Dua Lipa me një lajm të keq për fansat e saj, mjeku ia anulon koncertin e fundvitit

Këngëtarja Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj për një lajm të keq që ka marrë nga mjeku i saj, pasi nuk do të performojë në eventin “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Insta-Story”, 26 vjeçarja ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme në koncertin e fundvitit, pasi u diagnostifikua me laring.

“Më thyhet zemra që duhet të ndaj me ju faktin se nuk do të mund të performoj në ‘Jingle Ball’ të iHeartRadio KISS FM për shkak të laringitit”, ka shkruar Lipa.

“Më vjen shumë keq për të gjithë fansat e mi dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj. ‘Jingle Ball’ ka një formacion yjor me performanca të mahnitshme për të gjithë ju që jam e sigurt që do t’ju pëlqejë”, tha ajo.

Festivali që do të mbahet në qytetin e New Yorkut, do të jetë i mbushur me artistë me famë botërore sikure: Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X janë vendosur të performojnë aktualisht, lista mund të shtohet. /KultPlus.com

Image

Tirana ndez dritat e pemës së festave të fundvitit, Veliaj: Të ngrihemi bashkë përtej vështirësive, më pranë atyre që kanë nevojë

Tirana ndezi në mbrëmjen e sotme dritat e pemës së festave të fundvitit në sheshin “Skënderbej”, duke përcjellë mesazhe shprese të një qyteti që nuk përkulet e që sheh përpara.

Në respekt edhe të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur me masat anti-Covid, 10 vogëlushë të Korit të Fëmijëve “Mrekullia” ndezën dritat e pemës festive.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana ndonëse kaloi vështirësi këtë vit, gjeti forcë të ngrihet si kurrë më parë.

“Ky ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të Tiranës kryeqytet. E megjithatë, jeta vazhdon, e megjithatë dielli lind çdo mëngjes, e megjithatë pas vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Ndaj, këtë fundvit, duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim me festën, nëse do të vazhdonim me zbukurimin e qytetit, nëse do të vazhdonim me harenë dhe vendosëm që “PO”, për hir të fëmijëve, për hir të atyre që nuk kanë bërë asnjë mëkat dhe që meritojnë të gëzojnë edhe këtë fundvit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se 2020 ishte një vit i vështirë për shumë familje, të cilat humbën banesat e tyre ose të afërmit, por komuniteti i Tiranës tregoi se bëhet bashkë si në ditët e vështira, ashtu dhe në ditët e gëzimit. “Unë e di që ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë, ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e Covid-it ose duke u përballur në frontin e parë të kësaj beteje. E megjithatë, duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecën përpara, të një komuniteti që bëhet bashkë si në ditët e vështira, ashtu dhe në ditët e gëzimit. Prej protokollit të pandemisë shumë aktivitete janë të ndaluara, shumë tubime, shumë festa, shumë organizime me njerëz janë gjithashtu të ndaluara. Kjo është arsyeja pse sot sheshit “Skëndërbej”, në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, sa është numri që lejohet në çdo aktivitet”, nënvizoi Veliaj.

Ai bëri thirrje për më shumë solidaritet, duke qëndruar pranë atyre që kanë nevojë dhe për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave të rëndësishme, si pandemia apo procesi i rindërtimit.

“Shumë gjëra janë ndaluar këtë fundvit, por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive për t’i qenë pranë atyre që kanë nevojë ose për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave tona të rëndësishme, si pandemia apo i gjithë procesi i rindërtimit. Gëzuar festat”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Krahas Sheshit “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime, duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit. Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje për atmosferën festive. Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që të ruajnë një kujtim nga zbukurimet e shumta. /ata/ KultPlus.com

“Netflix” publikon listën e filmave që duhet t’i shikoni këtë fundvit

Pushimet janë pothuajse këtu dhe kjo do të thotë kakao e nxehtë dhe filma të Krishtlindjeve, që na ndihmojnë të kalojmë kaosin dhe motin e ftohtë të sezonës. “Netflix” ka zgjidhjen për të gjithë adhuruesit e filmave duke përfshirë këtu fëmijët (Klaus), adoleshentët (Let it Snow), romantikët (The Knight Before Christmas) e deri tek fanatikët mbretërorë (A Christmas Prince: The Royal Baby). Këta janë disa prej filmave që kjo platformë na sugjeron, përcjellë KultPlus.

1. “A Christmas Prince: The Royal Baby” (2019)

“Netflix”- ka përfunduar trilogjinë e tij të parë me ardhjen e filmit të tretë “A Christmas Prince”. Në këtë pjesë të re të filmit do të kthehen të gjitha fytyrat e rregullta për një shëtitje tjetër të Krishtlindjes, por më e rëndësishmja, një fytyrë e re është duke iu bashkuar.

