Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 12 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 19:00 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 12:00 dhe qëndron hapur deri në ora 21:45. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) The Little Things
Filmi flet për dy police që gjurmojnë një vrasës serial. Në film luajnë tre aktorë shumë të njohur, dhe fitues të çmimit Oskar, Denzel Washington, Jared Leto, si dhe Rami Malek.

2) The Marksman
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Nesson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Nesson dhe Kathryn Winnick, Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.

3) Come Away
Prindërit luftojnë për ta shpëtuar djalin e tyre kur një krijesë misterioze përdor pajisjet e tij elektronike për të hyrë në botën tonë.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen filmi Wonder Woman 1984, romanca After We Collided, komeditë The Stand In, 10 Days Without Mom, ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende Come Away, The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 11:00 deri në ora 19:00 në kinemanë në Prishtinë, ndërsa në Prizren, kinemaja nis punën në 11:00 dhe qëndron hapur deri në ora 21:45. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) The Marksman
Ylli i njohur Hollywood-ian Liam Nesson rikthehet në ekranet e mëdha me filmin The Marksman, që këtë të enjte arrin në Cineplexx si premierë e javës. Filmi nën regjinë e Robert Lorenz, dhe me aktorë të njohur si Liam Nesson dhe Kathryn Winnick, Theresa Luiz, flet për një një fermer në kufirin e Arizonës i cili bëhet mbrojtësi i një djali të ri meksikan i cili arratiset me dëshpërim nga vrasësit e kartelit që e kanë ndjekur atë në SH.B.A.

2) Wonder Woman 1984
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

3) 10 Days without Mom
Antoine është shefi i burimeve njerëzore të një kompanie të madhe. Kur gruaja e tij vendos të shkojë në pushime dhe ta lërë atë me përgjegjësinë e katër fëmijëve të tyre, ai mendon se do të jetë e lehtë. Por Antoine e ka nënvlerësuar rrëmujën që mund të bëhet gjatë përkujdesjes së fëmijëve.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe komeditë The Stand In, The War with Grandpa, drama Come Away, aksioni The Doorman ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren nis punën nga ora 11:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, çmimet e biletave duke filluar nga 2,80€

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€.

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave, duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,60€ për filmat 3D. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren dhe Prishtinë, sot mund t’i shikoni 9 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 15:00 deri në ora 19:00 në kinemë në Prishtinë, ndërsa deri në ora 21:30 në kinemanë në Prizren. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë:

1) Wonder Woman 1984
Në vitet 1980 aventura e rradhës e Wonder Woman e gjen atë përballë dy armiqve të rinj: Max Lord dhe Cheetah. Në film, rikthehet në rolin e saj aktorja e njohur Gal Gadot, ndërsa përveç saj, në film luajnë aktorët e famshëm si Kristen Wiig, Robin Wright, Pedro Pascal, ndërsa si regjisore e filmit rikthehet Patty Jenkins, të cilën po e ndjek suksesi që kur filmi i parë i Wonder Woman entuziazmoi fansat.

2) Come Away
Alisa tetë vjeçare dhe vëllai i saj djallëzor Peter udhëtuan për në Londër për të shitur një trashëgimi të çmuar. Duke u kthyer në shtëpi, Alisa kërkon strehim të përkohshëm në një vrimë magjike të lepurit, ndërsa Peter hyn në një fushë magjike si udhëheqës i djemve të humbur. Në këtë film luajnë aktorë të njohur si Angelina Jolie si dhe Michael Caine e Chiwetel Ejiofor.

3) The War with Grandpa
I mërzitur që i duhet të ndajë dhomën që do me gjyshin e tij, Peter vendos të shpallë luftë në një përpjekje për ta marrë atë përsëri. Në këtë film, në role kryesore shfaqen disa nga yjet e vjetra të Hollywood, si Robert DeNiro, Christopher Walken, Umma Thurman, etj. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqet edhe komedia 10 Days without Mom, Bye Bye Morons, super-thrilleri Cross the Line, aksioni The Doorman ndërsa nga filmat familjarë po shfaqen ende The Elfkins, Trolls World Tour si dhe Yakari, A Spectacular Journey.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren me orarin e ri, nis punën nga ora 15:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

8 filma që mund t’ju bëjnë ndërmarrës më të mirë

Kur kemi kohë të lirë, shumicën e saj, gjëja e parë që na vjen në mendje është të shikojmë ndonjë film. Ne i përshtatim zhanret me preferencat tona. Koha përpara se të fillojë filmi i përzgjedhur është koha më e dashur, të gjithë akumulojmë gjithë qetësinë që bartim, të jemi të gatshëm të zhytemi brenda filmit. Si njëri prej llojeve të artit, nuk është vetëm kënaqësia e shqisave ajo që fitojmë nga të shikuarit e një filmi, por edhe mesazhet të cilat arrijmë t’i deshifrojmë vazhdimisht.

