Flori Mumajesi dhe Xhensila Myrtezaj, pjesë e koncertit të 28 korrikut në sheshin “Skënderbej”

Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej”, përcjell KultPlus.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe këngëtari Flori Mumajesi.

Xhensila do të jetë në shesh. Bashkë në 28 korrik, me super koncertin në sheshin Skënderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Evropian 100 vjet më pas.

Flori do të jetë në shesh.Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. / KultPlus.com

Flori, Klajdi dhe Bruno publikojnë këngën e tyre të re (VIDEO)

Ardhja e verës po sjellë këngë e bashkëpunime të shumta. E tillë është edhe ‘Nina’, bashkëpunimi i sapo lansuar i Flori Mumajesit, Brunos dhe Klajdi Harunit, shkruan KultPlus.

Një këngë ritmike është sjellë aq bukur nga këngëtarët, për tekstin e së cilës është përkujdesur vetë këngëtari Flori Mumajesi.

Gjithashtu ata kanë shoqëruar këngën e tyre të re me videoklip.

Kujtojmë se Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni ishin pjesëmarrës me duetin ‘E para’ në Këngën Magike, kurse Bruno kishte garuar me këngën ‘Fiskim’, e cila ishte në bashkëpunim me Fifin. / KultPlus.com

‘Dhemb’, kënga e re e Florit kundër dhunës (VIDEO)

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor por, këngëtari Flori Mumajesi së fundmi është rikthyer me një projekt sensibilizues, shkruan KultPlus.

Në kanalin Youtube, ai ka hedhur projektin e titulluar “Dhëmb”.

Kënga flet për dashurinë pa kushte dhe sa më larg dhunës.

I gjithë projekti u krye nga vet këngëtari, pos klipit, të bërë nga Pro…Video&ABC./ KultPlus.com

“Nuk festoj pa ty” (VIDEO)

Këngëtari Flori Mumajesi u është bashkuar urimeve për festat e fund-vitit teksa ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një videoje në  ‘Instagram’.

“Nuk festoj pa ty” quhet kënga  ku janë shumë fëmijë të bërë bashkë, mes tyre edhe ata të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, e të cilët së bashku  kanë kënduar, festuar, e ndarë dhurata në këto Krishtlindje dhe prag  festës  së “Viti Ri”!

2018-ta mund të konsiderohet një vit i suksesshëm për kantautorin, i cili fitoi ‘Këngën Magjike’ me hitin ‘Plas’. /Insajderi/ KultPlus.com

Kënga e Flori Mumajesit në reklamën gjigante në mes të New York-ut (FOTO)

Kënga e Flori Mumajesit në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon me titull ‘Karma’ është padyshim një prej hiteve më të dëgjuara të verës që lamë pas.

Në një qiellgërvishëse pranë lokalit të famshëm ‘Hard Rock Cafe’, shihet posteri i këngës dhe shkrimi: ‘Flori Mumajesi publikon hitin në spanjisht ‘Karma’.

Një gjë të tillë nuk ka arritur ta besojë as vetë producenti i njohur i cili ka shkruar nw rrjete sociale. ‘Për ata që si unë nuk e besojnë. Investigoni dhe na ndihmoni!’/KultPlus.com