Ja çfarë mund të prisni te filmi i tretë: Është koha e krishtlindjeve në Aldovia dhe një fëmijë mbretëror është rrugës që t’i bashkohet familjes. Amber dhe Richard presin mbretëreshën nga një mbretëri larg për të rinovuar një armëpushim të lashtë, por kur traktati i paçmuar 600-vjeçar zhduket paqja vihet në rrezik dhe një mallkim i lashtë kërcënon familjen e tyre.

2. “A Cinderella Story: Christmas Wish

Skenari i Hirushes është përdorur në shumë formate gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe klasikun e mirënjohur të animuar “Disney” dhe gjithashtu adaptimin e Hillary Duffit 2004.

Ky film është i drejtuar nga Michelle Johnston dhe interpretojnë Laura Marano e Gregg Sulkin. Në këtë film tregohet historia e një këngëtareje, e cila pavarësisht njerkës së saj të kotë dhe motrave të liga punon si një elf në një pemë të Krishtlindjes dhe gjen mrekullinë e saj të festave.

3. “Holiday Rush

Me regji të Leslie Smallit, kjo komedi romantike sheh një DJ të radios, i cili përjashtohet nga puna gjatë sezonit të festave dhe punon me fëmijët e tij për t’u rikthyer në radio. Në mesin e kastit të aktorëve janë: Deon Cole, binjaket Selena-Marie Alphonse dhe Andrea-Marie Alphonse, La La Anthony, Tamala Jones dhe Charlton Lamar.

4. “Super Monsters Save Christmas” & “True: Winter Wishes

Dy filma specialë u shtuan te titujt e fëmijëve në “Netflix”. “Super Monsters Save Christmas” është një speciale që sheh pëlqimet e Werewolfit, Frankensteinit dhe të tjerët bashkohen. Është festa e Krishtlindjes në Pitchfork Pines dhe Super Monsters po bashkojnë forcat për të mbuluar sallat, ta gjejnë renë e zhdukur të Santës dhe për të shpëtuar festën. Kurse te “True: Winter Wishes” e shohim Truen duke u përpjekur për të shpëtuar “Wishfest”-in. Një kristal akulli nga një mbretëri e ngrirë po ngrin gjithçka në mbretërinë Ylber, edhe qytetarët e saj. Filmi tregon se a mundet True të shpëtojë “Wishfest”-in dhe miqtë e saj.

5. “The Knight Before Chrismas

Vanessa Hudgens kthehet për filmin e saj të dytë në “Netflix”, në kohën e Krishtlindjeve sikurse me “The Princess Switch”, që ishte publikuar në një kohë të ngjashme vitin e kaluar. Aventura e re e komedisë romantike e sheh një kalorës anglez të teleportuar në kohën e sotme moderne, i cili bie në dashuri me një mësuese të shkollës së mesme.

6. “Klaus

Filmi i animuar i “Netflix”-it vjen nga Spanja me një ekip të talentuar, që punon në vizualitete. Filmi flet për një miqësi të goditur mes Klausit dhe Jesperit, një postier i përulur që ka pasur një rivalitet për vite me radhë. Ndër zërat e zgjedhur në kastin e aktorëve për “Klaus”-in janë: Rashida Jones, Joan Cusack, J.K. Simmons, dhe Jason Schwartzman.

7. “Let It Snow

Ky film tregon për dramën e Krishtlindjes në shkollën e mesme rreth një stuhie dëbore, që goditi një qytet të vogël, duke detyruar të moshuarit e shkollës së mesme të shkaktojnë kërdi në prag të Krishtlindjeve. Është një dramë e adoleshentëve dhe nëse e pëlqeni “Riverdale”-in do të ndiheni sikur jeni në shtëpi. Filmi ka marrë vlerësime të përziera, por ekipi i aktorëve ju mban të fiksuar. Ka mjaft fytyra të njohura në këtë film si: Kiernan Shipka (Chilling Adventures of Sabrina), Liv Hewson (Santa Clarita Diet), Isabela Mercer dhe Odeya Rush. Filmi është shkruar nga Laura Solon, Victoria Strouse dhe Kay Cannon. Ai bazohet në librin me të njëjtin emër.

8. “A Holiday Engagement

Ky është një film i Krishtlindjeve në Hallmark, që “Netflix”-i ka zgjedhur për sezonin e festave 2019. Sezoni i festave ka mbërritur, por Hillary ka pësuar një tronditje, pasi që i dashuri i saj e ka braktisur. Për të shmangur sikletin ajo punëson një aktor për të luajtur rolin e të fejuarit të saj gjatë fundjavës së falënderimeve. Në këtë film luajnë aktorët: Bonnie Somerville, Shelley Long, Jordan Bridges dhe drejtohet nga Jim Fall. / KultPlus.com