Ka gjithmonë një mori gjërash që merr nga një film. Pas fundit të tij nuk jemi i njëjti person si në fillim të tij. Ata na motivojnë, na japin përgjigje për disa gjëra që e kemi pyetur veten ndonjëherë, na mësojnë, por mbi të gjitha na fisnikërojnë.

Pavarësisht se sa adhurues i filmit mund të jemi, nuk kemi gjithmonë aq kohë sa t’ia kushtojmë shumicën atij. Aq më pak një lider që është drejtues i një kompanie.

Për t’ua lehtësuar lundrimin rreth përzgjedhjes, “Fast Company” ka renditur 8 filma të cilët mund ta bëjnë një lider më të mirë.

MCFARLAND, USA (2015)

Ken Blanchard, autor i “The one minute Menage” dhe themelues i “The Ken Blanchard Companies”, tregon për disa mësime të veçanta rreth udhëheqjes, që filmi McFarland i përcjell. Personazhi Coach Jim White (aktori: Kevin Costner), detyrohet ta ndryshojë mënyrën se si ai udhëheqë, që të ketë përformancë më të mirë nga grupi i tij.

THE REVENANT (2015)

Ish menaxheri i marketingut në Apple dhe autor i “The art of start 2.0”, Guy Kawasaki, zgjodhi filmin “The Revenant” që i dha Oskarin e parë aktorit Leonardo Di Caprio. Ai tha se janë disa mësime, të cilat mund t’i mposhtin vështirësitë dhe të risjellin qetësinë, gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme për ndërmarrësit.

THE PURSUIT OF HAPPYNESS (2006)

Autori i “The American Success Myth on Film”, Julie Levinson, thotë se edhe pse filmat e Hollywood-it janë bërë nga korporatat, ata janë cinik në lidhje me hierarkitë brenda tyre. Njëri prej këtyre filmave është “The pursuit of Happyness”, ku udhëheqësit e korporatave njohin potencialin e madh të personazhit Chris Gardner (i luajtur nga Will Smith), që fillimisht ishte një shitës, por më vonë i japin atij një mundësi për të t’u bërë i suksesshëm.

MADE IN DAGENHAM (2010)

Filmi flet për një grevë në një fabrikë angleze të automjeteve në fund të viteve të 60-ta dhe ngjarjet që vijnë pas saj. Jane Boursaw, kritik filmi dhe themelues i faqes “Reel Life with Jane”, thotë se ky film tregon se liderët mund të gjenden çdo kund.

Protagonistja Rita O’Grandy (e luajtur nga aktorja Sally Hawkins), është person ngurrues, që të marrë iniciativën të luftojë për pagë të barabarta, por ndërkohë thërret gratë e tjera të kompanisë që të ndjekin nismën e saj.

PULP FICTION (1994)

Kur dy protagonistët kryesor Vincent Vega (John Travolta) dhe Jules Winnfield (Samuel L. Jackon) në film gjenden në telashe, ata thërrasin shefin e tyre. Për t’i qetësuar ata, shefi u thotë se “është duke e dërguar z. Wolf”. Winston Wolfe, është një pastrues, i cili shkon t’i ndihmojë ata të zgjidhin një problem të tmerrshëm, që të dy protagonistët kishin.

“Ai është një zgjidhës problemesh, arrin të ruaj qetësinë dhe e din saktësisht se çfarë duhet të bëj”, thotë Lars Sudmann, ish drejtor për çështje financiare në “Protecter & Gamble Belgium”.

