Në shënim të 25 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, Filharmonia e Kosovës organizon koncert përkujtimor

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Nënë Terezës” të hënën më 5 shtator 2022 prej orës 20:00 në Qendrën “Bogdani Polis” (Katedralja “Shën Nënë Tereza”) në Prishtinë, Filharmonia e Kosovës organizon koncert në shënim të 25 vjetorit të kalimit në amshim të Nënë Terezës, përcjell KultPlus.

Në koncert do të interpretohen fragmente nga “Rekuiem-i” i kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart dhe vepra tematike nga kompozitorët Genc Tukiçi, Valton Beqiri dhe Kreshnik Aliçkaj.

Hyrja në koncert është e hapur mirëpo duhet të bëni rezervimin përmes platformës ‘eventbrite’. / KultPlus.com

Genc Tukiçi merr bekimin e Papa Françeskut në dy vepra të rëndësishme

Artistët që po lejnë gjurmë në botë sot janë mbledhur nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun” në Romë, shkruan KultPlus.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukiçi, Eno Peci, Lorik Cana, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta sot janë ngjitur në teatrin “Argentina” në Itali, për të lënë në skenë emocione që rrallë përsëriten.

Ky manifestimi bëhet në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku ka takuar përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët u shoqëruan nga autoritete të larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare.

Në mesin e artistëve shqiptarë me famë botërore, ishte edhe pianisti e kompozitori Genc Tukiçi, i cili ka ndarë disa momente nga takimi me Françeskun.

“Shumë i lumtur, të marr bekimin nga Papa Francesco, per veprën qe unë i kam dedikuar “Fantasia Argentina” , si dhe per Vals Hyjnor , “Hymn për Nenë Terezën”, ka shkruar Tukiçi në postimin e tij./ KultPlus.com

Inva Mula me koncert në Vjenë, përfshihen edhe shumë artistë të famshëm shqiptarë

“Vienna Salutes To Tirana”, është koncerti që do të mbahet në Vjenë të Austrisë, shkruan KultPlus.

Artistja kryesore që do ti paraprijë këtij koncerti është Inva Mula, koncert i cili do të ngërthejë edhe shumë artistë të rëndësishëm shqiptarë si: Genc Tukici, Eno Peci, Olen Cezari e Gëzim Myshketa.

Koncerti do të mbahet në shenjë të marrdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë, dhe kjo ngjarje artistike është mbështetë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë.
Koncerti do të mbahet sonte, në Konzerthaus të Vjenës, në Mozart- Saal, me fillim në ora 19:30./KultPlus.com

Inva Mula me koncert në Vjenë, përfshihen edhe shumë artistë të famshëm shqiptarë

“Vienna Salutes To Tirana”, është koncerti që do të mbahet në Vjenë të Austrisë, shkruan KultPlus.

Artistja kryesore që do ti paraprijë këtij koncerti është Inva Mula, koncert i cili do të ngërthejë edhe shumë artistë të rëndësishëm shqiptarë si: Genc Tukici, Eno Peci, Olen Cezari e Gëzim Myshketa.

Koncerti do të mbahet në shenjë të marrdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë, dhe kjo ngjarje artistike është mbështetë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë.
Koncerti do të mbahet më 16 nëntor, në Konzerthaus të Vjenës, në Mozart- Saal, me fillim në ora 19:30./KultPlus.com