sy, një lule, një raketë, një katrorë i zi ishin vetëm disa pjesë nga vizatimet e shumta që realizuan vet qytetarët. Ata ishin të lirë të pikturonin çdo shkronjë, përveç shkronjës “E” e cila mbeti e zezë, duke simbolizuar emigrimin masiv të kosovarëve në vitin 2015.

Kurse viti 2016 e solli “NEWBORN” më ndryshe duke marrë pamjen e një qielli të kaltër me re e me gjemba. Izolimi ishte koncepti mbi të cilin u ngjyros Monumenti i Pavarësisë në ditëlindjen e tetë të shtetit. Gjembat simbolizonin pengesat për të kapërcyer kufirin lirshëm. Pamja e re tregonte qiellin që një shtet i ri s’po ia del ta mbërrijë për shkak të pengesave. Gjithashtu ishte simbolikë e pamundësisë së vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian. E në aspekt global, ishte edhe zëri i dyndjeve të refugjatëve që kanë qenë kryelajm në medie botërore.

Në vitin 2017 shkronjat ‘N’ dhe ‘W’ e këtij monumenti u rrëzuan. Poshtë shkronjave të rrëzuara u dha mesazhi “No Walls”, (nga anglishtja “pa mure”). Duke përcjellë mesazhin se në një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë ku një mur vazhdimisht po e cenon sovranitetin e shtetit, “NEWBORN” dëshiron që ti rrëzojë këto mure për hir të njerëzimit. Kështu “NEWBORN” kësaj radhe përçoi një mesazh të fortë, kundërshtimin e mureve, apo çfarëdolloj ndarjeje që ndodh mes njerëzimit.

Këtë vit për të shënuar 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës shkronjat e “NEWBORN”-it, të vendosura para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, janë larguar për me iu gërryer ngjyrat, ndryshku edhe papastërtitë që ka mbledhë ndër vite, duke marrë kështu trajtimin e merituar, por edhe për tu kthyer me një pamje të re këtë vit./ KultPlus.com

Largohet obelisku i “NEWBORN” në Prishtinë (FOTO)

Obelisku i “NEWBORN”, i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, para disa minutash ka nis të largohet nga aty, shkruan KultPlus.

Deri më tash janë larguar disa shkronja e disa ende janë në vendin ku kanë qenë.

Arsyeja e largimit të shkronjave historike është renovimi i tyre ne prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkruar në rrjetin social, Fisnik Ismaili-ideator i këtij obelisku.

“NEWBORN”, tashmë është në mbrojtje të përkohshme në Listën e Trashëgimisë Kulturore ndërkaq ky obelisk është vendosur plotë 10 vite më parë, kur Kosova u shpall shtet i pavarur./ KultPlus.com