THE BRIDGE ON THE RIVER KWAI (1957)

Producenti dhe themeluesi i “Journal of Popular Film and Television” Sam Grogg thotë se “The Bridge on the River Kwai” është një film i fuqishëm në lidhje me udhëheqjen. Koloneli britanik Nicholson (i luajtur nga Alec Guines) ballafaqohet me rrëmbyesin e tij kolonelin Saito (i luajtur nga Sessue Hayakawa). “Dinamika në mes të këtyre dy kolonëve është një rast studimi në stilin e udhëheqjes dhe rrjedhimeve që ajo sjell”, thotë Grogg.

APOLLO 13 (1995)

Autorja i librit “Leadership Presence: The Influential Intangible”, Marjorie Brody thotë se filmi i saj i preferuar për udhëheqjen është “Apollo 13”

“Nuk ka shembull më të mirë se si komunikimi i mirë dhe konciz kthehet në një udhëheqje efektive për t’i menaxhuar krizat në vendet e punës, edhe në qofshin ato me mijëra milje në hapësirë”, thotë ajo.

KUNG FU PANDA 3 (2016)

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore për Krahasim Global të Organizatës jofitimprurëse, Ashley White, thotë se filmin “Kung Fu Panda” e kishte shikuar që kur ishte 6 vjeçare, por ishte befasuar kur më vonë e kishte kuptuar se i gjithë filmi kishte të bënte me lidershipin, i cili sipas saj ishte realizuar mjaft mirë.

“Filmi na jep mësime rreth asaj se si të sfiduarit e vetes na bën më të mirë e përveç kësaj edhe rëndësinë e ta pasurit mësues të mirë”, thotë ajo.

Por sipas saj, mësimi më i rëndësishëm i filmit është se liderët janë për të udhëhequr, një mesazh që ka humbur në disa organizata të sotme./Akademi Pune/ KultPlus.com

Dhjetë filmat më të mirë me tematikë që zhvillohet brenda një dite

Nga neorealizmi te zhanri zombie i filmave, regjisorët prej kohësh janë tërhequr nga ngjarjet që trajtojnë jetën brenda një dite në filmat e tyre. The Guardian ka bërë një listë me filma, tematika e të cilëve zhvillohet brenda 24 orëve ose më pak, transmeton KultPlus.

Do the Right Thing

Përfundimi i një filmi gjatë një dite të vetme ka bukurinë e ngjeshjes dhe ngritjes së emocionit. Drama shumëngjyrëshe e vitit 1989 e Spike Lee jepet në të dy frontet – nga vallëzimi energjik i Rosie Perez tek Public Enemy’s Fight the Power në fillim te dritarja e picerisë së thyer afër fundit – ndërsa një ditë e nxehtë e verës në Brooklyn zbret në dhunë racore.

Odd Man Out

Një grabitje e armatosur nga një bandë e IRA-së e udhëhequr nga Johnny e James Mason shkon keq, duke e dërguar atë në arrati, i plagosur rëndë, nëpër rrugët e Belfast. Në trilerin e shkëlqyer të Carol Reed në 1947, elementët e alegorisë së krishterë depërtojnë në gjendjen e Johnny, ndërsa dita e ftohtë kthehet në ngrirjen e natës dhe ai kërkon strehim dhe ndihmë ku të mundet.

Before Sunrise

Richard Linklater është mjeshtri i filmit të jetës brenda një dite (Slacker, Dazed and Confused) dhe Before Sunrise është trajtimi i tij më i butë dhe i ëmbël i temës. Prekje e lehtë, por e thellë, ajo ka Jesse të Ethan Hawke dhe Céline të Julie Delpy “që takohen bukur” dhe më pas enden rrugëve të Vjenës nga muzgu deri në agim, duke folur për jetën dhe dashurinë.

Ferris Bueller’s Day Off

Koha shkon ndryshe për fëmijët, kështu që një ditë mund të duket se ndryshon jetën. Sigurisht kjo është për adoleshentin e ngrirë të Alan Ruck në komedinë e John Hughes në 1986, pasi shoku më i mirë Ferris (Mattheë Broderick) e bën atë të largohej nga shkolla e tyre në Çikago për një ditë në qytet, dhe Cameron zbulon një ndjenjë të vetëvlerësimit.

Bicycle Thieves

Një pikë referimi e kinemasë neorealiste italiane, shëmbëlltyra e Vittorio de Sica 1948 është realizuar kryesisht në ditën e parë të punës për punëtorin e Lamberto Maggiorani. Kur biçikleta thelbësore për punën e tij është vjedhur, ai niset në një kërkim të dëshpëruar nëpër Romë për të, me djalin e tij të vogël një dëshmitar të poshtërimeve dhe padrejtësive të varfërisë.

Stalker

Në dramën fantastiko-shkencore të vitit 1979 të Andrei Tarkovsky, një udhëzues merr dy burra në Zonë, një rajon i ndaluar që përmban një dhomë ku do të plotësohet dëshira juaj më e thellë. Me ligjet e fizikës në këtë tokë misterioze që janë të paqëndrueshme, kërkimi i tyre mund të mos zgjasë vetëm një ditë, pasi autori i zhdrejtë rus prish kohën dhe kuptimin.

Groundhog Day

Një mendjemadhësi e thjeshtë e ekzekutuar shkëlqyeshëm nga regjisori Harold Ramis, shkrimtari Danny Rubin dhe ylli Bill Murray. Kjo komedi e vitit 1993 meriton shikime të përsëritura – nëse mund të dëgjoni stomakun “I Got You Babe” shumë herë.

Night of the Living Dead

Tmerri me zombie i 1968 i George A Romero vendosi një model zhanri që po përdoret edhe sot. Një grup i ndryshëm i hipur në një shtëpi në fermë përballet me një kërcënim të përzier, por të papërshkrueshëm ndërsa kufomat e re-animuara vijnë në një jetë të egër, elementi në kohë reale që i shton rrezik klaustrofobisë. Me një Afrikano-Amerikan (të luajtur nga Duane Jones) si hero, ai ishte – pa dashje – novator në mënyra të tjera, gjithashtu.

4 Months, 3 Weeks and 2 Days

E realizuar gjatë diktaturës së Ceaușescu në Rumani, drama e 2007ës që tensionon  stomakun, e  Cristian Mungiu ofron një vështrim të ftohtë dhe të vështirë të miteve të ostalgjisë. Studentja e universitetit të Anamaria Marinca pranon të ndihmojë shoqen e saj jo të besueshme (Laura Vasiliu) të marrë një abort të paligjshëm, por dita shkon larg nga normaliteti. Dhomat e hotelit nuk janë dukur kurrë kaq të zymta.

The Clock

Një film i  një dite, që kërkon një ditë për të shikuar, instalimi 24 orësh i Christian Marclay (2010) përmban pamje të orëve nga filmat dhe TV, të redaktuar së bashku në mënyrë që të tregojnë kohën aktuale, duke komentuar se si e organizojmë jetën tonë të përditshme, historinë e kinemasë dhe shumë më tepër. është një përvojë pafundësisht shpërblyese, sado që të kaloni me të. / KultPlus.com

15 filmat që duhet parë ndërkohë që jeni të mbyllur

Filmin “Never Rarely Sometimes Always” e ripashë disa javë më parë dhe u binda që ishte konsideruar si një nga filmat amerikanë më të  jashtëzakonshëm, më të sinqertë dhe më empatikë për të drejtat e abortit, shkruan Justin Chang për ”Los Angeles Times”.

Ai këshillon edhe 15 filma të tjerë që nuk duhen lënë pa u parë, në këtë periudhë kur njerëzit janë të mbyllur në shtëpi duke respektuar këshillën e autoriteteve për frenmin e përhapjes së koronavirusit:

1 – “A Beautiful Day in the Neighborhood”  me Tom Hanks dhe Matthew Rhys.

2 – “Clemency” me Alfre Woodard. 

3 – “Dark Waters” me Mark Ruffalo.

4 – “Emma” me Anya Taylor-Joy.

5 – “Ford v Ferrari” me Matt Damon dhe Christian Bale.

6 – “Hustlers” me Jennifer Lopez.

7 – “The Invisible Man” me Elisabeth Moss.

8 – “Invisible Life”.

9 – “Knives Out” me Daniel Craig dhe Ana de Armas.

10 – “Little Women” me Saoirse Ronan.

11 – “The Lighthouse” me Robert Pattinson dhe Willem Dafoe.

12 – “Parasite” fitues i Oscar.

13 – “Portrait of a Lady on Fire” me Noemie Merlant dhe Adele Haenel.

14 – “Uncut Gems” me Benny Safdie.

15 – “Waves” me Kelvin Harrison Jr., Taylor Russell, Sterling K. Brown dhe Renee Elise Goldsberry./ atsh / KultPlus.com